Une si fillim do te doja te debatoja kunder disa gazetareve ose pseudogazetareve te kthyer ne gazetaro-biznesmen. Kunder gazetareve te kthyer ne felliqesira ne sherbetore te politikaneve dhe te partive te tyre.
Poshte po postoj disa vargje te shkruara nga gazatari Edmond Arizaj
do të mbrojmë fjalën e lirë apo lirinë e fyerjes? Fjalën e lirë e përdorin sot shumë prej analistëve, tek-tuk edhe me ndonjë rëndim, por gjithsesi i pranueshëm. Pavarësisht anësisë politike, preferencave personale apo rreshtimit total në njërin apo tjetrin krah, në përgjithësi ekziston autocensura te shumica e gazetarëve dhe analistëve. Dhe kjo është e domosdoshme kur asnjë gazetar nuk hidhet në gjyq. Ky ligj është vërtet thikë me dy presa, sepse tek e fundit sjell edhe reagimet personale të njerëzve që nuk kanë mbrojtjen e ligjit për shpifje, por nuk kanë as mbrojtjen e mediave. Kjo autocensurë, që bën të mundur eliminimin e thashethemit, ndalimin e inatit personal, peshimin e asaj që po shkruan, kthjellimin se “atë” do ta lexojnë mijëra njerëz dhe dhjetëra miq e familjarë, ka munguar plotësisht tek Baze. Për këtë mund të dëshmojnë plot gazetarë, edhe nga ata të protestës, mund të dëshmojnë plot politikanë, edhe nga ata që shprehën keqardhje për ngjarjen, mund të dëshmojnë plot biznesmenë, e turlilloj profesionesh të tjera. Pra, Baze nuk është kampioni i fjalës së lirë, por është etaloni i lirisë së fyerjes. Gazetarët mund të dilnin në mbrojtje të njeriut Mero Baze që u sulmua nga dikush që ka pushtetin ekonomik dhe mbase edhe politik, madje fort. Por realisht nuk mund të mbronin gazetarin Baze, sepse tek e fundit ai nuk është gazetar. Eshtë biznesmen që shkruan.
|