Tifozat e sportit boterore i mipret ky kend ku te shkembejne tifozllekun e tyre per sporte te ndryshme.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Njihuni me paret e futbollistave shqiptare dhe te huaj
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4573
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
K.Ronaldo, 16 milionë euro më i shtrenjtë se Kombëtarja jonë

» Vendosur: 03/06/2009

Leonard Karaj

Njëzet e gjashtë futbollistët e Kombëtares shqiptare vlejnë gjashtë herë më pak se homologët portugezë. Madje Kombëtarja e Josip Kuzhesë nuk kalon dot as vlerën e një futbollisti të vetëm, si Kristiano Ronaldo, kartoni i të cilit kushton 60 milionë euro kundrejt 43.65 të kuqezinjve të marrë së bashku. Kjo tregon në një farë mënyre diferencën e madhe që ekziston të paktën në planin e vlerësimeve nga ana e specialistëve të futbollit për këto dy skuadra. Duke iu referuar sajtit të transfermakt i cili merret ekskluzivisht me vlerësimet e futbollistëve në gjithë botën, sot gazeta “Panorama” publikon shifrat reale të kombëtares portugeze dhe asaj shqiptare të cilat do të ndeshen ditën e shtunë, 6 qershor në stadiumin kombëtar, “Qemal Stafa”.
Përsa i përket futbollistëve më të shtrenjtë të së dyja skuadrave, Lorik Cana për Kombëtaren shqiptare dhe Kristiano Ronaldo për portugezët mbajnë vendin e parë në poduim. Kosovari kuqezi vlen 14 milionë euro ndërsa portugezi i Mançester Junajtid, 60 milionë euro. “Topi i Artë” 2008 do të jetë edhe rreziku Nr.1 për portën e kombëtares shqiptare, çka mund të çojë Lorik Cana të mendojë më shumë për të mbrojtur sesa për të ndihmuar repartin e mesfushës dhe sulmit. Sipas të gjitha gjasave përveç kapitenit të Marsejës, rrodhe pas Ronaldos, Josip Kuzhe mund të vendosë edhe Kristi Vangjelin, i cili ia doli ta mbajë yllin portugez edhe në ndeshjen e parë në Braga më 15 tetor të 2008-ës. Problematik për prapavijën e kuqezinjëve parashikohet të jetë edhe Simao Sabrosa, futbollisti i dytë më i shtrenjtë i kësaj kombëtareje. Sulmuesi i Atletiko Madridit vlen 22 milionë euro. Ndërsa nga kuqezinjtë pas Canës vjen dyshja Curri-Dallku. Debatik Curri vlen 3.3 milionë euro ndërsa Armend Dallku, 2.75 milionë euro. Ndërkohë që kanë rënë ndjeshëm vlerat e kartonëve të Edmond Kapllanit, Ervin Skelës dhe Erjon Bogdanit.

Shqipëria

Lojtari Vlera/euro
Isli Hidi 800 mijë euro
Samir Ujkani 300 mijë euro
Enea Koliqi 100 mijë euro
Elvin Beqiri 1.25 milionë euro
Armend Dallku 2.75 mln euro
Kristi Vangjeli 800 mijë euro
Debatik Curri 3.3 milionë euro
Endri Vrapi 900 mijë euro
Andi Lila 1.5 milionë euro
Admir Teli 1 milionë euro
Lorik Cana 14 milionë euro
Klodian Duro 1.5 milionë euro
Ervin Skela 1.6 milionë euro
Ansi Agolli 400 mijë euro
Gilman Lika 900 mijë euro
Elis Bakaj 1.5 milionë euro
Jahmir Hyka 900 mijë euro
Ervin Bulku 1.5 milionë euro
Gjergji Muzaka 1 milionë euro
Emiliano Vila 700 mijë euro
Jetmir Sefa 350 mijë euro
Edmond Kapllani 1 milionë euro
Hamdi Salihi 750 mijë euro
Besart Berisha 1 milionë euro
Dorian Bylykbashi 2.25 milionë euro
Erjon Bogdani 1.6 milionë euro

Mosha mesatare: 25.2 vjeç
Vlera totale: 43.650.000 euro


Portugalia

Lojtari Vlera/euro
Moreira 3.5 milionë euro
Beto 3.5 milionë euro
Daniel Fernandes 2 milionë euro
Eduardo 3.5 milionë euro
Gonçalo Brandão 1.5 milionë euro
Rolando 4.2 milionë euro
Zé Castro 2.4 milionë euro
Bruno Alves 9 milionë euro
José Bosingëa 20.5 milionë euro
Miguel 8 milionë euro
Pepe 22 milionë euro
Ricardo Carvalho 20.5 milionë euro
Eliseu do Santos 5 milionë euro
Raul Meireles 7 milionë euro
C. Ronaldo 60 milionë euro
João Moutinho 14.5 milionë euro
Simão 22 milionë euro
Boa Morte 3 milionë euro
Nani 18 milionë euro
Tiago 8 milionë euro
Deco 15 milionë euro
Duda 6 milionë euro
Edinho 2.5 milionë euro
Hugo Almeida 7 milionë euro

Mosha mesatare: 26.9 vjeç
Vlera: 268.600.000 euro
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 07 Mars 2021, 10:53
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari