
Michael Jackson “ndjen se fundi ёshtё afёr” dhe ka kërkuar nga motra e tij Janet tё rritë fёmijёt e tij kur ai tё vdesë, shkruajnë mediat amerikane.
Krijuesi i hitit “Thriller”, i cili sё fundi u raportua se vuan nga njё sёmundje vdekjeprurëse, ёshtё i bindur se nuk do tё mbijetojë pёr tё parë tre fёmijёt e tij tё rriten.
“Michael ndjen se fundi ёshtё afër. Ai ёshtё i tmerruar se nëse vdes, fёmijёt e tij do tё pёrfundojnё me prindërit e tij tё moshuar ose vёllezёrit e tij. Ai e din se Janet do t’u jepte fёmijёve dashurinë e nёnёs dhe do tё kujdeset qё ata tё rriten larg nga vëmendja e paparacёve”, thotë njё burim pёr National Enquirer.
Jackson, 50-vjeçar, ёshtё baba i Prince Michael, 12-vjeçar, dhe Paris, 10-vjeçare, qё tё dy tё lindur nga ish-gruaja e tij Debbie Rowe. Gjashtëvjeçari Prince Michael II ishte adoptuar nё vitin 2002