Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 36 postime · Faqe 2 prej 4 · 1, 2, 3, 4
KENDI - QEVERIA ''BERISHA DY'' - 9 SHTATOR 2009
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ja kushtet e kryeministrit Berisha për Ilir Metën

Imazh

Koalicioni PD-LSI

Sali Berisha është duke hartuar pikat në të cilat do t’i ofrojë bashkëpunimin Lëvizjes Socialiste për Integrim. Burime të gazetës nga PD, bëjnë të ditur se është duke iu dhënë dora e fundit të gjithë marrëveshjes, e cila do t’i paraqitet Ilir Metës në takimin që do të zhvillojnë dy kryetarët e partive.“Tirana Observer” boton sot pikat e marrëveshjes. Berisha do t’i kërkojë Metës një marrëveshje afatgjatë, e cila parashikon daljen në zgjedhjet lokale me kandidatë të përbashkët, si dhe zgjedhjen e Presidentit me votat e të dy partive. Po ashtu, kryeministri do t’i ofrojë disa poste Metës, ku spikasin veç Shëndetësisë e Ekonomisë, edhe Arsimi me Bujqësinë.
Sali Berisha është duke hartuar pikat në të cilat do t’i ofrojë bashkëpunimin Lëvizjen Socialiste për Integrim. Burime të gazetës nga PD, bëjnë të ditur se është duke iu dhënë dora e fundit të gjithë marrëveshjes, e cila do t’i paraqitet Ilir Metës në takimin që do të zhvillojnë dy kryetarët e partive. Përveç ministrive që do t’i ofrojë, Berisha do të kërkojë dhe një marrëveshje afatgjatë, e cila parashikon daljen në zgjedhjet e lokale të vitit të ardhshëm me kandidat të përbashkët, si dhe zgjedhjen e Presidentit me vota të dy partive. Kryeministri Berisha e kërkon këtë pakt me Metën për të pasur garanci për një qeveri afatgjatë dhe të qëndrueshme. Kjo marrëveshje i jep fund një herë e përgjithmonë një shprese të popullit të majtë për një bashkëpunim të PS dhe LSI-së përpara vitit 2013.

Marrëveshja

Pritet që shumë shpejt Berisha dhe Meta të kenë një takim të hapur, ku do t’i paraqesin njëri-tjetrit pikat e marrëveshjes së qeverisjes. Burime pranë kryeministrit, bëjnë të ditur se nga ana e Berishës është përfunduar i gjithë drafti i cili do t’i propozohet kreut të LSI-së. Disa nga pikat kryesore janë postet ministrore dhe dalja me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e lokale të vitit 2011. Kjo pikë pritet të hasë në shumë diskutime tek drejtuesit e LSI, pasi do t’i humbiste identitetin politik kësaj partie duke dalë në zgjedhje me forca të djathta apo dhe thellësisht të djathta, siç janë disa parti aleate të Berishës. Kryeministri kërkon që të jetë i qetë për qeverisjen, duke kërkuar që gjithashtu këto dy forca të zgjedhin dhe Presidentin e ardhshëm të Republikës. Në projekt-marrëveshjen e përgatitur nga PD, gjithashtu parashikohet që LSI të ketë postin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të atë të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Ndërkohë ende nuk është përcaktuar roli i kreut të LSI, Meta, nëse do t’i propozohet posti i kryetarit të Kuvendit, ministër i Punëve të Jashtme apo zëvendëskryeministër. Po ashtu, në tryezën e negociatave do të vendosen ministritë e Arsimit dhe të Bujqësisë. Berisha kërkon që të vendosë së bashku me dëshirën e Metës, lidhur me rolin që ky i fundit do të marrë në qeveri. Burime të gazetës bëjnë të ditur se ndarja e portofolave duket si një problem i kapërcyeshëm, por ajo që do të kërkojë një diskutim të gjatë do të jetë pika e zgjedhjeve lokale. Nëse PD dhe LSI do të dalin të vetme në zgjedhjet lokale do të rrezikonin shumë përballë socialistëve, të cilët me kalimin e Metës në qeveri duket se janë më tepër të konsoliduar. Pranimi i kushtit të Berishës për të dalë në zgjedhje së bashku me LSI, do t’i kushtojë shumë Lëvizjes Socialiste për Integrim, për vetë faktin se ajo është një parti qartësisht e majtë.

Manovrat e Berishës

Qeveria e re ende nuk është krijuar dhe Berisha është duke lëvizur çdo gur për të pasur një qeveri stabël. Përveçse marrëveshjen me LSI, kreu i selisë blu është duke negociuar me partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për bashkëqeverisje. Vetëm pak ditë më parë Berisha është takuar me kryebashkiakun e Himarës Bollano, ku i ka kërkuar dhe një riafrim të minoritetit me Koalicionin e Djathtë. Po ashtu burime nga PBDNJ bëjnë të ditur, se janë duke menduar seriozisht një bashkëpunim me PD-në. Kjo lëvizje e Berishës nuk shihet vetëm si një kërkesë për të shtuar numrat në Parlament, por dhe si një presion ndaj partisë së Ilir Metës. Berisha me mandatin e PBDNJ shkon me 71 vota çka do të thotë se mund të krijojë qeverinë edhe pa praninë e LSI. Për këtë arsye në pikën e daljes në zgjedhjet lokale së bashku, Berisha do të kërkojë me forcë një marrëveshje. Tashmë pritet qëndrimi i LSI, e cila do të duhet të dalë në një koalicion paraelektoral me PD-në.

Zgjedhjet lokale

Një nga pikat më të rëndësishme të kushteve të Berishës për LSI është dhe dalja në zgjedhjet lokale së bashku. Kjo do të diskutohet gjatë midis negociatorëve për të arritur në përfundimin që PD-LSI të jenë në koalicion dhe në zgjedhjet vendore. Kjo për LSI do të ishte një lëvizje e vështirë për shkak se do të ishte hera e parë që do të dilte me PD në një koalicion paraelektoral.

Ministritë

Berisha do t’i ofrojë Metës një numër ministrish, si: Shëndetësia, Bujqësia, Ekonomia, Ministria e Jashtme dhe Ministria e Brendshme. Do të jetë kreu i LSI ai që do të zgjedhë në cilat ministri do të ketë anëtarë të LSI-së drejtues. Po ashtu, mendohet që Berisha të japë edhe Ministrinë e Arsimit, por gjithashtu do të vendosë në dispozicion dhe kreun e Kuvendit dhe postin e zëvendëskryeministrit.

Presidenti

Marrëdhëniet më tepër se të ftohta të Berishës me Presidentin Topi, duket se do të nxjerrin një kandidat tjetër për të drejtuar vendin. Berisha do t’i kërkoj Metës që të bashkojnë votat për të arritur dhe zgjedhjen e Presidentit. Nuk përjashtohet një kandidaturë si Fatos Nano për të qenë president.
Erion Habilaj
e premte , 07 gusht 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Berisha-Meta, takimi i parë në publik

Më 20 gusht nisin zyrtarisht negociatat për qeverinë e re. Oferta e PD-së: Tri ministri për të majtët. Kryetari i LSI-së, drejt postit të Topallit

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të nisin zyrtarisht negociatat për ndërtimin e qeverisë së re në datën 20 gusht. Lajmi për nisjen e takimeve zyrtare konfirmohet nga Kryeministria, por edhe nga kampi i LSI-së. Kryeministri Berisha dhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta, më 20 gusht do të zhvillojnë takimin e parë publik në Tiranë për të përcaktuar modalitetet e fundit për qeverinë e integrimit europian. Prapaskenat e takimeve informale në Pogradec dhe Dhërmi mes kryetarit të PD-së, Sali Berisha, dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta, gjatë korrik-gushtit kanë përcaktuar ministritë që Kryeministri Berisha do t‘i ofrojë për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Burime shumë konfidenciale në kampin demokrat pohojnë për "Shqip" se Partia Demokratike ka vendosur të ofrojë tre portofola ministrorë për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Bujqësisë janë tri dikasteret për të cilat mësohet se Partia Demokratike i ka lënë në dispozicion të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Loja për gjetjen e numrave për formimin e mazhorancës ka sjellë bashkëpunimin surprizë PD-LSI. Katër votat e LSI-së kanë rikthyer në pushtet kreun e PD-së, i cili ka 74 vota të sigurta për ndërtimin e qeverisë së re.

Negociatat

Nga takimet informale dhe hermetike mes Berishës dhe Metës, të cilat janë mbajtur larg vëmendjes së mediave dhe larg kryeqytetit mësohet se janë përcaktuar emrat e ministrive të cilat priten të drejtohen nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Burime të sigurta pranë Kryeministrit Berisha pohojnë se Ilir Meta ka si kusht të vetëm të mos jetë personalisht si ministër i qeverisë së re të drejtuar nga Sali Berisha. Nga negociatat informale të cilat janë zhvilluar në pikun e verës pranë liqenit të Ohrit dhe detit të Dhërmiut, zbulohet se kreu i LSI-së i ka kërkuar Kryeministrit postin e Kryetarit të Parlamentit. Burime pranë kampit demokrat pohojnë se Kryeministri Berisha ka lënë tre portofola ministrorë për LSI, por zbulohet se Ilir Meta ka ngurruar për idenë e uljes në një kabinet me kryetarin e PD-së. Kjo situatë, lë të kuptohet në mënyrë të qartë se kreu i LSI-së është shumë pranë karriges së Kryetarit të Parlamentit. Kampi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, përjashton mundësinë e një skenari të tillë, duke sqaruar vetëm se negociatat zyrtare për emra konkretë do të fillojnë vetëm më 20 gusht. Negociatat Berisha-Meta, deri dje hermetike për publikun kanë filluar të zbardhen gradualisht. Kryeministri Berisha, megjithëse me një shumicë të brishtë në Kuvend, është treguar i hapur dhe i vendosur të kënaqë LSI-në duke i plotësuar kërkesat dhe të shprehet i bindur se ka nën kontroll Partinë Demokratike për të shuar zërat e pakënaqur. Seanca e parë e Kuvendit, sipas rregullores do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, i cili në rastin konkret i takon 65-vjeçarit, Sali Berisha, njëkohësisht Kryeministër i vendit.

‘Portofolat‘ për LSI

Kryeministri Sali Berisha do të njihet më 20 gusht me emrat që Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur për t‘u përfaqësuar në kabinetin qeveritar. LSI aktualisht është duke kalkuluar emrat e fundit me të cilët do të përfaqësohet në nivel ministrash. Deri tani, dy emrat më potencialë për t‘u ulur në karrigen e ministrit në kampin e LSI-së janë Dritan Prifti dhe Petrit Vasili.

Tabelë

Kabineti i ri


Ministria e Shëndetësisë

Largohet republikania Anila Godo

Vend vakant për LSI-në


Ministria e Bujqësisë

Largohet demokrati Jemin Gjana

Vend vakant për LSI-në

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

Largohet demokrati Genc Ruli

Vend vakant për LSI-në

Karriera

Ish-kryeministri që kërkon drejtimin e Kuvendit

Meta, afër dhe larg karriges së kryeparlamentarit

Karrigia e kryetarit të Parlamentit është kthyer në çështjen më të diskutuar gjatë negociatave PD-LSI. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, i cili ndodhet 10 ditë larg ditës së madhe ku do të vendosen piketat e fundit për ‘shpërblimin‘ që LSI do të marrë nga bashkëpunimi me Partinë Demokratike ndodhet më afër se ndonjëherë pranë postit të Kryetarit të Kuvendit. 40-vjeçari Ilir Meta është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe është bërë pjesë e Parlamentit si deputet që prej vitit 1992. Drejtimi i Parlamentit pritet të jetë një sfidë e re për kreun e LSI-së, funksion të cilin Ilir Meta nuk e ka në biografinë e tij politike. Në vitin 1998-1999, Meta është ulur në karrigen e zv/kryeministrit, më pas në 1999-2002 ka drejtuar qeverinë socialiste dhe më pas në 2002-2003 ka mbajtur funksionin e ministrit të jashtëm, njëkohësisht edhe të zv/kryeministrit të vendit. Negociatat e 20 gushtit, të cilat priten të pasohen nga të tjera takime Berisha-Meta do të zbardhin detajet e para se çfarë do të përfitojë LSI nga bashkëpunimi me Partinë Demokratike.

Takimet informale

Prapaskenat në vilën qeveritare në Pogradec dhe në jaht, në brigjet e Dhërmiut

Qeveria e re, takimet sekrete në Pogradec dhe Dhërmi

Më 12 korrik është shënuar takimi i parë informal Berisha-Meta në vilën qeveritare në Pogradec. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, kanë shfrytëzuar një prej rezidencave qeveritare në Pogradec për të zhvilluar takimin e tyre të parë pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Takimi zgjati 40 minuta dhe është mbajtur mjaft sekret dhe larg vëmendjes së mediave. Dy liderët e PD-së dhe LSI-së nuk janë mjaftuar me kaq, por janë parë gjatë mbrëmjes së të dielës rreth orës 22.00 edhe duke darkuar në afërsi të Tushemishtit, në afërsi të Maqedonisë. Takimi i radhës, mes kreut të LSI-së dhe atij të PD-së është zhvilluar në brigjet e Dhërmiut më 2 gusht. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim është parë të zbresë nga një jaht për të darkuar me Kryeministrin Berisha. Pas këtij ‘pushimi‘ në brigjet e Jugut, burime jozyrtare nga LSI dhe PD kanë deklaruar se negociatat kanë përcaktuar fillesën e bisedave të vazhdueshme, që dy liderët do të kenë, duke preferuar që këto takime informale, ata t‘i zhvillojnë larg vëmendjes së medias. Në axhendën e bisedimeve është folur për numrin e ministrive që PD do të lërë në dispozicion të LSI-së, numrin e zv/ministrive dhe atë të drejtorëve të nivelit të parë.

Deklarata

Pesha: Prioritetet tona për turizmin

LSI shpall prioritetet e saj për turizmin. Sekretari i përgjithshëm i LRI-së, Besian Pesha, ka sqaruar dje se LSI shpreh mbështetjen e saj për mbrojtjen dhe zhvillimin e vlerave muzeale të qytetit të Gjirokastrës. LSI thekson se që në vitin e parë të qeverisjes do të merren masa të forta ligjore për të bllokuar çdo tentativë që rrezikon zhvillimin e turizmit. "Në këtë funksion me prioritet do të konsiderohen; përfundimi i plotë rikonstruksionit të banesave të nisura, çelja e fondeve të reja për restaurimin e veprave të tjera muzeale dhe kulturore, dhe përveçse investimeve në terma financiare, LSI e vë theksin edhe tek investimi në burimet njerëzore, sidomos në krijimin e një brezi të ri restauruesish që do të restaurojnë dhe konservojnë këto monumente", thotë Pesha. Lëvizja Socialiste për Integrim, vlerëson se,natyra, ekologjia dhe traditat e vendit, kultura, folklori, pasuritë e shumta arkeologjike të të gjithë periudhave dhe monumentet historike ofrojnë mundësi zhvillimi të turizmit kulturor.
Erjon Ajazi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Haxhinasto: Gati platforma e qeverisjes me PD-në
Imazh

12/08/2009
Pas 20 gushtit pritet të nisin zyrtarisht bisedimet mes PD-së dhe LSI-së, për formimin e qeverisë së ardhshme. Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Edmond Haxhinasto, në një deklaratë për median ka bërë publike se janë në fazat përfundimtare të platformës zyrtare që do t’i paraqitet liderit të PD-së për bashkëqeverisje në katër vitet e ardhshme. “Jemi duke punuar mbi një platformë, mbi të cilën janë vendosur prioritetet tona të cilat ne duhet t’i arrijmë nëpërmjet bashkëqeverisjes me PD-në, objektiva politike të cilat kanë të bëjnë kryesisht me integrimin e vendit. Këtu mund të përmend çështjet e punësimit, çështjet e zhvillimit të sektorëve të caktuar, siç mund të jetë bujqësia apo turizmi, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve në fushën e shëndetit publik, gjithashtu edhe në fushën e arsimit. Është çështje e negociatave se cilat prej këtyre prioriteteve do të harmonizohen me prioritetet e qeverisjes në përgjithësi”, deklaroi Haxhinasto. Ndërsa jo jashtë diskutimit mësohet se do të jetë edhe ndryshimi i ligjit zgjedhor. “Kodi duhet të jetë një prioritet madhor i të gjitha forcave politike që zgjedhjet të mos kontestohen. Çështje të tjera që mund të pyesni sigurisht do të diskutohen dhe do të jenë pjesë e bisedimeve, por gjithçka do të jetë në kohën dhe në vendin e duhur”, theksoi Haxhinasto.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Negociatat, PR kërkon Bujqësinë, PDI Mjedisin

TIRANË - Aleatët e Kryeministrit Sali Berisha, parashikojnë një periudhë të vështirë negociatash, lidhur me përfaqësimin që ata do të kenë në qeverisjen e ardhshme. Janë pikërisht republikanët që e paralajmërojnë një situatë të tillë, të cilët nuk e shohin më veten të parët në ndarjen e tortës qeverisëse me Partinë Demokratike. Presidenti i Asamblesë së Partisë Republikane, Sabri Godo, shprehet se nuk do të jetë fushë me lule procesi i negociatave mes partive aleate dhe Kryeministrit Sali Berisha. Godo njofton gjithashtu edhe dikasteret, ku synon më shumë Partia Republikane. "Ne jemi të disponuar të merremi me ekonominë, të merremi me bujqësinë, të merremi me shëndetësinë. Kjo do varet tani dhe nga marrëveshja që do të bëjë Berisha me aleatët e tjerë, në radhë të parë me LSI-në dhe me aleatët e tjerë që kanë qenë në koalicion. Kështu që nuk është një fushe me lule kjo punë. Do të ketë probleme",- paralajmëroi dje Godo. Në fakt, deri më tani, duket se Kryeministri Sali Berisha është i disponuar që t'u japë republikanëve Ministrinë e Bujqësisë. Burimet nga PD-ja deklaruan dje për "Shekulli"-n se deri më tash, Bujqësia pritet të jetë dikasteri për republikanët.
Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë PR-ja nuk do të dilte e pezmatuar edhe me largimin e Anila Godos nga posti i Ministrisë së Shëndetësisë, që aq shumë po lakmohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Edhe pse PR-ja e ka shprehur hapur se dëshiron të mbajë këtë post, deklarata e djeshme e Godos tregon se PR-ja ka lëshuar pe, por gjithnjë i mbetet qëndrimit për të kërkuar një dikaster tjetër të rëndësishëm. Në rast se kjo nuk ndodh, atëherë ashtu siç paralajmëroi edhe vetë Godo, mes Berishës dhe aleatëve pritet që të shfaqen publikisht problemet e para. Një tjetër pakënaqësi mund të vijë edhe nga Partia për Drejtësi dhe Integrim. Kryetari i PDI-së, Tahir Muhedini, ka deklaruar se kjo parti përfaqësohet me një deputet në Kuvendin e ardhshëm dhe për pasojë, ashtu si edhe PR-së, asaj i lind e drejta për t'u përfaqësuar me një post ministror, kërkesë të cilën Kryeministri Berisha duket se po e shqyrton.

Deri me tani, për PDI-në diskutohet Ministria e Mjedisit. Megjithatë, përpos negociatave paraprake, asgjë nuk është përfundimtare, për sa kohë që nuk është arritur marrëveshja mes PD-së dhe LSI-së. Gjithçka tjetër më pas do të varet pikërisht nga ky pakt. Në rastin më të keq, Kryeministri Berisha do të jetë i detyruar që të lërë PDI-në jashtë qeverisë, ndërsa Mjedisi, që aktualisht drejtohet nga Lufter Xhuveli, t'i kalojë PR-së. Negociatat zyrtare mes PD-së dhe LSI-së do të fillojnë vetëm më datën 20 gusht, ndërkohë që për aleatët e tjerë, gjithçka do të vendoset më pas. LSI-ja, PR-ja dhe PDI-ja janë tri partitë që kërkojnë poste ministrore, ndërsa aleatët e tjerë do të kënaqen me poste zv/ministrash apo drejtorë drejtorish.
Shekulli Online | 14/08/2009 |
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Qeveria e re, pritet rokadë ministrash

TIRANË
- Kryeministri Sali Berisha duket se po bën të gjitha kalkulimet për të mos pasur një qeveri me më shumë se 14 portofole ministrore për 4-vjeçarin e ardhshëm, ndërsa mosmarrja e vendimit përfundimtar nga ana e Berishës, për portofolet që do të mbajë LSI-ja në këtë kabinet, e bëjnë të paqartë situatën edhe për përfaqësuesit e Partisë Demokratike në të. Ndërsa njerëz të afërt dy negociatorëve kyçë, Berisha dhe Meta, tregojnë se është rënë parimisht dakord për të paktën 2 portofole ministrore, oreksi i LSI -së shfaqet gjithnjë e më i madh në publik me konferenca apo deklarata shtypi për zbatim të programit të saj në të gjitha fushat, aq sa e bën të rrëmujshme situatën se cilat dikastere synon Meta dhe njerëzit e tij. Kjo situatë bën që për bashkëpunëtorët më të afërt të Berishës në PD dhe qeverisjen aktuale, të ketë ende një sërë pikëpyetjesh, megjithëse data 20 gusht është e afërt dhe dy të "mëdhenjtë" do të ulen zyrtarisht për bisedime.
Skema brenda PD-së
Jozefina Topalli do të vijojë të jetë Kryetare e Kuvendit edhe për legjislaturën e ardhshme. Burime të besueshme të gazetës "Shekulli" tregojnë gjithashtu se Ridvan Bode është i sigurt në postin e ministrit të Financave edhe për 4-vjeçarin e ardhshëm në qeverinë "Berisha-Meta". E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Lulzim Bashën, i cili, sipas burimeve, pritet të vazhdojë detyrën si Shef i Diplomacisë Shqiptare, edhe pse ky dikaster synohej jo pak nga Ilir Meta. Nëse deri në fund të negociatave, Basha do të vendoset përfundimisht për postin e diplomacisë, atëherë nën pretekstin e koalicionit të integrimit mes PD-së e LSI -së, kësaj të fundit pritet t'i mbetet drejtimi i dikasterit të Integrimit, ndërsa Majlinda Bregu po përflitet si kandidate për drejtimin e Ministrisë së Kulturës. Një tjetër ndryshim në kabinetin e ri qeverisës pritet të vijë edhe për Ministrinë e Mbrojtjes. Burimet bëjnë të ditur se Gazmend Oketa nuk përfshihet në optikën e Kryeministrit Berisha për të drejtuar sërish këtë dikaster. Kjo u duk qartë që në zgjedhjet parlamentare, ku emri i tij figuronte i treti në listën e kandidatëve për deputetë në Durrës, pas Albana Vokshit dhe Ferdinand Xhaferrit. Kandidaturat më të mundshme për këtë dikaster, deri më tani janë Genc Pollo dhe Ferdinand Xhaferri. Një tjetër surprizë e qeverisjes së ardhshme pritet të jetë edhe rikthimi i Ilir Rusmalit në qeveri. Burimet cituan se Rusmali është ndër emrat që përfliten për drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Bujar Nishani, sipas të gjitha gjasave, nuk do të vijojë të qëndrojë në këtë dikaster. Për drejtimin e këtij portofoli tepër të rëndësishëm përflitet edhe kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Astrit Patozi. Në rast se ky i fundit do të emërohet në këtë post, atëherë automatikisht ai mund të përjashtohet nga gara për postin e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së. Edhe Enkeleid Alibeaj është një tjetër ministër që nuk do të gëzojë më karrigen e Ministrisë së Drejtësisë. Për këtë dikaster ende nuk ka një kandidaturë të fortë nga PD-ja, ndërkohe që mund t'i lihet për drejtim Lëvizjes Socialiste për Integrim. Edhe Ministria e Shëndetësisë duket se nuk do të drejtohet më nga Anila Godo, një tjetër portofol, që pretendohet nga LSI-ja. Lufter Xhuveli pritet të mos jetë më ministër i Mjedisit, për t'ia liruar karrigen një tjetër aleati, PDI-së, ose në rastin më të keq, republikanëve, për të cilët po përflitet Ministria e Bujqësisë, që aktualisht drejtohet nga Jemin Gjana. Edhe Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, që aktualisht drejtohet nga Genc Ruli vazhdon të jetë pjesë e negociatave mes PD-së dhe LSI-së. Ministria e Transportit dhe Telekomunikacioneve është një tjetër dikaster, për drejtimin e së cilës ende nuk po përflitet ndonjë kandidature e fortë. Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale është një tjetër portofol, për të cilin Berisha po mendon seriozisht të ndryshoje drejtimin e saj. Në rast se nuk do të ketë pakt me LSI-në, atëherë me shumë gjasë Berisha pritet t'ia japë një prej deputetëve aktualë, që i përket minoritetit. Edhe Ministria e Arsimit do të përfshihet në vorbullën e ndryshimeve të mëdha. Radhitja e Fatos Bejës në vendin e 6-të në listën e kandidatëve për deputetë të Qarkut Fier, ishte rasti më i pastër për të kuptuar se në rast fitoreje të PD-së, ai nuk do të vijonte më të ishte pjesë e këtij dikasteri. Kandidatura më e fortë për këtë post është Myqerem Tafaj. Megjithatë, gjithçka rreth përbërjes së ardhshme të qeverisë, pritet të vendoset vetëm nga përcaktimi i posteve, që LSI-ja do të marrë dhe lëvizjeve të fundit të Kryeministrit Berisha, praktika për të cilin ka treguar se ai mund të sjellë edhe surprizën e fundit.
Nevila Perndoj | 15/08/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Mediu, më i akuzuari i së djathtës
Imazh


Të ardhurat e ish-ministrit të Mbrojtjes, sërish parregullsi në deklarimin e Inspektoratit të Pasurive. Krahasimi i pasurive të deklaruara në vitet 2005, 2005 dhe 2009. Vetëm gjatë një viti, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka arritur t’i mbyllë borxhet e mëdha që kish në banka, për kredinë prej 300 mijë eurosh, që ka marrë për shtëpinë. Deklarimi i pasurive të vitit 2007, me atë të vitit 2008, rezulton t’ia ketë sheshuar problemet financiare ish-ministrit të kabinetit “Berisha”. Kësti mujor, që detyrohej t’i paguante bankës, gjatë vitit të kaluar, 3 150 euro në muaj, është përgjysmuar me anë të një manovre bankare, duke maturuar kredinë, nga 10 në 20 vite. Agjencia “Lajmi i fundit” bën krahasimin mes deklaratave të dy viteve, kur ish-ministri, për të justifikuar pasuritë e patundshme, është detyruar të marrë kredi në shuma që, për shumëkënd do të ishin të papërballueshme. Shuma e kredisë së marrë nuk përballohej nga të ardhurat mesatare mujore të familjes së tij. Kjo gjë ka shënuar edhe nisjen e hetimit për pasurinë e tij, nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Pas kësaj, në deklaratën e fundit, të botuar pak ditë më parë, ish-ministri ka riformatuar edhe njëherë të dhënat e të ardhurave të tij. Por, më interesant është fakti se, në fillim të mandatit qeverisës, në vitin 2005, Mediu bënte pjesë te zyrtarët që ishin deklaruar të pastrehë. Për këtë qëllim, ai mori kredinë prej 4 480 000 lekësh, të cilën parashikonte ta shlyente vetëm me të ardhurat nga paga si ministër. Në përfundim të mandatit të parë të qeverisë, ish-ministri ka arritur të sistemojë edhe shlyerjen e krisë së madhe në përqindje normale, por edhe të ketë një apartament, me vlerën prej 186 mijë eurosh. Pas problemeve me drejtësinë, një çështje të pambyllur, ish-ministri sërish duket se ka probleme me drejtësinë. Verifikimi i parë, i bërë nga ILDKP-ja, ka arritur vetëm të saktësojnë pretendimet e hedhura nga media, për fshehje të pasurisë së ish-ministrit. Ndërsa ndryshimi që u ka bërë të ardhurave, gjatë vitit 2008, verifikoi vetëm pretendimet e medieve, në momentin kur ILDKP-ja nuk ka marrë asnjë masë konkrete, në bazë të ligjit në fuqi.
Deklarata e pasurisë së Mediut, viti 2008
Paga si ministër 1 593 735 lekë
Paga e bashkëshortes 932 250 lekë
Dieta si ministër, të kursyera, 300 000 lekë
Shpërblime 42 000 lekë
Apartament 220 metra katrore 186 000 euro
Kredi strehimi në vlerën 300 000 euro, shlyerje 9 134 euro
Shlyerje kredie 142 200 lekë
PR-ja, presion PD-së, për të qenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar
Përkundër problemeve, që kryetari i Partisë Republikane ka me drejtësinë, kjo nuk e ka penguar të kërkojë përsëri përfaqësim në qeverinë e re të së djathtës. Dy ditë më parë, Presidenti i Nderit të PR-së, Sabri Godo, theksoi se Kryeministri Berisha duhet t’i japë një ministri kësaj partie. Ndërsa përcaktoi, deri diku, edhe vendin se ku duhet të pozicionohen, mes Ekonomisë dhe Integrimit. Kërkesa e republikanëve duket se e ka vënë në pozitë të vështirë edhe Kryeministrin Berisha, i cili, në momentin kur përkrahu republikanët, duke u dhënë Ministrinë e Shëndetësisë, pas asaj të Mbrojtjes, krijoi pakënaqësi edhe në radhët e aleatëve të tjerë, si dhe të vetë deputetëve të Partisë Demokratike. Ndërkohë që, gjatë fushatës elektorale, Partia Demokratike mori edhe një pjesë të kostove të kryetarit të Partisë Republikane. Gjithsesi, në pozicionin e një koalicioni fitues, republikanët, edhe pse vetëm me një deputet, kanë vënë kushte për të qenë përsëri në radhët e kabinetit qeveritar. Ndërsa Kryeministri Berisha, edhe njëherë duket se nuk do të bazohet vetëm te marrëveshjet, por edhe te marrëdhëniet personale, mes drejtuesve të caktuar të partive aleate.

Kreu i LSI-së komenton negociatat dhe përfshirjen e tij në kabinetin qeveritar. Meta: Koalicioni me Berishën do të mbyllë mandatin 4-vjeçar. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, konfirmon qëndrueshmërinë e koalicionit me Parinë Demokratike. Ende pa nisur zyrtarisht negociatat me kryetarin e PD-së, Sali Berishën, kreu i LSI-së ka hedhur poshtë zërat për një mandat të përgjysmuar të qeverisë, që doli nga zgjedhjet e 28 qershorit. “Koalicioni është i suksesshëm dhe nuk do të ketë asnjë ditë më pak se katër vite”, - ka thënë Meta dje, në një intervistë dhënë për televizionin “Klan”. Duke komentuar edhe pozicionimin e tij në qeveri, Meta tregohet i kujdesshëm, duke mos dhënë detaje konkrete, por thekson rëndësinë e koalicionit. Sipas tij, prioritare janë programet dhe platformat për integrimin e vendit, si dhe rritja e mirëqenies së njerëzve. Ndërsa pyetjes, se cili do të jetë pozicioni i tij konkret në qeveri, Meta i përgjigjet se “unë nuk jam pa punë. Jam kryetar i LSI-së”. Një deklaratë që nënkupton edhe qëndrimin e tij në pozitën aktuale, duke u hapur rrugë figurave të tjera të LSI-së, për të marrë përsipër zbatimin e reformave dhe të programit me PD-në. Baraslargimi me pushtetin duket se i shërben Metës, për të ruajtur pozicionin e tij si kryetar i një partie të majtë. Sipas tij, nuk ka asnjë kushtëzim për poste nga LSI-ja për Kryeministrin Berisha. Por, duke mbetur tek e majta, kreu i LSI-së komenton edhe akuzat që i janë bërë nga PS-ja, “për bashkëpunim të pandershëm mes tij dhe Berishës”. Meta i cilëson këto deklarata si një “mjerim i politikës së re”. Duke nënkuptuar direkt kryetarin e Partisë Socialiste, Meta u shpreh se nuk është fatkeqësi të jesh në opozitë. “Unë do të isha i lumtur të isha kryetar i opozitës, me këtë numër të madh deputetësh që ka PS-ja”, - tha ai. Duke mos dashur të komentojë direkt problemet që ka sot Partia Socialiste, Meta është ndalur pak më gjatë në përmbushjen e reformave dhe në mënyrën sesi do të funksionojë koalicioni me PD-në. Sipas tij, në qendër të bashkëpunimit nuk janë interesat e ngushta partiake, por nevoja për të shmangur krizat e parakohshme të vendit. Që nga konfirmimi i koalicionit dhe deri në realizimin e reformave konkrete, Meta u shpreh se ka pasur si synim shmangien e një kaosi politik, që do të ish krijuar nga çuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme. Negociatat mes PD-së dhe LSI-së pritet të nisin më 20 gusht, nga ku do të dalin në pah edhe rolet konkrete, që do të marrin aleatët e PD-së në qeverisjen e katër viteve.
15 August 2009
GAZETA LIBERTAS
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kabineti, LSI kërkon tre ministri


Sektori i Shëndetësisë, Arsimi dhe Ekonomia, janë tre ministritë që kërkon të drejtojë LSI-ja
Kreu i KDK-së së LSI-së ka bërë të ditura dje ambiciet e kësaj force për nivelin përfaqësimit në qeveri
Lëvizja Socialiste për Integrim, më së fundi ka bërë të ditura portofolet që synon të marrë apo drejtojë në ekzekutivin e ardhshëm që pritet të formohet në muajin shtator. Megjithëse pranon se ende nuk një datë të caktuar për zhvillimin e negociatave zyrtare, kjo forcë politike ka bërë të ditur dje me anë të kryetarit të Komitetit Drejtues Kombëtar, Edmond Haxhinasto, se Shëndetësia, Arsimi dhe Ekonomia mbeten tre sektorët kryesorë ku kjo forcë ka "hedhur sytë".
Shekulli | 18/08/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nisin negociatat për qeverinë, Berisha takon Mediun

Larg vëmendjes së medias, kreu i qeverisë Sali Berisha ka nisur takimet me aleatët e tij, që pritet të jenë pjesë e qeverisjes së ardhshme. E ndërsa ende nuk është përcaktuar data e saktë se kur ai do të ulet në një tryezë bisedimi me aleatin e tij të ri, Ilir Meta, Berisha duket se ka mundur të ezaurojë takimin me aleatin e tij besnik, kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Ka qenë vetë Mediu ai që ka konfirmuar dje për mediat takimin e zhvilluar me shefin e mazhorancës Sali Berisha, në kuadër të negociatave për arritjen e paktit për ndarjen e pushtetit dhe formimin e qeverisë së re. Megjithatë, ai shprehet se jo çdo gjë është zgjidhur në këtë takim, pasi marrëveshja është arritur thjesht në parim, pa folur për emra dikasteresh që do të drejtojë kjo parti dhe as për emra individësh, me të cilët do të përfaqësohet.
"Kam bërë takim me Kryeministrin Berisha dhe kemi folur ne parim për sa i përket organizimit të qeverisë së ardhshme", - u shpreh Mediu. Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se është rënë dakord me Kryeministrin që bisedimet të përmbyllen në mënyrë përfundimtare brenda pak ditëve, në mënyrë që brenda gushtit, kabineti i ri qeveritar të jetë gati. "Kemi lënë që brenda muajit gusht të mbyllen negociatat dhe përcaktimet e gjithësecilit subjekt në qeverisjen e ardhshme. Kam bindjen se çdo gjë do të funksionojë në bazë të kontributit që ka dhënë gjithsecili subjekt në rezultatin e zgjedhjeve", - tha më tej Mediu.
Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se PR-ja do të përcaktojë emrat që do ta përfaqësojnë në këtë qeverisje në nivele politike, në mbledhjen e strukturave të saj drejtuese. "Unë asnjëherë nuk kam folur në numrin njëjës, PR-ja duhet të përfaqësohet politikisht dhe janë strukturat ato që do të vendosin se kush do të jetë përfaqësia e PR-së në qeveri,"- u shpreh Mediu. Pavarësisht se nuk pranon të flasë për portofolin ministror që do të marrë, mësohet tashmë se PR-ja do të drejtojë pikërisht Ministrinë Mjedisit. Ndërkohë që nesër pritet të zhvillohet takimi tjetër dhe më i rëndësishëm për fatin e qeverisjes së ardhshme, ai mes kreut të LSI-së Ilir Meta dhe kreut të PD-së, Sali Berisha.
Shekulli | 21/08/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
LSI, kundër Metës: Mos shko me Berishën
Imazh
Afro gjysma e kryesisë së LSI-së kanë dalë kundër vendimit të Metës për të bashkëqeverisur me PD-në

"Kjo bindje na detyron të apelojmë publikisht tek drejtuesit e LSI-së për të ndalur aktin final të bashkëpunimit me Berishën."

Vendosmëria e Ilir Metës për të kaluar djathtas në bashkëqeverisje me Sali Berishën, ka ndarë më dysh Lëvizjen Socialiste për Integrim. Thuajse gjysma e anëtarëve të kryesisë së LSI-së, nën përgjegjësinë edhe të themeluesve të saj, kanë dalë dje me një qëndrim të përbashkët kundër arritjes së një marrëveshjeje bashkëpunimi të kësaj force me Partinë Demokratike. Bëhet fjalë për pesë autoritete të kësaj partie, si zëvendëskryetari Pëllumb Xhufi, nënkryetari Sabit Brokaj, dhe tre anëtarët e kryesisë, Fatos Klosi, Ndre Legisi dhe Mustafa Muçi, të cilët në një komunikim me mediat i kanë bërë thirrje lidershipit të mbetur të kësaj partie që të reagojë sa nuk është vonë për t'i thënë jo një bashkëqeverisjeje me Kryeministrin Sali Berisha.

Deklarata
Për të shmangur çdo incident të mundshëm me mbështetësit e kryetarit Ilir Meta, pesë figurat e njohura të LSI-së, Xhufi, Brokaj, Klosi, Legisi dhe Muçi janë detyruar të lënë sallën e konferencave në selinë e kësaj partie dhe të marrin një ambient me qira në një nga hotelet e kryeqytetit për të shprehur qëndrimin e tyre të unifikuar kundër bashkëpunimit në qeveri me demokratët. Në emër të kësaj përfaqësie, numri dy i LSI-së, Pëllumb Xhufi, ka bërë të ditur shqetësimin që ekziston jo vetëm në një pjesë të mirë të drejtuesve të kësaj force, por edhe të anëtarësisë lidhur me këtë veprim që, sipas tij, po shkel parimet mbi të cilët kjo forcë u themelua pesë vjet më parë.

Duke u shprehur të zhgënjyer nga një lëvizje e tillë, ata kanë bërë të ditur se nuk mund të pranojnë kurrsesi që në emër të shprehjeve demagogjike për shpëtimin e Shqipërisë, të tradhtojnë besimin që votuesit shqiptar i dhanë me votat e tyre në zgjedhjet e 28 qershorit, duke u vënë në shërbim të pushtetit të Berishës. "Ne, sikurse shumë anëtarë të LSI-së, nuk mund të pranojmë që përpjekjet tona të përbashkëta disavjeçare dhe votat e shqiptarëve, të cilët besuan te ne dhe LSI-ja, të zhbëhen tërësisht pa asnjë shkak të qenësishëm për t'u vënë në shërbim të pushtetit arbitar, personal të Kryeministrit të pavotuar të Gërdecit, përgjegjësit të vetëm të deformimit të procesit demokratik të vendit dhe bashkautorit të pucit kushtetues të 21 prillit.

Nuk ka qenë kjo ëndrra jonë", - tha Xhufi në deklaratën e tij në emër edhe të katër anëtarëve të tjerë të kryesisë. Duke iu përmbajtur kësaj bindjeje, ata i kanë bërë apelin e fundit kreut të LSI-së që të ndalë këtë hap, që sipas tyre, në rast se do të realizohej, do të ishte vetëshkatërrues për LSI-në. "Kjo bindje na detyron të apelojmë sot publikisht tek drejtuesit e LSI-së për të ndalur aktin final të bashkëpunimit me Berishën, sikurse është detyrimi ynë parimor kundrejt të gjithë miqve, kolegëve, bashkëpunëtorëve tanë, por dhe kundrejt opinionit publik në përgjithësi, për të sqaruar pa asnjë ekuivok se nuk ka qenë kjo ëndrra jonë të cilën para 5 vjetësh e pagëzuam me emrin Lëvizja Socialiste për Integrim; se nuk gënjyem aspak kur deklaruam se ne jemi e majta e vërtetë e këtij vendi, se nuk bënim lojëra kur premtonim të qeverisnim Shqipërinë si një e majtë evropiane", - tha më tej Xhufi.

Thirrja
Në përputhje edhe me qëndrimin e tyre të shprehur më parë, se vendimi për të bashkëqeverisur me PD-në është i nxituar dhe i pakonceptueshëm, krerët e LSI-së besojnë se është ende koha e duhur që lidershipi tjetër i kësaj force të reflektojë për ta kthyer LSI-në atje ku e ka vendin, pra në spektrin e majtë. Sipas tyre, në të kundërt, kjo forcë politike do të kthehej as më shumë e as më pak, por në një parti që mbush boshllëqet e pushtetit të Berishës. "Ne vërtet besojmë se janë të gjitha arsyet për të riparuar sa më parë vendimmarrjen e pashkak e të nxituar, e aspak të natyrshme për ta nxjerrë Lëvizjen tonë Socialiste nga misioni dhe programi i saj politik, nga spektri i majtë i politikës shqiptare dhe për ta shndërruar thjesht në parti numrash, dhe pjesë e llogarive qeveritare për të arritur numrin magjik 71"- deklaroi Xhufi.

Në të kundërt, pra në rast se këto struktura nuk reagojnë në mënyrën dhe momentin e duhur, atëherë ata kanë bërë të ditur se nuk do t'i bashkoheshin këtij vendimi të LSI-së për t'u bërë pjesë e qeverisjes, duke paralajmëruar kështu dhe një çarje reale në këtë forcë. "Shpresojmë që të ketë reflektim, por nëse kjo nuk ndodh, atëherë ne nuk do t'i bashkohemi këtij misioni vetëshkatërrues, që do të thotë fundi i LSI-së", - tha në fund të fjalës së vet Xhufi. Deklarata vjen një ditë pasi kreu i LSI-së, Ilir Meta, deklaroi se ishte në pritje të ftesës së Berishës për të përmbyllur marrëveshjen e bashkëqeverisjes.
Shekulli | 23/08/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Xhufi: Pakti me PD-në është vetëshkatërrues
rrebelim i fraksionit konservator enverist: PELLUMB XHUFI, ISH SHEFI I SHIKU-T FATOS KLOSI,NDRE LEGISIImazh....

Tiranë
- Disa përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim i bëjnë thirrje lidershipit të tyre të tërhiqet nga negociatat me Partinë Demokratike.
Anëtari i LSI-së, Pëllumb Xhufi, nëpërmjet një konference për shtyp deklaroi se pakti i forcës së tyre politike me PD-në është vetëshkatërrues.

“Kjo bindje na detyron të apelojmë publikisht tek drejtuesit e LSI-së për të ndaluar aktin final të bashkëpunimit me Sali Berishën. Nuk ka qenë kjo ëndrra jonë që para pesë vjetësh e pagëzuam me emrin LSI”, theksoi Xhufi në konferencën e shtypit.

"Ne të gjithë së bashku shpresojmë që apeli ynë të lexohet me qetësi dhe me konstruktivitet. Ne nuk mund t’i imponohemi askujt ashtu sikur nuk kemi ndërmend të ndjekim askënd në misionin vetëshkatërrues", përfundoi Xhufi.
2009-08-22
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 36 postime · Faqe 2 prej 4 · 1, 2, 3, 4
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 03:28
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari