Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
A duhet kryetari i nje partie te kandidohet per deputet?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Kryesocialisti gjithashtu i eshte pergjigjur serish fteses se herepashershme te Kryeministrit Sali Berisha, qe te kryesoje listen e kandidateve te qarkut se Tiranes. Ne fjalen e marre me rastin e celjes se fushates elektorale ne Elbasan, Rama sqaroi se eshte pikerisht ky qendrim qe ben dallimin mes dy boteve qe ndajne kundershtaret politike. Ai theksoi se politika per te, nuk eshte lufte per pushtet personal por akt per te zgjidhur kalin e pushtetit nga politika e vjeter. "Berisha me kerkon me insistim qe une ta le bashkine e Tiranes dhe te hy ne krye te listes se deputeteve, sic ka bere ai vete per t'i siguruar vetes nje karrige ne Parlament, pas 28 qershorit", pohoi kandidati per postin e kryeministrit, i koalicionit te majte "Bashkimi per ndryshim". Duke vijuar me tej, kreu i selise roze, sqaroi se vendin e pare ne listen e deputeteve te Tiranes ia kame lene Vasilika Hysit nje gruaje simbol i emancipimit dhe angazhimit qytetar ne mbrojtje te te drejtave dhe lirive te njeriut, nje pedagoge te shquar dhe shembullore. Qe, sipas tij, do te coje ne parlament bashke me grate dhe vajzat e tjera politiken e re te ndryshimit per grate dhe njerezit e pambrojtur. "Ky eshte dallimi i madh mes dy boteve qe perfaqesojme Sali Berisha dhe une. Per mua politika nuk eshte lufte per pushtet personal sic eshte per Sali Berishen dhe as mjet per te perfituar duke thene gjera qe nuk bej dhe bere gjera qe nuk thuhen si ben Sali Berisha", nenvizoi kryetari i Partise Socialiste. Ai theksoi gjithashtu se disa si Sali Berisha dhe si te tjeret, qe jane provuar dhe sterprovuar dhe sot ia kerkojne perseri voten shqiptareve por qe as dine, as duan dhe as munden te bejne ndonje gje me shume, se ne keto 18 vjet. "Vota per ta eshte nje vote per nje tjeter qeveri, te krijuar per te njejtat interesa mes te njejtave oborre familjare dhe klanore per te bere edhe kater vjet te tjera te njejtat pazare me te njejtat rezultate per njerezit qe paguajne per te njejten loje 18 vjet ne kurrizin e tyre", premtoi Edi Rama.
Shkeputur nga nje artikull i publikuar ne Koha Jone sot.

--------

Me falni por une dua te jem i qarte se me cmendi ky Rama duke hedhur poshte me cdo kusht detyrimin qe ka prijsi(kryetari) i nje partie qe te kandidohet per deputet.
Dy pika me cmendin fare me kete Edi Ramen, o une smarr vesh fare nga politika o Edi Rama ka probleme psiqike ose nuk do te le milionat qe i sjell bashkiaklleku sepse nuk shoh ndonje aresye tjeter.

- E Para eshte pikerisht mos kandidimi i tij se bashku me socialistet dhe koalcionin e majte qe ai kryeson qe ne njohjen time politike shqiptare dhe te huaj ne sistemet demokratike nuk me rezulton asgjekundi qe nje kryetar i nje partie opozitare apo pozitare mos te kanditoje per deputet pa pasur ndonje motiv te vlefshem ( ketu e kam fjalen ceshtje semundje apo ku di une).

- E dyta ai thote dhe citon duke nenvizuar shpesh politika e mykur 18vjecare etj, duke i rene ndesh keshtu edhe 10vjet('90-'92 --- '97-'05) qeverisje te PS-se partise qe ai kryeson dhe duke mos quajtur apo permenduar aspak qverisjen e partise qe e solli ne krye per punen qe ka bere ne keto 10vite qe i bie me qen me shume ne pushtet se vete demokratet.

Pra o ky s'eshte ne rregull o tall me nderen me popullin duke cituar permendesh budalliqe te tilla qe dikush ja ka mesuar.

Mua me ben shume pershtypje si ka mundesi qe keto sllogane kaq te varfera dhe qe skan te bejne aspak me politiken por qe duken qarte qe asnje nxenes i vitit te pare per shkenca politike mund ti bente gabime te tilla trashanike dhe qe per cudi askujt nuk i bien ne sy :what?:

Tashi me tregoni te dashur miqe mos valle vetem une i hiperbolizoj keto gjera apo eshte mese normale e gjithe kjo sepse mu mi ben nervat kacurrel me keto budalliqe qe thote lart e poshte Edi Rama???
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 27
Vendodhja: Fier
Antarësuar: 16 Maj 2009, 17:24
Debat i hapur ky ne kete fushat.Madje sulmi i perhershem ne cdo dalje te S.Berishes para popullit.Per mua do ishte e nevojshme pasi ne rast humbje kryetari jo vetem qe duhet te jap dorheqjen nga posti si kryetar partie por nuk do te gezoje as nji karrige ne parlament.dhe qe keshtu mbeshtetesit e tije do te jen si zogjet te mbetur ne fole pa nenen e tyre !!
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
KONTI shkroi:Debat i hapur ky ne kete fushat.Madje sulmi i perhershem ne cdo dalje te S.Berishes para popullit.Per mua do ishte e nevojshme pasi ne rast humbje kryetari jo vetem qe duhet te jap dorheqjen nga posti si kryetar partie por nuk do te gezoje as nji karrige ne parlament.dhe qe keshtu mbeshtetesit e tije do te jen si zogjet te mbetur ne fole pa nenen e tyre !!

Puna eshte se jane ca rregulla te pa shkruara ose te shkruara diku e te hedhura ne pluhur qe smund te devijohen sepse politika eshte nje filozofi ne vehte dhe si gjithe filozofite e tjera ka disa rregulla loje te arta qe sduhen shkelur sepse kemi te bejme me nje "ushtri" pa prijs.
Hipotezoj se fiton koalicioni i majte i Rames dhe ne parlament do kemi nje projekligj qe opozita ka disa te paqarta, kryetari i grupit parlamentar i ps duhet se sben te keshillohet edhe me kryetarin e partise qe eshte dhe kryetari i kabinetit qeveritar nga ku eshte krijuar ky projkeligj. Si do ta zgjidh? Do leje qe te shtyhet afati deri sa kryministri te kete kohe perti dhene pergjigje? Sepse te gjithe e dime se nje kryeminister nuk mund te hyje ne parlament si me qene ne zyren e partise sepse duhet qe ta therrase dikush dhe te fiksohet dita dhe ora kur te degjohet per interpelance apo ku di une. Pra do kemi nje lider te jashtem qe perdor masha deputetet qe ka brenda, jo dinjitoze dhe aspak profesionale kjo menyre konfrontimit politike me opoziten ne rastin e ps ne pushtet.
Pra ne qofte se nje parti humbet gjithsesi kryetari i saj duhet te jete si deputet te perfaqesoje forcen politike dhe elektoratin i cili e ka votuar.
Une e di qe gjithe lufta behet per Sali Berishen por smund te sakrifikojme te gjithe kryetaret qe humbin ne zgjedhje per nje person sepse politiken nuk e ben nje njeri por partite plurale(shumes). Keshtu qe Rama e ka kote qe thote nuk e shoh si lufte ai pikerisht i ben lufte indirekt Berishes duke prishur cdo rregull politik dhe lufta individualiste eshte shume goditje e ulet per nje politikan per mendmin tim.
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
E vleresoj shume kete ide qe hodhe ketu I Ameshuar per ta kristalizuar mire idene e Edvin Rames per te mos kandiduar ne parlamente ne rolin e liderit te partise, madje te partise ne opozite.
Plotesishte jam dakort me Te Ameshuarin si dhe me Kontin.
Nuk kam cte shtoj por vetem te perserise parashkruesit e mi te nderuar. Edhe une jam qe kryetari partise automatikishte duhet te jete deputete dhe perse? Po e sqaroj meposhte:
Edvin me kete ''ide'' te mos kandidimit ne parlamente ne rolin e kryetarit perpiqet me ato britma neper fjalime te na shesi sikur po shpike dicka qe bota ka me leviz, pra ky ben sikur ka ne dore leven e Arkimedit dhe me kete te ashtuquajtur ide synon te levize boten me pak energji e leves.................
I thone populli keto dardha nuk i hana daja. Ai ka be miliarda para dhe i shef popullin si grumbull rere, qe sa here nxjerre ky keto soj imambajalldina grumbulli i reres shperndahet....
Nuk ka rregulla te shkruara sepse nuk nevojitet te shkruhen pasi lidhjet organike qe mbajne struktura jane te nevojshme sikurse oksigjeni ne fiziologjine e cdo specie.
Kryetari i partise duhet te jete ne parlamente sepse aty eshte Tempulli i popullit ku ky si lider dhe te tjere lidere do te realizojne direkte fizikishte atributetet qe i ka ngarkuar kryesia e partise si dhe tere partia njekohesishte dhe gjithe elektorati i kesaj ngjyre partiake ne programin e angazhuar e te premtuar. Elektorati njehe nje kryetar dhe deputetin. Cdo te thoshte kjo ne polinom arithmetik sikur nje kufize te mos ekzistoji? A mund te realizohet edhe ne aspektin arithmetik nje mungese te nje kufizet ne nje veprim dykufizash? Nuk ka kuptim sikur te shumezojme nje numer me 0 apo te tjera shembuj........
Kush do te japi llogari elektoratit apo partise nese lufta parlamentare per te arrite objektivat e programit nuk arrihen nga deputetet e partise?
A shkon kjo qe kryetari i Partise tu justifikohet per pune te dobet ne parlamente elektoratit dhe partise se une lideri Edvin Rama nnuk kam pergjegjesi se une nuk jam ne parlamente dhe partia ka vue njerezit e vet?
Si gelltiten ne stomak nga populli keto qoftet e dajes se Edvinit?
Prandaj me kete ''ide'' banditesh te Edvinit do ti kushtoji rende, me nje humbje fatale te Partise Socialiste. Nese nuk e shporrin qysh tashti kete vagabond qe luan me fate e elektoratit socialiste dhe me krejte bllokun e majte atehere ikj e tij nuk do ti kushtoji interesave te Edvinit aspak sepse edhe nji vit mban bashkine e Tiranes, e kullot sic e ka kullote tash 9 vjet.
Edvini ka nji qellim te vetme: Te mbaji kiosken bashki sepse ne mos fiton dicka rrjedhe, ne fakte eshte nje bashkia jo nji kioske, por nje super banke qe e pasuron Edvinin cdo dite e nate. Pasi cdo firme dhe cdo fjale e tij i mbushe hambarin i tij me miljona leke.
Edvini nuk ka asnje filozofi ne koke dhe ne zemer sepse ky e nisi karrieren te PD-eja, por nuk ja arriti te uzurpoji PD-en dhe te realizonte nje gjakderdhje ndaj ish administrates komuniste. Mandej krijoji ne parti fetare ortodokse - islame, gje qe e kam ndigjuar me veshet e mi programin e tij fondamentaliste, por edhe ketu deshtoji sepse Ramiz Alia nuk ja miratoji dhe tashi nuk i zhgulet deres se Bashkise pa ja fute nje plumbe midis ballit sikurse Esat Toptanit.
Ne fund u strehua ne partine Socialiste meqenese sic eshte shprehe Nanoja po te bej kryetar se je ortodokse.
Dhe tash 4 vjet propogandon as socialiste dhe as demokrate, apo bashkohuni socialiste dhe demokrate. Per cudi apo bejne sikur nuk kuptojne per fatin e keq si socialista te kene kete, shume njerez i marrin keto perralla te rrezikshme te nje personi me probleme te renda psiqike si shpikje te shekullit.
Prandaj duhet te vehet rregullore ne partite qe kryetari te jete edhe deputete ose ndryshe te mos gezoji as postin e kryetarit. Ose edhe kjo te vehet ne rregullore meqenese rrembejne me para te grabitura poste kryetaresh , qe kryetari i partise te mos jete edhe kryetar i bashkise apo i komunes sepse prodhohen kesi anomali psiqike ne funksionimin partiak. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Dy dite afat ka te kandidohet per deputet, Posted 09 Qershor 2009, 17:25
Sot me daten 9 qershor ne nje takim me elektoratin Sala i dha nje afat te dyte per t'u regjistruar si kandidat i partise socialiste.
Nese ky qyqari Edvini i pronave miliarda lek nese nuk e perfill ultimatumin e Sales brenda dy diteve si do ti veji halli i tij? Ku dote gjej vrime me u fute. Gjumi nuk me zene deri sa te plotesohet afati prej dy ditesh sepse kam frike mos e rrahe Sala me shqlma e grushta e me rrena.....
Po e prese DITEN E KIJAMETIT TE QYQARIT EDVIN RAMES.

ISHALLA NA DEL DIELLI ATE DITE SE NE DITEN E KIJAMETIT THOJNE SE NUK DEL DIELLI, DALIN DHE ULERIJNE UJQERIT QE LAJMEROJNE SE DUAN MISH NJERIUT NGA ATA BASHKIAK. NUK JAM I SAKTE E KAM NDEGJUAR NE TELEVIZIONIN E SMUKTHINES.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009 humbi kampi socialiste. Guximtaret e PS-es si A.Malaj, B.Blushi, Sherif,...dhe disa kryetare lokale te PS kane etiketuar si pergjegjes direkte E.Ramen, ku nje nga me kryesoret faktore ishte:
- Moskandidimi i Edvin Rames si kandidate per deputete.
- Parrulla mazone ''Pertej djathtes dhe te majtes''

Pra per mua dhe cilindo sistemi qe zgjodhi Edvin Rama me shtabin e tij rrugac mjaftiste sorosiane ishte antisocialiste, antidemokratike, antinjeri, prepotente, diktator, i pasjellshem me cilindo, i mbushur koka me byke, antihuman,..........

Ne fund:
Thirrjen qe u beri E.Rames pak socialiste si dhe shume parashikues si dhe thirrja paralajmeruese e Berishes drejtuar Rames per t'u kandiduar i kushtoji humbje kampit socialiste. Dhe per tu larguar nga karrika e kryetarit nuk po i pelqen, prandaj rreket te zgjase grahmate fundit si nje kalbesire e plagosur perpelitet para mediave me kercenime VENIE ZJARRIT TE SHQIPERISE te mebshtetur nga institucionet e drejtesise, ku prapa tyre fshihet miku militante i tij shpirterore presidenti Bamir Topin.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 03:19
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari