Une mendoj qe propozimin e kolektivit tone e merr administratori dhe e shqyrton per te zgjedhe vete stafin.
Sugjeroj qe zgjedhja dhe mandej perzgjedhja e stafit shume te reduktuar te behet nga pozicioni real, duke u bazuar nga:
- kontributi i deritanishem ne site,
- nga cilesia e ngrohte shoqerore me koleget ne site
- dhe kualiteti dinamik i lendes se hedhur ne kosheren e
www.Proletari.com.
Mendoj qe administratori te kete ne konsiderate keto tri kritere.
Ne fund i sugjeroj administratorit qe personave te propozuar nga ne i zgjedhe vete sepse do te punoji me keta dhe tu caktoj sektoret e sitit me synim te jete:
- ne levizje me aktualitetin, te vere ne moto(levizje) mendimin e lire te bleteve tane,
- te menaxhojne harmonine e komunikimit ndermjet nesh-
- dhe te injektojne kualitet ne kulturen ne vecanti dhe ne teresi te sitit tone.
#Te mos lejohet asnji person qe:
- te fuse pyka
- te mbjelle kaos e percarje me ane temash
- dhe konfrontime direkt a indirekt ne mjedisin shoqeror tonin!
Mendoj se nuk kerkohet te behet nje mrekulli, te shpikin, por te japin ate kontribut te sinqerte aq sa munden.
Preferoj te ofroj parrullen: ''Me mire pak e per marak sesa shume e per lume.''
Ju lutemi vetem mirekuptim dhe jo tifozllek sepse lypet perkushtim dhe sinqeritet ne site!