Ketu do gjeni ate qe njeriu krijoj me inteligjencen e tij se si te mbijetoje mbi planetin toke. Shkencat ndihme per jeten mbi toke.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
BOTA E FRUTAVE DHE ZARZAVATEVE,.....
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
BOTA E FRUTAVE DHE ZARZAVATEVE,....., Posted 13 Tetor 2009, 19:58
DOMATJA
Imazh

Domatja është një bimë barishtore që mbillet, e cila përdoret për tu ushqyer duke e bërë gjellë, sallatë etj.Pervece se eshte e shijshme,domatja ka dhe disa element shume te nevojshem per organizmin e njeriut ,permendim ketukarotenin,vitaminen C,vitaminen A,antocianin likopenin.Likopeni gjendet me shumice te domatja dhe eshte nje element natyral me veti shume te forta antioksiduese.Likopeni eshte nje mbrojtes shume i mire kunder rrezeve UV.Nga nje studim i bere eshte zbuluar se likopeni mbron ndaj kancerit te prostates.Njerezit qe konsumojne te pakten 2 here ne jave domate jane me pak te ekspozuar ndaj semundeve kanceroze,permendim ketu :kancerin e mushkerive,te prostates.te gjirit,te melcise,te zorres se trash.Eshte e keshillueshme qe domatja te konsumohet e fresket,pasi vlerat ushqyese jane ne perqindje me te larte.Lengu i fresket i domates mund te perdoret dhe kunder semundjve inflamatore te lukthit. Domatja e fresket, ndihmon ne riperteritjen e qelizave te lekures dhe jo rralle here perdoret nga femrat ,si nje produkt kozmetike
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
BOTA E FRUTAVE DHE ZARZAVATEVE,....., Posted 13 Tetor 2009, 20:11
FRUTA DHE PERIME, ZARZAVATE NE VJESHTE


- FASULJA
Imazh

Rëndom është quajtur “mishi i fukarait”. Por në fakt, nuk është vetëm e tillë. Fasulja, dikur ushqimi ynë më i zakonshëm, deri në atë pikë sa nisi të njihet edhe si simbol i mungesës së mirëqenies, në fakt është shumë më tepër se kaq.

Megjithëse konsumimi i saj ka rënë dukshëm (qoftë edhe për shkak të namit të keq nga e kaluara jonë e para viteve 90), sërish fasulja ka mbijetuar.

Takuam mjekun Dashamir Gjergji, endokrinolog dhe dietologu pranë Poliklinikës së Specialiteteve, për t’i kërkuar një mendim rreth marrëdhënies së shqiptarit me fasulen, por edhe për vlerat ushqimore, pozitive apo negative qofshin, që ajo ka për shëndetin.

Një e vërtetë shkencore renditet e para në vëzhgimin tonë. Fasulja, ashtu si edhe mishi, hyn tek produktet që kanë shumë proteina. Doktor Gjergji na e konfirmon këtë, duke theksuar se si e tillë, fasulja është shumë e rekomandueshme si produkt jo vetëm tek familja që nuk kanë mundësi ekonomike, por edhe tek familjet që janë të pasura.

“Është e vërtetë që fasulja në vendin tonë është konsumuar shumë dhe tashmë përdoret më pak si ushqim. Ndoshta dikur kanë ndikuar edhe faktor të tjerë si pamundësia ekonomike. Por unë e gjej si një nga ushqimet më të dobishme natyrale”,- pohon dietologu.

Nga bisedat me pacientët e tij, Dr.Gjergji ka nxjerrë përfundimin se aktualisht fasulja më shumë konsumohet në fshatra apo periferi. Por ai ngulmon në mendimin e tij: “Mendoj se vazhdon të ekzistojë tradita e gastronomike e familjes shqiptare e këtij produkti jo vetëm tek të varfrit.Edhe ata që kanë mundësi më të mira ekonomike, kanë preferenca të veçanta për të konsumuar këtë produkt në forma dhe sasi të ndryshme”.

Fasulja jep kalorazh të mjaftueshëm ushqimor shëndetësor. Proteinat që përmban janë të dobishme edhe për sistemin imunitar. Ajo që na bëri më shumë përshtypjenga sugjerimet e endokrinologut Gjergji është pohimi i tij se në të kundërt të asaj që besohet, fasulja e konsumuar në masën e duhur, nuk jep mbipeshë. Sigurisht që sasitë e mëdha, japin probleme me sistemin e tretjes dhe me gazrat e trupit. Është e qartë pra që teprimi me të, sigurisht që nuk bën mirë. Po cili teprim është i mirë?
—————————————–

Sa herë në javë mund ta hamë?

Kuptojmë që fasulja është e këshillueshme. Sidomos e gatuar mirë, ashtu siç dinë amvisat shqiptare. Po sa herë duhet konsumuar? Sipas Dr.Gjergjit, familjet që e përdorin “nga halli” konsumojnë fasule, minimalisht 3 herë në javë (zakonisht në këto familje ajo që tepron në drekë, hahet në darkë, kështu që i bie që të konsumohet dy herë në ditë, në tre ditë të javës). Është shumë?

Po është shumë! Endokrinologu Gjergji, fasulja nuk është e këshillueshme çdo ditë, por në formën e gatimit kryesor të tryezës ajo rekomandohet 1 herë në javë ose 1 herë në 10 ditë.Mirë është që të përdoret jo më shumë se 100 gramë për një vakt.

—————————————————–

Tradita korçare: Fasule çdo të premte…

Një nga amvisat që pyetëm në vëzhgimin tonë për fasulet është Marika, një shtëpiake, ish-mësuese e ardhur në Tiranë nga Korça vitet e fundit. Ajo na tregon një traditë të hershme që korçarët e njohin mirë. Në Korçë fasulja gatuhet çdo të premte. E pyesim amvisën tonë si gatuhet kjo fasule e mirë e të premteve korçare. Në dimër, ajo shoqërohet me pastërma (mish të tharë) ose me turshi (patëllxhanë sidomos) dhe me sallatë. Kurse në verë, gatuhet më e lehtë dhe shoqërohet me perime, kryesisht speca dhe domate.

Formula për gatimin e fasules ka shumë. (kush kërkon receta, mund të gjejë edhe në librat e specializuar për ushqimet të botimeve MAX).

Në Shqipëri ende nuk është bërë zakon, por në disa kultura, madje edhe në traditën mesdhetare të ushqimit, një sasi e vogël fasulesh (zakonisht të konservuara, dhe në masën jo më shumë se një lugë gjelle) përdoret që në mëngjes. Po, po mos u habitni! Një omëletë e zakonshme mëngjesi, me një lugë fasulesh, nuk shijon keq…!!
Nga Eglantina Bardhi (Shekulli)
Shtune, 30 Gusht 2008

FASULJA

1 Ul vlerat e kolosterines,
2 Stabilizon vlerat e sheqerit (diabetit)
3 Ndihmojne ne mbrojtjen ndaj rrezikut te prostatit dhe kancerit te gjoksit..

Fasulja (aq e perdorur dhe nga ne shqiptaret) hyn tek Zarzavatet me fuqi te madhe,pasi eshte shume e pasur me Vitamina dhe minerale..
Sipas studiuesve te Semundjes se Kancerit, eshte arritur, se cdo lloj e Fasules (e kuqja,e bardha,me lara) kane substanca, me veti te vecanta mbrojtese..
Fasulja, ndihmon shume ne jashtqitjen e njeriut.
Perdorimi i 250 grameve ne dite, ulin vlerat e Kolosterines ne gjak,brenda 6 javeve ne 10%(DR.Patti Bazzel)dhe duke u arritur kjo gje ulet dhe rreziku ite zemres..
Ne universitetin e Kentucky, u be nje studim me 20 burra qe, kishin vlera te larta te kolosterines dhe u ushqyen cdo dite(nder te tjera)dhe me 200 gr fasule dhe u pa qe brenda tre javeve,qe u ulen keto vlera ne 19%.
Shume te semure, nuk i dine vlerat e Fasules..
250 gr permbajne vetem 1 gr lyre..GJithashtu, ato permbajne vitamine B si dhe Kalium te dobishme per te mbajtur konstant, tensionin e larte.
- MISRI,
- QEPA,
- SHEGA
- MOLLA
- RRUSHI
- DARDHA
- HURMA
- SPINAKU
- PAZIJAT
- SALLATA
- PATATE
-
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 3 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 04 Gusht 2020, 09:59
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari