Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 36 postime · Faqe 3 prej 4 · 1, 2, 3, 4
KENDI - QEVERIA ''BERISHA DY'' - 9 SHTATOR 2009
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
LSI: I qendrojmë koalicionit me PD-në, deklarimi i Xhufit u njoftua nga zyra e Partisë Socialiste

Imazh
LSI: I qendrojmë koalicionit me PD-në, deklarimi i Xhufit u njoftua nga zyra e Partisë Socialiste

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar menjëherë ndaj deklaratës së sotme të disa anëtarëve të kryesisë së kësaj partie për të rikonsideruar marrëveshjen për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike, duke theksuar se "prioritet i programit të LSI-së është stabiliteti politik dhe integrimi i vendit”. Anëtari i kryesisë së LSI-së, Dritan Ylli, duke iu përgjigjur kërkesës së mësipërme të disa anëtarëve të LSI-së, tha në një konferencë shtypi se "në Konventën Kombëtare të LSI-së ka qenë vetë z.Xhufi që ka bërë propozimin për mbështetjen e koalicionit të PD-së, por me kusht që LSI-ja të jepte votat e saj dhe të mos merrte pjesë në qeverisje. Është për të ardhur keq që njoftimi për deklaratën e Xhufit ka ardhur sot nga zyrat e Partisë Socialiste dhe jo nga zyrat e LSI-së si ka ndodhur gjithnjë”, theksoi Ylli, duke shtuar se “qëndrimi më i fundit që mbajnë deklaruesit ose përfituesit më të mëdhenj të mundit dhe sakrificave të LSI-së dhe mijëra anëtarëve të saj, është vetëm krijimi i një fokusi artificial për të shmangur vëmendjen nga kongresi i PS dhe nga kriza shumë e rëndë që vjen nga humbja e Ramës pas betejës manipulative dhe korruptive të tij ndaj LSI”. Sipas Yllit, forumet më të larta të LSI-së, si Kryesia dhe Konventa Kombëtare, kanë marrë vendime unanime, transparente, në mbështetje të plotë të qëndrimit të saj për aleancën qeverisëse të integrimit, ndërsa deklaruesit e sotëm nuk kanë marrë pjesë në këto forume. Ylli theksoi se “LSI ka prioritet madhor atdheun dhe ne do të veprojmë gjithmonë vetëm në funksion të interesave të mëdha të vendit dhe stabilitetit të tij politik dhe ekonomik dhe kurrë në funksion të atyre interesave të ngushta personale dhe meskine, që kanë penguar zhvillimin dhe integrimin e tij”.

Apeli ndaj Metës

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pëllumb Xhufi dhe katër anëtarë të tjerë të LSI-së, Sabit Brokaj, Ndre Legisi, Fatos Klosi dhe Mustafa Muçi, i bënë sot apel kreut të LSI-së, Ilir Meta, të rikonsiderojë marrëveshjen me Partinë Demokratike për bashkëqeverisje në katër vitet e ardhshme. Në deklaratën e përbashkët, të lexuar nga z.Xhufi, kërkohet që "Meta të ndalë aktin e fundit të marrëveshjes me Kryeministrin Berisha, pasi kjo nuk është ëndrra e simpatizantëve të majtë”.
22-08-2009 / Gazeta 55
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Mediu kthehet në qeveri, merr Mjedisin
Imazh

Për XhuvelinImazh ofrohen dy mundësi: zëvendësministër, ose këshilltar i Kryeministrit

Kryerepublikani Fatmir Mediu pritet të zërë karrigen e Lufter Xhuvelit në qeverinë e re. Kryetari i PR-së mësohet se do të jetë një nga 14 ministrat e kabinetit "Berisha", i cili do të zyrtarizohet në fillim të muajit shtator. Burime pranë kampit demokrat dhe atij republikan konfirmojnë se pas takimeve të njëpasnjëshme Berisha-Mediu, ky i fundit duket se ka siguruar karrigen e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Partia Republikane përfaqësohet në Parlament vetëm me një deputet, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i saj. Në zgjedhjet e 28 qershorit, PR-ja arriti të marrë në rang kombëtar 31 990 vota ose 2.11%. Negociatat për ndërtimin e qeverisë së re tashmë janë përmbyllur, vetëm se ekipi i ministrave "të rinj" të qeverisë "Berisha" do të bëhet publik zyrtarisht në muajin shtator. Republikanët do të përfaqësohen në qeverinë e re me kryetar Mediun, i cili do të drejtojë ministrinë që për katër vjet e kanë mbajtur agraro-ambientalistët. Vajza e presidentit të nderit të Asamblesë Parlamentare të PR-së, Sabri Godos, do të largohet nga pozicioni i ministres së Shëndetësisë, pasi ky dikaster pritet të drejtohet nga aleati më i ri i së djathtës, Lëvizja Socialiste për Integrim. Megjithëse republikanët kanë vetëm një karton në Parlament, Kryeministri Berisha duket se ka preferuar të shpërblejë aleatin e tij më besnik për katër vitet e kaluara me një karrige ministri.

Negociatat

Fatmir Mediu do të ulet sërish në karrigen e ministrit në qeverinë e drejtuar nga Sali Berisha. Pak ditë më parë, kryetari i PR-së pohoi se ka zhvilluar takime me Kryeministrin Berisha dhe diskutimet për qeverinë e re kanë qenë në parim. Pak ditë pasi qeveria zyrtare të shuajë çdo kureshtje dhe të bëhet publike në një konferencë të posaçme për shtyp nga Kryeministri Berisha zbardhen marrëveshjet fillestare për ndarjen e tortës qeveritare.

Republikanët përfitojnë një portofol ministror, duke i marrë vendin Lufter Xhuvelit, për të cilin ofertat për rolin e ri në qeverisje ende nuk janë përmbyllur. Sipas agrarëve, janë dy variante ku kryetari i PAA-së, Lufter Xhuveli, të pozicionohet në qeverisjen e integrimit europian. Kreu i PAA-së mund të pozicionohet si këshilltar personal i Kryeministrit ose zv/ministër në qeverinë e ardhshme. Negociatat paselektorale PD-PAA ende nuk janë zhvilluar, pasi prioritare për momentin është ndërtimi i qeverisë së re. Pas emërimit të ministrave, Kryeministri Berisha do të vazhdojë raundin e dytë të negociatave, për të kënaqur aleatët e tij, të cilët nuk mundën të hynin dot në Parlamentin e ri me pozicione zv/ministrash apo drejtorësh të rëndësishëm.

Largimi dhe riciklimi

Dorëheqja e parevokueshme si ministër i Mbrojtjes dy ditë pas shpërthimit të depos së municioneve në Gërdec, la republikanët për katër muaj pa një ministër në qeverinë "Berisha".

Më 17 mars të 2008-ës, Mediu bëri publik vendimin e largimit si ministër, duke kërkuar dorëheqjen e parevokueshme. Dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes erdhi pas tragjedisë së Gërdecit, ku shpërtheu depoja e armëve, një fabrikë e ndërtuar jashtë kushteve të duhura dhe ku pakujdesia e lakmia për të shitur gjylet e predhave për skrap u kushtoi shumë shtrenjtë banorëve të Gërdecit. "Dorëheqja ime është një reflektim politik dhe moral i përgjegjshëm, edhe pse i marrë në kushtet e një mungese të plotë përgjegjësie ligjore e institucionale, timen si ministër", është shprehur Fatmir Mediu më 17 mars 2008, kur la karrigen e ministrit të Mbrojtjes. Në fund të muajit korrik të vitit 2008, Kryeministri Berisha pastron qeverinë nga demokristianët dhe në vend të tyre vendos vajzën e politikanit veteran të PR-së, Sabri Godos. 52-vjeçarja Anila Godo për 13 muaj ka drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë, duke përfaqësuar edhe Partinë Republikane në kabinetin "Berisha". Vlen të theksohet se Anila Godo nuk u përfshi në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 28 qershorit, ndërkohë që kryerepublikani Fatmir Mediu, sipas Kodit Zgjedhor ishte i pari në listën e 12 qarqeve. Të vetmin mandat të deputetit, Partia Republikane e ka fituar në Tiranë, ku Fatmir Mediu arriti të bëhej pjesë e Parlamentit të ri me 6131 vota të marra në Qarkun e Tiranës. Numri një i PR-së arrin të riciklohet sërish si ministër i kabinetit qeveritar, duke marrë drejtimin e Ministrisë së Mjedisit.

Kronologjia

Si hyri në politikë Fatmir Mediu

Në nëntor të vitit 1992, Fatmir Mediu, asokohe kryetar i PR-së në degën Fier, merr postin e nënkryetarit të Partisë Republikane. Kjo ishte ngjitja e parë e rëndësishme e kreut aktual të Partisë Republikane, i cili u emërua në funksionin që mban edhe sot në vitin 1997. Sabri Godo u emërua president i nderit të Asamblesë Parlamentare të PR-së, ndërsa Fatmir Mediu në 1997-ën mori drejtimin e Partisë Republikane. Në shtator të vitit 2005 deri në mars të 2008-ës, ai ka qenë ministër i Mbrojtjes në qeverinë "Berisha". Largohet nga pozicioni pas shpërthimit të Gërdecit, duke i lënë republikanët të përfaqësuar për 4 muaj me radhë vetëm në rang zv/ministrash në qeveri. 42-vjeçari Fatmir Mediu u diplomua në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Gjeologji-Minierave, në degën e Inxhinierisë së Nxjerrjes së Naftës.

Berisha testoi ministrat demokratë

Kryeministri Sali Berisha gjatë javëve që kaloi testoi ministrat demokratë përpara ndërtimit të qeverisë së re. Javët e fundit, kreu i qeverisë ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me të gjithë ministrat demokratë në selinë Kryeministrore për të bërë bilancin se çfarë është arritur gjatë muajve të kaluar dhe për të ndarë objektivat e secilit dikaster. Gjatë këtyre takimeve, të cilat janë realizuar në mënyrë individuale ose në grupime të ndryshme dhe që janë zhvilluar përpara takimit zyrtar Meta-Berisha, nuk është folur për qeverinë e ardhshme, por është bërë një bilanc se çfarë është arritur dhe çfarë synohet të realizohet në vitet në vazhdim.

PR rihyn në qeveri me Mediun

PR-ja rihyn në qeverinë e re, ndërkohë që ka vetëm një deputet në Parlamentin e ardhshëm. Partia Republikane pritet të përfaqësohet me Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave në qeverinë e re. Republikanët u "rrëmbejnë" postin agrarëve, ku këta të fundit në zgjedhjet e 28 qershorit nuk u përfshinë në Parlamentin e ri. Në zgjedhjet e 28 qershorit, PR-ja arriti të marrë në rang kombëtar 31 990 vota ose 2.11%. Kryetari i partisë u pozicionua i pari në listën e të 12 qarqeve dhe ishte i vetmi që siguroi një mandat deputeti, të cilin e fitoi me 6131 vota në kryeqytet.

LSI largon Godon nga Shëndetësia

Negociatat për ndërtimin e qeverisë së re tashmë janë përmbyllur, vetëm se ekipi i ministrave të "rinj" të qeverisë "Berisha" do të bëhet publik në muajin shtator. Republikanët do të përfaqësohen në qeverinë e re me kryetar Mediun, i cili do të drejtojë ministrinë që për katër vjet e kanë mbajtur agraro- ambientalistët. Vajza e presidentit të nderit të Asamblesë Parlamentare të PR-së, Sabri Godos, do të largohet nga pozicioni i ministres së Shëndetësisë, pasi ky dikaster pritet të drejtohet nga aleati më i ri i së djathtës, Lëvizja Socialiste për Integrim.
Erjon Ajazi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KENDI - KONFIGURACIONI I QEVERISE ''BERISHA DY'', Posted 02 Shtator 2009, 09:53
Sot negociatat, partia e çamëve: Duam një post ministror
Imazh

TIRANË - Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Tahir Muhedini, ka dalë në konferencë për shtyp një ditë para nisjes së negociatave për formimin e qeverisë së re. "Në marrëveshjen që do të diskutohet me Kryeministrin Berisha, PDI do të kërkojë që të bëhet pjesë e qeverisjes së vendit, si pjesë e koalicionit fitues të zgjedhjeve të 28 qershorit", tha Muredini.

Më tej ai shtoi se "ne kërkojmë të përfaqësoheni në qeveri, duke kërkuar një post ministror". I pyetur nga gazetarët se cili është dikasteri i tyre i preferuar, shtoi se "kjo do të jetë pjesë e negociatave".

Partia për Drejtësi dhe Integrim, e cila mbron të drejtat e komunitetit çam në Shqipëri ka bërë një marrëveshje parazgjedhore me Partinë Demokratike, duke u bërë pjesë e koalicionit "Aleanca për Ndryshim", në zgjedhjet e 28 qershorit, nga rezultati i të cilave, PDI do të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë me një mandat deputeti. Në këtë koalicion është edhe Partia Republikane, e cila gjithashtu ka marrë vetëm një mandat deputeti dhe kërkon përfaqësim në qeveri.

Negociatat për formimin e qeverisë së re nisin nesër, me 2 gusht. Këtë e ka deklaruar Kryeministri Sali Berisha një ditë më parë, i cili shtoi se nuk do të ndryshojë numri i ministrive tashmë që koalicioni është zgjeruar. LSI, PDI dhe PR presin për poste ministrore.
Shekulli Online | 01/09/2009 |
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KENDI - KONFIGURACIONI I QEVERISE ''BERISHA DY'', Posted 03 Shtator 2009, 00:02
Fjala e plotë e kryeministrit Berisha dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëqeverisjes

Imazh

Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i LSS-së Ilir Meta nënshkruan pasditen e sotme marrëveshjen e bashkëqeverisjes së re. Kështu në bazë të kësaj marrëveshje ajo që është më kryesore është fakti se pika më fortë e saj mos cënimi i statusit të nënpunësit civil. Berisha dhe Meta thanë se marrëveshje nuk synon për hequr nga puna dikë dhe për ta zëvendësuar me një tjetër, por synimi është mirëqeverisja, realizimi i reformave dhe integrimit i vendit. Krijimi i një qeveria e cila do të përmirësojë jetës e qyterëve dhe minimizimin e varfërisë.

Fjala e plotë e kryeministrit Sali Berisha

Sot në praninë tuaj PD dhe LSI firmosin marrëveshjen e koalicionit të qeverisjes së 4 viteteve që vijnë dhe në vazhdim, marrëveshje kjo që ka si qëllim kryesor krijim e një qeverie të integrimit Bashkimin Europian të Shqipërisë, duke qenë se projekti kryesort i shqiptarëve është realizimi i kësaj ëndrre. Marrë

veshja ka një nënkuptim politik të madh. Është një marrëveshje me spektër politik të gjërë ku përfshihet të gjithë qytetarët. Gjejnë një qeverisjen e ardhshme një shkrirje të premtimeve të të gjitha forcave, çka bën që qeveria të ketë një program shumë më të pasur dhe të përfaqësojë një spektër më të gjërë të zgjedhsve shqiptarë. Është një koalicion që do u japë shqiptarëve brenda vitit të parë të mandatit të dytë lëvizjen e lirë. Përmes reformave të thella do u japë shqiptarëve statusin e vendit kandidat për në BE. Koalicioni është i angazhuar për një seri reformash të madhë. Rishikimi i kodit zgjedhor. Nuk do ketë më diskriminime. Ne angazhohemi për të bërë të gjitha përpjekjet për ndryshimet në tërësi të koditit dhe që rregullat për përfaqësimin të jenë më të drerta dhe jo persekutues si rasti i këtyre zgjedhjeve. Domethënië e koalicioni është në suksesin në zgjedhjet e ardhshme. Ne angazhohemi se në zgjedhjet e lokale të dalimj sëbashku në zgjedhje, duke siguaruar koalicion edhe pas 2013. Ne kemi rënë dakord me Metën që forca politike që ai drejton do ketë Ilir metën zv.kryeministër dhe ministër i jashtëm. Po ashtu edhe ministrinë e ekonomisë, dhe atë të shëndetësisë. Do të ketë postin e nënkryetarit të kuvendit. Të gjitha nivelety tjera të qeverisjes LSI do të ketë 20% të saj. Me zotin Meta kemi rënë dakord se nuk bëhet fjalë për asnjë lloj ndarje për sa i përket shërbimit civil. Ky shërbim do të konsolidojhet. Unë e falenderoj zotin Meta për seriozitetin me të cilin ai e trajtoi ftesën e PD-së për këtë bashkëqeverijes e cila kurorëzohet me firmosjes që sapo nënshkruam. Edhe një herë faleminderit.

Fjala e plotë e kreut të LSI-së Ilir Meta

Edhe unë në emër të LSI dhe në detyrim edhe të vendimit të saj të marrë në konventën e saj, nënshkrova me kryeministrin Berisha marrëveshjen e cila tashmë është e hapur dhe transparente për të gjithë ju. Mbi këtë marrëveshje do të kontretizohet edhe programi i qeverisë së ardhshme pas konstituimit të parlamentit të ri. Të gjithë e mbajnë mend fushatën. Qytetarët u njohen vetëm me dy programe të shkruara, atë të PD-së dhe të LSI-së. Kjo është një marrëveshje që do u shërbejë të gjithë shqiptarëve. Është një marrëveshje që jo vetëm garanton stabilitet qeverisës por edhe reforma të cilat doi ta shpejtojnë integrimin. Kjo marrëveshje nuk do të cënojë statusin e nënpunësit civil. Morali ynë nuk është për të hequr njerëz nga puna, por për të hapur vende të reja pune. Në fund të katër viteve të këtij mandati, shqiptarët jo vetëm që do të jetojnë shumë më të qetë dhe më të sigurtë, por ata do të jenë në një pozicion tjetër në lidhje me qytetarët e tjerë europiane. Do të mundohemi të zbusim sa më shumë varfërinë. Ky koalicion ka parime të shëndetshme. Do të jetë një koalicion që do të funksionojë në mënyrë transparente. Do të jetë një koalicion fitues edhe në zgjedhjet lokale. Dhe në fund do të jetë një koalicion që do ta meritojë sërish votbesimin e shqiptarëve.

Si u arrit kjo marrëveshje

Bashkëpunimi mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike nisi të përflitet që me daljen e rezultateve paraprake të zgjedhjeve të 28 qershorit. Ka qenë pikërisht Dritan Prifti i rikonfirmuar si deputet i LSI-së në zgjedhjet e 28 qershorit, ai i cili pas debatit të ashpër për numërimin e votive në qarkun e Fierit, deklaroi se LSI nuk do të bashkëpunojë me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama por është më e prirur për të bashkëpunuar me Sali Berishën. Këto diskutime do të hidheshin poshtë në fakt nga Ilir Meta në një intervistë telefonike në një media vizive. Më tej në kulmin e kësaj përfolje me datën 4 korrik në orën 11 të paradites Sali Berisha kërkon që Ilir Meta të bashkëqeverisë me të. Vetëm dy orë më vonë vjen reagimi i këtij të fundit, i cili deklaron se ka vendosur të bashkëpunojë me Sali Berishën në krijimin e qeverisë së re.
02-09-2009 / Gazeta 55
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KENDI - KONFIGURACIONI I QEVERISE ''BERISHA DY'', Posted 03 Shtator 2009, 00:25
LSI merr 3 ministri. Berisha-Meta: Koalicioni ynë, fitues në zgjedhjet e ardhshme
Imazh

TIRANE
- Koalicion të qëndrueshëm, me themele të sigurta dhe madje, fitues në zgjedhjet e ardhshme në 2011. Kështu e kanë cilësuar koalicionin PD-LSI krerët e partive, Sali Berisha dhe Ilir Meta, pas firmosjes së marrëveshjes për qeverinë e re.
Sipas marrëveshjes së firmosur, kreu i LSI-së, Ilir Meta do të jetë zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm.

Në qeverinë e re, ministri i Ekonomisë do të jetë po ashtu nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. "Në këtë post LSI-ja do të vendosë atë person që ajo e gjykon më të arsyeshëm"- tha Berisha gjatë një daljeje për mediat, fill pas nënshkrimit të marrëveshjes. Gjithashtu edhe postin e ministrit të Shëndetësisë do ta drejtojë LSI-ja.LSI ka mundur të marrë nga marrëveshja edhe postin e nënkryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë një nga deputetet e saj në parlament.
Marrëveshja është shtrirë edhe në nivelet e dyta e të treta të qeverisjes, ku LSI do të marrë 20% të të gjitha posteve politike.

"PD dhe LSI firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit për katër vitet që vijnë dhe më tutje. Do të ketë një shkrirje të programeve të dy forcave për të pasur një program më të gjerë qeverisës dhe për të përfaqësuar një spektër më të gjerë interesash.
Brenda vitit të parë të mandatit në përputhje me premtimet vendimin për heqjen e vizave, lëvizjen e lirë, statusin e vendit kandidat për anëtar në BE, seri reformash të thella me të cilat Shqipëria në krye të katër viteve do ketë shënuar ndryshimet më të mëdha"- tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Berisha ka deklaruar se me këtë koalicion në 2011 të dalin së bashku dhe të fitojë së bashku në zgjedhje, madje ai e ka quajtur koalicionin afatgjatë në 2013 dhe në vazhdim.

Ndërkohë Meta ka shprehur sigurinë për qëndrueshmërinë e koalicionit, duke pohuar se mes tyre ka shumë prioritete të përbashkëta. "Jam i bindur se qëndrueshmëria e qeverisë do të jetë i padiskutueshëm"- tha ai.
Sa për emrat drejtues, Meta i ka quajtur jo shumë të rëndësishëm. "Të rëndësishme janë prioritetet tona, të integrojmë vendin dhe synimi ynë ka qenë për nivele më të larta e të përfaqësohemi për dikasteret që kanë të bëjnë me prioritetet tona"- tha ai.
Më tej, ai ka pohuar emrat e lakuar në postet drejtuese, Dritan Prifti në krye të Energjetikes dhe Petrit Vasili si ministër i Shëndetësisë.


Berisha: Qeveria e re do ketë surpriza. Drekë private me "të vjetrit"

TIRANË- Është mbajtur sot në orën 11:00 mbledhja e fundit e qeverisë "Berisha 1" që nisi punën në shtator të 2005-s. Berisha ka bërë një rezyme të sukseseve të arritura nga kjo qeveri që sipas tij edhe pse ka pasur ndryshime ka qenë kompakte për 4 vjet.

"Propozimi i Qeverisë së re është një proces kompleks, dhe unë nuk e di se cili prej jush do të ulet në këto vende pas 10 ditësh, apo dy javësh. Por ata që do të mungojnë nga ju, absolutisht që nuk do të mungojnë nga moskonsideratat e mia dhe as nga mungesa e kontributit të tyre parësor në këto 4 vite", tha Kryeministri Berisha duke i'u drejtuar anëtarëve të kabinetit të tij qeveritar.

Ndersa gazetarëve, iu drejtua se sot pasdite do prisni surpriza. "Qeveria 'Berisha 2 'do të jetë kabinet që do të dalë jashtë parashikimeve tuaja, por ju lutem të prisni deri pasdite", u shpreh ai.

Ndërkohë përsa i përket sukseseve të kësaj qeverie ai renditi, anëtarësimin në NATO, rrugën Durrës-Kukës dhe rritjen e pagave dhe pensioneve. Në fund ai ka lajmëruar se do të ketë një drekë private me të gjithë ata që kanë qenë anëtarë të kabinetit 'Berisha 1' që nga 2005 e deri më tani.

Muredini i PDI kerkon nje ministri

dt 1 shtator

TIRANË - Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Tahir Muhedini, ka dalë në konferencë për shtyp një ditë para nisjes së negociatave për formimin e qeverisë së re. "Në marrëveshjen që do të diskutohet me Kryeministrin Berisha, PDI do të kërkojë që të bëhet pjesë e qeverisjes së vendit, si pjesë e koalicionit fitues të zgjedhjeve të 28 qershorit", tha Muredini.

Më tej ai shtoi se "ne kërkojmë të përfaqësoheni në qeveri, duke kërkuar një post ministror". I pyetur nga gazetarët se cili është dikasteri i tyre i preferuar, shtoi se "kjo do të jetë pjesë e negociatave".

Partia për Drejtësi dhe Integrim, e cila mbron të drejtat e komunitetit çam në Shqipëri ka bërë një marrëveshje parazgjedhore me Partinë Demokratike, duke u bërë pjesë e koalicionit "Aleanca për Ndryshim", në zgjedhjet e 28 qershorit, nga rezultati i të cilave, PDI do të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë me një mandat deputeti. Në këtë koalicion është edhe Partia Republikane, e cila gjithashtu ka marrë vetëm një mandat deputeti dhe kërkon përfaqësim në qeveri.
Negociatat për formimin e qeverisë së re nisin nesër, me 2 gusht. Këtë e ka deklaruar Kryeministri Sali Berisha një ditë më parë, i cili shtoi se nuk do të ndryshojë numri i ministrive tashmë që koalicioni është zgjeruar. LSI, PDI dhe PR presin për poste ministrore.
Shekulli Online | 02/09/2009 |
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KENDI - KONFIGURACIONI I QEVERISE ''BERISHA DY'', Posted 09 Shtator 2009, 20:17
Del dekreti që emëron Sali Berishën kryeministër të vendit
Imazh

Në 19 e 30, konferenca e shtypit ku do të shpallen emrat e ministrave të rinj
Del dekreti që emëron Sali Berishën kryeministër të vendit – Në 19 e 30, konferenca e shtypit ku do të shpallen emrat e ministrave të rinj

Vetëm një orë pas depozitimit të kërkesës zyrtare të mazhorancës në Presidencë për të emëruar si kryeministër të vendit Sai Berishën, kreu i shtetit ka dekretuar emërimin. “Në mbështetje të nenit 93 dhe 96, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të shumicës parlamentare,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Sali Berisha, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 6243

Tiranë, më 09.09.2009

Presidenti i Republikës Bamir Topi”, thuhet në përmbajtjen zyrtare të dekretit.

Ndërkohë, kryeministri Sali Berisha mësohet se tashmë ka gati edhe përbërjen e kabinetit, siç pat deklaruar më herët në një prononcim për mediat, por s’e shpallte dot në respekt të institucioneve të parlamentit dhe të presidencës së republikës. Tashmë kur këto pengesa kanë rënë, kryeministri Berisha ka njoftuar një konferencë të drejtpërdrejtë për mediat në 19.30, ku do të shpallë edhe përbërjen e kabinetit ët ri qeveritar.
09-09-2009 / Gazeta 55
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KENDI - KONFIGURACIONI I QEVERISE ''BERISHA DY'', Posted 09 Shtator 2009, 20:27
KESHILLI I RI I MINISTRAVE TE DATES 9 SHTATOR 2009


SONTE NE OREN 19:300 U SHPALL NGA KRYEMINISTRI MINISTRAT E QEVERISE:

- KRYEMINISTER - SALI BERISHAImazh
1- ZEV-KRYEMINISTER DHE MINISTER I JASHTEM ILIR META - LSIImazh
2- MINISTER I BRENDSHEM - LULEZIM BASHA - PDImazh
3- MINISTER I DREJTESISE - BUJAR NISHANI - PDImazh
4- MINISTER I MBROJTJES - ARBEN IMAMI - PDImazh
5- MINISTER I TURIZMIT DHE I KULTURES - FERDINAND XHAFERRI - PDImazh
6- MINSTRE E INTEGRIMIT - MAJLINDA BREGU - PDImazh
7- MINISTER I SHTETIT - GENC POLLO - PDImazh
8- MINISTER I TRANSPORTIT - SOKOL OLLDASHI - PDImazh
9 -MINISTER I FINANCAVE - RITVAN BODE - PDImazh
10-MINISTER I BUJQESISE - GENC RULI - PDImazh
11 - MINISTER I PUNES DHE - SPIRO KSERA - PDImazh
12-MINISTER I ARSIMIT - Myqerem Tafaj - PDImazh
13- MINISTER I ENERGJITIKES - DRITAN PRIFTI - LSIImazh
14- MINISTER I SHENDETSISE - PETRIT VASILI - LSIImazh
15-MINISTER I MJEDISIT - FATMIR MEDIU - PRImazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KENDI - KONFIGURACIONI I QEVERISE ''BERISHA DY'', Posted 09 Shtator 2009, 23:00
Kryeministrit Berisha publikon kabinetin e ri qeveritar që do t’i propozohet Presidentit të Republikës

Kryeministri Berisha zhvilloi sot pasdite një konferencë për shtyp, ku publikoi emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar që do t’i propozohen Presidentit të Republikës.

“Siç jeni në dijeni, për herë të parë në historinë e këtij vendi, pas zgjedhjeve të 28 qershorit, që në pesë ditët e para, vendi kishte qeveri. Por që nga ajo periudhë e deri tani, me të drejtë ju prisni dhe qytetarët shqiptarë presin emrat e ministrave të qeverisë së re. Pas konstituimit të parlamentit, zgjedhjes së Kryetarit të Parlamentit, sot i dërguam Presidentit të Republikës propozimin e forcave politike për Kryeministër. Presidenti e dekretoi atë në orët e para të pasdites dhe unë jam sot këtu, para jush, për t’ju njohur me ministrat që do t’i propozohen Presidentit të Republikës nesër.

Zv/Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme, zoti Ilir Meta. Ilir Meta është Kryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, është politikan me një karrierë të gjatë në politikë, nga ditët e para të dhjetorit ‘90 deri më sot. Në qeveritë e mëparshme të spektrit të majtë ka kryer detyra të rëndësishme, ndër të cilat detyrën e Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme.

Ministër i Drejtësisë emërohet zoti Bujar Nishani, një nga politikanët dhe ministrat më efiçentë, një nga bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë gjatë gjithë këtyre viteve. Unë gjej rastin të shpreh falënderimin tim më të ngrohtë, më miqësor, ndaj zotit Enkelejd Alibeaj, me të cilin do të vazhdoj bashkëpunimin në fushën parlamentare dhe të tjera.

Ministër i Financave emërohet zoti Ridvan Bode. Unë mendoj se të gjithë jemi dakord se financat e këtij vendi kanë pësuar transformimin më të thellë, nën udhëheqjen që zoti Bode i ka bërë kësaj ministrie, katër vitet që shkuan. Një perspektivë e madhe e reformave në këtë sektor ekziston dhe bashkë me zotin Bode do të thellohen më tej reformat në fushën fiskale, për ta bërë sistemin fiskal të Shqipërisë jo vetëm më tërheqësin, por edhe më të mirin se kudo.

Ministër i Brendshëm emërohet zoti Lulëzim Basha. Ministri Basha është faktuar si ministër suksesi, në ministrinë e Punëve të Jashtme, në ministrinë e Punëve Publike. Tani ai merr një nga ministritë e rëndësishme të këtij vendi, në një moment shumë të rëndësishëm për vendin. Së bashku me zotin Meta, ata do të jenë lojtarët ndër më kryesorët në procesin e heqjes së vizave për Shqipërinë. Reforma në policinë e shtetit, në qeverisjen vendore, janë gjithashtu të një rëndësie shumë të madhe.

Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit emërohet zoti Genc Ruli. Ai ishte një ministër ndër më të suksesshmit, në mandatin 4- vjeçar. Reforma të thella, të realizuara në fushën e ekonomisë kanë pasur një pasqyrim të madh në klimën e biznesit. Por një dimension të madh të pa precedent mori partneriteti publik – privat, gjatë periudhës kur zoti Ruli udhëhoqi ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë, Energjisë dhe Minierave. Privatizimet e mëdha kanë qenë një nga objektivat e mëdha të kësaj qeverie. Ato sot i përkasin mandatit që shkoi, pra u realizuan.

Ministër i Mbrojtjes emërohet zoti Arben Imami, një nga themeluesit e PD-së dhe nënkryetar i kësaj partie në vitet e para të jetës së saj. Bashkëpunëtor ndër më të ngushtët i imi në këto katër vite, mbështetës i palëkundur i të gjitha reformave të ndërmarra dhe të udhëhequra nga Kryeministri i vendit. Dua të falënderoj me përzemërsi dhe mirënjohje zotin Oketa për gjithë lidershipin që dëshmoi në një nga periudhat më të rëndësishme të Forcave tona të Armatosura, reforma të cilat bënë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Ministër i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës emërohet zoti Dritan Prifti, një nga ekonomistët më të mirë të vendit, por edhe një nga politikanët me integritet të lartë, i graduar në Haward. Kam bindjen se me zotin Prifti do të vazhdojmë reformat e nisura, do të vazhdojmë reformat e thella që kemi nisur me zotin Ruli dhe ekonomia shqiptare do të jetë ndër më të reformuarat.

Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit emërohet zoti Sokol Olldashi. Me zotin Sokol Olldashi, gjatë këtyre dy viteve, kemi bërë një punë intensive në transformimin e infrastrukturës së këtij vendi . Jam i bindur se gjatë viteve që vijnë ne do të realizojmë qëllimin tonë për një sistem të ri rrugor, një infrastrukturë tërësisht të ndryshuar për këtë vend edhe në rrjetin ujësjellës- kanalizime dhe përpunimin e mbetjeve të ngurta. Pra, Shqipëria do të jetë tjetër.

Ministër i Arsimit dhe Shkencës emërohet zoti Myqerem Tafaj. Ai është njeriu që ka hartuar reformën e sistemit arsimor në Shqipëri dhe që më ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme gjatë këtyre katër viteve në fushën e reformave në arsim. Zoti Tafaj, ka qenë ministër në qeveri në vitet 96-97, është doktoruar dhe ka dhënë mësim në Shtutgard. Është bashkuar me mua sërish më vonë dhe është një nga personalitetet më të shquara që më dha një ndihmesë shumë të madhe në reformën e Akademisë së Shkencave. Unë kam shumë besim se arsimi gjen tek zoti Tafaj, njeriun e pasionuar që do ta reformojë edhe më tej këtë sektor jetik për vendin. Më lejoni t’i shpreh falënderimet dhe mirënjohjen më të thellë mikut dhe bashkëpunëtorit tim të kahershëm, z. Fatos Beja për përkushtimin që tregoi në drejtimin e kësaj ministrie dhe është kënaqësi të vazhdoj bashkëpunimin e rëndësishëm me zotin Beja në parlamentin shqiptar.

Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta emërohet një nga bashkëpunëtorët e mi të çmuar, z. Spiro Ksera. Dua të jem i hapur me ju. Kam shumë kënaqësi që minoriteti përfaqësohet në qeverinë time. Unë kam ftuar edhe PBDNJ, e cila për disa probleme nuk iu përgjigj dot ftesës. Por nuk do ta krijoja këtë kabinet pa faktuar se është i përfaqësuar në të edhe minoriteti grek në Shqipëri. Zoti Ksera dha një kontribut real, të ndjeshëm në zgjedhjet e 28 qershorit dhe faktikisht është një parlamentar i mandatuar nga minoriteti. Dua të falënderoj ministrin Gumi, i cili qëndroi vetëm për një kohë të shkurtër në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, por nisi reforma të mëdha. Jam i bindur që zoti Gumi do të vazhdojë të kontribuojë në reforma, si një nga forcat më të rëndësishme në parlament.

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve emërohet zoti Ferdinand Xhaferri, edhe ky një bashkëpunëtor i hershëm i imi, një nga parlamentarët më aktiv, një organizator i shkëlqyer. Unë jam i bindur se kjo ministri do të drejtohet me kompetencë. Dua t’i shpreh mirënjohjen time më të thellë zotit Ardian Turku, për kontributin e dhënë dhe pres me padurim të vazhdoj me të bashkëpunimin edhe në fusha të tjera të rëndësishme në parlamentin shqiptar.

Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave emërohet zoti Fatmir Mediu, Kryetar i Partisë Republikane, një politikan me eksperiencë, me formim, gjeolog. Kam bindjen se kjo ministri do të drejtohet me kompetencë dhe përkushtim nga zoti Mediu. Por unë dua të falënderoj me shumë mirënjohje zotin Lufter Xhuveli, me të cilin ne bashkëpunuam ngushtësisht në këto katër vite dhe ia dolëm të ndryshojmë tërësisht gjendjen e mjedisit në Shqipëri. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me zotin Xhuveli dhe Partinë Agrare, në interesin më të mirë të dy forcave tona politike dhe të vendit.

Ministër i Shëndetësisë emërohet zoti Petrit Vasili, drejtues kryesor politik i LSI-së, me një eksperiencë drejtuese në kabinete të mëparshme, njeri i talentuar, i përkushtuar. Dua të garantoj qytetarët shqiptarë se me zotin Vasili ne do të shënojmë ndryshimet më të mëdha dhe më të thella në sistemin tonë shëndetësor. Kjo reformë mbetet përparësi madhore e jona.

Meqenëse trupëzohet posti i Zv/Kryeministrit dhe i Ministrit të Jashtëm, që është shumë normale, do të funksionojë një Ministër Shteti për reformat dhe marrëdhëniet me parlamentin dhe ky është zoti Genc Pollo. Zoti Pollo, gjatë këtyre viteve si Zv/Kryeministër, ka qenë një forcë shumë e madhe e reformave në vend, në fusha të ndryshme. Z. Pollo do të vazhdojë këto reforma sikundër do të mbajë lidhjet e qeverisë me Parlamentin.

Ministre e Integrimit emërohet zonja Majlinda Bregu, e cila është një avokate e suksesshme e arritjeve të këtij vendi dhe një Koordinatore e zonja, e guximshme, e problemeve që kanë të bëjnë me integrimin.

Ky është kabineti, propozimet që unë nesër do t’i dërgoj Presidentit të Republikës. Dua të theksoj se jam përpjekur të bëj përzgjedhjen më të mirë. Por kur e ke të vështirë, ashtu siç e kisha unë, për shkak të personaliteteve të shumta që kanë hyrë këtë vit në parlament, nuk mund të them se kam arritur të përsosurën. Por jam i bindur se kjo qeveri e integrimit evropian, do të japë kontributin e saj për një Shqipëri evropiane, në përputhje me zotimin tonë. Këto ishin komentet e mia.”
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 67
Antarësuar: 05 Shtator 2009, 19:37
AJDE C'VETE AJDE ,LUM NE PER POLITIKANET QE KEMI.BIR O DULE KU E NGULE TI I JEP VOTEN KURSE ATA TE RRASIN RROTEN. :bobe:
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KENDI - QEVERIA ''BERISHA DY'' - 9 SHTATOR 2009, Posted 14 Shtator 2009, 08:25
Të pathënat dhe karriera e 15 ministrave të rinj

Imazh

Vëzhgimi
Të zgjidhesh ministër nuk është çështje fati, por më shumë çështje merite. Tani kemi një qeveri prej 15 ministrash, të cilët do të drejtojnë shtetin për 4 vjet. Por ku qëndron “pika e fortë”, e cila i ka çuar ata në marrjen e posteve? Gazeta “Tirana Observer” boton sot CV-të dhe të pathënat e 15 ministrave të rinj të kabinetit qeveritar. Si e kanë nisur jetën politike, angazhimet e tyre, e deri tek punët që kanë bërë.

Ilir Meta - Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm
Mori postin e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm falë marrëveshjes midis LSI-së dhe PD-së. Meta dhe Berisha bashkëpunojnë për herë të parë sëbashku që nga viti 1991, që janë aktiv në politikë.
-Diplomuar për Ekonomi Politike në Fakultetin e Ekonomisë, -Universiteti i Tiranës.
-Studime Pasuniversitare në të njëjtën fushë.
-Në vitin 1990 është angazhuar në lëvizjen studentore në përmbysjen e regjimit komunist.
-Nga viti 1992 e në vazhdim, Ilir Meta është zgjedhur deputet në të gjitha legjislaturat e Kuvendit të Shqipërisë.
-1996-1997 ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme.
-Është një ndër themeluesit e Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar (FRESSH), duke dhënë kontributin e tij për anëtarësimin e këtij forumi në Internacionalen e Rinisë Socialiste. Gjatë viteve të anëtarësisë së tij në FRESSH, Ilir Meta ka mbajtur poste të larta drejtuese si, nënkryetar (1992-1995) dhe kryetar (1995-2001).
-Anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues nga Kongresi i Qershorit 1992, dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste nga viti 1993, deri në periudhën kur dha dorëheqjen nga kryesia e PS-së (korrik 2003).
-Gjatë periudhës 1997-1998, Ilir Meta ka qenë Kryetar i Partisë Socialiste për rrethin e Tiranës.
-1993 -1996, Ilir Meta ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Partisë Socialiste
-1994 - 1996 edhe atë të Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
-Kryeministër i vendit gjatë periudhës nëntor 1999 - shtator 2001.
-Shator 2001 - shkurt 2002 sërish kryeministër.
-Zv.Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme gjatë periudhë korri k2002 - korrik 2003.
-Zv.Kryeministër dhe Ministër i Koordinimit Qeveritar gjatë periudhës tetor 1998 - tetor 1999, si dhe Sekretar Shteti për Integrimin Evropian
-Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI)

Lulzim Basha- Ministër i Brendshëm
Lulzim Basha është ndër të besuarit kryesorë të kryeministrit Berisha. Brenda katër vitesh Basha ka drejtuar dikasterin e ministrisë së Transporteve, më pas në ministrinë e Jashtme dhe aktualisht është pozicionuar në ministrinë e Brendshme.
-Jurist (Maester in de Rechten ekuivalenti i LLM), i specializuar në të drejtën Europiane dhe Ndërkombëtare Publike në Universitetin e Utrechtit në Holandë
-Shtator 2005 dhe në vazhdim, deputet i Legjislaturës XVII të Kuvendit të Shqipërisë.
-Shtator 2005 - maj 2007, ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
-Janar 2005 dhe në vazhdim, koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave, Partia Demokratike, Tiranë
-Korrik 2000 – tetor 2001, këshilltar ligjor në Departamentin e Drejtësisë të UNMIK.
-Maj 1998 – korrik 1999, pjesëtar i skuadrës së hetimit të krimeve të luftës nga forcat serbe në Kosove; Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi.
-Maj 2007-shtator 2009, Ministër i Jashtëm.

Bujar Nishani – Ministri i Drejtësisë
Posti i ministrit të Drejtësisë do të mbahet nga ish ministri i Brendshëm Bujar Nishani. Për shkak të disa problemeve shëndetësore, Nishani e humbi postin e mëparshëm për tu vendosur në një vend që nuk kërkon shumë lëvizje.
-1988, Akademia Ushtarake "Skënderbej"
-2004 , Universiteti i Tiranës, Fakulteti Juridik; Instituti i Gjuhëve të Huaja,
-1996, San Antonio Teksas, USA; studimet pasuniversitare, Kaliforni (ShBA);
-2004, Master për Studime Europiane
-2001, Sekretar i Përgjithshëm, dega PD-së, Tiranë
-2004,Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së
-2005,Anëtar i Kryesisë së PD-së.
Maj 2007-shtator 2009, Ministër i Brendshëm

Majlinda Bregu – Ministre e Integrimit
Majlinda Bregu u kthye nga një zëdhënëse e PD-së në një bashkëpunëtore e kryeministrit. Është e vetmja zonjë në kabinetin qeveritar, i cili dominohet nga burrat në 95 për qind të tij. Ashtu si mandatin e kaluar dhe këtë herë Bregu do të jetë ministre e Integrimit.
-Mars 2007 - e në vazhdim, ministre e Integrimit Evropian
-Mars 2007 – e në vazhdim, zëdhënëse e Qeverisë
-Korrik 2005 – e në vazhdim, deputete e Parlamentit, Partia Demokratike (PD)
-Korrik 2005 – Mars 2007, kryetare e Delegacionit Parlamentar Shqiptar në Parlamentin Evropian
-Anëtare e Komisionit Parlamentar për Shëndetin dhe Çështjet Sociale
-Kryetare e nën-komisionit për Të Miturit dhe Barazinë Gjinore
-Prill 2004, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
-Janar 2004, koordinatore e Politikave Sociale në Komitetin e Orientimit të Politikave, PD
- Shkurt 2007 Zëdhënëse e fushatës së zgjedhjeve vendore
Përvoja personale
-Shtator 2005 – e në vazhdim, pedagoge e ftuar, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale;
“Metodat e kërkimit Shkencor & Çështjet Gjinore”.
-2004 – 2005 Koordinatore Kombëtare e Institutit Gjinor, Universiteti i Tiranës.
-1996 - 2005 Lektore, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale.
-"Metodat e kërkimit Shkencor & Çështjet Gjinore”
1992 – 2005
Programe dhe produksion në Media
Karriera akademike
-2001 - 2004, doktoraturë, Universiteti i Urbinos, Itali, në “Sociologjia e fenomeneve kulturore dhe procesit normativ”
-2001 - 2003, Master në Studimet e Politikave Sociale, Universiteti i Tiranës.
-1992 - 1996, Diplomë në Shkenca Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.
-1997 - 2004, Praktika dhe kurse me kohëzgjatje mesatare në Universitetin Mc Gill,Montreal, Kanada; Instituti NOVA për kërkimin shkencor dhe Politikat Sociale, Oslo, Norvegji; Universiteti Viadrina, Gjermani etj.

Ridvan Bode- Ministër i Financave
Ridvan Bode gjatë diskutimit të qeverisë ka qenë ministri më i sigurt për tu rikonfirmuar. Bashkëpunimi midis Bodes dhe Berishës fillon që në fillim të viteve ’90 dhe duket se do të vazhdojë gjatë.
Datëlindja: 26 qershor 1959
-1979-1983, UB Tiranë, diplomuar "Financier i Lartë"
Studime Pasuniversitare
-1992-1993 Montpellier, Francë "Diplome de Specialisation Post Universitaire" (DSPU), me vlerësimin "Cum Maxima Laude"
-1992-1995 Përfundon ciklin e thelluar të studimeve pasuniversitare Montpelier France dhe fiton titullin "Master of Science" në opsionin "Kërkim shkencor", me vlerësimin "Cum Maxima Laude"
-Deputet në Legjislaturat Legjislatura XIII-të, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike
-Viti 2001, eputet i listës shumëemërore në Legjislaturën XV-të, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike
-Viti 2005, deputet i zonës elektorale 81 Korçë.
-Legjislatura XVI, Grupi Parlamentar i Partise Demokratike
Karriera politike
-1996-1997, ministër i Financave
-1996-1997, deputet në Kuvendin e Shqipërisë
-1997-1999, sekretar i Përgjithshëm i PDSH, anëtar i kryesisë së PDSH, anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH
-1999-2001, sekretar i Përgjithshëm i PDSH, anëtar i kryesisë së PDSH, anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH
-2001-2005 e në vazhdim, Sekretar i Përgjithshëm i PDSH, anëtar i kryesisë së PDSH, anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH, Deputet në Kuvendin e Shqipërisë
Karriera profesionale
-1983-1990 Shef i degës së financës Përrenjas, Librazhd
-1991-1995, Pedagog i Analizës Financiare në Universitetin Bujqësor Tiranë
-1995-1996, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Ministria e Financave
-1996-1997, Ministër i Financave

Genc Ruli – Ministër i Bujqësisë
Ashtu si Arben Imami dhe Genc Ruli ka pasur një histori të komplikuar me kryeministrin Berisha. Aktualisht Ruli përbën një nga shtyllat e PD-së dhe njihet si aleat i fort i Berishës.
Datëlindja: 11.04.1958
Arsimimi
-1977 –1981, Diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës
-1978 –1982, Diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti Tiranës
-1986, Mbron gradën shkencore “Doktor në Ekonomi”, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës
-1994, I jepet titulli Profesor, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti Tiranës
Eksperienca pune
-1996 – aktualisht, Pedagog i Kontabilitet, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës
-1996 – aktualisht, President, Instituti i Studimeve Bashkëkohore
-1992 – Maj 2005, Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës, Instituti i Sigurimeve (INSIG).
-1994 – 1996, Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financës
-1991-1996, Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Praktikes Parlamentare të Lindje - Perëndimit, Amsterdam, Holandë
-1992 – 1993 Ministër i Financave dhe Ekonomisë
-Qershor–Dhjetor 1991 -Ministër i Financave, Qeveria e Stabilitetit
-1982 – 1990 Pedagog i Financës dhe Kontabilitetit, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës

Sokol Olldashi- Ministër i Transporteve dhe Telekomunikacionit
Sokol Olldashi është ndër të emrat e besuar të Berishës. Edhe pse i zhgënjyer nga zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, edhe pse nga Fieri solli një rezultat të pakënaqshëm, sërish Kryeministri i besoi Olldashit postin e Ministrit të Transporteve.
Arsimi dhe kualifikime
-2004 College of Defense at the Command of Doctrines (National Security Policies)
-1991-1995 Universiteti i Tiranës -Fakulteti i Drejtësisë. (Graduated as lawyer) ()
Veprimtaria politike
-2002-në vazhdim Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD)
-2005-në vazhdim Kryetar i Partisë Demokratike të Tiranës
-2001–2005 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;
-Nënkryetar i Komisionit të Përhershëm të Mandateve, Imunitetit dhe Rregullores në Kuvendin e Shqipërisë
-Anëtar i Komisionit Bipartizan për shqyrtimin e vërejtjeve dhe rekomandimeve të Raportit Përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të qershorit 2001
-2005–2007 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, zgjedhur në zonën elektorale 26.
-2005–2007 Ministër i Brendshëm
-2007-në vazhdim Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit

Arben Imami- Ministër i Mbrojtjes
Në se do të ktheheshin në vite para, një bashkëpunim midis Imamit dhe Berishës do të dukej utopi. Por e tashmja është krejt ndryshe. Imami është ndër bashkëpunëtorët më të afërt aktual të kryeministrit dhe do të mbaj postin e ministrit të Mbrojtjes.
Datëlindja: 21.01.1958
Arsimi dhe Kualifikimet
-1999-2000, Fellowship ne School of Foreign Service Georgetown University Washington D.C, USA
-1977-1981, Instituti i Lartë i Arteve, Tiranë
Detyra Shteterore
-2000 – shkurt 2002, Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit
-2000-2001, Ministër i Drejtësisë
-1997-1999, Ministër i Reformës Legjislative dhe Marrëdhënieve me Parlamentin
-1997-1998, Bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë
-1997-2005, Deputet
-1992-1996 , Deputet
Poste Politike
-2000- 2002, Partia Aleanca Demokratike,Kryetar Ekzekutiv i Partisë
-1992-1997, Partia Aleanca Demokratike, Sekretar i Përgjithshëm
-1990-1992, Partia Demokratike e Shqipërisë Nënkryetar i PD

Myqerem Tafaj- Ministër Arsimit dhe Shkencës
Ministri i Arsimit dhe Shkencës do të jetë Myqerem Tafaj i cili ka mbuluar pikërisht çështjet të arsimit në stafin e kryeministrit Berisha. Tafaj do të zëvendësoj Fatos Bejën i cili në këtë legjislaturë do të jetë vetëm deputet.
Datëlindja: 14.11.1957, Dibër
Grada/tituj
-Janar 1997, Fituar titullin ‘Profesor’ në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT)
-Mars 1996, Asistent-Profesor në UBT
-Shkurt 1996, Dr. sc., Universiteti i Stuttgartit-Hohenheim/Gjermani.
-1988, Kandidat i shkencave (UBT), konvertuar në ”Doktor”
-1977 – 1982, Studime universitare në Fakultetin e Veterinarisë , UBT
Kualifikime pasuniversitare jashtë vendit
-Nëntor 1990 – Tetor 1991, Politikat e zhvillimit, Fondacioni Gjerman për Zhvillim Internacional (DSE) dhe
-Universiteti i Göttingenit/Gjermani.
-Shtator 1992 – Mars 1996, Studime të doktoratës, Universiteti i Stuttgartit-Hohenheim
-Shtator 1999- Gusht 2001, Kërkime shkencore në Universitetin e Stuttgartit (Hohenheim), fituar grant kerkimi nga Fondacionit Gjerman ‘Alexander von Humboldt,.
Karriera profesionale
-Mars 2007 në vazhdim, Këshilltar i Kryeministrit për shkencën dhe teknologjinë
-Shkurt 2006 – Mars 2007, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave
-Shtator 2005 –janar 2006, Këshilltar i Kryeministrit
-Shtator 2001-Gusht 2005, Pedagog në Universitetin e Stuttgartit-Hohenheim
-Gusht 1997 – Gusht 2001, Pedagog në UBT
-Mars 1997 – Korrik 1997 Ministër i Arsimit të Lartë & Shkencës, Qeveria e Pajtimit Kombëtar

Petrit Vasili- Ministër i Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë do të mbahet nga sekretari i përgjithshëm i LSI-së. Vasili nuk është se ka pasur ndonjë marrëdhënie të veçantë me kryeministrin Berisha. Vasili mori këtë post për shkak të marrëveshjes së PD-së me partinë e Metës.
Arsimimi
-Ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës për degën e mjekësisë
-Ka kryer disa specializime pasuniversitare në Itali, në vijimësi të shkollimit të tij
-Nga viti 2001 deri në vitin 2003 ka mbajtur detyrën e zëvendësministrit të Shëndetësisë
-Është pedagog i jashtëm i Fakultetit të Mjekësisë në Departamentin e Shëndetit Publik
-Mban detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim

Dritan Prifti- Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
Ministrinë e Ekonomisë nuk do ta ketë më Genc Ruli si katër vitet e fundit por një ndër deputetët e LSI-së. Dritan Prifti rikthehet në këtë dikaster si disa vite me parë. Marrëdhënia e Priftit me Berishën ka qenë kryesisht antagoniste.
Datëlindja: 27 gusht 1968, Berat
Arsimi
-Diplomuar për Anglisht, Universiteti i Tiranës
-Master në New-Mexico
Aktiviteti politik
-2001-2005 Ministër Shteti për Energjinë, Drejtor i KESH-it, shef kabineti në Kryeministri dhe shef kabineti në Ministrinë e Firancave.
-Deputet në tre legjislatura
-Anëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Spiro Ksera – Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Posti i ministrisë së Punëve do të mbahet nga një përfaqësues i minoritetit grek, i cili vetëm pak ditë para zgjedhjeve u largua nga PBDNJ për te Partia Demokratike. Ksera do të jetë si përfaqësues i minoritetit dhe pse është deputet i PD-së.
Arsimimi
1985-1990 Universiteti i Tiranës Inxhinieri Mekanike
1992 master
Aktiviteti politik
-Nga 2005 prefekt i Gjirokastrës
-2000 anëtar i organizatës Omonia

Genc Pollo-Ministër Shteti
Ish zëvendës kryeministri do të jetë ministër pa portofol në qeverinë e re. Genc Pollo do të mbajë postin e ministrit të Shtetit dhe do të jetë ndërlidhës midis qeverisë dhe parlamentit.
Arsimimi
-1988-1990 Studime pasuniversitare në Universitetin e Vjenës me bursë të akorduar nga Qeveria Austriake
-1986-1988 Kërkues shkencor në Akademinë e Shkencave
-1986 Diplomuar në Shkencat Historike në Universitetin e Tiranës
Karriera politike
-2001-në vazhdim Kryetar i Partisë Demokrate të Re
-1999-në vazhdim Përfaqësues Kryesor i Lëvizjes Reformatore brenda Partisë Demokratike
-Shtator 1997 Nënkryetar i Partisë Demokratike dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të saj
-Qershor 1997 Rizgjidhet Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
-Prill 1997 Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike
-Mars 1997 Kryetar i Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme
-Shkurt 1997 Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë i Partisë Demokratike
-1996 Zgjidhet Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
-Anëtar i Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme
-Kryetar i Nënkomisionit Parlamentar të Integrimit Evropian
-1993 Anëtar themelues dhe Nënkryetar i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut
-1990 -1992 Bashkëthemelues i Partisë Demokratike dhe zëdhenës i parë i saj

Ferdinand Xhaferi- Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të drejtohet nga deputeti i qarkut të Durrësit Ferdinand Xhaferi. Deputeti i PD-së, pas arritjes së një rezultati të mirë në Durrës bindi kryeministrin për ta pasur në stafin e tij.
Arsimimi
-Diplomuar ne Inxhinieri Mekanike Qershor 1988, në Universitetin e Tiranës.
-Master “Për Marrëdhënie Ndërkombetare” (shkëlqyeshëm), Naval Postgraduate School, CA, USA. Dhjetor 2002.
-Master “Për Çështje të Sigurisë Kombëtare” (shkëlqyeshëm), Naval Postgraduate School, CA, USA. Dhjetor 2002.
-PhD “Për Çështje të Sigurisë Kombëtare”, Akademia e Mbrojtjes, Qershor 2006, Tiranë.
-Kualifikime mbështetëse:
-Kualifikohet në Universitetin e Harvardit “Për politika që garantojnë zhvillimin ekonomik” – 1999.
-Kualifikohet nga Instituti Amerikan “Për politikat e administrimit të buxhetit”, Mars 2000.
-Kualifikohet nga Departamenti i Shtetit, SHBA “Për marrëdhënie ndërkombëtare”, Maj 2000.
Aktiviteti politik
-1995-1999: Kryetar i Partisë Demokratike, Dega Durrës.
-1996-1997: Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun, pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë.
-1996-2001: Deputet në Kuvendin e Shqipërisë, anëtar i Komisionit të Mbrojtjes.
-2002-2005: Zv.Kryetar i Partisë Demokratike të RE.
-2003-(vazhdim) Pedagog i jashtëm në Akademinë e Mbrojtjes
-2005-2008: Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Zv.Kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian
-2007- (vazhdim) Bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar për Integrim në NATO.
-2009- (vazhdim) Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun, pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë.
-1996-1997: Kryetar i Delegacionit Parlamentar Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
-1997-2001: Anëtar i Delegacionit Parlamentar Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Fatmir Mediu – Ministër i Mjedisit
Ministri më i përfolur i këtij kabineti është padyshim Fatmir Mediu. I ndodhur në kushte kur i duhej të bënte koalicion më PR-në, Berisha pranoi emrin e propozuar nga kjo parti. Berisha do ti duhet të jetë në mbrojtje të ministrit i cili ende është nën hetim.
Datëlindja 21 janar 1967
Arsimimi
Diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Gjeologji-Miniera, dega e inxhinierisë së Nxjerrjes së Naftës
Aktiviteti politik
-1992-1997 zv/kryetar i Partisë Republikane
-1997 e në vijim kryetar i kësaj partie
-2005-2008 ministër i Mbrojtjes.
Erion Habilaj Saturday, 12 September 2009
tIRANA oBSERVER
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 36 postime · Faqe 3 prej 4 · 1, 2, 3, 4
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 02 Dhjetor 2020, 10:31
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari