Ketu do gjeni ate qe njeriu krijoj me inteligjencen e tij se si te mbijetoje mbi planetin toke. Shkencat ndihme per jeten mbi toke.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 7 postime · Faqe 1 prej 1
A THUA NE KATER SHQIPTAR, NJE ESHTE I CMENDUR?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
A THUA NE KATER SHQIPTAR, NJE ESHTE I CMENDUR?, Posted 08 Tetor 2009, 18:15
Studimi, 1 ne 4 shqiptare ka probleme mendore

Studimi me i fundit i kryer nga Organizata Boterore e Shendetesise, tregon se 1 ne 4 persona rrezikon te preket nga semundjet e shendetit mendor dhe faktori kryesor mbetet stresi. Specialistet kane arritur ne perfundimin se stresi ne pune dhe ne familje, eshte faktori kryesor i depresionit, ndersa 20 per qind e adoleshenteve, nen moshen 18 vjecare, vuajne nga probleme te zhvillimit ose sjelljes dhe 1 ne 8 ka nje semundje mendore.

Studimi

Shkalla e depresionit rritet me kalimin e moshes, ky eshte nje nga perfundimet e nxjerra nga studimi i fundit. Sipas tij rezulton se depresioni prek 1/3 e popullates mbi 50 vjec. "OBSH ne shkalle globale, njeh qe 1 ne 4 persona ne nje moment apo ne nje tjeter te jetes se vet, do te pesoje nje problem te shendetit mendor. Per kete nuk jemi ne gjendje te themi sa jane shifrat me te sakta midis nje diagnoze dhe nje tjetre. Jane shume faktore, se pari jane faktoret gjenetike, stili i jeteses, sigurisht stresi ne pune, ne jete, eshte nje fakt qe mund te precipitoje semundjet mendore ne jeten e individit", u shpreh gjate takimit te djeshem perfaqesuesja e OBSH-se ne Shqiperi, Ledia Lazeri. Sipas saj, keto jane shifra alarmante dhe kerkohet hapja e qendrave te trajtimit te ketyre personave.

Mjekimi

Nje tjeter pike e rendesishme per kete kategori njerezish eshte edhe mjekimi i tyre. Instituti i Sigurimeve dhe i Kujdesit Shendetesor ne baze te medikamenteve te rimbursueshme qe tregtohen me teper, ka arritur ne perfundimin se depresioni dhe skizofrenia jane me te perhapurat. "Nga 30 kode diagnozash te listuara per keto semundje, rreth 82 per qind te semundshmerise e zene vetem 3 diagnoza, psikoza skizofrenike, gjendja depresive dhe psikoza aktive", ka pohuar drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana. Sipas saj, ne listen e rimbursimit jane 68 barna qe perdoren per keto semundje. Vetem ne vitin 2009 jane shtuar 10 barna te reja per semundjet mendore.

Qendrat

Per te kuruar rastet e renda te personave te cilet kane probleme mendore, Ministria e Shendetesise ka vendosur te strehoje ne nje spital te vecante edhe te denuarit, te cilet gjate periudhes se burgut, shfaqin probleme mendore. Por, ne kete spital do te trajtohen edhe ata persona te cilet nuk jane ne burgje, por qe jane kontingjent i krimit.

"Te gjithe ata te semure mendore te cilet jane percaktuar dhe duhen trajtuar si te tille, ne do ta procedojme me tutje dhe me strukturat perkatese. Eshte nje spital ne proces te rikonstruktimit te tij, ku keta te semure do te trajtohen si te tille dhe jo thjesht si te denuar", ka pohuar ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Sipas tij, ne kete spital do te trajtohen kryesisht ato raste te cilet kapen si te semure mendore dhe do te trajtohen jo si te denuar por si pacient. Ky spital do te jete edhe per te semuret mendore te cilet kane kryer dhe krime, por qe nuk jane denuar per shkak te shendetit te tyre, kjo situate nuk do te perseritet me pasi te gjithe keta persona do te trajtohen ne nje godine te vecante.

Kryeqytetasit "e rinj", perjetojne stres

Femijet e Natashes kane nisur studimet ne Tirane, fillimisht vajza dhe me pas djali. Kjo e ka detyruar familjen nga Gramshi qe te zhvendoset drejt Tiranes. Ditet e para te Natashes kane qene normale, por me pas situata ka qene e veshtire pasi ajo nuk mund te adoptohej dot me jeten qe behej ketu. Psikologja e nje prej qendrave komunitare ne kryeqytet, Arjana Reli, tregon se gruaja nga Gramshi e ka perjetuar shume kete situate. "Levizja e lire e popullsise ka bere qe ky fenomen te shoqerohet jo vetem me probleme sociale, financiare, ekonomike por edhe me probleme te shendetit dhe sidomos te shendetit mendor. Dhe gjate vizitave qe ne kryejne, shohim se kjo kategori eshte edhe me e prekura, ku personat shoqerohen me nje stres te vazhdueshem", pohon psikologja. Sipas saj, problemet e para qe shfaqen jane pagjumesia per dy apo tre dite me radhe, crregullime te sjelljes, oreksit dhe te humorit. Por ajo qe eshte me evidente ne keto raste, sipas specialisteve jane edhe shenjat e nervozizmit dhe ngritjet e zerit me shume se normalisht gjate bisedave. Keshtu ka ndodhur edhe me Natashen e cila eshte paraqitur tek ne me keto shqetesime. "Fillimisht mendoi se nuk ishte ky shkaku kryesor i gjendjes se saj shendetesore, por gjate bisedave tona doli se ajo nuk mund te perballonte dot kete stil jetese. Per te ka qene shume e veshtire te mesohej me oraret e vona te vajzes se saj, apo edhe netet kur nje prej femijeve dilte per nje fundjave", ka pohuar psikologja Rreli. Nderkohe vetmia, largimi nga familjaret apo edhe miqte perreth, qe u mungojne ketyre personave ndikojne ne jeten e tyre. Duke qene se numri i ketyre pacienteve rritet nga viti ne vit, psikologet japin keshillat e tyre. Specialistet keshillojne sensibilizimin e gjithe shoqerise qe keto problematika te kapen sa me heret, per te parandaluar kalimin ne stadet me te avancuara te semundjeve.

Mungesa e mjekeve, problem ne Shqiperi

Nuk jane vetem pacientet te cilet neglizhojne te kurohen por edhe mjeket specialiste dhe kjo jo per paaftesi, por per numrin e tyre te paket. Ne vendin tone shifrat e specialisteve paraqiten 3 apo kater here me pak se ne vendet e tjera fqinje. Kjo do te thote se nje mjek nuk mund te perballoje fluksin e madh te pacienteve dhe nuk mund te jape maksimumin per ta. "Nese do te kishte nje numer me te madh mjekesh dhe psikologesh, atehere ne do te jepnim maksimumin per ata paciente qe kurojme. Shume here na duhet te ndjekim shume raste dhe vete e kuptojme se nuk jemi ne gjendje t'i perballojme", pohon psikologja e qendres komunitare, Arjana Rreli. Nderkohe nga strategjia e Ministrise se Shendetesise priten edhe permiresime te trajtimit te pacienteve me probleme mendore.

Simptomat e semundjeve mendore

Pagjumesi

Ankth

Anoreksi

Nervozizem

Crregullim sjelljeje

Crregullim humori

Sonila IsakuImazh
E Enjte, 08 Tetor 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Drejtues

Poste: 91
Antarësuar: 01 Korrik 2009, 23:01
Nuk do t'ishte çudi kur dihet qe nji shqiptar nder tre ka ken spiju.
Tashti, problemi qe shtrohet asht ky : un e di kush asht fuksi n'shpi teme :engjell , por kush asht i çmenduni ? :)
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 88
Vendodhja: Itali ,Rome
Antarësuar: 25 Korrik 2009, 17:17
...............
Mi sorridi ,mi tradisci,mi uccidi lentamente....
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Per mendimin tim kallezuesi "i cmendur" sikur rendon ne ashtu quajturen sintoma psikologjike ku hyjne stresi,ankthi,depresioni,trishtimi etj.
Une do mbeshtesja tezen e doktoreshes qe ka bere kete kerkimin ne fjale dhe do shtoja qe kemi nevoje serioze qe ta marrim shume seriozisht psikologjine pasi semundjet e shekullit 21 dhe me pas do jene pikerisht psikologjike shkaktaret e semundjeve fizike dhe ketu shqiptaret kane shume per te mesuar dhe krijuar kete mentalitet qe sic ka nevoje trupi te beje analizat 1 here ne 2vjet dhe kontrolle mjeksore ashtu dhe truri ka nevoje te jete te pakten 1 here ne 4vjet nen kontrollin psikologjike.
Mendimi im.
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Drejtues

Poste: 91
Antarësuar: 01 Korrik 2009, 23:01
Dmth me kalu edhe ne kontrollin teknik :)
Mire, por psikologjia s'asht shkenc egzakte. E masanej si me ia ba se mjeksia gjenetike dhe ajo molekulare kan edhe ato ka nji pergjigje t'ndryshme per t'njejtin problem ? S'mundena me jua plotsu deshirat te tanve :dush

Megi,

Kam frik se ngatrrohem tu numru e m'bjen 10-ta mu. Une po ia baj ma mir me ate tjetren qe thot :"une jam lokomotiva, dhe kerkoj vagonin e par, vagonin e par" Kshtu sikur ndihem ma i sigurt :)
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4513
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
A THUA NE KATER SHQIPTAR, NJE ESHTE I CMENDUR?, Posted 10 Tetor 2009, 09:14
:yes:
Po dyshoj se Sonila na ka genjyer. Mos ka thene te kundert e asaj te vertetes, qe mund te jemi ne kater shqiptar nje jo i cmendur! hhaaaaaaaaaaa..hhhhhhhhaaaaaaaaaaaaa love1
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 609
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Ben vaki dhe me shume se nje them une.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 7 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 04 Gusht 2020, 10:58
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari