Fansat e very important people do kene gjithcka rreth jetes dhe aktiviteteve te tyre
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Media shqiptare heshti ndaj Shenjtërimit-Gjon Palit të II-të
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Media shqiptare heshti ndaj Shenjtërimit-Gjon Palit të II-të
Mediat pranë Berishës dhe Edvin Ramës heshtën ndaj Shenjtërimit të Papa Gjon Palit të Dytë pas 6 vjetësh vdekje në Vatikan

Imazh
Papa Gjon Pali i Dytë përshëndet nxanësit e klasës Pestë të Shkollës "Ndre Mjeda" të qytetit Shkodër më 25 prill 1993.
Papa bekoi themelet e ndërtimit të Kishës të Zojës së Këshillit të Mirë në këmbët e Kalasë Rozafa të Shkodrës

Arbër Iliria
E diel,më dt. 1 maj 2011

Dita e parë e muajit maj si e diel, 1 maji 2011 është dita lumturimit apo e shenjterimit pas vdekjes(2 prill 2005) të Papa Gjon Palit të Dytë. Ky lajm i bujshëm ka pushtuar gazetat e gjithë botës sepse papa polak la një histori në shumë vende si ato katolike, muslimane, ortodokse, protestante, hebre,...Përbën kjo ngjarje kaq e madhe për Vatikanin sepse është i vetëm personalitet i Vatikanit që shenjtërohet pas 6 vjetë vdekje, ku të tjerve i duhen shumë vite. Papa Gjon Pali i Dytë la një libër të madh kujtimesh me kontribute si me Nënë Terezën, me ndërhyrjen në OKB dhe te presidenti Klinton për ndërhyrjen me luftë kundër Serbisë. Ishte papa polakë që i kërkoi pavarësinë Kosovës OKB dhe SHBA dhe e fitoi. Ishte ky papë që bekoi ndërtimin dhe rifillimin e Veprimtarisë të Kishës Katolike në Shqipëri etj...

Dhe duke ditë gjithë këtë kontributë të tij shfletova gjithë ato media online shqiptare, por fatkeqësishtë u gjetën asnjë faqe të tyre sëpaku si lajmë.
Po t’i shfletosh gazetat online kryesorë të datës 1 maj 2011 si RD, gazeta shërbëtore e Berishës, ”55”, e Koha e Jonë, ZP-ës me gazetat qorre të socialistëve si; Gazeta Shqiptare, Shekulli, NOA, Metropol…gjen lajme politike ekstrem, të tipit taleban, gjenë lajme të modelit rrugaç si sharje, fyerje, shpifje, akuza, thashë e theme, marrje nëpër gojë punë dashnoresh, punë pazaresh të votave, punë kurvash e kurvarësh,…
Aty nuk gjen lajme sociale, me mesazhe për dashuri, paqe, integrim vlerash morale, nuk gjen asnjë lajmë që t’i sherbeji qytetarit të nëpërkëmbur edhe nga mediat tepër të ngarkuara nga e pavërteta, nga imoraliteti i shpifjeve deri familjare midis liderve kryesorë të politikës.
Natyrishtë në këtë peisazh lumpenit moralo-politikë nuk i rezervohet vend sëpaku edhe formal të lajmit ”Të shenjterimit të Papa Gjon Palit të Dytë” më 1 maj të 2011.

Pak gazeta formalishtë e vendosën si një lajm sikurse ”Sot”, Dielli, 24 orë, Bota Sot dhanë njoftimin se presidenti Topi me gruan janë të ftuar në vatikanë. Ndërsa nuk e kanë permend kryeministrin e vendit S.berisha që sikurse Topi ishte i ftuar në vatikanë me gruan e tij. Skandalozi i redaktorve të gazetave shqiptare!
Për fatin e keq të tyre ishte një formalitet, siç thotë populli; me ka dërguar nëna me la gojën, që duhej përmend. Edhe këto gazeta edhe pse e kanë paraqitë si lajmë telegrafikë nuk i kanë kushtuar tema të kontributeve të panumërta të Papës polakë në botë dhe në Shqipëri.
Shifni RAI UNO, DUE, TRE etj, që transmeton tash disa javë pamje nga veprimtaria e madhe e papës. Dhe do të shifni ndërmjet tjerave Papën me Nanë Terezen në Kalkuta, midis lebrozëve muslimanë indianë,…
As kjo skenë nuk ju detyron të shkruani ju redaktorë të gazetave, ju shërbëtorët e obstruksionit të shekullit të XXI, ju vegla të militantëve partiakë komuniste të PD-ës, PS, e me rradhë parti baglash, që plotë 20 vjetë nuk keni bë asgjë për popullin dhe asgjë për kombin në fushën e demokracisë dhe të evidentimit të vlerave shqiptare jashtë paragjykimeve fetare, politike, krahinore.

Cili nga personalitet e huaj apo edhe shqiptar pas Gjergj Kastriotit në historinë e kombit shqiptar e puthi Dheun e bekuar të Shqipërisë tash 2012 vjet?

Imazh
Papa duke puthur tokën shqiptare më 25 prill 2011


Askush nuk e puthi dheun e Kastriotëve, të Teutës e të Nënë Terezes përveç burrit të madh Gjergj Kastrioti dhe burri më i madh i kohrave të shekullit XX, XXI dhe të shekujve Papa Gjon Pali i Dytë - Karol Vojtila.
A ju duket pak gjesti fisnik i Papa Gjon Palit të Dytë Përulja deri në tokë të Puthjes të Dheut Shqiptar?
A ishte shprehja e një respekti, i një përulje me mirënjohje për historinë dhe popullin shqiptar, i një respekti i kujtesë për vuatjet dhe luftrat e shumta shekullore të heroi legjendar me popullin shqiptar martir ndaj pushtuesit otoman-barbar për afro 5 shekullore.
Otomanët nuk e puthën tokën, por e dogjën, e shkretuan fenë e shqiptarve dhe vendosën islamizmin me shpatë, e vranë popullin, e grabitën pasurinë e artit, arin, e gjithshka, e lanë të prapambetur dhe ende sot vuan pasojat politike, sociale, psikologjike, kulturale dhe fetare kombit shqiptar nga gërmadha otomane.

Imazh

Pra për kryepolitikanët dhe klasa e kalbur komuniste-otomane-sllave të akademisë shqiptar nuk gjetën kësaj here kohë të spikatnin Dashurinë e Papës polakë për Shqipërinë, për Veprimtarinë e Nënë Terezes me Papën në Kalkuta.

A e puthi tokën shqiptare Enver Hoxha me këlyshët e tij për afro 50 vjet?

Jo, kurrë! Ishte dhe mbeti deri në vdekje qënie e verbët e sllavëve dhe otomanëve.
E shkretoi, e përdhosi, e sakrilegjoi tokën me shumë eshtra të gjalla të njerzve shqiptar që punuan për Fe dhe Atdhe, për Popull dhe Kulturë. E mundoi popullin shqiptar në kufijt e ekzistencës për jetë. E mbushi tokën me armë e bunkerë, hapi tunele kilometrike për luftra dhe ngriti nën dhe një Monumentë eshtrash shqiptarësh për të jetuar i lumtur ai, për të qeshur me familjen dhe sojin e tij që hedhin flamurin e Kastriotit si lecka në rrugët e Tiranës të përgjakur nga policia sekrete e Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Nexhmije Hoxhës, Hysni Kapos, Kadri Hazbiut, …..edhe në ditën e përleshjeve për pushtet dhe jo për mirëqenien dhe prosperitetin e popullit shqiptar më 21 janar të 2011.

Ismail Kadare nuk e përmend kurrë në librat e tij Papën polak dhe Gjergj Kastriotin që puthën Dheun e Arbërve


Dhe Ismail Kadare nuk e vuri re përdhosjen e Flamurit Kombëtar në rrugët e Tiranës më 21 janar të 2011, por vjellë vrerë si klasa komuniste që ka pushtuar piramidat e shtetit e presidencës dhe të politikës mjerane shqiptare.

Për Kadarenë nuk ka rëndësi Flamuri, por se nostalgjia dhe rikthimi i epokës enveriste, ku ishte politikane, kryedeputeti i përjetshëm dhe kryeshkrimtari numër një i atij regjimi antipopullor e antishqiptar e prosllavë. Kadareja kurrë nuk e puthi tokën, por vetëm e pështyi në komunizëm dhe kur erdhi nën tymin e betejave për pushtet të idhtarve të tij komunistë në shkurt të 2011.
Imazh
Papa Gjon Pali i Dytë duke u përshëndet me kardinalin e parë shqiptar Mikel Koliqi që bëri 40 vjet burg


I vetmi lajm i thatë zyrtar i akulltë u shkruajtë në dy-tre gazeta të vogla si Vetëm presidenti Topi mori pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të papës si i ftuar në Vatikan nga Selia e Shenjte e Vatikanit.
Ndërsa për Berishën asnjë lajm që ishte i ftuar në Vatikanë me gruan e tij.

Mosmirënjohja e Sali Berishës si kryeministër, i Edvin Ramës si kryetar i partisë numës 2 i PS-ës dhe i rrangullave bytyke që sillen rreth tyre dëshmuan në 1 majin e 2011, në ditën e shenjterimit ndjenën e sjelljes më të fëlliqtë që ka njeriu atë mosmirënjohjes për kontributin e kombit shqiptar dhe bijes shqiptare Nënë Tereza qendron që nuk sensibilizoi dhe udhëzoi që Shqipëria me akademinë të përkujtonte kontributin e burrit që puthi dhe bekoi tokën shqiptare,...


A thua e meritonte të heshtej për lajmin e Shenjterimit të Papa Gjon Palit të Dytë nga mediat online kryesore si ato komuniste, prej atyre të ashtuquajtura të djathta si dhe ato të ashtuquajtura të pavarura?
Imazh
Papa Gjon Pali i Dytë bekoi themelet e ndërtimit të Kishës të Zojës së Këshillit të Mirë në këmbët e Kalasë Rozafa të Shkodrës më 25 prill 1993


"Mos njoftimi nga redaksitë e mediave me shkrim si pjesë e pushtetit të katërt të nje vendi padyshim dëshmon se zotëron një kulturë primitive, një kulturë paragjykimesh, një shprehje e antipatisë ndaj fesë katolike, një sistemi censure ndaj njoftimeve edhe për fenë jo të kryeredaktorve dhe gazetarve. Kryeredaktorët e tyre vazhdojnë ende të jenë peng i ndikimeve komuniste fondamentaliste në kulturën e gazetave në Shqipëri. Pas 20 vjetve mediat online shqiptare në Shqipëri ishin nën ndikimin otoman-sllavë, pasi kjo vjen sipas shijeve të ustallarëve të tyre partiakë islamikë dhe ortodoksë.
Sjellja e mediave shqiptare shënohet si akti i një morali precedentë në demokraci. Në sistemin demokratikë nuk funksionon sipas parimeve demokratike, por sipas parimeve të censurës ndaj një feje, që ish perandoria otomane për afro 500 vjet shkatrroi me shpatë preu koka shqiptarësh me mijra e mijra që nuk dihet ende numri i tyre,i torturoi për fajin e besimit jo islam, me zjarr klerin katolik dhe i ktheu me dhunë popullin shqiptar në fenë e sotme islame, ku sot kanë pushtuar me antidemokraci gjithë piramidën e shtetit. Ishte periudha ku A.Zogu varte priftërinjë vetëm se ishin kundër shitjes të tokave shqiptare serbëve dhe grekërve. Ishte për afro 50 vjetë komunizëm kur kleri katolik dhe besimtarët e saj e pësuan më shumë nga barbaria otomane-sllave., ku asnjë qytetar katolik nuk ishte ministër, në ish byronë politike e me rradhë, pasi nuk kishin të drejta të barabartë për t'u zgjidhë aty lartë sikurse shqiptarët musliman dhe ortodoksë.
Shpresuam pas një katrahule dhune kundër asaj pjese të popullsisë me besim jo të Enver Hoxhës dhe të ortodoksëve do të rehabilitohej edhe në politikë e në pushtetë. Por nuk ndodhi në favor të demokracisë, në favor edhe atyre të besimtarve katolikë të shumë-përsekutuar si pjesë e dekoracionit politik e shtetëror sikurse muslimanët dhe ortodoksët. Ende ministër të besimit katolik nuk ndodhen në pushtetë tash dy mandate qeveritare të PD-ës e të ashtuquajturës parti e djathtë, por këmbë e kokë otomane-sllavo-komuniste. Dhe mediat përfaqsohen nga kjo soj sfondi otomano-sllavo-komunstë.
Dhe ende sot nuk emrohet asnjë presidentë, ministër katolik në dy qeveritë e muslimanit otoman, Sali Berishës, si kryeprokuror, apo..........asnjë kuadër i besimit katolik.
Pasqyra e këtij peisazhi të shëmtuar është media online.

Rëndësi ka se Dita e Shenjtërimit të papës Vojtila ishte dhe mbeti Njeriu më i dashur e më i paharrueshmi i shqiptarve edhe i kosovarve pa dallim feje dhe përkatësie politike edhe pse të gjithë liderët dhe shtabet e partive në Shqipëri vazhdojnë të ushqejnë ndjenjën otomane-sllave - komuniste me anë të sistemit të diskriminimit religjioz ndaj besimit fetar jo të tyre.
Papa Vojtila la gjurmë të mëdha jo vetëm në botë, por edhe në Shqipëri e Kosovë. Nuk ka media në botë që të errësoji 1 majin e 2011, vecse media antiPapa Vojtila, që ndodhen në Tiranë.

autori - Arbër Iliria
E diel,më dt. 1 maj 2011

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Google [Bot] dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 13 Maj 2021, 09:12
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari