Faqe 1 prej 1

VDES AKTORI PATRICK SWAZYE ME 14.9.2009

PostPostuar: 15 Shtator 2009, 15:36
nga Laert
Vdes aktori i njohur Patrick Swayze
Imazh
Imazh

Aktori amerikan Patrick Swayze vdiq mbreme në moshën 57 vjeçare. Kanceri në pankreas i mori jeten aktorit te njohur.Swayze do të mbahet mend veçanërisht për rolet në filmat e suksesshëm Dirty Dancing dhe Ghost. Zëdhënësi i familjes Swayzetha se aktori vdiq dje në mënyrë të qetë e me familjen pranë. Aktori u bë i njohur në fillim të viteve 1980 në përshtatjen për film të novelës për fëmijë The Outsider të shkrimtarit S.E. Hinton. Valltar profesionist, Swayze shkëlqeu si aktor në vitin 1987 me rolin e tij në filmin Dirty Dancing (Kercim Dashurie) dhe arriti kulmin e suksesit 3 vjet më vonë me filmin Ghost. Gjatë dy dekadave që pasuan, Swayze luajti në filma të ndryshme në role të ndryshme. Në mars të vitit 2008, Patrick Swayze njoftoi se vuante nga një formë vdekje prurëse kanceri në pankreas, nga i cili më pak 5 përqind e personave të diagnostikuar mbijetojnë 5 vjet. Swayze punoi edhe shumë kohë pas diagnostikimit, duke luajtur në serialin televiziv The Beast. /Shekulli /
E Marte, 15 Shtator 2009

.........................

PostPostuar: 16 Shtator 2009, 12:56
nga Megi
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

Re: VDES AKTORI PATRICK SWAZYE ME 14.9.2009

PostPostuar: 18 Shtator 2009, 08:46
nga ksanthi
Ky me ka pelqyer shume.

VDES AKTORI PATRICK SWAYZE ME 14.9.2009

PostPostuar: 19 Shtator 2009, 00:04
nga Kristela
Aktor i klasit, me erdhi gjynah kur e mora vesh. Gjithsesi ka me mbet i gjalle nepermjet filmave te tij qe la mrapa.

Shpresoj ti pushojn shpirti ne parajse.

Re: VDES AKTORI PATRICK SWAZYE ME 14.9.2009

PostPostuar: 19 Shtator 2009, 20:01
nga MAZAR-DINO
Ndjeva keqardhje.Ishte nje aktor i mire.

[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari