Ketu do gjeni ate qe njeriu krijoj me inteligjencen e tij se si te mbijetoje mbi planetin toke. Shkencat ndihme per jeten mbi toke.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Televizoni i bën fëmijët agresiv‏
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Televizoni i bën fëmijët agresiv‏, Posted 08 Nëntor 2009, 16:08
Imazh

Një studim i ri tregon se fëmijet mbi moshen 3 vjeçare janë shumë agresiv, dhe e gjithë kjo vjen si pasojë e shikimit të tepërt të televizonit.

Dr Jennifer A. Manganello dhe kolegët e saj shqyrtuan 3128 gra nga 20 qytete të Amerikes që kishin një fëmijë në mes viteve 1998 dhe 2000. Gjatë këtij studimi është vërejtur se fëmijët e moshes tre vjeçarë kanë shiquar më shumë se tre orë televizion në ditë.

Gjithashtu një faktor tjetër i rendësishëm është edhe arsimi i prindërve i cili lidhet me edukimin e fëmijëve, niveli jetës, depresioni tek nëna, etj, të gjithë këto ndikojnë në sjelljen agresive të fëmijëve.

Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon prindërit që fëmijët e vegjël të mos shikojnë televizion më shumë se dy orë në ditë. Sipas Dr Jennifer A. Manganello fëmijët mund të shohin dhunë në TV, dhe koha që kanë kaluar duke shikuar televizor mund të thotë më pak kohë për edukim si dhe me pak kohë për lexim apo për të luajtur.

Fëmijët mund të shohin dhunë në TV, dhe koha e kaluar duke shikuar televizor mund të thotë kohë e humbur për sjelljet që fëmijët të ndihmojë në zhvillimin pozitiv si leximi apo duke luajtur.

Dr. Manganello rekomandon të gjithë prindërit për të patur parasysh se çfarë shikojnë fëmijët e tyre në TV.
Besa Berisha
Kosdir Blog
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 609
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Re: Televizoni i bën fëmijët agresiv‏, Posted 08 Nëntor 2009, 16:18
Si mos te behen agresiv kur ne filmat vizatimor shikojne vrasje, dhune dhe sidomos ne ato lojrat qe luajne.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Televizoni i bën fëmijët agresiv‏, Posted 08 Nëntor 2009, 16:55
Prandaj sinqerisht po te ishte per mua nuk do mbaja televizore,playstation e kshu budalliqesh teknologjike ku rrine femijet deri sa te behen te pakten 4-5vjec
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 609
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Re: Televizoni i bën fëmijët agresiv‏, Posted 08 Nëntor 2009, 17:03
I ameshuar TV e mban, thjesht perzgjedh ato cka deshiron dhe mendon se jane te vlefshme per femijen.Internet jo e jo deri ne 16-17 vjec , une jam kundra dhe me celularet.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Televizoni i bën fëmijët agresiv‏, Posted 08 Nëntor 2009, 17:43
Ksanthi nuk na gjeti gje neve qe u rritem deri ne moshen 5vjec pa televizore(une kam pase tevizore ne shtepi ne moshen 5vjec), per menim tim televizori eshte armiku me i madh i njeriut i vogel apo i rritur qofte.
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Televizoni i bën fëmijët agresiv‏, Posted 09 Nëntor 2009, 18:10
kSANTHI DHE I Ameshuar!

Sa mire qe behet objekt i sitit kjo teme.

Jam dakort qe televizioni dhe celulari te kihet ne kujdesje nga femijte.
Femijt behen agresiv si me televizion ashtu dhe me celular.

Po e filloj nga fundi:
Do te isha kundra ne menyre kategorike te ndalimit te mbajtjes se celulare te femijve deri ne moshen 16 vjec, pasi perdorimi i saj nga femijte esht shume i demshem ne vesh, ne tru, ku valet stalitore e demtojne organizmin e femijes.

- Ndersa per televizionin nuk mund te perjashtohet femia nga shikimi i saj sepse TV esht objekte i cdo shtepie qofte edhe te varfer. Gje qe nuk ndodh realisht ky ndalim i femijes nga TV.
Jam me ate qe rekomandon te edukohen prinderit qe te dine te rrisin femijte ne aspektin e marredhenieve te femijes me programet TV si dhe kohen.

Nese prindi nuk tregon kujdes duke i mesuar femijte qe te shohin program ne ato stacione qe ka program vetem per femije si dhe ne mungese te tyre mundet te memorizoji programmin brenda kohes qe nuk e demton femijen.
Vetem me kujdesin e prindit asnje e keqe nuk i vjen femijes. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 04 Gusht 2020, 10:13
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari