Ketu do gjeni ate qe njeriu krijoj me inteligjencen e tij se si te mbijetoje mbi planetin toke. Shkencat ndihme per jeten mbi toke.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Alergji nga boja e flokëve, shpërfytyrohet 22-vjeçarja
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Imazh

Ka pësuar djegie të thella në fytyrë, sikur të ishte viktimë e një aksidenti. Dhe në fakt Zoe Vernon, 22 vjeçe nga Didsbury pranë Manchester -it, donte vetëm ti ndryshonte ngjyrën e flokëve të saj pa shkuar te parukieri. Pasi ka ndjekur të gjitha këshillat që i jepeshin nga udhëzuesi, ka pasur një reaksion alergjik të përkeqësuar dhe për këtë është trasportuar me urgjencë në spital. Mjekët që e vizituan, thanë se nuk kishin parë kurrë një djegie kaq të rëndë të shkaktuar nga një reaksion alergjik të këtij tipi.

Pas tre ditësh në spital, Zoe tashmë e ka rimarë veten, por ka akoma probleme me shikimin me një sy dhe plagët ka të ngjarë të jenë të përhershme, duke e bërë atë praktikisht të shëmtuar. Nuk ishte hera e parë që vajza përdorte atë llojë ngjyre, por, Zoe u zgjua më fytyrën dhe sytë e skuqur dhe të ënjtur. Gjendja u përkeqësua më shumë në dy ditët e ardhshme. Kur i dashuri i saj 27-vjeçar Oliver Beddard e pa, është trëmbur dhe ka lajmëruar ambulancën. "Ishte e tmerrshme, u trëmba sepse ishte shumë keq dhe më dhimbte",- ka thënë 22-vjeçarja për "Daily Mail". " Nuk doja të dilja sepse kisha frikë mos më shikonte dikush në atë gjendje.

Mendoja se duke ndenjur në shtëpi me kalimin e kohës do isha shëruar, por në fakt djegia përkeqësohej me kalimin e orëve". Vajza tashmë nuk do të përdorë më ngjyra për flokët e saj. Një zëdhënës i kompanisë ka pohuar se është hapur një hetim i brendshëm për të gjetur se cila ngjyrë mund të ketë shkaktuar këtë reagim alergjik me shpresën se nuk do i ndodh dikujt tjetër.
Shekulli
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 10 Gusht 2020, 04:45
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari