Faqe 6 prej 6

REZULTATET, NGJARJET e ZGJEDHJEVE te 28.6.2009

PostPostuar: 22 Korrik 2009, 19:33
nga Laert
Tiranë, më 16.07.2009
DEKLARATË PËR SHTYP
Kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve - ArbenRistani
Imazh


Sot, më datë 16 korrik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka dhënë fund shqyrtimit të të gjitha kërkesave ankimore që u paraqitën nga subjektet e ndryshme politike. Shqyrtimit të kërkesave ankimore i parapriu, në fakt, përmbyllja e tabelave të rezultateve, për të gjitha ZAZ-të e 12 qarqeve. Në këtë kontekst, Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka hartuar tabelat përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve në të gjitha qarqet dhe mbetet në pritje të së drejtës së palëve për të paraqitur më tej pretendimet e tyre në Kolegjin Zgjedhor.

Ashtu sikundër e parashikon edhe Kodi Zgjedhor, Komisioni duhet të shqyrtojë brenda 10 ditëve nga momenti i paraqitjes së kërkesave ankimore pretendimet e palëve. Në fakt, u morrën në shqyrtim 15 kërkesa ankimore, të cilat u shqyrtuan në një kohë rekord, brenda 7 ditëve, ose thënë ndryshe mesatarisht 2 kërkesa ankimore në ditë.

Organizimi i mirë i punës, si nga ana e administratës ashtu dhe nga trupa drejtuese e KQZ-së, mundësoi shqyrtimin e të gjitha kërkesave ankimore jo vetëm në parametra kohorë tepër të kënaqshëm, por dhe në trajtimin e gjerë e të detajuar të tyre. Sigurisht që përmbyllja e këtij procesi në këtë kohë rekord, i dedikohet edhe përmirësimeve të ndjeshme që ka sjellë Kodi Zgjedhor, në këtë aspekt.

Përmbyllja e kësaj faze në KQZ u krijon mundësinë të gjitha palëve që brenda 5 ditëve të paraqesin pretendimet e tyre pranë Kolegjit Zgjedhor, i cili nga ana e vet, nga momenti i paraqitjes së kërkesave ankimore, ka në dispozicion 10 ditë për t’i shqyrtuar ato. Të gjithë, këta elementë krijojnë mundësinë kohore, që në fund të muajit korrik të bëhet i mundur certifikimi i rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve nga ana e KQZ.

Ndërkohë, Komisioni jo vetëm ka nxjerrë rezultatin e zgjedhjeve në të 12 qarqet, por përllogariti dhe bëri shpërndarjen e mandateve si brenda koalicioneve ashtu dhe numrin e mandateve të përftuara nga secili koalicion në 6 qarqe. Kështu, KQZ ka bërë shpërndarjen e mandateve në qarqet: Kukës, Korçë, Dibër, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë.

Në total, deri në këtë moment janë mandatuar numerikisht dhe nominalisht 53 deputetë ose rreth 40 % e totalit përbërës të Kuvendit të Shqipërisë. Të gjitha këto të dhëna të detajuara ndodhen tashmë në rubrikat respektive në faqen tonë zyrtare në internet.

Ndërkohë, që rang vendi, në përfundim të procesit ankimor në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve, rezultati në total, për secilin koalicion është si më poshtë vijon:

REZULTATET E ZGJEDHJEVE NE % PER TRE ALEANCAT


- Aleanca e Ndryshimit(PD)Imazh - 46,92% - MANDATE - 70 DEPUTETE

- Aleanca Socialiste për Integrim(LSI)Imazh - 5,52% - MANDATE - 4 DEPUTETE

- Bashkimi për Ndryshim(PS)Imazh - 45,45% - - MANDATE - 66

Tashmë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mbetet në pritje të shqyrtimit të kërkesave ankimore nga ana e Kolegjit Zgjedhor, pasi nga ky fakt kushtëzohet dhe certifikimi e shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të përgjithshme që u zhvilluan më 28 Qershor 2009.

