Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Koalicioni i madh
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 609
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Koalicioni i madh, Posted 01 Korrik 2009, 12:23
Sali Berisha (në telefon me Edi Ramën):
Edvin! O i madhi, i ndryshmi, i gjati, i parezistueshmi Edvin!

Edi Rama:
Çfarë do?

Sali Berisha:
O i jashtëzakonshmi, shumëngjyrëshi, i lavdishmi ylber i Shqipris!

Edi Rama:
Si e ke hallin?

Sali Berisha:
O fari i ndryshimit që duket nga rruga e Ndroqit ende pa hyrë në Tiranë!

Edi Rama:
Do flasësh apo jo?

Sali Berisha:
Të mora në telefon o i madhi Edvin, që të të ngushëlloj për vdekjen e Mbretit të Popit, Michael Jackson. Nuk u çudita aspak që edhe pse i lindur në Indiana, dhe tashmë i vdekur, Majklli prapseprap rezultoi votus i PSD në Kashar... Ajo që më habiti ishte fitorja e partisë të minoritetit grek në Dibër, si dhe PDK-ja, që doli partia e dytë në Mal të Zi...Sistem i hatashëm, ky proporcionali rajonal! Por, Edvin, ti lëmë këto...
Lejomë pra, të të uroj për detyrën e rëndë që të ka besuar vendi!

Edi Rama (me emocion):
Si? Çfarë? Pranon që unë të bëhem Kryeministër?! Vërtet???

Sali Berisha:
Jo dhe jo! Kryeministër në asnjë mënyr! Ti o zuzar i gjatë që fitove 50.1% të votave të shqiptarve, dashke të bëhesh Kryeministër?

Edi Rama:
Po. Unë i hyra kësaj gare që...

Sali Berisha (e ndërpret):
Dëgjo Edvin. Dëgjo me kujdes.
PS +N33 (G99 x PSV91) / 10 = PD+PR+PDK+55.

Edi Rama:
Çfarë do të thotë kjo?

Sali Berisha:
Kjo do të thotë që kemi dalë barazim. Edhe un 50.1% kam fitu...Asnjëri s’bëhet Kryeministër. Thjesht s’i kemi votat.

Edi Rama:
Të bëhem unë Kryeministër atëhere?

Sali Berisha:
Jo dhe jo! Unë pasha zotin edhe të kisha lënë, po s’më lë gruja. S’do dhe s’do!

Edi Rama:
Unë dua të jem kryeministër. Në mos kryeministër, diçka intimisht e lidhur me kryeministrin. Nuk e di ti Sali, por unë kam një koncept të qartë për ndryshimin. Unë besoj te talenti...

Sali Berisha (e ndërpret):
Kam një propozim për ty Edvin.

Edi Rama:
Propozomë pra! Unë jam gati për koalicionin e madh. Le të jetë pra ky një koalicion përtej të majtës dhe të djathtës, një lidhje lëngjesh, zemrash dhe shpirtrash për të cilën kam folur që në krye të herës.

Sali Berisha:
Po Edvin! Sot unë të propozoj! Me votat e Aleancës time për Ndryshim dhe ato të Bashkimit tënd për Ndryshim, ne padyshim kapim më shumë se 100.2%...Dy zgjidhje kemi: ose të krijojmë prapë Partinë Komuniste, ose të bëjmë Koalicionin e madh. Por, Edvin, duhet dyshe! S’ia bëjmë dot bëjmë ndryshe!

Edi Rama:
Ndryshe? Dyshe? Ne të dy?

Sali Berisha:
Ne po kush? Koalicioni i madh s’bahet vet! Nuk hyjnë vartësit tanë në andralla bashkimi shpirtrash dhe zemrash, pa vënë ne të dy mes vedit rrethin e shenjtë të martesës! Edvin! Le t’i lidhim fatet tona në dasmën e madhe të demokracisë, në dasmën e madhe të integrimit, në dasmën e ndryshimit, ku do marrim më shumë se 141 mandate deputetësh! Përfytyroje Edvin! Ne të dy! Unë dhe ti! Sali Baba dhe Hajduti i Bagdadit! 1001 net qeveri! Një natë më shumë se fletët e programit tand!

Edi Rama:
Po kryeministër, kush do bëhet? Ilir Meta?
Apo ta bëjmë ne të dy me turne?

Sali Berisha:
Dëgjo ktu Edvin! Kryeminister do bahem un. Ty të due për mbles.

Edi Rama:
Si??

Sali Berisha:
A mendon ti Edvin se PD do ta pranojë lehtë koalicionin me PS? Pse, bahet koalicon me komunistat?

Edi Rama:
Çfarë mendon të bësh?

Sali Berisha:
Atë që u bana baballarëve të tu, atë do ta bëj edhe ty!

Edi Rama:
Jo! Mos!

Sali Berisha:
Po dhe po! Do të ta baj patjetër!

Edi Rama:
Unë jam burrë, kam qenë i martuar, kam dhe kalamaj, dhe sinqerisht...preferoj Bjordin!

Sali Berisha:
Bjordi i nantdhetetenantshave s’të jep as nji përqind! Je i imi! S’ke nga shkon, Edvin!

Edi Rama:
E mirë pra...dakord! Po dua vendin pranë dritares, ta dish.

Sali Berisha:
Mirë fort! Unë punoj gjithë natën, nuk e kam fare problem. Cigare nuk pi. Po përveç nesh, që të shmangen kontradiktat brenda koalicionit, duhet t’ua bëjmë dasmën krejt deputetave t’rinj!

Edi Rama (me vete):
Fundja s’është aq keq të jesh gruaja e Kryeministrit. Frëngu thotë: Pas çdo Kryeministri të suksseshëm fshihet ish-shefi i opozitës!

Sali Berisha (vazhdon me stoicizëm):
Ne shqiptarët i presim drunjtë shkurt! O martohemi, o vritemi! Koalicion pa dasmë s’ka!
Që ti shtërngojmë lidhjet mes nesh, propozoj këtë rend: Në Tiranë do martohemi ne të dy. Do jetë një dasmë për kokën e dasmës! Elita 5 do këndojë brenda çmimit të fushatës; Kikirikat do i sjellë Neranxi; unazat do ti blejë Delijorgji; lulet do i sjellë Pastrim-Gjelbërimi; fishekzjarret i ka marrë përsipër vetë Fatmir Mediu!

Edi Rama:
Zot na ruaj!

Sali Berisha:
Si the?

Edi Rama (gëlltitet me zor):
Zoti na bekoftë!

Sali Berisha:
Zoti bekoftë dasmën e Evrops, dasmën e NATO-s, dasmën e integrimit!! Po po!
Në Korçë do martojmë Ridvanin tonë me zojushë Mimi Kodhelin. Që të dy ekonomistë të shkëlqyer! Në Durrës do martojmë Ferdinand Xhaferrin me Rudina Seserin...

Edi Rama:
Kjo s’është dasmë, kjo është çmendinë! A do ta duan vallë njëri-tjetrin?

Sali Berisha:
Çmenduria do tu kthehet në dashuri. S’e humb lehtë Xhaferri simiten! Apo s’kanë qëlluar të gojës që të dy! Flakë njëri, shpuzë tjetra! Ku e kishim lënë? Ah, po, te Nënstacioni 3 i Tiranës do martojmë Gonxhe Bojaxhiun me djalin tuaj Andisin...

Edi Rama
Bojaxhiu është m...ashkull!

Sali Berisha:
Ashtu si ti! Qysh e ke hallin?

Edi Rama:
Asnjë hall... Kam frikë mos shkaktojmë qark të shkurtër...Po s’ka gjë. Jam pro martesave të korporatave energjitike. Po Pandin, me kë ta martojmë?

Sali Berisha:
Vajza si Pandi ka Durrsi plot! Unë them ta lidhim me....hëm! Rajmonda Bulkun!

Edi Rama:
Po Monda Bulku dje u martua me Indrit Fortuzin.

Sali Berisha:
Jo more! Këta edepsëzë po e bëjnë vetë koalicionin e madh, pa na pyetur fare!
Oburra ti martojmë të gjithë, të marri kush të marrë, se kështu e ka kjo punë!

Edi Rama:
Po Dashamir Shehin? S’do ta martojmë Dashin?

Sali Berisha:
Dashin do ta bëj kurban për bajram.

Edi Rama:
Nuk hahet Dashi, i është regjur mishi shumë atij...

Sali Berisha
Epo mirë, do t’ua ndaj të varfërve...më fal, ish pronarëve. Dakord, pra! Tani do të të dërgoj me faks listën e çifteve për martesë sipas qarqeve. Gjynah që i lamë gratë vetëm me 30%... tani për hir të koalicionit, disa heronjve të ndryshimit u duhet të pranojnë të martohen me burra.

Edhe një gjë Edvin! Dëgjo mirë ç’të them! Me mua s’ka spaghetti në 4 të mëngjesit, more vesh? Mora thuaj! Hajt u trashëgofsh!
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Koalicioni i madh, Posted 01 Korrik 2009, 16:01
e FORTE KJO :) :) :)
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 03:18
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari