Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 36 postime · Faqe 4 prej 4 · 1, 2, 3, 4
KENDI - QEVERIA ''BERISHA DY'' - 9 SHTATOR 2009
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KENDI - QEVERIA ''BERISHA DY'' - 9 SHTATOR 2009, Posted 16 Shtator 2009, 19:55
Topi: Morali politik i mbetet Berishës
ImazhImazh

Qeveria e re votohet nesër pasdite. Kreu i shtetit shpjegoi pse do të dekretonte të gjithë ministrat, pavarësisht kundërshtimeve për dy prej emrave

Presidenti Bamir Topi i hapi rrugë dje votimit në Kuvend të 15 ministrave të propozuar nga kryeministri Sali Berisha. Duke paralajmëruar dekretimin e të gjithë ministrave, përfshirë edhe Fatmir Mediun dhe Lulzim Bashën, që janë kundërshtuar fuqishëm nga opozita, Topi tha se nuk do të ndiqte precedentin e vitit 1998, kur presidenti i atëhershëm, Rexhep Meidani, vonoi dekretin për qeverinë e Fatos Nanos, për shkak të dy ministrave që ky i fundit kishte propozuar. “Në punën time nuk eci me precedentë, ç’është e vërteta. Unë eci me atë kuadër kushtetues e ligjor që unë kam në punën time. Nëse do të veproj ndryshe, do të jeni ju të parët që do të ngrini pyetjen përse unë lëviz nga Kushtetuta. Por jam shumë i kujdesshëm. Në punën time jam shumë i ftohtë, jam pa emocione”, tha Topi. Ai tha se emërimi i ministrave ishte përgjegjësi e kryeministrit. Topi paralajmëroi se nuk do të kishte surpriza për sa i përket dekretimit të formacionit politik që i kishte propozuar Berisha. “Morali politik është diku tjetër, aty ku bëhet politika. Presidenti ecën me ligjin dhe me kuadrin kushtetues”, tha Topi, përpara dekretimit. Presidenti iu referua çështjes së ministrave që kanë pasur çështje gjyqësore. I pyetur për dekretimin e Fatmir Mediut, i kundërshtuar për çështjen e Gërdecit, kreu i shtetit shpjegoi se propozimi i ministrave, përfshi Lulzim Bashën për rrugën Durrës-Kukës, ishte ekskluzivitet i kryeministrit. Topi tha se si kryetar i shtetit, i referohej vetëm Kushtetutës dhe se këndvështrimi politiko-moral i mbetet propozuesit, përkatësisht mandatarit për qeveriformimin Sali Berisha: “Natyrisht ju e dini që në Shqipëri pushtetet janë të ndara. Preokupimi im kryesor është që të mos devijoj për asnjë çast nga zbatimi i neneve të Kushtetutës, i gjithë kuadrit ligjor që rregullon aktivitetin e Presidentit në raport edhe më çështjen në fjalë. Në të gjithë procesin tim të dekretimit unë i referohem në mënyrë shumë rigoroze detyrimit kushtetues, ndërsa për sa i përket çështjes së këndvështrimit politik dhe moral, natyrisht që ky është një ekskluzivitet i propozuesit, që në rastin konkret është Kryeministri”. Ai tha se për dekretimin e ministrave, një ekip pune kishte tri ditë që punonte. Presidenti i bëri deklaratat pas mori pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit të ri arsimor në shkollën ku kreu mësimet “Servet Maçi”. Kryeshtetari dekretoi fillimisht emrin e Berishës, të propozuar nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 28 qershorit. Kurse, për ministrat e propozuar nga Berisha, Topit iu deshën 5 ditë. Në një intervistë televizive pak ditë më parë, kryeministri Sali Berisha paralajmëroi publikisht presidentin Bamir Topi, se nuk kishte asnjë kompetencë për mosdekretimin e ministrave që i ishin propozuar. Berisha tha se emrat e ministrave janë kompetencë ekskluzive e kryeministrit dhe se pushtetet janë qartësisht të ndara.

Qeveria e re

Nesër votimi në Kuvend

Qeveria e re do të votohet në seancën e pasdites së nesërme Kuvendare. Në këtë seancë ata që do të votojnë për ministrat e rinj janë vetëm deputetët e mazhorancës së re të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Partia Socialiste dhe grupi i saj Kuvendar kanë deklaruar tashmë se nuk do të marrin pjesë në seancat Kuvendare pa u plotësuar më parë kushtet e vendosura prej saj për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ndërkaq, në këtë seancë Kuvendare, kryeministri Sali Berisha do të bëjë të njohur për deputetët e tij edhe programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Rregullorja parashikon që deputetët mund të bëjnë pyetje rreth programit dhe kryeministri t’u përgjigjet këtyre pyetjeve, megjithatë mungesa e deputetëve të Partisë Socialiste mund të bëjë që programi qeverisës të kalojë për miratim pa iu nënshtruar seancës së pyetjeve. Ndërkohë, votimi i qeverisë ishte parashikuar që të bëhej ditën e djeshme, megjithatë pasiguria e kohës së dekretimit nga ana e presidentit ka bërë që seanca e djeshme të shtyhej për nesër, kur përfundonte edhe afati kushtetues për shprehjen e presidentit. Pas votimit në Kuvend, Kushtetuta parashikon që ministrat e rinj të betohen para presidentit Bamir Topi, për të filluar më pas detyrën e marrë. Qeveria e re do të ketë në përbërje të saj 15 ministra, pasi këtë mandat kryeministri Berisha vendosi që të shtojë postin e ministrit të Shtetit për Genc Pollon. Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila iu bashkua koalicionit të djathtë pas zgjedhjeve të 28 qershorit, do të përfaqësohet në qeveri me tri ministri dhe me postin e zëvendëskryeministrit. Po ashtu, Partia Republikane përfaqësohet me një ministri, të cilën do ta drejtojë kryetari Fatmir Mediu.
Imazh

Presidenti Topi dhe Kryeministri Berisha në ceremoninë e betimit të anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Qeveria e re

Sali Berisha, kryeministër.

Ilir Meta, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Majlinda Bregu, ministre e Integrimit.

Lulzim Basha, ministër i Brendshëm.

Arben Imami, ministër i Mbrojtjes.

Ridvan Bode, ministër i Financave.

Dritan Prifti, ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Bujar Nishani, ministër i Drejtësisë.

Sokol Olldashi, ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Petrit Vasili, ministër i Shëndetësisë.
Spiro Ksera, ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Genc Ruli, ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Ferdinand Xhaferri, ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Fatmir Mediu, ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.

Genc Pollo, ministër Shteti për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin.
Kreshnik KUÇAJ
gaz.korrieri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 88
Vendodhja: Itali ,Rome
Antarësuar: 25 Korrik 2009, 17:17
Suksese dhe pune te mbare !
Mi sorridi ,mi tradisci,mi uccidi lentamente....
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KENDI - QEVERIA ''BERISHA DY'' - 9 SHTATOR 2009, Posted 16 Shtator 2009, 23:35
Megi!
Bashkohem me urimin t'uaj!
Suksese Qverise ''Berisha 2''!

Me ne fund i deshmuam botes europiane se shqiptaret dine te bashkepunojne institucionalishte parti te spektrit te ndryshem ne linja partiake te majte me te djathte.
Berisha e zbriti kabinetin ne kantiere pune. Nuk e lejoi kabinetin ministror te strehohej neper kabare, hotele luksoze, larg realitetit dhe kjo i dha ssuksesin e jetegjatesise.

Me duhet krahas lavderimit edhe te shpreh rezervat e mija ne te ashtuquajturen ''mozaikun'' e kabinetit qeveritar.

A ka te meta perberja e qeverise?
Patjeter!

- Aty te bie ne sy prezenca e nje femre te vetme ne kabinetin ministror.

- Gati te gjithe ministrat jane tiranas pervec Xhaferrit dhe Kseres, keshtuqe mendoj se nuk perfaqson mire gjeografine e votes se popullit.

- Dy ministra te shume perfolur sidomos ai i Gerdecit, qe sepaku per moral F.Mediu nuk duhej kurresesi te pranonte portofolin e ministrit. Por i pamoralshmi fanatik, mafioz, arrogant, prepotent Mediu e pranoi sikurse ka deshmuar dyshimet dhe akuzat e popullit dhe prokurorise per ''Tragjedine e Gerdecit''.

Ministri i Brendshem Lulzim Basha nuk duhej te ishte ne asnje menyre sidomos ne kete dikaster sepse eshte i mbytur ne akuza nga prokuroria, qe ende pritet te rihapet dosja ndaj tij per grabitje te fondeve qindra milioneshe si ish minister i transportit.

Kjo eshte sjellja e nje morali te dyshimte te vete karakterit te kryeministrit Berisha ne futjen e dy ministrave me dosje krimi ne shpine.

- Nuk perfshiu komunitetin e madh Cam ne rang ministrit.

- .............................................................................. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 88
Vendodhja: Itali ,Rome
Antarësuar: 25 Korrik 2009, 17:17
Laert!
Mendoj se kjo qeveri me gjithe bashkepunimet e saj me partine e L.S.I do te mund te coje perpara shume projekte te lena pergjysem nga mandati 4 vjecar i para zgjedhjeve.
Mangesira do te kete si gjithnje ,ne si popull jemi pak dyshues ne punen e femres,mgjth duhet te kaloje kohe qe te konsolidohet ky mentalitet,futja e femres ne politiken shqipetare.
Per sa i perket zgjedhjes se dy ministrave te ashtuquajtur "te njollosur" ne kabinetin e ri,do te thoja se vendimi i Berishes le shume per te deshiruar,mendoj se ai nuk duhet ti kishte perfshire aspak ne kete qeveri.
Si gjithnje ,politika shqipetare nuk arrin te kete ne prehrin e saj njerez te paster...per sa mund te jene qe nga Berisha e deri tek zyrtaret e nje pushteti lokal.
Mgjth mendoj se duhet te shpresojme se kjo qeveri do te beje hapa te metejshme,edhe pse jam pak e rezervuar dhe une ,sepse per sa i perket zgjedhjeve te pakten ne qytetin tim,shume mesues ,mjek kane qene te detyruar te filmojne voten e tyre ne favor te partise demokratike.
Ajo qe iku iku...tani duhet menduar per te nesermen...
Duhet menduar se si mund te permiresojme gjendjen sociale,shkollat e mbi te gjitha shendetin publik,qe le shuem per te deshiruar.
Mi sorridi ,mi tradisci,mi uccidi lentamente....
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Emërohen 9 zv/ministra të rinj. Ja emrat e tyre

Imazh
QEVERIA BERISHA 2

Emërohen 9 zv/ministra të rinj. Ja emrat e tyre

Këshilli i Ministrave në Tiranë konfirmoi emërimin e nëntë zv.ministrave në detyrë nga Qeveria. Përmes nëntë vendimeve, Kryeministri Berisha ka ndryshuar zv.ministrat e nëntë dikastereve, më poshtë vendimet e Qeverisë për zv.ministrat:

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u morën në shqyrtim dhe u miratuan këto vendime të rëndësishme:

V E N D I M

PËR

LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Z.Albert Gajo, zëvendësministër i Integrimit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z.Edmond Hoxha, emërohet zëvendësministër i Integrimit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Z.Aleksandër Garuli, zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z.Auron Meneri, emërohet zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Z. Ndue Preka, zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z.Tokli K.Thomaj emërohet zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve .

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Znj. Marjeta Zaçe, zëvendësministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Filloreta Kodra emërohet zëvendësministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6,të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.Z. Stavri Ristani, zëvendësministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, lirohet nga kjo dtyrë.

2. Z.Edmond Haxhinasto emërohet zëvendësministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit .

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Z. Alfred Rushaj emërohet zëvendësministër i Financave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Znj. Nora Malaj emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6,të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Z. Leonard Beqiri emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Z. Anton Gurakuqi, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
08-10-2009 / Gazeta 55
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Imazh
Pas kompletimit të kabinetit qeveritar, në ditët e para të shtatorit, Kryeministri Berisha është duke u marrë këto ditë me kompletimin e niveleve të dyta të qeverisjes, siç është ai i zv.ministrave. Por ai po merret edhe me plotësimin e vendeve bosh që kanë mbetur në listën e këshilltarëve të tij personalë, pas largimit të pesë prej tyre, si deputetë pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Lidhur me këto të fundit, puna duket se po konkretizohet, pasi kemi të zyrtarizuar emrat e parë që do t’i zëvendësojnë ata. Kështu, kreu i aleancistëve, Neritan Ceka, dhe juristi Njazi Kosovrasti janë vendosur tashmë në listën e këshilltarëve të Kryeministrit.

Ndërsa po përflitet edhe emri i Marjana Shehut, që t’i shtohet asaj në një nga vendet e mbetura vakante, por edhe të tjerë, që po qasen pranë Kryeministrisë, për të fituar një post në stafin e afërt të Berishës. Burime jozyrtare bëjnë me dijeni për “Libertas”-in se këto vende janë të destinuara për aleatët e Partisë Demokratike, kuptohet ekspertë të çështjeve të caktuara, të cilët nuk u kënaqën dot me një post deputeti në legjislaturën e re parlamentare. Por duket se një logjikë të tillë Berisha e ka vënë në përdorim edhe për të plotësuar nivelet e dyta të ministrive, përkatësisht me zv.ministra, që u përkasin aleatëve të papërfaqësuar në Parlament, por edhe në portofola ministrore. Kështu, në nivelet e zv.ministrave Berisha ka emëruar kryesisht përfaqësues të partive aleate, siç ishte emërimi i fundit i Ekrem Spahisë, kryetar i Legalistëve, si zv.ministër i Mbrojtjes, apo ai i kreut të Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, si edhe Arjan Starova, kryetar i Partisë së Bashkimit Liberal Demokrat. Që të tria këto janë parti të cilat bënin pjesë në koalicionin e djathtë “Bashkimi për Ndryshim”, në zgjedhjet e 28 qershorit, dhe sot mbrojnë faktin se votat e tyre kanë shërbyer gjithsesi për fitoren e këtij koalicioni, së bashku me Partinë Demokratike, edhe pse nuk arritën të sigurojnë aq vota sa të përfaqësohen në jetën parlamentare të legjislaturës së re XVIII. Pritet që edhe emërimet e fundit që kanë mbetur të bëhen në postet zv.ministrore, të ndjekin këtë logjikë, tani që Berisha duket se i “ka mbyllur hesapet” për to, duke respektuar marrëveshjen për 6 të tilla me aleatin kryesor, Lëvizjen Socialiste për Integrim, së cilës ia ka caktuar ata. Bëhet fjalë për emra të propozuar nga kjo parti, për nivelet e dyta në qeveri, si Nora Malaj, Tokli Thomaj, Filloreta Kodra, Edmond Hazhinasto etj., të cilët tashmë janë sistemuar me vendim qeverie. Në emër të këtyre balancave, Berisha ka qenë i detyruar të largojë edhe disa nga “të vetët”, si për shembull ish-zv.ministren Marjeta Zaçe, apo edhe nga radhët e republikanëve, të cilët në legjislaturën e kaluar kanë pasur një nivel goxha të lartë përfaqësimi në Parlament, 11 deputetë e, si të tillë, edhe në qeverisje ata kanë qenë më imponues dhe të pranishëm.
Eglantina Nasi
Libertas
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 36 postime · Faqe 4 prej 4 · 1, 2, 3, 4
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 02 Dhjetor 2020, 11:08
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari