Faqe 1 prej 1

Keshilla per zemren

PostPostuar: 08 Nëntor 2009, 15:56
nga I-AMESHUAR
Luleshtrydhja është shumë e mira për zemër

Imazh


Një lajm i mirë arrin nga Universiteti i Oklahomës, SHBA, ku shkencëtarët kanë vërejtur se luleshtrydhjet e ulin nivelin e kolesterolit në gjak.

Studiuesit gjatë 4 javëve kanë përcjellë gra të cilat vuajnë nga sindroma metabolike dhe të cilat kanë konsumuar çdo ditë nga 25 gramë pluhur nga dredhëzat e ngrira dhe të thara.

Ata kanë vërejtur një ulje e nivelit të kolesterolit të përgjithshëm dhe LDL kolesterolit për 6%.

Luleshtrydhet, të cilat tashmë një kohë të gjatë janë të njohura si antioksidues i fuqishëm me përbërësit e saj bioaktiv, ulin peroksidimin e lipideve, duke ulur kështu edhe LDL-kolesterolin në gjak dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë parandalojnë krijimin dhe zhvillimin e shtresave aterosklerotike në enët e gjakut.

Substancat më meritore të dredhëzës për këtë efekt janë fitorerolet, proteinat dhe flavonoidet. Studimi ka treguar se konsumimi i përditshëm i dredhëzave dhe produkteve të saj, mund të jetë i një rëndësie të madhe te personat me sindromë metabolike.
http://www.keshilla.net

Re: Keshilla per zemren

PostPostuar: 08 Nëntor 2009, 16:22
nga ksanthi
Ceshtja eshte sa biologjike eshte ajo luleshtrydhe kur te gjithe e dime se me se rriten , me kimikate qe behen sa nje kokerr molle.

Keshilla per zemren

PostPostuar: 08 Nëntor 2009, 18:43
nga Laert
Te lumte dora I Ameshuar per lajmin!
Sipas Ksanthit me duhet te shtoj se shkencetaret te na kallzojne se me cfare lloji luleshtrydhe i kane bere prova ne njerez obeze(me dhjam qe kane % te madhe kolesteroli, mos te harrojme se edhe ne njerez te dobet nuk perjashtohen nga % e larte e kolesterolit) luleshtrydhe te rritura me kimikate apo me ato natyrale - me pleh humus(mendoj se esht me natyral se ato organiket si ; me shurre lopesh e derrash qe i perdor bota perendimore duke sperkate fushat e grurit, apo me fekale te njeriut, te kafshes).

Une mendoj se shkencetaret nuk e besoj se eksperimentojne me bime artificiale,por me ato naturale, prandaj rekomandon dietetistet, kulinaristet dhe mjeksia vetem fruta, zarzavate e perime te rritur pa kimikate apo me shurrica lopesh e bagtish apo prej baglave te kuajve, lopeve, dhe te njerezve haaaaaa! :flm

Re: Keshilla per zemren

PostPostuar: 21 Nëntor 2009, 09:26
nga I-AMESHUAR
Alkooli 'mbron' zemrat e burrave

Imazh

Alkooli
Shkencëtarët në Spanjë kanë dalë me prova të reja që sugjerojnë se konsumimi në sasi të moderuar, e madje edhe pak të tepruar, i alkoolit ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës tek burrat.

Studimi, i cili ka përfshirë mijëra konsumues të alkoolit gjatë dhjetë vjetëve të fundit, tregon se burrat që kanë pirë sasi të moderuar të alkoolit kanë ulur rrezikun rreth tridhjet përqind nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës.

Ndërsa ata që pijnë më shumë ulin këtë rrezik edhe më shumë.

Megjithatë ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i tepërt i alkoolit rrezikon dëmtimin e organeve të tjera.

Për dallim nga burrat, tek femrat alkooli nuk duket se sjell përfitime shëndetësore.

Konkludimet e raportit të publikuara në revistën shkencore Heart (Zemra) janë kritikuar nga shkencëtarë të tjerë të cilët thonë se ato duket sikur inkurajojnë pirje të tepërt të alkoolit.
http://www.bbc.co.uk

Re: Keshilla per zemren

PostPostuar: 21 Nëntor 2009, 14:26
nga Jackass
Evitoni te bini ne dashuri ...

Re: Keshilla per zemren

PostPostuar: 21 Nëntor 2009, 14:41
nga Megi
Nuk e dija qe burrat vuanin nga zemra ....edhe pse ne te shumten e rasteve jane femrat qe bejne nderhyrje ne zemer ...
Te renit ne dashuri per ju qenka nje semundje e re????

Re: Keshilla per zemren

PostPostuar: 21 Nëntor 2009, 14:56
nga Jackass
Megi shkroi:
Jackass shkroi:Evitoni te bini ne dashuri ...


Nuk e dija qe burrat vuanin nga zemra ....edhe pse ne te shumten e rasteve jane femrat qe bejne nderhyrje ne zemer ...
Te renit ne dashuri per ju qenka nje semundje e re????



Hamshuri foli per alkolin... O kam pi une amaretto ,jack daniel's,zubrowka...
Por prape se prape semundje e mirfillte jo ....
Takicadi aritmike quhet dhe sherohet me nje overdose puthjesh

[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari