Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
ALLISHVERISHET LOKALISTE DHE TE RREZIKSHME TE I.METES
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
ALLISHVERISHET LOKALISTE DHE TE RREZIKSHME TE I.METES
Kushti i Metës për Ramën: Skraparlliu, Fidel Ylli kryeministër

Imazh
E majta është e sigurt për fitoren e zgjedhjeve të 28 qershorit. Bindja absolute për këtë është si tek Partia Socialiste, ashtu edhe tek Lëvizja Socialiste për Integrim. Megjithatë, pa votat e deputetëve që do të fitojë LSI-ja në këto zgjedhje, PS-ja ka për ta pasur të vështirë për të formuar e vetme qeverinë. Në këto rrethana, Ilir Meta i ka bërë një propozim mjaft interesant Edi Ramës. Nëpërmjet një njeriut të tij të besuar, ai i ka çuar fjalë kreut të PS-së se, pas 28 qershorit ai personalisht nuk aspiron postin e kryeministrit. Në karrigen e shefit të qeverisë, sipas Metës, nuk duhet të ulet as Rama. E mesmja e artë që ofron kreu i LSI-së është që kryeministri i ardhshëm i së majtës të jetë nga radhët e PS-së. Por, domosdoshmërish, sipas Metës ai duhet të jetë një skraparlli. Fidel Ylli është kandidatura që propozon Meta. E megjithatë, kushtet e LSI-së nuk mbarojnë këtu. Meta ka dhe dy kërkesa të tjera. Ai i propozon Ramës që Lushin e Komitetit Olimpik Shqiptar, që i ka dalë në krah Fidelit gjatë debateve në këtë komitet, Rama ta emërojë në postin e Komandantit të Gardës, ndërsa Kaç Çaushi të emërohet Drejtor i Shërbimeve Qeveritare. Në dukje, kushtet e Metës shihen si tepër objektive. Gjithsesi, fjalën e fundit pritet ta thotë Rama.

Meta: Partia Socialiste më 29 qershor do të vijë tek selia e LSI-së për të bërë bashkimin e madh


Shkruar nga T.O
e premte , 12 qershor 2009
Kreu i LSI-së ka treguar mbrëmë në “Orën e Debatit” raportet e tij me Nanon dhe Ramën
Ilir Meta mbrëmë në emisionin “Ora e Debatit” në televizionin “Ora-News” ka folur për strategjinë e LSI-së për zgjedhjet e 28 qershorit dhe raportet e tij me Fatos Nanon dhe Edi Ramën. Kreu i LSI-së me tone optimiste është shprehur i sigurt, se LSI-ja do të jetë çelësi i qeverisë së ardhshme dhe se LSI-ja do të marrë një numër të konsiderueshëm deputetësh. Ai ka deklaruar se nuk është kusht i LSI-së, që vetë ai, Ilir Meta, duhet të jetë me domosdo kryeministër për një koalicion me Partinë Socialiste. Ai ka deklaruar edhe me tone ironie se më 29 qershor, pra, vetëm një ditë pas zgjedhjeve, PS-ja do të vijë tek selia e LSI-së për të bërë bashkimin e madh. Ai ka vënë dukje edhe përparësinë që ka programi i LSI-së për të zgjidhur krizën ekonomike.


Programi
Kreu i LSI-së përballë një paneli gazetarësh të njohur si analistja Edlira Gjoni, drejtori i “NTV”-së, Elton Metaj, kryeredaktori i “Alsat”, Pandi Gjata dhe Patrik Sadikaj ka debatuar edhe për koalicionin me PS-në dhe programin e LSI-së. “LSI jo vetëm është sot alternativa që ju ofron shqiptarëve të thjeshtë programin më realist dhe më konkret që i nxjerr nga kriza dhe nga varfëria, por është alternativa që e fut Shqipërinë në një rrugë të padiskutueshme të zhvillimit dhe integrimit”, tha Meta. Kreu i LSI-së tha se në 28 qershor shqiptarët do të votojnë për LSI-në se e kuptojnë që vetëm kjo forcë politike mund t’i nxjerrë nga kriza ekonomike dhe sociale e mbi të gjitha nga kriza e besimit që ofrojnë alternativat e vjetra. Meta vuri në dukje se, “vendi ka nevojë për një lidership të provuar, sepse po kalon një situatë krize ekonomike, e cila mund të thellohet edhe më tej dhe unë jam i bindur se Tirana dhe e gjithë Shqipëria, do të votojë për LSI dhe Ilir Metën, sepse nuk mund t’i zgjidhin hallet dhe shqetësimet e shqiptarëve të thjeshtë politikanë që janë mësuar vetëm të fitojnë nga politika, por që nuk sakrifikojnë dot, nuk rrezikojnë dot, sepse nuk besojnë në radhë të parë tek sakrifica që kërkon politika në shërbim të njerëzve dhe tek sakrifica që kërkon politika për të qenë një mision jo për të qenë thjesht një instrument për pasurimin e një kaste që nuk do t’ia dijë për votën e qytetarëve”.

Për Edi Ramën
Meta gjatë emisionit “Ora e Debatit” deklaroi se ishte Partia Socialiste ajo që e solli demokracinë në Shqipëri. Dhe se bëri reforma të shumta në vend. Ai theksoi me ironi se Edi Rama nuk mund të bëhet kryeministër, pasi është kryetar i Bashkisë së Tiranës.
12/06/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 3 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 03:45
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari