Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
MALI I ZI - SHQIPTARËT DHE TIRANA
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MALI I ZI - SHQIPTARËT DHE TIRANA, Posted 16 Gusht 2009, 08:57
Shqiptarët e Malit të Zi, thirrje Tiranës: Duam ndihmë!

Shqiptarët e Tuzit në Mal të Zi kërkojnë shpalljen e Tuzit komunë më vete, për të mos qenë më nën varësinë e Podgoricës, për të mbrojtur autoritetin e shqiptarëve në këtë vend. Për këtë ata u kanë bërë thirrje qeveritarëve në Tiranë, duke kërkuar mbështetjen e tyre. “Tirana zyrtare duhet të jetë më e vëmendshme ndaj çështjes shqiptare”, tha kreu i komunës së Tuzit në Malin e zi, Smajl Çunmulaj.
Imazh

Deklarata e tij vjen menjëherë pas projekt-ligjit të miratuar nga qeveria malazeze, i cili i heq të drejtën Komunës së Tuzit që të jetë një komunë më vete, duke e lënë atë si lagje të Podgoricës, kryeqytetit malazez, duke bërë ndarje të fshatrave shqiptare dhe duke i zëvendësuar toponimet shqiptare me sllave. Çunmulaj ka kërkuar që Tirana të kthejë sytë edhe nga shqiptarët e Malit të Zi. “Tashmë vëmendja e qeverisë së Tiranës duhet të kthehet edhe nga shqiptarët e Malit te zi, e kryesisht ato të Tuzit, të cilët shohin një rreze shprese për zgjidhjen e problemit të tyre gjysmë shekullor, tek diplomacia shqiptare e udhëhequr nga Tirana zyrtare pasi, as shkresat, letrat apo protestat e banorëve të Tuzit, nuk kanë dhënë efektin e duhur që qeveria malazeze të njohë mëvetësinë e Komunës autonome të Tuzit”, theksoi Çunmulaj. Duke kujtuar Kosovën, e cila e arriti pavarësinë e saj pas shumë mundimesh, Cunmulaj tha se shqiptarët e Malit te Zi dhe Maqedonisë kanë nevojë për mbështetjen e qeverisë shqiptare tashmë pjesë e Aleancës së Madhe të NATO-s. Çështja e shqiptarëve të Tuzit në Malin e Zi njihet në hapësirën mbarëkombëtare. Arrestimi i 11 shqiptarëve nga policia malazeze për akte terroriste shkaktoi jo pak probleme dhe protesta nga shqiptarët e Malit të Zi për të drejtat e tyre. 11 personat u burgosën në fillim të shtatorit 2006, pas një operacioni të forcave speciale të Podgoricës, që u cilësua si shumë i dhunshëm nga banorët e zonës të Tuzit, të cilët publikisht akuzuan policinë e asaj kohe për dhunë ndaj familjeve. Reagimi i fundit i politikës shqiptare të Tuzit ka ardhur pasi qeveria malazeze ka hartuar projektligjin e ri për ndarjen e re territoriale të njësive administrative të saj. Në këtë projektligj nuk është parashikuar dhënia e statusit Komunë për Tuzin, duke e lënë kështu në statusin e mëparshëm si komune urbane e varur nga Podgorica. Cunmulaj, përmes një deklarate për shtyp, e ka denoncuar këtë vendim të qeverise malazeze si dhe projektligjin që nuk parashikon për Tuzin statusin komune me të drejta të plota. Ndërkohë që statusin si komunë më vete, Tuzi e gëzonte deri ne vitin 1957. Tuzi aktualisht ka 12 mijë banorë me shumicë dërrmuese të popullsisë shqiptare dhe prej kohësh drejtuesit politikë të kësaj komune kërkojnë dhënien e statusit të komunës së pavarur. Fshatrat e kësaj komune, ku pjesa më e madhe banohet nga shqiptarë, në bazë të këtij projektligji të ri rrezikojnë t’i hiqen kësaj komune, dhe për Cunmulajn kjo është një prapaskenë e politikës sllave për të zbehur influencën e shqiptarëve në këtë zonë. Çunmulaj nuk ka harruar të përmendë edhe problemin e toponimeve të disa fshatrave, ku parashikohet emërtimi i tyre me emra serbe. Kreu i komunës ka kërkuar mbështetjen e Shqipërisë në këtë kërkesë të shqiptarëve të Tuzit, për statusin e komunës së pavarur nga Podgorica si dhe mbrojtjen e territorit të kësaj njësie administrative. Ai ka deklaruar se në mbrojtje të interesave të shqiptarëve, në këtë zonë do të organizohen edhe protesta dhe do të ndiqen të gjitha rrugët paqësore dhe demokratike. Mali i Zi ka përcaktuar si komuna dhe zona që kanë shumë më pak numër popullsie se Tuzi, ku numërohen rreth 21 komuna të tilla. Ndaj politikanë shqiptarë në Mal të Zi e quajnë plotësisht politik veprimin e qeverisë së Malit të Zi, të cilët tentojnë të zvogëlojnë influencën shqiptare në Mal të ZI.
15/08/2009
Ridvan Dibra
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MALI I ZI - SHQIPTARËT DHE TIRANA, Posted 16 Gusht 2009, 09:08
KOMUNA E TUZIT
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MALI I ZI - SHQIPTARËT DHE TIRANA, Posted 21 Shtator 2009, 01:07
Topi kërkon bashkëpunim mes forcave politike shqiptare në Mal të Zi - Takim ne Mal te Zi shtator 2009
Imazh

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Malin e Zi, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, zhvilloi të premten bisedime me përfaqësues të komunitetit shqiptar në shtetin fqinj: politikë, parlamentarë dhe të pushtetit lokal.
Kryetari i Shtetit pati takime të veçanta me Mehmet Bardhin, kryetar i Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve, me Ferhat Dinoshën, kryetar i Partisë Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe ministër për Minoritetet në Qeverinë e Malit të Zi, me Nazif Cungun, kyetar i Forcës së Re Demokratike të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe deputet në Parlament bashkë me Gjergj Camajn, kryetar i Partisë Alternative Qytetare, Amir Hollaj – deputet dhe Vasil Sinishtaj.
Gjithashtu, u takuan dhe biseduan me presidentin Topi dhe përfaqësuesit e Komunës së Tuzit, Smajl Çunmulaj, kryetar i Komunës dhe Nikollë Camaj, sekretar i Këshillit Komunal.
Në këto takime – siç njofton Presidenca shqiptare - Topi ritheksoi se shqiptarët në Malin e Zi i konsiderojmë si urë lidhëse dhe miqësie, të cilët ndikojnë pozitivisht në stabilitetin, bashkëpunimin e kohezionin e brendshëm.
Ai shprehu bindjen se pakica shqiptare në Mal të Zi, nëpërmjet institucioneve, përfaqësuesve të saj në Parlament dhe organeve të zgjedhura të pushtetit vendor, ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë luajale në kërkesat e saj në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit dhe me Konventën e Këshillit të Evropës për Minoritetet. “Në këtë kuadër, mendojmë se disa kërkesa administrative, kulturore, arsimore, infrastrukturore ose të funksionimit të pushtetit vendor, do të zgjidhen me dialog demokratik”, tha Topi.
Përgjatë bisedave me përfaqësuesit e mësipërm politikë, parlamentarë dhe të pushtetit lokal, presidenti Topi konstatoi se shumë nga problemet e ngritura janë të përbashkëta dhe kjo është arsye e fortë për gjetjen e një gjuhe të përbashkët mes tyre, pasi “nëse bashkëpunohet mes forcave politike do të jetë edhe më e lehtë të gjenden zgjidhje të kënaqshme”, - vuri në dukje kreu i shtetit shqiptar.
Në këtë kontekst, Topi nënvizoi se shfrytëzimi i të gjitha hapësirave që ofron legjislacioni i vendit për arritjen e qëllimeve në interes të shqiptarëve në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e vendit, si dhe ndërmarrja e iniciativave të përbashkëta në parlamentin malazez për çështje të caktuara, që preokupojnë komunitetin shqiptar janë të rëndësishme.
Ndërsa përfaqësuesit e forcave politike shqiptare në Malin e Zi, pasi shprehën mirënjohjen për takimet dhe kohën e rezervuar për ta nga Kreu i shtetit shqiptar, vlerësuan përparimin dhe arritjet e shënuara nga Shqipëria në drejtim të bërjes së reformave të suksesshme dhe përmbushjes së aspiratave integruese euro-atlantike, duke nënvizuar edhe rolin e rëndësishëm dhe moderator të faktorit shqiptar në rajon.
Ata i shprehën presidentit Topi vlerësimin e lartë për rolin dhe influencën e tij personale në këtë drejtim duke shtruar e diskutuar me të edhe shumë çështje që shqetësojnë bashkëkombësit tanë në shtetin fqinj si çështja e arsimit në shqip, rritja e numrit të studentëve, zbatimi i procesit të decentralizimit të pushtetit vendor, përfaqësimi i shqiptarëve në parlament dhe respektimi i të drejtave të tyre sipas kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. /Telegrafi/18/09/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Anton Lulgjuraj: Në mbrojtje të identitetit kombëtar
Imazh
Më 28 dhjetor 2011 ftohen shqiptarët e Malit Zi të protestojnë kundër Gjenocidit ndaj shqiptarve prej terroristave; malazezë-serbë dhe turqve - shqiptar

Më datën 28 dhjetor të 2011, ora 14, në qendër të Tuzit, do të organizohet protestë paqësore me qëllim për të treguar pakënaqësinë nga qeverisja aktuale në Komunën Urbane të Tuzit dhe padrejtësitë që bëhen ndaj shqiptarëve.

Organizatori, djaloshi i racës etnike të pastër shqiptare, zotni Anton Lulgjuraj
Ulqin, më dt.20 dhjetuer 2011

20.XII.2011

Zhvillimet e fundit në Mal të Zi, treguan edhe njëherë që “plani për spastrime etnike në mënyrë jo të dhunshme”, vazhdon të jetë preambulë e politikës malazezë kundër shqiptarëve në Mal të Zi. Me datën 2 nëntor të këtij viti, Parlamenti i Malit të Zi miratoi ligjin për ndarjen territoriale që Malësinë e Madhe e parasheh pa Komunë, duke ia lënë fatin e Malësisë dhe shqiptarëve në dorë të Qeverisë së Malit të Zi. Por, Ne jemi të bindur që vullneti i Qeverisë malazeze që Malësia të fitojë Statusin e Komunës së Plotë të Malësisë, do të jetë i njëjtë sikurse ka qenë deri tani!

Aktualisht, Qeveria malazeze po përgatit një draft – ligj, i cili e ndalon rreptësisht mbajtjen e flamurit (simbolit) kombëtar, duke provuar pulsin e shqiptarëve që a janë në gjendje të reagojnë për gjënë më të shtrenjtë dhe më të shenjtë ë tyre, për të cilën kanë dhënë jetën dhe kanë derdhur gjakun nëpër shekuj.

Diskriminimi i shqiptarëve vazhdon me:

-papunësinë në shifra ekstreme,
mohimin e të drejtës së organizimit në qeverisje lokale që burimin kryesor të saj e gjejmë në Kushtetutën e Malit të Zi, marrëveshjet ndërkombëtare,

- mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, mohimin e historisë së popullit shqiptar, etj.


Të gjitha këto që përmendëm më lartë, por edhe faktorë të tjerë, na detyrojnë që të marrim hapa konkret me qëllim arritjen e të drejtave që na takojnë sipas standardeve ndërkombëtare. Kështu,

më datën 28 dhjetor, ora 14, në qendër të Tuzit, do të organizohet protestë paqësore me qëllim për të treguar pakënaqësinë nga qeverisja aktuale në Komunën Urbane të Tuzit dhe padrejtësitë që bëhen ndaj shqiptarëve.


Imazh

Shteti i Malit të Zi, synon aspiratën për në bashkësinë Evropiane, por gjithmonë duke respektuar standardet e demokracisë dhe zhvillimit të mirëqenjës. Ne kërkojmë respektimin e instrumentave juridik ndërkombëtar dhe ligjevc të brendshme të cilat garantojnë të drejtat e popullit shqiptar në trevën e Malësisë gjegjësisht në të gjithë territorin e Malit të Zi ku ata jetojnë.

Asnjë doktrinë, asnjë manipulim apo tregti politike, asnjë trysni shtetesh, lobesh ndërkombëtare, nuk mund t’a pengojë popullin shqiptar në Mal të Zi, si popull autokton, të kryejë dhe të marrë atë që është e garantuar nga ligji apo marrëveshjet ndërkombëtare, atë që u takon atyre.
Imazh
Qendra e Tuzit në Mal të Zi

Në këtë mënyrë, ftoj të gjithë qytetarët e Malësisë, pa dallim feje, krahine, bindjesh politike, që të ngrisim zërin të gjithë së bashku në datën 28 dhjetor të 2011, që të marrim atë çfarë na takon; të fitojmë të drejtën në vetëqeverisje lokale – Komunën e Plotë të Malësisë, të vendosim ne për fatin tonë; të zhvillojmë sektorin ekonomik i cili është po aq i dëshirueshëm për qytetarët dhe i domosdoshëm, të mbrojmë simbolet tona kombëtare, të mbrojmë resurset nga plaçkitjet siç janë: toka në Vuksanlekaj, vreshtaria, toka në Milesh, toka në Dhe të Zi, Valdanosi, Kriporja në Ulqin si e vetmja në të gjithë Malin e Zi, të mbrojmë të drejtat e punëmarrësve, etj. Nuk mund të ketë shtet demokratik, nëse në gurthemelin e tij, nuk qëndrojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Imazh

Mbi bazën e këtyre që parashtruam më lartë, me plotë të drejtë i drejtohem Bashkësisë ndërkombëtare duke thënë: “Evropë dhe SHBA, Ne jemi anëtarët tuaj, jemi bijtë tuaj, na ndihmoni të riforcohemi me anën e shoqërisë tuaj, që të ndajmë me Ju të mirat e qytetërimit. Ne kemi vullnet të mirë, na mësoni, na vini në rrugë të drejtë dhe do të shihni që po na hoqët edhe pëngesat që kemi në grykë e që po na mbysin ekzistencën do të përparojmë po aq shpejt sa dhe të tjerët, sepse kjo është gjuha që flet Rinia Shqiptare. Ndërsa Qeverisë së Malit të Zi, i drejtohemi duke thënë: “respektoni popullin shqiptar, konsiderojeni të barabartë me të gjithë popujt e tjerë në Mal të Zi, ndaloni planet e asimilimit dhe të spastrimit etnik, ndaloni shpërnguljen e popullsisë, ndaloni ndryshimin demografik të popullatës së Malësisë, ndaloni diskriminimin, sepse me votat tona e ndërtuam shtetin e Malit të Zi dhe ky shtet duhet të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Malit të Zi”.

Kryetar – Anton Lulgjuraj
Forumit Demokratik për Integrim i shqiptarëve në Mal të Zi


Anton Lulgjuraj - Pak mbi biografinë - CV
Imazh


Adresa: MNE – Tuz
Cel: + (382) 67 447 300
Cel: + (355) 67 284 0115
E-mail: antonlulgjuraj@gmail.com
alulgjuraj@uet.edu.al
Emri dhe Mbiemri: Anton Lulgjuraj


I lindur më: Tetorë. 07. 1990 në Podgoricë
Nënshtetas i: Malit të Zi
Formimi:
IX-1997 / V’98: Shkollën fillore, Tuz.
IX-2005 / V’06: Shkollën e mesme të përzier, Gjimnazi i përgjithshëm “25 Maj” Tuz.
V-2009 / V’09: Më 20 maj 2009 përfundoi shkollën e mesme me mesatare 4.82.
X – XI / V’ 06: Certificate of Completion: for the succesful completion of, and
full participation in Youth Leadership Seminar – a series of trainings,
lectures, debates and workshops, organized in October & November,
2006 by Balkan Youth Without Borders in partnership with
Balkans YouthLink Montenegro.
XI – 2010: Fitues i çertifikatës: “Njohja e Legjislacionit Mjedisor dhe
sfidat e zbatueshmërisë së tij”, e organizuar nga Qendra Rajonale e
Mjedisit, nën mbështetjen e Ambasadës Spanjolle.
I – 2004 / 2009: Nxënës i Fondacionit Amza (kurs i gjuhës angleze).
IX-2009: U regjistrua pran Universitetit Europian të Tiranës, drejtimin juridik
tre vjeçar me sistem të Bolonjës.
III – 2010: Senator i vitit të parë të Juridikut me mandat 2 vjeçar.
Veprimtaria:
IX – 2010: Kryetar i Forumit për Integrim dhe Ndërmjetësim në Mal të Zi.
IX – 2011: Kryetar i Forumit Demokratik për Integrim
Gjuhët: Gjuha shqipe (gjuhë amtare).
Gjuhë e II-të: Gjuha sllave, angleze (aktive), Italiane (pasive).
Pjesëmarrës në: Konferencën e Rrjetit të Organizatave Shqiptare - RROSH (Prishtinë,
më 28. shkurt. 2009).
Konferencën me titull “Politika në Shqipëri” – në Tiranë, dhjetor 2009.
Konferencën në UET, me titull “Bashkimi Evropian dhe vendet e ballkanit
perëndimor në retrospektivë dhe prospektivë” Universiteti i
Mançesterit, 15.03.2010.
Konferencën ndërkombëtare në Tiranë me temën:
“Funks​ionimi i demokracis​ë në situata pas-tranzi​cionale
në shtetet e Ballkanit Perëndimor” UET, 24/28.10.2011
Hobi: Ansambli i Malësisë së Madhe “Shqiponja” zëdhënës.

[b]Platforma e FDISH Shqiptare në Mal të Zi
Imazh

Forumi Demokratik për Integrim - FDI, ka bërë objekt të aktivitetit të vetë:

1. Themelimi i Komunës Malësia me qendër në Tuz:

2. Respektimin e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Mal të Zi konform ligjit ndërkombëtar dhe kombëtar.

3. Decentralizimin e pushtetit në të gjitha viset e banuara me shqiptar dhe më gjërë në MZ.

4. Zhvillimi ekonomik i Malësisë.

5. Hartimi i planit urbanistik, planit hapsinor dhe planit zhvillimor.

6. Zbatimi i ligjit mbi ndalimin e diskriminit përmes gjykatave kompetente.

7. Perfaqësimi autentik i shqiptarëve në të gjitha institucionet republikane dhe lokale sipas aksionit afirmativ dhe perfaqësimit të barabartë pa diskriminim.

8. Lufta për barazinë gjinore.

9. Rishikimi i plan – programeve arsimore në gjuhën shqipe.

10. Tërheqja e investimeve të huaja në fushat e ndryshme ekonomike zhvillimore.

11. Bashkëpunimi i ngushtë me diasporën.
Tuz, 26 Dhjetor 2011


PDIU, Bido: Ligji malazez që ndalon flamurin, antishqiptar dhe diskriminues

Nga Enkelejda Gjuzi

Në një deklaratë për mediat , Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka theksuar se projekt-ligji i ri që pritet të kalojë në parlamentin Malazez dhe që parashikon heqjen e flamurit shqiptar nga përdorimi është antishqiptar dhe diskriminues, pasi ky projektligj dëmton të drejtat e minoritetit shqiptar. Sipas sekretarit për Marrëdheniet me Publikun, i PDIU-së, Ardit Bido, PDIU është e bindur që ky projekt-ligj dëmton rëndë pakicën shqiptare në Malin e Zi dhe përbën një shkelje flagrante të standardeve evropiane të të drejtave të minoriteteve prandaj ngre zërin që ky ligj mos të kaloj dhe kërkon që Republika e Malit të Zi të dëshmojë respekt për të drejtat legjitime të banorëve shqitptarë. Ndërkaq PDIU, i bën thirrje gjithë faktorit shqiptar në Ballkan të reagojë në kundërshtim të këtij pr/ligji, që të heqin dorë nga kthimi prapa në politikat shoviniste dhe diskriminuese.

E martë,10.1.2012
http://www.standard.al
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 3 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 27 Tetor 2020, 11:05
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari