Ketu do gjeni ate qe njeriu krijoj me inteligjencen e tij se si te mbijetoje mbi planetin toke. Shkencat ndihme per jeten mbi toke.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 5 postime · Faqe 1 prej 1
Humbni peshe me vitaminen Ca dhe D
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4530
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Humbni peshe me vitaminen Ca dhe D, Posted 12 Prill 2009, 00:41
Kalciumi dhe vitamina D ndihmojnë humbjen në peshë
Imazh
Saturday, April 11, 2009

Konsumimi i sasisë shtesë të kalciumit dhe vitaminës D ndihmon në humbjen e indit yndyror te gratë me masë të madhe trupore.
Shkencëtarët kanadezë bëjnë të ditur se ndikimi i këtyre lëndëve ndihmëse ka qenë më i shprehur tek personat e hulumtuar të cilët më herët kishin marrë sasi më të vogla të kalciumit me ushqim.

Rezultatet të cilat i ka publikuar revista “British Journal of Nutrition” janë bazuar në hulumtimet e bëra në 63 gra gjatë 5 javëve.

Hulumtuesit besojnë se kalciumi dhe vitamina D mund të ndikojnë në uljen e apetitit për ushqim yndyror si dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë në zvogëlimin e masës trupore.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4530
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Mrekullia e vajit te ullirit, Posted 12 Prill 2009, 00:50
Imazh
Mrekullia që mban emrin vaj ulliri


February 23, 2009

Vaji I ullirit është përdorur gjerësisht në sallata e shumë gjëra të tjera. Ai është një prej përbërësve më të shëndetshëm që bën ushqimet tuaj më të shijshme. Ky vaj vjen direkte nga zonat mesdhetare dhe është bërë aq I famshëm sa sot përdoret në të gjithë

kontinentet. Ai është më I preferuari për gjithë njerëzit të cilët janë koshiente ndaj shëndetit të tyre. Vaji I ullirit klasifikohet në vënd të parë falë vlerave të tij të larta ushqyese. Ai është përdorur shumë dhe në sapune duke e bërë atë një mik të ngushtë të lëkures.

Receta në kushtet e shtëpisë.

Nëse dëshironi të keni thonjë të fortë e të bukur vaji I ullirit është zgjidhja më e mirë. Zhytini thonjtë tuaj në një enë me vaj ulliri për 30 minuta dhe do të shikoni rezultate të mrekullueshme.

Aplikoni vaj ulliri në duart tuaj. Që të parandaloni përhapjen e tij në vënde tjera vishni një palë doreza pambuku. Kjo metodë ju ndihmon të keni një lëkurë më të butë e të shëndetshme.

Vaji I ullirit është zgjidhja më e mirë për buzë të plasaritura. Ai bën mrekulli me buzët tuaja.

Që të keni flokë të shkëlqyeshëm, të mëndafshtë, vaji I ullirit është ai cfarë ju duhet. Mund të aplikoni një sasi të mirë vaji në flokët tuaj, mbulojini ato me një kapuc dushi dhe lërini për 30 minuta, më vonë shpëlajini ato.

Mund të krijoni një krem të mrekullueshëm nate duke përdorur 1/2 filxhan vaj ulliri, 1/4 filxhan uthull dhe 1/4 filxhan ujë. Kjo ndihmon t’ju japë shkëlqim lëkurës tuaj, të vrasë bakteriet dhe e bën lëkurën tuaj më të butë.

Mund të shërbejë si një krem pastrues nëse keni një lëkurë të thatë.

Aplikoni si skrab vaj ulliri të përzjerë me sasi të mirë sheqeri ne fytyre ose trup. Më vonë pastrojeni atë më një peshqir të butë e të lagur.

Zbutini këmbët tuaja duke aplikuar vaj ulliri në pjesët e ashpra.

Përzjeni në një tas një vezë, një lugë gjelle mjalt, 1/2 lugë gjelle vaj ulliri dhe disa pika me ujë trëndafili. Përdoreni këtë si maskë për lëkurë të thatë. Pasi t’a aplikoni mbajeni për pak kohë e më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë, e ne fund thajeni atë.

Formoni një pastë duke përzjerë kajsi të shtypura dhe vaj ulliri të ngrohtë. Aplikojeni këtë pastë në gjithë fytyrën tuaj dhe lëreni për 10 minuta. Shpëlajeni më pas me ujë të bollshëm.

KUJDES: Lexuesi I këtij artikulli duhet të ketë kujdes gjatë përdorimit të recetave të mësipërme. Shmangni përdorimin e këtyre produkteve nëse jeni alergjik ndaj ndonjërit prej tyre. Përgjegjësia bjen mbi lexuesin e jo me faqen ose atë që ka shkruajtur këtë artikull!!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 384
Antarësuar: 28 Janar 2009, 22:11
Humbni peshe me vitaminen Ca dhe D, Posted 12 Prill 2009, 22:35
Me te vertete interesante ky hulumtim per Ca dhe vitaminen D.
Me causa sensacion
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 609
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Re: Humbni peshe me vitaminen Ca dhe D, Posted 13 Prill 2009, 09:03
Vajin e ullirit e perdor shume , e marr ne greqi te lire fare .Dhe per te gatuar me ate gatuaj por qe te bej floket dhe fytyren nuk e bej , nuk e duroj dot ate yndyren ne floke qe do doje nje jave te iki kur egzistojne mjaft produkte qe jane te perbera nga bime te ndryshme dhe nuk kane asnje shenje kimike.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 65
Antarësuar: 18 Qershor 2009, 15:27
Re: Humbni peshe me vitaminen Ca dhe D, Posted 30 Qershor 2009, 15:40
Disa menyra se si te hani me pak



1. Mos e lini stomakun tuaj bosh deri në drekë. Një stomak bosh ngopet me vështirësi.

2. 10-15 minuta para drekës, pini ujë të mjaftueshëm. Etja e shton urinë, ndërsa uji e pakëson.

3. Zieni një vezë, dhe hani vetëm të bardhën e vezës. E verdha e vezës përmban më shumë se 200mg kolesterinë, ndërsa e bardha aspak.

4. Shmanguni djathërave të ndryshëm dhe sallamëve. Qoftë edhe në një masë të vogël kanë shumë kalori.

5. Bëhuni shok të sallatave dhe perimeve të ndryshme, sepse e mbushin stomakun, nuk të shëndoshin dhe ulin mbledhjen e dhjamit dhe të kolesterinës.

6. Prijeni mishin në copa të vogla dhe i hapni nëpër pjatë, kështu që rracioni do të duket më i madh dhe pjata nuk do të nxërë më shumë gjellë.

7. Hiqni nga mishi cipën dhe dhjamin. Për çdo gramë dhjamë që shmangni, largoni rreth 9 kalori, domethënë për një cipë të vogël mbi 100 kalori.

8. Mos i hidhni mishit të pjekur shumë kripë, piper apo mustardë, sepse të hapin oreksin dhe ndihmojnë në mbledhjen e lëngjeve në pjesët dhjamore të trupit.

9. Vini si kufi 2-3 gota alkol. Çdo pije më tepër vështirëson punën e mëlçsisë dhe të trurit.

10. Mos pini sodë dhe pije freskuese me gaz, sepse rëndojnë tretjen dhe pengojmë metabolizmin e dhjamërave.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 5 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 20 Shtator 2020, 19:27
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari