Raul Valenberg - hebrei suedez
4.8.1912 - 1947?

4.8.1912 - 1947?

Një tmerr i madhë ndodhi kundër vrasjeve masive të hebrejve gjatë Luftës së Dytë botërore, ku më vonë u quajtë holokaustë.
Rauli ishte një guximtar i rrallë, që demostroji në ndihmë të shpëtimit të disa çifutëve nga fati i tmerrshëm i çfarosjes.
Rauli lindi në Kapsta në afërsi të Stokholmit të Suedisë në vitin 1912. Familja e tij ishte e pasur dhe e besimit protestanë luteranë. Si i ri studjoji për arkitekturë dhe në vitin 1936 u bë prezantues për firmat tregtare të vendeve të Europës së mesme. Ky ishte një çifutë hungarez.
Raul punoji shumë vështirë për firmat tregtare dhe në vitin 1939 kishte krye një aktivitetë në shumë dyqane si në Gjermani, në Francë dhe në Hungari. Ai ishte një person mjaftë i nderuar dhe në veçanti në Budapestë.
Pushtimi gjerman
Në vitin 1944 dërguan nazistët trupa ushtarake brënda në Budapestë. Gjermania e pushtoji plotësishtë vendin duke synuar përqëndrimin e komandës së tyre te 700 mijë çifutët te kampi i përqëndrimit. Komuniteti i çifutëve kishte një besim te Rauli për t’i ndihmuar. Qeveria suedeze dhe ajo amerikane e bindën Raulin sëbashku me disa shoqata çifutësh, si përshembull Kongresi i Çifutve botëror dhe shoqata amerikane për refugjatë të punonin në fshehtësi për të shpëtuar sëpaku disa prej çifutve hungarez.
Plani i shpëtimit
Plani i Raulit ishte të pajiste hebrejtë me pasaporta suedeze dhe t’u jepte atyre për një kohë të shkurtër qëndrim në shtëpi të sigurta, ku ishin nën flamurin suedez. Atëhere ishte Suedija vend asnjanëse gjatë luftës, ku gjermanët nuk mund të preknin tokën suedeze.
Rauli punoji jashtë ambasadës suedeze në Budapestë me një shtabë që shtohej nga 20 veta deri në 600 veta në mbarim të luftës dhe sektori i tij emërtohej ’’Seksioni C’’.
Shpëtimi i hebrejve
Në takimet e fshehta të Raulit me funksionarë të rrjetit të shpëtimit të çifutve u instruktua, që të përdorë ndaj gjermanve metodën e mashtrimit me anë peshqeshesh dhe kërcënime po ta diktojnë rrethanat.. Synimi i tij ishte të shpëtonte 100 mijë çifutë. Ai mori një tren dhe transportoji hebrejtë prej kampit dhe u shpërndau rroba dhe ushqime. Disa u pajisën me dokumenta dhe para, gjë që i dha ndihmë për të udhëtuar në vende më të sigurta.
------------------------
Sqarime
Raoul Wallenberg – 4. 8.1912 – 16.7.1947?
Kapsta – Kappsta ashtë një territor natyror në Suedi
Kongresi i Çifutve botëror – World Jewish Congress
Vetëmohimi
Vetëmohimi i Raulit para nazizstëve, puna e fshehtë për të shpëtuar hebrejtë që banonin në geto të Budapestit e bëri të famshëm në botë. Ai u kërcënua fizikishtë prej nazistëve, por pati suksesë sepse ishte qytetar i një vendi neutral si Suedia, që nuk guxoji të përzihej në luftë.
Arrestohet prej sovjetikve
Vepra humanitare e Raulit u ndal trgjikishtë jo prej nazistëve, por prej sovjetikëve. Në janar të vitit 1945 u futën trupat e Ushtrisë së Kuqe në Budapestë për të çliruar kryeqytetin dhe Rauli ju lutë atyre që ta përkrahnin në misionin e shpëtimit të çifutve. Ndërsa dokumentat, radioja dhe veprimtaria normale e tija e bënë që sovjetikët të dyshonin se ishte spiunë amerikanë dhe menjëherë e arrestuan. Atë e dërguan në Moskë. Rauli nuk u kthye më në Suedi, nuk u morë asnjë informacion edhe sot.
Një enigmë e madhe
Paqartësia për faktin se madhështia e famës të Raulit rritej, u bë papritur tragjik. Autoritetet shtetërore suedeze pohuan se sovjetikët deklaruan se arrestimi i tij ishte bërë gabimishtë në një kohë kaosit të mbarimit të luftës dhe se kishte vdekur prej një goditje të zemrës në burgun famëkeq të KGB-s të Lubjankës të Moskës në vitin 1947.
Sipas disa të dhënave nga burime të tjera të pasigurta, rezultonin se Rauli nuk kishte vdekur, pasi është parë në burgë gjatë viteve 1951, 1959 dhe 1975.
Qytetar nderi
Raul Valensberg u dekorua me medaljen e lartë ‘’Qytetar nderi’’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu u dekorua edhe nga shteti i Izraelit në vitin 1986 dhe në kujtim të veprës së tij u mbollë një pemë.
Ishte një fatkeqësi e madhe, se kurrë nuk u mësua për fatin e vërtetë, se çfarë ndodhi me Raulin?
Shumë njerëz që shpëtuan prej tij dhe të tjerë e kujtojnë shpeshë veprën e tij dhe ai ishte një prej agjentë sekretë më absolutë që solli bota e agjenturës ndonjëherë.
-------------------------------
Sqarim
Geto – Ghetto quhet një vend, apo lagje ku banojnë një bashkësi njerzish të ardhur nga një vend të një race, të një ngjyre lëkure apo nacionale. Fjala Geto u përdor për herë të parë prej Venedikut në vitin 1516, ku flitej për një lagje çifutësh.
Adolf Ajman
Adolf Ajman u antarësua në Partinë Naziste, qysh i ri dhe në vitin 1942 mori përgjegjësinë në ’’Zgjidhjen përfundimtare’’.
Kjo ishte dëshira e nazistve, të ekzekutonin në masë të gjithë çifutët e Europës. Funksioni i tij ishte të kryente operacionin e çfarosjes nëpër kampe përqëndrimi të çifutve gjatë luftës.
Në mbarim të Luftës së Dytë botërore në maj e vitit 1945 largohet Adolfi në Argjentinë dhe ai arrestohet prej Shërbimeve Sekrete të Izraelit në vitin 1958. Ai dërgohet në gjykatë, ku sipas fakteve e fajësojnë për gjenocidin që ushtroji ndaj çifutve dhe u varë në litar më 31 maj 1962.
-------------------------------------
Sqarim
Adolf Ajman – Adolf Eimann lindi më 19.3.1906 dhe vdiq më 1.6.1962 në Ramlah të Izraelit.
"Të njejtën gjë kanë bërë izraelitët me trupin e Ajman-in, përgjegjësi dhe shfarosësi i tmerrshm i miliona njerëzve te pafajshëm në kampet e përqëndrimit të krijuara në bazë të ideologjisë satanike Nacional-Socialiste të Adolf Hitlerit.
Mosadi, shërbimi sekret i Izraelit e zbuloi dhe kapi kriminelin e luftës Ajman në Amerikën Latine. Pasi i bënë një injeksion duke e vënë në gjumë, e sollën në Izrael dhe i bënë gjyqin. Në gjyq ai e pranoi fajin, por kërkoi që t'i "falin jetën", por gjyqi e dënoj me varje në litar. Pasi e varën, ia dogjën trupin dhe hirin e trupit të tij e hodhën në Detin Mesdhe me qëllim që fara e këtij lloj kriminelit të zhduket fare nga kjo faqe e dheut.
Yad Vashem
Yad Vashem është fjalë hebraishte që do të thotë ‘’kujtim i përjetëshëm’’.
Kjo emër si simbol i kujtimit u dërgua në Jeruzalem në vitin 1953 për të ruajtur kujtimet e çifutve të çfarosur nga makina ushtarake gjermane. Ndaj tyre u mbollën pemë edhe ndaj atyre, që nuk ishin çifutë, por që vdiqën nën tortura apo u vranë në mbrojtje të jetës së çifutve.
Në vitin 1986 u mbollë një pemë për nder të Raul Valenberg.
Sqarime
Adolf Ajman – Adolf Eimann lindi më 19.3.1906 dhe vdiq më 1.6.1962 në Ramlah të Izraelit.
"Të njejtën gjë kanë bërë izraelitët me trupin e Ajman-in, përgjegjësi dhe shfarosësi i tmerrshm i miliona njerëzve te pafajshëm në kampet e përqëndrimit të krijuara në bazë të ideologjisë satanike Nacional-Socialiste të Adolf Hitlerit.
Mosadi, shërbimi sekret i Izraelit e zbuloi dhe kapi kriminelin e luftës Ajman në Amerikën Latine. Pasi i bënë një injeksion duke e vënë në gjumë, e sollën në Izrael dhe i bënë gjyqin. Në gjyq ai e pranoi fajin, por kërkoi që t'i "falin jetën", por gjyqi e dënoj me varje në litar. Pasi e varën, ia dogjën trupin dhe hirin e trupit të tij e hodhën në Detin Mesdhe me qëllim që fara e këtij lloj kriminelit të zhduket fare nga kjo faqe e dheut.
- Shërbimi Sekret izraelit - MOSSAD

– Në hebraishte Ha-Mosad le-Modi’in u-le-Tafhidim Meyhadin – Instituti I Zbulimit dhe i Sherbimit Special dhe në hebraishtë thirret ‘’Ha Mossad’’, që menjëherë kupton se ashtë Sherbimi Sekret izraelitë. Detyra kryesore e saj ashtë të hetojë Botën Arabe dhe organizatat nëpër botë. Izraeli ka katër Shërbime Sekrete: AMAN, LAKAM, SHABAK dhe MOSSAD, ku MOSSAD ashtë ma I famshëm që heton organizatat terroriste islamike dhe ato bashkëpuntore kundra Izraelit.
U morrë prej librit ''Agjenta sekretë'' me autor Paul Thomas
Ja kushtoi respektit dhe memories të heroizmave të hebrejve.
E shqipëroi Bep Martin Pjetri
Viti 2008