Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 55 postime · Faqe 4 prej 6 · 1, 2, 3, 4, 5, 6
ZGJEDHJET e 28.6.2009. 70 DEPUTETET E RINJE TE PARLAMENTIT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Deputetët e Kuvendit të ri, Partia Demokratike qeveris vendin


PD dominon rezultatin e zgjedhjeve, kur janë numëruar më shumë se gjysma e kutive të votimit. Kryeministri Sali Berisha shprehu bindjen se koalicioni i tij do të ketë 72 mandate në parlamentin e ri

Partia Demokratike dominon rezultatin e zgjedhjeve në rang kombëtar, duke siguruar 72 mandate në Kuvendin e Shqipërisë. Në bazë të rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga numri i më shumë se 2500 qendrave të votimit ndër 4753 të tilla në të gjithë vendin, rezulton se Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Ndryshim”, ka siguruar më shumë se 72 vende në parlamentin e ardhshëm me 140 deputetë, kundrejt 65 të Partisë Socialiste dhe “Bashkimit për Ndryshim”. Partia Demokratike dhe koalicioni i udhëhequr prej saj “Aleanca për Ndryshim”, fitojnë bindshëm në qarkun e Shkodrës, Lezhës, Kukësit, Durrësit, Dibrës, Tiranës, ndërsa me rezultate thuajse të barabarta në qarqet si Elbasan, Korçë, Fier dhe me disavantazhe të ngushta në qarkun e Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Ndërkohë që PD udhëheq bindshëm në zonat rreth qarkut të Tiranës me më shumë se 3000 vota. Vetëm në bashkinë Kamëz në kryeqytet Partia Demokratike u shpall fituese me një diferencë të ndjeshme, prej 3600 votash. Në rang kombëtar, koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike, grumbullon shumicën e mandateve për kuvendin e ri, duke shkuar në total në 70 deputetë, 1 deputet PR dhe po 1 deputet PDI, kundrejt 64 mandateve të Partisë Socialiste dhe 3 deputetë që arrin të marrë Lëvizja Socialiste për Integrim, bashkë me koalicionin e tij. Partia Demokratike, është e favorizuar në 4 qarqe si në Tiranë, Elbasan, Korçë, Fier dhe Lezhë, që të përmirësojë rezultatet e saj dhe kësisoj të marrë mandatet e duhura, për të bërë të mundur formimin e qeverisë së re. Në qarkun e Tiranës, Partia Demokratike dhe “Aleanca për Ndryshim”, udhëheqin me afro 48 për qind të votave, kundrejt 44.8 për qind të Partisë Socialiste dhe koalicionit “Bashkimi për Ndryshim”. Edhe si subjekt, Partia Demokratike udhëheq me 2 pikë diferencë kundrejt Partisë Socialiste, përkatësisht, 44 për qind dhe 42 për qind. Në qarkun Shkodër, Partia Demokratike dhe “Aleanca për Ndryshim”, avancojnë me 55.7 për qind të votave, kundrejt 37. 7 për qind të Partisë Socialiste dhe koalicionit “Bashkimi për Ndryshim”. Në qarkun Lezhë, PD dhe “Aleanca për Ndryshim” fitojnë me 55.3 për qind të votave, kundrejt 33.8 për qind të PS dhe “Bashkimit për Ndryshim”. Në qarkun Dibër, PD dhe “Aleanca për Ndryshim”, fitojnë me 58.58 për qind të votave, ndërsa PS dhe “Bashkimi për Ndryshim” marrin 33.8 për qind të votave. Në qarkun Kukës, PD dhe “Aleanca për Ndryshim”, arrijnë të grumbullojnë 56.6 për qind të votave, kundrejt 30.2 për qind të PS dhe “Bashkimi për Ndryshim”. Në qarkun e Durrësit, PD dhe Aleanca për Ndryshim, fitojnë me 52.16 për qind të votave, ndërsa PS dhe “Bashkimi për Ndryshim” marrin 38.5 për qind. Në qarkun Elbasan, rezultati është i ekuilibruar si nga rezultatet e votave ashtu edhe ndarja e mandateve. PD dhe “Aleanca për Ndryshim” me 46 për qind të votave, PS dhe “Bashkimi për Ndryshim”, 48 për qind të votave, në qarkun e Elbasanit. Ndarja e mandateve kalkulohet në mënyrë të barabartë për të dy forcat e mëdha politike, 7 me 7. Në qarkun Korçë, gjithashtu rezultati është i barabartë, me përqindje votash të dy koalicionet “Aleanca për Ndryshim” dhe “Bashkimi për Ndryshim”, përkatësisht 43 për qind dhe 43.3 për qind, ndërsa në mandate deputetësh ndarja është në mënyrë po të barabartë, 6 me 6. Epërsi e lehtë e koalicioni të Partisë Socialiste vihet re në qarkun Fier, por që rezultatet ndryshonin moment pas momenti. PS dhe koalicioni “Aleanca për Ndryshim”, marrin 52 për qind të votave, kundrejt 40 për qind të Partisë Demokratike dhe “Aleanca për Ndryshim”. Në mandate deputetësh PS merr 8 deputetë, PD 7 deputetë dhe 1 deputet i shkon LSI-së. Në qarkun Vlorë, PD dhe “Aleanca për Ndryshim” shkojnë në shifrat e 40 për qind të votave, ndërsa PS dhe “Aleanca për Ndryshim” qëndrojnë në kufijtë e 50 për qind të votave. Në qarkun Berat, PD dhe koalicioni “Aleanca për Ndryshim”, marrin më shumë se 40 për qind të votave, ndërkohë që PS dhe “Bashkimi për Ndryshim” në kufijtë 45-50 për qind të votave. Qarku Gjirokastër, Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Ndryshim”, marrin 45 për qind të votave, ndërsa PS dhe “Bashkimi për Ndryshim”, në epërsi të lehtë me vetëm 5 pikë.



Mandatet

PD, 70 deputetë

PS, 64 deputetë

LSI, 3 deputetë

PDI, 1 deputet

PBDNJ, 1 deputet

PR, 1 deputet



Koalicionet Aleanca e Ndryshimit, 72 vende në parlament

Bashkimi për Ndryshim, 65 vende në parlament

Aleanca Socialiste për Integrim, 3 vende në parlament

30-06-2009 / Gazeta 55
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
REZULTATET, NGJARJET e ZGJEDHJEVE te 28.6.2009, Posted 01 Korrik 2009, 07:16
PERSHTYPJA E NJE QYTETARIT- SHTOGU -PER FITOREN E PD-ES NE GERDEC


Gerdeci i cili u dogj, u sakatua e pothuajse u shfaros nga faqja e dheut, dje votoi per Berishen !

O Tempora, o Mores !

Ky popull e meriton te hiqet zvarre, ne mizerje dhe neveri !


LAERT: SI JU DUKET KJO PERSHTYPJE E KETIJ QYTETARIT PER FITOREN E PD-ES NE GERDEC?
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 27
Vendodhja: Fier
Antarësuar: 16 Maj 2009, 17:24
Pershendetje te gjitheve.
Persa i perket zgjedhjeve se per ke votuan shqipetaret pak rendesi ka por me shume rendesi eshte qe ata u afruan te kutite e votimit dhe hodhen nji flet te plotesuar te pa plotesuar ajo nuk dihet.Pra del qe nuk ishte e rendesishme per ke votoj por ishte me e rendesishme qe votove.Ky sistem qe u be kesaj radhe ishte nji sistem qe shume pak veta e kuptojne madje edhe kryetar e partive qe u futen ne keto zgjedhje ( edhe perse e votuan vete)nuk e moren vesh mire se si perllogariteshin votat dhe sa vota duhej per mandatin e par apo per mandatin e fundit.Ajo qe la te kuptoj qarT ishte se ky sistem ishte paka shume luftim i partive te vogela qe jo pak sillte trazira ne parlament apo krijonte situata te veshira per kalimin apo jo te disa ligjeve.Pra kesaj radhe nuk do te shofim me ne parlament Nji Skender Gjinush PSD Paskal Milo PDS Dashamir Shehi LZHK Fatos Nano e disa te tjere.Po te shikosh rezultatin nga ky moment qe po shkruaj une eshte :
PD-68
PS-65
LSI-4
PBDNJ-1
PR-1
PDI-1
Pra e djathta me kualicion vete 70 mandate (deputet) ne parlament.
Kurse e majta progresiste ne rast se bashkohet po keshtu vete 70 mandate (deputet) ne parlament.
Kemi nji balotazh mandatesh 70|70
Kurse me % votash ne rang kombetar kemi 40.96 % PS dhe 39.06 apo dicka e tille.(jan akoma kuti apo QV qe nuk jan numeruar akoma)
Ne rast se PD dhe kualicioni i saj arrin te mar dhe nji mandat tjeter te keto qendra votimi qe nuk jan numeruar akoma a do jete e mundur qe te qeverris vendin me plot 71 ?!! Ku ne parlamnt nji ligj qe kalon per miratim i duhet 74+1 vote.Apo rezultati do jete i tille 70|70 ku me % votash i bie qe e majta (nese bashkohet) te qeverris vendin dhe po kjo do jete ne gjendje ta qeverris ate?!!Apo do kemi nji qeverisje te djathe me votat e se majtes?!!
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Une shoh nje bashkeqeverisje e drejtuar nga PD, megjithate ne qofte se arrihet kjo gje do kete probleme te medhaja por do tregoje botes se ne mund te qeverisim se bashku.
Megjithate e kam thene rezultatin perfundimtar do e marrim vesh neser edhe pse PD konfirmon fitoren shoh se shqiptaret qe kane votuar skane ndryshuar ne bindjet politike me interes
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
PD shpall fitoren e zgjedhjeve

Imazh

Tiranë – Partia Demokratike para pak sekondash ka shpallur fitoren e saj në zgjedhjet parlamentare të së dielës.
Në një prononcim për mediat, zëdhënësja e fushatës Majlinda Bregu ka deklaruar se tashmë është e qartë, që koalicioni i djathtë ka fituar zgjedhjet. Ajo ka ftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, që të certefikojnë rezultatet.

“Nuk ka asnjë dyshim se kjo mazhorancë do të qeverisë Shqipërinë. Në të gjitha përllogaritjet jemi të sigurt se kemi 71 mandate. Koalicioni që do të qeverisë Shqipërinë do të jetë koalicion stabël”-tha Bregu gjatë konferencës nga selia blu. Me këtë rast, ajo ka falënderuar të gjithë zgjedhësit shqiptarë që votuan për të djathtën.
GazetaStart 2009-07-01 14:22
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Gjinushi: Berisha fitoi, e majta duhet të pastrohet

Kreu i PSD-së pranoi dje se e majta nuk është në pushtet
Imazh
Gjinushi: Berisha fitoi, e majta duhet të pastrohet


TIRANË – E majta, tani për tani, nuk është në pushtet, ka deklaruar hapur dje kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, i cili fajësoi për këtë PS-në dhe çarjen që njihet brenda së majtës. Por, Gjinushi deklaroi se, “e majta nuk është në pushtet. Se cili do të jetë raporti final nuk e dimë, por sot për sot, nuk është në pushtet. Në maxhoritar raportet janë 53 me 42, janë 3 apo 4 të diskutueshme, disa të kontestueshme, por kontestimi i mbetet gjykatës. Rezultati i deritanishëm nuk flet për fitore të PD-së, sepse është shumë e ngushtë, dhe rrjedhimisht, flet për një qeverisje të vështirë që nuk e kap vitin 2007 dhe kjo do të jetë një nga taktikat e së majtës, që të paktën mirë e kthyen Berishën, por ta kthejmë përkohësisht, sa për t’i nxjerrë merakun”. E majta, tha Gjinushi, nuk ka marrë rezultatin që pritej dhe i takonte, ku ndonëse ka një prioritet në proporcional nga 4 deri në 5%, çka të çon lehtësisht në fitore, përsëri vihet në diskutim, qoftë fitorja apo një humbje e ngushtë dhe shkak kryesor për këtë padiskutim, është çarja e së majtës. Një çarje dhe luftë për pushtet brenda së majtës, vijoi Gjinushi, që daton që prej vitit 1999, luftë e cila në parim ka patur vetëm interesa personale dhe problemin se kush do të dominojë PS-në apo pushtetin e saj dhe jo mirëqeverisjen e vendit. Sipas Gjinushit, ishte një çarje që u shfrytëzua taktikisht nga e djathta dhe PD-ja, të cilët e dinin mirë bilancin që e majtë, e djathtë ndryshonin me 4-5% dhe për këtë arsye, sipas tij, u nxit pavarësia e LSI-së dhe LZHK-së që dilnin jashtë grupimeve të majta dhe të djathta. Gjinushi tha se me një bashkëpunim PS-PSD-LSI dilte një e majtë fituese e kontrolluar, e ekuilibruar dhe e pastruar detyrimisht nga politikat e vjetra. I pyetur në lidhje me këtë pastrim të politikave të vjetra, Gjinushi u shpreh se, “e majta duhet të ndryshonte mesazhin kryesor, shkëputjen nga korrupsioni dhe një luftë me bazë. Nëse nuk e bëri këtë para fushatës, duhet ta bëjë tani. E majta përfaqëson shtresat më të varfëra dhe nuk mund të pranohet që liderë të së majtës të hedhin miliona në fushatë. PSD-ja nuk ka marrë kurrë vota me para droge, me para prostitutash dhe me pastrim parash, siç kanë bërë shumica në fushatë”, - tha Gjinushi. Sipas tij, zgjatja e pushtetit të Berishës sa më pak, “kërkon një ribashkim të së majtës, një reflktim në të majtë, një pastrim në të majtë, e cila duhet të drejtohet nga njerëz që përfaqësojnë të majtën dhe jo interesat e tyre për të mos përsëritur këto gjëra në zgjedhjet lokale dhe për të qenë në një taktikë të përbashkët, qoftë si opozitë parlamentare, veçanërisht për merakun që ka Berisha për zgjedhjen e presidentit në 2007-ën, të cilën nuk e realizon dot”. Dhe rrjedhimisht, tha Gjinushi, janë të gjitha mundësitë që një e majtë e rikonfiguruar, një e majtë që reflekton të luftojë qoftë në 2006-ën, qoftë në 2007-ën për një rikuperim total në elektorat. Ai u kërkoi edhe partive të tjera si PAD-së, PDS-së, LSI-së të mos merren me PSD-në, sepse të gjithë ata janë përfituesit e “Dushkut” të 2001-shit. Gjinushi i vlerësoi zgjedhjet jo thjesht si një hap para, por si zgjedhje që plotësuan standardet. PSD-ja llogarit që të marrë në proporcional 7 deputetë.
Darina Tanushi
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Kreu i PAD-së pranon bashkëpunim me PD

Imazh
Ceka: E majta humbi për faj të PS dhe korrupsionit


Përqendrimi i pushtetit në pak duar, korrupsioni, shpërfillja e aleatëve dhe ndarja e LSI-së nga PS, radhiten si shkaqet kryesore për humbjen e së majtës në zgjedhjet e 3 korrikut, sipas Neritan Cekës.

Përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve, sipas Kreut të PAD-së, është vetëm PS-ja dhe kryesisht lidershipi i saj. Kreu i PAD-së ka dhënë dje shenjat e para të pranimit të tij me qeverisjen e djathtë. Ai është përpjekur të gjejë të gjitha arsyet që e ndajnë me PS-në dhe të tjerat që e bashkojnë me PD-në për t’i dhënë kuptim pozicionimit të PAD-së në koalicionin e djathtë qeverisës, i cili pritet të drejtohet nga lideri i PD-së, Sali Berisha. Kreu i PAD-së thotë se tetë vite mjaftojnë për të lënë pas inatet dhe konfliktet me liderët e PD-së, duke theksuar se ka ardhur koha që marrëveshjet të bëhen nga forume dhe jo nga individë.

Duke qenë pjesë e koalicionit qeverisës me PS-në për tetë vite, cilat mendoni se janë shkaqet e humbjes së “koalicionit për integrim” në këto zgjedhje?
Së pari duhet të them se nuk kemi qenë në bashkëqeverisje, sepse veçanërisht pas 2001 PAD-ja është përjashtuar nga bashkëqeverisja dhe si rrjedhim nuk mund të mbajmë përgjegjësi për humbjen. Edhe pse rezultatet nuk janë zyrtarizuar mund të them se kjo është humbje e PS-së, e cila që tani e ka humbur garën me PD-në dhe nuk është një humbje që nuk reflekton në elektoratin e përgjithshëm shqiptar, pasi nga numërimi i përgjithshëm i votave në proporcional koalicioni i majtë është 6% përpara opozitës. Kjo do të thotë se koalicioni i majtë ka pasur mbështetje të elektoratit, por nuk ka ditur ta kthejë atë në fitore.

PS fajëson për këtë humbje LSI dhe aleatët e saj ku përfshiheni edhe ju, sa përgjegjësi për humbjen mban PAD-ja?
Mendoj se vet krijimi i LSI-së ka qenë rezultat i paaftësisë për t’i zgjidhur problemet brenda PS-së. Personalisht kam menduar gjithmonë se nuk ka pasur arsye për krijimin e LSI-së, kanë qenë kryesisht arsye të demokracisë së brendshme të PS-së dhe pamundësisë për t’u ulur dhe për të biseduar brenda PS-së. Natyrisht ka pasur një lloj megallonomie nga ana e LSI-së, e cila u fut dhe luftoi në maxhoritar duke ditur se në maxhoritar nuk do të merrte deputetë vetëm do të dëmtonte fitoren e përbashkët të koalicionit. Ndërsa për sa i përket PAD-së, unë mund të them se atje ku është humbur për arsye të votave që ka marrë PAD-ja, kjo ka ndodhur se mungoi një strategji e përbashkët, mungoi marrja në konsideratë nga PS-ja e propozimeve të bëra nga PAD-ja që në tryezën e 5 dhjetorit të vitit 2004 me kryeministrin Nano. Ne kemi kërkuar në atë takim krijimin e një komisioni qendror të përbashkët elektoral të koalicionit dhe pastaj ky komision të shqyrtonte Kodin Zgjedhor dhe të mos favorizonte në mënyrë artificiale opozitën, si dhe krijimi i një strategjie të përbashkët për fitoren në zgjedhje. Kështu që në ato zona ku AD-ja shkaktoi aksidente me votat e majta, kjo ka ndodhur jo për faj të saj, por për shkak të arrogancën dhe prepotencës e zyrtarëve socialistë.

Përveç atyre që thatë, a ka arsye të tjera që kanë çuar në humbjen e koalicionit të majtë në zgjedhjet e 3 korrikut, dhe sa përgjegjës për këtë humbje është vet lidershipi i PS-së?
Natyrisht që ajo që thashë më lart flet për arsyet matematikore të humbjes së zgjedhjeve, por ka edhe shkaqe politike dhe shpirtërore. Duhet të them se në dy vitet e fundit të qeverisjes nën drejtimin e Nanos, nga një anë kanë çuar në monopolizimin e pushteti në pak duar dhe në krijimin e idesë se qeveria është e identifikuar vetëm me Nanon, dhe nga ana tjetër kanë çuar në mungesën e kontrollit mbi qeverisje, qoftë nga ana e Parlamentit dhe nga mekanizmat e tjerë. Fakti që qytete të mëdha ku ka zhvillim të madh ekonomik, por dhe ku është punuar më shumë, si Tirana dhe Durrësi votuan në përgjithësi kundër PS-së dhe kandidatëve të saj. Pra humbja këtu nuk u shkaktua nga faktori LSI, por ka zona, të cilat kanë shprehur qartë një votë kundër, atë që unë do ta quaj arrogancë, prepotencë dhe korrupsion i kësaj qeverisjeje. Të paktën një korrupsion, i cili nuk u arrit të vërtetohej. Si përfundim unë mendoj që humbja e PS-së është edhe politike dhe morale. Fakti që qeverisja e PS u identifikua vetëm me Nanon tregon që humbja është edhe e Nanos, në mendimin e tij se përfaqësonte historinë. Të jeni të sigurt se kjo e ka ndëshkuar atë në mënyrë spektakolare nga qytetarët që janë mërzitur nga liderë që bëjnë histori. Gjithashtu unë mendoj se në qeverinë e fundit ka pasur shumë figura të diskutuara nga pikëpamja qoftë e kompetencës, që kanë qenë lodra politike në duart e Nanos, qoftë edhe njerëz që vet Nano i kishte anatemuar dhe njollosur me akuzat e korrupsionit. Pra qeveria e fundit do të mbahet mend si qeveria më e dobët, më pak popullore dhe me dimensione asimetrike në krahasim me meritat që ka pasur në përgjithësi qeverisja. Faktor kryesor për humbjen, të paktën në Tiranë, është fakti që njeriu që e bëri Tiranën kryeqytet evropian u mënjanua për xhelozi nga fushata elektorale dhe e kam fjalën për Edi Ramën.

Cili do të jetë pozicioni juaj përballë ftesës së PD-së për bashkëqeverisje edhe me partitë aleate të PS-së?
Unë duhet ta vlerësoj këtë thirrje që bën PD-ja. Unë nuk mendoj se është shprehje e një dobësie të kësaj partie, e cila është tek 72 deri në 75 vende në Parlament, por kjo tregon që duhet të ketë një ndryshim mentaliteti për të ndarë pushtetin, për të qeverisur me seriozitet dhe për të mos e kthyer shtetin në një instrument hakmarrjeje. Jam i sigurt që një koalicion i gjerë do të kufizojë arbitraritetin e një lideri apo partie që ka kohë që akumulon inate për shkak të qëndrimit të gjatë në opozitë. Si e tillë kjo thirrje duhet vlerësuar. Megjithatë unë e quaj jomoral faktin që disa parti kanë nxituar të deklarojnë që tani një pjesëmarrëse në koalicionin e ardhshme qeveritar, duke qenë që tani të parët në radhë. Në qoftë se merr pjesë në një koalicion duhet të jesh serioz me të deri ditën e fundit. Mendoj se diskutimet që bëhen në lidhje me pjesëmarrjen janë më tepër morale se politike, sepse natyrisht që partitë e vogla përgjithësisht nuk e kanë vendin në opozitë. Për PAD-në kjo kohë do të jetë kohë reflektimi për të parë gjithçka që ne kemi investuar në këto 15 vite të ekzistencës tonë, por edhe për të përcaktuar fatin e qendrës liberaldemokrate në politikën shqiptare. Nga ana tjetër vendimet nuk mund të merren nga individë, të cilët kanë ngarkesa emocionale në këto 15 vite, siç mund të jetë edhe Neritan Ceka, por do të merren nga forume që nuk mund të vendosin nga ngarkesat apo pasionet e një lideri, por do të shikojnë edhe të ardhmen e Shqipërisë dhe rolin e partisë në këtë të ardhme.

Duke iu referuar historisë së marrëdhënieve tuaja me Berishën, mendoni se do ta gjeni veten pranë PD-së?
Natyrisht që për fat të mirë nuk kam ngarkesa pozitive emocionale ndaj PS-së. Në fakt mund të them veçanërisht se zgjedhjet janë negative, sepse në vend që të shikoja një aleat kam parë një parti që është sjellë në mënyrë hipokrite me PAD-në, pavarësisht nga mbështetja që i kemi dhënë. Rezultatet tregojnë se jo vetëm që nuk kemi pasur ndihmë prej tyre, por na kanë vënë edhe shkopinj nën rrota në shumë raste. Nga ana tjetër vitet janë vite dhe nuk mund të jetohet gjithmonë me përshtypjet e marrëdhënieve personale që mund të kem me disa liderë ose me liderin kryesor të PD-së. Mund të them se si kryetar i komisionit parlamentar për rendin dhe SHISH-n kam punuar shumë mirë me deputetët e PD-së dhe mund të them se në tetë vite që kam drejtuar atë komision nuk kam marrë asnjë vendim me votë, por gjithmonë me konsensus.



Humbja e PS
Në dy vitet e fundit të qeverisjes nën drejtimin e Nanos, nga një anë kanë çuar në monopolizimin e pushtetit në pak duar dhe në krijimin e idesë se qeveria është e identifikuar vetëm me Nanon dhe nga ana tjetër kanë çuar në mungesën e kontrollit mbi qeverisjen, qoftë nga ana e Parlamentit qoftë edhe nga mekanizmat e tjerë. Fakti që qytete të mëdha ku ka zhvillim të madh ekonomik por dhe ku është punuar më shumë, siç janë Tirana dhe Durrësi, votuan në përgjithësi kundër PS-së dhe kandidatëve të saj e tregoi më së miri këtë.

Bashkëpunimi me PD
Unë duhet ta vlerësoj këtë thirrje që bën PD-ja. Nuk mendoj se është shprehje e një dobësie të kësaj partie, e cila është tek 72 deri në 75 vende në Parlament, por kjo tregon që duhet të ketë një ndryshim mentaliteti për të ndarë pushtetin për të qeverisur me seriozitet dhe për të mos e kthyer shtetin në një instrument hakmarrjeje. Jam i sigurt që një koalicion i gjerë do të kufizojë arbitraritetin e një lideri apo partie që ka kohë që akumulon inate për shkak të qëndrimit të gjatë në opozitë.
Luljeta Progni
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
REZULTATET, NGJARJET e ZGJEDHJEVE te 28.6.2009, Posted 02 Korrik 2009, 00:20
REZULTATET E FUNDIT TE VOTIMEVE TE DY KOALICIONEVE PD - PS NE 12 ZONA TE ORES 24:: TE DT.1 KORRIK 2009 SIPAS KQZ


SHKODER

PD - 58,25 %
PL - 3,51 %
LSI - 3,04 %
PS - 34,86 %


LEZHE

PD - 53,95
PS - 34,67


KUKESI

PD - 64,97
PS - 31,35


DIBER

PD - 57,71
PS - 32,38


DURRES

PD - 51, 65
PS - 39,22


TIRANA

PD - 46,75
PS - 45,75


FIER

PD - 40,23
PS - 51, 64


ELBASAN

OD -45,05
PS - 47,77


BERAT

PD - 33,21
PS - 54,58


KORCE

PD - 46,87
PS - 47,89


VLORE

PD -37,46
PS - 54,89


GJIROKASTER

PD - 40,10
PS - 55,91


SHENIM:

- LSI KA MARRE 4 MANDATE DEPUTETESH

- SIPAS REZULTATEVE TE MESIPERME JANE BASTIONE TE PD:
1.KUKESI
2. SHKODRA
3.DIBRA
4.LEZHA


- SIPAS REZULTATEVE TE MESIPERME JANE BASTIONE TE PS-ES:
1. GJIROKASTRA
2.VLORA
3. BERATI
4.FIERI


- ZONA ME GJYSE PER GJYS PERBERJES PARTIAKE MIDIS DY PARTIVE - PS DHE PD S:

1. TIRANA
2. ELBASANI
3. KORCA

SA MESIPER SHQIPERIA ESHTE E NDARE GJEOGRAFISHTE NE DY PARTI:
- PD I PERKET SHQIPERISE SE VERIUT
- PS I PERKET SHQIPERISE SE JUGUT
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Berisha: Koalicioni do te zgjerohet

Kryeministri Berisha gjate mbledhjes se qeverise qe zhvilloi dje deklaroi se qeveria e re qe do te krijohej pas mbylljes se procesit zgjedhor do te ishte pasoje e nje koalicioni te zgjeruar. Por kryeministri Berisha deklaroi se ndonese qeverise se re qe pritej te formohet, qeveria aktuale do te vazhdonte punen pa e nderprere asnje moment ate. "Ndaj dhe une, ju ftoj ju, zoterinj ministra - natyrisht koalicioni do te zgjerohet - por ju ftoj ju zoterinj ministra, qe, se bashku me bashkepunetoret tuaj, me administraten, te intensifikojme te gjitha perpjekjet", deklaroi kryeministri Berisha ne mbledhjen e djeshme te qeverise. Sipas tij, qeveria e re mund te krijohet sapo te shpallet rezultati, por kjo nuk do te ndodhe, sepse ka nje percaktim kushtetues. "Presidenti i Republikes emeron Kryeministrin, ai, brenda 10 diteve, duhet t'i paraqese programin parlamentit te vendit. Ky eshte nje obligim kushtetues. Mirepo, kjo gje nuk mund te ndodhe para konstituimit te parlamentit te ri", shpjegoi kryeministri Berisha ne mbledhjen e zhvilluar pasditen e djeshme. Sipas tij, Kushtetuta e ka te percaktuar se parlamenti i ri mblidhet diten qe skadon mandati i parlamentit tjeter, nderkohe qe parlamentit tjeter, mandati i skadon diten qe ai eshte mbledhur. Nisur nga keto llogari kreu i qeverise theksoi se parlamenti i ri pritej te mblidhet nga datat 3 ose 4 shtator. Nisur nga kjo kryeministri Berisha kerkoi nga ministrat qe qeveria aktuale te vazhdoje te funksionoje. "Une nuk ka ndermend te perdor variantin e ecjes se punes me zevendesministrat, nje praktike kjo sporadike. Jo. Une kam ndermend te vazhdoj me intensitet reformat deri diten e krijimit te qeverise se re", tha ai. Nga ana tjeter kryeministri Berisha deklaroi se integrimi evropian eshte ceshtja me kryesore e kater viteve qe vijne. Nga ana tjeter kryeministri Berisha solli ne vemendje detyrat e lena nga Komisioni Evropian ne raportin e vjetshem. "Eshte punuar me seriozitetin me te madh ne keto detyra. Duhet bere nje rivleresim i te gjitha detyrimeve qe rrjedhin nga ky raport dhe gjate veres do te punohet me intensitetin me te madh, ne menyre qe cdo detyrim qe rrjedh nga raporti i Komisionit Evropian, te permbushet, si interesi me i mire i ketij vendi", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, gjate kesaj periudhe nuk mund te miratohen ligje, deri sa te konstituohet parlamenti i ri, por qeveria do te vazhdoje punen e saj dhe keto ligje do te dergohen ne parlament. "Le te vazhdojme reformat, vecanerisht me perqendrim total ne detyrimet qe rrjedhin nga marreveshja e Stabilizim Asociimit, e cila tashme eshte ne fuqi, sepse eshte ratifikuar nga te gjitha vendet anetare dhe ajo perben "road mape" tone, programin tone, aq me teper kur integrimi eshte ceshtja me kryesore e kater viteve qe vijne", kerkoi kryeministri Berisha.

Ministrat

Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, ndonese ende vazhdon procesi i numrit te votave nje pjese e mire e qeverise ishin te pranishem ne Keshillin e Ministrave, ndonese kryesonin nje pjese te mire te listave te kandidateve te PD-se ne rrethe.

4 shtator

Pritet te jete data ne te cilen do te konstituohet parlamenti i ri i Shqiperise me mandata qe kandidaturat kane marre ne 28 Qershor. Kryeministri Berisha deklaroi se pas kesaj date do te votebesohej edhe qeveria e re.



Reformat

Kryeministri Berisha deklaroi ne mbledhjen e djeshme se reformat nuk do te ndalen per asnje moment. Sipas Berishes, ato do te vazhdojne te jene motori levizes i qeverise dhe axhenda e saj kryesore.
Fatjona Mejdini
E Enjte, 02 Korrik 2009
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Tension ne Fier. KQZ: Policia te nderhyje. Ruci: Votat i mbrojme me gjak
»
02/07/2009 -
Imazh

Tedi Blushi

Situata politike në vend është acaruar ndjeshëm gjatë 24 orëve të fundit. Tensioni ka arritur kulmin mëngjesin e sotëm pas thirrjeve nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike për të mbrojtur votat me çdo kusht. Simboli i “qëndresës” është shndërruar Qarku i Fierit. Janë vetëm tre kuti votimi të komunës Libofsh në KZAZ-në nr.20, ku secila nga dy partitë e mëdha ka varur shpresat për të fituar të drejtën e formimit të qeverisë së ardhshme. Të dhënat paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nxjerrin në raport të barabartë 70-70 të majtën dhe të djathtën. Ndaj edhe votat e kësaj KZAZ-je janë vendimtare për palët respektive. Pa llogaritur këto kuti votimi, raportet e mandateve në Qarkun e Fierit në bazë të votave që janë numëruar deri tani nxjerrin fitues PS-në me 9 deputetë, PD-në me 6 dhe LSI-në me një deputet. Tre kutitë e votimit të komunës Libofshë që nuk janë numëruar ende në rast se do të rezultojnë në favor të PS-së do t’i “blindojnë” këto raporte.
Bllokimi
Mesditën e së mërkurës me një vendim të KZAZ-së janë hapur 3 kutitë e komunës Libofsh të rrethit Fier. Por pas pak orësh të 3 këto kuti janë deklaruar të parregullta. Komisionerët e Partisë Demokratike kanë pretenduar se ato kanë probleme teknike dhe janë të papranueshme për një proces normal. Fakti që 3 kutitë janë pretenduar të parregullta ka irrituar kandidatët dhe përfaqësuesit e PS-së në këtë process të cilët e kanë kontestuar këtë vendim dhe kanë kërkuar rinumërim të kutive dhe vlerësim të rezultateve. Por nga ana tjetër, komisionerët e PD-së kanë kërkuar ndërhyrjen e KQZ-së dhe numërimin e votave në Tiranë. Këtu ka nisur edhe tensioni mes palëve. Duke qenë se votat ishin nxjerrë jashtë kutive, përfaqësuesit e PS-së pretenduan se gjatë transportimit të tyre në Tiranë mund të kishte manipulime nga ana e qeverisë. Në një prononcim për mediat, deputeti i PS-së, Gramoz Ruçi deklaroi se nuk do të lejonte që këto fletë votimi të numëroheshin nga KQZ. “Nuk ka burrë nëne që të prekë votat e socialistëve të Fierit. Gjaku në gju ka për të shkuar dhe votën nuk ka për ta prekur njeri. Ta harrojë Sokol Olldashi se mund të ndodhë ndryshe”, u shpreh Ruçi. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Olldashit, deputetit demokrat, ende të pazyrtarizuar të këtij qarku. Ai ka akuzuar PS-së se po mban peng brenda ambienteve të KZAZ-së nr.20 të komisionerëve demokratë. Pas këtyre paralajmërimeve një turmë e irrituar e mbështetësve të opozitës ka rrethuar godinën e KZAZ-së nr.20 për të mos lejuar transportimin e fletëve të votimit drejt Tiranës. Për të ç’tensionuar situatën drejt Fierit ka udhëtuar menjëherë deputetja demokrate e mandatuar në këto zgjedhje në kryeqytet, Rajmonda Bulku. Por ajo ka rënë pjesë e dhunës së turmës së irrituar që ndodhej jashtë kësaj godine. Përballë kësaj situate kaq të acaruar Komisioni Qendror të Zgjedhjeve është mbledhur me urgjencë rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm. Me shumicë votash, anëtarët e propozuar nga PD në këtë institucion vendosën që fletët e votimit të tre kutive të komunës Libofsh të trasnportoheshin drejt KQZ-së për t’u numëruar, nën shoqërimin e forcave të policisë së shtetit. I menjëherëshm ka qenë reagimi i deputetit socialist, Gramoz Ruçi që ka kundërshtuar këtë vendim. Ai paralajmëroi në një prononcim të vonë për mediat, se “policia do të duhet të kalojë mbi trupat tona sepse ne kutitë nuk do lejojmë që të shkojnë drejt Tiranës”. Por në orën 3 të mëngjesit kanë ndërhyrë ndërkombëtar dhe kutitë e votimit do të nisen drejt kryeqytetit.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 55 postime · Faqe 4 prej 6 · 1, 2, 3, 4, 5, 6
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 30 Tetor 2020, 08:42
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari