Fansat e very important people do kene gjithcka rreth jetes dhe aktiviteteve te tyre
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Drejtues
Poste: |
4571 |
Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Noel Robert Malcolm  Noel Malcolm është shkrimtar, historian, poliglot dhe gazetar britanik.Ka lindur në vitin 1956. Ka studiuar në Kembrixh, dhe është një nga analistët më të mirë britanikë në çështjet e Ballkanit. Ka qenë drejtor i revistës politike “The Spectator” dhe komentar i gazetës “Daily Telegraph”. Ka punuar gjatë për “British Helsinki Human Rights Group”, i njohur edhe në Shqipëri.
Është autor i librave:
* "Bosnja,-një histori e shkurtër" (1994), * “Origins of English Nonsense” (1997), * “Aspects of Hobbes” (2002), * “The Mental World of an Early Modern Mathematician” (2005).
Është editor i Korrespodencës së Thomas Hobbes (1994) dhe ka shkruar librin “George Enescu, jeta e tij dhe muzika" (1990) ( Toccata Press). Librat e tij mbi Kosovën ( “Kosovo: A Short History (1998) dhe Bosnjën, gjithashtu një histori e shkurtër, kanë patur sukses të madh në perëndim dhe janë të referueshme për të gjithë studiuesit e çështjeve ballkanike. Sidomos libri për Kosovën ka patur sukses më të madh, edhe pse është sulmuar ashpër nga qeveria dhe studiuesit pro-qeveritarë serbë. Ai është dekoruar edhe nga Presidenti Ibrahim Rugova, me medaljen e artë të “Lidhjes së Prizrenit". Dekoruar gjithashtu me "Medaljen e Mirënjohjes" nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu.Libri: KOSOVA - NJË HISTORI E SHKURTËR E pregatiti Bep Martin Pjetri me Mirënjohje e Respekt të madh për heroin nga Anglia - Dr. Noel Robert Malcolm për sitinwww.Proletari-Kulturë.com 31.7.2010
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri "Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta "Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
|
|
|

Drejtues
Poste: |
4571 |
Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Noel Robert Malcolm - intervistë në RTK e Kosovës të datës 29 korrik 2010 Për herë të parë ndëgjoja dhe e shifnja kët historian Noel që i shpjegonte sipas pyetjeve së gazetares kosovare me një permabjtje tepër provokuese mbi Kosovën, Shqipërinë, Serbinë dhe Ballkanin.
Mbeta i mahnitun se si ky anglezi e mbronte ceshtjen e Kosoves dhe ne teresi ceshtjen shqiptare ne Ballkan aq bukur sa qe nuk kam ndegjuar ala nje akademik, politikan qe te kete te njohuri, vizione të qarta ne universialitet e ceshtjes e shqiptarve ne historine e saj. Objektiviteti i tij me mrekulloi sepse ishin anglezet qe e ngaterruan Ballkanin kaq keq ne dem te shqiptareve ne favor te Bullgarise, Greqise, Serbise, Maqedonise dhe Malit te Zi. Me pelqen shume ish presidenti Moisiu qe e ka dekoruar ket personalitet te historise boterore dhe ate ballkanike. Duhet te dime se ky njeri qe merr ne mbrojtje Te drejtat shqiptare ne Ballkan rrezikon seriozishte koken, familjen prej sllaveve, prej ruseve, grekerve. Sikurse ka shume e shume shembuj në historinë shqiptare qe i kane masakruar personalitete kroate, angleze, italiane, franceskane boshnjake, intelektual, trima, prifter shqiptare bota sllave e greke nën bekimin e rusëve! I them si shqiptar ketij kryeluftetari akademik anglez; Faleminderit! Shqiptarët e vërtetë dhe Shqipëria ësht përjetsisht i përulun me mirenjohje para jush edhe symbyllur! E pregatiti Bep Martin Pjetri me Mirënjohje e Respekt të madh për heroin nga Anglia - Dr. Noel Robert Malcolm për sitinwww.Proletari-Kulturë.com 31.7.2010
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri "Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta "Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
|
|
|

Drejtues
Poste: |
4571 |
Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri "Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta "Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
|
|
|
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
|
|
Copyright ©2008 phpBB Group.
|
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Shkurt 2021, 19:02
|
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
|
|
|