Fansat e very important people do kene gjithcka rreth jetes dhe aktiviteteve te tyre
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 5 postime · Faqe 1 prej 1
Fra Lovro Mihačević -Mësues i At Fishtes-Misionar në Shqipni
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Fra Lovro Mihačević - Jeta dhe veprimtaria (1854-1920)
Imazh

Imazh

Frati Lovro Mihaçeviç i krahinës françeskane të Bosnjes ka vazhdue misionin e tij në mesin e shqiptarëve në Gjakovë (Kosovë) me tre priftërinje të tij në Shqipëri. Anëtarët e maparshëm të Urdhërit françeskane te kishës ku ka kenë Fra Lovro kanë punue në mesin e shqiptarëve dhe më parë, në shekujt 17, 18 dhe 19, kur Fr Mijo Dragiçeviç (1782), Fr Augustini Pokrajçiç (1787) dhe një numër të tjerësh fratësh. Më të famshëm në mesin e tyre padyshim është frat Lovro Mihaçeviç. Unë do të tentoja ta përmbledhë jetën dhe personalitetin e tij në arkitekturen dhe punën letrare të tij, të harruem.

Provincial shqiptar dhe boshnjake

Frat Lovro ka lindur në 1854 në Kreshevo të Bosnje Hercegovinës, ku ai përfundoi shkollën fillore, e cila u drejtua më pas nga françeskanët. Vitin e parë të shkollës së mesme ai ndoqi në Sarajevë (nga Fr Grge Martiç), ndërsa klasat e tjera i vazhdoi në manastirin e Kreshevos. Ai nuk hyri në provim dhe mëpas vazhdoi të studjoi për teologji në Gjakovë. Për shkak të shëndetit të dobët ai u kthye pas një viti dhe e dërguan atë te Esztergom, ku ai u diplomua me rezultate të shkëlqyer për teologji në vitin 1880. Ku po aty filloi funksionin e tij baritore si një kapelan dhe si mësues në shkollën fillore dhe në vitin e parë të veprimtarisë së tij ai mësoi 36 fëmijë dhe në vitin e dytë mësoi 46 fëmijë të tjerë. Ne vitin 1883 bëhet një mësues i filozofisë, por në kët kohë kreu funksionin e Urdhrit Françeskan dhe u vendosë për të dhanë mësim në Kolegjin Françeskan, që ishte e shkatërruar nga hordhite osmane në Shqipëri.

Frati Lovro mesoi per 4 muaj gjuhen shqipe


Tani ai kishte si detyrë parësore të mësonte gjuhën shqipe. Menjëherë mësoi nën udhëheqjen e Administratorit Apostolik Palmone Maria, sipas programit gramatikore të jezuitit italian At James Jung. Ai zotëroi gjuhën shqipe tepër shpejtë, për katër muaj. Dr Anton Ashiku e çmon si një shqiptarë të shkëlqyer. Së shpejti, ai kalon ne kursin e fjalorit Shqip Italisht.
Kursi per te ishte i vështirë: nuk ishte i mire ne ket disipline dhe mësuesit italiane nuk ka pranuar atë. Frat Lovro kerkoi ndihmë nga Bosnja, kështu që ai dërgoi Fr Ivo Bozhiç, i cili ishte aty për shtatë vjet dhe më vonë erdhën disa të tjerë. Pas tre vjet, Fr Lovro u bë drejtor i Institutit dhe mbeti në atë post për shtatë vjet. Ai gjithashtu ishte një priftë lokal.
Edhe pse kreu i françeskanëve për frat Lovron ka kërkuar qe të vazhdojë të punojë në Shqipëri, nga Provinca në vitin 1894, i caktuar qysh në Kreshevo, dhe në vitin 1897 si priftë në Nju Sheher. Në vitin 1906, frat Lovro u emërua Provincial, ku rinovohet vazhdimi i misionit tij ne Shqipëri.
Më vonë (1912) Fra Lovro u zgjodh si provinciale ne provincen boshnjake. Pas kësaj ai u bë abat i manastirit në Kreshevo, ku në moshën 64 vjeç u nda prej jetës, pra shkoi në amëshim.
Fra Lovro ishte një dhuratë natyrore, i karakterizuar nga një zell i një të palodhurit. Ai ishte arsimuar mirë edhe në artë. Ai fliste një mori gjuhësh si;latinishten, shqipen, italishten, frëngjishten, gjermanishten dhe hungarishten. Ai e kuptonte muzikën, dhe u merrte edhe në mjekësi. Më e rëndësishmja ashtë ai spikaste në pikëpamjet e tij të thella fetare: ai donte vërtetën, donte të ishte një priftë i mirë dhe i devotshëm në besimin ndaj Zotit dhe të kishte respektë ndaj eprorëve të tij.

Zelltar i madhë

Frat Lovro ka kryer pothuajse të gjitha shërbimet që një anëtar i provincës mund ta bëjë këtë. Ai ishte një kapelan, famullitar dhe pastoral, ishte mësues i shkollës popullore, mësues të shkollave të mesme dhe drejtor, ishte një abat dhe ushtronte shërbim në Provincën e Dubrovnikut, ishte provinciale i dy krahinave, dhe zëvendës-kryetari i konferencave të ndryshme. Këtu spikatë vetëm një pjesë e aktivitetit tij. Ai kryente krahas programit të tij të rregullt pastorale dhe detyrat administrative.

• Viti 1886-87.
Kur u bë drejtor i institucioneve te shkatërruara(nga osmanet), ka kontribue në ndërtimin e një godinë banimi të pajisur me mobilje dhe me anekse të tjera.

• Viti 1888-90.
Ne kushte osmane mizore kontribuoi në ndërtimin e një kishë të re.

• Viti 1897
Ka kontribue në ndërtimin ma vonë në Novi Sheher të shtëpisë për famullitarët me anekse tjera.

• Viti 1910
Si një priftë në Podhum u more me përmirësimin e kishës si dhe shtëpine e famullitarëve me anekset e saj.

• Ai shtoi aktivitetin e tij provincial të kishës së Shën. Anthony në Sarajevë dhe ne kishen e Shën Ante, ku ndërton një kat.

• Ai gjatë karrierës provinciale të tij u morrë me një punë të madhe në shtimin e ndërtimeve të shkollës të lartë me gjatësi rreth 80 metra. Kostot e saj arritën jo më pak se 1900 deri rreth 100.000 kurora.

Puna e shkrimtarit

Fra Lovro mund të llogaritet ndër më të frytshme ndër rradhët e shkrimtarëve boshnjakë françeskan. Në shkrimet e tij të bollëshme mbetën në dorëshkrime dhe disa janë të humbur. Nga ditari i tij i shpëtoi vetëm tetë faqe, si gramatika e tij shqipe, për të cilat H. Bariç tha se nuk mund të gjendet. Te dhoma e mjekut te familjes ruhet ende në manastirin e Kreshevos(372 fq. Në 8o). Nuk mund të lëhet mënjanë po ashtu bashkëpunimi me revistat.

Botimet e tij te shkruar në latinisht janë tri:

1. Guidi i Françiskos – Udhëzuesi Françisko (Sarajevë 1908, f. 91.) Thuhet se librat e tij ishin për miqte e Provinces françeskane, por në të vërtetë shkrimtari shkruajti per françeskanët të cilët punuan në famullitë. Ai dëshiron të tregonte neper shkrimet e tij se si e ka kryer detyrën e tij, që eproret e tij te mbeteshin te kenaqur.

2. Tre kontribute shkencore të mëdha, përkatësishtë të viteve; 1908 dhe 1913 për shqiptarët, po ashtu për boshnjakët në vitin 1915. Ato janë artikuj shumë të gjera, me faqe18-59, dhe për të inkurajuar udhëheqësit dhe vëllezërit në frytshmërinë dhe në inkurajimin e tyne, që ta ushtrojnë misionin fetare, detyrat priftëror dhe baritore me dashni hyjnore.

3. Një libër të plotë të urtësisë njerëzore dhe maturi (Romë 1908, f. 242.) përbëhet nga pesë pjesë;

- Pjesa e parë (1-51), ja ka përkushtue prifterve të rinj. Aty shkruen atë se si të ndryshojë jetën njeriu në përditshmërinë e vet, si të veprojë në drejtim, në raporte me priftërinjtë më të vjetër, të kishës dhe autoriteteve laike dhe lloje të ndryshme të besimtarëve. Ai udhëzoi që të botohej në një gazetë për të lexuar dhe disa libra më shumë. Ai paraqet llojet e ndryshme të punës së tij dhe flet për pushimet e tij argëtuese.
- Pjesa e dytë (51-107) paraqet stimujt e përgjithshme për jetë produktive, shpesh me shembuj. Ai kujtoi se sa e asht e bukur librit Foersterovu – per urtësinë e jetës (Lebenskunde).
- Pjesa e tretë (108-185) është gjithashtu duke menduar për jetën, por kryesisht në formën e aforizmave dhe ndonjëherë duke ilustrue jetën e njerëzve të famshëm.
- Pjesa e katërt ka të bëjë me kultivimin e trupit.
- Pjesa e pestë bahet fjalë për kultivimin e shëndetit shpirtëror (188-233).

Libri gjithë u krijua si një model i perkryerjes se tyre dhene mendimet e të tjerëve gjatë një jetë të gjatë.

Tre libra të tjerë janë shkruar në kroatisht

4. I pari prej tyre - Feja, Zagreb, viti 1893.
5. Libër ‘’Frat Lovro’’ është padyshimi libri më popullor, e përmbledhun me kujtime udhëtimesh të tij "Udhëtim nëpër Shqipëri’’, (Matica Kroaci, Zagreb 1911, f. 144.). Në fakt, vetëm pjesën e parë të itinerarit te tij.
- Së dyti, një pjesë e vogël (në faqet100-108), flet për Kishën Katolike në Shqipëri: ku, përbëjnë vetëm 10% të popullsisë. Në pjesën e mbetur të librit ka të bëjë me situatën në atë vend si; industria, transporti, tregtia, doganat, martesat, vdekjet, etj. si dhe të letërsisë popullore e të artit. Si udhëheqës, prifti Lovro ka pasur detyrë për të vizituar krahinën e tij dhe të qëndrojnë në Shqipëri që nga viti 1913 dhe 1914 me qëllim që t’i mundësonte atij hapësira për ta kryer detyrën edhe eksploruese të ngarkuem. Në atë kohë me kontributin e tij paraqiti interes në Shqipëri si dhe për autorët kroatët, kështu që është e kuptueshme se ai u përpoqë të pasqyronte aspektin edhe të vlerave kulturorë që përmbante subjekti i librit. Ndoshta për shkak se mori një shtytje me anën e mbeshtetjes austriake, që shkruejti librin ne vitin 1913 e përkthyer në gjermanisht, u ba që me kohë të zgjerohej në mënyrë të konsiderueshme libri. Libri është shtuar dhe me ane te një morie fotografish.

6. 6. Në kët vepër të re me skica nga historia shqiptare (Sarajevë 1912, f. 133.), shkrimtari është munduar të hapë horizonte në fushën edhe të historisë, ku profesioni i tij në të vërtetë nuk ishte historian, kështu që kur ashte botue si libër u mbështetë nga autorë, sidomos prej Arthur Galantija: storia Albanese Piccola (Romë 1905). Libri është veçanërisht interesante per luftrat e medhaja ne atë kohe. Gjergje Kastrioti-Skënderbeu asht përshkre si dhe Bushatllijte dhe Ali Pashë Tepelena.

Kontestimet dhe veshtiresite e përballjes se tij me serbët

Përgjigje e shkrimeve të Fra Lovros ne latinisht, ishin modeste dhe i panjohur: ndoshta kjo ishte për shkak të gjuhës që janë shkruar. Ky punoi për Shqipërinë dhe ndeshi në pakënaqësinë e ashpër të serbëve, ku shqiptarët dhe kroatët janë vlerësuar me interes të bashkepunimit në veprën e tij. Është e natyrshëm për t'u përballur me pakenaqesite e Serbisë.
Mbi të gjitha, ne duhet të mos harrojme se ai nuk shkruajti si një gjeograf apo historian. Librat e tij nuk janë të shkruara me qëllim që të jetë për debate shkencore. Prandaj, nuk ashtë shkakë të pretendohet si vepra shkencore dhe si e tillë nuk ishte e drejtë. Prandaj nuk e përligjë asnjë kritikë nga ana e Serbisë në kët vështrim.
Reagimi serbe për librat e tij në shqipe doli në gazetën letrare serbe - ''Vila Bosanska''(38/1912, 6, 466-472). Kritiku serbë TR Gjorgjeviç i ban pasqyrimin e parë të librave të Fra Lovros për auditorin e gjerë, por ishte reagim shumë e zbehtë dhe e thatë në argumenta...". Ndërsa informacioni në lidhje me Kishën Katolike ndalet në një aspektë të hollësishme, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e librit mundet të hiqet si e paplotë dhe paraqitet nganjëherë e gabuar. për kritikun serbë (...) E keqe e saj është se z. Mihaçeviç nuk e pershkruen asnjë fjalë për (...), serbët, sikur serbët nuk ekzistonin në tokën shqiptare.
" Goditje tjetër për autorin e librit ishte në kritikën ndaj fra Mihaçeviç se i jepe "shumë hapësirë në libër kujtimeve të njerëzve të tjerë të njohur nga ai si p.sh. ate te ardhjes në Shkodër, e cila është marrë nga Nushiçeva dhe nga autorë nga Kosova gjatë vitit 1894.
Ky vlerësim është i tepruar dhe i padrejtë për autorin dhe për kritikën. Libri për Shqipërinë i jep një imazh "shumë të zbehtë dhe të vaktë" për serbin. Në anën tjetër është e shkruar kryesisht nga nje person i gjallë dhe më interesante ashtë e mbushur me të dhëna. E vetmja akuzë sipas autorit asht vërtetë nëse merren parasysh fjalët e autorit Nushiçevih, që mund të konsiderohen si plagjiaturë nga Gjorgjeviçi.
Ky konstatim bie në kundërshtim, humbet bazën e kesaj pavertetesie, kur ne e pranojmë se është një libër popullor, por edhe një farë "udhëzuesi". Në vepra të tilla Fra Lovro trajtohet jo vetëm nga Nushic, por edhe nga të tjerët dhe se libri nuk ka shënime, me përjashtim të dy apo tre përkthimeve të fjalëve shqipe. Ai ka shkruar për historinë e kishës, të familjeve shqiptare, për ekonominë, etj, me synim për të venddosë në libër ato episode qe i kanë lanë përshtypje në rrugëtimin dhe punën e tij nëpër Shqipni.
Kritiku akuzoi se shkrimtari nuk përmend serbët. Pra, ky është një libër që flet për shqiptarët dhe jo për serbët! Dhe kjo nuk është e vërtetë që shkrimtari nuk përmend serbët:
a) Fra Lovro shkruan: "Të gjitha vendet e njohur nga Kosova janë krahina epike popullore", dhe b) ai përmend dhe vlerëson "Martesën e mbretit Vukashin, c) kur ne të gjeni atë dhe" Jelena, mbretëresha serbe, gruaja e mbretit Stefan Urosh të I-rë. " (Khs Rr. 59,66,73).

Reçensuesi i veprave te fratit Lovro do të ishte ba i njohur nëse botuesi kroat (Matrica) dhe shkrimtari kroat do të silleshin me gjakftohtësi ndaj serbëve. Le të kujtojmë se ajo ishte Letërsi serbe në revistën ''Vila Bosanska'' (6 / 1902, fq. 1149), në të cilën shkrimtari (N. S / Tojanoviç /) përmbledh mendimet e tij dhe programin duke thënë: "Deri në verifikim ju ose ne! "
Një përmbledhje, e cila lidhet me shënimet nga historia shqiptare, shkroi në Vila Bosanska(revistë serbe) "(28/1913, 3, 48), kritiku T. Gjorgjeviç, i cili mendon se fra Lovro asht një shkrimtar qe mohon dhe pastaj u akuzue për njohuritë e tij të varfër për historinë sërbe (p.sh. emri i mbretit Stefan Nemanja dhe disa gabime të tjera të ngjashme). Një tjetër pakënaqësi e mëdha tek ai për Fr Lovron ishte pohimin se "në Kongresin e Berlinit dëmtoi randë Shqipninë në copëtimi e tokave në interesë të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë në zgjerimin e tokave të tyre.
Studjuesit shqiptarë shkruajnë se Fr Lovro me përshkrimet etnografike dhe kontributet e tjera të vlefshme (p.sh. te artikulli i prof. Zekerija Canës: "Kontributi shkencor i Fra Lovro Mihaçeviçit" në revistën Përparimi " të vitit 1964, 7-8, 496-507 ishte nje studim serioz per fondin e kultures shqiptare.

Eliksir

Historia ashtë e tillë; se si një fisnik venecian vizitoi Dukën Kozimo Mediçin dhe i tha atij se ai kishte dëgjuar se ai e ka bërthamën e diturisë, dhe e pyeti për ta treguar atë. Ai u përgjigj: "Është e vërtetë ajo që ju keni dëgjuar: "Ja, I like it. Rregulli im nuk është që të dorëzohem në diçka që unë mund të bëjë. Asnje arsye nuk më shtynë atë që due ta baj sot, për ta lanë për nesër.. Asnjëherë te mos i lëmë pas dore gjera të vogla, që na duken. "
- Veprat e tij(dukës) i ka pershendet Venediku dhe i ka dëgjuar këshillat dhe u bë njeriu më i pasur në Venedik. - A doni të jeni të pasur dhe të mençur, atëhere veproni në pajtim me këtë parim!

U morrë nga libri ’’Njerëzit e urtë dhe të ditur’’ fq. 146

BURIMET DHE REFERENCAT


L. Mihaçeviç: Manuale FRANCISCANUM gri ... Sarajevë 1908
Enciklika Epistola, Sarajevë 1909
Enciklika Epistola, Sarajevë 1913
Literatura enciklike , Sarajevë 1915
Liber ’’ Shkenca nje vepër e matur humane’’ ..., Roma, viti 1908
''Në Shqipëri, përshtypjet e rrugës'' Matica Kroaci, Zagreb 1911th
Skica nga historia e Shqipërisë, Sarajevë 1912
ASKovačić: Françeskanët Biobibliografija e Argjentinës, Bosnjës, Sarajevë 1991
James Misio: ’’Vdekja pesëdhjetë e Fr Lovro Mihaçeviç’’ në Shtetet e Bashkuara, Argjentina, 21/1970, fq. 264-267.
Rastislav Drljić: Fra Lovro Mihaçeviç, biobibliografija, ’’Bariu i Mirë’’, 15-16/1966, f.. 407 SS
’’Heshtja’’ Gjorgjeviç: Fra Lovro Mihaçeviç: Në Shqipëri, Gazeta Letrare serbe 38/1912, vol. 6, faqet 466-472
’’Skica nga historia shqiptare’’ e Vila Bosanska - revistë serbe(, 26/1913, 3, 48

U pregatitë në shqip me dashni prej Bep Martin Pjetrit.
U zgjodhë ky prelat i madh sepse ndër tjera ishte ky njeriu që nuhati nga fëmijtë si ma të mençmin - djalin e vogël nga Zadrima - poetin gjenial At Gjergj Fishta, Martirin - At Shtjefën Gjeçovin etj. që e arsimoi në Shkollën Françeskane në Bosnje


Shkrimi u muerrë prej linkut të Provincës Françeskane të Bosnje Srebrana, që ndodhet me shekuj në Bosnje Hercegovine. Françeskanët ishin përposë fetar edhe luftëtar të dijes dhe të mbrojtjes së Atdheut nga imperatoria osmane duke mos pyetur për vuajtjet dhe flijimin e jetës me vetëdije për Fe dhe Atdhe.
U morre prej linkut;
http://www.bosnasrebrena.ba/v2010/povij ... -1920.html
http://www.bosnasrebrena.ba/v2010/samos ... ovica.html
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Lovro MIHACEVIC
RRETHANAT NË SHQIPËRI
Imazh

Shqipëria nuk ka kurrfarë nxitje për prodhim, kurrfarë vendosmërie për avancimin e bujqësisë e të industrisë, kurrfarë motivimi për kursim. Shërbimi publik dhe shtetëror është i pamjaftueshem, mjetet për qarkullim janë lënë pas dore, ndërsa punët dhe detyrat shtetërore vazhdimisht pezullohen. Mungesa e sigurisë publike, mungesa e lirisë së personave dhe pronës, kundërshtimi kategorik i çdo vullneti dhe noviteti që vjen nga fshatarët, japin një pasqyrë popullit dhe vendit, ku do të mundej dhe duhej të zhvillohej qeverisja dhe qarkullimi.

Edhe pse shqiptari eshte autokton në vendin e tij, ai nuk ka pasur kurrë rrethana të rregulluara ekonomike, që të ngritet në një shkallë më të lartë të kulturës dhe mirëqenies. I preokupuar herë me luftë e herë me robëri, nuk ka mundur t’i kushtojë rëndësi atdheut të Vet, ushqyesit të Tij, për këtë sot në kohrat më të zhviluara Atij i përket vetëm e dhjeta pjesë, e asaj që në rrethana më të volitshme mundej dhe duhej ti takonte. Si shembull të ekonomisë së pezulluar do të mjaftonte të përmendim vetëm Shkodrën, qytetin kryesor të tërë vendit, i cili nuk ka kurrfarë lidhjesh me detin edhepse gjindet vetëm 40km. larg, as hekurudhë, as rrugë, as udhë qerresh, e megjithatë qyteti duhet që nga rrethina e tij ti përmbush nevojat e veta. Fushat e bukura rreth janë përplotë me humus, por lumenjt Drini dhe Kiri çdo vit me vërshimet e tyre e rrënojnë dhe e bartin, duke i mbushur me rërë dhe baltë dhe kështu duke u nisur prej rajoneve, i cili mund të ishte më i begatshmi, e gjejmë këtë vend në një shkrtetirë të vërtetë. Në qytetin e Durrësit janë të pranishme ethe të rrezikshme, për shkak të moqalit në afërsi, i cili lehtë do të mund të thahej me hapjen e një kanali dhe ti sjell qytetit shëndetin, ndërsa popullit mirëqenien. E çka të themë për fshatrat, të cilat duhet t'i sjellin në Shkodër prodhimet e veta dhe prej aty të nxjerrin konsumin e tyre? Asnjë fshat nuk ka udhë qerresh. Posaqërisht fshatrat në kodra kanë aso rrugësh, që është vështirë edhe me kale të kalohet, nëpër disa tjera vështirë edhe me mushkë, ndërsa nëpër disa as me mushkë.

Toka, të cilën e punon dhe e kultivon Shqiptari, është e tillë, që në vite të volitshme jep fryte me bollëk, kështu që të shesë dhe profitojë mjaftë. Këto fryte edhe më tej e rrisin çmimin e tokës, kur dihet se Shqiptari e punon tokën me mjetet më primitive dhe pastaj në të nuk hedh as një grusht pleh.

Në Shqipërinë Jugore
raportet socijale janë më të mira se në pjesën veriore dhe kultivimi i tokës atje është më i rregullt. Por si atje ashtu edhe gjithkund ushqimi i rëndomt i fshatarit është buka e misrit, djathi, qepa dhe qumështi. Në qytet është njëjtë, vetëm se të pasurit hajnë bukë gruri, oriz, mish e vezë. Ushqimi i kuajve është elbi, thekra e misri.
Drithi është prodhim kryesor në Shqipëri. Në këtë degë bujqësore dallojet Vilajeti i Janinës, ku në vit mbillen rreth 20.000 hektarë tokë me misër, edhe një herë aq grurë, 7.000 thekër, 6.000 elb dhe 7.000 tërshërë.
Rreth qytetit të Vlorës
është e mundur të kultivohet me drithëra tri e katërta e fushës, por është vetëm një e treta. Për këtë këta në vend që të shesin, blejnë drith. Në rrethinën e Shkodrës dhe Durrësit drithrat mund të japin fryte të mira, por japin vetëm aq sa të ushqehet popullata, ndërsa në vite mjaft të frytshme një sasi e vogël shitet në Itali dhe Mal të Zi.
Prodhimi i dytë pas drithit është vaji. Viset më të pasura me ullishte (vaji) janë rreth Vlorës, Durrësit dhe Prevezës. Por edhe ullishtat i ka shkatërruar smundja (mosca olearia) vite të tëra.

Në tërë Shqipërinë, pastaj kultivohet rrushi i mrekullueshëm, por për shkak të mosdijes dhe pakujdesisë gjatë kultivimit të vreshtës, ka shumë pak verë, për këtë duhet të transportohet nga Italia. Por edhe ajo që kultivohet këtu, nuk është e përpikët dhe e shijshme, aq sa është e duhur.
Duhani është prudukti i vetëm, që i përmbush nevojat e vendit dhe mund të exportohet, përveq këtij exportohen edhe sasi të mëdha të kasisë.
Në livadhet dhe fushat e gjëra si dhe pyjet e begatshme në Shqipëri, mund të ushqehen bagëtitë dhe të jenë fitim i bollshëm për fshatarin, por bagëtitë e tyre janë të racës së dobët, të zvetnuara, të imëta dhe dhe të fishkura, e përveq kësaj edhe pa kurrfarë mbikqyrje, zakonisht edhe pa shtallë. Në fushat e Shkodrës, Lezhës, Krujës, Durrësit e Vlorës, përveq metilit bagëtitë vuajnë edhe nga smundjet tjera prej të cilave ngordhin dhe pakësohen. Bagëti me numër më të madh vërehen në rrethin e Janinës e të Manastirit, por as këtu nuk është më e mirë se në vilajetet tjera. Dhi dhe dele ka më së shumti rreth Shkodrës e Janinës. Për shërbime të shtëpisë mbahen edhe buajt, mushkat e gomarët. Derra ka gjithkah nga pak, për atë arsye se turqit nuk i tolerojnë derrat.
Pyjet të mëdha me drunjë të shumëllojshëm gjinden rreth Skodrës, Mirditës, Plavës e Gusinjës, Vlorës, Semenisë dhe Vjushës. Por këto pyje nuk i sjellin Shqiptarit dobi, sepse nuk ka rrugë për transport, e në anën tjetër popullata i shkatërron pyjet. Në realitet, pyjet në Shqipëri janë pronë e shtetit, por për çka i nevojiten ato shtetit, kur as në regjistrin shtetror të pyjeve nuk janë të evidencuara. Këto iu shërbejne vetëm personave privat dhe komunave. Shteti vetëm ndalon transportin nga personat e të huaj në shtete të huaja, njëjtë sikur pyjet e pronës shtetrore ashtu edhe private. Pasiqë nuk ka rrugë dhe kanale, këta drunjë nuk mund të barten, përpos ndonjë personi privat që arrin ti sjell nëpër lumenjë deri në dete dhe t´ia shes ndonjë vapori.

Nga pyjet barten pishat, sanzat, shqemat etj.

Peshkimi do të mundej të zhvillohet mirë, mirëpo tash është harruar dhe e lënë pas dore. Në të vërtetë, ne gjirin e Vlores dhe në Liqenin e Shkodrës zihen shumë peshq, por nga kjo populli ka pak dobi, sepse menjëherë eksportohen në Itali dhe Mal të Zi. Shpezët rriten në rrethinën e Durrësit. Pyjet janë përplotë me egërsira, por Shqiptarit nuk i intereson gjuetia; ai më me qejf e pret armikun e tij në pusi, se egërsirat. Kultivimi i mëndafshit ishte mjaft i zhvilluar dikur në Shqipëri dhe i sillte popullit dobi të shumta, por sot kjo degë ekonomike është krejtësisht e lënë pas dore.
Për qarkullim të vërtet dhe racional në Shqipëri nuk flitet.Vetëm në pak vende zhvillohet një qarkullim i vogël në lëmin e endjes, qëndisjes dhe lëkurtarisë. Industritë më të mëdha të exportit janë ajo e asfaltit në Selenicë afër Vlorës dhe ajo e kripës në Kavajë. Në minierën e Selenicës punon një ndërrmarrje franceze, e cila në vit nxjerr deri në 35.000 kuintal bitum të filtruar. Një burim i bitumit të lëngët buzë Vjosës nxjerr në ditë 2.000- 3.000 kuintal të ketij minerali.
Në Vlorë dhe Lurës ekzistojnë mullinjët me avull, e në Vlore makina shtypëse për vaj. Gjalpa dhe djathi përpunohen primitivisht. Primitive është edhe endja, thurja dhe qendisja e tyre. Në Shkodër dhe Janinë ekzistojnë punishtet e sapunit.. Armët prodhohen në Pejë dhe Shkodër, ndërsa baruti në Mat.
Qytetari shqiptar është tregtar i lindur, i aftë për çdo lloj tregtie, por rrethanat e pavolitshme në vend, janë shkak që kjo dhanti mbetet kapital i vdekur. Më së shumti tregtohet me kafe, sheqer, dhe oriz. Në exportimin dhe importimin e mallrave në rend të parë vjen Austria, pastaj Italia dhe Greqia. Exportimi i mallrave në rrethin e Shkodrës sjell 2.500.000 kruna në vit. Artikujt që exportohen janë: leshi, lëkura, druri, thëngjilli, drithi, shqemja, dylli, duhani dhe peshqit.
Shkodra importon
gjitha mallrat kolonijale si: kafe, sheqer, liker, rum, oriz, etj. Në rrethinën e Shkodrës dhe të Janinës shpenzohen në vit 700.000 kruna kafe, pas kësaj vjen sheqeri, mielli, pastaj qirat, sapuni, letra, shkrepsat, ilaqet, enët e ndryshme, hekuri, çeliku, etj.
Për tregtarin më e keqja është dogana; taksa doganore është 11%, përveq kësaj këtu nuk llogariten edhe taksa te tjera. Mallrat që vijnë nga Triesti, Konstantinopoja apo Vjena e Roma, për derisa barten nga dogana deri në dyqan, kalojnë disa ditë rrugë dhe akte të pagimit, e gjatë kësaj kohe disa artikuj prishen dhe nuk vlejnë më.

Zakonet e shqiptarëve

Jeta në shtëpi dhe familje

Shqiptarët ndahen në fise dhe jetojnë ndërmjet veti në fise të njëjta si kushërinj, pa dallim feje. Ata mbrohen bashkarisht, nëse i sulmon dikush dhe janë të obliguar që të hakmirrren ndaj çdo vrasje në fisin e tyre, pa marrë para sysh a ka qenë ai katolik apo musliman, vetëm a është vrarë nga njeriu i fisit tjetër.
Secili fis përbëhet nga shumë fshatra, e këto fshatra e kanë udhëheqësin e tyre- bajraktarin. Në disa fshatra për muslimanët udhëheqësi i fshatit është "muktari", për katolikët "koçobashi", të cilin e quajnë edhe "plaku i katunit". Fisi ndahet në bajraqe.
Shtëpitë janë afër njëra- tjetrës, që në rast sulmi nga armiku, të jenë të gjithë bashk për tu mbrojtur. Shtëpitë janë të ndërtuara me mure, por ka edhe nga druri, e këto i quajnë "ksolla". Shumica janë të mbuluara me rrasë dhe tjegulla, por ka edhe aso të mbuluara me kashtë. Shtëpitë mbrenda janë të ndara në tri pjesë: në mes është hapsira për vatër, për zierje, nga e majta dhe nga e djathta janë dhomat, njëra për mashkuj e tjetra për femra. Podrumi ka gjithashtu dy pjesë, njërën për lopë, qi e kuaj, tjetrën për arkat e shtëpisë dhe shërbime tjera. Kafshët e imta i mbajnë në oborr, në torishtë, të cilën e ruan qeni. Mbi vatër është i varur kazani me zingjir, në të cilin mbahet ujë i nxehtë për nevoja të shtëpisë.
Në muret e çdo shtëpie gjinden dollapët e vegjël për përgatitjen e gjërave për përdorim të shpeshtë, gjithashtu aty-këtu nëpër mure janë të vendosura dritaret e vogla ose thënë më mirë pushkaliqja, mbrenda mjaftë të gjëra, ndërsa jashtë të ngushta, nëpër të cilën depërton pushka dhe gjuhet kur është nevoja të mbrohet shtëpia.
Mënyra e jetës është mjaft e thjesht. Shqiptari nuk e zgjedh shumë ushqimin, ai është i kënaqur me atë që e ka dhe është kursimtar dhe i kufizuar. Te Shqiptarët nuk ka mejhane pijanecësh dhe aty të pihet litër pas litre por ai që aty shkon, pinë gati në këmbë një gotë dhe kthehet menjëherë në shtëpi. Kur është ndonjë festë në shtëpitë e pasura, i zoti i shtëpisë sjell një gjysmë litre raki mbi tavolinë dhe ajo mjafton për dhjetë deri pesëmbëdhjetë njerëz.
Më së shumti ushqehen me qumësht, të përgatitur në mënyra të ndryshme: me ëndje hanë djathë, qepë dhe purri. Nëse dikush duhet të udhëtojë larg, gjithmonë në strajcën e tij ka pogaqe, djath dhe qepë. Shqiptari më me ëndje pinë verë se sa raki, por edhe rakinë e pi, ndërsa nuk e tepron as me njërën e as me tjetrën. Pasuria shqiptare është mikëpritja, të cilën me falenderim e përmend edhe Tacit.
Shqiptarët janë të zhvilluar mirë, posaqërishtë në krahror. Me shtat mesatar dhe të zeshkët, në fytyrë të thatë, me sy të gjallëruar dhe ecje të matur. Gratë janë gjithashtu me shtat mesatar, të shëndosha dhe të hieshme; me fytyrë kuq e bardhë, e tipare bujare; me sy të zezë dhe të ndritshëm, e shikim melankolik dhe serioz. Ato janë puntore dhe kursimtare, të dëgjueshme, të përvuajtura dhe nëna mjaft të buta.
Në shtëpi të vet mashkulli është qeveritar apsolut, i cili udhëheq shtëpinë. Gruaja është zonja e shtëpisë së vet, e cila në pajtueshmëri me burrin i kryen punët e fushës dhe punët e shtëpisë. Çdo qytetar ose është tregtar ose zejtar, ndërsa fshatari është bujk i shkëlqyeshëm; ai e punon tokën e tij me qejf, e lëvron dhe e kultivon, te të cilat punë i ndihmon edhe gruaja, gratë kanë mjaftë punë edhe në shtëpi; me fëmijë, me puplajë dhe punë tjera. Shqiptarët rrisin me qejf kuaj, për këtë kanë edhe kuaj të mirë, e vetë janë kalorës të mirë. Ata me qejf gjithashtu ruajn edhe bagëtinë, për këtë edhe mburret që është bari. Krej njëjtë, edhe nëse ai është i zoti i shtëpisë, merr pushkën dhe fishekët, strajcën dhe shkopin dhe shkon pas bagëtisë, që ti ruaj tërë ditën.

Veshja

Shqiptari vesh petka të ndryshëm, por më shumti vesh xhamadan, jelek, gunja dhe tirqi të ngushtë, e të bardhë zhguni, e nganjëherë edhe të zi. Fshatarët mbathin opinga, të cilat ose i punojnë vet ose i blejnë, ndërsa qytetarët mbathin këpucë, qizme ose opinga të blera. Në kokë kanë fesin apo kapelën e punuar nga leshi i bardhë. Fshatarët mbajnë perreth kapelës një shami apo pëlhurë. Pasanikët veshin xhamadan dhe tirqi të qëndisur me të arta dhe me zingjir të orës nga ari apo argjendi. Secili është i mbathur, askund dhe asnjëherë nuk shkon i zbathur. I madh e i vogël, plak dhe i ri, të gjithë janë të mbathur.
Edhe veshja e gruas është e ndryshme, por zakonisht ato veshin një fund të zi, një fustan të gjatë, rreth belit mbështjellin një shokë, dhe në kokë kanë një shami të bardhë. Qytetaret veshin dimija, fustane si edhe mantel të kuq, këpucë dhe shumë dukate; nëpër fshatra veshin këmisha të trasha, jelekë të bardhë dhe lira të arit apo argjendit rreth qafës.
Secili shqiptar mban me vete armë, sikur te gjindet në shtëpi, kur punon fushën apo kur udhëton. Në rrypë ka revolverin, jataganin, e rreth rrypit është brezi me fishekët e renditur, ndërsa mbi supe qupëzën. Por më me qejf në supe Shqiptari mban pushkën, të cilën ia ka marrë armikut kur e ka vrarë. Me këtë pushkë krenohet dhe lartësohet. Armët i ka të fshira dhe gjithmonë të gatshme. Dy herë në ditë i fshin i kontrollon dhe i ledhaton.

Shqiptarët ndërmjet veti dhe në shoqëri

Shqiptarët në përgjithësi janë të temperamentit kolerik. Për një moment kalojnë nga ekstremiteti në ekstremitet, janë të vendosur dhe të gatshëm në vepër. Nuk është e mundur të vërehen duke u përleshur, që njëri-tjetrin ta ofendoj, shaj apo poshtërsoj. Nëse në ndonjë mosmarrveshje hidhërohen njëri ndaj tjetrit, ata e zgjidhin menjëherë, vërsulen me armë njëri- tjetrit, ose atë ditë ndahen të qetë, për t´iu hakmarrë më vonë njëri-tjetrit. Mund të ndodhë lehtë që dy vetë të rrijnë dhe këndojnë bashkë, kur papritmas kapin koburet dhe e sulmojnë njëri-tjetrin për ta mbytur. Për këtë ata janë në bisedë mjaftë të matur, të kujdesshëm dhe të ndieshëm. As ofendimin më të vogël nuk e durojnë.
Shqiptarët, si e kemi përmendur, janë mjaft mikpritës. Secili mysafir është i mirëseardhur te ata dhe pritet me respekt të madh në shtëpi. Derisa mysafiri është në shtëpi, nuk guxon ti ndodh asgjë e keqe. I zoti i shtëpisë përpiqet, që ta gostis dhe ta gëzojë, sa më mirë dhe më këndshëm që është e mundur. E zoja e shtëpisë mundohet, që t'i tregoi këtij mysafiri aftësitë e saja në kuzhinë. Edhe fqinjët vijnë me qejf, që ta shohin mysafirin, ta përshëndesin dhe të njoftohen me të.

Festat dhe Festimet

Sikur nëpër fshatra, ashtu edhe nëpër qytete është zakon të festohen pajtorët e kishave me një kremtim të madh. është i gëzuar dhe krenar çdo zot shtëpie, nëse atë ditë ka shumë mysafir, të afërm dhe miq. Në fshat është gjallëri dhe lumturi e madhe; secili kujdeset dhe përpiqet, që sa më mirë t'i prese të afërmit dhe miqt e vet. Të gjithë janë të veshur me petka solemne. Disa mysafir kane ardhur qysh mbrëmë, ndërsa të tjerët vijnë kah mëngjesi, të gjithë më parë hanë nga një kafshatë, pastaj së bashku nisen për në kishë. Pleqët dhe ata më të dalluarit marrin në dorë shkopinjët, ndërsa të rinjët nisen me pushkët e tyre. Në kishë shkojnë fisi me fis, farefisi me farefis, bajraku me bajrak. Në vendi e caktuar presin dhe takohen njëri me tjetrin, pastaj renditen të gjithë nga dy apo nga katër, njëri pas tjetrit, së pari pleqt, pastaj rinia. Para kishës dorzohen shkopinjët dhe pushkët, caktojnë rojtarin, që t'i ruajë këto, tani hyjnë në kishë, gjunjëzohen, nxjerrin rruzaret, bashkojnë duart dhe i luten Zotit. Pas meshës para derës së kishës përshendeten me të njohurit, pastaj pason renditja e ngjajshme gjatë kthimit, sipas rendit si kanë ardhur.
Në shtëpi bëhen gati, dorzojnë pushkët, zdeshin gujat, ulen pranë sofrës dhe fillojn të pinë raki. Para se ta pinë rakinë, secili e thrret Zotin dhe e përshëndet zotin e shtëpisë e të pranishmit:

-Kjoft levdue Jesu Krishti!
-Gjithmon e jets!

-Per t'mir e me neer!
-Me neer kiofsh.!
-Mir se t'gjeta.!
-Mir se t'pruni Zoti!
-Per t'mir!
-T'baft mir!
I zoti i shtëpisë iu përgjigjet të tjerve:
-Per shum mot e t'baft mir.

Kur përfundon pirja e rakisë, largojnë gotat dhe shishen dhe sjellin legenin dhe ujin, lajnë duart, marrin në krahë peshqirin apo një çarçaf të gjatë për shumë vetë, bëjnë kryq, e lusin Zotin dhe drekojnë. Gjatë drekes bisedojnë dhe bëjnë shaka. Kur njëri flet të gjithë tjerët heshtin dhe dëgjojnë. Kurrë nuk i ndërpritet fjala folësit, as dy nuk flasin njëkohësisht, për derisa dikush flet. Pasi të kenë drekuar prapë lusin Zotin, lajnë duart, falenderojnë zotin e shtëpisë dhe pijnë duhan dhe kafe e pas një kohe kthehen në shtëpitë e tyre.

Përktheu nga gjuha kroate: Pjetër GJONI

Ky shkrim është një pjese nga libri i P. Lovro Mihacevic, Po Albaniji - dojmovi s puta, Zagreb 1911. Ky libër është tërësisht në gjuhën shqipe i përkthyer nga Pjetër Gjoni, dhe shpresojmë se do ta botojmë sa më shpejt edhe shqip, nëse gjëjmë mundësi dhe përkrahje materiale. Nëse ndokush është i interesuar të ndihmon këkë botim, mund të lajmrohet në redaksi. P. Lovro Mihacevic ishte françeskan nga Bosnja që veproi shumë në provincën shqiptare françesakne.

U more nga siti; http://www.stublla.de/09.htm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10

“Kujtimet e mia në Shqipërinë e 1883-1907"

Vendosur: 17/01/2008

• Ka jetuar për 14 vjet në Shqipëri, ka vizituar vende të ndryshme dhe për to ka shkruar në formë reportazhi. At Lovro Mihaçeviq, në 1883 u emërua si mësimdhënës në kuvendin e Troshanit, ku punoi për dhjetë vjet.

At Lovro Mihaçeviq SI PRIFT NE sHKODER

Pas tre vjetësh, emërohet provincial në provincën françeskane në Shkodër, të porsathemeluar. Gjatë këtyre viteve, udhëtimet e tij kanë qenë jo vetëm në zonat veriore, por pothuajse në gjithë qytetet e Shqipërisë. Të gjitha mbresat nga këto udhëtime të viteve 1883-1907 nëpër Shqipëri At Lovro Mihaçeviq i ka përmbledhur të gjitha në një botim, i cili këto ditë është botuar edhe në shqip nga “Gjergj Fishta”. E titullon fare thjeshtë “Nëpër Shqipëri” dhe shkrimin e nis në mënyrë kronologjike, nga viti 1883 e deri ditën kur u largua prej këtej.

mIHACEVIC DERGOI EDHE AT FISHTEN PER STUDIME

Por gjatë viteve 1886 deri në 1896 Mihaçeviq ka çuar në Bosnjë për të kryer rishtarinë dhe studimet gjashtë kandidatë, ndër të cilëve edhe kolosët e letrave shqipe, At Gjergj Fishta, si dhe At Shtejefen Gjeçovin.Në vitin 1883, më dërgoi biletën e udhëtimit eprori suprem i françeskanëve në Romë, që me lejen e eprorëve të mi në Bosnjë, po edhe sipas dëshirës sime, të shkoja në Shqipëri, në kuvendin e Troshanit si mësimdhënës i rinisë rregullatore. Atje kam qëndruar dhjetë vjet të plota, duke kryer edhe shërbime të tjera, derisa u desht të kthehesha në Bosnjë. Mirëpo në muajin korrik të vitit 1906 më erdh nga Roma dekreti, me të cilin më emëruan provincial të parë të provincës së re françeskane të porsathemeluar në Shqipëri, me seli në Shkodër. Pasi rregullova punët e famullisë sime në Novi Sheher, pranë Zhepçës, nxitova të bëja një vizitë në vendlindjen time Kreshevë, të përshëndetesha me miqtë e kushërinjtë e mi, e t’u thosha lamtumirën dhe prej aty nëpër Kiselak, Visoko, Sarajevo, Mostar, Dubrovnik, Kotorr dhe Cetinje mbërrita në Shkodër në breg të Bunës. Vitin e ardhshëm 1907 u detyrova të vizitoja tërë tokën e Shqipërisë me Epir e Maqedoni, kah shtrihej provinca françeskane që më ishte besuar e që përfshinte shtatë ipeshkvi, gjegjësisht arqipeshkvitë e Shkodrës, Durrësit dhe Shkupit dhe ipeshkvijtë e Lezhës, Sapës, Pultit dhe Abacinë e Mirditës.
* * *
E dija se gjatë këtij udhëtimi të vështirë 4-mujor do të ndeshja e do të shihja shumë gjëra interesante dhe të vlershme, për këtë fillova t’i shënoja mbresat e mia, që të më mbeteshin ato si kujtime të bukura nga dheu kreshnik i Shqipërisë. Nuk kam kursyer as mundin, as shpenzimet, që të vëzhgoj e të vështroj sa më mirë këtë tokë, të shqiponjave trime e krenare. E tani, në këtë kohë, kur populli shqiptar në sy të Evropës po lufton për lirinë e vet, më shkoi mendja e u kujtova se do të ishte mirë që këto shënimet e mia, që bëra si udhëshkrim, t’i nxjerr në dritë, duke i botuar në mënyrë që edhe populli kroat të mësojë diçka për Shqipërinë edhe unë sadopak t’ua kthej me njetin tim të mirë mirësinë shqiptarëve për pritjen e ngrohtë, bujarinë dhe nderimin e madh fisnikërues, me të cilin më kanë pritur e pranuar, shoqëruar e përcjellë për katërmbëdhjetë vite me radhë sa qëndrova në mesin e tyre.
* * *
UDHETIMET DHE MBRESA PER DUSHMANIN, VUKJAKAJ, SHLLAK

Në punën time zyrtare më është dashur ta përshkoj tërë tokën shqiptare, kështu që në këtë udhëtim u nisa më datë 5 qershor të vitit 1907, unë me shoqin tim At Severin Lushaj dhe rrogëtari Kolë Pali, bashkë me përcjellësin Shan Cungeli. Kaluam lumin Kir, i cili pikërisht ato ditë ishte fryrë nga shirat e mëdha, hymë në rrafshinën e Muselimit, në fshatin Bardhanjoll, kaluam përroin Todri, pastaj dolën në rrafshin Ndërfusha, prej ku mësymë të ngjiteshim në mal. Nga mali mund të shikosh mrekullueshëm si në pëllëmbë të dorës qytetin e Shkodrës me rrethinë, mirëpo neve na shpejtohej e nguteshim të zbrisnin në fshatin Vukjakaj. Pas dy orëve mbërritëm në fshatin me famullinë e Mazrekut, ku na priti me zemër në dorë, me bukë, kripë e zemër, me atë pritje të mrekullueshme e larg të dëgjuar shqiptare, me plot nderime, famullitari i vendit, Loro Spathari, tek i cili edhe bujtëm atë natë. Jo larg këtij vendi ka qenë dikur qyteti venedikas Komani, nga xeherorja e të cilit me të madhe është nxjerrë ari e argjendi, ku edhe sot shihen zgafellet e mbetura të xeherores, e gjithashtu aty shihen edhe gërmadha të kishave, shtëpive e të tjera çfarë kishte motivuar që edhe famullitari i vendit të merrej me këto vjetërsira.
* * *
DURRESI

Durrësi, dikur Epidamus grek e Dyrrhachium romak, për të cilin flet Straboini dhe Plini, sot nuk është tjetër veç një qytet i thjeshtë turk me kështjellën nga kohërat e Venedikut. Nuk ka më aty pallate të bukura, kisha të mrekullueshme, mësonjëtore, kuvend, as pishina e shëtitore, as teatër e arena. Në Durrës ka dëshmi e gjurmë, kur kanë gërmuar punëtorët të hapnin themelin për një shtëpi të re, në anën lindore të qytetit përgjatë bregdetit në tri metra thellësi, kanë hasur në varreza, ku kanë gjetur monedha të vjetra me shkrim: monunius. Durrësi ka 4.500 banorë, shumica janë myslimanë, pak ka katolikë e ortodoksë edhe më pak dhe sa judenjë. Katolikët kanë famullinë e vet. Murgeshat e rendit Paulin kanë kuvendin e tyre, me shkollën dhe spitalin. Austria e mban shkollën fillore. Ortodoksët kanë famullinë e tyre dhe shkollën. Këtu është edhe medresa, po ashtu edhe konsullati i Austrisë, Italisë dhe Greqisë. Ky rajon nuk është i shëndetshëm, është vend ethesh e moçalik.
* * *
KRUJA

Kruja, vjen si duket nga fjala shqipe krue ose kroni dhe me të vërtetë vendi ku është vendosur qyteti dhe kështjella, është i pasur me burime të ftohta uji. Krujën kreshnike, përveç kësaj edhe për nga natyra vend i pamposhtur e i papushtueshëm, heroikisht dhe me një trimëri të rrallë e ka mbrojtur nga sulmet e shpeshta turke, Gjergj Kastrioti për bëmat e të cilit Kaçiq në “Pismarica” të tij, aq bukur ka kënduar. Sot kështjella është e shkretuar, hi e pluhur, pasi Reshid pashai më 1832 kishte urdhëruar ta rrënonin, ta shembnin e ta rrafshonin me tokë dhe kështu të shkatërrojë e ç’rrënjosë nga zemrat edhe përmendoren e fundit të fuqisë dhe qëndresës, të forcës këmbëngulëse shqiptare për identitet e mbijetesë.
* * *
TIRANA

Për origjinën e qytetit të Tiranës, edhe sot legjenda e gjallë thotë kështu: “Ishte këtu njëherë një bei i varfër, i cili nuk kishte askënd, përveç një shërbëtori të urtë dhe besnik. Duke parë beu, se nuk po mundohej t’ia paguajë shërbëtorit mundin e tij, një ditë e thërret para tij dhe i thotë: Bir i dashur, ja si po e sheh, unë po jetoj aq i varfër, saqë ty nuk mund të bëjë të lumtur ashtu si desha vetë, por ti shko lirisht, merr dheun në sy e kërkoje fatin tënd!”. Shërbëtori e dëgjoj beun dhe niset nëpër botë. Sylejmani, ashtu e kishte emrin beu, nuk kishte marrë lajm e nuk kishe dëgjuar një kohë të gjatë për të dhe çuditet shumë kur mori nga Kostandinopoja prej Vezirit të madh thirrjen të shkonte atje. Edhe më shumë habitet kur shikon Vezirin e madh, shërbëtorin e tij të dikurshëm. Veziri, që ta bëjë të lumtur beun e tij e bën vezir në Ohër, e ky beu, vezir tani, kthehet më vonë në vendlindjen e tij në Tiranën dhe fshatin e tij prej pesëmbëdhjetë shtëpive e pasuron dhe e zbukuron me shtëpi të bukura, shkolla e ndërtesa të tjera duke e shndërruar në qytet”.


U MORRE PREJ LINKUT; http://74.125.77.132/search?q=cache:dTj ... clnk&gl=dk
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Lovro Mihačević - At Lovro Mihaçeviç
Nopcsa-ShqiperiaKatolikeVeri.jpg

Lovro Mihačević ishte një kroat prift katolik, autor, dhe poet epik. Ai shërbeu si një misionar në Shqipëri dhe botoi vepra shqiptare të botuem në librin "Po Albaniji" (1911) dhe "problem i Srbija i Albanski Austro-Ugarska" (Probleme shqiptare dhe raportet e Serbisë me Austro-Hungarisë, 1913). [http://www.rastko.org.yu/rastko-al/zbornik1990/jvukmanovic-tragovi_l.php [Jovan Vukmanović, "Etnički i kulturni tragovi Srba u Sjevernoj Albaniji," Projekat Rastko]] Ai ndikoi fuqimisht te nxënësi e tij, Gjergj Fishta , një poet epik shqiptar i njohur . Http://www.elsie.de/pdf/articles/A2005F ... ndLute.pdf [[Robert Elsie, "Gjergj Fishta dhe Eposi Kombëtar Shqiptar ," E botuem në Qendrën për Ruse dhe të Studimeve të Evropës Lindore , University of Michigan, Ann Arbor , Michigan, të Shteteve të Bashkuara, më 26 janar 2005.]]

Lidhje të jashtme

* letërsisë kroate
* letërsisë shqipe
* Fishta Gjergj

Wikimedia Foundation. 2010.

U shqipërue teknikisht dhe korektikishtë me mirënjohje dhe përulje ndaj Mësuesit të Madh të At Gjergj Fishtës Lovro Mihačević - At Lovro Mihaçeviç nga Bep Martin Pjetri
E shtunë, më datën 1 janar 2011



Lovro Mihačević


Lovro Mihačević was a Croatian Catholic priest, author, and epic poet. He served as a missionary in Albania and published the Albanian-related works "Po Albaniji" (1911) and "Albanski problem i Srbija i Austro-Ugarska" (The Albanian Problem and Serbia and Austro-Hungary, 1913). [ [http://www.rastko.org.yu/rastko-al/zbornik1990/jvukmanovic-tragovi_l.php Jovan Vukmanović, "Etnički i kulturni tragovi Srba u Sjevernoj Albaniji," Projekat Rastko] ] He heavily influenced his pupil Gjergj Fishta, a renowned Albanian epic poet. [ [http://www.elsie.de/pdf/articles/A2005FishtaHighlandLute.pdf Robert Elsie, "Gjergj Fishta and the Albanian National Epic," Lecture given at the Center for Russian and Eastern European Studies, University of Michigan, Ann Arbor, Michigan, United States, on 26 January 2005.] ]

References

*Croatian literature
*Albanian literature
*Gjergj Fishta

Wikimedia Foundation. 2010.
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Gjakova - Manastiri i famullisë së Shën Pjetri dhe Pali


Viti 1906 – Frati Lovro Mihaçeviç(Mihačević),i pari provincial françeskan boshnjak në Troshan të Zadrimës të Lezhës.
Imazh

Kisha e 1832
Françeskanët boshnjakë ishin në të kaluarën, pjesa e madhe në mesin e katolikëve shqiptarë, sidomos para mbylljes të Provincës françeskan shqiptar në 1832 me ndikim italiane. Françeskanët boshnjakë u kthyen përsëri në 1883, kur morrën përsipër menaxhimin e shkollës mesme për trajnimin e kandidatëve françeskane në katundin Troshan. Nga 1886 deri 1896 klerikët françeskane shqiptarë studjuen në manastiret e Bosnjës, ku ishte, ndër të tjera, poet i famshëm shqiptar Gjergj Fishta († 1940), dhe një punëtor kulturor e patrioti Shtjefen Gjeçovi († 1929). Kur në 1906 u restaurue Provinca Françeskane Shqiptare, u emnue i pari provincial boshnjakë, françeskani Fra Lovro Mihaçeviç(Mihačević).

Gjendja e Kishës pas 1941
Pas përfundimit të Luftës së Parë Botnore, Provinca Françeskane Shqiptare në vjetin 1914 gjendet në zonën midis dy vendeve, shteteve. Me kërkesë të Sv. Stolice dhe në marrëveshje me qeverinë e atëhershme jugosllave, Françeskanët e Bosnjës në vjetin 1925 ju lejue administrimi i Famullisë të Kosovës rreth fshatrave; Peç, Zllokuçan, Zym dhe Gllogjan dhe faltoren e administratës së Shën Antonit në Gjakovë, kur dihet se si famulli ka ekzistue që nga vjeti 1851. Të dhanat e famullisë të Gjakovës, që nga krijimi i famullisë, por janë pas Luftës së Dytë Botërore, në posedim të autoritetit komunal.

Gjendja e Kishës pas komunizmit në Jugosllavi
Në vjetin 1948, Françeskanët e Bosnjes, lidhun me një marrëveshje me Ipeshkvit e Shkup-Prizrenit morën në dispozicion të katër famullitë e naltpërmenduna së bashku me shenjtëroresn ekzistuese edhe famullinë e Gjakovës. Marrëveshja e pregatitun u zbatue 10 vjet ma vonë, pra më 10 tetor 1958.

Vendi i shenjtë, në kishën Shen Antoni u themelue nga françeskani tirolas i Austrisë, Emilio Gabos dhe Kles (Cles) në vjetin 1882, ku ndërtuen një bujtinë dhe Kishën e Shën Antes.
Këtu ashtë shenjtërorja ku shërbyen françeskanët shqiptarë, dhe që nga 1925 shërbyen anëtarë të Provincës françeskane të Bosnjës. Ndërtesa e re e shenjtërores (165 m2 dhe me kambanë prej 90 kg) ashtë ndërtue nga Fra(Frati – në shqipë Ati) Lovro Mitroviq (P. Lorenz Mazrreku) nga Janjeva (i vramë në 1943), në sajë të ndihmës bamirëse, ku në mes të cilëve ishin myslimanë, si për shembull Gani Beu. Fra Lovro gjithashtu bleu shtëpi aty pranë dhe ndërtoi një bujtinë për pelegrinët.

Kisha e vjetër e famullisë të ”Shën Pjetrit” dhe të ”Shën Palit” të ndërtuem në 1928-1938, dhe rinovue në 1959 dhe 1969 ishin damtue randë gjatë luftës në vjetin 1999 e në vjetin 2000, së bashku me kishën e vjetër të manastirit të rrënuem apo të demoluem.
Ndërtimi i kishës së re famullitare (1100 m2) filloi në maj të vitit 2001, ku ishte e mbulue në 2004, por ende nuk ashtë përfundue.

Përveç kishës dhe shenjtërores, në famullinë e tetë kishave ndihmëse: Vogovo, Ramoc, Moglica, Korenica, Osek Pasha, Osek Hila, Nec dhe Guska.

Që prej manastirit të vjetër, e ndërtueme në vjetët 1961-1964, kisha e Shen Pjetrit dhe Shen Paulit nuk plotësojnë nevojat e komunitetit, kështuqë prej periudhës 1990-1996 u ndërtue një manastir i ri pranë Kishës së Shën Antonit, por ishte damtue randë gjatë bombardimeve të NATO-s në 1999, sepse ishin instalue qellimishtë pranë Kishës, barakat e ushtrisë jugosllave. Kisha u ripërtëri menjëherë pas luftës 1999-2000.

Emigrimi i besimtarve katolikë shqiptarë
Në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, gjithnjë e ma shumë nga lëvizje jashtë vendit, veçanërisht në Zvicër emigruen mbi 40% (mbi 5200) të besimtarëve. Përveç kësaj emigrimit, dhe sot ashtë Gjakova një nga famullitë ma të mëdha në Kosovë, dhe ka 6.800 besimtarë.

Famullitare e formuem në vendbanimet e maposhtme: Gjakova, Brekoc, Çerim, Dalashaj, Firza, Guska, Jahoc, Korenica, Madanaj, Mejë, Moglica, Nec, Oriza, Osek Hila, Osek Pasha, Piskota, Raçaj, Ramoc, Shishman, Vogovo, Zid Sadik -agin dhe Zhub.

Që nga viti 1964 kanë kontribue instalimin e ujësjellsve në fshatra Motrat e kishës Shen Križa (Gjakovë).
Kisha (vend i shenjtë) Shën Ante (e restauruem tansisht në 1996), ka dy statujat e shenjtorit në fjalë, njeni prej të cilave ashtë origjina tirola-se(austriake), e fundit të shekullit të 19 dhe një statujë e Zojës së Lurdit. Vlera e veçantë artistik rrjedhin nga piktura e 14 gotëve nga Gjure Sederovi në 1987, por ata u shkatërruan gjatë bombardimeve në luftën në vjetin 1999. Për fat të mirë, ka ende vizatimet origjinale të Sederovit.
Me një tjetër statujë të Shën Ante ashtë e vendosun në manastir, dhe vjen nga puntori, F. Stuffleser, i përmendun në bustin prej bronzit të Shtjefën Gjeçovit e skulptorit boshnjakë Krune Bošnjaka (1979).
Biblioteka Manastiri ka mbi 7300 tituj libra i botuem rreth vjetit 1991 nga lista e famullisë Bashkësia Jonë (Komuniteti Jonë).

E pregatit në shqip Bep Martin Pjetri
E premte, më dt. 20.III.2015

U morrë nga; http://www.bosnasrebrena.ba/v2010/samos ... ovica.html
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 5 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Shkurt 2021, 18:46
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari