Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 8 postime · Faqe 1 prej 1
A DUHET TE NJOHIM SALI BERISHEN - KRYEMINISTER?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Shkëlzen Berisha "lë”Gërdecin, për “fenë

» Dërguar më: 24/05/2009 - 14:59
Imazh

Gazeta Shqiptare

Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit më në fund u bë i gjallë. Edhe pse ishte folur dhe përfolur në media për përfshirjen e tij në tragjedinë e Gërdecit dhe ai nuk u gjend asnjëherë për të sqaruar pozicionin e tij, bëhet i gjallë. Po si? Ne të stafit të Bluetooth e zbuluam më në fund Shkëlzenin, kërkim pas kërkimi në Facebook. Siç duket edhe për djalin e kryeministrit, kjo është një modë e re. Eshtë tejet i shqetësuar. Jo për dosjen Gërdeci. As për përfshirjen e tij në aferin e biznesit që mbi një vit më parë i mori jetën 26 personave.
Eshtë i shqetësuar për bindjet “personale” fetare. “Të dashur miq në respekt të bindjeve fetare personale dhe të të tjerëve, ju lutem të mos postoni në e-mail-in tim asnjë koment me përmbajtje fetare. Flm”. Ky është statusi më i ri i Shkëlzen Berishës.
Dihet tashmë se Shkëlzeni dhe Argita janë të lidhur shumë me fenë. I përkasin besimit mysliman. Për herë të fundit janë parë bashkë me ‘Sheraton’ për Iftar. Ndërkohë që Shkëlzeni prej kohësh është akuzuar nga media e shkruar dhe vizive për lidhjet e tij me Delijorgjin e Mediun në skandalin e Gërdecit. Vetëm 38 minuta pas tragjedisë ish-ministri i Mbrojtjes foli me djalin e kryeministrit. Se çfarë është biseduar mes tyre 38 minuta pas ngjarjes tragjike askush nuk di ta thotë. Për këtë telefonatë, nuk ka folur as Fatmir Mediu dhe as Shkëlzen Berisha. Dhe pas botimit të këtyre fakteve, Shkëlzeni bëhet i gjallë. Por siç duket, pas asaj tragjedie të rëndë, i ka kthyer sytë më shumë tek çështjet fetare.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
A DUHET TE NJOHIM SALI BERISHEN?, Posted 27 Maj 2009, 13:26
DJALI I BERISHËS, SHKËLZENI: NUK KAM QENË KURRË NË BOSNJE-HERCEGOVINË

Shkelen Berisha (Djali i PM Berisha)
Nga ALBANEWS

Djali i kryeministrit, i atakuar sërish nga një organ mediatik i shkruar, reagoi sot lidhur me pretendimin se ai ka qenë në Bosnje-Hercegovinë. Detyrohem të bëj sqarim këtë, pasi në frymën e maskaradës së shpifjeve dhe gënjeshtrave, gazeta, nën diktatin e opozitës, shpërndan shpifjen e radhës sipas së cilës unë kam udhëtuar në Bosnjë në shoqërinë e Mihal Delijorgjit, për llogari të bizneseve të këtij te fundit dhe me një person tjetër të cilit nuk i përmendet emri”, thotë Shkëlzen Berisha në prononcimin e tij, duke iu referuar shkrimit të publikuar sot te “Zëri i Popullit. I bëj me dije publikut se ky është një mashtrim i ulët i bërë nga njerëz akoma më të ulët, pasi unë nuk e kam vizituar kurrë dhe asnjëherë këtë vend, as vetëm e as i shoqëruar nga të tjerë”, – vijon deklarata. “Në pamundësi për të hedhur në gjyq autorët e kësaj shpifjeje të denjë vetëm për moralin e tyre, për shkak të një norme etike të respektuar prej kohësh nga familja ime, nuk më mbetet veçse të denoncoj abuzimin amoral të autorëve të saj, me lirinë e shprehjes dhe profesionin e gazetarit”, përmbyll deklaratën e tij, Shkëlzen Berisha.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Familja Sali Berisha
ImazhImazh

ImazhImazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Shkëlzen Berisha: Pse ika nga “Eagle Mobile”

Djali i kryeministrit jep dorëheqjen nga kompania e tretë celulare “Eagle Mobile”. “Ika me të ardhur turqit”
Lindita Çela
Shtune, 02 Shkurt 2008 08:23:00

TIRANË- Ashtu siç erdhi, edhe është larguar. Pa shumë bujë, djali i kryeministrit i ka dhënë lamtumirën postit që mbante prej pak muajsh në shoqërinë e operatorit të tretë celular në vend. Në kompaninë “Eagle Mobile” janë të paktë personat që e dinë se shefi i tyre, Shkëlzen Berisha, ka dhënë dorëheqjen. Pjesa më e madhe e stafit të kompanisë, e mësuar me“mungesat” e Berishës në zyrë,nuk e kanë vënë re largimin zyrtar të djalit të kryeministrit.Po të pyesësh në kompaninë “Eagle Mobile” të thonë se Shkëlzeni ka ikur me shërbim jashtë shtetit. E vetmja që konfirmon dorëheqjen e Shkëlzen Berishës është drejtoresha e Personelit të kësaj kompanie, Mirela Gega.
Në fakt, askush nuk e di saktësisht kohën kur Shkëlzen Berisha ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit Juridik të kompanisë “Eagle Mobile”. I vetmi fakt që dihet është që Shkëlzen Berisha nuk është dukur më në zyrë që prej fillimit të këtij viti. Madje, edhe Mirela Geganuk të përcakton kohën dhe motivin e qartë se përse djali i kryeministrit u largua pas emërimit, sapo “Albtelekomi” kaloi nën menaxhimin e “Calik Energy”.Por është vetë Shkëlzen Berisha ai që argumenton motivet e largimit nga një post kaq i rëndësishëm në këtë kompani.Në një prononcim për “Shekullin”,djali i kryeministrit thotë se është larguar saponë dyert e kësaj kompanie ështëparaqitur “pronari” i ri.Mesa duket, djali i Berishës e ka parë veten të tepërt në këtë kompani, në kushtet kur operatori i tretë podrejtohej nga turqit.“ Kam dhënë dorëheqjen nga detyra ime në kompaninë “Eagle Mobile”, në momentin e ardhjes së investitorit turk. E kam bërë këtëpër t’i dhënë mundësikompanisë që ka marrë menaxhimintë organizojë punën sipas mënyrës së vet”,- është shprehur dje për “Shekullin” djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha. E ndërsa argumenton arsyet e dorëheqjes nga kompania që tashmë menaxhohet nga kompania turke, "Calik Energy", Berisha tregohet tejet i rezervuar ndaj jetës së tij private.

Pasi pranon se i ka dhënë fund impenjimit të tij tek “Eagle Mobile”, djali i kryeministrit nuk dëshiron të bëjë me dije aktivitetin e tijprofessional të momentit, duke ekonsideruar këtë si një çështje krejtësisht të tijën, pa një interes publik. Por nga ana tjetër, Shkëlzen Berisha mohon në mënyrë kategorike zërat se që prej largimitnga kompania e tretë celulare, ai është punësuar tek studioja ligjore e Laura Pustinës, një mike kjo e vjetër e motrës së tij, Argita Berishës dhe bashkëshorte e drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Andi Toma.
Shkëlzen Berisha mohon të ketë filluar punë në studion Ligjore të Laura Pustinës
Djali i kryeministrit, në studion e bashkëshortes së Andi Tomës

TIRANË- Dha dorëheqjen nga “Eagle Mobile”, për t’u punësuar në studion ligjore të mikeshës së motrës së tij. Të paktën kështu pohojnë të njohurit e Shkëlzen Berishës, duke shtuar se Laura dhe Andia Pustina, pronaret e studiosjanë mike me Argita Berishën. Madje, falë kësaj miqësie të ngushtë thuhet të ketë përfituar edhe bashkëshorti i Laura Pustinës, Andi Toma, i cili u emërua pak kohë më parë drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve. Megjithëse është nën hetim për abuzimet e rrugës “Rrëshen-Kalimash”, Andi Toma u emërua drejtor i Rrugëve, emërim ky që nuk pritej për këdo që nuk i njihte lidhjet e vajzës së kryeministrit me familjen e tij. Megjithatë, punën e re, Shkëlzeni duket se nuk e ka fituar vetëm falë së motrës. Andia Pustina ka mbajtur pozicionin e zv. drejtores së Përgjithshme të Albtelekomit, para se kjo kompani të shitej tek turqit e “Çalikut”. Por të gjitha këto të dhëna që përfliten në rrethin e ngushtë të njerëzve që njohin djalin e kryeministrit, mohohen në mënyrë kategorike nga Shkëlzen Berisha. Për “Shekullin”,djali i kryeministrit mohon çdo lidhje me studion ligjore “Pustina”. “Unë nuk jam punësuar dhe as nuk kam aksione në këtë studio ligjore. Jetën time profesionale dhe private nuk preferoj ta ndaj me median”-ka deklaruar dje për “Shekullin” djali i kryeministit, Shkëlzen Berisha.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Shkelzen Sali Berisha drejtor i Albtelekomit shqiptar qe ju fal turqve

« më: 27-07-2007
Kure do zgjohen shqiptarët????????

Djali i Berishës, Shkëlzen Berisha drejtor te "Çalik"
Imazh

Ruli dhe ambasadori turk gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me "Çalik"
Kur nuk kanë kaluar ende një muaj nga shitja zyrtare e "Albtelekom", djali i Kryeministrit vihet në krye të drejtimet të kësaj kompanie. Shkëlzen Berisha, i kthyer nga Suedia, tashmë drejton operatorin e tretë të kompanisë celulare në Shqipëri. Burime pranë kësaj kompanie pohojnë për gazetën "Shekulli" se prej më shumë se dy javësh, djali i Kryeministrit është emëruar nëndrejtori i shoqërisë "Eagle Mobil", që tashmë menaxhohet nga kompania turke "Calik Energy".

Konsorciumi Turk "CETEL"
Emërimi

Prej ditësh, një "BMW" e zezë parkohet brenda ndërtesës së "Albtelekomit". Fakti që në të udhëton djali i njeriut më të pushtetshëm të vendit bën jo vetëm rojet, por edhe zyrtarë të lartë të kësaj shoqërie, që t'i rrinë gati nëndrejtorit të sapoemëruar. Shkëlzen Berisha, prej dy javësh mban këtë post në kompaninë e tretë celulare në vend. Përveç burimeve të sigurta, lajmi konfirmohet edhe nga drejtues të Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë, si dhe nga sekretaria e z.Berisha të Riut. Vajza që përgjigjet në nr.04229436, të thotë se nëndrejtori i kompanisë, z.Shkëlzen nuk është paraqitur sot në punë. Ndërsa personi që ka marrë përsipër të komunikojë me median në këtë kompani, nuk pranon të japë asnjë koment. I kontaktuar nga "Shekulli", përfaqësuesi i kësaj kompanie, që prezantohet me emrin Sokol Karapici, të thotë se komunikimi me median do të bëhet vetëm për interesa të kompanisë.

Gjithsesi, Sokoli të shpjegon se asnjë prej drejtuesve nuk ndodhet në zyrë dhe se kompania është në fazën e transferimit nga shteti shqiptar në kompaninë turke, pas zyrtarizimit të shitjes së kompanisë "Albtelekom" kompanisë turke. Ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Punëve Publike dhe e Telekomunikacionit, Erla Mëhilli, thotë se në bazë të kontratës së shitjes së kompanisë "Albtelekom" të drejtën ekskluzive për vendosjen e stafit të "Eagle Mobil" e kanë pronarët e rinj. Zëdhënësja të sqaron se, pikë e kësaj marrëveshjeje është që ish-drejtuesit e kompanisë së tretë celulare duhet të japin dorëheqjen dhe më pas, për fatin e tyre vendosin drejtuesit e shoqëria turke "Calik Energy" që kanë blerë këtë shoqëri. Kështu, nga sa thotë zëdhënësja e ministrisë, duket se drejtori i përgjithshëm aktual i kompanisë së tretë celulare, Arben Margilaj i ka ditët e numëruara. Në zyrat e kompanisë "Eagle Mobile" të thonë se drejtori është me pushime, ndërkohë që ndihet fuqishëm prezenca e nëndrejtorit të ri, Berisha. Emërimi i Shkëlzen Berishës është i vetmi ndryshim i bërë deri më tani në nivelet e larta të kësaj shoqërie, pas shitjes së kompanisë "Albtelekom" shoqërisë turke "Calik Energy".

"Eagle Mobile" është operatori i terë celular i krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, që vitin 2003, si pjesë e paketës së shitjes së shoqërisë "Albtelecom". "Eagle Mobile" është premtuar se do të jetë në treg brenda muajit shkurt të vitit të ardhshëm. Pala turke është angazhuar që të investojë brenda kësaj kohe rreth 35 milionë euro për ngritjen e "Eagle Mobile" dhe ka pranuar që të heqë dorë nga shërbimi roaming, për të shfrytëzuar rrjetet e dy kompanive ekzistuese, AMC dhe Vodafone. Në ditën e nënshkrimit të kontratës së shitjes "Albtelekom" kishte një numër total prej 2233 punonjësish, ndërsa "Eagle Mobile" 29. Në opozitë, Berisha e ka akuzuar shpesh shitjen e "Telekomit" tek turqit nga ish-kryeministri Nano, por që nga ardhja e tij në pushtet kanë kaluar dy vjet dhe sërish, para më pak se një muaj, kompania u shit me të njëjtin çmim dhe operatori i tretë celular, që shpresohet se do të ulë tarifat e komunikimit, në të vërtetë nuk dihet kur do të dalë në treg
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Berisha në Tropojë pas 12 viteve
15.06.2009


Sheshi kryesor i qytetit te Bajram Currit te dielen pasdite ishte mbushur plot me njerez te cilet ndiqnin koncertet e organizuara per sofren dardane.
Ndersa ne rruget e qytetit u shfaqen shume banore te Tropojes dhe rrethinave, por edhe ata qe kishin vite qe ishin larguar.
Tema e dites ishte vizita qe kryeministri Berisha do bente nje dite me vone ne qytet. Banoret e Bajram Currit thone se, pavaresisht mungeses prej 12 vjetesh, Berisha ishte i mirepritur.

“S’ka problem. Ai ka shetitur tere Shqiperine dhe s’ka asnje problem”, eshte shprehur nje banor. “Kryeministri eshte ne shtepine e tij dhe mirese te vije”, ka deklaruar nje tjeter.
Pervec flamujve dhe posterave te shperndara gjate dites neper qytet, nisen te vendoseshin edhe tabela me urime mireseardhjeje per kryetarin e Partise Demokratike.

E njejta situate vazhdoi gjate gjithe mbasdites te se dieles, deri ne momentin kur u mbyllen koncertet e sofres dardane, kur u mesua se Berisha do vinte ne mbremje ne qytet.
Rruget qe te conin prane hotelit u mbushen me te rinj qe mbanin flamuj ne duar. Turma rrethoi eskorten e kryeministrit sapo ajo mberriti.

Ne keto kushte, kur kryeministri ndodhej mes turmes ne erresire, ruajtja fizike e tij ishte ne doren e simpatizanteve. Ata e kane shoqeruar ate deri prane deres se hotelit, ku me pas policet dhe truprojat rimoren gjithe situaten ne kontroll.
Pasi ka pershendetur turmen, Berisha, i shoqeruar nga bashkepunetoret eshte ngjitur ne dhomen e hotelit. Pak minuta me pas mberriti edhe bashkeshortja e kryeministrit, e cila ishte shkeputur prej tij per shkak te turmes.

Truprojat e kryeministrit, njesite speciale, forcat e Reneas, agjentet e sherbimit sekret, si dhe njesite e anti-terrorit ishin te pranishem aty.
Ata jane perpjekur te permbajne turmen e njerezve qe qendronte ne deren e hotelit, por qetesia nuk ka zgjatur shume. Kryeministri ka zbritur serish per t’i pershendetur njerezit, te cilet qendronin para hotelit.

Mengjesi i mitingut e ka gjetur qytetin e Bajram Currit ne masa te larta sigurie. Forca te shumta te policise dhe gardes bllokuan pothuajse te gjitha hyrjet dhe rruget e qytetit.
Taracat e pallateve kontrolloheshin nga garda, ndersa ne rruge u shfaqen njesite speciale. Vetem 20 minuta para nisjes se mitingut u nderpre edhe sinjali i telefonise celulare per t’u rikthyer pas largimit te kryeministrit./top channel/
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Sali Berisha i biri i Ramë Halimit dhe i Sheqere Ramës
Imazh

Kur përmes Alpeve makina me Saliun po zbriste në Tiranë

Sali Berisha i biri i Ramë Halimit dhe i Sheqere Ramës.
Sali Berisha është fëmija i tretë i Ramë Halil Berishës dhe Sheqere Ramë Berishës nga lagja Prifç, fshati Viçidol, Tropojë-Fshat. Siç shpjegojnë pjesëtarë të fisit Berisha, babai i Saliut ishte fshatar i varfër, kurse xhaxhai i tij, Zeqir Halil Berisha, ishte një pleqnar i njohur, njeriu që është kujdesur për shkollimin e Sali Berishës, një gjë shumë e rëndësishme në një zonë ku 90% ishin analfabetë. Siç thotë Deli Metaliaj, edhe sot Zeqir Halili kujtohet nëpër malësi kur shkonte me vraçin e tij (kalin).

Ramë Halil Berisha, babai i Saliut, ka pasur dy djem dhe një vajzë. Djali i madh, Selim Berisha, ka qenë mësues dhe ka vdekur i ri, rreth 50 vjeç në vitin 1988 nga zemra. Në atë kohë dr.Berisha ishte një ndër kardiologët më të mirë të vendit. Saliu ka një motër mbi 70 vjeç, e martuar në Margegaj ( tani jetojnë në Tiranë), e quajtur Hajri Ramë Osmanaj. Si prindërit dhe motra kanë qenë analafabetë, të pashkolluar, por siç e cekëm më lart, xhaxhai, Zeqir Halili ka qenë i mençur dhe ka shkolluar Saliun dhe Selimin. Bile, siç thonë të afërmit e Sali Berishës, për nga këmbëngulja, ai përngjet me xhaxhain e tij.
Sali Berisha është nip prej fisit të Gashit në Çelaj, ku akoma ndodhen disa nga të parët e prindërve të nënës së tij, Sheqeres.

Nga pinjollët e familjes sot janë me dhjetëra të shpërndarë brenda e jashtë Shqipërisë. Babai i Saliut, Ramë Halili, ka pasur një vëlla e një motër. Edhe nëna e ish-kryebashkiakut të Tropojës, Nuredin Ahmetaj, është kushërirë e kryeministrit. I të njëjtit fis është edhe Miftar Berisha, drejtor i filialit të telekomit Bajram Curri. Ata janë krenarë për kryeministrin e sotëm dhe mburren vazhdimisht me të. Ahmet Xhema, një burrë rreth të 75 vjetëve, është njeriu më i afërm i Sali Berishës që jeton aktualisht në qytetin Bajram Curri. Ai asnjëherë nuk mburret me Saliun, por e sheh rrallë nëpër rrugicat e qytetit të shoqëruar me shokët e tij pensionistë apo edhe më rrallë në ndonjë kafene, duke gjerbur kafenë e mëngjesit.
Babai dhe nëna e Sali Berishës, gjatë periudhës së dimrit shkonin shpesh në Tiranë dhe qëndronin në shtëpinë e Berishës, kurse gjatë verës ktheheshin në kullën e tyre në Viçidol te djali tjetër i madh, Selimi.

Kushërira e Saliut
Hasimja, e afërme nga gjyshja me kryeministrin Sali Berisha, thotë për "Shekulli"-n, se aktualisht në Viçidol jetojnë disa kushërinj të kryeministrit, më i afërmi i quajtur Naim Qazim Berisha. Një kushëri i parë, Ahmet Xhemë Berisha, mbi 75-vjeçar, jeton në Bajram Curri.


Rinia dhe një artikull për Saliun në "Bashkimin" e 1959-s

Saliu student në politeknikumin mjeksor Tiranë më 1958
Mjeku Rexhep Ndoçi ruan ende të freskëta kujtimet për Saliun, djalin nga Viçidoli i Tropojës së Vjetër. Ishte pikërisht ndërhyrja e doktor Rexhepit që Sali Berisha të fillonte mësimet në politeknikumin mjekësor në Tiranë në vitin shkollor 1958-1959.
M'u kujtua kjo bisedë e bërë me doktor Rexhep Ndoçin, ndërsa lexoja një libër të publicistit Ramiz Lushaj. Në rreshtat e këtij libri lexojmë edhe një shkrim shkruar nga Murat Gecaj në gazetën "Bashkimi" 52 vjet më parë, në nëntor të vitit 1959. Shkrimi mban titullin "Ëndrra po realizohet". Ja pjesë nga ky artikull:
"...Sigurisht ju nuk e njihni Saliun. Dhe kini të drejtë. Për ta njohur duhet të kishit qenë në shkollën 7- vjeçare "Asim Vokshi" të Tropojës... Gjithë verës Saliu priste që t'i jepej bursa për në politeknikumin mjekësor të Tiranës. Dhe çasti i pritur me aq padurim erdhi. Seksioni i arsimit e njoftoi Saliun se ia dha bursën atje ku e kërkoi...
U nda Saliu nga prindërit dhe makina kaloi Alpet e udhëtonte nëpër fushat e gjera të Atdheut. Mendjen e kishte te prindërit, por zemra sa s'i gufonte prej gëzimit. Ai shkonte për të parën herë në kryeqytetin tonë, në Tiranën e bukur. Në shkollë gjeti shokë dhe shoqe, në gjirin e të cilëve filloi të ndiejë veten si në familjen e tij. Saliu nuk dyshon se dëshira e tij do të plotësohet për t'u bërë mjek dhe për t'i shërbyer popullit..."

Sali Berisha përfundoi studimet në mjeksi më 1967
Sali Berisha në 1967 përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë. Kur u emërua pedagog pranë atij fakulteti u largua përfundimisht nga vendlindja e tij, Tropoja. Më pas mori titujt "Doktor i shkencave" (1988) dhe "Profesor" (1989). Dhe vërtet.. Ëndrra e djaloshit nga Alpet, Sali Berisha, u bë realitet, megjithëse ka vite që "tradhëtoi" profesionin e kardiologut, duke e ndërruar me atë të politikanit. A thua bëri zgjedhjen e duhur?

Sali Berisha i biri i Ramë Halimit dhe i Sheqere Ramës
Imazh

Kur përmes Alpeve makina me Saliun po zbriste në Tiranë



Imazh

SALI BERISHËS I ËSHT GJETË TESERA E PARTIS PUNËS SI KOMUNIST, NDËRSA KRYETARËT E PARTIVE PLURARIST SI NGA E DJATHTA DHE E MAJTA KANË PASË JO VETËM TESERAT E KOMUNISTAVE, POR EDHE NJË PJESË TË SPIUNAVE TË SIGURIMIT KOMUNIST E SOT MERREN ME SALI BERISHËN VETËM SE ËSHT NGA TROPOJA, NGA VERIU SI DHE PËR FAKTIN E TJETËR MË TË RËNDSISHME PËR TË FSHEHUR PISLLËQET E VETA
PRANDAJ SAL, KTË DOKUMENT DUHESH VET TA PUBLIKOSH DHE TË KËRKOSH FALJE QË PËR QËLLIME TË ZYMTA E MORE NË DËM TË INTERESAVE KOMBTARE TESERËN E ENVER HOXHËS PËR T'JA MBAJTUR KARRIKEN E TIJA PËRJETSISHT. KËRKO FALJE PUBLIKE ATËHERE MBYLLET HISTORIA E KOMUNISTIZIMIT TËND!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Qeveria montohet sipas shijeve te familjes Berisha

PS: Prefekti i ri i Tiranës, shok i Shkëlzen Berishës
TIRANË
- Sali Berisha emëron Prefekt të Tiranës, shokun e ngushtë të të birit. Faktin e denoncon sot Partia Socialiste e cila e akuzon Kryeministrin se po e përdor pushtetin në mënyrë nepotike, klienteliste dhe korruptive.
Deputeti, Sajmir Tahiri u shpreh se "është tashmë e qartë për të gjithë se shteti shqiptar dhe qeveria e shërbimit e shërbesave është nënshtruar tërësisht në shërbim të Shkëlzenit, Argitës, Rrahmanit, e çdo sekseri tjetër që i bindet verbërisht interesave korruptive të Sali Berishës dhe familjes së tij".

Më tej ai argumentoi se shqipëria mbahet peng nga fëmijët dhe familjarët e kryeministrit ndërkohë që institucionet publike, ministritë, policia, dogana dhe gjithçka varet nga Kryeministri, janë vënë në shërbim të interesave pasurore të një grushti njerëzish që përveç lidhjes së gjakut i lidhin tashmë dhe interesat klanore për të vjedhur pasuritë e shqipërisë dhe shqiptarëve.
Pas Gërdecit, ku Shkëlzen Berisha ishte arkitekti kryesor i sipërmarrjes vdekjeprurëse, pas skandaleve të njëpasnjëshme ku Argita Berisha ka qënë dhe mbetet paradhoma e taksës familjare, Sali Berisha vazhdon praktikat e atij që është peng i pushtetit korruptiv të fëmijëve të tij, duke emëruar Prefekt të Kryeqytetit një njeri që kontribut të vetëm ka shoqërinë e mirë me Shkëlzenin dhe Rrahmanin.
Partia Socialiste është e vendosur të demaskojë në sytë e publikut këto praktika nepotike dhe korruptive. Pushteti feudal e klanor i Sali Berishës do marrë fund një herë e mirë së bashku me pushtetin paralel të Shkëlzenit, Argitës, Rrahmatit e të gjithë atyre që kanë guxuar e vazhdojnë ende të kafshojnë e rrjepin pasurinë e shqiptarëve për llogari të xhepave të tyre.

Ikën Keçi, Keltis Kruja, Prefekti i ri i Tiranës

dt. 19 gusht
TIRANË - Keltis Kruja, është nga sot Prefekti i ri Tiranës dhe më i riu në historikun e drejtuese të qarkut, vetëm 30 vjeç. Ai zëvendësoi në këtë detyrë Ruzhdi Keçin, i cili u dorëhoq për arsye personale. Prefekti i ri vjen nga strukturat drejtuese të partisë, ku është Sekretar i Përgjithshëm i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Ndërkohë që ka bërë edhe detyrën e drejtorit të Auditit në Ministrinë e Brendshme. Siç thuhet në faqen zyrtare të PD-së, Kletis Kruja ka lindur në Tiranë në vitin 1979 dhe ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi në vitin 2003. Në listat e kandidatëve për deputetë PD-ja e rendiste atë të parafundit (nr.31) për qarkun e Tiranës.
Prefektin e ri e prezantoi sot zv/ministri i Brendshëm Ferdinand Poni dhe ish-prefekti i Tiranës, Keçi. Ish-prefekti që mbajti këtë post për 4 vjet, u shpreh se "në kulturën tonë demokratike ngjarje të tilla të ndërrimit të funksioneve janë gjëra normale, dhe këtë ndryshim e kuptoj si një ambicie dhe qëllim të mazhorancës për të përmirësuar dhe dhënë një shtysë më të fuqishme premtimeve që ka mbajtur dhe që padyshim do të realizojë në katër vitet e ardhshme". Ndërsa Poni, shprehu bindjen se "Kruja do të vazhdojë punën me ritme më të larta dhe ambicioze në prefekturën e Tiranës".
Shekulli Online | 20/08/2009 |
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 8 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 02:55
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari