Faqe 1 prej 2

Tre kafe në ditë zvogëlojnë rrezikun për t‘u sëmurë nga diab

PostPostuar: 15 Shtator 2009, 01:12
nga Laert
Tre kafe në ditë zvogëlojnë rrezikun për t‘u sëmurë nga diabeti

Një dietë standarde bazohet kryesisht te frutat, perimet dhe kafeja

Është padyshim një nga përbërësit ushqimorë që është studiuar më shumë në botë. Kokërr për kokërr kafeja ka qenë objekt studimi për vite e vite me radhë nga dietologët, kardiologët dhe infeksionistët. Por deri në çfarë kufiri kafeja nuk dëmton shëndetin? Më në fund përgjigjja vjen nga "Inran", Instituti Kombëtar Italian për Ushqimin dhe Ushqyerjen, për kafen dhe efektet e saj mbi shëndetin njerëzor. Të gjitha përgjigjet: nga zemra tek aparati tretës, nga veprimet e trurit e deri te ndikimi që mund të ketë te një grua në periudhën e shtatzënisë. Sipas studimeve të ndryshme, të pish dy ose tre filxhanë kafe në ditë, jo vetëm që i bën mirë shëndetit, por të mbron edhe nga një sërë sëmundjesh, falë antioksiduesve që te çdo kokërr e saj gjendet me shumicë. Një seri kërkimesh të zhvilluara në Norvegji, Spanjë dhe Amerikë nga viti 2004 e deri në 2006, tregojnë se kafeja është burimi kryesor i antioksiduesve, në një dietë standarde që bazohet kryesisht te frutat, perimet dhe kafeja. "Është e vërtetë që i bën mirë shëndetit, por nuk duhet të harrojmë se vitaminat nuk gjenden te kafeja, ndaj kurrsesi nuk mund ta përdorim si zëvendësuese të frutave dhe perimeve", konfirmon Laura Rossi, një nga studiueset e "Inran".
Roli i kafes ndaj sëmundjeve
Studimet e "Inran", të realizuara nga instituti farmakologjik dhe "Coffe Science" në Britaninë e Madhe, tregojnë për rolin e kafesë ndaj sëmundjeve të ndryshme: dy ose tre filxhanë në ditë zvogëlojnë shumë rrezikun për t‘u sëmurë nga diabeti i tipit 2 dhe mbrojnë qelizat epatike. Nga ana tjetër, dy studime të rëndësishme të realizuara në 2006-ën kanë vënë në dukje lidhjen mes konsumit të rregullt të kafesë dhe një përqindjeje të vogël të rasteve me cerozë, ose tumore të tjera në mëlçi. Megjithëse duhet theksuar edhe fakti se nëse konsumi që këshillojnë mjekët, nga 2 deri në tre filxhanë në ditë, shkon në 5 ose 6, atëherë efektet e mira shndërrohen në të kundërt. Kafeina e akumuluar nuk arrin të tretet dhe zemra fillon të ndiejë pasojat deri sa arrin në kufirin që nuk duhet kaluar kurrë, 10 në ditë. Megjithatë, vetëm në një rast kafeja nuk mund të na "mashtrojë": fakti se përmban substanca që mund të ndikojnë në rënien në peshë. Veprimi i saj konsiston në ndarjen e molekulave yndyrore që tentojnë të rriten dhe kjo është e vërtetë. Por më pas, për t‘i shkatërruar plotësisht këto lipide, njeriu ka nevojë për aktivitete fizike. Po ashtu, heqja e oreksit, stimulimi i diurezës, përmirësimi i aktiviteteve sportive, janë karakteristika të tjera të kafeinës, që nuk mund të cilësohen si përgjegjëse kryesore për dobësimin.
Kafeja dhe aparati tretës
Gjithashtu, kafeina ka efekte pozitive edhe në aparatin tretës dhe mund të cilësohet e mirë për të gjithë ata që vuajnë nga tretja e ushqimit, por nuk mund të cilësohet e tillë për të gjithë ata persona që vuajnë nga ulcera. Siç shpjegojnë ekspertët, kafeja luan një rol të madh edhe në tensionin e gjakut dhe kolesterolin. "Kafja gjithashtu mund të shkaktojë rritjen e kolesterolit në gjak dhe te konsumatorët e rastësishëm rritjen e tensionit përkohësisht", tregon Fausto Natella, studiues i specializuar për raportin mes kafesë dhe sistemit kardiovaskular. Më shumë kujdes për gratë shtatzëna dhe nënat që ushqejnë fëmijët me qumësht, "sepse është parë që kafeina është në gjendje të kalojë plancetën dhe pas lindjes të bëhet një komponent i qumështit të nënës.
Kafeja, përmbajtja e kafeinës dhe dozat
Megjithëse deri tani nuk është parë asnjë rast që kafeja të ketë shkaktuar dëme mbi fëmijën, për të qenë të sigurt është më mirë të kufizohet sa më shumë të jetë e mundur konsumimi gjatë këtyre muajve të shtatzënisë. Por edhe në llogaritjen e dozave të lejuara në ditë duhet pasur parasysh që jo të gjitha kafet që pimë janë njëlloj. Një kafe ekspres, ose moka, përmban nga 40 deri në 80 miligramë kafeinë dhe një filxhan çokollatë 60 mg. Më e pasur me kafeinë është kafeja amerikane, e cila përmban 115 deri në 120 miligramë për filxhan, ndërsa kapuçino përmban vetëm 70-80 mg. Një përzierje e mirë e kafes arabike, që konsumohet kryesisht në Evropë, ka një përmbajtje kafeine të barabartë me 1,2 për qind, ndërsa adhuruesit më të mëdhenj të kafes në Evropë janë finlandezët, me një konsum 11,2 kilogram në vit për person.
Efektet e çokollatës së zezë në punën e zemrës
Çokollata e zezë i bën mirë zemrës. Ajo ndihmon në forcimin e arterieve tek ata që pinë cigare dhe ka me shumë antioksidantë në një gram se një gotë verë, çaj apo luleshtrydhet. Po të hash çokollatë të zezë për çdo ditë nga pak, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut. Çokollata e zezë përmban elementë të quajtur polyphenols, i cili rrit nivelin e një substance në trup që quhet oksid nitrik, i cili zgjeron vazot e gjakut duke rritur qarkullimin i cili sjell në uljen e tensionit. Vërtet ky është një efekt i mirë, megjithatë çokollata sjell shtimin në peshë. Por edhe me të nuk duhet tepruar. Duhet që të mos përdorësh me shumicë ushqime që të pëlqejnë. Në qoftë se e tepron, atëherë efektet pozitive nuk kanë më vlerë. Dhe shtimi në peshë nuk është aspak i mirë për tensionin.
Efektet pozitive të kafes për shëndetin
Kafeja këshillohet si një terapi e mirë edhe për një sëre sëmundjesh, përfshi atë të zemrës. Por mos u çudisni, edhe për efektet që ka ajo te fëmijët, sigurisht në masën e duhur dhe pa e tepruar. Por, nuk është e këshillueshme për gratë shtatzëna dhe të sëmurët me ulçer në stromak. “Kafeja,- thotë një prej dietologëve më të njohur të Italisë, - ju bën mirë, po ashtu edhe fëmijëve. Kafeja mund të të lehtësoje dhimbjet e kokës. Ajo është e mirë për mëlçinë dhe mund të ndihmojë në parandalimin e cerozës dhe gurëve në veshka. Dhe kafeina në kafe mund të zvogëlojë rrezikun e krizave të azmës, dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit brenda zemrës. Nuk mund ta mohosh se kafeja nuk është e mirë për të gjithë. Nëse pi më shumë se ç'duhet mund të të beje nervoz.
Kafeja, pija e preferuar e mëngjesit
Pirja e më shumë se tre kafe në ditë mund të bëhet në një faktor të dëmshëm për shëndetin tuaj. Kjo gjendje mund të krijojë nervozitet, të të shkaktojë shpejtim të rrahjeve të zemrës dhe dridhje të duarve. Gratë shtatzëna, të sëmurët me zemër dhe ata që vuajnë nga ulçera në stomak, zakonisht këshillohen ta shmangin kafenë. Kafeja ndikon mirë për zemrën e arteriet, dhimbjet e kokës, mëlçinë, cerozën, gurët në veshka, azmën, etj. Ndërsa aroma e kafesë së sapo bërë vërtitet çdo mëngjes në mijëra sheshe, lajmet janë të mira për miliona e miliona njerëz nëpër botë, sigurisht edhe për ne shqiptarët, që kafen e kemi bërë pijen më të preferuar të mëngjesit. Edhe pse ajo ka efekte pozitive për shëndetin, asnjëherë nuk duhet tepruar me të. Nëse kafeja merret në doza të larta, ajo mund të kthehet në një rrezik serioz për shëndetin, duke u bërë shkak për sëmundje të ndryshme.
Tabela
Disa efekte pozitive të kafes në shëndetin tuaj
1- Lehtëson dhimbjet e kokës
2- Parandalon cerozën edhe gurët në veshka
3- Rregullon ekuilibrin tek azmatikët
4- I bën mirë arterieve të zemrës
5- Nuk u rekomandohet grave shtatzëna

6- Bën të mundur uljen e tensionit të gjakut
7- Bën ekuilibrin e tensionit të lartë dhe atij të ulët

Re: Tre kafe në ditë zvogëlojnë rrezikun për t‘u sëmurë nga diab

PostPostuar: 15 Shtator 2009, 10:28
nga ksanthi
po une qe se pi fare :dru:

Tre kafe në ditë zvogëlojnë rrezikun për t‘u sëmurë nga diab

PostPostuar: 15 Shtator 2009, 10:54
nga Laert
Ksanthi!
Meqenese nuk pin kafe, atehere pi leng geshtenjet ose lenge te gjethe mullaqes,...haaaaaaa :yes:

Re: Tre kafe në ditë zvogëlojnë rrezikun për t‘u sëmurë nga diab

PostPostuar: 15 Shtator 2009, 11:25
nga ksanthi
kjo mullaqja ceshte ? :( :)

Tre kafe në ditë zvogëlojnë rrezikun për t‘u sëmurë nga diab

PostPostuar: 15 Shtator 2009, 11:41
nga Laert
kSANTHI!
Nuk e kam idene e mullaqes, por e permenda se me duket se i shkonte njesoj mini-humorit.

Re: Tre kafe në ditë zvogëlojnë rrezikun për t‘u sëmurë nga diab

PostPostuar: 15 Shtator 2009, 12:27
nga Megi
....................

Tre kafe në ditë zvogëlojnë rrezikun për t‘u sëmurë nga diab

PostPostuar: 15 Shtator 2009, 12:36
nga Laert
Megi!
Kjo me ndodhe edhe mua. Deri ne dy kafe e pranoj, me shume me nervozon duke me dhene shqetesim ne organizem, jo se ngaterrohem me ndonje njeri. :flm

Re: Tre kafe në ditë zvogëlojnë rrezikun për t‘u sëmurë nga diab

PostPostuar: 15 Shtator 2009, 12:42
nga Megi
.......................

Re: Tre kafe në ditë zvogëlojnë rrezikun për t‘u sëmurë nga diab

PostPostuar: 15 Shtator 2009, 13:45
nga Laert
Megi!
Po.

Por eshte nje problem se disa te keqkuptojne kur i thua se nuk mundem me pi kafe se me ben keq. Nuk din njeriu si me be moj Megi??
Jau thua shqipe e nuk don te kuptoji. :flm

Re: Tre kafe në ditë zvogëlojnë rrezikun për t‘u sëmurë nga diab

PostPostuar: 15 Shtator 2009, 19:51
nga kokërrmeli
Po kafen s'thuhet se si me e pi, me pak, t'mesme apo me dy lug sheqer ;)
M'kujtohet se kur u rrxu komunizmi te ne, nierzit ndryshimin e shihshin te kafja. "Mundesh me blé kafe sa t'dush" thojshin
Masi ra fjala, a din kush me pa filxhan ? :)

[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari