Muzika ushqimi i shpirtit dhe i mendjes. Dedikuar muzikes se huaj dhe fansave te saj.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Historia e kangës ruse "Kalinka" - teksti dhe videoja
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4568
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kangët e pavdekuna të popullit rusë


Të nderuar shqiptar!

Unë vendosa këtë video me Kangën "Galinka" për me kenë qytetar i botës së popujve që duan kangën si flladin e prandverës që mban gjallë shpirtin, energjinë dhe dashninë për popujt nëmes të njeni-tjetrit.
Ky ashtë mesazhi dhe nuk duhet të ketë miqë të dashtun të ma keqkuptojnë dhe të më etiketojnë për as një devijim për sllavizëm. Popujt si afrikanë- sllavë-arabë-latinë-amerikanë-polakë, skandinavë .....janë të gjithë njësoj të bukur, puntorë, artdashës, muzikëdashës. Prandaj ne shqiptarët e kemi si racë promovimin e vlerave botnore të kulturës së popujve detyrë që nëpërmjet artit dhe muzikës si urë miqësije dhe bashkëpunimi pa ndërhyrjen e KGB, apo fesë ortodokse si repart i KGB-ës apo tjera c'ka mund të paragjykoji njeriu.

E martë, më dt. 3 maj 2011
Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4568
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kanga lirike "Kalinka" - teksti
- Kanga "Kalinka" e kënduem nga Ansambli "Aleksandrov" - Ансамбль "Александрова"


Teksti i kangës "Kalinka" në Rusishtë

Калинка, калинка, калинка моя!
В саду ягода малинка, малинка моя!

Ах, под сосною, под зеленою,
Спать положите вы меня!
Ай-люли, люли, ай-люли,
Спать положите вы меня.

Калинка, калинка, калинка моя!
В саду ягода малинка, малинка моя!

Ах, сосенушка ты зеленая,
Не шуми же надо мной!
Ай-люли, люли, ай-люли,
Не шуми же надо мной!

Калинка, калинка, калинка моя!
В саду ягода малинка, малинка моя!

Ах, красавица, душа-девица,
Полюби же ты меня!
Ай-люли, люли, ай-люли,
Полюби же ты меня!

Калинка, калинка, калинка моя!
В саду ягода малинка, малинка моя!

Teksti i kangës "Kalinka" në alfabetë latin

Kalinka, kalinka, kalinka moja!
V sadu jagoda malinka, malinka moja!

Akh, pod sosnoju, pod zelenoju,
Spat' polozhite vj menja!
Aj-ljuli, ljuli, aj-ljuli,
Spat' polozhite vj menja.

Kalinka, kalinka, kalinka moja!
V sadu jagoda malinka, malinka moja!

Akh, sosjenushka tj zjeljenaja,
Nje shumi zhe nado mnoj!
Aj-ljuli, ljuli, aj-ljuli,
Nje shumi zhe nado mnoj!

Kalinka, kalinka, kalinka moja!
V sadu jagoda malinka, malinka moja!

Akh, krasavitsa, dusha-dyevitsa,
Poljubi zhe tj menja!
Aj-ljuli, ljuli, aj-ljuli,
Poljubi zhe tj menja!

Kalinka, kalinka, kalinka moja!
V sadu jagoda malinka, malinka moja!

Shënim:
Këtë tekstë të kangës "Kalinka" e përshtata në alfabetin latin për gjuhën shqipe. Nëse din i interesuemi të lexoji rusishtë ashtë me fat se e lexon dhe e këndon përfektë. Por edhe njishtu mësohet shumë mirë.
Ju faleminerës!

Teksti i kangës në anglishtë "Kalinka"

Little snowberry, snowberry, snowberry of mine!
Little raspberry in the garden, my little raspberry!

Ah, under the pine, the green one,
Lay me down to sleep,
Ah, rock-a-baby,
Lay me down to sleep.

Little snowberry, snowberry, snowberry of mine!
Little raspberry in the garden, my little raspberry!

Ah, little pine, little green one,
Don't rustle above me,
Ah, rock-a-baby,
Don't rustle above me.

Little snowberry, snowberry, snowberry of mine!
Little raspberry in the garden, my little raspberry!

Ah, you beauty, pretty maiden,
Take a fancy to me,
Ah, rock-a-baby,
Take a fancy to me.

Little snowberry, snowberry, snowberry of mine!
Little raspberry in the garden, my little raspberry!


E mërkurë, më dt. 4 maj 2011
E pregatiti në shqipë nga Bep Martin Pjetri[/b]
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4568
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
"Kalinka" - teksti në shqipë
Imazh
Kjo ashtë fruti që në rusishtë quhet kalinka - në latinishtë - Viburnum opulus


Kalinka

Kalinka,, Kalinka Kalinka, e imja!
Në kopsht, kokrra të kuqe, e butë, e imja!

Ah, nën pisha, të gjelbëra,
Shtroj me të fle!
Aj-Lulj, Lulj, Lulj-ah,
Shtroj me të fle.

Kalinka,, Kalinka Kalinka, e imja!
Në kopsht, kokrra të kuqe, e butë, e imja!

Oh, ju pisha të jeshile
A nuk shushurini mbi mua!
Aj-Lulj, Lulj, Lulj-ah,
A nuk shushurini mbi mua!

Kalinka,, Kalinka Kalinka, e imja!
Në kopsht, kokrra të kuqe, e butë, e imja!

Ah, bukuria e shpirtit vajzë
Bie në dashuri me mua!
Aj-Lulj, Lulj, Lulj-ah,
Bie në dashuri me mua!

Kalinka,, Kalinka Kalinka, e imja!
Në kopsht, kokrra të kuqe, e butë, e imja!


[b]Miqë të dashtun!


U përpoqa tä shqipëroj edhe pse kam43 vite që nuk e kam përdorë rusishten, por nisun nga dashnia që kam për këtë gjuhë dhe nga fama që gëzon popullaritet në gjithë botën edhe në perëndim e shqipërova. Jam i sigurtë se nuk kam ba punën ma të mirë sepse nuk jam zotërues përfektë i gjuhës ruse, përposë një amator në këtë gjuhë. Di të lexoj, të shkruaj shumë mirë dhe të përkthej jo dhe aq mirë.
Prandaj ju kërkoj ndjesë nëse nuk ka dalë aq tingëllluese në vështrimin metrik dhe konceptual!
Nëse del kush nga ju keni hapësira te proletari.com që të futeni dhe ta përmirësoni.Puna ashtë që t'u japim shqiptarve një tekstë në shqipë sa më saktë.
Ju faleminderit

E mërkurë, më dt. 4 maj 2011
E pregatiti në shqipë nga Bep Martin Pjetri
[/b]
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4568
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Historia e kangës "Kalinka"

Kalinka (nga emni i një bime, e njohun edhe si Kalinka Malinka) - kangë popullore ruse. Ashtë konsiderue prej kohësh kangë ruse popullore.
Imazh
Kjo ashtë një bimë që në rusishtë quhet kalinka dhe në latinishtë quhet Viburnum opulus


Kanga "Katinka" u shkrue në vjetin 1860 nga Ivan Petroviç Larionov

Imazh
Ivan Petroviç Larionov - Иван Петрович Ларионов


Ivan Petroviç Larionov lindi më 23.I.1830 në Perm dhe vdiq më 22.IV.1889 në Saratov(Saratov në rusishtë Саратов, u themelue në vitin 1590. Ashtë një qytetë në jugë-perëndim të Rusisë, ndodhet në brigjet e lumit Vollga. Ka një numër banorësh sipas vitit 2002 rreth 873.000 banorë, Rusi) - Ishte kompozitor rus, shkrimtar, folklorist, muzikolog dhe dirigjent kori. Në vitin 1860 ai shkroi kangën "Kalinka", e cila shumica e konsiderojnë kangë të gjinisë popullore ruse.

Biografi

Ivan Larionov ka lindun në një familje fisnike në Perm, 23 janar 1830. Ai studioi muzikë në Moskë. I edukuem në korpusin e parë të kadetëve ishte angazhuem në korin e nxanësve, pati arritje në të kënduemit dhe ma vonë u bë regjent i korit. Pastaj shërbeu si një oficer në një regjiment këmbësorie dhe shkroi disa romanca. Në vitin 1858 ka dalë në pension dhe u vendos në krahinën Saratov, ku u ba një recensues muzike. Ai udhëtoi anë e kënd Rusisë, për të gjurmue e mbledhun kangë nga gurra e pasun popullore ruse dhe arriti të mbledhë rreth katërqind kangë.
Ma vonë Larionov u largue për disa vite larg nga Saratov, shkroi në këto vite një pjesë të madhe të operes "Fshatarja e madhe – në rusishtë «Барышня-крестьянка» ". Kjo opera ashtë dhanë ma shumën në Shën Petersburg(ish kryeqytetë i Rusisë në kohën e carëve), në skenën e klubit të piktorëve gjatë vitit 1875 . Vdiq më 22 prill të 1889 prej kancerit të stomakut.

Pak për kangën "Katinka"

Në të vërtetë, teksti dhe muzika janë shkrue në vitin 1860 nga kompozitori, shkrimtari dhe folkloristi Ivan Petroviç Larionov dhe kanga u këndue për herë të parë në një skenë amatore në Saratov, në spektaklin muzikor për të cilën ai shkroi. Pasi arriti në Saratov kangtari i njohun rusë, dirigjent koral, një koleksionist i kangëve popullore dhe organizator i parë i korit folklorikë rusë me “Orkestrën sllave’’ të Dmitri Aleksandër Agrjenjov – Sllave, i cili iu lut Ivan Petroviçit që kanga "Kalinka", të futej në repertorin e programit të kangëve të tyne. Ky kor me këtë orkestër filloi të udhëtonte në botë anembanë: përveç Rusisë, kori me orkestër ka dhanë koncerte në shumë kryeqytete europiane.".

Kush e bani të famshëm në botë, kangën "Katinka"?
Imazh
Aleksandër Vasiljeviç Aleksandrov (1883-1946) - Александров, Александр Васильевич


Famën botnore e mori në saj të ritrajtimit nga kompozitori dhe dirigjenti, Artist i Popullit i ish BRSS-së, Profesor Aleksandër Vasiljeviç Aleksandrov (1883-1946), në sajë të një ekzekutimi të shkëlqyer të kangëve të shumta jashtë vendit me ansamblin e krijuar të kangve dhe valleve të quajtunit "Aleksandrov" për nder të tij meqë e themeloi këtë ansambël gjigandë të Moskës.
Unë si Bep Martin Pjetri e krahasoj Aleksandër Aleksandrov me dramaturgun kampion U.Shekspiri, që gjeti nga koshi i vjetërsinave një sagë mbi aventurën e Romeos me Zhulietën dhe e shndrroi atë subjektin e reckosur në një nga kryedramat ekselente, nga ma klasike të botës. Të famshëm ket dramatizim të Shekspirit e bani Teatri Gjerman!
Ishte ky kompozitor rusë që e morri këtë kangë të viteve 1860 nga sënduku i pluhurosun dhe e shndriti, i dha dritë të fuqishme, e ripërtëriti pa ja prekë rranjët dhe zemrën e saj. E madhëroi kangën "Kalinka" deri sa kohërat e shumta e shndrruen në një Monumentë Kulture të popullit ruse. Tashmë gjithë popujt pa paragjykime e kanë pronësue në mesin e kulturave të tyne.
Kalinka lidhë me tingujtë dhe kërcimin e saj me zemrat e popujve. Kjo respektë dhe dashni ndaj kësaj kangë monumentale besojnë popujtë se do t'i zbusin egërsinë qeverive ruse që me anë KGB-ës ende edhe sot vazhdojnë të qeverisin dhe të shtypin liritë e popullit rusë dhe të fqinjëve. Le të jetë ky respektë nga shqiptarët një mesazh paqe e qeverisë me popullin e vet rusë dhe me popullin shqiptar, që të mos përzihen në punët e popujve me mënyrat e tyre me anë të kishës ortodokse dhe të tjera instrumenta në bashkëpunim me kuislingët, renegatët, tradhtarët shqiptarë, që gjinden në krye të partive të mëdhaja, në krye të qeverisë, e kudo.

E mërkurë, më dt. 4 maj 2011
E pregatiti në shqipë me ndijesinë e dashnisë për kulturën e popullit rusë nga Bep Martin Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 05 Gusht 2021, 02:49
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari