Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 36 postime · Faqe 1 prej 4 · 1, 2, 3, 4
KENDI - QEVERIA ''BERISHA DY'' - 9 SHTATOR 2009
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KENDI - QEVERIA ''BERISHA DY'' - 9 SHTATOR 2009, Posted 03 Korrik 2009, 10:11
TASHI VENDET NE PARLAMENTIN E RI SHQIPTAR JANE PERCAKTUAR, KU PD-EJA ESHTE NE KRYE, POR PER TE QEVERISE SIPAS FORMULAVE PLURARISTE NUK MUNDET SEPSE NE TE KUNDERT NUK JEPE GARANCI QEVERISJE TE QENDRUESHME, SI E TILLE KA PROKLAMUAR DJE KRYEMINISTRI PER NJE KOALICION ME TE GJERE, QE PER MUA DHE CILINDO PERKTHEHET ME KOALICION EDHE SOCIALISTE. KU ATY NE KETE SPEKTER ROZE KA ZGJEDHE LSI ME 4 MANDATE.

PO JAPIM DISA ARTIKUJ QE TE ILUSTROHET IDEJA E KONFIGURACIONIT TE QEVERISE BERISHA E DYTE ME AKTORET E RINJ POLITIKE SI MEPOSHTE:

Prifti: Do të votoj qeverinë e Berishës

ImazhImazh

Vakumi kushtetues, mister mbi qeverinë

Do të jap votën time pro për të krijuar një maxhorancë në parlament. Do t’ia jap votën Berishës dhe do t’i vë vetëm një kusht që është: Shqipëria të bëjë të paktën një herë zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Kështu është shprehur dje kandidati për deputet i LSI-së, Dritan Prifti në televizion, ndërkohë që Ilir Meta e quajti qëndrimin e tij si “emocional”. Ai u shpreh se kërkesa e tij ndaj kryetarit të PD-së do të jetë hartimi i një ligji, “për të bërë rinumërimin e votave në këtë proces dhe të penalizohen ata që kanë prishur këto zgjedhje”. Sipas tij, kjo do të japë mesazhin se askush nuk do të tallet me votën e lirë dhe askush nuk mund të manipulojë procesverbalet. “Nëse do të jepet ky mesazh, nuk do të ndodhë më vjedhja e votës”, - u shpreh Prifti. Deputeti i LSI-së nuk ka nguruar që të etiketojë armik kreun e PS-së, Edi Rama, sepse sipas tij ishte Edi Rama ai që bëri një ligj për të larguar nga skena politike LSI-në. “LSI ka fituar në këto zgjedhje, sepse ishte projektuar një vit të tërë një goditje asgjësuese ndaj LSI-së. U ndryshua Kushtetuta vetëm për të goditur LSI-në, u bë një Kod Zgjedhor vetëm për të goditur LSI-në, u paguan spote në fushatë nga Partia Socialiste vetëm për të goditur LSI-në dhe janë paguar miliona euro në fushatë, sidomos 2-3 ditët e fundit për të goditur LSI-në”, - u shpreh Prifti. Ai ka nënvizuar gjithashtu se e ka kundërshtar Edi Ramën, sepse “ai po lë përsëri Berishën në pushtet vetëm për shkak të një idiotizmi të tij, donte të zhdukte të gjithë faktorët brenda së majtës”. “Si të kem respekt për këtë njeri, po lë përsëri të gjithë të majtën në opozitë”, - u shpreh Prifti. Madje, ai ka hedhur akuza edhe në drejtim të kandidatëve të Partisë Socialiste, se u kanë dhënë nga 100 euro qytetarëve për çdo votë që ata do të hidhnin për ta në zgjedhjet e 28 qershorit. “Është bërë betejë asgjësuese ndaj nesh; ne jo vetëm që s’u asgjësuam, por kemi 4 mandate të florinjta, që peshojnë sot më shumë se 40 mandate, të cilat do t’i merrnim ne nëse nuk do të ndodhte kjo kasaphanë ndaj LSI-së. Kasaphanë me ligj, kasaphanë me para”, - u shpreh Prifti. Duke e cilësuar një mandat të florinjtë mandatin e tij, Prifti u shpreh se LSI-ja është e vetmja forcë politike që “sot vendos balancën e qeverisjes dhe i jep fund të gjitha diskutimeve të vlefshme apo të pavlefshme sot”. Prifti është shprehur se kanë qenë komisionerët e Partisë Demokratike, ata që kanë mbrojtur votën e tij. “Unë mora mandatin se komisionerët e PD-së mbrojtën votën time nga vjedhja. Me forcë kam detyruar që 3 kuti të rinumëroheshin nga 488 kuti të votimeve në atë qark. Në të tria kutitë në rinumërim, unë kam marrë trefishin e votave që kam marrë nga numërimi i parë”, - u shpreh Prifti. I pyetur nëse edhe mandatet e tjera të LSI-së do të shkojnë në koalicionin e Berishës, Prifti u shpreh se “mandatet e LSI-së do të diskutohen”. “Mandati im personal do të jetë kundër Edi Ramës, që do të thotë, mund të jetë pro Sali Berishës në votimin në Kuvend. Për ta zgjidhur përfundimisht nëse Sali Berisha ka 70 mandate për të bërë maxhorancën, ka edhe mandatin tim”, - u shpreh Prifti.

Artemida Çollaku
02/07/2009 -
PAK KOMENT:

BESOJ SE KY ARTIKULL ESHTE I MJAFTUESHEM PER TE PASQYRUAR FTESEN QE I BEN DEPUTETI I LSI KAMPIT TE DJATHTE PER BASHKEPUNIM NE QEVERINE ''BERISHA DY''.
LE TE SHOFIM ME POSHTE REAGIMIN E SALI BERISHES FTESES SE DRITAN PRIFTIT.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KENDI - KONFIGURACIONI I QEVERISE ''BERISHA DY'', Posted 03 Korrik 2009, 10:32
REAGIMI I FTESES SE LSI-is NGA DEPUTETI D.PRIFTI NGA KRYEMINISTRI SALI BERISHA
Berisha kërkon koalicion me LSI për të qeverisur pas 28 Qershorit

Kreu i qeverisë zhvillon mbledhjen e parë, pas zhvillimit të zgjedhjeve
Imazh

Kryeministri i vendit deklaroi ditëne djeshme se do të zgjerojë koalicionin pavarësisht mandateve të marra. Nëpërmjet kësaj deklarate të dhënë, kryeministri Berisha sqaroi para shqiptarëve se kërkon të hyjë në koalicion me LSI, duke treguar se do të qeverisë me një koalicion me bazë të gjerë, koalicion që do të sjellë një tjetër fytyrë të kësaj qeverisje duke qenë garante kundrejt fuqisë që do të kishte një kryeministër me atributet që i fali kryesocialisti Rama me ndryshimet kushtetuese të 21 Prillit. Më në fund me ç’shikohet nuk do të kemi më një qeverisje, me premisa totalitare, por do të kemi një koalicion me një parti si LSI që do të jetë garantja e një qeverisje demokratike. Ka qenë dita e djeshme që kryeministri i vendit dhe fituesi i 70 mandateve në zgjedhjet e 28 Qershorit, Sali Berisha ka zhvilluar mbledhjen e parë të qeverisë, i shoqëruar nga ministrat e kabinetit të tij.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë duke shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët, falënderoi komisionerët, numëruesit që morën pjesë në këtë proces, ku vlerësoi se këto zgjedhje nderuan Shqipërinë. Sipas tij të gjithë komisionerët do të shpërblehen për punën e tyre, dhe se ky shpërblim shtesë do të jepet për kontributin madhor që ata kanë dhënë në detyrën e tyre, jashtëzakonisht të lodhshme. “Ne emër të qeverisë shpreh edhe njëherë falënderimet më të thella për 1milion e 500 mijë zgjedhës shqiptarë që nderuan zgjedhjet. Falënderoj komisionerët në emër të të gjitha forcave politike, për bashkëpunimin luajal që ata dëshmuan në përputhje me ligjin në këtë proces zgjedhor.
Qeveria, ashtu siç cakton një bonus për punonjësit në fund të vitit, do ta bëjë këtë gjë për të gjithë komisionerët dhe veçanërisht numëruesit, të cilët për hir të së vërtetës, kanë pasur një detyrë jashtëzakonisht të lodhshme”, u shpreh Berisha. Shefi i qeverisë theksoi se zgjedhjet ishin më të kushtueshmet, ndërkohë që infrastruktura sipas tij do të shërbejë edhe për proceset e ardhshme.
Do të pres KQZ për rezultatin zyrtar
Pavarësisht se zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, mesditën e djeshme nëpërmjet një konference për shtyp deklaroi se kjo forcë politike kishte fituar 71 mandate dhe ishte mëse e bindur tashmë në fitoren e saj, kreu demokrat në mbledhjen e qeverisë theksoi se rezultati i zgjedhjeve nuk ishte përfundimtar dhe se do të priste shpalljen e rezultateve finale nga KQZ, për shpalljen e fitores. Në këtë kontekst Berisha u shpreh se qytetarët shqiptarë kanë votëbesuar mazhorancën dhe reformat e saj. “Qytetari është i interesuar për qeverinë e re. Bëra një zgjedhje, zgjedhjet prodhojnë qeverinë e re. Koalicioni ynë u certifikua, mund të krijohet qeveria e re sapo KQZ të shpallë rezultatin, por kjo nuk do të ndodhi pasi kemi një përcaktim kushtetues”, vijoi Berisha. Nisur nga ky fakt, kreu i qeverisë shpjegoi obligimin kushtetues, në bazë të të cilit presidenti emëron kryeministrin e ri, dhe ky i fundit brenda 10 ditësh duhet t’i paraqes programin parlamentit të vendit. Në bazë të këtij obligimi, Berisha veçoi se kjo nuk mund të ndodhë para konstrukturimit të parlamentit të ri, dhe e ka të përcaktuar kushtetuta se parlamenti mblidhet ditën që i skadon mandati parlamentit tjetër, atë ditë që është mbledhur, 4 shtator.
“Në këtë kontekst thirrja ime për ju është që të funksionojë, nuk ka moment që të përdor variantin e ecjes me zëvendësministra. Kam ndërmend të vazhdojë me intensitet reformat deri ditën e krijimit të qeverisë së re”, iu drejtua kreu i qeverisë kabinetit ministror, duke i ftuar këta të fundit që së bashku me bashkëpunëtorët e tyre dhe me administratën, të intensifikojnë të gjitha përpjekjet. Sipas tij kjo mund të përdoret për faktin se për shkak të fushatës mund të ketë pësuar ndonjë shmangie, ndaj në këtë drejtim Berisha urdhëroi vendosjen në agjendë të ministrave dhe të funksionimit normalisht. Duke u ndalur tek raporti paraprak i KE, kreu i qeverisë Berisha veçoi detyrat e shumta të lëna në këtë raport, ku këshilloi ministren Bregu që të bëhet një rivlerësim i të gjitha detyrimeve. Në lidhje me këtë, kryeministri nënvizoi se do të punohet edhe gjatë stinës së verës me intensitetin më të madh, që çdo detyrim që rrjedh nga raporti i KE-së, të përmbushet si interesi më i mirë i këtij vendi, veçanërisht çdo obligim.
“Janë reformat e tjera që duhet të vazhdojnë, nuk mund të miratojmë ligje, i lëmë një vëllim të konsiderueshme pune. Të vazhdojmë veçanërisht me përqendrim total në detyrime që rrjedhin nga marrëveshje e Stabilizm Asociimit që tashmë është në fuqi dhe përbën programin tonë, aq më tepër kur integrimi është çështja më kryesore e katër viteve që vijnë”, theksoi Berisha. Zhvillimi i kësaj mbledhje kishte si rend dite një seri marrëveshjesh, projektvendimesh, ligjesh, miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2010-2012, miratimin e kuadrit makroekonomik të tregueseve makroekonomik dhe fiskal për këtë periudhë, si dhe një seri marrëveshje për kredi, transferime pronash dhe shpronësime. Në këtë kontekst, Berisha veçoi se reformat janë të pandalshme, ndaj dhe sipas tij ishte me vlerë modifikimi i vendimit për fondin e ekselencës për shkencëtarët e rinj, të cilat janë shqyrtuar pa parinë e gazetarëve.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KONFIGURACIONI I QEVERISE BERISHA E DYTE, Posted 03 Korrik 2009, 10:45
PAK KOMENT:

Mendoj se te dy artikullit e mesiperme me jep mua qe te kuptoj hapur se Sala pranoi Verdiktin e Sovranit me permbajtje te filozofise se re plurariste. Pranimi i dores se LSI-is nga Sala eshte nje Pranim real i Votes te popullit. Per mua Sala ka vepruar shume drejt jo vetem nga ana principiale, por bashkedrejtimi i qeverise dyngjyresh deshmon para botes dhe kohes se shqiptaret dine te bashkepunojne larg politizimeve ngjyrash, njera ane . Ndersa ne anen tjeter nuk i lejon apo frenon atavizmin e PD-es qe vihet re perhere nga cilido krahe politik ne pushtet.

Vota e Popullit prodhoi ne te vertete nje Qeveri dy koloresh, qe pasqyron realishte interesat e dy kraheve politik. Une personalishte e vleresoj si nje arritje te madhe te DEMOKRACISE SHQIPTARE pas 18 vjeteve ne SHQIPERI.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KENDI - KONFIGURACIONI I QEVERISE ''BERISHA DY'', Posted 03 Korrik 2009, 18:05
:flm
A eshte gati e Majta Shqiptare per bashkeqeverisje stabile me qeverine ''Berisha Dy''?
Kush mund ta argumentoji ket dilemen, skepticizmin tim?
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KENDI - KONFIGURACIONI I QEVERISE ''BERISHA DY'', Posted 04 Korrik 2009, 01:14
RETE PO ZHDAVARITEN, PO LARGOHEN

LSI KONFIRMON 4 DEPUTETE JO PER EDVIN RAMES.
LIND PYETJA?
PER CXKA I DUAN TE 4 MANDATE LSI? PER ME ZENE VEND E ME MARRE RROGA? KETO PO E PO, POR NE KETE SITUATE DUHET CMUAR SHUME ROLI I LSI-IS NE BETEJEN PER PUSHTETE MIDIS PD DHE PS.
MEGJITHATE MBREME KA VENDOSE TE SHPALLET PER 4 MANDATE QE NUK I KA PER EDVIN RAMEN. PER KE I KA? A THUA DO TE LUAJ ROL DESTRUKTIV EDHE PER PD-EN?
VESHTIRE TE BEJI KETE AKTE TE DYTE SEPSE ETIKETOHET SI FORCA DEGJENERUESE NE MOZAIKUN POLITIK TE SHQIPERISE. PER INAT TE ZOTIT TE SHTEPISE DO TE VEJE ME FJETE NUSEN ME MULLIXHIUN. KESHTQE RRUGE TJETER S'KA O ME SALEN OSE ME EDVININ. NE KETE MIDIS KA ZGJEDHE CKA SHIFET NGA HAPAT E LSI-IS SE DO TE PRANOJI PJESE NE QEVERI ''BERISHA DY''
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KENDI - KONFIGURACIONI I QEVERISE ''BERISHA DY'', Posted 04 Korrik 2009, 01:18
LSI: Votat tona, jo per Edi Ramen

Levizja Socialiste per Integrim vendosni mbremjen e djeshme qe 4 mandatet e fituara ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit te mos shkojne per Edi Ramen. Vendimi eshte marre nga mbledhja e kryesise se LSI ne oren 20:30 dhe qe zgjati rreth nje ore, ku anetaret rane dakord unanimisht per nje qendrim te tille. Lajmi eshte bere i ditur nga burime brenda kesaj mbledhje. Gjithashtu mesohet se ne mbledhjen e organizuar ne seline e Levizjes Socialiste per Integrim nuk ka pasur debate, por qellimi i vertete ishte unifikimi i qendrimit dhe te mos kete qendrime te ndryshme per pozicionin qe do te marrin me mbledhjen e parlamentit te ri. Krahas kesaj, eshte vendosur qe asnje qendrim te mos behet publik, pa u mesuar me pare rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve. Per sa i perket zgjedhjeve te cilat u zhvilluan me 28 qershor, kryesia vendosi te ngreje nje Komision per evidentimin dhe dokumentimin e shkeljeve te procesit te numerimit te votave. Nepermjet nje deklarate per mediat pas mbledhjes, sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili, njoftoi se Komisioni shume shpejt do te publikoje nje raport te dokumentuar per te gjitha shkeljet qe jane verejtur diten e zgjedhjeve dhe pas saj. "Raportet do te informojne OSBE/ODFIHR-in si dhe perfaqesite e tjera nderkombetare per parregullsite e verejtura", deklaroi Vasili. Ai gjithashtu konfirmoi se Levizja Socialiste per Integrim nuk do te marre asnje vendim mbi koalicionin paszgjedhor pa dale me pare rezultatet perfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Me tej, zyrtari i LSI ka bere thirrje qe kryetari i Partise Socialiste te mos flase ne emer te 4 mandateve qe kjo parti mori ne zgjedhje. "Rama nuk ka te drejte te flase ne emer te LSI", theksoi sekretari i pergjithshem i LSI. Sipas tij, partia qe perfaqeson e ndan Partine Socialiste nga Edi Rama. "Rama pati qellim qe te eliminonte LSI-ne, permes nje operacion i policesko-kriminal", akuzoi liderin socialist per sulmet ndaj LSI-se, Petrit Vasili. Sipas Vasilit, perkundrejt apeleve te shumta per bashkepunim dhe per mbrojtjen e votes se shqiptareve, Rama ka konsumuar vepren e dirigjim te nje informacioni te varte me elemente policor dhe financiare me qellim asgjesimin e LSI-se, duke perdorur jo vetem elementet te shkeljes se ligjit, por dhe aktivizimin e instrumenteve te tilla thellesisht te patolerueshme sic jane aktivizimi i parave per korruptimin ne themel te procesit. "Ne kemi qene koherent ne raportin me te majten, por hartuesit e kodit zgjedhor shkaktuan humbjen e se paku 12 mandateve te se majtes dhe ne vecanti te LSI-se, por kjo pergjegjesi dhe reflektimit qe duhet te ndodhin ne PS jane nje ceshtje e tyre e brendshme ndersa ne do ta evidentojme kete krim dhe te mos lejojme qe te shprehet ne emer te sakrifices te njerezve te LSI-se qe kane siguruar 4 mandate dhe qe jane perfaqesimin i ndershmerise te ketyre zgjedhjeve", deklaroi Vasili. Qe gjithsesi deklaraten e Priftit e ka cilesuar emocionale.
Denis Dedej
03 Korrik 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Laert tashme u vendos qe qeveria, Berisha 2 do kete ne kabinetin e tij dhe pjestare te koalicionit te zgjeruar me LSI-ne qe ka shume mundesi qe Ilir Meta do jete dhe zevendes kryeminister.

Mos te harrojme ftesn qe i beri Iliri Rames dhe ai e shperfilli por ama fteses qe i beri Fatos Nanos ku ai iu pergjigj mendoj se Iliri ka bere zgjedhjen e duhur kundra Rames qe mendoj te manipolonte me pislliqet e tij duke menduar se njerez qe jane me vite ne politike do binin ne kurthin e tij.
Sa injorant dhe i pavlere e tregoj vehten Edvin budallai. :shkelm
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Laert shkroi:TASHI VENDET NE PARLAMENTIN E RI SHQIPTAR JANE PERCAKTUAR, KU PD-EJA ESHTE NE KRYE, POR PER TE QEVERISE SIPAS FORMULAVE PLURARISTE NUK MUNDET SEPSE NE TE KUNDERT NUK JEPE GARANCI QEVERISJE TE QENDRUESHME, SI E TILLE KA PROKLAMUAR DJE KRYEMINISTRI PER NJE KOALICION ME TE GJERE, QE PER MUA DHE CILINDO PERKTHEHET ME KOALICION EDHE SOCIALISTE. KU ATY NE KETE SPEKTER ROZE KA ZGJEDHE LSI ME 4 MANDATE.

Laert eshte shume normale zgjedhja qe beri Berisha sepse PD eshte parti e qendres se djathte dhe LSI parti e qendres se majte keshtu qe edhe sipas formulave politike strategjia Berisha eshte ne rregull sepse koalicion mund te behet ndermjet partive te qendres kur situata politike qe ka sjell Sovrani me voten e tij jep si te vetme zgjidhje per te krijuar qeverine e re.
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DHERMIU - MUAJI I MJALTIT MIDIS CIFTIT SIMPATIK BERISHËS DHE ILIR METËS
Berisha-Meta, detajet e takimeve në Dhërmi
Imazh

VLORË - Takimi mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, ishte vetëm fillimi i negociatave, që drejtuesit e këtyre dy partive do të kenë në të ardhmen. Kryeministri Sali Berisha pritet të qëndrojë disa ditë pushim në jug të vendit, ndërkohë
që për një periudhë të pacaktuar është vendosur atje edhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta.

Ky i fundit është parë dy ditë më parë të zbriste nga një jaht privat, bashkë me familjen e tij, për të zhvilluar një takim larg vëmendjes së medias me Kryeministrin e vendit. Edhe pse kanë drekuar dhe darkuar po ashtu bashkë, asnjë nga menaxherët e lokaleve ku Berisha dhe Meta mësohet të kenë qenë, nuk kanë pranuar të flasin.

Burimet treguan për gazetën "Shekulli" se Berisha dhe Meta kanë bërë një xhiro në plazh krejt të shkujdesur, ndërkohë që kanë ruajtur me fanatizëm pjesën tjetër të takimeve, si dhe objektin e bisedës.

Megjithatë, burime jo zyrtare nga dy partitë kanë deklaruar se negociatat e para dy ditëve kanë përcaktuar fillesën e bisedave të vazhdueshme, që dy liderët do të kenë, duke preferuar që këto takime informale, ata t'i zhvillojnë larg vëmendjes së medias.

Agjenda e bisedës

Edhe pse negociata informale, mësohet se në takimet e zhvilluara gjatë fundjavës, Meta dhe Berisha kanë diskutuar mbi pozicionin që LSI-ja do të ketë në qeverinë e ardhshme, duke filluar nga numri i drejtorëve që do të marrin, zv/ministrat, e deri tek ministritë.

Edhe pse është folur në parim për të kaluar në detaje konkrete vetëm ditët që vijnë, burimet cituan se negociatat e para duket se u kanë hapur rrugë mjaft çështjeve të lëna pezull, edhe pse Kryeministri i vendit është shprehur dakord vetëm në parim.

Sipas burimeve, vendimet konkrete pritet që të zyrtarizohen vetëm dyjavorin e dytë të këtij muaji, atëherë kur të fillojnë edhe takimet zyrtare, të cilat do të përcaktojnë edhe nivelin e pjesëmarrjes së LSI-së në qeverisjen e ardhshme.

Pushimet

Kryeministri Sali Berisha pritet të kalojë një periudhë të konsiderueshme të kohës në jug të vendit, duke u shkëputur nga agjenda politike e Tiranës. Gjatë ditës së djeshme, Kryeministri Berisha ka pushuar vetëm me familjen e tij, ka bërë një xhiro me skaf, ndërsa në orët e mbrëmjes ka darkuar në një nga lokalet e Dhërmiut.

Në gjithë verandën e restorantit nuk është lejuar të darkojë askush, madje nuk janë lejuar as fotot, në saj të këmbënguljes së madhe të eskortës, që shoqëronte Kryeministrin e vendit. Thuajse të njëjtën agjendë ka ndjekur dje edhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta.

Edhe ky i fundit po vijon pushimet në një tjetër ambient, larg rezidencës qeveritare. Gjatë gjithë ditës, Meta ka pushuar në një jaht privat, ndërkohe që janë shkëmbyer vetëm për pak minuta me kryeministrin e vendit, para një lokali ku ky i fundit kishte ndaluar për një kafe.

Fundjava në Dhërmi

VLORË - Ende pa filluar takimet zyrtare për kabinetin e ri të 4 viteve të ardhshëm, dy njerëzit që do të qeverisin Shqipërinë po vijojnë takimet informale nga njëra pikë turistike në tjetrën. Pas takimit në Pogradec, muajin e shkuar, Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i LSI -së, Ilir Meta, biseduan të shtunën buzë Jonit. I ndodhur këtë fundjavë në Dhërmi, pasi ka udhëtuar në rrugë tokësore, Berisha priti atje Metën, i cili, sipas korrespodentit tonë, ka mbërritur me një jaht. Nuk dihet nëse Berisha i ka tërhequr "veshin" miqësisht vartësit të tij në qeverinë e ardhshme për shkeljen e moratoriumit të skafeve, i cili është ende në fuqi. Ata kanë drekuar bashkë vetëm pak orë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin e procesit të 28 qershorit. Pas drekës, Berisha dhe Meta kanë bërë edhe një shëtitje buzë detit, ndërsa pa dyshim kanë biseduar edhe për kombinimet e qeverisjes se ardhshme, që, mesa duket, i ka detyruar sërish të ulen në mbrëmje, në një nga lokalet e Dhërmiut. Ditët e ardhshme, kreu i PD-së, Berisha dhe ai i LSI-së, Meta, pritet që të kenë edhe takime zyrtare, siç edhe kanë premtuar, tanimë që edhe KQZ-ja, formalisht, shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Shekulli Online | 03/08/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ja skema e mundshme e Qeverisë së re
Imazh

Kabineti qeveritar PD-LSI. Ministrat që pritet të lënë postet
Përfundimi i procesit zgjedhor me shpalljen e rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka hapur dritën jeshile Qeverisë së re, e cila këtë vit do përbëhet nga deputetë të dalë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Burime brenda PD, bëjnë të ditur se sipas një konfiguracioni paraprak, ministritë do të drejtohen nga PD dhe LSI. Ndërsa Partia Republikane dhe Partia Drejtësi dhe Integrim nuk do të përfshihen më në ndonjë ministri, por do të kenë pozicione në rang zv/ministrash dhe drejtorish. Sipas burimeve brenda PD, 3-4 ministri do ti jepen LSI. Gjithashtu, kjo parti do të përfitojë edhe disa pozicione zv/ ministrash, si dhe një shpërndarje në rang drejtorish dhe prefekturash. Kështu, qeveria e vjetër, pritet të shpërbëhet në shtator, për t’ia lënë radhën asaj të resë, e dalë nga zgjedhjet e 28 Qershorit.
Konfiguracioni i Qeverisë së ardhshme
Ashtu si parlamenti dhe anëtarët e tij, edhe kabineti qeveritar 2009-2013, pritet të ndryshohet thelbësisht nga ministrat aktualë. Kryekuvendarja aktuale Jozefina Topalli mësohet se është e dyzuar për një pozicion të saj të ardhshëm mes kreut të parlamentit, ose Ministrisë së Jashtme. Ndërsa ministri aktual i Jashtëm, Lulzim Basha pritet të pozicionohet si nënkryetar i PD pas zgjedhjeve që do të zhvillohen në shtator brenda kësaj partie, ose si ministër i Punëve Publike, Telekomunikacionit dhe Transporteve. Ndërkaq, një tjetër ministri së cilës ka gjasa t’i ndryshohet drejtuesi aktual, është edhe Ministria e Financave. Në krye të kësaj ministrie, duket se do të garojnë kreu aktual Ridvan Bode, dhe zv/ministri Florjon Mima. Ky i fundit mësohet se gëzon mbështetje të konsiderueshme nga vetë Kryeministri Sali Berisha, për shkak të reformave të ndërmarra prej tij si zv/ministër i kësaj linje. Një ministër në ikje, presupozohet se do të jetë edhe Genc Ruli, i cili me qeverinë e vjetër gëzon drejtimin e Ministrisë së Tregtisë, Ekonomisë dhe Energjetikës. Ndërsa shefi i Ministrisë së Mbrojtjes, Gazmend Oketa flitet se është një nga emrat e diskutuar për vijueshmërinë e tij në krye të këtij dikasteri, edhe pse gëzon mbështetjen e NATO-s dhe të amerikanëve. Gjithashtu, një tjetër ministri që pritet të preket nga “reforma” është dhe ajo e Drejtësisë, në kolltukun e së cilës pritet të ulet Ilir Rusmajli. Ky i fundit në të vërtetë, është një nga emrat e lakuar edhe për kreun e Kuvendit. Rusmajli mësohet se do të shpërblehet direkt nga kryeministri Berisha me ngritje në detyrë pra me njërin nga postet e sipërpërmendura, posaçërisht për formulën e Kodit Zgjedhor.

Rusmajli ishte një nga hartuesit e formulës së kodit në bashkëpunim me socialistët, por me fitoren e zgjedhjeve tregoi se i kishte bërë llogaritë e sakta në favor të PD. Në reformën që pritet të përfshijë kabinetin e ri qeveritar, nuk do të mbetet pa u prekur edhe Ministria e Arsimit. Kreu aktual i këtij dikasteri Fatos Beja, pritet të zëvendësohet deputeti i PD, Myqerem Tafaj, njëkohësisht dhe këshilltari më i afërt i Berishës për Arsimin. Po ashtu, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, është një nga emrat e përfolur që pritet të largohet nga drejtimi i këtij dikasteri, për të mos u pozicionuar në ndonjë tjetër ministri. Ndërsa, të cilësuar si zhgënjyesit e këtyre zgjedhjeve, Ministri aktual i Transporteve, Sokol Olldashi dhe kreu i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi pritet të largohen nga pozicionet aktuale. Olldashi dhe Patozi janë dy nga emrat më të spikatur të PD, të cilët do të mbahen mend për humbjen e thellë që pësuan në qarqet e tyre. Ministri Olldashi, megjithëse kishte marrë angazhim para strukturave demokrate që të siguronte rezultat pozitiv në qarkun e Fierit, jo vetëm që nuk solli as barazimin por mori një humbje të thellë 9 me 6 në favor të socialistëve. Përveç këtij fakti zona e Fierit ka qenë edhe një nga zonat më problematike të këtyre zgjedhjeve duke rrezikuar të vinte në rrezik legjitimitetin e tyre, nga papërgjegjshmëria e ministrit Olldashi. Rezultati 9 me 6 në sistemin proporcional ishte një nga rezultatet më negative të marra nga PD në këtë qark. Edhe Patozi, ashtu si Olldashi në Fier, mori përsipër të korrte sukses të thellë në Vlorë. Por siç dihet, përfundoi në një rezultat të dështuar edhe për shkak të punës së tij dobët. Në rang qarku, PD arriti të merrte vetëm 4 mandate, kundrejt 6 që mori PS.

Përpara
Posto një përgjigje 36 postime · Faqe 1 prej 4 · 1, 2, 3, 4
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 02:51
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari