Papa Gjon Pali i Dytë - Karol Vojtila - I Dyti pas Gjergj Kastriotit puthi Tokën Shqiptare më 25.4.1993


Pse? Papa Gjon Pali i II puthi tokën shqiptare në vitin 1993
E diel, 10prill, 2011
Vizita e Papës Gjon Palit II në Shqipëri në vitin 1993 (3 vjet pas rënies së diktaturës komuniste). Vendi i Papës, Polonia ishte një vend nën diktaturë komuniste. Papa Gjon Pali II me Nënë Terezën ishin dy figura të mëdha që përfaqësonin botën katolike dhe atë humane, ku jeta e tyre ishte përpjekje, luftë për të përfaqsuar kryevlerat e shoqërisë.
Pse më 25 prill të 1993 kur shkeli tokën Papa Gjon Pali i II- fillimishtë puthi tokën shqiptare shqiptare?
Faktorët motivues të vizitës:
Gjergj Kastrioti - Skëbderbe - Heroi i Shqipërisë dhe i Europës
Ndoshta ky gjest është e lidhur me figurën legjendare dhe unike shqiptare, të heroit Gjergj Kastrioti - Skënderbeu i cili ishte i vetmi që e mbrojti Kishën Katolike në vitet 1444 dhe 1500 nga ana e Perandorisë Osmane, Skënderbeu u quajt nga papa, "Atlet i Krishtit".
Nënë Tereza - Nëna e Shqipërisë dhe e botës

Ndoshta se Shqipëria është vendi i Nënë Terezës, që la tokën si një vullnetare e madhe e Kishës Katolike, të cilën ajo la çdo gjë dhe shkoi në mesin e të varfërve të Indisë.

Erdhi për t'i dëshmuar se Shqipëria është pjesë e Europës
Apo ndoshta sepse viti 1993 ishte një periudhë që të gjitha vendet perëndimore duhej të kërkonin falje Shqipërisë, që nuk qenë të pranishëm në nyjet historike të familjes europiane kur Shqipëria kishte nevojë?

Këtu është Papa Gjon Pali i Dytë duke përshëndet me fëmijtë shkodranë që kanë dalë ta presin në hyrje të Shkodrës, pranë Kishës Katolike të rrënuar nga komunizmi e sot është rindërtuar nën këmbët e Kalasë Rozafa më 25 prill të 1993
E pregatiti në shqipë me dashuri të madhe e të thellë Bep Martin Pjetri, për burrin e parë që puthi tokën shqiptare që u dogjë, u grabitë, u vra me mijra e miliona prej pushtuesve otomanë, sllavë, grekë, italianë e gjermanë.
29 prill 2011
http://turismoinalbania.blogspot.com/20 ... ia-la.html