LEONARD OLLI
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Imazh

REZULTATET, NGJARJET e ZGJEDHJEVE te 28.6.2009

PostPostuar: 22 Korrik 2009, 19:54
nga Laert
REZULTATET E ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE NE SHKODER PAS 28 QERSHORIT 2009

Imazh


rEZULTATET E PARTIVE NE SHKODER
Imazh

Shpallet me unanimitet fitorja e Berishës. Përfundon procesi

PostPostuar: 01 Gusht 2009, 23:53
nga Laert
01-08-2009 / Artur BegoShpallet me unanimitet fitorja e Berishës. Përfundon procesi zgjedhor i 28 qershorit

Me përfundimin e afatit rutinë pesëditor të apelimeve (të munguara) të partive politike lidhur me numrin e mandateve që dilnin nga përllogaritja e votave të koalicioneve zgjedhore që morën pjesë në zgjedhjet e 28 qershorit, KQZ-ja ka formalizuar sot përfundimin e procesit. Ashtu siç mendohet, pa asnjë surprizë, koalicioni i drejtuar nga Sali Berisha ka marrë 70 mandate deputetësh, ndërkohë që së bashku me 4 mandatet e LSI-së, koalicioni i ri qeveritar do të ketë në parlament mbështetjen e 74 deputetëve, një shumicë e fortë kjo, po të merret parasysh edhe fuqia që ka fituar kryeministri me kushtetutën e re. Partia Socialiste ka vetëm 65 mandate, ndërkohë që një mandat i shkon kryetarit ende në detyrë të PBDNJ-së, Vangjel Dule, për të cilin spekulimet s’po marrin fund lidhur me orientimin e tij politik, pas nisjes së legjislaturës së re. Shpallja e rezultateve të zgjedhjeve u bë me unanimitet nga KQZ-ja, ku spikati edhe vota “pro” e të përfaqësuesve të Edvinit në këtë institucion.

Që nga kryetari Arben Ristani dhe deri te juristi Njazi Kosovrasti, kanë falënderuar komisionerët zgjedhorë dhe në tërësi aktorët e këtij procesi që kanë mundësuar të realizojnë me angazhim të plotë aktet që i nevojiteshin atij, duke marrë këtu parasysh edhe vështirësitë që kishte procesi për herën e parë të aplikimit të kodit të ri zgjedhor.



Lista e kandidatëve që morën nga një mandat deputeti, për në legjislaturën e re


Qarku SHKODËR


7 mandate të PD

1-Jozefina Topalli

2-Astrit Bushati

3-Arenca Trashani

4-Gezim Dibra

5-Gjok Uldedaj

6-Paulin Stërkaj

7-Ndue Palica


4 mandate të PS

1-Ilir Beqja

2-Tom Doshi

3-Ndue Kola

4-Astrit Beci


Qarku KUKËS


3 mandate të PD

1-Flamur Noka

2-Besnik Dushaj

3-Fatos Hoxha


1 mandat i PS

1-Asllan Dogjani


Qarku LEZHË


4 mandate të PD

1-Edi Paloka

2-Mark Marku

3-Pavlina Hoti

4-Raimond Hoxha


3 mandate të PS

1-Gjok Jaku

2-Gjovalin Kadeli

3-Armando Prenga


Qarku DIBËR


4 mandate të PD

1-Jemin Gjana

2-Sherefedin Shehu

3-Bedri Hoxha

4-Selami Xhepa


2 mandate të PS

1-Sadri Abazi

2-Qemal Minxhozi


Qarku DURRËS


7 mandate të PD

1-Ferdinad Xhaferri

2-Albana Vokshi

3-Gazmend Oketa

4-Ylli Lama

5-Osman Metalla

6-Eduart Halimi

7-Igli Cara


5 mandate të PS

1-Blendi Klosi

2-Rudina Seseri

3-Hazir Gashi

4-Gazmir Bizhga

5-Klodiana Spaniu


1 mandat nga LSI

1-Lefter Koka


Qarku TIRANË


15 mandate të PD

1- Sali Berisha

2-Aldo Bumçi

3-Rajmonda Bulku

4-Bujar Nishani

5-Majlinda Bregu

6-Gerti Bogdani

7-Gent Strazimiri

8-Florian Mima

9-Ilir Rusmali

10-Myqerem Tafaj

11-Luan Skuqi

12-Tritan Shehu

13-Viktor Gumi

14-Arben Imami

15-Lajla Përnaska


15 mandate të PS

1- Vasilika Hysi

2-Besnik Baraj

3-Kastriot Islami

4-Saimir Tahiri

5-Fatmir Xhafaj

6-Andis Harasani

7-Ditmir Bushati

8-Eglantina Gjermeni

9-Namik Dokle

10-Enkeleida Shkreli

11-Eduart Shalsi

12-Xhemal Qefalia

13-Dashamir Peza

14-Ilir Gjoni

15-Artan Gaci


1 mandat i PR

1-Fatmir Mediu


1 mandat i LSI

1-Ilir Meta


Qarku ELBASAN


7 mandate të PD

1-Lulzim Basha

2-Ardian Turku

3-Adriana Gjoni

4-Rrahim Ola

5-Dashnor Sula

6-Luciano Boci

7-Sybi Hida


7 mandate të PS

1-Valentina Leskaj

2-Ilir Bellia

3-Shegushe Ligori

4-Taulant Balla

5- Damian Gjiknuri

6- Agim Leka

7-Skender Hasa


Qarku FIER


9 mandate të PS

1-Gramoz Ruçi

2-Ermelinda Meksi

3-Albert Çaçi

4-Fatos Tusha

5-Armando Subashi

6-Bashkim Fino

7-Ervin Koci

8-Arben Cuko

9-PirroLutaj


6 mandate të PD

1-Sokol Olldashi

2-Ilir Bano

3-Mesila Dode

4-Enkeljd Alibeaj

5-Vasillaq Ngreci

6-Fatos Beja


1 mandat i LSI

1-Dritan Prifti


Qarku KORÇË


6 mandate të PD

1-Ridvan Bode

2-Gjergji Papa

3-Ledina Allolli

4-Edmond Spaho

5-Fatbardh Kadilli

6-Ismail Hoxha


6 mandate të PS

1-Ben Blushi

2-Pandeli Majko

3-Mimi Kodheli

4-Alfred Dalipi

5-Arben Ahmetaj

6-Olta Xhaçkaj


Qarku VLORË


6 mandate të PS

1-Arben Isaraj

2-Luiza Xhuvani

3-Arben Malaj

4-Shpetim Idrizi

5-Eltar Deda

6-Fatmir Toçi


4 mandate të PD

1-Astrit Paozi

2-Ardian Kollozi

3-Leonard Demi

4-Kreshnik Çipi


1 mandat i PDI

1-Dashamir Tahiri


1 mandat i PBDNJ

1-Vangjel Dule



Qarku GJIROKASTËR


3 mandate të PS

1-Arta Dade

2-Bangjel Tavo

3-Elhem Ruka


2 mandate të PD

1-Genc Ruli

2-Spiro Ksera
...

REZULTATET, NGJARJET e ZGJEDHJEVE te 28.6.2009

PostPostuar: 10 Shtator 2009, 14:52
nga Laert
Kush janë 70 deputetët që shkelin për herë të parë në Parlament dhe profesionet e tyre?

Janë 70 deputetët që hyjnë në Parlamentin Shqiptar, dhe të gjithë lënë pas krahëve një profesion që kanë ushtruar më parë. Dikush ka qenë pedagog, dikush tjetër jurist, një tjetër ekonomist, e në fakt duket se për nga arsimimi ky parlament do të jetë më i arsimuari. Por jo vetëm kaq, ndër të rinjtë që hyjnë rishtaz në Parlament janë edhe biznesmenët, të cilët “pasurojnë” sallën e seancave parlamentare.

CV-të e deputetëve të rinj
PD
TIRANË
1-Rajmonda Bulku (Aktore)
2-Gerti Bogdani- (ish-Kryetar i Minibashkisë nr. 10, ish zëdhënës i PD, Kryetar i FRPD)
3-Genti Strazimiri- (Sekretar për organizatat partnere, zv.ministër i Brendshëm)
4-Florian Mima- (Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, zv.ministër i Financave)
5-Myqerem Tafaj- (Këshilltar i Kryeministrit Berisha)
6-Viktor Gumi- (Ish ekspert ligjor në Kuvend, ish zv.ministër i Drejtësisë, Ministër i Punës)

LEZHË
1-Mark Marku- (Publicist i njohur, Pedagog në Fakultetin e Histori- Filologjisë)
2-Paulina Hoti- (zv.ministre e Drejtësisë)

VLORË
1-Astrit Patozi- (Nënkryetar i PD-së, diplomuar për Gjuhë-Letërsi)
2-Kreshnik Çipi- (Anëtar i PD-së Vlorë, ish futbollist i Flamurtarit)

GJIROKASTËR
1-Spiro Ksera- (Ish-anëtar i kryesisë së PBDNJ-së, Prefekt i Gjirokastrës)

BERAT
1-Lefter Maliqi- (Kreu komunës Otllak)

DIBËR
1-Sherefedin Shehu- (zv.ministër i Ekonomisë, doktor i shkencave për menaxhimin financiar)
2-Bedri Hoxha- (Kryetar i Bashkisë Klos)
3-Selami Xhepa- (Këshilltar i kryeministrit për ekonominë)

KUKËS
1-Besnik Dusha- (Kryetar i PD Tropojë)

DURRËS
1-Albana Vokshi- (Departamenti i bashkërendimit të strategjive dhe koordinimit të ndihmës së huaj në kryeministri)
2-Ylli Lama- (Nënprefekt i Durrësit)
3-Eduard Halimi- (Ish-zv-ministër i Drejtësisë, Avokat i Shtetit)
4-Igli Cara- (Kryetar i PD-së Durrës)

FIER
1-Mesila Doda- (Ish-kryetare e KKRT-së)
2-Enkelejd Alibeaj- (Ish këshilltar i kryeministrit, Ministër i Drejtësisë, Jurist)
3-Vasillaq Ngresi- (Inxhinier, drejtues i degës së PD-së Fier)

KORÇË
1-Gjergji Papa- (Kryetar i PD-së Korçë, pedagog)
2-Ledina Alolli- (Pedagoge e Universitetit të Korçës)
3-Fatbardh Kadilli- (Këshilltar i Kryeministrit për anti-korrupsionin)
4-Ismail Hoxha- (Profesor)

ELBASAN
1-Ardian Turku- (Ish kryetar bashkie, Ministër i Kulturës)
2-Adriana Gjoni- (Zv.ministre e Arsimit, Titulli shkencor Profesor)
3-Rrahim Çota- (Biznesmen)
4-Luçiano Boçi- (Zv.rektor i universitetit, kryetar i PD-së Elbasan)
5-Sybi Hida- (Drejtor i përgjithshëm i politikave makroekonomike)

SHKODËR
1-Gëzim Dibra- (Biznesmen)
2-Gjok Uldedaj- (Kryetar i Dhomës së Tregtisë, profesor)
3-Ndue Paluca- (Kryetar i Bashkisë së Fushë Arrëzit)

CV-të e deputetëve të PS

Qarku Tiranë
1. Vasilika Hysi, (juriste, ish-kryetare e Komitetit Shqiptar të Helsinkit)
2. Besnik Baraj, (kryetar i PS Tiranë, sekretar për Mjedisin)
3. Saimir Tahiri, (Jurist, drejtues i Fondacionit “Qemal Stafa”)
4. Ditmir Bushati, (jurist)
5. Eglantina Gjermeni, (Pedagoge, shoqëri civile)
6. Enkelejda Shkreli, (Anëtare kryesie PS)
7. Eduard Shalsi, (nënkryetar i Bashkisë Tiranë)
8. Xhemal Qefalia, (Drejtor institucionesh të ekzekutimit të vendimeve penale, Zv.Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Këshilltar në Prokurorinë e Përgjithshme, Ekspert i jashtëm pranë Komitetit të Helsinkit)
9. Dashamir Peza, (biznesmen)
10.Artan Gaçi (biznesmen)

Qarku Berat
1. Fidel Ylli, (Biznesmen)
2. Ermonela Felaj, (Prokurore)

Qarku Durrës
1. Rudina Seseri, (Harvard Business School, ekonomiste dhe eksperte financiare)
2. Hazir Gashi, (Biznesmen)
3. Gazmir Bizhga, (Ish- deputet)
4. Klodiana Spahiu, (Kardiologe)

Qarku Elbasan
1. Ilir Bejtja, (Pedagog në Fakultetin Ekonomik Elbasan)
2. Shegush Ligori, (Avokate)
3. Damian Gjiknuri, (Jurist, Nënsekretar për Çështjet Juridike)
4. Agim Leka, (Kryetar i PS Elbasan, Pedagog)
5. Skënder Hasa, (Biznesmen, ish- kryetar i Bashkisë Peqin)

Qarku Fier
1. Fatos Tushe, (Nënkryetar i Bashkisë Lushnje)
2. Armando Subashi, (Gjyqtar, anëtar i KLD-së)
3. Ervin Koçi, (Bankier)
4. Arben Çuko, (Ish-komandant i Gardës së Republikës)

Qarku Korçë
1. Mimi Kodheli, (Zëdhënëse e kryesisë PS)
2. Arben Ahmetaj, (Anëtar i Asamblesë Kombëtare)
3. Olta Xhaçka, (Shkenca politike, Pedagoge)

Qarku Kukës
1. Asllan Dogjani, (Jurist, ish Drejtor i Policisë Gjirokastër, Fier, Shkodër)

Qarku Lezhë
1. Gjok Jaku, (Jurist, ish Kryetar Bashkie Lezhë)
2. Gjovalin Kadeli, (Jurist, biznesmen)
3. Armando Prenga, (Jurist, biznesmen)

Qarku Shkodër
1. Ilir Beqja, (Nënsekretar për programin në PS)

Qarku Vlorë
1. Luiza Xhuvani (Aktore)
2. Eltar Deda, (Kreu i PS Vlorë)
3. Fatmir Toçi (Botues)

Deputetët e LSI
1.Nasip Naço (Prokuror, Diplomuar për Drejtësi)
2.Lefter Koka (Biznesmen)

ARJOLA YMERAJ
8.9.2009

ZGJEDHJET e 28.6.2009. 70 DEPUTETET E RINJE TE PARLAMENTIT

PostPostuar: 05 Dhjetor 2009, 02:17
nga Laert
QEVERIA ''BERISHA 2'' E DALE PAS 28 QERSHORIT 2009
Imazh


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha (RRJESHTI I PARE, NE QENDER) përbën me tij anëtarët e kabinetit të ri në Tiranë. 17 shtator 2009. Ministrat: (rradhët e para, MAJTAS, RRJESHTI I PARE) Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, Ministrja për Integrimin Majlinda Bregu, Zv / Kryeministrin dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta, kryeministri Sali Berisha, ministri i shtetit Genc Pollo, Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, ministri i financave Ridvan Bode . (rrjeshti i prapem i dyte nga e majta): Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës Dritan Prifti, Ministri i Transporteve Sokol Olldashi, Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, Ministri i Bujqësisë Genc Ruli, Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu. (prapa - rrjeshti i trete nga e majta), Ministri i Kulturës dhe Sporteve Ferdinand Xhaferri, Ministri i Punësimit Spiro Ksera dhe Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili.

[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari