Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 17 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
Do jape vertet Rama doreheqjen ne rast humbje ne zgjedhje?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Rama, kontestim zgjedhjeve për të mos të dhënë dorëheqjen nga PS
Imazh

Braçe: Edhe një mandat i vetëm i vjedhur, hedh në erë gjithë rezultatin e zgjedhjeve
Pas humbjes së thellë që Rama i shkaktoi të majtës, braktisja nga vetë socialistët ishte goditja më e fundit ndaj tij. Si për të shmangur këtë fakt evident, ku prej më shumë se një jave Rama zëvendësohej në daljet publike vetëm nga zëdhënësja e tij për shtyp, ditën e djeshme duket se jo rastësisht është shfaqur në poltronin e selisë rozë, Erjon Braçe. Në këtë mënyrë, Braçe ka dalë jo vetëm si socialist, por edhe për të treguar mbështetjen ndaj Ramës.

Ky i fundit jo vetëm që nuk pranon dorëheqjen por përpiqet të krijojë justifikime të kota për të zvarritur sa më shumë procesin e rinumërimit të votave dhe për të gënjyer veten se do të qëndrojë edhe disa kohë në drejtimin e PS. Në këtë mënyrë, socialistët duke marrë shkas nga numërimi i disa kutive të qarkut Fier, për të vazhduar lojën e Ramës për moslargimin nga drejtimi i Partisë Socialiste, reagojnë pas vendimit të KQZ-së për rrëzimin e ankimimit për qarkun e Beratit, duke protestuar me mosnjohje të zgjedhjeve nëse këto kuti nuk do të rinumërohen. Sidoqoftë një shenjë e mirë civilizimi prej tyre këtë radhë është vënë re nga dorëheqja e kërcënimit me protestat në rrugë. Të paktën në reagimin për Beratin ata tregohen më të qytetëruar duke deklaruar se çështja do të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor.



Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Erjon Braçe ka shprehur vendosmërinë e socialistëve për mosnjohjen e rezultatit të këtyre zgjedhjeve, nëse votat e animuara të Beratit nuk do të numërohen. “Ne jemi të vendosur të mos njohim rezultatin e këtyre zgjedhjeve pa u bërë transparente çdo votë e hedhur, e numëruar apo e vlerësuar keq, shumë keq apo në të zezë në Berat, Tiranë dhe Shkodër. Numrat e zgjedhjeve tregojnë qartë se qoftë edhe një mandat i vetëm i vjedhur hedh në erë gjithë rezultatin e zgjedhjeve, shkatërron legjitimitetin e zgjedhjeve si dhe shkatërron përfundimisht dhe pa kthim legjitimitetin e parlamentit”, është shprehur deputeti i Beratit, Erjon Braçe. Duke e konsideruar votën e lirë dhe të ndershme, themelin e ço institucioni, ai e ka cilësuar të shenjtë votën, ku veçon faktin se transparenca për çdo votë është detyrim kushtetues. “Qeveria e bërë me vota në të zezë është detyrim vetëm i një keqbërësi historik si Arben Ristani”, nënvizoi Braçe.
Vendimi i KQZ, kriminal
Socialistët e konsiderojnë veprimin e KQZ-së për rrëzimin e ankimimit për qarkun e Beratit një shkelje të hapur, e të drejtës ligjore për rivlerësim, ndërsa vendimin e KQZ-së e kanë quajtur kriminal. Ata paralajmëruar ankimimin e çështjes së rinumërimit të votave të Beratit në Kolegjin Zgjedhor. Deputeti socialist i Beratit, Erjon Braçe ka deklaruar se PS është e vendosur t’i kërkojë Kolegjit Zgjedhor rivendosjen e garantit të votës së lirë në përdorim sa më parë. “Me qëllim që çdo votë e qytetarëve të Beratit e numëruar dhe e vlerësuar në të zezë të dalë në dritë të diellit e të materializojë plotësisht vullnetin e qytetarëve beratas. Ne jemi te vendosur që vullnetit kriminal të Sali Berishës t’i përgjigjemi me vullnetin e fortë ligjor të Partisë Socialiste për të mbrojtur dhe lexuar drejte çdo votë”, nënvizoi Braçe, duke theksuar faktin se PS ka fituar kauzën. Në këtë drejtim, deputeti socialist i Beratit këmbënguli në ekzistencën e provave filmike, që sipas tij vërtetojnë parregullsitë për këtë qark, ku sipas tij këto prova tregojnë se procesi dhe vullneti i shprehur me votë është deformuar. “Siç kanë vërejtur edhe vëzhguesit, duke filluar nga kamerat, po ju them se për Beratin kemi insistuar shumë që për kazaz të na jepeshin filmimet e 28 qershor në darkë, 29 qershor gjatë gjithë ditës dhe 30 qershor, po ju them se na kanë dhënë vetëm datën 1 korrik, kutinë e fundit që u numërua pas insistimit tonë.

Pra, për 3 ditë filmimet o janë zhdukur, ose këta i fshehin. Garanti që dy anëtarë të KQZ të merrnin prova dhe që ishin një garant që e detyronte KQZ ta bënte këtë, e shfuqizuan me dhunë. Garantët që dy anëtarë të KQZ të bëjnë rinumërim dhe rivlerësim të votave të caktuara, e shfuqizuan prapë me dhunë në KQZ. Për këtë arsye po ju them, se garantët janë shfuqizuar nga kodi zgjedhor nga KQZ dhe për këtë shkak zgjedhjet janë të shkatërruara”, nënvizoi Braçe. Ai e konsideroi këtë garant pjesën më të rëndësishme të procesit zgjedhor, duke përmendur këtu sanksionimin në nenet 136 dhe 138 të Kodit Zgjedhor. “Ky garant është detyrues për KQZ, pa votim dhe jo nën çmimin e Kryetarit apo anëtarëve të Sali Berishës në KQZ. Ky garant u shfuqizua dje me dhunë nga keqbërës historik mes të cilëve edhe Kryetari i KQZ, Arben Ristani, në shpërdorim të plotë të detyrës dhe në dhunim flagrant të vullnetit të qytetarëve të Beratit”, shtoi Braçe. Ndërkohë një ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi poshtë ankimimin e Partisë Socialiste për qarkun e Beratit me arsyetimin se kërkesa e socialistëve nuk ishte e bazuar në ligj. Me 4 vota pro dhe 2 kundër, komisioni vendosi të mos marrë parasysh kërkesën e kësaj force politike.



*************************************************************************
Braçe: Vullnetit të Berishës do i përgjigjemi me vullnetin e fortë ligjor
Socialistët akuzojnë kryeministrin Berisha për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, ku sipas tyre ky i fundit po u mohon shqiptarëve një rezultat përfundimtar, të drejtë, në përputhje me vullnetin e shprehur me votë. Deputeti socialist në qarkun e Beratit, Erjon Braçe nëpërmjet konferencës për shtyp, duke paralajmëruar mos njohjen e zgjedhjeve nisur nga fakti që KQZ hodhi poshtë kërkesën e socialistëve për rinumërimin e kutive të Beratit, ka theksuar se Berisha në rolin e drejtuesit real, por të paligjshëm të KQZ-së, po çmonton ligjin zgjedhor. “Duke shfuqizuar me dhunë të gjithë garantët ligjor që i japin të drejtën opozitës për të bërë transparencë mbi çdo votë dhe korrigjuar ligjërisht çdo veprim të paligjshëm që ka deformuar votën e numëruar dhe vlerësuar në të zezë.

Në rolin e dhunuesit të institucioneve i ka marrë tashmë zgjedhjeve institucionin garant të standardit të tyre, KQZ-në, kjo edhe me dëshirën e 4 anëtarëve problematikë edhe në të shkuarën të këtij institucioni, veçanërisht në raport me shpërdorimin e detyrës për qëllime politike dhe korruptive”, nënvizoi Braçe. Në këtë drejtim ai shtoi se për të gjitha këto, zgjedhjet tashmë janë shkatërruar dhe standardi i tyre po e rendit Shqipërinë edhe poshtë Ganës.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
BEN BLUSHI KERKON DOREHEQJEN E RAMES, Posted 18 Korrik 2009, 09:02
Flet Ben Blushi - “Rama të pranojë humbjen,projekti i tij ka dështuar”
Imazh

» Vendosur: 17/07/2009 -
Robert Rakipllari

Ben Blushi thyen heshtjen dhe flet hapur. “Rama duhet të pranojë humbjen, zgjedhjet janë humbur nga kauza e gabuar dhe politika e personalizimit të një beteje të përbashkët”. Kështu është shprehur Blushi në një intervistë ekskluzive për “Panorama”. Për herë të parë një eksponent i PS-së pranon se nuk mund të fajësohen komisionerët socialistë për humbjen, por mungesa e programit që PS-ja nuk e kishte në këto zgjedhje. Blushi shton se tanimë nuk flitet për karrierën e secilit, por për fatin e opozitës, e cila duhet të priret nga e vërteta dhe jo mohimi i saj.
Z.Blushi, PS-ja ka nisur një fushatë kontestimesh të zgjedhjeve duke kërkuar rinumërim të votave në Berat, Tiranë dhe Shkodër, ndërsa kryetari Rama ka paralajmëruar publikisht se nuk do t’i njohë zgjedhjet dhe Parlamentin e ri. Cili është qëndrimi juaj për atë çfarë po ndodh tani me PS-në?
Edi Rama duhet të pranojë humbjen dhe t’iu shpjegojë socialistëve se si ka mundësi që nuk solli në pushtet partinë më të madhe në Shqipëri. Çdo përpjekje për të nxjerrë opozitën jashtë Parlamentit do të ishte një vetëvrasje për PS-në, e cila nuk mund të kthehet në pushtet duke imituar PD-në dhe Sali Berishën e vitit 2000. Filozofia e kryetarit të PS-së ka dështuar dhe për këtë nuk mund të fajësohet PS-ja dhe aq më pak komisionerët në të gjithë Shqipërinë. Këto zgjedhje nuk i kanë humbur komisionerët, siç po interpretohet paturpësisht, por kauza e gabuar dhe politika e personalizimit të një beteje të përbashkët. Ajo që po ndodh pas 28 qershorit në PS është një nga aktet më të shëmtuara në historinë e kësaj partie.
A keni komunikuar ju pas zgjedhjeve me z.Rama dhe a i keni kërkuar atij të pranojë humbjen dhe rrjedhimisht të pranojë pasojat siç është e shkruar dhe në statutin e PS-së, pra largimi i tij nga drejtimi i PS-së?
I kam kërkuar Edi Ramës të pranojë humbjen dhe po pres që kjo të kryhet me dinjitet, sepse tanimë nuk bëhet fjalë për karrierën e secilit prej nesh, por për fatin e opozitës, e cila duhet të konsiderohet si garant e lirisë në çdo vend demokratik, prandaj opozita duhet të priret nga e vërteta dhe jo nga mohimi i saj për qëllime meskine. Në këtë humbje ne të gjithë kemi përgjegjësitë tona, sepse kemi heshtur kur duhej të flisnim dhe kemi folur kur duhej të heshtnim, por unë nuk mund të pajtohem me Edi Ramën, që thotë se “tani që partia humbi, unë jam më i fortë se kurrë”. Po pres mbledhjen e forumeve të partisë për të dëgjuar të vërtetën e kolegëve dhe të miqve të tjerë dhe për të thënë dhe unë të vërtetën time.
Si do t’iu përgjigjeshit ju mbështetësve të z.Rama në PS, të cilët argumentojnë se nuk mund të flitet për dorëheqjen e z.Rama, pasi PS-ja ka marrë më tepër vota se në 2005 dhe rezulton partia më e votuar nga zgjedhjet e 28 qershorit?
Zgjedhjet e 28 qershorit ishin zgjedhje të përgjithshme, për të cilat çdo parti përgatitet në katër vjet dhe ato nuk mund të trajtohen si zgjedhje të pjesshme ose lokale, sepse tani kemi humbur Shqipërinë dhe jo Kasharin. Prandaj duhet t’i drejtohemi Shqipërisë duke shmangur kasharizimin e PS-së. Me kasharizim kuptoj faktin që zgjedhjet fitohen në radhë të parë me programe dhe pastaj me komisionerë. Partia Socialiste priste në këto zgjedhje një program që mblidhte vota dhe tani nuk mund të fajësohen komisionerët që nuk administruan dot votat që duhet t’i mblidhte një program që nuk e kishim. Ky është kasharizmi, kundër të cilit do jem gjithmonë për shkaqe lirie. Kasharizim do të thotë ta trajtosh humbjen si fitore dhe unë jam kundër kësaj për shkak të parimeve. Kasharizim do të thotë ta trajtosh humbjen si një ditë të zakonshme dhe unë do të jem kundër kësaj për shkak të PS-së.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 32
Antarësuar: 06 Shkurt 2009, 17:55
I ka ditet e numeruara Edvin nudisti sepse kujtoj se duke vene mbi cdo gje imoralitetin e tij populli do i jipte voten, ky maskara imoral deshi ta ktheje shqiptarin ne idenitetin e tij imoral por sberi gje tjeter pervec se shkaterroi partine e tij duke treguar fytyren e vertete te socialisteve te zhveshur nga morali shqiptare tradicionalist shekullore.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Pellumbi: Edi Rama ik, Posted 20 Korrik 2009, 22:31
Pellumbi: Edi Rama ik
Imazh


Në një intervistë për Televizionin "OraNews" , ish-kreu i Kuvendit Servet Pëllumbi ka folur për situatën politike para dhe pas zgjedhjeve. Sipas tij kryetari i PS-së Edi Rama duhet të japë dorëheqjen me të drejtë rikandidimi. Por fajtorë nuk është vetëm Rama.

Gramoz Ruçi si kryetar i amablesë dhe gjithë kryesia janë po aq fajtorë sipas Pëllumbit.
E majta nuk arriti të bashkohet. Por për dorëheqjen e Ramës duhet të bëhet thirrja e kongresit por cështja është e hapur sepse kongresi mund të kërkojë rikandidimin e Ramës dhe statuti e bën me përgjegjësi kryetarin për humbjen" theksoi Pëllumbi
Ndërsa për dy kandidaturat që tashmë e kanë shallur hapur ambciet për të qenë kryetar të PS-së Pëllumbi u shpreh se sipas tij shprehja e kandidaturave është një hap i nxituar sepse në fillim duhet certifikimi përfundimtar dhe kërkesa për të bërë analizat pastaj të bëheshin edhe kandidaturët.
Fenomeni më i debatueshëm pas zgjedhjeve ka qenë alenaca e re Meta-Berisha. Për këtë Servet Pëllumbi tregohet i prerë duke theksuar se ne nuk do të kemi qeverisje të besueshme.
Pëllumbi thekson se gjatë kësaj kohe ka hedhur gjithë analizën e situatës para dhe pas zgjedhore në një studim të tij prej 127 faqesh. Një studim që ai ende nuk e ka bërë publik.
20.07.2009
Albeu
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Në shtator Rama jep dorëheqjen, Posted 21 Korrik 2009, 15:40
Në shtator Rama jep dorëheqjen.

Do të rikandidojë me Blushin dhe Malaj për kreun e PS-së
Pakënaqësitë e krijuara në selinë rozë pas humbjes së 28 qershorit parashikojnë një vjeshtë me stuhi për këtë parti. Nga PS bëhet e ditur, se në muajin shtator Edi Rama do të japë dorëheqjen nga kreu i PS-së, duke u mbyllur kështu gojën të gjithë kritikuesve të tij, se në PS ka humbur demokracia.
Por duke respektuar në të njëjtën kohë edhe statutin e partisë së tij, që, nëse kryetari i PS-së humbet zgjedhjet, atij i ndërpritet mandati. Por Edi Rama është më se i vendosur për të mos e lënë në mes rrugën e nisur në Partinë Socialiste. Edi Rama vërtet do të japë dorëheqjen, por ai do të rikandidojë sërish për kreun e kësaj force politike. Në garën për kreun e PS-së ai do të ketë rivalë Ben Blushin dhe Arben Malajn. Gazeta “Tirana Observer” zbulon sot planin socialist për garën e shtatorit.

Pakënaqësitë e mbledhura në selinë rozë pas humbjes më 28 qershor parashikojnë një vjeshtë me stuhi për këtë parti. Pasi ka mbyllur pa sukses zgjedhjet e përgjithshme, Partia Socialiste do të futet në një tjetër proces votimi në muajin shtator. Por këtë radhë për të rizgjedhur kryetarin e tyre. Burime të sigurta nga selia rozë bëjnë të ditur se po punohet që në muajin shtator kjo parti të përfshihet në një proces, i cili vjen si rezultat i humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme më 28 qershor. Po sipas të njëjtave burime, Edi Rama do të japë dorëheqjen nga kreu i PS-së, duke u mbyllur kështu gojën të gjithë kritikuesve të tij se në selinë rozë ka humbur demokracia, por duke respektuar në të njëjtën kohë edhe statutin e partisë së tij, që, nëse kryetari i PS-së humbet zgjedhjet atij, i ndërpritet mandati. Pra, Edi Rama do të japë dorëheqjen e tij nga PS-ja në fillim të shtatorit, atëherë kur parashikohet që mund të marrë fund e gjithë beteja ligjore që PS ka ndërmarrë kundrejt KQZ-së për disa zona, ku ata kërkojnë rinumërimin. Por, Edi Rama duket më i vendosur për të mos e lënë në mes rrugën e nisur në Partinë Socialiste. Sipas të njëjtave burime, Edi Rama vërtet do të japë dorëheqjen, por ai do të rikandidojë sërish për kreun e kësaj force politike. Por Edi Rama duket se nuk do të jetë i vetëm në këtë garë, pasi për drejtimin e partisë më të madhe opozitare në vend pritet të kandidojnë edhe Ben Blushi dhe Arben Malaj.

Dorëheqja e Ramës
Në momentin që procesi i zgjedhjeve të përgjithshme do të përfundojë, kreu i selisë rozë Edi Rama do të bëjë publik vendimin e tij për dorëheqje nga posti i kryetarit dhe futjen e partisë në një proces zgjedhor për kryetarin e ri. Burime pranë Ramës bëjnë të ditur se ai do të jetë sërish kandidat për postin e kryetarit për të drejtuar PS-në në opozitën e dytë të saj. Duke parë se Partia Socialiste është e ristrukturuar e gjitha nga Rama, rizgjedhja e tij nuk do të jetë e vështirë. Duke filluar nga Kryesia, Asambleja Kombëtare, Kongresi dhe të gjitha strukturat e tjera janë të kontrolluara totalisht nga vetë Rama. Çdo kandidaturë kundër Ramës do ta fillojë me një disavantazh të madh garën jo vetëm për shkak të staturës që ka krijuar Rama në PS, por dhe për shkak të vetë strukturave që rëndomë në partitë shqiptare kontrollohen nga kryetari. Me grupin e ri parlamentar duket se Rama e ka lehtësuar shumë punën për t’u rizgjedhur, sepse thuajse të gjithë janë prurje të tij dhe janë mbështetës të fuqishëm të politikës së ndjekur nga Rama. Me këtë akt Rama hedh poshtë të gjitha zërat kundër tij dhe legjitimohet për të qenë ai udhëheqësi i PS-së dhe për katër vite të tjera, dhe duke i bërë opozitë qeverisë së krijuar nga zgjedhjet e 28 qershorit. Padyshim dorëheqja do ishte një akt formal, por aq formal do të ishte dhe rizgjedhja e tij për shkak të rrethanave që janë krijuar tashmë.

Blushi dhe Malaj, sfidantët e Edi Ramës
Në garë për kreun e PS-së do të jenë dy figura të larta të kësaj partie, por dhe të politikës shqiptare, Ben Blushi dhe Arben Malaj. Blushi është një investim i Partisë Socialiste që prej vitit 1997, kur vendosi të lërë botën e medias për të qenë aktiv në politikë. Blushi gjatë gjithë kohës ka qenë një zë potent brenda partisë, si në raport me kryetarët e PS-së, por gjithashtu dhe në raport me kundërshtarin politik. Brenda socialistëve ai gëzon një vlerësim të gjerë, duke mos qenë pjesë e një klani të caktuar. Deri tanimë Ben Blushi nuk ka dalë publikisht në favor të asnjë grupimi brenda Partisë Socialiste, duke qenë mjaft i ekuilibruar. Edhe në rastet e përplasjeve të mëdha që ka pasur kjo parti, ato midis Nanos dhe Metës, apo Nanos dhe Ramës, ish-kryetari i grupit kuvendor gjithmonë ka qenë në një fushë asnjanëse. Kandidati i dytë është Arben Malaj. Një nga ekspertët më të mirë që Partia Socialiste ka, me një përvojë të madhe si politike dhe profesionale, Malaj është mjaft konkurrues për të qenë në krye të socialistëve. Si një njohës i mirë i ekonomisë, Malaj padyshim që në fushatë zgjedhore do të futej me një strategji të qartë për daljen e vendit nga kriza ekonomike. Si në betejën midis Blushit dhe Ramës, Malaj do të jetë një faktor vendimtar. Fushata brenda partisë që do të zhvillojë Arben Malaj ngelet e gjitha për t’u parë, pasi dalja e tij mund të jetë dhe një zgjedhje taktike më tepër se një garë reale.

Edi Rama
Kryetari aktual i PS-së është një nga figurat kryesore të politikës shqiptare në 20 vitet e fundit. Pas një perfomance pozitive në Bashkinë e Tiranës, Edi Rama kërkoi të ishte dhe kryeministër i vendit. Me humbjen e zgjedhjeve të përgjithshme duket se Rama do të kërkojë një besim të ri nga socialistët për t’i udhëhequr.
Ben Blushi
Blushi gjatë gjithë kohës ka qenë një zë potent brenda partisë, si në raport me kryetarët, por gjithashtu dhe në raport me kundërshtarin politik. Brenda socialistëve ai gëzon një vlerësim të gjerë, duke mos qenë pjesë e një klani të caktuar. Deri tanimë Ben Blushi nuk ka dalë publikisht në favor të asnjë grupimi brenda Partisë Socialiste, duke qenë mjaft i ekuilibruar.

Arben Malaj
Është një nga ekspertët më të mirë që Partia Socialiste ka, me një përvojë të madhe si politike dhe profesionale. Malaj do të ishte një kandidat i denjë, madje mjaft konkurrues për të qenë në krye të socialistëve. Malaj ka dhe mbështetjen e ish-kreut të PS-së, Nano, i cili ka ende një ndikim të fortë në radhët e anëtarësisë socialiste.
TO
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Misioni i dështuar i Edi Ramës

Imazh

Tashmë janë të shumtë aktorët që po japin mendimin e tyre në median e shkruar dhe atë elektronike mbi humbjen e zgjedhjeve të 28 qershorit. Opinionistët ishin të parët që artikuluan se Partia Socialiste ishte humbësja e zgjedhjeve. Përgjigjja nga selia e Partisë Socialiste vinte e butë. Por kur kjo e vërtetë u artikulua nga brenda Partisë Socialiste e në mënyrë të veçantë nga Blushi e Malaj kryetari filloi të nervozohej dhe nuk mungoi që t’u japë përgjigje indirekte se ata po nguteshin.

KUSH NGUTET
Unë mendoj se ai që është ngutur e ngutet në këtë proces analizues është vetë z. Rama. Ai befasoi këdo që ka arsye, kur deklaroi pa dalë ende rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, se PS nga zgjedhjet e 28 qershorit doli më e fortë se kurrë?! “Partia Socialiste tashmë është forca e parë politike”, ligjëroi kryetari?! Me këtë deklaratë z. Rama ligjëroi se qëllimi i tij nuk ka qenë marrja e pushtetit, por dalja I PARI, me qëllim që askush të mos guxojë t’i kërkojë dorëheqje pas zgjedhjeve. Për rrjedhojë, sipas tij edhe Blushi e Malaj nguten, duke i kërkuar respektimin e statutit të partisë apo respektimin e një standardi demokratik të vendosur në 2005 nga z. Nano. Me këtë sjellje politike z. Rama del para gjithë opinionit publik si misionari, që si qëllim të tij nuk ka pasur marrjen e pushtetit për shumicën e shqiptarëve, por qëndrimin e tij në krye të PS, edhe pse rezultoi humbësi i zgjedhjeve. Në këtë aventurë Rama nuk është i vetëm. Kam dëgjuar edhe drejtues të tjerë të lartë të Partisë Socialiste që me krenari deklarojnë se Rama dhe PS janë fitues!
Mbështetësit e tij artikulojnë se PS ka marrë më shumë vota në vitin 2005! “Zoti na ruajt”, thotë populli. Po përse ky paska qenë synimi i Partisë Socialiste, që të marrë më shumë vota e deputetë se më parë? Po patjetër në 2009 do merren vota më shumë se 2005, sepse në vitin 2009 u futën në zgjedhje për herë të parë mbi 250.000 zgjedhës të rinj. Në këto zgjedhje pjesëmarrja ishte më e lartë se zgjedhjet e kaluara dhe për më tepër u konkurrua me një sistem zgjedhor që i asfiksonte partitë e tjera aleate duke i sjellë votat e tyre drejt partisë më të madhe sipas parimit të fushës manjetike, e të tjerë faktorë analizues. Kryetari i partisë dhe mbështetësit e tij nuk e kuptojnë apo bëjnë sikur lajthitin kur deklarojnë se PS është fituese!
Sipas Kodit Zgjedhor, fituesja e zgjedhjeve nuk përcaktohet nga fakti se cila parti merr më shumë vota, por cili koalicion merr shumicën relative. Tani dihet botërisht se koalicioni i djathtë mori gati 1,5 % më shumë vota se koalicioni i majtë i drejtuar nga z. Rama. Edhe tendenca për të kryqëzuar LSI është përpjekje për të mashtruar socialistët dhe votuesit e majtë, sepse z. Rama premtoi se do t’i fitonte zgjedhjet pa LSI, prandaj nuk pranoi dhe bashkëpunimin me të, madje në prag të zgjedhjeve bëri dhe një spot anti LSI.

MISIONAR DHE JO POLITIKAN!
Dua të sqaroj se këtë nocion nuk e sajoj unë, por është vetë z. Rama, i cili ka deklaruar: “Nuk jam politikan, por një misionar!”
Kjo deklaratë e tij më ka befasuar dhe jo vetëm kjo. Më ka befasuar edhe artikulimi i tij i përhershëm se: “Partia Socialiste është një instrument, për realizimin e synimeve politike”! Si mund të pranohet se pa qenë politikan mund të drejtosh një organizëm të mirëfilltë politik, siç janë partitë politike? Partitë politike nuk janë instrumente në duart e individëve për transformimin e shoqërisë. Ato janë institucione politike kushtetuese shumë të rëndësishme të shtetit të së drejtës. Teza: “Jam misionar dhe jo politikan” është pa sens, madje do të thosha skandaloze për një drejtues të një partie të madhe siç është Partia Socialiste. Por çfarë është misioni dhe misionari...
Misioni është një detyrë e përkohshme, që i ngarkohet dikujt jashtë qendrës së vet të punës ose si mision diplomatik, apo veprimtari fetare. Personalisht nuk besoj që zoti Rama ka pasur ndonjë mision të tillë. Ndërsa, misionari është i ngarkuari për kryerjen e misionit. Në qoftë se do pranonim tezën e misionarit, siç deklaron z. Rama, atëherë misionari duhet të sillte Partinë Socialiste dhe të majtën në pushtet si mision të premtuar në çdo aktivitet. E vërteta është që Edi Rama legjislacionin zgjedhor e zgjodhi vetë. Unë personalisht nuk kam qenë dakord dhe këtë e kam thënë në Asamblenë e mbledhur në Vorë.
Deputet bëri kë deshi vetë në konsultë me të parët e listës në qarqe. E pa dëgjuar ndonjëherë ka qenë kjo praktikë. Në fund të këtij procesi aspak demokratik e transparent, misionari rezultoi humbës në misionin e tij.
E kur të gjithë prisnin që misionari të kërkonte një ndjesë publike për këtë drejtim shumë të keq politik, ai deklaron sikur të mos kish ndodhur asgjë e keqe: “Unë nuk e lë në mes të rrugës programin tim”.
Tani më lind e drejta të pyes: Cilin program nuk do të lerë në mes të rrugës z. Rama, sepse zgjedhjet i humbi! Mesa duket misioni vazhdon, duke krijuar një konflikt të ri brenda PS, që ajo në zgjedhjet e ardhshme lokale të shkojë më e sfilitur. Me cilët do e vazhdojë rrugën misionari, me shumicën e deputetëve të rinj që në debatet parazgjedhore deklaronin me krenari se nuk ishin socialistë, por që kanë ardhur në PS, pasi u ftuan nga Rama për t’u bërë deputetë?! Kjo është e vërteta që duhet thënë me shumë forcë. Personalisht këto gjëra i kam shprehur vazhdimisht brenda forumeve dhe jashtë tyre. Ndoshta kjo ishte dhe arsyeja përse z. Rama nuk më kandidoi për deputet.

KUSH ËSHTË FITUESI
Një garë më vete është përcaktimi i fituesit të zgjedhjeve. Disa thonë nuk ka as fitues, as të humbur. Të tjerë bëjnë trajtime filozofike. Disa mbështetës të kryetarit thonë se Rama fitoi, por fajin e ka Meta që bëri koalicion me Berishën. Shumë nga këta mbështetës të Ramës ishin kundër bashkëpunimit me Metën, sepse pakësoheshin shanset që të përhershmit 17-vjeçarë në kryesi të bëheshin përsëri ministra. Të tjerë mendojnë se s’duhet të flasim as për humbës, as për fitues deri sa të mbarojë procesi etj.
Jam i mendimit se kërkesat për rezultatet duhet të vazhdojnë në rrugë ligjore, siç po ndodh. Ashtu si Partia Socialiste, kërkesa kanë bërë edhe Partia Demokratike e parti të tjera. Por megjithë dëshirën unë nuk shikoj ndonjë mundësi, që koalicioni i drejtuar nga PS të rezultojë fitues.
LSI ka deklaruar se nuk do të bashkëpunojë me PS për sa kohë do të drejtohet nga Rama. Konventa e LSI vendosi bashkëpunimin me Partinë Demokratike. Ky realitet i ri politik zhvleftëson çdo diskutim që ngjall ende shpresa. Ato bëhen vetëm për të fshehur realitetin. Zgjedhjet kanë përfunduar. PS në këto zgjedhje fatkeqësisht është humbësja e madhe!
Edi Ramën e mundi “plaku i fundit” i politikës së vjetër. Partia Socialiste i humbi zgjedhjet pas katër vite në opozitë e drejtuar nga formuluesi dhe drejtuesi i “politikës së re”. Diferenca në vota midis bllokut të majtë dhe atij të djathtë në raport me zgjedhjet e vitit 2005 është ngushtuar shumë. Duhet të kuptojmë që në 2005 blloku i majtë kishte tetë vjet që qeveriste. Kjo është humbje e trefishtë që trishton çdo njeri, që ka kontribuar për fitoren e së majtës. Socialistët dhe strukturat drejtuese duhet të reagojnë. “Politika e re” e z. Rama dështoi, misioni i tij, mbaroi!

ELMAZ SHERIFIImazh
*Anëtar i Asamblesë, deputet i PS»

23/07/2009
• Elmaz Sherifi*
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Nano mbledh 16 deputetë mbështetës, kërcënon Ramën: Do t’i marr të gjithë
Imazh


Ish-kryetari i PS, Fatos Nano, mblodhi dje deputetët mbështetës të tij në PS, për të komunikuar qëndrimet e tyre në të ardhmen lidhur me luftën politike brenda partisë. Në përgjigje të vendimit të Ramës për të përjashtuar gjashtë deputetë mbështetës të Nanos në PS, ky i fundit ka paralajmëruar një luftë të re politike me Ramën, duke kërcënuar se do të tërhiqte pas vetes të gjithë grupin parlamentar të PS. “Nëse kryetari i PS do të vazhdojë të kruhet me ndonjë ushtar të paqes, ne do të përthithim edhe pjesën tjetër të grupit parlamentar”, - tha dje Nano, gjatë takimit me deputetët mbështetës të tij në PS. Bashkë me deputetët e tjerë mbështetës, Nano theksoi dje, se nuk do të shkëputen nga Partia Socialiste për të krijuar parti të re, por çdo lëvizje do të jetë në kuadër të luftës politike për të demokratizuar Partinë Socialiste, e konsideruar prej tij si e cenuar nga zhvillimet e fundit në PS. Nano theksoi dje, se grupi i deputetëve mbështetës të tij do të jetë një lëvizje tërësisht demokratike dhe në shërbim të demokratizimit në vend, por njëherësh do të bëjë oponencë si me mazhorancën, ashtu edhe me pjesën e mbetur në PS. Përveç gjashtë deputetëve që sapo ishin përjashtuar nga grupi parlamentar socialist, në krah të Nanos është shfaqur edhe nënkryetari i grupit parlamentar të kësaj partie, Petro Koçi. Ndërsa, sipas burimeve pranë këtij grupimi, pranë tyre do të afrohen edhe deputetë të tjerë socialistë, ndoshta edhe figura qendrore të Partisë Socialiste. Në tentativë për të krijuar një lëvizje të fortë brenda radhëve të PS dhe duke theksuar fort se janë themeluesit e kësaj partie dhe në asnjë rast nuk mendojnë të shkëputen prej saj, deputetët mbështetës të Nanos, pretendojnë të ndryshojnë çdo lëvizje të kryetarit aktual, Edi Rama, për ta kthyer PS në strukturat e mëparshme dhe në funksionimin e saj të mëparshëm, kur kjo parti drejtohej prej tyre. Burime pranë grupimit të Nanos thanë dje, se lëvizja e re e këtyre deputetëve, e ngjashme me atë të vitit 2001, do të nisë së shpejti veprimin në bazën e partisë për të kthyer, sipas tyre, demokracinë e humbur brenda radhëve të PS në çdo nivel të saj.

Sterkaj: Rama punon për të pasuruar 10-15 biznesmenë

“Nuk e gjej veten te Partia Socialiste me kryetar Edi Ramën. Zoti Rama, kur nuk respekton liderin historik të PS, si mund të na respektojë ne të tjerëve? Edi Rama pret të tërheqë në Partinë Socialiste njerëz që s’kanë lidhje me këtë parti, njerëz pa moral, njerëz me vath në hundë, burra me vath në vesh, ndërsa unë jam një njeri familjar, që respektoj familjen, që përfaqësoj në Kuvend njerëzit e ndershëm. Edi Rama po e shkatërron PS. Edi Rama punon për të pasuruar 10-15 biznese. Me Edi Ramën si kryetar i PSSH asnjë socialist nuk ka të ardhme. Edi Rama ka manipuluar çdo proces zgjedhor brenda PS, është një njeri që po shkatërron partinë dhe mendoj se kam bërë një gabim të madh që kam dhënë kontribut që Edi Rama të zgjidhet kryetar i Bashkisë së Tiranës. Pjesëmarrja jonë në seancën, ku u zgjodh Presidenti i Republikës, është gjëja më e mirë që mund të bëhej, pasi i dhamë Shqipërisë një president. Jam i kënaqur që votuam për presidentin. Jam i kënaqur, pasi edhe reagimet që erdhën nga ndërkombëtarët ishin pozitive. Ne nuk mund të rrinim duarkryq, kur shikonim sesi kryetarët e partive të opozitës nuk angazhoheshin për zgjidhjen e krizës për zgjedhjen e presidentit. Vendimi për të marrë pjesë në seancë ishte personal. Jam deputet i Malësisë së Madhe dhe përfaqësoj njerëzit e ndershëm dhe në momente të vështira që ka kaluar vendi, zona që më ka zgjedhur mua deputet ka dhënë kontributin maksimal për zgjidhjen e këtyre problemeve. Unë jam deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe gjatë ditëve të vazhdim do të përcaktoj, se në cilin formacion politik do të aderoj.”

Hushi: Figura e Topit përmirëson imazhin e vendit

“Figura e presidentit të sapozgjedhur, Bamir Topi, përmirëson imazhin e vendit, krijon kushte për zhvillimin e tij, jep shanse për efektivitetin e qeverisjes në favor të mirëqenies së shtetasve shqiptarë. Presidenti i ri duhet të tregojë të njëjtin atdhetarizëm dhe shpresojmë se do të punojë seriozisht duke zbatuar Kushtetutën e vendit dhe të jetë garant i unitetit të popullit, si dhe të mbrojë e fuqizojë pavarësinë e institucioneve shtetërore. Ne, gjashtë deputetët socialistë që votuam në seancë për zgjedhjen e presidentit, u përpoqëm të tregojmë përgjegjshmëri maksimale në kushtet dhe në momentin, kur lidershipët e dy partive të mëdha politike të vendit nuk arritën të zgjidhnin krizën politike jashtë rrugës parlamentare dhe institucionale. Ne u përpoqëm të vendosim sovranitetin parlamentar të opozitës në veçanti, po dhe të krejt deputetëve të këtij Kuvendi. Shprehim keqardhjen tonë që nuk u pranua projekti paqtues dhe integrues i Fatos Nanos, të cilin ne të gjashtë, por dhe të tjerë, e propozuam si një president për zgjidhjen më të mirë. Në veprimin tonë politik jemi përkrahur nga shumica e popullit që kërkojnë stabilitet, integrim dhe zhvillim. Për aktin tonë nuk është i nevojshëm as përgëzimi i mazhorancës, e as qëndrimi kritik nga ana e së majtës.”

Stafa: Duhet të ishim të pranishëm në mbledhjen e grupit

“Procedura e ndjekur nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste për përjashtimin e gjashtë deputetëve socialistë nuk ishte e rregullt. Së pari, vetë deputetët e përjashtuar duhet të ishin të pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar, ndërkohë që ata nuk ishin njoftuar për këtë mbledhje.”

Lamaj: Përjashtimi, një tjetër dështim i Edi Ramës

“Përjashtimi i gjashtë deputetëve socialistë nga grupi parlamentar i PS është një tjetër dështim i politikës së kryetarit Edi Rama. Kur përjashtohesh, duhet të jesh vetë prezent aty. Deputetët e përjashtuar nuk kanë qenë të ftuar në asnjë mbledhje të grupit, duke u konsideruar si pjesë firmëtarësh të zotit Nano. Ne nuk e njohim atë mbledhje, pasi ka një statut të partisë, ku përcaktohet se, kur mblidhet grupi parlamentar, duhet të jenë mbi 2/3 e personave në mbledhje grupi, që të merret një vendim. Kërkohet edhe votim i fshehtë, ndërkohë që votime të tilla janë parë vetëm në kohën e Partisë së Punës.”

Koçi: Nëse vazhdohet kështu, procesi i shkatërrimit do vazhdojë

Nëse do të vazhdohet të tentohet që në PS të zhvillohet një gjueti shtrigash, atëherë procesi i shkatërrimit që ka nisur që në momentin që në krye të partisë ka ardhur Edi Rama, do të vazhdojë dhe do të thellohet më tej. Grupi parlamentar i PS është thirrur në mënyrë joinstitucionale për përjashtimin e gjashtë deputetëve socialistë që votuan për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Kryetari i partisë nuk e gëzon këtë të drejtë, pasi është kryesia e partisë ajo që mund ta thërriste mbledhjen e grupit, atëherë kur nuk ka iniciativë nga brenda grupit, por, siç dihet, kryesia e partisë mungon. Duhet patjetër që në mbledhjen, ku propozohen përjashtime, të jenë deputetët që propozohen për t’u përjashtuar dhe sigurisht të jenë edhe 2/3 e anëtarëve të grupit si kuorum. Mendoj se këto janë veprime të parregullta. Unë nuk dua të hyj në autonominë e vendimmarrjes dhe votës për secilin deputet që ka kërkuar përjashtimin e gjashtë kolegëve, ndërkohë që theksoj se është e nevojshme për të bërë një analizë serioze e gjakftohtë për të gjitha ngjarjet e rënda të këtij procesi. Nëse zoti Ceka kandidoi me firmat e deputetëve të mazhorancës, kjo kandidaturë u adoptua nga tryeza e partive opozitare, ku përfshihet edhe zoti Rama dhe kjo është një shkelje e rëndë e disiplinës në Partinë Socialiste nga ana e zotit Rama. Është koha për të reflektuar për 3 korrikun, për shitjen që iu bë KQZ te mazhoranca, për rezultatin e zgjedhjeve të 18 shkurtit, për sponsorët që kandiduan zotin Ceka dhe natyrisht, përfshi edhe ngjarjen e fundit. Mendoj se ka nevojë për një reflektim më serioz lidhur me atë që ka ndodhur. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Edi Rama ka guxuar dhe ka thënë, se nënkryetari i grupit e ka mbledhjen e tij të fundit si i tillë.

Koha e Enver Hoxhës ka ikur dhe PS nuk është Partia e Punës, ndaj, nëse vazhdohet, kështu kohezioni në PS do të vijë duke u rrënuar. Edi Rama vazhdon të mbetet një anëtar i një partie tjetër në opozitë dhe akoma nuk është kryetar sovran i PS-së.

Dedja: PS ka nevojë të rithemelohet

Partia Socialiste ka nevojë të rithemelohet, sepse është shkatërruar nga Edi Rama, i cili po e kthen atë te ‘punizmi’. Nga PS nuk jam larguar dhe nuk më kanë larguar dot as në vitin 1995, kur më ka pushuar nga puna i moralshmi Musa Dobrovoda, aq më tepër sot që gjithçka është jolegjitime. Për linçim deputetësh vetëm në dy raste është folur në historinë e shtetit shqiptar, në vitin 1946 dhe tani pas 61 vjetësh, në vitin 2007. Unë jam shumë i bindur, se zotit Rama edhe për pak kohë do t’i ngelet zyra e Xhelil Gjonit, disa xhama dhe “Mjaft”-istët, kurse PS e vërtetë është në terren, atje ku ai nuk ka asnjë lloj haberi.

24 Korrik 2009
Nga L. Progni
Tema
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 17 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 02:23
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari