Fansat e very important people do kene gjithcka rreth jetes dhe aktiviteteve te tyre
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
DANTE ALIGIERI -viti 1310 e PERKTHYESI PASHKO GJECAJ(GJECI)
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Dante Alighieri
Portret i Dantes nga Alessandro Botticelli
Imazh

Dante Alighieri (sq. Dante Aligieri) lindi në Firence, midis 14 majit dhe 13 qershorit 1265 - vdiq në Ravenna më 14 shtator 1321). Ishte poet, shkrimtar dhe politikan italian. Konsidrohet si poeti më i madh i Italisë.

Pati një jetë shumë të mundimshme, vdiq në ekzil larg nga qyteti i tij i lindjes. Dante është autori i Komedisë Hyjnore (Divina Commedia), e cila merret si kryevepër, si antonomasi e letërsisë të të gjitha kohrave.

Dante Aligieri jetoi në prag të Rilindjes Evropiane, e cila lindi titanë të vërtetë për nga forca e mendimit dhe e pasionit, për karakterin dhe diturinë e shumanshme. “Perëndimi i Mesjetës feudale dhe afrimi i epokës së sotme”, u shënua nga një figurë vigane. Ky është italiani Dante, më i madhi poet i Italisë, një nga figurat më gjeniale të letërsisë botërore, poet i fundit i Mesjetës dhe njëkohësisht poeti i parë i kohës së Re. Konsiderohet si babai i gjuhës italiane. Biografët thonë se jo vetëm letrarët dhe njerëzit e kulturuar, por dhe njerëzit e thjeshtë lexonin dhe mësonin përmendësh pjesë nga Komedia.

Si personalitet krijues, me ndjenja të zhvilluara atdhetare, Dantja udhëhiqej nga besimi se poezia duhet t’i shërbente popullit, të ishte pasqyrim i ngjarjeve politike dhe në funksion të ndërtimit të një shoqërie më të përparuar. Sipas Dantes, njeriu duhej të çlirohej nga kufizimet fetare dhe të synonte drejt shprehjes së lirë të mendimeve dhe të ndjenjave të tij, si dhe drejt zgjimit të vetëdijës qytetare e politike. Vetëm kështu do të mund të zotëronte, sipas tij, humanizëm dhe demokratizim në marrëdhëniet më njerëzit e tjerë. Pjesëmarrja aktive në jetën shoqërore e politike të Firencës i siguroi Dantes karrierë të shpejtë e të ndritshme, por ndoshta edhe goditjen më të madhe e më të dhimbshme të jetës së tij.
Rruga krijuese

Shumica e quan Danten poetin më të madh italian të të gjitha kohërave, por ai ishte, po ashtu, dhe një shkrimtar i shquar në prozë, mendimtar aktiv politik, filozof moralist e teoricien letrar.

Filloi të krijonte qysh në moshën 15 vjeçe. Si vazhdues i trubadurëve provansalë, që i këndonin “madonës” (vashës) e dashurisë kalorsiake dhe i ndikuar nga krijuesit e shkollës poetike të “stilit të ri të ëmbël”, e veçanërisht nga bolonjezi Guido Guiniçeli, Danteja krijoi një lirikë të hollë, reale, të thellë e të çiltër, ku dashuria tokësore e qiellore shkrihen e behën një. Më 1294 ose ’95 shkruan në gjuhën popullore veprën “Jeta e re” (Vita nuova), historinë e dashurisë së tij me Beatriçen, të parin tregim autobiografik në histroinë e letërsisë së Evropës Perëndimore.

“Rimat” (Rime) janë një përmbledhje sonetesh, baladash e këngësh, që i kushtohen Beatriçes dhe mikut të tij Guido Kavalkanti. Janë shkruar në gjuhën popullore sipas “stilit të ri të ëmbël”.

Në vitet 1306-1308, duke luftuar për krijimin e një gjuhe të përbashkët për popullin italian, shkroi traktatin “Mbi gjuhën popullore”, të parin traktat gjuhësor në Evropë. Në të ai flet për origjinën e gjuhëve, sidomos romane, dhe ndalet në 14 dialektet e gjuhës italiane. Ai synon krijimin e një gjuhe që të jetë po aq e përsosur sa latinishtja, që të matet pa frikë me frëngjishten dhe gjuhën provansale. Vepra mbeti e përkryer plotësisht. Këto vepra të tjera janë mjaft të rëndësishme, po ajo që i dha atij lavdinë e përjetshme është kryevepra me titull: “Komedia Hyjnore” (La divina Commedia).

Dante te Ferri: “Jo më pak se dija, dyshimi më pëlqen....''
Komedia Hyjnore

Artikulli kryesor: Komedia Hyjnore

Dantja dhe Komedia Hyjnore.

Kjo vepër monumentale është shkruar në një periudhë tetëvjeçare (1313-1321). Dantja e titulloi veprën Komedi, sipas poetikës antike, duke dashur të përcaktojë gjininë e veprës: komedia është një vepër që përfaqëson një rrëfim me përfundim fatlum, e kundërta e tragjedisë. Në realitet dhe Komedia e Dantes përfundon fatmirësisht, meqenëse protagonisti e takon Zotin. Më vonë, me sugjerimin e Xhovani Bokaçios, kësaj vepre iu shtua atributi Hyjnor, që të lartësohej më fuqishëm madhështia dhe bukuria e saj. Te “Komedia Hyjnore” Danteja shfryu të gjitha pasionet e tij, sulmoi ashpër armiqtë, u sul kundër tiranive dhe korrupsionit të selisë papnore, kundër veseve njerëzore, u tregoi bashkëkohësve të vet se si duhej ndrequr njerëzimi. Vepra paraqet një alegori epike trekëngëshe të shpirtit njerëzor dhe një përmendore, në të cilën me fantazinë e tij të mrekullueshme si arkitekt gjenial ai ngriti ndërtesën e mbretërisë së botës së përtejme. Me fjalë të tjera është një përshkrim i udhëtimit fantastik të Dantes nëpër tri mbretëritë e përjetshme: Ferrit, Purgatorit dhe Parajsës. Gjatë këtij udhëtimi përfytyror, që zgjati vetëm 24 orë, Danteja provoi të përshkruajë gjendjen e shpirtit të njeriut pas vdekjes. Shtegtimet nëpër rrugë të llahtarshme, me plot vajtime, dhimbje, pendime, dyshime e gëzime, përfshijnë një botë me njerëz të të gjitha kohërave dhe të të gjitha shtresave.

KOMEDIA HYJNORE


Komedia Hyjnore është vepër e poetit, shkrimtarit dhe politikanit italian Dante Aligieri.

Vepra paraqet një alegori epike trekëngëshe të shpirtit njerëzor dhe një përmendore, në të cilën me fantazinë e tij të mrekullueshme si arkitekt gjenial ai ngriti ndërtesën e mbretërisë së botës së përtejme. Me fjalë të tjera është një përshkrim i udhëtimit fantastik të autorit nëpër tri mbretëritë e përjetshme: Ferrit, Purgatorit dhe Parajsës. Gjatë këtij udhëtimi përfytyror, që zgjati vetëm 24 orë, autori provoi të përshkruajë gjendjen e shpirtit të njeriut pas vdekjes.

Përmbajtja

Shtegtimet nëpër rrugë të llahtarshme, me plot vajtime, dhimbje, pendime, dyshime e gëzime, përfshijnë një botë me njerëz të të gjitha kohërave dhe të të gjitha shtresave.

[redakto] Udhëtimi imagjinar

Në moshën 35 vjeçare, në mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1300, poeti humb në një pyll të errët. Aty shfaqet hija e Virgjilit, e poetit të madh latin, dërguar prej qiellit nga Beatriçja; ai e shpëtoi nëpërmjet një shtegu ku s’kalonte këmba e njeriut të gjallë. Të dy poetët, Dantja dhe Virgjili, zbresin në ferr, ku në 9 rrathë dënohen mëkatarët. Fajet në ferr Dantja i ndan sipas teorisë së Aristotelit, ku njeriu mëkaton nga shfrenimi (grykësia, koprracia etj), që për poetin janë më të lehta; pastaj nga shpirtligësia (dhuna, tradhtia), për të cilat poeti i jep dënimet më të rënda. Këtu i shohim të gjithë mëkatarët si e vuajnë dënimin e tyre.iiii


Pas udhëtimeve të tmerrshme nëpër ferr, të dy poetët i ngjiten malit të purgatorit. Purgatori ka 7 rrathë, ku bëhet pastrimi i shpirtit përmes vuajtjeve të pendesës. Aty Dantja i ndan fajet sipas teorisë së Platonit, ku siç thotë ai, njeriu mëkaton nga çrregullimet e dashurisë me tepëri (mendjemadhësia, ku njeriu e do së tepërmi vetveten; smira, kur i do të keqen tjetrit; zemërimi, kur do të hakmerret etj); kur dashuron me pasion të tepruar (koprracia, kur njeriu do pasurinë apo shpenzimet e tepërta; grukësia, kur njeriu do më shumë se sa duhet gojën e vet; epshet e tyre etj,).

Dhe, së fundi, si përfundim i lumtur i këtij udhëtimi mahnitës, ashtu siç ndodh pas një ëndrre të vështirë, hipur mbi një qerre ngadhnjimtare, vjen Beatriçja dhe e shpie fluturimthi në qiejt e parajsës, nëpër 9 qiejt danteskë, ku sundon drita e përjetshme. Ata janë "Qielli i Hënës", "Qielli i Mërkurit", i Venerës, i Diellit, i Marsit, i Jupiterit, pastaj Qielli i shpirtrave soditës, Saturni, Qielli i yjeve, dhe në fund, i pari Lëvizës, Qielli që rrethon me nëntë rrathë ëngjëjsh Perëndinë, i cili rri mbi Empirin e palëvizshëm, që ka formën e një trëndafili të bardhë. Fund

Rrafshet kuptimore
Shtatore e Dantes, Firence
Imazh


Komedia mund të lexohet në rrafshe të ndryshme kuptimore. Dante vetë thotë se vepra e tij ka më shumë se një domethënie. Është vështirë të ritregohet me disa fjalë subjekti i tërësishem i Komedisë: në fakt, temat janë të ndryshme dhe ndërrojnë shumë herë. Elementet bashkuese janë prania e përhershme dhe e qëndrueshme e disa protagonistëve dhe tema e udhëtimit, i cili mund të shihet po ashtu si një ndryshim moral e fetar i personazheve. Protagonistët e këtij udhëtimi janë tre: I pari është Dantja, simbol i shpirtit njerëzor, i dyti është Virgjili, simbol i arsyes njerëzore, udhëheqës i tij nëpër Ferr dhe Purgator, e treta është Beatriçja simbol i dashurisë hyjnore, që e udhëheq Danten nëpër rrugët e ngritjes shpirtërore, rrugë e cila përfundon në Parajsë.

Dantja vepron si profet, që flet në interes të Zotit për gjithë njerëzinë. Udhëtimi i tij është një alegori për përparimin njerëzor në tokë dhe i përparimit të tij drejt Zotit. (Zot në këtë rast nënkupton përsosmërinë drejt së cilës njeriu synon gjithë jetën). Aligieri e kërkon shpërthimin te Perëndia dhe te besimi i thellë në forcën krijuese të mendjes njerëzore. Poeti këtu paraqitet si një kritikues i pamëshirshëm, i zjarrtë dhe i pasionuar që sulet kundër veseve, për të luftuar të keqen, për të vendosur mbi tokë një jetë më të drejtë e më të lumtur. Dante Aligieri, autori i "Komedisë Hyjnore" - vepër madhore e letërsisë botërore, jetoi në kohën kur vendet më të përparuara evropiane po bëheshin gati të dilnin më në fund nga epoka e errët e mesjetës dhe të bënin kërcimin e madh për në epokën moderne.

Rizbulimi i veprave të Aristotelit dhe i mjaft veprave të letërsisë së lashtë në shekullin e XII dhe fillimin e shekullit XIII nga burimet arabe qenë një ferment i fortë intelektual për qarqet skolastike mesjetare. Shoqëria evropiane, që ende nuk ishte shkëputur nga barbaria, por që ishte shumë afër qytetërimit, lindi në këtë kohë njerëz me përmasa të mëdha intelektuale dhe talent të madh letrar.

Pikërisht atëherë Shën Tomas Akuini përpunoi argumentet e dogmës së krishtere, të cilat janë të vlefshme dhe shërbejnë edhe sot e kësaj dite, ndërsa Dante Aligeri krijoi një poemë të madhe, me përmbajtje kryesisht mesjetare, por ku gjallojnë filizat e një kohe të re që po afron.

Vendlindja e tyre ishte Italia. Ky vend ishte në pararojë të zhvillimit shoqëror, për shkak të së kaluarës së saj të lavdishme politike dhe kulturore, gjurmët e të cilës ruheshin akoma, pavarësisht nga pushtimet e shumta të barbarëve, si dhe për shkak të vendndodhjes së saj të favorshme gjeografike si ndërlidhëse midis Perëndimit dhe Lindjes, të tregtisë që zhvillohej midis tyre, e cila sillte jo vetëm fitime por edhe ndikime të ndërsjellta nga më të ndryshmet midis këtyre dy botërave.
Shtatore e Dantes, Uffizi, Firence.

Qendrat më të përparuara të zhvillimit shoqëror të kësaj kohe ishin qytetet italiane, midis të cilëve dallohej Firencja, ku në maj të vitit 1265 lindi Dante Aligieri.

Familja e tij, fisnike nga titujt e nderet, kishte rënë nga shkëlqimi. Megjithë kushtet ekonomike të thjeshta, Dantja mundi të shkollohej dhe të bënte jetën e një fisniku të ri. Nuk dihet me siguri se çfarë shkolle ndoqi, por mendohet se retorikën, që përfshinte artin e të folurit në publik dhe të shkruarit e letrave, zotërimi i të cilës kërkohej jo vetëm nga gjyqtarët dhe avokatët, por edhe nga ata që donin të kishin ndikim në jetën publike, ai i mësoi nga Bruneto Latini, një nga njërëzit më të ditur të qytetit

Që në rininë e hershme filloi të shkruante poezi, të cilat u bënë të njohura dhe e lidhën me mjaft poetë të tjerë që shkruanin në ngjasim të poezisë trubadore. Shumë shpejt poezia dhe filozofia u bënë për Danten shqetësimi kryesor në jetë, sidomos pas lidhjes së miqësisë me mendimtarin e shquar fiorentin Guido Kavalkantin. Por ndërsa ky i fundit u thellua më tepër në mendimin filozofik, sidomos atë epikurian materialist, Dante preferoi studimin e poetëve latinë, sidomos të Virgjilit Një ndikim të madh ushtroi mbi Danten poezia e trubadurëve provansalë, që e kombinuar me njohjen e shkëlqyer të poezisë latine, e lejuan Danten të krijojë artin e tij poetik, që ai e quajti "dolce stil nuovo" (stili i ri i ëmbël).

Poezia e Dantes së ri është e lidhur në mënyrë të pashkëputur me imazhin e një gruaje të re fisnike fiorentine, të Beatriçe Portinarit. Ai e pati njohur Beatriçen kur ajo nuk ishte më tepër se 8 vjeçe, ndërsa ai vetë 9 vjeç. Ajo ushtroi një ndikim të madh në shpirtin e poetit për gjithë jetën. Dante i kushtoi Beatriçes vëllimin e tij të parë me poezi "Jeta e re" (Vita Nuova,1292-93). Përshtypjet që i kishte lënë që në fëmini, idealizimi i saj si simbol i virtytit dhe i pastërtisë qiellore dhe, padyshim, nevoja për të paraqitur në poezinë e tij "zonjën e zemrës", sipas klisheve të kohës, dalëngadalë ngulitën tek Dantja bindjen se ajo duhej të ishte udhëheqësja e mendimeve dhe e ndjenjave të tij drejt përsosmërisë ideale, e cila duhet të frymëzojë çdo shpirt fisnik. Beatriçja vdiq shumë e re (në vitin 1290), para se të botohej "Jeta e re", dhe Dantja deklaroi se shpreson "të thotë për të çfarë nuk është thënë për asnjë grua tjetër", gjë që ai e realizoi vërtet në veprën e tij madhore "Komedia Hyjnore".

Në kohën e Dantes në Firence po ndodhnin ndryshime të mëdha shoqërore: zhvillimi i madh i artizanatit dhe i tregtisë, dyndja e njerëzve të rinj në qytet, të shtyrë nga etja për të fituar dhe për t'u pasuruar, po e kufizonin gjithnjë e më shumë pushtetin dhe ndikimin e shtëpive fisnike, që nuk merreshin me zanate apo tregti dhe ndjeheshin ngushtë ekonomikisht. Dante që jetonte pothuajse i shkëputur nga jeta materiale, duke qenë i zhytur në studimet dhe në provat e tij krijuese, e ndjeu gjithashtu darën e nevojave materiale. Për të rregulluar disi gjendjen ekonomike të familjes, i ati e martoi me Xhema Donatin, pinjolle e një familjeje të kamur. Me të ai pati disa fëmijë. Po kjo nevojë materiale e shtyu Danten të hynte në korporatën e mjekëve, sepse vetëm kështu mund të merrte ndonjë nëpunësi në komunë.

Qyteti në këtë kohë ishte i ndarë në dy parti kundërshtare: guelfët, partizanë të ruajtjes së pavarësisë së qytetit me përkrahjen e Papës, dhe gibelinët, që donin ta merrnin pushtetin me ndihmën e Perandorit. Familja e Dantes, si të gjithë fisnikët e vegjël të qytetit dhe artizanët, bënte pjesë në partinë e Guelfëve dhe ishte kundërshtare e partisë së Gibelinëve, në të cilën bënin pjesë pronarët e mëdhenj të tokës. Midis këtyre partive u bë një luftë e ashpër për pushtet. Ardhja në pushtet e njërës sillte me vete mërgimin e partizanëve të partisë tjetër.

Dante mori pjesë në kavalerinë e Komunës si kalorës dhe pati disa nëpunësira. Në vitin 1301 u dërgua si ambasador i komunës në San Xhiminjano për t'u mbushur mendjen toskanëve që të bëhen bashkë e të mos i nënshtrohen pushtetit të papës. Në vitin 1302, ndërsa ishte dërguar si ambasador pranë Papës, ai u dënua në mungesë bashkë me mjaft qytetarë të tjerë nga guelfët e zinj (që ishin për pushtetin e papës), si kundërshtar i pushtetit papënor dhe shkaktar turbullirash, me një gjobë prej 5000 florinësh dhe me përjashtim të përhershëm nga ushtrimi i ofiqeve zyrtare. Sipas vendimit gjyqësor, ai që nuk paguante gjobën ekzekutohej duke u djegur i gjallë. Dante bashkë me të tjerë, duke mos patur mundësi të mbrojnë veten apo të paguajnë gjobën, pranuan pasojat e këtij dënimi: mërgimin.

Mërgimi qe i rëndë. Në fillim ai bashkëpunoi me shokët e tij në mërgim për t'u kthyer përsëri në vendlindje, por shumë shpejt u nda prej tyre. Mendimet për Firencen dhe qëndrimin e fiorentinëve ndaj tij ai i shpreh nëpërmjet Bruneto Latinit (Ferri, K. XV, vv. 61-76), i cili, pasi i thotë se në këtë qytet, që është bërë "fole për të pandershëm", të ardhurit që kanë mbushur qytetin çdo të mirë do ta shohin me armiqësi, dhe "qejf të të grijnë dy partitë kanë", e këshillon që të mbështetet në "fatin e mbarë" dhe të mos shpresojë në dashamirësinë e bashkëqytetarëve. Në fillim u strehua tek sundimtarët e Veronës, por pastaj u largua prej tyre dhe u end nëpër oborret e sundimtarëve që kishin namin e njërëzve dashamirës të arteve dhe shkencës. Dante shpesh ankohet për fatin e tij, duke e krahasuar veten me një barkë pa vela e pa timon që era e shpie sa në një port në tjetrin.
Varri i Dantes në Ravena

Por mërgimi pati edhe një pasojë pozitive: ai e zgjeroi horizontin e Dantes, i cili nga një qytetar i Firences u bë qytetar i gjithë Italisë. Duke qenë i mërguar, Dante u ballafaqua me Italinë e kohës, ku sundonte përçarja dhe jo ligji, dhe kjo e pasuroi eksperiencën e tij jetësore dhe, si rrjedhim, edhe librin e tij.

Dante nuk pati fatin të kthehej në qytetin e vendlindjes. Ai vdiq në mërgim. Në verën e vitit 1321 shkoi me një mision diplomatik në Venedik. Gjatë udhëtimit u sëmur dhe vdiq në shtator në Ravenë.

Dante u dha shumë pas studimit të filozofisë, sidomos të veprave të Aristotelit, studimit të poezisë latine dhe në të njëjtën kohë ai studjoi poezinë popullore të trubadurëve. Ka mendime, të paverifikuara, se ai është autori i një përkthimi të reduktuar në italisht të "Romanit të Trëndafilit", kryeveprës së poezisë trubadure, në 232 sonete.

Dante shkruajti këto vepra në italisht dhe latinisht: Jeta e Re"(Vita Nuova), Rimat (Rime ose Canzoniere), Gostia (Convivio), Mbi Elokuencën popullore (De Vulgari Eloquentia), Monarkia (Monarchia), Letra (Epistole), Ekloge (Egloghe - dy në latinisht).

Të gjitha këto vepra, të cilat dëshmojnë për punën e madhe të bërë nga Dante për përsosjen e gjuhës popullore italiane dhe shndrrimin e saj në një gjuhë kulture, për thellimin e mendimit filozofik dhe zgjerimin e erudicionit, qenë një parapërgatitje për kryeveprën e tij Komedia Hyjnore (La Divina Comedia).

Komedia , që u quajt Hyjnore vetëm më vonë, në një botim të vitit 1555, u hartua nga Dante midis viteve 1304-1320.

Në një letër që i dërgoi një miku dhe mecenati të tij, Dante shpjegon kuptimin dhe ndërtimin e Komedisë. Sipas tij, kuptimi i poemës është i dyfishtë: i drejtëpërdrejtë - gjendja e shpirtrave pas vdekjes, dhe alegorik - se njeriu, që ka aftësinë të vendosë vetë për veprimet e tij, merr nga drejtësia hyjnore ndëshkimin apo shpërblimin që meriton. Pra, me të drejtë është thënë se subjekti kryesor i kësaj vepre është "Drejtësia" dhe vendosja e saj.

E vërteta është se poema ka një strukturë komplekse alegorish e simbolikash, të planeve të ndryshme, për shpjegimin e të cilave kanë vrarë dhe vazhdojnë të vrasin mendjen shumë studjues dhe komentues, por kjo nuk pengon aspak që ajo të jetë plotësisht e kapshme nga lexuesi në kuptimin e saj të drejtpërdrejtë.
Portret i Dantes

Forma e poemës është gjithashtu e dyfishtë. Struktura e saj mbështetet në numrin tre në raport me numrin një: ka tre kantika (Ferri, Purgatori dhe Parajsa), të ndara secila në 33 këngë, që përbëjnë gjithsejt 99 këngë në raport me një këngë (Këngën e parë të Ferrit që shërben si hyrje). Vargjet janë të ndarë gjithashtu në tercina (strofa me tre vargje). Vargu i parë dhe i tretë rimojnë bashkë, ndersa i mesit rimon me vargun e parë dhe të tretë të tercinës pasardhëse. Kjo rimë "trefishe" është shpikje artistike e vetë Dantes. Përdorimi i numrit tre përputhet me konceptin e Dantes se arti është imitim i natyrës (jetës), që përshkohet nga Trinia e Shenjtë e Krijuesit. Prandaj dhe ky numër manifestohet vazhdimisht nga Dante në poemë, ashtu siç manifestohet ai në jetë nga Providenca. Vargu është trokaik, pra rrokja e fundit është gjithnjë paraoksitone dhe lejon të ketë një pauzë më të madhe midis vargjeve, gjë që, krahas rimës trefishe, bën që poezia të tingëllojë veçanërisht melodioze dhe harmonike.

Dante e quajti veprën e tij Komedi duke u nisur nga ligjet e Retorikës, ku përcaktoheshin tre stile: i lartë (tragjik), i mesëm (ose komik) dhe i ulët (elegjiak o bukolik). Sipas Dantes, vepra e tij nuk ishte e stilit të lartë, por të mesëm, për shkak të zhvillimit të aksionit (sepse këtu veprimi fillon i trishtuar dhe mbaron i gëzuar , e kundërta ndodh me tragjedinë) dhe të gjuhës (këtu përdoret gjuha e folur italishte dhe jo latinishtja si gjuhë e stilit të lartë). Siç e thamë më lart, "Hyjnore" ajo u quajt vetëm më vonë nga pasardhësit për vlerat e saj të larta poetike dhe të përmbajtjes.

Poeti e paraqet veten si një njeri të privilegjuar nga Hiri hyjnor që të bëjë një shtegtim në botën e përtejvarrit duke kaluar tri pjesët e saj: Ferrin, Purgatorin dhe Parajsën. Dante takon mjaft shpirtëra të ndëshkuar (në Ferr) apo të shpërblyer (në Purgator dhe Parajsë) nga drejtësia e Perëndisë.

Udhëtimi nëpër Ferr zgjat aq kohë sa kohë pati kaluar nga zbritja e Krishtit në Varr deri në Ringjalljen e tij. Në Purgator shpirtërat pastrohen për në Parajsë, ku shkojnë shpirtrat e bekuar nga Hiri Hyjnor. Ky është një shtegtim që bëhet duke patur "Perëndinë në mendje dhe zemër" . Ai është gjithashtu një alegori për rrugën që përshkon njeriu në jetë.

Udhëheqësi i tij nëpër Ferr është Virgjili, i cili e shoqëron atë edhe në Purgator. Pastaj atë e shoqëron Beatriçja, bashkë me të cilën ai ngjitet në sferat e planetëve dhe të yjeve të Parajsës, ku takohet me shpirtrat e bekuar që zbresin për ta përshëndetur.

Duke dalë nga pylli i errët i mëkateve, poeti takon Virgjilin, i cili me porosinë e Beatriçes, mishërimi i hirit dhe i bekimit hyjnor, bëhet udhërrëfyesi i tij nëpër Ferr. Ata futen në portat e Ferrit në vigjilje të së Premtes së Zezë të vitit 1300. Së bashku kalojnë nëntë rrathët e Ferrit dhe sosin në qendër të tokës, ku shohin Luciferrin (Satanain) të prangosur nga graviteti i tokës dhe akulli i urrejtjes së përjetshme.

Tre janë mëkatet kryesore që ndëshkohen në Ferr: mospërmbajtja, dhuna dhe mashtrimi. Sipas Dantes, Ferri është vendi i ndëshkimit të çdo dhune, e cila mund të ushtrohet ndaj Krijuesit, të afërmëve dhe vetëvetes.

Sistemi moral i Ferrit të Dantes është një shkrirje e kujdesshme e teologjisë së krishtere me etikën pagane. Etika e Aristotelit shërben si burim i parë. I gjithë vizioni i Dantes për botën e përtejme përshkohet nga kristianizmi i ndërthurur me paganizmin. Ky ishte vizioni i kohës së Dantes, sepse botëkuptimi i krishterë i kohës u pasurua shumë nga zbulimi i veprave të Aristotelit dhe thellimi në studimin e trashëgimisë kulturore greko-latine. Kështu Ferri, vendi i ndëshkimit hyjnor, ndëshkim që zbatohet nga djajtë, sipas doktrinës së krishtere, është i mbushur me qënie të mitologjisë antike: Fati, Gjigantët, Minosi, Cerberi, Flegjasi, Karonti etj.

Në kryeqendër të veprës është vetë autori
Varri pëkujtimor i Dantes në Basilica di Santa Croce, Firence.

Nga njëra anë, bota që ai përshkruan është krijesë e tij, e imagjinatës së tij, mbështetur në teologjinë e krishtere dhe etikën pagane, nga ana tjetër, ai shëtit nëpër të si një kalimtar i rastit, në një kohë kur, siç thamë, vetë është gjyqtari, ndëshkuesi dhe njeriu që ka gjetur mënyrat më të përshtatshme të ndëshkimit.

Nga njëra anë ai është vetë gjyqtari gjakftohtë dhe objektiv, që i ka dhënë seicilit atë që i takon, nga ana tjetër, duke qenë prej mishi e kocke, na paraqitet si një njeri, brenda të cilit vlojnë dashuria dhe urrejtja, admirimi dhe përbuzja, mëshira dhe ndjenja e hakmarrjes, tek i cili shfaqen jo vetëm ndjenjat e holla të simpatisë, por dhe të përbuzjes, jo vetëm keqardhja e çiltër fisnike, por edhe keqdashja cinike zemërgurë.
Imazh
SHTATORE E DANTE ALIGIERIT - FIRENCE


Në këtë botë të përtejme të dhimbjes së përjetshme shohim një galeri personazhesh: figura historike të të gjitha kohërave, të të gjitha fushave: politikës, filozofisë, kulturës, por edhe bashkëkohës, miq apo armiq të poetit, që do të kishin mbetur krejt të panjohur po të mos i kishte rrokur, për shkak të miqësisë apo armiqësisë, pena e poetit të madh.

Në Komedinë e Dantes ndjehen edhe filizat e epokës që është në lindje e sipër. Pikërisht në këtë vepër, ai ndër të parët i thuri një himn madhështor njeriut-sipërmarrës të guximshëm, që nuk ngurron të flijojë veten për të zgjëruar njohuritë mbi botën.

Në komedi u mishërua puna e madhe, e gjatë dhe këmbëngulëse që kishte bërë Dante për përsosjen e tij si artist dhe mendimtar. Ai arriti të krijojë një kryevepër me vlera unikale artistike, të japë gjykimin për njerëzit e kohës së shkuar dhe bashkëkohësit, dhe ta bëjë gjuhën e popullit të thjeshtë italian një gjuhë të madhe kulture.

Vepra e Dantes edhe sot demaskon dhunën që për fat të keq vazhdon të ushtrohet kundër popujve dhe kundër individit.

Botime në shqip

Një përkthim i titullit origjinal La Divina Commedia d.m.th i veprës Komedia Hyjnore i bërë nga Pashko Gjeçi, i redaktuar nga Ali Podrimja për bibliotekën ORFEU dhe i botuar nga Redaksia e botimeve "RILINDJA" më 1981 në Prishtinë gjendet ende në qarkullim (botimi i dytë i saj). Edhe pse si fjala hyrëse "Figura e Vigane e Dantes" e këtij botimit duket të jetë shkruar nën ndikimin e kohës, prapë se prapë vetë hyrja e saj Shekujt janë të pamëshirëshem por të drejtë: hedhin në pluhurin e harresës si leckë të panevojshme çdo gja që vjetërohet dhe ruejnë si gur të çmueshëm çdo gja që ndryn në vehtvehte rinin e përjetëshme... [1] e pasqyron llojin e ndikimit. Si do që të jetë, pas rrjedhave nga vitet '90-ta të shekullit të kaluar, rifreskimi stilizimit për lexuesit duket të jetë i mirëseardhur.

Burimi i të dhënave

1. ^ Dante Aligieri, Komedia Hyjnore, Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë, 1981.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Komedija Hyjnore - Dante Aligieri
Dante Aligieri
Ferri – Komedija Hyjnore

Imazh


Kanga I

Ne mes te shtegetise se kesaj jete
U gjeta ne nje pyll krejt erresi,
Se kishe humbe une rrugen e vertete.

Si ish ta them sa kam veshtiresi
Ai I egri pyll, I ashper, pyll hata,
Sa ta mejtoj me kall frike perseri!

Vecse ma e idhte ne qofte vdekja paksa!
Po me tregue c’te mire kam gjete n’ate ane,
Do flas per sende tjera qe kam pa.

Si hyna mbrende as une s’di me ju thane,
Aq gjume I forte qepallat kish randue,
Kur rrugen e vertete e pata lane.

Po kur te rranza e kodres qeshe afrue,
Atje ku merrte fund ajo lugine,
Qe me aq tmer ne zemer m’kish trazue,

Veshtrova lart e pashe se si ne shpine
Po vishej krejt nga rrezet e planetit,
Qe ne gjithe shtigjet njerezve u prin.

At’here vec frika m’iku pak te shkretit
E zemren une e ndjeva ma te lire
Nga nata, qe kalova mes sikletit.

Si ai, qe tue marre fryme me te veshtire,
Prej detit del ne breg e nga ato vale
Aq te rrezikshme syte e vet I prir,

Dhe shpirti im, qe ikte pa u ndale,
Mbrapa u suell me pa ate rrugen trishte,
Qe s’la njeri te gjalle andej me dale.

Dermue, si u clodha pak mbi ate gurishte,
Ia nisa rruges neper breg t’shkretuem,
Cdo here kamba e ndalun ma poshte ishte.

E, ja, gati perpjeten pa filluem,
Me doli nje pantere e lehte, e shpejte,
Qe me lekure te larme ish mbuluem;

Synin mbi mue e mbante ngulun drejte
E udhen time aq keq e kishte pre,
Sa qeshe sa here tue ike e kthye une krejt.

Ish koha kur agonte dita e re
E ngrihej Dielli me ata yj ne qiell,
Qe me te ishin, kur Zotyne mbi dhe

Separi I levizi n’ajr te kthiell;
Guxim e shprese ne shpirt me kish pertritun
Per bishe-larushen, qe s’po I gjeja fill,

Ai agu I dites, e ambla stine e ndritun,
Por jo sa frike aspak t’mos me shkaktonte
Pamja e nje luani cfaqe papritun.

Ky dukej se drejt meje po u afronte
Me koken lart, me nje uri t’terbueme,
Sa ngjante se edhe ajrin e tmeronte.

Vec nje ulkoje, qe shihej e pushtueme,
Ashtu kocke e lekure, nga shum deshira,
Qe sa njerzine e bani te mjerueme:

Kjo, po, me futi aq ne te veshtira,
Me ate frike qe te perfton vec pamja e saj,
Sa per t’u ngjite I humba shpres’t e mira.

Si ai qe pasuni fillon te baje,
E vjen nje kohe dhe e humb, kur nuk e priste,
Pastaj me lot e qan edhe me vaje,

Keshtu me ngjau me ate bishe qe po levizte
Dalengadale tue m’u afrue n’ate prite,
Tue m’shty ne terr, ku diell nuk llamburiste.

Ndersa une tatepjete isha tue shkite,
Perpara sysh m’u cfaq nje fare shajnije,
Zanin heshtija e gjate ia kish venite.

Kur une e pashe me sy n’ate log shkretije,
Brita: <<Meshire te keshe per mue, aman,
Kushdo ti qofsh, njeri I gjalle o hije!>>

E ai: <<Nuk jam, por qeshe njeri taman,
Lombardas prindet pata porsi fare
E si atdhe te dy qene mantovan.

Linda sub Iulio, ndonse pak ma pare
Jetova n’Rome kur ish August I mire,
N’ate kohe hyjnish te rrejshem, genjeshtare.

Poet une qeshe, kendova t’drejtin bir
Te Ankizit, ardhun Troje, kur u krye
Lufta qe Ilionin dogji pa meshire.

Po ti drejt s’keqes pse je tue u kthye,
Pse s’I hyp malit, qe I cdo gezimi
Edhe hareje asht fillim, arsye?>>

<<Ti qenke ai Virgjili, ai burimi,
qe fjala I rrjedh si lum I gjane? – mejhere
I gjegja une I skuqun nga turpnimi. –

Oh ti I gjithe poetve drite e nder,
Ndihmome, pash dashunine e ate mundim
Qe derdhe une kam mbi librin tand me vlere!

Mesuesi im ti je, auktori im,
Ti je I vetmi njaj, nga I cili nxora
Te bukrin stil, qe me ka dhane nderim.

Shihe shtazen nga e cila rrugen bora!
Shpetome, o dijetar me nam mbi dhe,
Se prej saj po me dridhet kamba e dora!>>

<<Po te duesh, nje shtek tjeter me dale ke, -
m’u gjegj ai, kur me pa me sy tane lot, -
ne dac shpetim n’kete vend plot me shkerbe;

so kjo bishe, per te cilen thrret ti sot,
nuk len njeri ne rruge te saj me u sjelle,
dhe pa te mbyte ajo s’te leshon dot;

e ka nje shpirt, qe ze e vaje vec ndjell,
nga lakmija e pangopshme kurr s’qetohet,
asht ma e uritun tue u fa me gjelle.

Me shum frymore ajo pa da barcohet,
Dersa te vije Langoni, tjere do gjeje,
Po mizorisht nga ky do te dermohet.

As toke as pasuni nuk do e ushqeje,
Porse virtut e dije e dashuni,
Mes Feltri e Feltri aty ai ka me ndeje.

Shpetim do kete e gjora Itali,
S’ciles Kamila virgjin, pa u tute,
Eurjali, Turni, Nizi I rane fli.

Ky do ta nxjerri nga cdo vend e skute,
Dersa ta flaki ne sketerre t’pafund,
Atje, nga ku zilija e pat shkepute.

Per t’miren tande flas, prandej gjithkund
Te vish me mue e do me kesh ti pris
Nder viset e amshueme; mos u lkund

Klithje kur te degjosh prej lemerise;
Shpirten qe vuejne me shekuj ke per t’vrejte,
Vdekje te dyte kerkojne ata shastise.

Do shohesh dhe te tjere te knaqun krejt
Ne zjarr, sepse shpresojne prap me u bashkue
Heret a vone me ata qe jane nder qjejte.

Ke ata ti ne deshrofsh fill per me shkue,
Nje tjeter shpirt ma I hirshem do te vije,
Me te une do te la, kur t’jem largue.

Se Ai, qe lart e ka mbretnine e tij,
Mbasi ligjes s’iu binda, nuk deshron,
Qe permes meje shpirt atje t’arrije.

Gjithkund sundon, por vec atje mbretnon,
Atje qytetin ka, seline e vet, -
Lum ai, te cilin afer e pranon!>>

E une atij: <<Te lutem, o Poet,
Deh, pash ate Zot, qe ti s’e adhurove,
Vetem keshtu ti mos me len per shkret;

Me co ku the, t’I dal une kesaj prove,
Qe portes se Shen Pjetrit t’I hyj mbrenda,
Te shoh ata, qe aq te mjere pershkrove!>>

Ai n’ecje u vu, e une permbrapa I renda.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Imazh
Kanga II

Dita po shuhej, edhe ajri I muget
I shmangte n’toke frymoret nga mundimi
I dites, ndersa une, fill vetem, rruget

Gatitesha me I rrahe te nje udhetimi
Aq te veshtire, drejt dhimbjes pa kufi,
Qe mendja do pershkrueje pa fare gabimi.

O zana, o mendje e larte, ju sot fuqi
Me epni; shpirt, qe shkrove cka une pashe,
Ketu do dale e jotja fisniki.

<<Poet, ti qe me prin, - at’here I thashe, -
provome sa force kam n’zemer, sa jam gati,
para se t’me leshojsh n’kete shteg ku rashe.

Ti na tregon si ai I Silvit ati,
Pa vdeke ende, n’ate jete qe s’ka te vdare
Kaloi me shpirt e trup sikur I pati.

Por n’qe se anmiku I s’keqes aq bujar
U ba per te, tue dijte c’e nalta pjelle
Prej tij ka per te rrjedhe, e kush e cfare,

S’I duket I padenje mendjes se thelle;
Se ai per shenjten Rome, perandorine
Nga I bekuemi qiell si ate qe zgjedhe;

E kjo e ajo, - te gjithe duhet ta dine, -
Vendosun qene me u shndrrue ne vend hyjnor,
Ku mkambesi I Shen Pjetrit ka seline.

N’kete rruge, per t’cilen ti e ngre madhshtor,
Gjana kuptoi, qe qene shkasi I ngadhnjimit
Per te edhe I mantelit papenor.

Sh’Pali e pat kendej udh’n e kalimit,
Kendej force mori fese ne ndihme t’I veje,
Qe I cel njerzimit shtigjet e shpetimit.

Po une perse te vi? Kush me jep leje?
Une as Enea, as Shen Pali s’jam,
Per kete as une, as tjer’t s’me cmojne te deje.

Pra, mendja ne m’u mbushte me ardhe tamam,
Drue se me del kjo ardhje marrezi, -
Je I urte, kupton ti dhe cka s’di te tham>>.

Si ai qe kurrnjehere nuk bje n’hulli
E tash e pare I vijne mendime tjere,
Keshtu cdo gja e nis ai perseri,

Ashtu psova edhe une n’ate lugje t’mjere;
Thelle tue mendue, e pashe fort te veshtire
Ate rruge qe e pata nisun menjehere.

<<Ne e paca fjalen tande kuptue mire, -
m’u gjegj zemerbujari, si I ka hije, -
ty te ka zanun frika me pahir.

E kjo rastis fort shpesh njeriut t’I vije,
Sa e shmang punes s’lavdishme qe I ka hy,
Si shtazen qe here-here e tremb nje hije.

Me t’hjeke kete frike, qe keq ta ka mberthye,
Do them pse erdha a c’m’ra ne vesh ma pare,
E qe n’ate cast qe ndjeva dhimbe per ty.

Une isha nder ata qejane si vare.
Nje vashe hyjnore e e hijshme m’thirri prane,
M’urdhno, I thashe, e do te jem krenar.

Si yj t’shkelqyeshem syte e saj m’u gjane;
Ia nisi te me flase ambel e qete,
E engjullor ajo e kishte zane.

<<O Mantovan, ti fisnikija vete,
qe nami ende ne boten mbare s’t’u fik
e, sa t’jete bota, gjalle do t’mbese perjete,

nje mikun tim, qe fati s’e don mik,
dicka s’po e len te lire n’te shkretin stom,
sa jo perpara, mbrapa shkon ai vrik.

Kam frike aq t’madhe se asht keq, sa thom
Se kot ne ndihme te tij drue kam levizun,
Per te sa kam degjue ne t’lartin drom.

Shpejto, pra, dhe me fjalen e stolisun,
Me cdo menyre, si e lyp e mir’ e tija,
Ndihmoje, ngushullue n’dac me me nisun.

Beatricja po te con, vi nga selija
Ku prap une kam deshire te fluturoj;
Me suell e m’shtyn me t’folun dashunija.

Porsa balle Zotit tim une te qendroj,
Per ty shpesh para tij kam me u lavdue.>>
Keshtu fillova, kur ajo heshtoi:

<<O vashe n’virtyte e cilesi mbulue,
qe njerezimit drite ma shum I dhe
se qielli qe shkon rrathet tue ngushtue,

kaq me pelqen ky urdhen qe me le,
sa do deshroja tash ta kishe krye,
ma gjate, pra, te me flasesh nevoje s’ke.

Por thuejma ti arsyen, qe te ka shty
Te zbresesh, e ketu te paska sjelle
Nga I hapti log, ku e djegun je me kthye?>>

<<Mbasi kerkon te futesh ti kaq thelle,
do ta them shkurtas, - m’u pergjegj at’hera, -
pse nuk kam frike te shtyhem kesaj shpelle.

Vec per ate gja duhet te kapi tmera
Nga e cila dam njeriut mundet t’I vije,
Po s’duhet te friksohesh per te tjera.

Te tille Zotyne m’ka ba, per hir te tij,
Mjerimi juej I rande n’mue vend nuk zen,
As afshin kesaj flake nuk ia ndij.

Nje grues hirplote n’qiell fort keq I vjen
Per ate pengese, qe I duel n’ate shteg pyllor,
T’ashprin vendim ajo asht kah e then.

Ne ndihme Lucine kerkoi nder sa qiellore
E I tha: <<Besniku yt, o vashe fisnike,
Nga dora jote pret, ta lshoj ne dore.

Lucija, per cdo t’keqe e rrepte anmike,
Levizi e erdh n’ate vend ku ishte vete
Tue ndeje me ate Rakelen, grue jetike.

Beatrice, - tha, - lavdi e Hyut t’vertete,
Pse s’e ndih ate, qe t’desh me shpirt te dlire
E qe per ty iu nda se ultes cete?

A s’e degjon si n’vaje asht tue u ngjire?
S’e sheh se kunder vdekjes n’lufte ka dale
Mbi lum, qe as deti s’asht si ai I vshtire?…

Ne toke s’pat njerz qe s’dijne cdo t’thote me u ndale
Me I ba mire vehtes, t’keqen me largue,
Si une, mbsi vesh mora ato fjale.

Prej te bekuemit fron zbrita nder ju,
Tue u mbshtete ne fjalen tande aq ne za,
Qe ty t’nderon e ata qe e kane degjue.>>

Mbasi me kuvendoi permbi kete gja,
Te ndricmit sy lotues nga une largoi,
Sa vrik m’u desh ketu te ti me ra

E fill ia beha si ajo deshroi;
Te shpetova ne cas nga ajo shkerbe,
Qe t’bukuren perpjete ty ta pengoi.

Prandej cka ke? Pse, pse I hutuem ti je?
Pse frike ne zemren tande prap te mbese?
Guxim e trimeni ma nuk po ke?

Mbasi per ty kujdesen tri krijese
Te larta e te bekueme atje ne qiell
E fjala ime t’hap nje rruge plot shprese?>>

Si ato lulet, qe, sa ngrofen n’diell
Mbas ngrices se nje nate, perseri
Cojne kryet e celin qe te gjitha fill,

Ashtu une mora zemer prej atij
E aq shpirti m’u mbush me flake e drite,
Sa zuna e iu drejtova me trimni:

<<Sa meshirplote qe m’u gjet n’kete dite!
E ti fisnik, qe binde iu paske I shpejte
Fjales se drejte nga goja e hirshme qite!

Ti zemren po ma prir ma mos me ndejte,
Do vi mbas teje, simbas porosise,
Mendimi qe une pata, m’u ndrrue krejt.

Ti luej, vullneti yne asht nje, o pris,
Ti udheheqsi, mesuesi e zotnija!>>
Keshtu I thashe. Si luejti kambe me u nise,

Udhes iu futa neper t’ashprat vrrija.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kanga III
Imazh
<<KENDEJ KALOHET NE QYTET T’MJERIMIT,
KENDEJ KALOHET N’DHIMBJEN PA KUFI,
KENDEJ KALOHET N’SHPIRTNAT HUMBUN SHQIMIT.

KRIJUESIN TIM E SHTY’ DREJTSIJA E TIJ:
VETE PUSHTETI HYJNOR ME KA SAJUE,
MA E LARTA DIJE, E PARA DASHUNI.

PARA MJE GJA TJETER S’U KRIJUE
VECSE E PERJETSHME, - E UNE QENDROJ PERJETE:
O JU QE HYNI MBRENDE, KENI MBARUE!>>

Ja, keto fjale, me shkronja t’zeza, vete
I pashe te shkrueme mbi nje porte; me droje
Peshprita: <<Pris, a e sheh c’me paska gjete!>>

Prisi m’u gjegj, si ai qe ka pervoje:
<<Ktu cdo dyshim mbas shpine duhet lane,
cdo frike e perpelitje te mbaroje!

Na kemi arrijte n’ate vend ku t’pata thane,
Ku do shikosh ti shpirtnat e brengosun,
Qe fillin e arsyes humbun e kane.>>

Pastaj mbi timen doren tue e vendosun,
Gzueshem ne ftyre, qe shpirtni lart t’ma mbaje,
Me futi mbrenda jetes se pasosun.

Aty te fshame, klithje, gjame e vaje,
Neper ajr te pa yj perhere kumbonin,
Sa une qysh ne fillim nisa te qaj.

Gjuhe t’ndryshme, t’folme-tmer gjithkah gjemonin,
Fjale dhimbje per hata, britje nga mnija,
Vikatje e zane shue e shplake ushtonin.

Perftohej nje potere, qe kurr qetija
S’e shuen neper ate ajr gjithmone te ndyte,
Njashtu si rana kur shperthen stuhija.

E une, qe ndjeja si me zjente kryet
Nga tmeri, thashe: <<C’degjoj, mesues I ndjere?
C’jane, valle, keta qe e keqja I paska mbyte?>>

E ai m’u gjegj: <<N’kete gjendje kaq te mjere
Gjithe shpirtnat e fatzezve jane ngujuem,,
Qe mire as keq nuk bane te thuesh nje here.

Me rradhet e asaj frote jane te trazuem
Te engjujve, qe vec kerkuen vetmine,
Me Zotin s’qene, po as kunder s’kane luftuem.

I debuen qiejte, se u prishnin bukurine,
E as ferrit s’mund t’I futen thellesisht,
Se der mkataret nuk ua duen shoqnine.>>

E une: <<O pris, cka kane qe kaq tmersisht
Bertasin pa ia da edhe renkojne?>>
M’u gjegj: <<Ja, po ta them ty shkurtimisht:

Keta as qe te vdesin nuk shpresojne,
Ma poshte jeten e tyne s’ke ku e co,
Cdo fat, pervec ketij, ata deshrojne.

Emnin e tyne n’bote mos e kerko!
Meshira e drejtesija nuk I qas:
Mos t’flasim ma per ta, por kqyr e shko!>>

Une, tue veshtrue, nje flamur pata rase
Te shoh; ky siellej nga ai tufan I bartun,
Sikur te qe denue perjete te ngase.

Vrullshem I shkonin pas, varg I pamatun,
Shpirtnat, sa une s’do kisha pase guxim
T’besoj se vdekja kaq shume paska cartun.

Mbasi disa dallova n’ate kalim,
Une hijen e atij njoha dhe pashe,
Qe per dobsi kreu t’randin mospranim.

Vesh mora edhe bindun qeshe se rashe
Mes shpirtnash, qe kurrkund nje vend s’u lane,
As Zoti e as djajte s’kane si me I dashe.

Keta fatzez, qe n’jete jetue nuk kane,
Lakur vraponin, ndersa I thernin thelle
Miza e anza, qe vlonin nga cdo ane.

Fytyrat ua bajshin gjak me rrjedhe,
E gjaku, ra perdhe, me lot perlye,
Thithej nga krymbat majun me ate gjelle.

E ma pertej kur une leshova ‘I sy,
Pashe buze nje lumi t’madh nje tjeter cete
E thashe: <<Mesues, a ban me me rrefye

Kush jane ata e valle cka do te jete,
Qe m’ate ane nguten te kalojne, perore
Si po I dalloj permes drites se zbete?>>

E ai: <<Do te kuptojsh cdo gja pa zore
Vetem at’here kur na te kemi ra
Te rrjedha e trishte e Akeronit t’gjore.>>

Atbote sy-ule edhe turpnue sa s’ka,
Tue drashte une se po flas e nuk po di,
Deri te bregu I lumit s’bana za.

E ja po vjen kah na, permbi nje ani,
Nje plak per moshe me qyme te zbardhueme,
Tue brite: <<Mjere ju, o shpirtna te keqij!

Mos mbani shprese se shihni ma qielle t’lume;
Vi te ju coj sa jeni n’tjetrin balle,
Ne zjarr e n’akull, n’erresine t’amshueme.

E ti cka lyp ketu, o njeri I gjalle?
Shpejt, hiqu shpirtnash qe njehere kane vdeke!>>
Por, kur ai pa se fjal’t s’ia bana mall,

Shtoi: <<N’tjera udhe e porte ke me preke
Bregun, e jo ketu; me dale pertej,
Nje dru ma e lehte ty ka me te terhjeke.>>

E prisi atij: <<Karon, ti mos u nxej;
Keshtu u vendos atje ku asht fuqija
Per me vendose, e mos e shtyj ma tej!>>

Lundrarit te kenetes s’ndyte qetija
I kthei n’ate ftyre tane lesh, te cueme peshe,
E syte-hata I qitshin flake e shkndija.

Por ata shpirtna, lodhe e kpute, krejt cveshe,
Nderruen fytyre e kercelluen me dhambe,
Porsa fjalet e vrashta u rane nder veshe.

Prindet e Zotin rrijshin vec tue name,
Gjinine njerzore e vendin edhe motin
Dhe faren me te pare e me te mbrame.

Fort tue denese, s’ua priste loti lotin,
N’fund u bashkuen n’ate ugurzeze bregore,
Qe shpirtnat mbledh, ata qe s’dreshten Zotin.

Karonti djalle, me synin gace perore,
Me gisht u ban e t’gjithe n’ate shenje I mblidhen;
Kujdo vonohet, rrem ia kris pa ndore.

Si gjetht, qe vjeshtes kputen edhe hidhen
Pale-pale, e dega ka mundsi me pa
Petkat e veta ka mbi toke mbeshtiellen,

E keqja fare e Adamit njashtu, pra,
I rraset bregut nje nga nje pa fjale
N’ate shenje, si zogu ryse me u thirre me za.

Keshtu kalojne permbi te zymten vale;
E, pa ndeshe bregun tjeter ceta e pare,
Nje cete e re, kendej, gati asht me dale.

<<O biri im, - me tha prisi bujar, -
ketu I ke ata qe kane mbarue
ne mni te Zotit, ardhe prej botes mbare;

e jane te gatshem lumin me e kalue,
se drejtsija hyjnore u grah pa mshire,
keshtu vete frika ne deshire asht shndrrue.

Nje here me thane nuk bje ksajt shpirt I mire;
E pse Karonti pat ankim per ty,
Tani mund ta kuptosh arsyen ma mire.>>

E errta fushe, si ai kto fjale pat krye,
U dridh aq fort, sa, kur mendoj ate tmer,
Dhe sot fillojne te dridhnat me me hy.

Nga toka lot-e-gjame shperthei nje ere,
Qe vetetiu me aq te flaket drite,
Sa s’pashe as ndjeva gja ma n’ate sketere;

Dhe rashe si ai qe gjumi e kapit.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kanga IV
Imazh
Ma kputi menjehere gjumin e rande
Nje bumbullime e madhe, sa qe u drodha
Si nje njeri, qe fjete dikush e trand.

E synin e pushuem rrotull e solla,
Ngritun ne kambe, e ngulte hodha shikimin
Me pa se ne cfare vendi une u ndodha.

U gjeta me nje fjale une ne kalimin
E shtegut drejt humneres se paane,
Qe t’vuejtjeve pa numer mbledh gjemimin.

E erret ish, pa fund, mjegull e tane;
Sado t’ia ngulshe syte asaj gremine,
Nuk mujshe me dallue nje send me thane.

<<Po zbresim tash n’nje bote qorrue terrine,
filloi t’me flase poeti krejt I mekun, -
Une do te prij e ti m’eja mbas shpine.>>

Nga ngjyra e tij e zbete fort mbeta I prekun
E thashe: <<Kur tutesh ti, po une at’here?
Sa here qe kam ra ngusht, ty te kam ndjeke un!>>

E ai: <<Ankthi I ketyne njerzve t’mjere,
Qe jane ketu, ne ftyre me pasqyrohet,
Ti dhimbjen mos ma merr per frike e tmer.

Te shkojme, se rruge e gjate prej nes kerkohet.>>
E hyni ai, e hyna une mbas tij
Ne honin qe prej rrethit t’pare qarkohet.

Ketu, per cka e mundun ish me ndi,
S’kish vaje dhe lotet s’rridhnin porsi gurra, -
Pshertimat vetem dridhnin ate ajri.

Vuejtje pa dhimbje ndjenin ato turra
Njerzish te panumrimm e cete-e-cete,
Femije te vegjel edhe gra e burra.

Mesuesi I mire m’u suell: <<Ti s’po m’pyet
Cfare shpirtnash jane keta qe po shikon?
Para se t’vesh ma tutje, ta them vete.

Keta s’mkatnuen, e gjithashtu s’mjafton
Qe kane merita, mbasi s’u pagezuen;
Pagzimi asht porta e fese qe ti beson.

Pse para krishtenimit t’gjithe jetuen,
Zotin s’adhruen si duhet n’lutje t’veta;
Ne mes te tyne gjindem edhe une.

Jo per mekat, na vec per kto te meta
Kem’ humbe e ne kete mase jemi ndeshkue,
Pa shprese gjallojme, deshrue na kalon jeta.>>

Nga keto fjale fort zemra m’u gandue,
Njerz njohta aty, qe gzuen t’madh vleresim,
E pezull tash n’ate Limb jane tue qendrue.

<<Tregome, Mesues, tregome, o zoti im, -
thashe une, se doja t’kisha siguri
per fene qe ngadhenon mbi cdo dyshim, -

a nxuer njeri kendej merita e tij
o e ndonje tjetri, n’qiell lumnine me rroke?>>
Ai, qe kuptoi cka thashe me mshehtesi,

Gjegji: <<I ri une ishe ne kete toke,
Kur nje t’pushtetshem pashe ketu se ra
Me shenje t’fitores vu kunore mbi koke.

Hijen e atij qe babe njerzimi ka,
T’birin, Abelin, e Noen na e mori,
Mois ligjevusin, binde gjithmone pa za.

Patriarke Abramin, mbret Davidin nxori,
Izraelin me ate bij mejhere
E me Rakelen qe kaq vjet ia bori;

Ne qiell I coi keta e shum te tjere;
E due ta dijsh se para tyne s’jane
Shelbue kurr shpirtna njerzish ne sketere>>.

Pse fliste, ecjen na s’e kishim lane,
Neper nje pyll per te kalue na u donte,
Vecse nje pyll prej njerzish anembane.

S’e kishim lane aq larg rrugen, qe t’con te
Ai vend, ku une zgjova, kur nje shkulm
Flake emisferin nisi te ndriconte.

Ende s’kishim arrite tamam n’ate kulm,
Megjithate mund t’shihej ndonje fije
C’njerz kishte aty, mbulue me lavd e zulme.

<<O ti, qe na nderon e art e dije,
kush jane keta rrethue me kaq nderime,
qe s’jane sikur te tjeret zhyte nder hije?>>

<<Naim I tyne, - I gjegji fjales sime, -
qe ende kumbon n’ate bote e s’shuhet ma,
nxjerrun u ka nga qielli lehtesime.>>

Nderkaq degjova befas si nje za:
<<Rrugen leshonia t’lartit nder poete,
u kthye hija e tij, qe nes u nda.>>

Porsa ai za pushoi e mbet I qete,
Kater hije t’madhnueshme kah na rrane,
Trishtim as gaz n’fytyra s’u pashe vete.

Mesuesi I mire spjegim desh me me dhane:
<<Ma kqyr njate me shpate ne dore, - ma bani, -
para te treve vjen si zot I rande.

Ai asht Homeri, nder poete sovrani,
Tjetri Horaci, I njohtun per satire,
Ovidi I treti, e ne fund Lukani.

Mbasi, njashtu si zani pare m’ka thirre
Nje emen qe te gjithve na bashkon,
Me presin me nderim, edhe bajne mire.>>

Te bukren shkolle pashe prisin kah rrethon,
Shkoll’n e atij zot te kanges ma te ngritun,
Qe mbi te tjere si shqipja fluturon.

Si biseduen paksa krye m’krye avitun
Kah une u sollen e me pershendeten;
Buzqeshi per kete nder mesuesi I ndritun.

E nder dhe ma te madh me dhane kur n’ceten
E tyne me radhiten aq te zgjedhun,
Te gjashte mes asaj dije e pashe veten.

Kah drita shkuem ashtu se bashku mbledhun
E per c’u fol me duket heshtja ar,
Si dukej ar atje fjala tue rrjedhun.

Ne fund ia behem te nje kshtjell krenar,
Shtate here me t’larta ledhe I rrethuem,
Mbrojte nga nje lum I bukur, qe pa fare

Mundi, per toke si t’ishim, e kaluem;
Shtate dyer me ata mendtare pershkuem pa u ndale
Dhe arritem n’nje livadh te gjelberuem.

Njerz pashe atje, qe t’vrenin thelle, ngadale,
C’I madh autoritet n’ato tipare!
Rralle flisnin, por u kish hije cdo fjale.

Ma tutje u shtyme at’here n’ate toke bujare,
Te ‘j vend I larte, I hapet, plot me drite,
Prej ku te gjithe I shihnim kjartas fare.

Ngri n’kambe atje mbi bar te blere qe shndrit
M’u cfaqen shpirtna for ne za mbi toke,
Per cka une mburrem edhe ne kete dite.

Elektren pashe se bashku me sa shoke,
Njofta nder ta Hektorin edhe Enene,
Sy-orrl Cezarin, arm’t kreshnike rroke.

Kamilen pashe, e pashe Pentesilene
Nga ana tjeter; dhe njate mbret Latinin
Me bij’n e vet, Lavinjen, aty e vren.

E pash dhe Brutin, qe deboi Tarkuinin,
Lukrecjen, Juljen, Marcjen, Korneline;
Te vetem, ne nje ane, pashe Saladinin.

Pashe mjeshtrin, qe meson ata qe dijne, -
Ma nalt kur e drejtova vrejtjen time, -
Mes filozofesh tjere e kish seline.

T’gjithe e kundrojne e t’gjithe I bajne nderime,
Te dy I pashe – Sokrat edhe Platon,
Qe jane ma afer tij ne meritime.

Pashe Demokrit, - me rast boten perfton, -
Diogen, Anaksagore edhe njate Talin,
Heraklit, Empedokel e Zenon;

E pshe dhe ate qe me hiti mblodh <<quale>>-in,
Per Dioskoridin flas, verejta Orfene,
Tulin me Linon dhe Seneke moralin;

Euklidin gjeometer, Ptolomene,
Galjen e Avicene e Hipokrat,
Te madhin kmentues, Averroene.

S’mund t’I permend te gjithe e t’shprehi ate
Qe tema e madhe lyp e nxit te shtillet,
Sa syni sheh, shpesh goja s’ka takat.

Vec dy nga t’gjashtet mbetem; tash I siellet
Nje rruge tjeter prisi mendjedrite,
Me m’qite nga ajri I qete n’ajrine qe dridhet;

Dhe mbrritem te nje vend qe gja s’e ndrit.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4571
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kanga V
Imazh
Keshtu nga rrethi I pare mes erresise
Ne t’dytin rashe; ketu honi ngushtohet,
Por dhimbjet rriten, nxisin me kuise.

Atje Minosi I zi hungron, terbohet,
Te praku shqyrton fajet nji nga nji,
Gjikon, denon sa here me bisht qarkohet.

Kur ndonje shpirt I keq I del karshi,
Vetiu ai c’ka ne zemer nis me nxjerre;
Edhe gjykatesi, me mkatet di,

Peshon ku duhet flake ai shpirt I bjerre;
Bishtin per trup e lidh aq here, sa t’kete
Ndermend me e zbrite te rrathet poshte ne ferr.

Gjithmone perpara tij gjen mija vete,
Cdo shpirt mbas rradhe shkon ne gjykatore,
Flet e degjon, thik flaket tatepjete.

<<O ti, qe zbret ne kete te zeze bujtore, -
sa u kujtue per mue Minosi briti,
tue lane ate zyre me randesi mbas dore, -

me sa mend hyn, kujt I beson, o I ngriti,
nga gjithe kjo dere e gjane ti mos u rrej!>>
<<C’je tue hungrue? – prisi atbote ia priti, -

rrugen e tij fatale mos e prej!
Keshtu u vendos atje ku asht fuqija
Per me vendose, e mos e shtyj ma tej!>>

Tashti nder veshe ja ku me vjen trishtija
E kanges aq te dhimbshme; tash kam ra
Atje ku t’rreh e gjames s’rande furija.

U futa ne nje log, qe drite ma s’ka
E ulurin si deti ne stuhi,
Kur trandet nga ere t’kunderta pa da.

Tufani I ferrit, kurre qe s’ka qeti,
N’vorbull te vet gjithe shpirtnat I perlan,
I fshik edhe I vertit, tue u dhane trazi.

Kur I kalojne rrepines aty prane,
E kuje e vaje e ankim ma shum ushtojne,
Kunder te Naltit gja nuk rrine pa thane.

Keshtu, si pashe, perplasen n’shoqishojne
Mkataret, qe per epshe jane denue,
Qe andjes pa fre arsyen ia neneshtrojne.

Si flatrat, qe I bajne dimnit tue flutrue
Te rrasun grumbull gargujt endacake,
Keshtu shpirtnat e kqij era e terbue

Kendej e andej e poshte e lart I flak;
Fare shprese kurr nuk mbajne ata te mjere
Per prehje jo, po as per denim ma t’pake.

Porsi kojrrilat, qe vajtojne n’per ere
E vizatojne ne qiell nje varg te gjate,
Ashtu pashe tue denese, e me potere,

Hije rrembye nga e rrebeta shtergate.
Dhe thashe: <<C’jane keta, pris, qe u ra per hise
Te rrihen nga duhija e kesaj nate?>>

<<E para e atyne, per te cilet nise
me me pyete kush jane, - tha I urti pris, -
perandoreshe pat qene permbi shum fise.

Kaq thelle qe fute ne llum te flligeshtise,
Sa bani ligje cdo andej te lejohet,
Per t’mblue ate turp, ku ishte katandise.

Asht Semiramis; n’fron, per te lexohet,
Mbas Ninos hypi dhe qe nuse e tija;
Tash prej Sulltanit toka e saj sundohet.

Vrau ajo tjetra vehten nga dashnija,
Besen ia theu burrit te saj Sike;
Kleopatra ja, zhyte n’vese te keqija.

Helenen shih, per t’cilen permbi dhe
Aq kobe u reshen; t’madhin Aqilete
Shiko, me dashunine ra ne bete.

Paridin shih, Tristanin;>> mija vete
Nder ata shpirtna m’I tregoi me gisht,
Qe dashunija shkuli nga kjo jete.

Kur mjeshtri m’I permendi hollesisht
Te lashtat gra, kaloresit, meshire
Ndjeva per ta, e m’u renqethen misht.

Une zuna e thashe: <<Poet, me shum deshire
Do flisja me ata t’dy qe s’bashku shkojne
E aq lehte I siellka era e veshtire!>>

M’u gjegj: <<Ti priti dhe, kur te kalojne
Ma afer nesh, atyne lutju at’hera, -
Per dashunine qe I ban do te degjojne!>>

Kur n’anen tone me hov I solli era,
U lshova za: <<O shpirtna te ngashruem,
N’mos ju pengofshin, eni ktu nje hera!>>

Porsi pullumba prej deshires ftuem,
Qe krahehapun prejne ajrine pa u ndale
Drejt s’ambeles fole, te permalluem,

Njashtu ceten, ku asht Dido zemer-vale,
Lane e flutruen drejt nesh n’ate ajr te zi,
Kaq qe e forte thirrja, qe me shpirt m’kish dale.

<<O njeri I mire e plot fisniki,
qe zbrite me na pa n’kete vend mizor
ne qe me gjak token e kemi ri,

t’kishim mik ate qe rruzullin ka n’dore,
do ta lutshim n’kete cas per paqen tande,
mbasi ndjen dhimbe per t’zezet mekatnore.

Per cka me ndi edhe me fole te kande:
Na do degjojme e gjegjen kem m’iu dhane,
Tash qe ka nise me ra dhe era e rande.

Toka, ku syte se pari driten pane,
Shtrihet n’ate breg, ku derdhet Po-hi n’det,
Per me gjete paqe me ndjeksa t’vet te tane.

Dashnija, n’shpirt fisnik qe hyn aq lete
Per t’hieshmin trup e lidhi kete fatzine,
Trupin ma rrmbyen e si: peng me ka mbete.

Dashnija, qe ‘I dashnori I fal dashnine,
Nga epshi I ketij me ndezi zhar,
Pa mue as ketu, si e sheh, s’e gjen qetsine.

Dashnija na flijoi mbi nje altar.
N’Kaina rafte ai qe na la pa jete!>>
Ja, keto fjale na thane ata qyqare.

Kur une degjova ata shpirten t’shkrete,
Koken e ula e ndeja gjate n’mendim,
Dersa poeti tha: <<Pse ashtu ke mbete?>>

E kur pergjegja, nisa: <<Oh, mjerim!
Sa t’ambla mendime e sa deshira
I shtyne ata ne kete te zi shtegtim!>>

Pastaj keshtu, drejt tyne kur u prira,
U thashe at’here: <<Franceske, keto renkime
Po m’bajne me qa te trishtun nga meshira.

Me thuej, ne koh’n e t’amblave pshertime
Si e ne c’rase me njohe dashnine ju ra,
Tue u perplite n’deshira e nder dyshime?>>

<<S’paska idhnim ma t’madh, - m’u gjegj tue fsha, -
se me mendue per kohet e harese
n’mjerim e vaje, mesuesi e di kete gja.

Por si dashnija nisi rranje te qese
Nder zemra tona, n’dac me ta rrefye,
Si ai do baj qe flet njiheri e dnes.

Po lexonim nje dite, sa me u defrye,
Per Lancilotin, si e zu dashnija;
Pa fare dyshimi, vetem, krye me krye.

Ma se nje here na u ndezen syte shkendija
Nga ai lexim, e tinzash jemi kqyre,
Por vetem ne nje pike na u pre fuqija.

Kur na lexuem se e deshruemja ftyre
Befas u puth nga nje dashnor I atille,
Ky, qe nga une s’ndahet n’asnje menyre,

Nder buze me puthi trupi tue iu dridhe;
Galeot qe libri edhe ai q’e shkrojti,
Q’ate dite leximit ma s’I gjetem fill.>>

N’sa njani shpirt kete ngjarje na tregojti,
Tjetri aq qante, sa nga dhimbja I prekun
U fika krejt e zemra gjak m’pikojti;

E rashe, si te kish ra nje trup I vdekun.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Shkurt 2021, 19:11
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari