Faqe 1 prej 1

KRISTIANO RONALDO - KAMPION - MODE - MILIONA EURO

PostPostuar: 09 Shkurt 2009, 11:19
nga Laert
:( I dorezohet “Topi i Arte” Kristiano Ronaldos

Imazh
Cristiano Rolando ka kurorëzuar sezonin e tij spektakolar me trofeun e Topit të Artë, që i është dorëzuar portugezit në ceremoninë gala të zhvilluar në Paris. 23-vjecari është prezantuar shumë i emocionuar dhe ka premtuar se ky është vetëm fillimi dhe se dëshiron të mbetet gjatë në memorjen historike të futbollit. Mesfushori i Manchester United është kështu lojtari më i mirë në botë, dhe pason brazilianin Kaka në listën e fituesve të artë.
Nga 96 gazetarët që kanë votuar për revistën France Football, Ronaldo ka marrë 77 vota të para, që i kanë mjaftuar portugezit të renditet i pari. Ronaldo ka shënuar 42 gola, duke udhëhequr United në titullin kampion në Premier League dhe Champions League. Këpuca e artë e Europës dhe tani edhe topi i artë. Më mirë se kaq Cristiano Ronaldo nuk mund të bënte.
Portugezi ka marrë në total 446 pikë nga maksimumi prej 480, duke lënë shumë pas në vendin e dytë Lionel Messi me 281 vota dhe në vendin e tretë kampionin e Europës Fernando Torres me 179 vota. 43 vjet pas legjendarit Eusebio dhe 8 pas Luis Figos, një tjetër portugez ngjitet në catinë e Europës. Me plot merit, pasi askush nuk ka bërë më mirë se ai.
Eno Skarco

KRISTIANO RONALDO - KAMPION I 2008

PostPostuar: 11 Tetor 2009, 16:03
nga Laert
ImazhImazhImazhImazhImazhImazh

[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari