Fansat e very important people do kene gjithcka rreth jetes dhe aktiviteteve te tyre
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Përse qau Papa Gjon Pali i Dytë - Karol Vojtila?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4524
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Përse qau Papa Gjon Pali i Dytë?

Imazh

Me rastin e 18 vjetorit të vizitës të Papa Gjon Palit të Dytë në Shkodër dhe në Tiranë, më dt. 25 - 26 prill 1993 dhe SHENJTËRIMIT TË TIJ NË ROMË, DITËN E DIEL, MË 1 MAJ TË 2011

Bep Martin Pjetri
Më dt. 30.IV.2011

Më ka mbetë si gjurmë e pashlyeshme në kujtesë edhe sot momenti i qarjes me dënesë, i të ndjerit Papa Gjon PaliT të Dytë kur e kam pa në ekranin e televizionit.
Ende jam i trishtuar thellë në ndjesinë time edhe sot pas një kohe të gjatë.
Nuk kam pa dhe nuk do të shohë më një burrë kaq të madhë me përmasa botërore si Papa Gjon Palin e Dytë, që shkriu gjithë jetën e tij duke kontribuar në fushën e paqes, atë të përmbysjes të komunizmit, në atë të uljes së tensioneve të armiqësive midis religjioneve, në atë të kontributit për të varfërit në botë dhe në afrimin e popujve në Rrugën e Zotit e plotë kontribute të panumërta.
Unë besoj se i ka kryer të gjitha obligimet që ja përcaktonte morali, besimi dhe posti i lartë klerikal.

Përse qau me dënesë të madhe Papa polak, sa që tronditi mbarë njerëzimin, tronditi epiqendrën e tokës me lotë e dhimbje?
Ç’ka i la mangut njeriut, popujve të botës ku i vizitoi, e pritën me dashuri dhe brohoritje atë burrë të fortë dhe të dashur?
Nuk e kallëzoi Papa Gjon Pali i II-të kurrë shkakun e kësaj pezme lotësh që trishtoi gjithë botën atëhere dhe akoma edhe sot pas vdekjes.
A e mendoi udhëheqësi shpirtëror i Vatikanit pasojat e ndjeshmërisë të popujve të botës prej lotëve të zemrës që i lëshoi me aq dhimbje?
Unë nuk mundem kurrë të zboj trishtimin e lotëve të tija sa të jem gjallë. Mbetem edhe sot në pritje se një ditë do të mësoj kodin e lotëve të Njeriut më të madh të kohërave të shekujve XX, XXI dhe shekujve tjerë.
Përse popujt pretendojn të shkodifikojnë¨në gërma lotët e zemrës të udhëheqësit të Vatikanit?
Gjithmonë mendoj se diçka kam mësuar se një ndëshkim do të marrin popujt për largimin nga besimi në Zot pas vdekjes tij. E di që jam i gabuar në supozimin tim, por di që bota e civilizuar me ekonomi dhe politikë stabile është e rrënuar nga apostazia, nga urrejtja ndaj Zotit. I hedhin pakursim parlamentet dhe shtetet lumin e pareve vetëm që të mos besohet në Zot. E kjo sjellë rrënimin moral të njeriut, shfarosjen e familjes si qeliza më e shëndoshë e shoqërisë. Kjo botë e shthurur në themel ndjehet e lumtur që nuk beson në Zot, që në ligjet e pashkruar e ka shndrruar popujtë në ateista, por i kërcënon me frikën e shtetit, atë të gogolit të padukshëm kërcënues.

Nuk ka si harrohet thirrja e Papa Gjon Palit të II-të "Non abbiate paura!, që u bë lejtmotivi në gjithë botën e krishterë. Mos kini frikë nga pushtete dhe regjime ateiste si në komunizëm dhe në disa vende perëndimore!

Non abbiate paura!

« Non abbiate paura! Aprite, anzi, spalancate le porte a Cristo! Alla sua salvatrice potestà aprite i confini degli stati, i sistemi economici come quelli politici, i vasti campi di cultura, di civiltà, di sviluppo. Non abbiate paura! Cristo sa cosa è dentro l'uomo. Solo lui lo sa! »

(Papa Giovanni Paolo II. Omelia della messa di inaugurazione del pontificato, 22 ottobre 1978)

- "Mos kini frikë! Hapni të vërtetën, çelni dyert e Krishtit! Për shpëtimin e pushtetit tuaj, hapni kufijtë e shteteve, të sistemeve ekonomike dhe politike, fushat e gjera të kulturës qytetare të zhvillimit. Mos kini frikë! Krishti e din se çfarë ka brenda njeriu. Vetëm Ai e di! "

(Papa Gjon Pali II-të Në meshën e predikim të parë si Papa i Vatikanit, më 22 tetor të 1978.)


Mos kini frikë nga askush në botë, nga asnjë lloj rregjimi sepse keni në krahë Jezusin! Keni të drejtën të besoni në Zot!

Pse inkurajonte Papa Gjon Pali i Dytë popujt e botës? Kush ishin ato vlera njerzore që lypte Papa polak?
Ai lutej dhe punonte për të shembur sëpari murin e frikës të popullit kundër politikave djallzore të disa shteteve të civilizuara në Europë, që aplikojnë edhe sot në vitin 2011 ndaj popujve të tyre sistemin e zhveshjes nga besimi në Krishtë, në ateizëm, me synim për t’i shkatrruar zinxhirët e apostazisë të shekullit të XX dhe XXI e për të përqafuar dashurinë e njeirut me njeri-tjetrin, dashurinë ndaj më të dobtit, ndaj të sëmurit, në inkurajimin e shpirtit të solidaritetit, në besim të Zoti dhe jo te frika e padukëshme mizore e shtetit.

Lotët e Papës Gjon Palit të II-të mbi Globin në kaos e në largim nga rruga e Zotit
Imazh


Bota tjetër vuan nga liderët diktatorial dhe grupe fetare fondmentaliste, që me prezencën e tyre pengojnë liritë dhe zhvillimin ekonomiko-arsimor të popujve. Me politikat e tyre nxisin vetëm akte fondamentaliste shnjerzore kundër popujve me besime tjetër në emër të Allahut.
Bota civile amerikane -europiane aplikon politika agresive me bomba e destabilizime në vendet islame gjoja në emër të vendosjes të demokracisë.
Ndërsa bota islame pengon progresin shoqëror të popujve tyre nëpërmjetë sistemit mesjetar fetar dhe në anën tjetër grupet terroriste hedhin bomba kundër botës amerikane-europiane.
Janë dy bota që luftojnë njër-tjetrën për jetë a vdekje.
Janë dy bota që veprojnë seicila në emër të popujve në kundërshtim me Thirrjen e Zotit; Me Paqe dhe Dashuri në Zot ndërtohen dhe zhvillohen shoqëritë dhe Njeriu është numër një.

Lotët e Papa Gjon Palit të Dytë ishin dëshmi e qartë; se rruzulli tokësor sillet mbrapshtë, largë Fjalës të Zotit dhe ndëshkimi ka me qenë shumë i rëndë. Dëshpërimi i tij ishte i madh sepse edhe pse punoi shumë, prej vështirësirave nuk mundi t'i shkapërcente e si të tillë nuk arriti të qetësonte, edhe për të ardhmen atë pjesë të globit tokësor, që të lente popujtë nën dashurinë për vete dhe për Zotin.

Lotët e Gjon Palit të Dytë ishin lotë e larjes të mëkateve të botës në largim nga Zoti
Imazh


Kur qan njeriu shpreh një zëmëratë, një protestë, një lajmë ogurzi për ata që shkaktuan derdhjen e pikave të lotit mbi tokën e bekuar, që aq shumë është larë me gjak, djegë e shkelë prej luftrave kundra popujve të pafajshëm. Loti i Gjon Palit të dytë ishin lotë për të falë, për të larë mëkatet e popujve nën terrorin shtetëror, nën terrorin e një pakice gangsterësh që vjedhin, përdhunojnë, lejojnë blasfemi, përsekutojnë besimtarët e Zotit, i torturojnë deri sa të mbyllin sytë.
Pikat e lotit të Papa Gjon Palit Dytë derdhur mbi Tokën e bekuar janë dhe do të mbeten një NGA MREKULLITË E SHENJTIT TË PAPËS GJON PALIT TË DYTË.

E hartoi Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4524
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Fritz RADOVANI:
SHQIPNIA IME, QENDRO..!

25 PRILL 1993: PAPA GJON PALI II, në Shkodër
Imazh

“Historia endè nuk e ka njohtë até që ka ngja në Shqipni...”
Shqipni, qendro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!
Bota po rrotullohej ndaj një Ylli ndriçues polak me emnin Karol Vojtila, i njohun si Papë në Vatikan me emnin e Shenjtë Gjon Pali II, edhe Atdheu i Shqipeve ndriçohej me lutjet e Tija të vazhdueshme dhe me një perkushtim të veçantë. Janë uratët e një bashkvuejtësi si na nën zgjedhen e pashpirtë të diktaturës komuniste. Janë thirrjet e Atij Burri të njohun e trim, që ka lanë në fletët e historisë me emnin Papa Gjon Pali II, tri fjalë: “Mos keni frikë!”
Ky ishte Papa Polak Karol Vojtila, që ndryshoi Historinë e mbarë Botës!
Ra Muri i Berlinit! Ra sistemi komunist terrorist nderkombtar! Ra perjetë tirania! U rrëzuen pergjithmonë diktatorët bashkë “përmendoret” e tyne!
Me 25 Prill 1993, kur Papa Gjon Pali II, po hynte fitimtar në Katedralen e rindertueme të Shkodres, ditë në të cilen Ai puthi Token Shqiptare, Token e rijtun me shekuj me gjakun e Shenjtë të mija Martirëve Shqiptarë, e së fundit të ramë nën shpaten komuniste e barbare, na dukej e pabesueshme se jemi tue pa me sy Burrin ma të madh të Shekullit që me doren e Tij, po na bekonte e po na ringjallte Fenë në zemrat tona!
Ishte po, Ai Papë, që në qershorin e vitit 1991, Burrnisht kishte refuzue kerkesen e tradhëtarit dhe zbatuesit tiran të “Revolucionit Kultural” Ramiz Alia, vraastarit të vitit 1967 në Shkoder, me vizitue Vatikanin, me shpresë mashtrimi per me ruejtë postin e presidentit.
Ai Papë ishte që porsa mërrijti i dhuroi Qytetit të Shkodres Fuguren e Zojës së Këshillit të Mirë dhe e vendosi me doren e Tij, tue e bekue Gurin e rindertimit të Kishës së Zojës brijë Kalasë Rozafat, për të treten herë e shkatrrueme mbas 1967 nga anadollakët. Mesazhi i Tij ishte: “T’i kthehet vendit dhe Popullit Tuej paqa, një jetë ma e mirë dhe zhvillimi social simbas traditave njerzore e fetare të kësaj tokë” (26 Prill, Vatikan).
Ky ishte Polaku Vojtila, që kur Bashkimi Sovjetik kërcënoi Poloninë për lëvizjet demokratike atje deklaroi: “Nëse një ushtar sovjetik do të shkelin kufinin polak, unë do të çveshëm si Papë dhe do të shkoj me luftue atje për Lirinë e Atdheut tim!”
Papa Gjon Pali II asht njohësi ma i saktë i Shqipnisë robnueme komuniste dhe per këte t’i referohemi Atij: “Kam ardhë këtu për me ju shpreh nderimin tim Vllazënor edhe komunitetëve të ndryshme fetare që bashkjetojnë këtu prej shekujsh: Komunitetit Kristjan Ortodoks dhe Komunitetit Mysliman, të cilëve, u sjellë një përshëndetje të përzemërt...
Kam ardhë për me i shfaqë çdo Shqiptari admirim dhe mbështetje në këte fazë delikate të kalimit historik dhe të të shumë së dishruemes ringjallje shoqnore e shpirtnore.
Të dashtun Vllazën e Motra! Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë ta mbroni me forcë identitetin tuej. Me një angazhim të tillë sikur edhe vetë ky shesh na e kujton u shque Figura e naltë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar...
Ju keni vuejtë për Kombin Tuej. Prandej dhe keni të drejtë ta doni kaq shumë. Populli i juej kaloi një tragjedi me të vërtetë tronditëse nën shtypjen komuniste. Ishte vërtetë i tmershëm përftyrimi i jetës njerzore nën rregjimet totalitare si ai që ju keni njohtë, ku njeriut i mohohej një nga të drejtat ma thelbësore: Liria e shfaqjes së mendimit dhe e besimit të tij si dhe liria e ndërgjegjës. Mohim ky, që shpesh merrte formën e një shtypjeje të tmershme. A ka gja ma të randë sësa mbyllja e Tempujve të çdo besimi dhe, a nuk u dënuen me vdekje priftërijtë, vetëm pse guxuen të ushtronin rritët fetare? A nuk u përsekutuen besimtarët tue u burgosë ose tue u fye me të gjitha mënyrat? Në vendin tuej të vishkulluem mashumëse asnjë vend tjetër nga përsekutimi asht e thjeshtë me gjetë gjurmët e katakombëve të lashta kristjane dhe t’arenave ku, dëshmitarët e Krishtit hidheshin me dhunë për me ushqye bishat. Këtu kje një luftë e ashpër kundër Fesë, simbas një vije dogmatike të një programi shoqnor e politik, i mbështetun nga ideologjia komuniste...
Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit. Asht e vërtetë se edhe në Përandorinë Romake janë ba përndjekje të ashpra ndaj të Krishtenëve, por atëherë ishte fjala për shtet i cili në emën të një feje, asaj pagane, luftonte ata që mbështetshin Ungjillin e Krishtit. Kurse këtu, shteti asht përpjekë me shue çdo shprehje fetare në emën të një ateizmi radikal, të mbështetun në një sistem universal dhe përgjithësues. E gjithë kjo ndodhte në një kohë kur askush nuk mund të ndërhynte për me mbrojtë dinjitetin e njerëzve që u ishte mohue gjithshka, tue i çveshë deri nga ma “njerzoria”, liria e tyne...
Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Evropian dhe asht e domosdoshme që Evropa mos t’ Ju harrojë!
Dhe në fakt ky duhët të jetë pikësynimi sot, me këthye shpejt fletën tue mos harrue atë që ka ekzistue për me shikue përpara. Pikëpamje kjo, që në një prizem vështrimi asht e drejtë e, madje, e domosdoshme, por me një kusht, që me mbetë gjithmonë në kujtesën tonë ajo që ngjau në të kaluemen. Në të vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm për mos me u rikëthye tek të njajtat gabime të përlotuna dhe, asht shtegu ma i mirë për një proçes pajtimi të vërtetë. Por, kjo liri besimi fetar të cilën Ju, ma në fund po e shijoni, nuk asht vetëm një dhuratë e çmueshme e Zotit për ata që kanë hirin e Fesë, por asht një dhuratë për të gjithë, sëpse ajo, asht thëmeli i garancisë për çdo shprehje tjetër të lirisë. Ajo prek njeriun në intimitetin e vet, në atë cep të Shenjtë dhe të padhunueshëm që asht ndërgjegja, ku, kenja njerëzore takohët me Krijuesin dhe fiton ndërgjegje të plotë të dinjitetit të vet.
Nga një liri e tillë, e trajtueme ashtu siç duhët, nuk ka përshka ti trembemi asnjë shrregullimi njerzor. Besimi i çiltër në Té nuk i përçanë njerëzit por përkundrazi, i bashkon me gjithë veçantitë e tyne. Si na e mëson edhe Feja, nëse kemi një Krijues të perbashkët që të gjithë jemi Vllazën. Kështu, që Feja, asht një kështjellë mbrojtëse kundër totalitarizmit dhe një kontribut vëndimtar për një vllaznim human...

Shqipni, qendro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!

Rruga që do të bash nuk asht aq e lehtë. Endè ka plagë të pambylluna.
E kaluemja lé të shërbejë si mësim por kurrë mos të të shtyjë në hakmarrje mëllefesh. Tashti asht koha për me shkue me besim drejt së ardhmës.
E madhe asht detyra që të pret për të cilën tashma e ké fillue punën më një zell të lavdrueshëm. Në përpjekjen për rimëkamjen ekonomike asht e domosdoshme që të gjithëve t’ u garantohët puna e, ajo që asht ma esenciale për me jetue me dinjitet, lé ti bashkohët edhe vullneti për t’ a konsolidue demokracinë tuej të ré.
Kjo nuk arrihët pa çmue si duhët disa vlera thelbësore tue fillue sëpari nga dinjiteti i jetës njerëzore. “Një demokraci pa vlera, -kam shkrue n’ Encilklikën Centesimus Annus- mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon edhe historia... ” (25 Prill 1993, Në sheshin Skenderbeu, Tiranë).
Dhe unë, po persëris, a duhet Europa të kujtojë në këte 25 Prill 2021.., thanjet aktuale të Shen Gjon Palit II-:
“Historia endè nuk e ka njohtë até që ka ngja në Shqipni... Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Evropjan!.. ”
Melbourne, 22 Prill 2021.


Nga Fritz RADOVANI:
40 VJETORI I ATENTATIT KUNDER PAPA GJON PALI II
Imazh
PAPA GJON PALI II … - Atentati ishte nji Mister i Fatimes
13 MAJI 1981: VATIKAN, ORA 17.17’...


U bane 40 vjetë kur Vatikani u la me gjakun e Papës polak Gjon Pali II…
Atentatori turk Ali Akgja u arrestue dhe vazhdoi hetuesinë n’ Itali.
Gjithshka u mbyll pa fillue mbas vizitës së Papës në dhomë t’ atentatorit.
Atentati kunder Papës Gjon Pali II, ishte një atentat i Shekullit XX…
Ndoshta, njëditë Historia e atij Shekulli vrastar edhe do të flasin, po a ka me na thanë të vertetë se: “Kush ishin organizatorët e vrasjes së Papës?!”
Nuk besoj!!.. Nuk besoj, se organizatorët, kush mund ti dinte atëherë?!
E fatkeqsisht, as pistoleta që e gjuejti Papen: “Nuk e din kush e mbushi?”
Vrastarët e Yjeve të kësaj Botë, gjuejn edhe Diellin... Po Ata.., jetojnë!!
Vazhdojnë me jetue ashtusi, Shpresat e njerzimit atëditë me 13 Maji...
E pra, qé thanja e vjeter e Maleve tona: “Jo, jo kurr, nuk vdes i miri!!”
Një Botë në pritje të lajmeve, një Botë e zhytun nder krisma armësh...
Një Botë me sy nga Papa e, një Botë tue lotue per Gjon Palin e II... Ishte po ajo Rini botnore që rreth Papës Gjon Pali II, gjeti gzimin e jetës, gjeti shpresat e Lirisë, gjeti rrugen e qytetnimit e, mbi të gjitha këta: Paqen !
E në cilin kontinent nuk kishte shkelë Papa Gjon Pali II ?? – Aty ku ishte vorfnia ishte edhe prania e Tij, dhe bash aty shtrohej sofra buzqeshjes, e adhurimit, e dashunisë, e vllaznimit dhe e shpresës per t’ ardhmen...
Po, po, n’ atë sofer Rinia botnore, e lidhun bese, burrnije e bujarije, bash aty betohej per një t’ ardhme të lirë, të dashtun dhe plot siguri tek Papa !
Vertetë Papa Gjon Pali II shpetoi, po me Ate shpetoi Qytetnimi e Shpresa!
E nuk vonoi e, Bota e qytetnueme dermoi prangat e robnisë vllavrasëse...
Melbourne, 12 Maji 2021.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 04 Dhjetor 2021, 06:47
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari