Fansat e very important people do kene gjithcka rreth jetes dhe aktiviteteve te tyre
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 5 postime · Faqe 1 prej 1
MUSTAFA QEMAL ATATURKU
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MUSTAFA QEMAL ATATURKU, Posted 30 Janar 2010, 00:18
Mustafa Kemal Atatürk
Imazh

(Mustafa Qemal Ataturk).(12. mars 1881. - 10. nëntor 1938.), eprorë ushtarak turk, udhëheqës popullor dhe themelues i Republikës Turke dhe kryetari i parë i sajë(1923-1938 Mustafa Kemal Atatürk). Mustafa është lindur në vitin 1881 në Selanik, babai i tij ka qenë tregtarë. Ataturku, rrjedh nga një familje fshatare, pranë qytezës Koxhanxhëk, komunë në Dibër, ka lindur më 1881, në Selanik dhe vitet e fëmijërisë dhe rinisë i ka kaluar në Shqipëri e Maqedoni. M.Q.Ataturku, i rritur në një rreth ku shqiptarët e turqit janë lidhur edhe më marrëdhënie martesore, problemet socio-etnike dhe politike të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e Rumelisë, i dinte fare mirë. Kapiteni shtatmadhor, M.Q.Ataturk, që bashkëpunonte edhe me patriotë shqiptarë, në një bisedë, në 1907, në Kraferie, me shokët e tij ushtarë, i thoshte mikut të tij të ngushtë, Ali Faut Pashë Xhebesoj, lidhur me fatin e shtetit osman.
Në moshën 12 vjecare është regjistruar në shkollën ushtarake në Selanik, në qendrën e nacionalizmit grek dhe sllav. Në këtë shkollë nga mësimdhënësit ka marrë pseudonimin Kemal (“i përkryer”). Nga viti 1896 ka vazhduar akademinë ushtarake në Manastir, ndërsa nga 1899 në Stamboll, akademinë e kreu në vitin 1905. Për shkak të aktivitetit të tij ilegal me Xhonturqit(turqit e rinje) të cilët luftuan kundër regjimit aristokrat të sulltanatit otomane ju desh Ataturkut te vendosej me qeverine e re në Siri. Në Damask formon organizatën Vatan ve kurriiet(atdheu dhe liria). Pasi që në vitin 1907 është transferuar në Selanik iu bashkua shoqatës Bashkimi për bashkim dhe progres, të cilën e kishte themeluar Revulucioni i Xhonturqëve në korrik të vitit 1908. Ataturku merr pjesë në revulucionin xhonturk, por edhe si shef i shtabit të Mahmut Shefqet-pashës në shuarjen e kondërrevulucionit të Abdyl Hamidit në Stambollnë vitin 1909. Mori pjesë në luftë në Libi kundër Italisë (në vitin 1911-1912).

Në kohën e Luftërave Ballkanike (1912-1913) organizoi mbrojtjen e Dardaneleve, pastaj ka qenë këshilltar ushtarak në Bullgari. Gjate Luftës së Parë Botrore kur Turqia ishte në anën e Gjermanisë , Tataturku kishte arritë një autoritet të pa kontestueshëm në fushën e luftës afër Galipolit në vitin 1915, ku arriti ti kthej mbrapa forcat Aleate. Përveç kësaj morri pjesë edhe në Kaukaz në armaten e Kaukazit si oficier i armatës së Dytë(1916-1917). Në këtë luftë arriti gradën e gjeneralit e në fund edhe pasha. Mandej është transferuar në frontin Palestinez dhe pas nënshkruarjes së marrëveshjës për paqë kthehet në Stamboll.

Në vitin 1919, u largua nga ushtria dhe u vu në krye të lëvizjes nacionale turke kundër okupimit grek dhe ne krye te lëvizjes për pavarësinë e Turqisë të cilën pas thyerjes së Mbretërisë Turke në fund të Luftës së Parë botërore e kan rrezikuar forcat fituese, në radhë të parë Britania e Madhe. Krejt kjo shkaktoi luftën me Greqinë, të cilës Britania e Madhe aktivisht e kishte ndihmuar. Ushtria greke kishte okupuar Izmirin dhe bregdetin e Anadollisë më 15 mars 1919. Ataturku menjëherë filloi të punoj në bashkimin lëvizjes nacionale turke dhe krijimin e ushtrisë për të mbrojtur vendin. Por së pari është dashur të luftoj kundër regjimit të kalbur te Sulltanit Otoman në Stamboll i cili kishte lejuar me dëshirë coptimin e teritorit. Atëherë kur qeveria e kompremetuar kishte lejuar Aleatëve të okuponin disa pjesë të Turqisë , Ataturku në Ankara në maj të vitit 1920 kishte vendosë qeverinë e përkohshme dhe kuvendi i madh popullor e zgjedh kryetar qeverie me 2 maj të vitit 1920.
PRESIDENTI I SHTETIT TURK MUSTAFA QEMAL ATATURKU NDODHET NE MESIN E FHSHATARVE TE VARFER TURQEImazh

Mustafa Q.Ataturku dhe Shqiperia

M. Qemali, që shërbeu edhe si atashe ushtarak pranë ambasadës turke në Sofie, qysh nga 13 tetori 1913 deri në janar të vitit 1915, i kishte mësuar fare mirë problemet politike dhe diplomatike ndërkombëtare, sidomos ato lidhur me viset e Ballkanit. Kryekomandanti Mustafa Qemal Pasha, që nisi luftën nacionalçlirimtare të turqve në Anadoll, 19 maj 1919, pasi themeloi edhe Qeverinë e Turqisë së Re, në 23 prill 1920, në Ankara, aty vendosi edhe marrëdhëniet politike ushtarake, kulturore me Qeverinë shqiptare, që kishte lindur nga Kongresi i Lushnjës, në 28-31 janar 1920. Në ato vite, Turqia e Re po luftonte me Greqinë, e cila ishte bërë masha e superfuqive evropiane. Grekët, që kishin zbarkuar në 15 maj 1919, në Izmir, nuk kërcënonin vetëm Anadollin, por edhe Qeverinë e Tiranës dhe përpiqeshin të aneksonin Shqipërinë Jugore, të ashtuquajtur “Vorio-Epir” (Epiri i Veriut). Shqipëria dhe Greqia nuk ishin marrë vesh në Konferencën e Paqes, të mbajtur në Paris, gjatë viteve 1919-1920. Strategu i madh, M. Q. Pasha, synonte të përçante armatën greke, në 1920, siç e kemi thënë më lart, i dërgoi Qeverisë së Tiranës një delegacion ushtarakësh prej 25 vetash, të kryesuar prej kolonelit të shtatmadhorisë, Salahabin Shkoza.

Pas disa humbjeve fillestare në luftë me grekët, megjithëate i shkoi për dore të shënoj fitore në betejat vendimtare te vendi Sakarya( korrik të vitit 1921) dhe në Dolupin(korrik të vitit 1922), duke e marrë Izmirin në muajin shtator. Në luftë me grek e rrëmben fitoren dhe e largon Greqinë nga Azia e Vogël dhe kështu eviton implementimin e marrëveshjës nga e cila Greqisë i jepeshin disa pjesë të Azisë së Vogël. Pasi evitoi rrezikun Grek , Ataturku iu kthye rrezikut të mbrendëshëm - dhe e largoi nga pushteti sulltan Ahmetin e VI-të. Më 22 tetor të vitit 1923 Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë shpallë Republikën, ndërsa Mustafë Kemal shpallet për kryetarë të parë të sajë. Kuvendi ia dha edhe nji titull Gazi ( që do të thotë fitues). Më vonë në vitin 1934 Kuvendi i madh popullorë ja jep emrin Ataturk (baba i Turqisë) në shënjë faleminderimi që ka bërë për popullin turk. Mandej në muaji gusht 1923 Ataturku themelon Partinë Popullore i cili ishte edhe udhëheqësi ideor i sajë( ma vonë ia ndrron emrin në Partinë Popullore Republikane ) dhe me këtë vendosë sistemin njëpartiak i cili ka zgjatë deri në vitin 1945( përvec dy eksperimenteve të shkurtëra në vitin 1924-1925 dhe 1930). Kryetarë i partisë mbeti deri në fund të jetës së tij.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ataturku nuk e njohu shpalljen mbret të Ahmet Zogut
Imazh

Rrëfimi i diplomatit për marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Turqisë
Nga fundi i 1924-ës, ose fillimi 1925-ës, nga ana e qeverisë shqiptare u dërgua një delegacion, i përbërë: Kryetar, Estref Frashëri (dhe anëtarë,-shën.im) Rauf Fico, Xhafer Vila, Nerzir Leskoviku. Ky delegacion lidhi një marrëveshje shtetësie, domethënë, të gjithë shqiptarët që ndodhen në Turqi, në rast se nuk paraqiten brenda një viti në Legatën ose konsullatat shqiptare, që gjenden në Turqi për marrjen e pasaportave, ata që donin të mbeteshin nënshtetas shqiptarë, më përpara të kishin likuiduar pasuritë e tyre dhe pastaj të ktheheshin në Turqi.
Në rast se këta nuk do të paraqiteshin, konsideroheshin si shtetas Turq. Për shtetet e tjera që duheshin të paraqiteshin pranë legatave turke dhe të deklaronin se do të mbeteshin nënshtetas shqiptarë ose do të ngeleshin nënshtetas turq. Ky traktat cenonte interesat shqiptare dhe që qeveria shqiptare e pranoi këtë.
Për këto arsye, më 1921-22, Mustafa Qemali (Ataturku,-shën.im), bëri kryengritje në Turqi, dërrmoi ushtrinë Greke, e cila shkaktoi zmbrapsjen e gjithë Azisë së Vogël nga elementët grekë, që ishin afër dy milionë njerëz, të cilët erdhën të gjithë në Greqi dhe u vendosën në Maqedoni, Thrakë e në vise të tjera të Greqisë. Nga kjo ngjarje iku dhe një pjesë tjetër e grekëve që ka qenë e vendosur në Stamboll. Grekët kishin zbarkuar më 1921-shin në Izmir dhe në beteja të ndryshme i ishin afruar Ankarasë.
Nga ana e Anglisë, Greqisë i ishte dhënë Izmiri në Azinë e Vogël, por Mustafa Qemali, i ndihmuar indirekt nga frëngët dhe italianët, shpartalloi ushtritë greke dhe konfiskoi të gjithë pasuritë që kishin grekët në Azinë e Vogël. Lidhja e Kombeve, duke parë këtë gjendje, dërgoi një komision miks, i përbërë prej shteteve të ndryshme, që ishin anëtarë në Lidhjen e Kombeve. Kryetar i këtij komisioni ishte Gjenerali De-Llarua, spanjoll.
Nga ky shkëmbim, paraqitën edhe elementin çam si turk dhe një numër prej këtyre shkuan në Turqi. Pastaj, pas shumë përpjekjesh, Qeveria Shqiptare, më 1926-ën, ndërhyri dhe ky komision përjashtoi nga shkëmbimi elementin çam, tue e konsiderue nga raca dhe gjuha shqiptare, dhe i lanë këta në vendin e tyre.
Ky traktat i lidhur në mes Turqisë dhe Shqipërisë, me konditat e sipërme, ishte bërë për arsye se shqiptarët ortodoksë, që banojshin në Prefekturën e Stambollit, të kërkojshin nga Qeveria Shqiptare që të lidhshin këtë traktat dhe të mos hyjshin në shkëmbimin që bënte Komisioni Miks, ku turqit kishin konfiskuar pasuritë e shqiptarëve që kishin ikur para Luftës së Parë Botërore 1914-1918, e pas mbarimit të kësaj lufte dhe të një pjesë të shqiptarëve, që u larguan në Luftën Greko-Turke, që u bë më 1921-'22.
Nga ana e Qeverisë Shqiptare, është kërkuar që t'u ktheheshin pasuritë këtyre shqiptarëve, por pa asnjë rezultat. Delegacioni shqiptar që shkoi në Turqi, lidhi marrëveshjen mes dy vendeve me këto pika:
a)-Një marrëveshje shtetësie
b)-Një marrëveshje vendosjeje dhe
c)-Traktat miqësie
Këto u ratifikuan nga Parlamentet e të dy vendeve dhe dokumentet e ratifikimit u shkëmbyen në Ankara nga fundi i 1925-ës, ku nga ana e qeverisë shqiptare ishte si delegacion, Rauf Fico, (sipas K. Meksit: - tjetrin s'e mbante mend). Nga fundi i 1925-ës ose fillimi i 1926-ës, u çel Legata Shqiptare në Ankara, duke u emnue si ministër Rauf Fico dhe sekretar i parë, Asaf Xhaxhuli, ndërsa Turqia e kishte legatën e saj këtu.
Se në ç'vit ka ardhur Legata Turke në Tiranë, ekzaktësisht nuk e di, por para 1925-ës, Legata Turke në Tiranë ka ekzistue dhe ka pasur Selinë e saj në rrugën e "Kavajës", ku më vonë ka qenë strehë vorfnore. Ndërtesa nuk di se e kujt është. Se kush ka ardhur ministër i Parë i Turqisë dhe të tjerët (si staf,- shën. im), nuk i mbaj mend emrat e tyre.
...Rauf Fico ka qëndrue si ministër i Shqipërisë në Ankara prej vitit 1925-'26, deri 1928, kur Zogu u prokllamue Mbret. Raufi u bë ministër i Jashtëm, pastaj si i Ngarkuar me Punë ........Sekretar i parë, Asaf Xhaxhuli, ku Neziri ka qëndrue pak kohë mbasi legata u suprimue për arsye se Qeverija Turke refuzoi të njohi Zogun si Mbret.
Në atë kohë, Mustafa Qemali mdodhesh në Stamboll për verim (pushime, - shën. im) dhe një gazetar erdhi dhe i bëri pyetje se: "Ç'mendoni ju mbi prokllamimin e Zogut si Mbret"?
Ai pinte pak (Mustafa Qemali, - shën. im) dhe si ishte në qejf, i tha se: "unë këtë gjë nuk do ta njof". Ky lajm u botue në gjithë shtypin në Turqi dhe u komentua në favor të Mustafa Qemalit. Edhe Rauf Fico, që ishte ministër i Shqipërisë në Ankara, u kishte thënë gazetarëve se: "nuk besohej që Zogu të shpallte monarkinë".
Kështu që, më 1929-ën u mbyll legata dhe është rihapur përsëri nga fundi i 1932-shit ose fillimi i 1933-shit, duke u emnue ministër Fuqiplotë, Xhavit Leskoviku (në burgun e Burrelit...) me sekretar të dytë, Gjergj Gjeço (i burgosur...). Xhaviti ka qëndrue si ministër deri në fund të 1937. Në fillim të 1938-ës, akredituan Asaf Xhaxhulin si ministër Fuqiplotë, por gradën e ka pas si këshilltar legate. Ky ka qëndrue deri në okupimin e Shqipnisë.
Sidomos kjo e Turqisë dhe Legata e Egjyptit, nuk ju bindën urdhrave të Qeverisë Shqiptare t'okupacionit italian. Deri këtu merr fund ekzistenca e funksionimit të Legatës Shqiptare në Ankara.
Pas okupimit të Shqipërisë...të gjitha legatat që ishin në Tiranë u suprimuan, ashtu dhe Legata Turke, e cila u kthye në konsullatë, duke ikur nga ndërtesa e Dr. Qemal Jusufatit në rrugë të "Durrësit" dhe shkoi në rrugën e "Elbasanit", në shtëpinë e Sokrat Dod Bibës, ku pastaj, pas çlirimit të Tiranës, dy tre muaj më pas, është larguar nga Shqipëria si kjo, ashtu dhe gjithë të tjerat.
...Konsullatë të hapur Turqia ka pasur, me sa më kujtohet mua, në Sarandë ka qenë hapur një n/Konsullatë Turke, por nuk e di se në ç'vit, por që është hapë pas legatës. Kjo ka ekzistue për një kohë të shkurtër, arsyen nuk e di, hollësira më të gjera nuk di për këtë.
...Kolonija shqiptare, që ndodhesh në Stamboll, para krijimit të konsullatës përpiqesh pranë autoriteteve turke për mbrojtjen e shtetasve shqiptarë në atë qytet dhe nga viti 1924 është krijuar Konsullata Shqiptare në atë qytet, me konsull Bezir Leskovikun dhe sekretar Asaf Xhaxhulin, kjo është krijuar para se të krijohesh legata në Ankara, kur Zogu më duket se ka qenë Kryeministër.
Pas Nezir Leskovikut, ka ardhur si konsull Ferit Dervishi nga Kosova, tashti nuk di ku gjindet. Pas këtij ka qenë Avdyl Sula nga Dibra, tani jashtë shtetit. Pas këtij ka shkuar Asaf Xhaxhuli, një kohë të shkurtër ky; dhe asht emnue Xhemal Frashëri (në burgun e Ri), i cili ka qëndrue deri n'okupacionin e Shqipërisë nga Italia.
Sekretarët e Konsullatës në Stamboll kanë qenë: Asaf Xhaxhuli, qysh nga krijimi e deri nga mesi i 1925-ës, pastaj në këtë vit jam emnue unë si sekretar, ku kam qëndrue deri nga mezi ose fundi i vjetit 1927. Pastaj ka ardhur Koço Mima, i cili ka qenë deri nga fundi i vjetit 1929. Pastaj ka shkuar Servet Xhaxhuli, i cili ka qëndruar deri në 1937-ën.
Pas këtij është emnue Shaqir Hajrullau, i cili ka qëndruar atje deri në vjetin 1939. Në kohën e Italisë, nga viti 1941, është dërgue nga Ministria e Jashtme e Romës Rexhai Bega, pranë Konsullatës Italiane në Stamboll, i cili merrej me punët shqiptare.
Rexhai besoj se është në Stamboll, mbasi është martue atje. Gjithashtu, po nga qeveria e Romës, në bashkëpunim me qeverinë e Vërlacit (Shefqet Vërlaci, - shën. im), është dërgue pranë Legatës Italiane në Ankara, Xhemal Frashëri, si sekretar i parë për çështjet e shqiptarëve në Turqi. I pari ka qëndrue deri në kapitullimin e Italisë, kurse i dyti ka ardhur në Tiranë para kapitullimit t'Italisë.
...Në legatën Turke në Tiranë, në pritje të ndryshme kanë shkue ministrat, deputetët dhe të ftuar të ndryshëm, tash nuk më kujtohen emrat e tjerë që të kenë frekuentuar Legatën Turke në Tiranë.
Këto që thashë, i di, se kam qenë shef i Protokollit në Ministrinë e Jashtme...
Spiro Nakuçi | 20/02/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MUSTAFA QEMAL ATATURKU, Posted 30 Janar 2010, 00:23
MUSTAFA QEMAL ATATURKU


Mustafa Kemal Atatürk (Mustafa Qemal Ataturk).(12. mars 1881. - 10. nëntor 1938.), eprorë ushtarak turk, udhëheqës popullor dhe themelues i ).
Kemal ataturk.jpg

Republikës Turke dhe kryetarii parë i sajë (1923-1938 Mustafa Kemal Atatürk). Mustafa është lindur në vitin 1881 në Selanik, babai i tij ka qenë tregtarë.Në moshën 12 vjeqare është regjistruar në shkollën ushtarake në Selanik, në qendrën e nacionalizmit grek dhe sllav. Në këtë shkollë nga mësimdhënësit e ka marrë pseudonimin Kemal (“i përkryer”). Nga viti 1896 ka vazhduar akademinë ushtarake në Manastir, ndërsa nga 1899 në Samboll, akademinë e kreu në vitin 1905. Për shkak të aktivitetit të tij ilegal me Xhonturqit të cilët luftuan kundër regjimit aristocrat të mbretërisë otomane Ataturkun regjimi u vendos në Siri. Në Damask formon organizatën Vatan ve kurriiet(atdheu dhe liria). Pasi që në vitin 1907 është transferuar në Selanik iu bashkua shoqatës Bashkimi për bashkim dhe progress, të cilën e kishte themeluar Revulucioni i Xhonturqëve në korrik të vitit 1908. Ataturku merr pjesë në revulucionin xhonturk, por edhe shef i shtabit të Mahmut Shefket-pashës në shuarjen e kondërrevulucionit të Abdyl Hamidit në Stambollnë vitin 1909. Mori pjesë në luftë në Libi kundër Italisë (në vitin 1911-1912). Në kohën e Luftërave Ballkanike (1912-1913) organizoi mbrojtjen e Dardaneleve, pastaj ka qenë këshilatr ushtarak në Bullgari.Gjat Luftës së Parë Botrore kur Turqia ishte në anën e Gjermanisë , Tataturku kishte arritë një autoritet të pa kontestueshëm në fushën e luftës afër Galipolit në vitin 1915, ku arriti ti kthej mbrapa forcat Aleate.Përveç kësaj morri pjesë edhe në Kaukaz në armaten e Kaukazit si oficier i armatës së Dytë(1916-1917).Në këtë luftë arriti gradën e gjeneralit e në fund edhe pasha. Mandej është transferuar nëv frontin Palestinez dhe pas nënshkruarjes së marrëveshjës për paqë kthehet në Stamboll.

Në vitin 1919, u largua nga ushtria dhe u vu në krye të lëvizjes nacionale turke kundër okupimit grek dhe i lëvizjes për pavarësinë e Turqisë të cilën pas thyerjes së Mretërisë Turke në fund të Luftës së Parë botërore e kan rreziku forcat fituese, në radhë të parë Britania e Madhe .Krejt kjo shkaktoi luftën me Greqinë, të cilës Britanija e Mamdhe aktivisht e kishte ndihmuar. Ushtria greke kishte okupuar Izmirin dhe bregdetin e Anadollisë më 15 mars 1919. Ataturku menjëherë filloi të punoj në bashkimin lëvizjes nacionale turke dhe krijimin e ushtrisë për të mbrojtur vendit. Por së pari është dashur të luftoj kundër rgjimit të Sulltanit Otoman në Stamboll i cili kishte lejuar me dëshirë coptimin e teritorit. Atëherë kurë qeveria e komprimituar kishte lejuar Aleatëve të okupojnë disa pjesë të Turqisë , Ataturku në Ankara në maj të vitit 1920 kishte vendosë qeverinë e përkohshme dhe kuvendi i madh popullor e zgjedh kryetar qeverie me 2 maj të vitit 1920.

Pas disa humbjeve fillestare në luftë me grekët, megjithëate i shkoi për dore të shënoj fitore në betejat vendimtare te vendi Sakarya( korrik të vitit 1921) dhe në Dolupin(korrik të vitit 1922), duke e marrë Izmirin në muajin shtator. Në luftë me grek e rrëmben fitoren dhe e largon Greqinë nga Azia e Vogël dhe kështu eviton implementimin e marrëveshjës nga e cila Greqisë i ipeshinn disa pjesë të Azisë së Vogël. Pasi që evitoi rrezikun Grek , Ataturku iu kthye rrezikut të mbrendëshëm - dhe e largoi nga pushteti sultan Ahmetin e e VI-të. Më 22 tetor të vitit 1923 Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë shpallë Republikën, ndërsa Mustafë Kemal shpallet për kryetarë të parë të sajë. Kuvendi ia dha edhe nji titull Gazi ( që do të thot fitues). Më vonë në vitin 1934 Kuvendi i madh popullorë ia jep emrin Ataturk (baba i Turqisë) në shënjë faleminderimi që ka bërë për popullin turk. Mandej në muaji ngusht 1923 Ataturku themelon Partinë Popullore i cili ishte edhe udhëheqësi ideor i sajë( ma vonë ia ndrron emrin në Partinë Popullore Republikane ) dhe me këtë vendosë sistemin njëpartiak i cili ka zgjatë deri në vitin 1945( përveq dy eksperimenteve të shkurtëra në vitin 1924-1925 dhe 1930). Kryetarë i partisë mbeti deri në fund të jetës së tij.

u MORE NGA LINKU; -
wikipedia.org/wiki/Mustafa_Kemal_Atatürk

video mbi jeten dhe veprimtarine e M.Q.Ataturkut


''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MUSTAFA QEMAL ATATURKU, Posted 30 Janar 2010, 00:25
VDEKJA E REFORMATORIT TE TURQISE

NGJALLU E HAJDE ME SHPATE E LITAR TE SHPARTALLOSH ADMINISTRATEN SHQIPTARE PREJ KOMUNES E DERI TE ZYRA E PRESIDENTIT!


Per Mustafa Ataturkun kam ndegjuar qysh i vogel shume bema te tij si kryetar shtetit me te prapambetur ne bote, i nje shteti te mbushur me mostra te shekujve te skllaverise dhe te mesjetes.
Mustafain e solli DORA E ZOTIT per ta modernizuar popullin dhe kombin turk te shpartalluar nga perandoria osmane dhe luftrat 500 vjecare.
Separi e nisi ME SHPALLJEN E LUFTES KUNDER KORRUPSIONIT NE PALLATIN E DREJTESISE DHE TE ADMINISTRATES DUKE U PRE KOKAT,..................
Administrata turke ishte me e pasura, dinte te vidhte dhe te pasurohej. Mustafai e reformoi me litare dhe shpate DREJTESINE DHE ADMINISTRATEN. Arriti te veri ne levizje nje shtete gjigand te prapambetur me hapat e familjes europiane.
Litari dhe Shpata veproi vetem mbi kokat e administrates. Prandaj une e adhuroj Mustafa Ataturkun se e deshi popullin e vet jo me fjalime sikurse presidenti yne, kryeminstrat tane, apo kryevagabondat lider partishe te djathta e te majta.
PRANDAJ KA NEVOJE KY POPULL SHQIPTAR PER TE ARDHE NE FUQI NJE NJERI SI ATATURKU PER T'JUA HEQUR QAFEN ME SHPATE E E ME LITAR PALLATIT TE DREJTESISE DHE KREJTE ADMINISTRATES PREJ BAZET E DERI TE ZYRA E PRESIDENTIT BAMIR TOPIT DUKE I ZEVENDESUAR ME BIJE E BIJA TE NDERSHEM TE POPULLIT QE JANE GATI TE DREJTOJNE SHTETIN SHQIPTAR ME DASHURI E PERKUSHTIM NJEREZOR, DUKE U LARGUAR NGA EUROPA, DUKE I INJORUAR LEKSIONET MASONE TE EUROPES PERENDIMORE ME NE KRYE AMERIKEN DERISA TE VEHET NE NORMALITET SHTETI SHQIPTAR.
Ne respekte te ligjit turk mbi ''Mos fyerjen e M.Q.Ataturkut'' dhe te simpatise qe kam une me duhet te perkthej nje material me censure:

Ai u martua me gruan me 1923 sipas tradites dhe detyrimeve te zakoneve islamike dhe ato osmane. Pas 2 vjetesh u divorcua DHE LA NJE VAJZE QE SOT ESHTE 76 VJECE, QE ESHTE SHOQE E NGUSHTE ME NJE SHQIPTARE CAME.
Ataturk vdiq i ri ne moshen 56 vjec prej .....dhe nje cirrose te melcise.
SIPAS TE HUAJVE PER M.Q.ATATURKUN ISHTE CIFUT - MASON BAZUAR NE REFORMEN TE ZBEHJES SE AUTORITETIT DHE FUQISE QE KISHTE FEJA ISLAME NE TURQI.
LEART

10 GUSHTE 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MUSTAFA QEMAL ATATURKUbMason- Çifut, Posted 30 Janar 2010, 01:20
A ishte Mustafa Qemal Ataturku mazon çifut ?
Imazh
Imazh

A ishte Mustafa Qemal Ataturku mazon – çifut?

Sekreti i hebrenjve (Doenmeh) të Turqisë nxorri diktatorin mazonik(ku organizoi Gjenocidin mbi popullin kristian në Armeni.), Mustafa Qemal Ataturkun , çifut dhe si e tille themeluen Turqinë moderne (laike).

Mars 29, 2005 at 4:07 •

Historia e Turqisë Laike.

Republika e Turqisë ishte themeluar nga Judenjtë Sekret

Subjekt: Është koha për të mësuar të vërtetën rreth çifutit Mustafa Qemalit, diktator dhe laike. Aktualishte esht regjimi (qemaliste) në Turqi. Çifutët e fshehtë, te quajtur Doenmeh, morrën pushtetin pas rënies së sundimit osman dhe me ardhjen në pushtet ndërruan superstrukturën me themel sëbashku me pikëpamjet, mentalitetin anadollak osman të popullit turk.


Burimi: Buletini Kulanu tremujor, Verë 1999, Volumi 6 Numri 2

Kulanu është një organizatë e cila pasqyron e interesat e individëve dhe te komunitetit me prejardhje të ndryshme dhe praktikat fetare të përkushtuar për të gjetur dhe mbledhur në ndihmë të popullit hebre te shperndare nër botë.)


Mustafa Qemal Ataturk - Lidhja izraelite dhe Rrenjet e saj hebre

Nga Jozef(Joseph) Hantman

Një nga zhvillimet më të rëndësishëm në çështjet e Lindjes së Mesme të kohëve të fundit janë marrëdhëniet e ngushta, që ekziston aktualisht midis Turqisë dhe Izraelit në aspekte ushtarake, politike, ekonomike dhe në çështjet e zbulimit. Ky ndryshim në strukturën e pushtetit i atribuohet në maksimum shprehjes se vjetër arabe "armiku i armikut tim është miku im." Që të dy shtete si Turqia dhe Izraeli jane per Sirinë dhe Irakun një kërcënim real potencial, për lidhjet e ngushta midis tyre, që kanë nje begraund historik.
Turqia ka një popullsi pothuaj ekskluzivisht muslimane, ka një qeveri që me ligj është e angazhuar për të qenë tërësisht laike. Turqia moderne e babait themelues, Mustafa Qemal (Ataturkut), 1881-1938, kreu i Lëvizjes i turqve te Rinje(Xhonturqë), që morrën pushtetin pas Luftës së Parë Botërore dhe pas rënies së Perandorisë Osmane është në mospërputhje me bazën reale të një popullsi islamik.
Ataturku dhe pasuesit e tij vepruan me shpejtësi për t'i dhënë fund dominimit fetar dhe shumë praktikave fetare në jetën e përditshme të vendit. Ai dekretoi një ndryshim në sferën alfabetike të Turqisë, nga alfabeti arabisht në atë romak(alfabetin latin), dhe ata të nxjerrjes jashtë ligjit te qeleshes dhe vellos. Ai hapi shkolla per djemte dhe vajza, me qëllimin kryesor ishte që ta ndryshonte radikalishte epokën e çallmave sipas profilit të vendeve perëndimore të Europës si dhe laicizoj praktikat e saj në shkolla dhe institucione publike. Ushtria turke ka qenë mbështetja kryesore e zbatimit të kësaj politike laike të ekipit të Ataturkut në kohën e stuhisë të fundamentalizmit në rritje në mesin e disa grupeve, tarikateve, degëve fetare islamike në Turqi.


Rreth të dhënave Historike

Në Salonika te shek.18 dhe në fillim të shekullit 19 (tani Thesalonika), nën sundimin turk në Greqi, ishte kryeqyteti jo zyrtare i çifutëve sefardiç. Prej tre grupesh në qytet, çifutët ishin nga me të mëdha se sa grupi ortodokse greke dhe asaj popullsisë muslimane.
Judenjtë dominuan tregtinë e qytetit dhe i kontrolluan portet e këtij porti të madh. Ka qenë sinagogat e medha dhe akademia për studimin e rabinëve. Dyqanet muslimane ishin te mbyllur të premten, ndersa ato dyqanet greke ortodokse mbylleshin të dielën, dhe dyqanet më shumë dhe bizneset janë mbyllur në Shabbat. Gjuha ladino, ishte nje gjuhë përzierje e bukur spanjolle me atë hebraishte, ishte gjuha e qytetit francez dhe "Shabbat Shalom" ishte shprehja përshëndetëse e të shtunës. Në fund të shek. 19 dhe në fillim të shekullit të 20 qyteti u prish harmonia midis dy grupesh, si rezultat i konfliktit midis dy grupeve; greke ortodokse dhe ajo muslimanësh, ku qyteti ra nën dominimin e grupit të fuqishëm financiar çifutë.



Kush ishin Doenmeh? (Dönme)



Një nga emrat më të njohura si figura historike në historinë hebraike është Shabbtai Zvi, "Mesia i rremë" (i viteve 1626-1687). Ai ka lindur në Smyrna tëTurqis, prej një babai të quejtun Sefardiç dhe një nënë Ashkenazi. Ai ishte një fëmijë i shkëlqyer nëmesin e studentëve Talmudiç(feja hebre), dhe një rabin i paracaktuar në adoleshencën e tij. Ai vazhdoi të studiojë dhe shpejtë u bë një mjeshtër për misticizmin hebre në Kabala. Oratoria e tij ishte magjepsës dhe i fitoi zemrat popullit, ku me mënyrën hipnotizuese të tij arriti të besohej se kishte komunikuar me Perëndinë edhe në periudhën e errësirës, kur ai ishte ndeshur me të keqen. Me këto veprime publike arriti të bindte miletin - popullin se ai ishte Mesia. Kjo blasfemi ka shkaktuar shqetësim në rrethe besimtarësh sa që atë e përjashtuan nga një numër i madh kongregacionesh. Ai mori një staf apo një grupë njerzish pelegrin dhe me disa nga pasuesit roamed u degdisë nëpër Lindjen e Mesme dhe grumbuj njerzish ndëgjonin predikimin e tij mesianik, ku pati suksesë. Në Gaza u mirëprit ai nga Mësues Nathani, i cili kishte vite duke predikuar se ardhja e Mesias ishte i pashmangshëm. Ky bëri që shumë njerëz të kthehen si një lumë në besimin Shabbtai Zvi, si Mesia e tokës. Fjala qe përhapur në të gjithë botën hebre, që banonin në; Poloni, Amsterdam, Gjermani, Londër, Persi, Turqi dhe në Jemen. Turma u bashkua me radhët e tij si rabinët e arsimuar, iliteratet, të pasurit dhe të varfërit që u përfshinë me histeri masive te ky besim i rremë.

Ata e pranuan teorinë e tij si kryesoren, që ishte se të gjitha kufizimet fetare ishin në kundërshti me fenë e tij. Urdhërimet e Teuratit u zëvendësuan nga Chai 18 me urdhërimet Shabbtai's. Kjo çoi në liberalizimin e marrëdhënie burrë e grua, ku njerzit mund të kenë me shumë se një bashkëshortë, dhe shumë më tepër se kaq. Kulmi ishte në vitin 1665-66, kur Shabbtai, me pasuesit e tij, marshuan në pallatin e Sulltanit, për tü përshëndetë si Mesia. Kjo hyrje triumfale në pallat nuk ndodhi sepse sulltani e refuzoi me neveri. Shabbtai e pa që nuk i ecte doktrina e tij e rreme në sulltanat, pranë Turqi dhe duke kambëngulun në projektin e tij satanik vendosi; "konvertimin në islam ose të vdeste." Kur e mësuan vendimin e tij të konvertimit në islam ishte e tmerrshëm për pasuesit e tij. Shumica e pasuesve të tij kthehen në vendet e tyre ku, pasi një pendimi të thellë falen, ndërsa në ndonjë vend u përdor rrahja me kamzhik në bashkësinë fetare të tyre për tü rikthyer në fenë e tyne. Pjesa që i mbetën besnik Shabbtait gjithashtu konvertohen në islam, edhe pse për rreth 200 vjet ata jetonin si muslimanë, por kaluan fshehurazi në besimet e tyre të fshehtë hebrenj të Shabbateanit me anë të praktikave për fëmijët e tyre. Ata vazhduan të mësuarit dhe luteshin ende në hebraisht dhe në ladino. Në brezin e njerëzve të vjetër nisi të zbehej, të harrohej njohuritë hebraishte në recitimin e lutjeve dhe shprehjev në hebraishtë. Lutjet i dinin në turqisht si Doenmeh, që do të thotë "të kthyer", pra të konvertuar në judenjë që kishte kuptimin e "heretikut." Kjo soj feje hebre e rreme u pranuan në të vërtetë nga turqit..
Me përhapjen e kësaj feje në mesin dhe deri në fund të shekullit 1800 njerzit e arsimit dhe të rinjtë doenmeh të cilët ishin të pakënaqur me statusin e tyre si "as-as" u kthyen në nacionalizëm laik për të krijuar identitetin e tyre lanën pas dore të gjitha format e lutjeve fetare që i përkisnin dhe formuan në Turqinë Otomane lëvizjen e re që u quejtë ‘’Turqit e Rinj(Xhonturqit)" pasi ishin shtresa më e emancipuem në shoqëri.


Rranjët e çifutëve

Në vitin 1911 në hotelin ‘’Kamenetz’’ të Jeruzalemit, Itamar Ben Avi, një gazetar dhe shkrimtar i cili ishte bir i Eleazer Ben Yehudah (i njohur si ithtari kryesor i krijimit të Hebrenjëve Modern) u takua me një oficer të ri të ushtrisë turke. Pas pijnë një lloj pije të quejtun arak, koloneli ushtarak Mustafa Kemal, recitoi rrjedhshëm "Shema" në hebraisht para Itamarit dhe i tregoi se ai vinte nga një familje doenmeh.-ësh Ata u takuan sërish në disa vende dhe Qemali ndjehej më tepër nga përkatësia e tij si çifut. Ky njeri u zgjodhë të bahej Qemal Ataturku(turk i emëruar), si themeluesi i Turqisë moderne.

Qemal Ataturkut dhe Turqit e Rinj(Xhonturqit) ishin me origjinë hebreje
Mbetjet e grupeve doenmeh ende ekzistojnë në Turqi., Xhamia e njohur si e çifutëve, ku doenmeh-ët ende takohen nuk është e identifikuar, e ditur nga popullata sepse këta veprojnë në një konspiracion të madh. Dihet si atëhere edhe sot në Turqi kjo pjesë e popullsisë me kët besim asht ma e arsimuar. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Turqia kishte marrëdhanie të mira me Gjermaninë naziste, ka pasur lista të veçanta tatimore për kategori të ndryshme fetare, dhe Lista me inicialin "D" ishte për grupe të besimit doenmeh-ët ishin të favorizuar edhe pse ishin të pasur. Gjatë jetës së Qemal Ataturkut, ku vazhdon edhe sot asht pëshpëriti si thashetheme ndër aktivistët islamik se Qemal Ataturkut dhe Turqit e Rinj(Xhonturqit) ishin me origjinë hebreje. Publikisht, Qemal Ataturku mohoi këtë faktë dhe biografet e tij i zhdukën çdo gjurmë që të shpiente në çështjen e besimit tij fetar.
Megjithatë, nuk ka dyshim, se pas 300 vjetëve të vdekjes së Shabbtai Zvi ruhet ndikimi i tij nga pasuesit e tij, që kanë fenë doenmeh si tregues bazë i të qenit Turqia edhe në mijëvjeçarin e tretë shtetë laik, i cili është një nga parimet themelore të Turqisë moderne - pa të cilin lidhjet turke- izraelite do të ishin qenë më të vështirë.
Për të bindur me tjetër fakt asht se disa që jetojnë me besimin doenmeh në Turqi kanë bërë një verifikim të organizatave fetare amerikano-hebraike për të rifutur doenmeh-ët në botën hebraike të sotme.


U përkthye dhe u korektue nga Bep Martin Pjetri
Më 10 janar të 2010
U More nga ky link: -
http://webcache.googleusercontent.com/s ... clnk&gl=dk
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 5 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Shkurt 2021, 18:36
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari