Muzika ushqimi i shpirtit dhe i mendjes. Dedikuar muzikes se huaj dhe fansave te saj.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Franz Gruber Xaver-Kompozitori i kangës-Stille Nacht,helige
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4412
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Franz Gruber Xaver-Kompozitori i kangës-Stille Nacht,helige

Franz Gruber Ksaver
Kompozitori i kangës fetare “Stille Nacht, heilige Nacht.” “Natë e qetë, natë e shenjtë”


U kompozue kanga në mesnatën e 24 dhjetorit 1818

Franz Gruber Xaver lindi më 25.XI.1787 në Unterweitzberg, Hoçburg-ach dhe vdiq më 7.VI.1863 në Hallein. Ai ishte një mësues austriak dhe organist, i cili shkroi kangën “Stille Nacht, heilige Nacht.” “Natë e qetë, natë e shenjtë”.
Ai ishte punësue nga kisha në fshatin Arnsdorf. Në të njëjtën kohë ai ishte mjeshtër kori dhe organist në kishën e Shën Nikollit në qytetin fqinj të Oberndorf pranë Salzburg-ut. Ai ma vonë u zhvendos në qytetin e afërt të Hallein-it.
Së bashku me Meshtarin katolik, Jozef Mohr, që shkroi tekstin e kangës “Stille Nacht, heilige Nacht” realizuen kangën ma të bukur në botë, që pas afro 200 vjetve këndohet në kishat katolike dhe të gjitha ato degzimet e fesë katolike si; ortodokse, protestantet,..... Gjatë këndimit për herë të parë në Oberndorf përsëriti në kishën e Shën Nikollit kori ato rrjeshtat e fundit të çdo vargu.
Në vitet e tij të fundit shkroi Gruber shumë kompozime për kor dhe organo dhe për organon me orkestër. Ai shkroi dhjetra këngë të tjera fetare, shumë prej të cilave ndëgjohen ende në kishat austriake.

Jeta

Franci ishte djali i nji endësi prej liri (Josef Gruber), ai mësoi tregtinë e atit të tij dhe e ka praktikue deri në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare, por së shpejti spikati pasioni i tij për muzikën. Që nga ditët e para të shkollës, maestri Andreas Peterlechner duke i dhanë mësimet e tij të parë, ka vërejtun cilësi muzikore. Arsimimi i vërtetë i tij muzikore ka fillue që nga mosha madhore me organist Georg Hartdobler, rektor në Burghausen, dhe në 1806 u diplomue në Ried im Innkreis. Më 12 nantor të 1807 ai u caktue në Arnsdorf si mësues kishe dhe organist. Në korrik të të njëjtit vit u martue dhe me gruen e tij, Maria Elisabeth Engelsberger kishin dy djem, por i vdiqën para kohet. Në 1816, Franci u ba organist i kishës së Oberndorf dhe dy vjet ma vonë kompozon melodinë që e bani atë të famshëm. Pas vdekjes së grues së tij, e cila ka ndodhun në 1825, u martue dhe nga martesa e tij e dytë i lindën dhetë fëmijë, por vetëm katër prej tyne mbijetuen përtej foshnjërisë. Pas një periudhe prej rreth gjashtë vjetësh (1829-1835) ai kaloi në Berndorf si mësues kishtar dhe i korit, në vjetin 1835 ai u emnue mjeshtër kori dhe organist i famullisë së Hallein-it. Familja e ka inkurajue dhe i kanë ndejë pranë karrierës të djalit të madh, Franz Gruber-së. Në mes të viteve të 1847 dhe 1849, ai në Hallen ngriti një kor dhe një shoqatë për promovimin e këngës, ndërsa një tjetër djalë,i quejtun Feliks ndoqi atë si mjeshtër të korit derisa vdiq më 7 qershor 1863.



Jozef Franc Mohr - Prift Katolik dhe Franz Gruber Xaver
Autori i tekstit të kangës fetare ““Stille Nacht, heilige Nacht.” “Natë e qetë, natë e shenjtë”

Imazh


Jozef Franz Mohr
Prift katolik

Imazh

Jozef Mohr lindi në Salzburg, 11.XII.1792 dhe vdiq në Wagrain, më 4.XII.1848 ishte nji prift austriak dhe njihet autori i tekstit të kangës famshme të Krishtlindjeve Silent Night (Stille Nacht).

Biografia

Jozef Franc Mohr lindi në Salzburg më 11.XII.1792 nga një nanë qëndistare, Anna Shoiberin, dhe nga një ushtar mercenar, Franc Mohr, vendas nga Mariapfarr në rrethin e Lungau-s, i cili braktisi nënën e Jozefit para lindjes së tij. Gruaja e Francit jetonte me katër fëmijët e saj ilegjitimi(pa kunorë shenjte apo kunorë shtetit) në shtëpinë e riemnue, lagja Noestlerhaus të Steingasse 31.
Falë mbështetjes së Reverend Johann Nepomuk Hiernle, Jozefi kishte mundësinë të arsimohej në universitetë. Midis viteve 1808 dhe 1810 ai ka studjue filozofi në shkollë të naltë benediktine të qytetit Kremsmünster ( Austria e Sipërme), ndërsa në vitet 1810-1811 ai ndoqi shkollën ende në qytetin Salzburg. Në vitin 1811 hyri në seminarin ku ai përfundoi studimet e tij më 21.VIII.1815 duke u shugurue priftë.
Jozef Mohr ishte famullitar në Mariapfarr (vendlindja e babait të tij) prej vitit 1815-1817 dhe këtu në vitin 1816 shkroi vargjet e “Stille Nacht, heilige Nacht.” “Natë e qetë, natë e shenjtë”, e destinuem për t'u bs një nga kangët ma të njohuna të Krishtlindjeve e të gjitha kohërave.
Ai shkoi në Oberndorf në vitin 1817, ku kaloi dy vjet. Në Kishë, Mohr i propozoi mësuesit të muzikës, Franc Gruber Ksaver që të kompozonte melodinë me gjashtë strofa të shkruar nga Jozef Mohr në qytetin Mariapfarr me shoqërim kitarësh me tekstin “Natë e qetë, natë e shenjtë”, e cila ashtë krye gjatë mesnatës të 24 dhetorit të 1818. Brenda pak vitesh, kënga u përhapë në kishat e dioqezës së Salzburg-ut të Austrias.
Imazh
Stile Naht u këndue për herë të parë të Kisha - Muze të Oberndorf "Stille Naht" në 24 dhjetor 1818 në Austri

Bamirësitë e meshtarit Jozef

Deri në vitin 2006 u mendue se Mohr dhe Gruber nuk kishin bashkëpunue në realizimin e kangve të tjera. Por një tjetër kompozim u gjet në arkivat e famullisë së Wagrain-it me titull " Te Deum" në fjalët e Jozef Morh dhe melodia e Franz Gruber dëgjohet në një ekspozitë në audio në Muzeun Waggerl të Wagrain.
Mohr, një meshtar shumë bujar, i njohun si bamirës nga paga e tij në punë: ai u shpërngul në qytete të ndryshme dhe u vendosë përfundimisht në Wagrain si famullitar nga ku themeloi nji shkollë për fëmijët e braktisun pa prindër e të vorfën. Gjithashtu ka krijue një fond për të ndihmue fëmijët e vorfën për të shkue në shkollë dhe hapi një institucion për kujdesin e të moshuarve.

Vdekja dhe nderimi

Padre Mohr vdiq pas një krize të mushkërive më 4.XII.1848. Shkolla e Vagrait mban emnin e tij, dhe vorri i tij ashtë ende në varrezat pranë kishës. Një pllakë përkujtimore ka të detajue fragmente të jetës së Jozef Mohr-it, që ashtë vendosë përgjatë vendkalimit që lidh kishën me famullin ku ai jetonte.
Në vjetin 2006, muzeu “ Karl Heinrich Waggerl” ka ngritë një ekspozitë në nder të tij të titulluem: Joseph Mohr – Famulltari i Wagrain-it.

Kisha nga ku u kndue për herë të parë kanga "Stille Nacht", në Origjinal

E pregatiti në shqip Bep Martin Pjetri
E enjte,më dt. 20.XII.2012
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4412
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Imazh

Stille Nacht (GERMAN)

1. Stille Nacht! Heil'ge Nacht!
Alles schläft; einsam wacht
Nur das traute hoch heilige Paar.
Holder Knab' im lockigen Haar,
|: Schlafe in himmlischer Ruh! :|

2. Stille Nacht! Heil'ge Nacht!
Gottes Sohn, o wie lacht
Lieb' aus deinem göttlichen Mund,
Da uns schlägt die rettende Stund'.
|: Jesus in deiner Geburt! :|

3. Stille Nacht! Heil'ge Nacht!
Die der Welt Heil gebracht,
Aus des Himmels goldenen Höhn,
Uns der Gnaden Fülle läßt sehn,
|: Jesum in Menschengestalt! :|

4. Stille Nacht! Heil'ge Nacht!
Wo sich heut alle Macht
Väterlicher Liebe ergoß,
Und als Bruder huldvoll umschloß
|: Jesus die Völker der Welt! :|

5. Stille Nacht! Heil'ge Nacht!
Lange schon uns bedacht,
Als der Herr vom Grimme befreit
In der Väter urgrauer Zeit
|: Aller Welt Schonung verhieß! :|

6. Stille Nacht! Heil'ge Nacht!
Hirten erst kundgemacht
Durch der Engel Alleluja,
Tönt es laut bei Ferne und Nah:
|: "Jesus der Retter ist da!"


U pregatitë nga Bep Martin Pjetri
Si dhuratë për Krishtlindjen


“Stille Nacht” - “O e qeta Natë”

Imazh
Imzot Vinçenc Prennushi

Shumë shpejt kjo këngë nisi të këndohej edhe ndër shqiptarë. Ishte fillimi i shekullit, kur Atë Vinçenc Prennushi, françeskan, i prekur thellë nga bukuria e këngës, e përktheu dhe “O e qeta Natë” u këndua për herë të parë në Kishën françeskane të Gjuhadolit në kremtimin e Krishtlindjes së vitit 1920.
Po ju njohim me tekstin e Atë Vinçencit, një nga përkthimet më lirike e më prekëse të këngës:

Flej, o Qielluer,
Zojës në krahnuer.
Flej, mos kjáj,
ndale at’ váj.
Gjumi t’vjen,
por ty s’t’bahet me fjetë,
pse n’do kashta
t’rrin trupi Ty p’shtetë.

Jezus për p’shtim të gjithë neve,
Jezus për p’shtim të gjithë neve.

Ty Zoja Mri,
Ty gjithë dashtëni,
rrin tuj t’ruejtë,
ambël prujtë,

Ditë do t’vinë, o Shelbues, me u mekë;
Ka me të ra mbi një krygjë ty me dekë !
Jezus për p’shtim të gjithë neve,
Jezus për p’shtim të gjithë neve!
Imazh
At Pjetër Meshkalla - Pikturue nga Fritz Kolë Radovani

Ishte përkthim krejt i lirë i tekstit. Ndërkaq jezuiti Atë Pjetër Meshkalla e përktheu duke i qëndruar shumë më besnik tekstit gjermanisht, që nisi të këndohej në kishat e etërve jezuitë e këndohet edhe sot:

Nat’ e qetë, Nat’ e shejtë,
Krishti i lum sot ka le;
Shih si qeshet e bukura f’tyr’,
Me sy t’ambel mbar shekullin k’qyrë’
Flej, o i bukuri, flej
Flej, se shpresa je Ti.
Nat’ e qetë, Nat’ e shejtë
Krishti f’mijë i Zoj’s Mari
Qe, në prehen sa mir’ po i rri,
Ejt’këndojnë me brohori:
Erdh i lumi Mesi
Erdh i lumi Mesi.

Nat’ e qetë, Nat’ e shejtë,
Me shpejti vijnë barijt
Me shikue k’te bukuri,
Me adhrue njik’te fëmijë
Krishti plot dashuni,
Krishti plot dashuni!

Shenim;
U morë fragmenti nga shkrimi i Radio Vatikanit të 24.XII.2011 me titull “Stille Nacht” - “O e qeta Natë”
Materialin e vendosi Bep Martin Pjetri më dt. 4.I.2016
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4412
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kanga "Natë e qetë, natë e shenjtë"


Natë e shenjtë! Natë e qetë!

(shqipe)

Natë e shenjtë! Natë e qetë!
Janë në gjumë njer'zit krejt
Vetëm Jozefi edhe Maria
Janë të zgjuar me të shenjtin fëmijë
Fli me paqen qiellore!
Fli me paqen qiellore!

Natë e shenjtë! Natë e qetë!
Ç'dashuri! Zoti vetë
Si një foshnjë na u zbulua
Plot hare për të na shpëtuar
Ja, Jezusi u lind
Ja, Jezusi u lind

Natë e shenjtë! Natë e qetë!
Ca barinj me të shpejtë
Lajmet e engjëjve i dëgjuan
Edhe në Bethlehem vrapuan
Shpëtimtari u lind!
Shpëtimtari u lind!


Shejtja natë
(shqip - gegnisht)

Shetja natë e lumja natë
krejt janë fjetë veç kanë mbetë
shën Jozefi dhe Zoja Mri
rahatojnë te bukrin Fmi:
Flej me t’ambël gjum,
flej me t’ambël gjum.

Shejtja natë e bukra natë
Krishti Fmi Zojës Mri
qe, në prehen sa mirë po rri,
ejtë këndojnë me brohori:
Erdh i lum Mesi,
Erdh i lum Mesi!

Shetja natë e lumja natë
me shpejti vin bari
me shique ket bukuri
me adorue njiket Fmi:
Krishtin plot dashni,
Krishtin plot dashni.

Shejtja natë e bukra natë
o njerzim plot gëzim
heq mjerimin ti me shpejtim
kqyr ket Fmi, qi me ngushllim:
mbushi botën mbar,
mbushi botën mbar.

U përgatitë nga: David Hellsten, Marija Belosevic dhe Jan Foss

Kanga "Natë e qetë, natë e shenjtë" në 130 gjuhë të huej
http://silentnight.web.za/translate/index.htm

U pregatitë nga Bep Martin Pjetri
Si dhuratë për Krishtlindjen të gjithë kristjanve shqiptarë katolik dhe ortodoksë
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 20 Prill 2019, 00:42
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari