Fansat e very important people do kene gjithcka rreth jetes dhe aktiviteteve te tyre
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
MUHATMA GANDI
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MUHATMA GANDI, Posted 09 Mars 2009, 11:27
GANDI - MOHANDAS (MAHATMA) GANDHI
Imazh
Mahatma Gandi, emri i lindjes Mohandas Karamchand Gandhi lindi më 2 tetor të vitit 1869 në Porbandar (Gujarat), Indi dhe vdiq më 30 janar të vitit 1948, ishte drejtuesi i levizjes çlirimtare nepermjet mosbindjes civile ne indine e pushtuar nga britaniket. Mahatma Gadi u vra në një atentat në Nju Delhi.

Emri i tij i vertete ishte Mohandas Karamchand Gandhi. U lind ne Indine Perendimore (Porbandar) dhe vdic ne vitin 1948 ne Nju Delhi. Studjoi ne rinine e tij ne Universitetin Juridik, dhe me vone do te shperngulej ne Afriken e Jugut, ku dhe do te ndeshej per te imponuar respektimin e te drejtave te punetoreve nga India qe kishin merguar ne Afriken e Jugut.

Me rikthimin e tij ne atdhe ne vitin 1914, u be shume aktiv ne aktivitetet brenda partise se Kongresit kombetar Indian duke mbeshtetur idene se India ishte e pjekur dhe gati per tu Veteqeverisur. Organizoi grupe mbeshtetesish per tu ndeshur kunder padrejtesise politike dhe shoqerore. Nderkaq perpiqej dhe te vinte paqe midis Indianeve dhe Myslimaneve, por ne vitin 1922 anglezet do ta arrestojne. Dy vite me pas do te lirohet nga burgu dhe pasi u terhoq nga jeta aktive politike, udhetoi rreth e perqark Indise per te bindur te gjithe per zhdukjen e tradites se kastave (klase shoqerore).
Ne vitin 1930 do ta shikojme kryetar te se famshmes ‘’demonstrates se kripes’’, si nje shenje proteste kunder taksave qe kishin imponuar Anglezet ne Indi, nje demonstrate qe e perseriten me mijra Indiane, deri ne piken ku kjo rryme u kthye ne nje levizje shume te fuqishme qe tronditi deri ne thellesi indiferencen e patundur te Indise dhe drejtoi per here te pare nje mase njerezish indiferente dhe jopolitik neper luften politike. Keshtu Gandi u arrestua edhe shume here te tjera nga Anglezet, beri greva urie ne shenje proteste dhe atehere kur problemi i pavaresise se Indise filloi te gjente zgjidhje u mundua perseri te pajtonte Indianet dhe Myslimanet. Por nje i ri nacionalist Indian, ma daten 30 Janar te vitit 1948, do ta vriste, duke ngritur mallengjimin dhe nervozizmin e opinionit publik mbareboteror.

Ishte nje personalitet i madh politik i Indise, qe shprehte besimet e tij te thella filozofike ne veprimin e tij politik. Dedikoi te gjithe jeten e tij qellimeve me te larta: pavarsise se Indise, barazise se te drejtave te shtresave te ulta te popullit, paqes midis induisteve dhe myslimaneve.

Ne Indi, me teper se ne cdo vend tjeter, cdo lloj veprimi njerezor, sidomos i shpirtrave te vecante si Gandi, behet me fond gjithesine. Njeriu duke vepruar mbulohet nga ideja qe e ka per detyre per te sherbyer nje vlere te larte metafizike. Filozofia pra, eshte nje teme praktike, qe shprehet jo vetem me tekstet e shkruar, por me te gjithe sjelljen njerezore. Gandi, shprehes i kesaj filozofie, besonte se te gjitha qeniet , qe nga Zoti e deri tek krijesa me e fundit, gjenden brenda nje shkalle zhvillimi, shkalle te ciles cdonjeri ka mundesi per te ngjitur shkallet e saj nje nga nje.

Vihet pro veprimit, por me nje karakter te shenjte, pasi duhet te jete i frymezuar nga nje shpirterim i thelle metafizik. Indianet qe kane nje koncept shume te ndryshem nga bota perendimore persa u perket shenjtoreve, e vendosin midis shenjtoreve te tyre, dhe per kete arsye e quajne Mahatma( Maha Atma = shpirt i madh) dhe madje akoma kur jetonte. Pasi ashtu sikur thame dhe me lart , ne Indi Shenjterimi nuk jepet nga keshille Klerikesh por nga intuita e pagabuar e popullit.

Gandi ne te gjithe jeten e tij, luftoi per pavaresine e atdheut te tij , duke pasur vetem nje arme te vetme qe ishte lartesia e tij etike dhe adhurimin e vertete te tij qe kishte per te gjithe Indine, pasi ajo misheronte Shpirtin e saj parashekullor.

Zoti, sipas Gandit nuk eshte nje ide abstrakte. Eshte nje prani e gjalle, zeri i te cilit ndodhet brenda njeriut. Kesaj pranie i jepte emrin Sat, ekzistence, qenie absolute, Zot, e Vertete. Sakrifica per kete te vertete eshte vetem menyra e perhapjes se saj.Dhe keshtu arrijme ne idene e dyte te filozofise se Gandit, ne idene ahimsa – mos dhunes, ose mungeses se dhunes, ide kjo qe luajti nje rol shume te rendesishem per clirimin e Indise. Per Gandin ahimsa perhapet tek cdo veprim qe krijon dhimbje trupore ose psikike dhe ka dy burime kryesore:

1. dashurine per cdo qenie
2. nevojen per vetekontroll per realizimin tone ne nivelin shoqeror dhe politik.

Mungesa e dhunes nuk do te thote nenshtrim kundrejt se keqes apo te padrejtit. Do te thote kundershtim me te gjitha forcat shpirterore kundrejt forces se tiranit. Kerkimi i se vertetes, si nje qellim i jetes se tij, dhe mos-dhuna, si nje menyre per te arritur dicka te tille, ishin dy ‘’mushkerite’’. Dhe per kete arsye thoshte se pa keto dy mushkeri nuk mundte te jetonte. Kerkimi i se vertetes nuk perman brenda tij perdorimin e dhunes, pasi njeriu, meqenese nuk ka aftesine per te njohur te verteten absolute, nuk mund te kete as edhe kurajon per ndeshkuar. Nevojitet Drejtesia qe eshte ajo qe hap rugen e dashurise.

Ishte kunder kastave trashegimtare dhe pro kastave qe caktoheshin si nje urdher hyjnor i ndarjes se pergjegjsive qe ka si qellim nje bashkejetese harmonike. Gandi besonte se cdo lloj pune ka dinjitet, sidomos puna qe behet me duar, dhe per kete dhe ai vete jepte shembullin duke dredhur pe. Kete e bente edhe per arsye praktike dhe ekonomike, domethene per luften kunder papunesise ne dimer por edhe per luften kunder imponimit te produkteve te industrive angleze, por edheper nje rikthim ne menyren indjane ne te gjitha fazat e jetes.

Persa i perket nevojes qe ka njeriu per vetekontroll, me qellim shpagimin, Gandi besonte ne rezultatin e permbajtshmerise seksuale, te cilen ai vete zbatonte ne marreveshje me gruan e tij. Vetezoterimi larteson shpirtin. Thonte ‘’ jetojme jo per te ushqyer, per te veshur dhe per te llastuar trupin tone. Kujdesemi per trupin tone , ne menyre qe te jetojme’’. Jeta fillon pasi te permbushen nevojat trupore. Atehere kur te gjitha perpjekjet kane si qellim trupin, shpirti fillon te vyshket. Kete ide te pasioneve e futi edhe ne sektorin shoqeror, me zbatimin e ahimsa, me kuptimin e mospjesemarrjes ne pasionet politike. Vuri kete ide edhe ne nivelin e sjelljes individuale brenda shoqerise dhe luftes nacionalopolitike.

Besonte se perpjekja eshte me e mire, jo atehere kur krijon plage armikut, por atehere kur kembengulim, dicka qe presupozon besim tek Zoti dhe nje fryme vetesakrifice. Konsideronte se milionat e indianeve nuk mund te kontrollohen pa superioritetin shpirteror te lidereve te tyre. Dhe ai ja arriti. U sakrifikua per idene e bashkevellazerimit midis induisteve dhe myslimaneve. Dashuria e Gandit per te verteten ishte e tille, sa qe shpesh here vinte ne pozite te veshtire mbeshtetesit e tij politik. Thonte gjithmone te verteten, pasi besonte thelle se e verteta heret e vone do te ndihmonte Indine ne ndeshjen e saj kunder Anglezeve, por edhe do te sherbente per cdo lloj ceshtjeje te drejte.

Gandi ishte influencuar shume edhe nga Bagavad Gita dhe klimes metafizike me te cilen Arzuna merrte keshillat n ga mesuaesi i tij Krisna. Brenda ketyre elementeve metafizike, vendoste te gjitha veprimet e tij. Del jashte sentimentalizmave dhe idese se zakonshme mbi dashurine. Jep nje kuptim ipervatik veprimit, dhe clirimit te Indise. Gjithmone, dashuria e zjarrte e Gandit per atdheun e tij zmadhohej. Veprimet e tij merrnin ate ‘’indiference te shenjte’’ qe i keshillonte Krisna Arzunes.

Klasen shoqerore qe donte te themelonte, e quante sarvodaya, qe do te thote ‘’e mira e perbashket’’, e mira me e madhe e mundshme per numrin me te madh te njerezve, ndersa me fjalen svarajya nenkuptonte pavaresine politike. Kjo e kombinuar me svadeshi , menyren indiane te jeteses, ishte ideali i republikes se Gandit.

Ne sektorin metafizik, Gnadi besonte se te gjitha jane te ujitura nga esenca supreme, Zoti. Dhe pervec Bagavad Gites admironte shume dhe vargjet e para te Isa Upanishad. ‘’Arrita ne konkluzionin se nese te gjitha upanishadet dhe te gjitha shkrimet e tjera papritmas zhdukeshin dhe beheshin hi, dhe ne mendjet e indianeve do te mbeteshin vetem vargjet. Te gjitha keto dhe gjithcka qe leviz ne toke tejkalohen nga Brahma, ne kete menyre Induizmi do te jetonte pergjithmone’’. Nuk nenvleresonte intelektualizmin, por as nuk i jepte vleren ekskluzive si nje instrument i dijes ashtu sikur i jepet ne Perendim. Per kete ishte edhe pro nje edukimi te njeriut qe permbante gjithcka, nje konsiderim filozofik dhe fetar i te gjitha gjerave. Meqenese besonte ne bashkimin qe arrihet me ndihmen e Zotit qe tejkalon gjithcka, sherbimi kundrejt bashkenjerezve te tij ishte per te forma me e mire e adhurimit te Zotit.

Gandi u influencua pervec Bagavad Gites edhe nga Ramajana ( thirrja Hyjnore), gjithashtu dhe nga Toro, Tolstoi, Raskin, te cilet admironte shume.

Gandi ishte nje njeri shume demokratik, pasi besonte thelle ne vlerat e njeriut. Asnjeri nuk ka te drejte te qeverise pa miratimin e popullit. Por demokracia sipas tij duhet te kombinohet me disiplinen. Nje njeri qe nga natyra e tij eshte demokratik eshte gjithashtu nga natyra edhe i disiplinuar. Demokracia vjen me nje menyre natyrale tek ai qe eshte mesuar tu bindet me deshire ligjeve njerezore dhe njerezore. Virtytet qe shoqerojne veprimet e tij politike jane: modestia e pakufi e tij dhe mosndryshimi i vlerave te tij etike pavaresisht rrethanave. Ky ishte Gandi. Nje revolucionar i vertete me nje konsiderim te ndryshem mbi universin dhe jeten. Nje orator qe ngjante me shume me nje mesues.

Ishte ndergjegjeja e gjalle e Indise. Te gjitha veprimet e tij kishin vulen e Shenjterimit dhe kur plumbi vdekjeprures i Godse (nje Indiani konservativ i cili besonte se Gandi ishte shume terheqes kundrejt myslimaneve) e plagosi , arriti te therriste ‘’Ram, Ram’’, emrin me te cilin ai quante Zotin. Personaliteti i Gandit ishte nje nga me te medhenjte e historise. Mesimet dhe parimet e tij tejkalojne kufinjte e Indise, dhe permbajtja mbinjerezore i perket te gjithe njerezimit.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
iDHULLI IM - MUHATMA GANDI, Posted 09 Mars 2009, 11:42
MUA QYSH I VOGEL ME KA TERHEQE NE SHPIRTE MADHESHTIA E PORTRETIT TE INDIANIT LEGJENDAR - I PERJETSHMI - MUHATMA GANDI.
Imazh
A KA CKA MESON KLASA ADMINISTRATIVE, KLASA AKADEMIKE, FEMIJET, ADOLESHENTET - POPULLI SHQIPTAR PREJ CILESIVE TE TIJA NJERZORE SI DASHURIA PER ATDHEUN, QE KJO DASHURI NDAJ ATDHEUT ASHTE TE DUASH POPULLIN E VET ME VEPRA DHE GUXIM. TE UDHEHIQESH NGA FILOZOFIJA E DASHURISE PER NJERIUN, PER POPULLIN.
NE SHQIPERI NUK NJIHET SEPSE KJO KLASE MJERANE-MEDIOKRE NUK I INTERESOJNE FIGURA NJERZORE SI MAHATMA GANDI QE E DHA JETEN PER POPULLIN.
ANDRA IME:
KUR DO TE VIJE AJO KOHE, QE VENDI IM - SHQIPERIA KA ME E BE PRONE TE VETIN - SEPAKU NJE BUST TE VOGEL DIKU NE NJE - UDHEHEQSIN E MADH TE INDISE - GANDIN???????
SHPRESOJ UNE SE NJE DITE DO TE NDIZET SEPAKU NJE QIRI PER GANDIN E MADH!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Shkurt 2021, 17:49
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari