Rusja, që shkatërroi 28 vitet e martesës së Gibson
Oksana Pochepa
Mel Gibson dhe gruaja e divorcuar
.jpg)
Një këngëtare popi, nga ato ruset që të heqin mendjen, është vajza misterioze që shkatërroi martesën 28-vjeçare të aktorit Mel Gibson. Ajo quhet Oksana Pochepa, është 24 vjeç dhe siguron se dashuria që ka për aktorin 53-vjeçar, "është e fortë dhe jetëgjatë".
Mel, aktori amerikan, që njihet mirë edhe në Shqipëri, u njoh me vajzën vitin e kaluar, ndërsa të dy bënin sërf. Oksana është një këngëtare e njohur në vendin e vet, madje ajo ka bërë një këngë hit për shkollarët, që kur ka qenë 13 vjeç.
"Ne jemi njerëz të ndryshëm, por Mel është një burrë bujar dhe është i qartë për atë që do. Unë, gjithashtu, e di me saktësi çfarë po bëj", - thotë Oksana
Këngëtarja, e cila është edhe modele, pohoi se e ka vizituar Melin gjatë xhirimeve të një filmi në Boston, qysh verën e shkuar. Por, ajo shton: "Nuk do të doja të jepja më shumë hollësi në këtë moment".
Në Hollivud kishte muaj që ishte hapur fjala se zoti Gibson po linte gruan, me të cilën jetoi 28 vjet, për një "muzikante ruse me emrin Oksana".
Disa media ishin ngatërruar keqas, duke aluduar se bëhej fjalë për një lidhje me pianistin e famshëm rus Oksana Kolesnikova. Vetë Kolesnikova, 31 vjeç, një natë para se të zbulohej Oksana e vërtetë, (ajo dha intervistë për "The Sun") tha: "Nuk ia kam idenë se si është bërë kjo ngatërresë. Ndihem vërtet keq. I vetmi shpjegim mund të jetë, ngaqë emri Oksana është shumë i përhapur në Rusi".
E, megjithatë, disa burime tabloidesh në SHBA, thanë pardje se mund të ketë më shumë se një femër në këtë histori të ngatërruar të Melit. Sipas tyre, vajza që ka qenë në xhirimet e filmit në Boston, nuk është Oksana që duket në fotot e publikuara nga "The Sun". Të tjerë thonë që bukuroshja ruse, nuk ka të bëjë fare me Melin.
Mel Gibson është baba i plot 7 fëmijëve dhe divorci parashikohet t'i kushtojë një thesar të vërtetë: rreth 640 milionë paund.
Shekulli