Fansat e very important people do kene gjithcka rreth jetes dhe aktiviteteve te tyre
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Përse qau Papa Gjon Pali i Dytë - Karol Vojtila?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Përse qau Papa Gjon Pali i Dytë?

Imazh

Me rastin e 18 vjetorit të vizitës të Papa Gjon Palit të Dytë në Shkodër dhe në Tiranë, më dt. 25 - 26 prill 1993 dhe SHENJTËRIMIT TË TIJ NË ROMË, DITËN E DIEL, MË 1 MAJ TË 2011

Bep Martin Pjetri
Më dt. 30.IV.2011

Më ka mbetë si gjurmë e pashlyeshme në kujtesë edhe sot momenti i qarjes me dënesë, i të ndjerit Papa Gjon PaliT të Dytë kur e kam pa në ekranin e televizionit.
Ende jam i trishtuar thellë në ndjesinë time edhe sot pas një kohe të gjatë.
Nuk kam pa dhe nuk do të shohë më një burrë kaq të madhë me përmasa botërore si Papa Gjon Palin e Dytë, që shkriu gjithë jetën e tij duke kontribuar në fushën e paqes, atë të përmbysjes të komunizmit, në atë të uljes së tensioneve të armiqësive midis religjioneve, në atë të kontributit për të varfërit në botë dhe në afrimin e popujve në Rrugën e Zotit e plotë kontribute të panumërta.
Unë besoj se i ka kryer të gjitha obligimet që ja përcaktonte morali, besimi dhe posti i lartë klerikal.

Përse qau me dënesë të madhe Papa polak, sa që tronditi mbarë njerëzimin, tronditi epiqendrën e tokës me lotë e dhimbje?
Ç’ka i la mangut njeriut, popujve të botës ku i vizitoi, e pritën me dashuri dhe brohoritje atë burrë të fortë dhe të dashur?
Nuk e kallëzoi Papa Gjon Pali i II-të kurrë shkakun e kësaj pezme lotësh që trishtoi gjithë botën atëhere dhe akoma edhe sot pas vdekjes.
A e mendoi udhëheqësi shpirtëror i Vatikanit pasojat e ndjeshmërisë të popujve të botës prej lotëve të zemrës që i lëshoi me aq dhimbje?
Unë nuk mundem kurrë të zboj trishtimin e lotëve të tija sa të jem gjallë. Mbetem edhe sot në pritje se një ditë do të mësoj kodin e lotëve të Njeriut më të madh të kohërave të shekujve XX, XXI dhe shekujve tjerë.
Përse popujt pretendojn të shkodifikojnë¨në gërma lotët e zemrës të udhëheqësit të Vatikanit?
Gjithmonë mendoj se diçka kam mësuar se një ndëshkim do të marrin popujt për largimin nga besimi në Zot pas vdekjes tij. E di që jam i gabuar në supozimin tim, por di që bota e civilizuar me ekonomi dhe politikë stabile është e rrënuar nga apostazia, nga urrejtja ndaj Zotit. I hedhin pakursim parlamentet dhe shtetet lumin e pareve vetëm që të mos besohet në Zot. E kjo sjellë rrënimin moral të njeriut, shfarosjen e familjes si qeliza më e shëndoshë e shoqërisë. Kjo botë e shthurur në themel ndjehet e lumtur që nuk beson në Zot, që në ligjet e pashkruar e ka shndrruar popujtë në ateista, por i kërcënon me frikën e shtetit, atë të gogolit të padukshëm kërcënues.

Nuk ka si harrohet thirrja e Papa Gjon Palit të II-të "Non abbiate paura!, që u bë lejtmotivi në gjithë botën e krishterë. Mos kini frikë nga pushtete dhe regjime ateiste si në komunizëm dhe në disa vende perëndimore!

Non abbiate paura!

« Non abbiate paura! Aprite, anzi, spalancate le porte a Cristo! Alla sua salvatrice potestà aprite i confini degli stati, i sistemi economici come quelli politici, i vasti campi di cultura, di civiltà, di sviluppo. Non abbiate paura! Cristo sa cosa è dentro l'uomo. Solo lui lo sa! »

(Papa Giovanni Paolo II. Omelia della messa di inaugurazione del pontificato, 22 ottobre 1978)

- "Mos kini frikë! Hapni të vërtetën, çelni dyert e Krishtit! Për shpëtimin e pushtetit tuaj, hapni kufijtë e shteteve, të sistemeve ekonomike dhe politike, fushat e gjera të kulturës qytetare të zhvillimit. Mos kini frikë! Krishti e din se çfarë ka brenda njeriu. Vetëm Ai e di! "

(Papa Gjon Pali II-të Në meshën e predikim të parë si Papa i Vatikanit, më 22 tetor të 1978.)


Mos kini frikë nga askush në botë, nga asnjë lloj rregjimi sepse keni në krahë Jezusin! Keni të drejtën të besoni në Zot!

Pse inkurajonte Papa Gjon Pali i Dytë popujt e botës? Kush ishin ato vlera njerzore që lypte Papa polak?
Ai lutej dhe punonte për të shembur sëpari murin e frikës të popullit kundër politikave djallzore të disa shteteve të civilizuara në Europë, që aplikojnë edhe sot në vitin 2011 ndaj popujve të tyre sistemin e zhveshjes nga besimi në Krishtë, në ateizëm, me synim për t’i shkatrruar zinxhirët e apostazisë të shekullit të XX dhe XXI e për të përqafuar dashurinë e njeirut me njeri-tjetrin, dashurinë ndaj më të dobtit, ndaj të sëmurit, në inkurajimin e shpirtit të solidaritetit, në besim të Zoti dhe jo te frika e padukëshme mizore e shtetit.

Lotët e Papës Gjon Palit të II-të mbi Globin në kaos e në largim nga rruga e Zotit
Imazh


Bota tjetër vuan nga liderët diktatorial dhe grupe fetare fondmentaliste, që me prezencën e tyre pengojnë liritë dhe zhvillimin ekonomiko-arsimor të popujve. Me politikat e tyre nxisin vetëm akte fondamentaliste shnjerzore kundër popujve me besime tjetër në emër të Allahut.
Bota civile amerikane -europiane aplikon politika agresive me bomba e destabilizime në vendet islame gjoja në emër të vendosjes të demokracisë.
Ndërsa bota islame pengon progresin shoqëror të popujve tyre nëpërmjetë sistemit mesjetar fetar dhe në anën tjetër grupet terroriste hedhin bomba kundër botës amerikane-europiane.
Janë dy bota që luftojnë njër-tjetrën për jetë a vdekje.
Janë dy bota që veprojnë seicila në emër të popujve në kundërshtim me Thirrjen e Zotit; Me Paqe dhe Dashuri në Zot ndërtohen dhe zhvillohen shoqëritë dhe Njeriu është numër një.

Lotët e Papa Gjon Palit të Dytë ishin dëshmi e qartë; se rruzulli tokësor sillet mbrapshtë, largë Fjalës të Zotit dhe ndëshkimi ka me qenë shumë i rëndë. Dëshpërimi i tij ishte i madh sepse edhe pse punoi shumë, prej vështirësirave nuk mundi t'i shkapërcente e si të tillë nuk arriti të qetësonte, edhe për të ardhmen atë pjesë të globit tokësor, që të lente popujtë nën dashurinë për vete dhe për Zotin.

Lotët e Gjon Palit të Dytë ishin lotë e larjes të mëkateve të botës në largim nga Zoti
Imazh


Kur qan njeriu shpreh një zëmëratë, një protestë, një lajmë ogurzi për ata që shkaktuan derdhjen e pikave të lotit mbi tokën e bekuar, që aq shumë është larë me gjak, djegë e shkelë prej luftrave kundra popujve të pafajshëm. Loti i Gjon Palit të dytë ishin lotë për të falë, për të larë mëkatet e popujve nën terrorin shtetëror, nën terrorin e një pakice gangsterësh që vjedhin, përdhunojnë, lejojnë blasfemi, përsekutojnë besimtarët e Zotit, i torturojnë deri sa të mbyllin sytë.
Pikat e lotit të Papa Gjon Palit Dytë derdhur mbi Tokën e bekuar janë dhe do të mbeten një NGA MREKULLITË E SHENJTIT TË PAPËS GJON PALIT TË DYTË.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Shkurt 2021, 19:19
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari