Ketu do gjeni ate qe njeriu krijoj me inteligjencen e tij se si te mbijetoje mbi planetin toke. Shkencat ndihme per jeten mbi toke.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Zarzavate për të përballuar të ftohtin ne dimer
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Vitamina për të përballuar të ftohtin

Vitamina për të përballuar të ftohti

Lakra, brokoli, angjinare, marule dhe spinaq. Nga “shporta e artë” e natyrës, këto perime konsiderohen si
ushqimet më të përshtatshme për të luftuar të ftohtin. Por, për të ruajtur vlerat e tyre ushqyese dhe
terapeutike, duhen konsumuar të freskëta dhe “të gjalla”

Vitamina për të përballuar të ftohtin

Perimet zënë një vend të rëndësishëm në dietën ushqimore të njeriut, pasi janë të pasura me vitamina e kripëra minerale dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimeve. Ato janë burimi kryesor i vitaminës C dhe E, acideve organike, kripërave minerale e lëndëve që u japin atyre shije të këndshme. Kripërat minerale që ato përmbajnë, sikurse janë kripërat e kalciumit, fosforit dhe hekurit, janë të domosdoshme për veprimtarinë jetësore, ndërsa lëndët që i japin shijen, ngjyrën dhe aromën, nxisin oreksin dhe ndihmojnë në përvetësimin e proteinave të mishit e peshkut. Po ashtu, celuloza që ato kanë ndihmon në pastrimin e stomakut, zorrëve dhe nxjerrjen jashtë të lëndëve të dëmshme për organizmin, si kolesterinën e tepërt dhe produktet e tjera jo të shëndetshme.
Për të gjitha cilësitë dhe vlerat e mira që kanë perimet, duhet të konsumohen çdo ditë në mënyra dhe sasi të ndryshme. Për më tepër, kërkimet e reja tregojnë se përfshirja e rregullt e perimeve në dietën ushqimore mund të ndihmojë në parandalimin e shumë sëmundjeve dhe kjo për arsye se këto ushqime janë të pasura me vitaminë E dhe C. Por në studimin e botuar këto ditë në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, jepen të dhënat më të qarta të një lidhjeje midis këtyre vitaminave dhe shumë sëmundjeve të ashtuquajtura dimërore. Studimi u krye për të parë në se marrja e ushqimeve antioksiduese mund të pakësojë rrezikun e prekjes nga to.
Le ta nisim nga lakra. Është një mbrojtëse e mirë e sistemit imunitar, që ruan rrugët e frymëmarrjes, parandalon gastritin, ulcerën, kolitin ulceroz. Për më tepër lufton lodhjen dhe ndihmon për një lëkurë të shëndetshme. Dhe sikur të mos mjaftonte, rrit mbrojtjen organike dhe ka veti të larta ushqyese.
Pa harruar këtu fuqinë antioksiduese për shkak të vitaminave në sasi të mëdha. Cili ilaç dotë kishte të gjitha këto veti? Por, për këtë nuk ka nevojë tw shkosh në farmaci. Natyra e ka gjetur zgjidhjen. Mjafton të konsumosh lakër, mbretin e perimeve të dimrit: protagoniste kryesore e dietave ushqimore në të gjithë Evropën dhe Azinë. Një sasi e vogël lakre e grirë përmban 22 kalori dhe shumë përbërës të domosdoshëm ushqimorë që kryesohet nga një përbërës kimik, i cili ul prodhimin e enzimave në trup, ndalon dëmtimin e qelizave, shkatërron radikalet e lira dhe ul rrezikun e prekjes nga kaceri. Në fakt, shkencëtarët e “Stanford niversity” kanë përcaktuar se ky përbërës rrit nivelin e enzimave që luftojnë kancerin më shumë se çdo
përbërës tjetër kimik. Në të vërtetë jemi mësuar të mendojmë se perimet e gjelbra janë “bija” ekskluzive vetëm të dy stinëve: pranverës plot gjete, sythe e bollëk dhe verës me ditët e gjatë të ngrohta dhe diell të fortë. Po nuk ndodh kështu me lakrën, që periudhën në të cilën arrin pjekurinë dhe shijen maksimale ka të ftohtin dhe dimrin. Por sigurisht që nuk është e vetmja. Dimri është periudha e artë e një sërë perimesh jeshile, që na ndihmojnë për të luftuar të ftohtin
e hidhur. Të buta, me ngjyra apo të bardha, kanë detyrën të na shoqërojnë nga fundi i verës, deri në fillim të prillit, pa na lënë për asnjë çast vetëm, për të kaluar ngrohtë muajt e ftohtë me erë dhe dëborë.
Natyra nuk ka nevojë për manipulime, mjafton të shohësh listën e perimeve të dimrit, për të kuptuar se janë pjesë e pothuajse të gjitha recetave të kuzhinës së kësaj periudhe. Megjithatë, që elementet ushqyes të mos humbasin, është e nevojshme që perimet të jenë të
freskëta dhe të gatuhen shpejt, sepse vitaminat nuk e duan as dritëndhe as temperaturat e larta (sipër 60 gardë Celsius, vitaminat B dhe C shkatërrohen). Po ashtu, nëse arrijmë t’i rezistojnë tërheqjes së domateve dhe patëllxhanëve të rritur pa asnjë minutë diell, do të zbulojmë se sallata me lakër kokë është në gjendje të na japë më shumë se gjysmën e nevojës sonë të përditshme për vitaminë C dhe në të njëjtën kohë largon substancat kimike helmuese që gjenden te mishi dhe sallamet.
Nuk bëhet fjalë aspak për sakrifica në emër të vlerave të larta ushqimore, përkundrazi, shumë nga recetat me protagoniste perimet e dimrit, janë jashtëzakonisht të shijshme dhe mbi të gjitha të përkryera për të luftuar të ftohtin, ngricën dhe lagështirën. I vetmi kufizim është pamundësia e tyre për të qenë të pashoqëruara në tavolinë, gjë që na çon drejt detyrimit për t’i konsideruar ato si “mikesha” të mrekullueshme të regjimit të përditshëm ushqimor. Dhe në fakt u takon kuzhinierëve të brezit të ri që t’i shndërrojnë edhe në përbërës të padiskutueshëm për pjatat e restoranteve të rafinuara, për shkak të vetive të mëdha ushqyese që kanë perimet, e sidomos ato të dimrit. Kështu, në vitet e fundit supa me perime e ka humbur tërësisht aromën e shëmtuar, e së bashku me panën dhe erëzat e ndryshme është bërë pjesë e pandarë e menyve të të gjitha restoranteve.
Një tjetër alternativë e mirë ngelet padyshim edhe sallata me bazë lakrën e kuqe, marulen, bokolin dhe spinaqin. Të gjitha këto jeshillëqe që nuk duhen ndarë asnjëherë nga tavolina, mund të shoqëroheshin shumë mirë me farat e kungullit, susamit dhe lulëkuqes. Pastaj nëse i shtojmë një mollë të athët të grirë në feta, pak arra të grira, limon dhe vaj ulliri, asnjë nuk mund ti ezistojë. Kështu dashur pa dashur kemi krijuar një thesar të vërtetë vitaminash. Nëse dëshironi
mund ta shoqëroni me feta buke të zezë, lyera me djathë kaçkavall të shkrirë. Sigurisht, me paktin që të lejoni që peshorja të tregojë ca kile më shumë pas krishtlindjeve

LAKRA E ZEZE
Pjesëtare e familjes së “lakrave pa kokë”, një thesar i vërtetë vitamine C dhe hekuri. Konsumohet
“e gjallë” nëpër sallata, pasi kështu ruan më mirë edhe vetitë e saj

LEKORE (RADHIQE) E KUQE
Është një nga përbërësit kryesorë të sallatave të dimrit. Shumë e shijshme, sidomos e zier, edhe nën shoqërinë e makaronave apo orizit. E pazëvendësueshme për sasinë e madhe të kripërave minerale që përmban

CARANGTH
I përket familjes së bimëve të egra, ashtu si angjinaret.Kultivohet në vende me pak dritë, ndërsa për konsum përdoret vetëm kërcelli, i cili duhet të zihet rreth dy orë

Ushqimi

Sallatat, shumë të shëndetshme

Acid folik, likopeni, alfa dhe beta karotinë, vitaminë E dhe C: këto dhe shumë përbërës të tjerë mund të gjenden në organizmin e personave që vaktet e të ngrënit i shoqërojnë me sallatë. Në fakt, është cilësuar pak si surprizë ky zbulim. Ai që ka treguar për virtytet e sallatës ka qenë një studim i publikuar në “Journal of the American Dietetic Association”, ku ekspertët e “School of Public Health” në Los Angelos kanë analizuar të dhënat e më shumë se 17500 personave të mbajtur në një databazë të një studimi mbi ushqyerjen dhe u tregua për herë të parë se gjaku i personave që hanë sallata është i pasur me vitamina dhe antioksidues të domosdoshëm për një jetë të shëndetshme. Në veçanti, vitamina C arrin mesatarisht në kuotën 165 për qind te gratë dhe 119 për qind te burrat, në krahasim me ata që nuk përdorin sallata. Po sipas studimeve, mjafton edhe një sasi e vogël në ditë për të arritur dozat optimale të shumë mikroushqyesve me efekte pozitive në organizëm.

Angjinare
Është një perime që grekët dhe egjiptianët e kanë përdorur si ushqim qysh nga shekulli XV. Ka veti tretëse, pastruese dhe mbi të gjitha është shumë e pasur me hekur. Rritet në mënyrë spontane në zonat e ngrohta. Quhet ndryshe edhe karçof, fjalë që vjen nga arabishtja, al-khashuf. Varietetet ndahen në varësi të ngjyrës dhe gjembave

Lulelakra
Ka vetëm një gjë negative: aromën e pakëndshme kur gatuhet. Për ta evituar, mjafton që të shtojmë një lugë miell të bardhë dhe pak lëng limoni në ujin e zierjes. Nëse janë të vogla dhe të freskëta, janë shumë të shijshme edhe “të gjalla” me vaj ulliri dhe limon

Prasi
Një perime tjetër me një numër të pafund vetish pozitive për shëndetin, ku përmendim ato diureike, tonifi kuese dhe pastruese. Protagonist i padiskutueshëm i supave, apo sallatave, që mund të konsumohet edhe “i gjallë”, ku pjesa e bardhë është më “e çmuara” Në të gjitha rastet, prasi rekomandohet të përdoret i freskët. ndërsa farat e shtypura të tij, të ziera në verë të bardhë, këshillohen kundër rërës në veshka dhe kundër dhembjeve therëse.

VITAMINAT
Brokolit janë të pasur me kalcium, hekur, fosfor, kalium dhe vitaminë C. Përmbajnë gjithashtu edhe vitaminë B1dhe B2 dhe janë një burim i mirë fi brash ushqyese

2006
Sipas FAO-s, si për vitin 2005, ashtu edhe për 2006-ën, Kina dhe India ishin prodhueset më të mëdha të lulelakrës dhe brokolit në botë

GJETHET E RREPES
Lastarët e gjethes së rrepës janë jo vetëm të shijshëm dhe ndihmojnë tretjen e ushqimit, por janë edhe pastrues, nxitës të oreksit dhe shumë të pasur me kalcium dhe fosfor. Përdorimi i tyre më i shpeshtë është përkrah makaronave

80%
Angjinaret kultivohen shumë në Itali, Spanjë dhe Francë. Në SHBA prodhuesja më e madhe e tyre
është Kalifornia, që mbulon edhe 80 për qind të prodhimit të gjithë vendit

Veti pozitive

Perimet kryesojnë listën e ushqimeve “mbrojtëse”

Sipas studimeve të shumta të kryera deri më sot, përfundimisht janë konsideruar si ushqime shumë të shëndetshme dhe me veti mbrojtëse në organizëm: lakra, domatja, brokoli, kungulli, fasulja jeshile, karota, jeshillëqet, agrumet, hudhra, qepa, selinoja, bizelja, speci, patatja, sallatori, majdanozi dhe erëzat e aromatiket. Pastaj fasulja, manaferra, veza, pjepri, shalqiri,
boronica, gështenja dhe portokalli. Dhe për të përfunduar, çaji, kosi, frutat e detit, molusqet,
peshqit dhe vaji i ullirit.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 19:58
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari