Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 15 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
NJIHUNI ME KËNDIN e NJOFTIMEVE për ZGJEDHJET e 2009
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Më 28 qershor votojnë 3.084.067 zgjedhës, Posted 06 Qershor 2009, 19:35
Më 28 qershor votojnë 3.084.067 zgjedhës

ERALD KAPRI

Lista përfundimtare e zgjedhësve tashmë është afishuar dhe sipas Ministrisë së Brendshme, më 28 qershor do të votojnë 3.084.067 zgjedhës shqiptarë. Një muaj para ditës së zgjedhjeve, Ministria e Brendshme bëri me dije se lista tashmë është gati. Në një komunikim për mediat, zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, tha se çdo qytetar mund të klikojë në sitin e Ministrisë së Brendshme për të konfirmuar emrin e tij në listën përfundimtare të zgjedhësve. Poni garantoi se lista është tërësisht transparente, madje shtoi se çdo parti politike mund ta ketë në dispozicion listën e plotë të votuesve. “Gjithkush mund të verifikojë fare lehtë emrin e tij në listën përfundimtare të zgjedhësve. Në më pak se një sekondë në kërkim shfaqen të dhënat e zgjedhësit dhe përbërësit zgjedhorë”, - tha zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, pas përpunimit të informacionit dhe vendimmarrjes të të gjithë kryetarëve të njësive vendore, ka vënë në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve listën përfundimtare të zgjedhësve, numrin e zgjedhësve për çdo njësi vendore, numrin e qendrave të votimit dhe adresat e tyre përkatëse, si dhe numrin e zgjedhësve për çdo qendër votimi. Në zgjedhjet e datës 28 qershor, 3.084.067 do të jetë numri i qytetarëve shqiptarë që kanë mbushur moshën për të votuar në këtë zgjedhje. “Ne sot (dje) pas disa veprimeve, dërgesave në regjistër dhe pasqyrimit të të gjitha veprimeve dhe vendimmarrjes së kryetarëve në të dhënat nga listat paraprake në listat përfundimtare, rezulton që numri total i zgjedhësve sipas vendimmarrjes së kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore në listën përfundimtare është 3.084.067 zgjedhës, dhe numri total i qendrave të votimit në Shqipëri është 4812 qendra”, - tha Poni. Zëvendësministri bëri me dije se i gjithë informacioni do të jetë i pranishëm në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme si dhe do t’i dërgohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. “Ky material do t’i kalojë faqes zyrtare të ministrisë për listën përfundimtare dhe gjithashtu do t’i transmetohet dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Lista e qendrave të votimit, adresa e qendrave të votimit, numri përfundimtar i zgjedhësve për çdo qendër votimi dhe vetë lista e zgjedhësve për çdo qendër votimi në Shqipëri”, - informoi më tej zëvendësministri i Brendshëm. Sipas të dhënave, Tirana është qarku me më shumë qendra votimi, me plot 824 të tilla, i ndjekur pas nga Elbasani me 557, ndërsa Kukësi ka numrin më të vogël të tyre, me 226 të tilla.
05/06/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Lidhja 2
Njihuni me KOALICIONET E MIRATUARA NGA KQZ ME 1 QERSHOR 2009

Koalicioni Aleanca e Ndryshimit
Nr. Shkronjat nistore
1 AD
2 BLD
3 LDK
4 PAA
5 AMIE
6 ADS
7 PBK
8 PBKD
9 PDRESH
10 PD
11 PDM e Re
12 PFA
13 PLL
14 POSH
15 PDI
16 PR

Koalicioni Aleanca Poli i Lirisë
17 LZHK
18 PBD
19 PDK
20 PRDSH
21 PKONS
22 PRRL

Koalicioni Aleanca Socialiste për Integrim
23 LDLNJ
24 LSI
25 PGJ
26 PMDE
27 PSV 91
28 PTR

Koalicioni Bashkimi për Ndryshim
29 PBDNJ
30 PDS
31 G 99
32 PSD
33 PS

Parti jashte koalicioneve
34 PLIDR E SPARTAK NGJELES

Miratuar me Vendim të KQZ-së Nr.264, datë 01.06.2009
Emri i partisë Kryetari i partisë

Partia Socialiste e Shqipërisë Edi Rama
Partia Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela
Partia Socialdemokrate Skënder Gjinushi
Partia Demokracia Sociale Paskal Milo
Partia G 99 Erion Veliaj
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule
Partia e Gjelbër Edlir Petanaj
Partia Toleranca e Re e Shqipërisë Avdi Keci
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve Ymer Kurti
Partia Socialiste e Vertete 91 Petro Koçi
Lëvizja Socialiste për Integrim Ilir Meta
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut Ligoraq Karamelo
Partia Konservatore Shqiptare Armando Ruco
Partia Rruga e Lirisë Shukrane Muda
Partia e Reformave Demokratike Shqiptare Skender Halili
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Ylber Valteri
Partia Demokristiane e Shqiperisë Nard Ndoka
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi
Partia Republikane Shqiptare Fatmir Mediu
Partia Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni
Partia për Drejtësi dhe Integrim Tahir Muhedini
Partia Levizja e Legalitetit Ekrem Spahiu
Partia e të Drejtave të Mohuara e Re Fatmir Hoxha
Partia Forca Albania Iledin Pillati
Partia Demokratike Sali Berisha
Partia Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi
Partia Demokracia e Re Europiane Koçi Tahiri
Partia Balli Kombëtar Adriatik Alimadhi
Lidhja Demokristiane Shqiptare Nikolle Lesi
Aleanca Demokratike Neritan Ceka
Bashkimi Liberal Demokrat Arian Starova
Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian Kimet Fetau
Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet Gaqo Apostoli
Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë Lufter Xhuveli
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
NJIHUNI ME ZONAT E VOTIMEVE NE QARKUN SHKODER - SHKODER-VAU-DEJES, MALSIA E MADHE DHE PUKA

QARKU Shkoder KZAZ NR 40


NR EMRI MBIEMRI POZICIONI SUBJEKTI GJINIA
1 BESNIK KASTRATI Kryetar PD M
2 LUAN HETA Zv/Kryetar PS M
3 VILDANA GUSHKA Anetar PD F
4 PELLUMB ZOGAJ Anetar PD M
5 NDUE MARKU Anetar PS M
6 LEKË SHKOZA Anetar PR M
7 ALBAN SHPUZA Anetar PSD M
8 HAMDI SHULLANI Sekretar PS M

Vendndodhja e VNV-ve Qarku Shkodër ZAZ nr. 40

Njësia Administrative e Selive të KZAZ-ve Vendndodhja e KZAZ-ve Vendodhja e VNV-ve
Bashkia Shkodër Shtëpia e Fëmijës PallatiI sportit “ Qazim Dervishi”

QARKU Shkoder KZAZ NR 41

NR EMRI MBIEMRI POZICIONI SUBJEKTI GJINIA
1 EJLL SHUKU Kryetar PS M
2 AGIM BUSHATI Zv/Kryetar PD M
3 FRED ZEFI Anetar PS M
4 MARIN DODAJ Anetar PS M
5 NDOC SHABEN Anetar PD M
6 PAULA KACERI Anetar PR F
7 VEHBI SHIMA Anetar PSD M
8 NIKOLIN SHATI Sekretar PD M


Vendndodhja e VNV-ve Qarku Shkodër

QARKU Shkoder KZAZ NR 42

NR EMRI MBIEMRI POZICIONI SUBJEKTI GJINIA
1 SELAMI SMAJLAJ Kryetar PD M
2 GENC HAXHAJ Zv/Kryetar PS M
3 PREK MARKU Anetar PD M
4 BERNARDIN NDOI Anetar PD M
5 PREL MILANI Anetar PS M
6 GJERGJ KQIRA Anetar PR M
7 TONIN VJERDHA Anetar PSD M
8 ARBAN GJOKA Sekretar PS M


0126 127 Komuna Shllak: Ukbibaj, Shkolla
0127 137 Komuna Shllak: Vukaj, Shkolla
0128 172 Komuna Shllak: Barcolle, Shkolla
0129 173 Komuna Shllak: Kron i Madh, Shkolla
0130 184 Komuna Shllak: Vukjakaj -Gegaj, Shkolla
0131 275 Komuna Shllak: Bene, Shkolla

QARKU Shkoder KZAZ NR 43

NR EMRI MBIEMRI POZICIONI SUBJEKTI GJINIA
1 BARDH DODA Kryetar PS M
2 ASTRIT MEÇI Zv/Kryetar PD M
3 JORGJE DODANI Anetar PS F
4 ENVER SULEJMANI Anetar PS M
5 PRELE GJONI Anetar PD M
6 GEZIM LAÇI Anetar PR M
7 PREND MARKU Anetar PSD M
8 DEDE MEMA Sekretar PD M

QARKU Shkoder KZAZ NR 44

NR EMRI MBIEMRI POZICIONI SUBJEKTI GJINIA
1 LUDOVIK PAPAJ Kryetar PD M
2 XHEVDET ÇULAJ Zv/Kryetar PS M
3 ASIM BURGAJ Anetar PD M
4 ERMIRA HOXHA Anetar PD F
5 PJETËR PREÇAJ Anetar PS M
6 MUHAMET MUÇA Anetar PR M
7 BESNIK HASA Anetar PSD M
8 GËZIM ZENELAJ Sekretar PS M
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kush ishte i ndjeri Aleks Keka?, Posted 20 Qershor 2009, 16:51
Babai: Nuk kemi hasëm, djalin ma vrau politika
19/06/2009 -

Nga i dërguari në Malësinë e Madhe, Gerti Xhaja

Babai i Aleks Kekës është mjaft i dëshpëruar për humbjen e djalit të tij. Teksa pret miqtë dhe familjarët në shtëpi, ai akuzon politikën për vrasjen e djalit. Ai rrëfen për “Gazeta Shqiptare” momentet e fundit kur e ka takuar të birin.
Në çfarë ore ka dalë djali juaj?
Ka dalë rreth orës 8:30, si zakonisht, si çdo ditë tjetër. Ka ngrënë mëngjes me mua në kuzhinë, duke folur si babai me djalin. Asnjë lloj shqetësimi, asnjë lloj problemi. Ka dalë në fushatë, siç ka dalë çdo ditë të tjera për Partinë Demokristiane. Ka qenë kryetari i PDK-së për Malësinë e Madhe.
Kur dhe si mësuat se çfarë kishte ndodhur?
Isha me gruan dhe djalin e vogël për të lyer një shtëpi që e kemi në Bjeshkë. Na kishte rënë 6 herë telefoni. Arritëm që të lidheshim, pasi atje nuk ka valë. Nuk na e kanë thënë direkt. Na thanë që duhej të vinim se xhaxhai ishte sëmurë e të tjera si këto, por kur erdhëm këtu, morëm vesh të vërtetën.
A jeni në dijeni të ndonjë konflikti apo kërcënimi që mund të ketë pasur kohët e fundit djali juaj?
Unë mendoj se kryesorja që i ka marrë jetën djalit, është se ka pasur autoritet të madh në Malësinë e Madhe dhe pas tij kanë shkuar shumë njerëz. Është dukur si person problematik për dikë, se për kë, nuk e di. Nuk dua të besoj se partitë politike mund të arrijnë deri në këtë shkallë, por nuk ka arsye tjetër se pse m’u mor jeta e djalit. Më thanë se ka njerëz që kalojnë kaq ekstremizëm që të vrasin për politikë, kjo më duket e pabesueshme. Por, unë nuk di arsye tjetër, sepse s’ka pasur konflikt me askënd në Malësi të Madhe. Asnjë lloj shqetësimi nuk kam vënë re te ai.
Me se merrej djali juaj?
Ne kemi një firmë ndërtimi prej 16 vjetësh. Kemi ndërtuar objekte prej Koplikut, Malësisë Madhe, rrugë kemi asfaltuar në komunë, ujësjellës, kanalizime dhe tashmë djali është vetë i tretë në ndërtimin e një pallati në Shkodër. Ekonominë e kemi të mirë, se kemi punuar vazhdimisht me firmë ndërtimi dhe kemi pasur të ardhura të mira. Kam edhe djalin tjetër me firmë ndërtimi në Amerikë. Nuk besoj të jetë bërë për punë ekonomike. Kjo fushatë që ka bërë për demokristianët ia ka marrë jetën, por unë nuk dua ta besoj.
Kemi 17 vjet që ia kemi dhënë votën PD-së, krejt si fis. Këtë radhë kaluam me PDK-në, se kishte shoqëri djali me Nard Ndokën. Më ka pyetur mua; “A të kaloj kryetar i PDK-së në Bajzë”? I thashë, përderisa ta ka besuar Nard Ndoka këtë, nuk prish punë. Tani e ndiej veten fajtor që i thashë të pranonte të bëhej kryetar i PDK-së për Malësinë e Madhe.
Kur ka qenë hera e fundit që e keni parë?
Hera e fundit ka qenë aty në kuzhinë. Ekonominë e shtëpisë ka e bërë ai. Duke ngrënë mëngjes i thashë: “Aleks, nuk i mora lekët dje në Koplik”. Më tha se do interesohej që të më kalonin nesër dhe më dha një sasi parash derisa të arrija të merrja rrogën.
Për jetën e tij familjarë, çfarë mund të na thoni?
Ka dalë shpesh jashtë shtetit, por gjithnjë me gruan dhe shkonin shumë mirë. Vjet më ka çuar mua me gjithë gruan për pushime në Gjermani dhe në Austri dhe më ka thënë se çdo vit do më çonte jashtë për pushime. Më familjar, nuk ka pasur në Malësinë e Madhe. Motrës, që ka qenë keq ekonomikisht, i kemi bërë shtëpinë me paratë tona.
Juve vet, a keni ndonjë apel për të bërë?
Nuk duhet të shkojë politika që t’ua marrë jetën njerëzve për një karrige apo mandat. Ia kemi dhënë 17 vjet votën PD-së e nuk mendoj të na e ketë bërë PD-ja vetëm pse nuk do ia jepnim votën sivjet, se nuk e meritojmë.
Juve jeni malësor dhe tradita e kërkon që në kësi ngjarjesh, autori apo familja e tij t’u dërgojë fjalë për të marrë përsipër autorësinë dhe për t’ju dhënë një shkak për këtë veprim. Juve, a ju ka trokitur kush apo t’ju ketë sjellë
një haber të tillë?
Absolutisht jo! Kjo është vrasja më kriminale që mund të ndodhë, pra të mos e dish se kush po të vret. Sikur gjakësi të në kallëzonte me kanun, mjaftonte një jetë për të shlyer këtë krim, por kështu duhen të paktën 3 jetë që të vihet nderi në vend, gjithnjë nëse do e marrim vesh ndonjëherë.

A keni pasur ndonjëherë probleme gjakmarrjeje apo hakmarrjeje?
Ne të rinjtë jo. Të vjetrit kanë pasur, por gjithçka është mbyllur në atë kohë, para 100 vitesh. Absolutisht nuk kemi pasur probleme të tilla. Aleksi gëzonte autoritet, saqë në konflikte të tjera në fshat si i ri, ka ndërmjetësuar dhe di 3 konflikte të tilla që janë mbyllur.

Pse mendoni se është një vrasje politike?
Tjetër problem nuk ka pasur dhe nuk ka se ku më shkon mendja tjetër.

Për kë dyshoni?
Nuk mund të them që dyshoj te askënd, se po të di ku të dyshoj... Atë e kanë bërë për të mos e ditur. Nëse do e dimë, ai gjak nuk lahet kollaj. Ai duhet ta dijë se po të më vijë të më thotë që të kam vrarë djalin, ne meshkuj jemi, dhe hall e derman nuk do të ketë më. Është problemi që nuk dimë ku të drejtohemi, se nuk dimë t’i kemi borxh ndokujt.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Topalli sulm PR-së: Mos i votoni, janë mafiozë dhe spiunë

Asnjë votë për partitë e tjera, qofshin ato edhe pjesëtare të koalicionit të djathtë, pasi çdo votë për to është votë kundër PD, është votë për Edi Ramën”. PR: Lapsus, pasi ne kemi qeverisur bashkë
Partia Demokratike sulmoi dy forca të së djathtës, njërën prej të cilave e ka aleate tradicionale, përkatësisht Partinë Republikane, si dhe Partinë Demokristiane, me të cilën ka qenë mbërthyer në mërirtë kohëpaskohshme përgjatë 18 vjetëve. Jozefina Topalli, nënkryetare e PD-së, kryetare e Kuvendit
që mbyll mandatin pas formatimit të pasardhësit të tij me rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme, kërkoi nga zgjedhësit në Postribë të Shkodrës që të mos japin asnjë votë për republikanët e Fatmir Mediut dhe demokristianët e Nard Ndokës.
Afrimi i ditës së zgjedhjeve ka nxehur “gjakrat” në koalicionin e djathtë, ku aleatët bëjnë thirrje kundër njëri-tjetrit. Për këtë përplasje publike mes dy
aleatëve të ngushtë, Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane, shkak është bërë një deklaratë e nënkryetares së PD-së, Topalli, e cila u ka kërkuar banorëve të komunës së Postribës në Shkodër, që të mos i japin asnjë votë Partisë Republikane dhe Partisë Demokristiane, në mënyrë që PD-ja të marrë mandatet e nevojshme për të qeverisur pa ta. “Asnjë votë të mos jepet për partitë e tjera, qofshin ato edhe pjesëtare të koalicionit të djathtë, pasi çdo votë për to është votë kundër Partisë Demokratike, është një votë për Edi Ramën. Ne do të këmbëngulim që të marrim aq deputetë sa të qeverisim të vetëm, pa ato partitë e vogla, demokristianë, republikanë etj . Këta janë o spiunë, o mafiozë, o kontrabandistë”, ka deklaruar Topalli. Kjo deklaratë e bërë nga Topalli ka sjellë reagime të ashpra nga krerët lokalë të Partisë Republikane dhe Partisë Demokristiane. Kryetari lokal i PR-së, Namik Kamberi, e cilësoi deklaratën e Topallit si një deklaratë të pavend dhe aspak diplomatike. “E respektoj dhe është një nder i Shkodrës qenia dhe kontributi i Topallit si deputete, por në asnjë mënyrë ne nuk duhet të na vihet një shenjë barazimi me demokristianët. Uroj që deklarata e Topallit të jetë një lapsus, pasi përndryshe do t’i thosha asaj: “Si keni arritur që të bashkëpunoni prej kaq vitesh me PR-në, me njerëz të tillë”?! - tha Kamberi. Sipas tij, PD-së nuk i vjen e keqja nga PR-ja, e cila ka dhënë prova për besnikërinë e saj. Në këtë linjë ka qenë edhe ish-deputeti Mark Krroqi, aktualisht kreu lokal i PDK-së. Ky i fundit ka pohuar se nuk është normale që shprehje të tilla fyese të përdoren një fushatë elektorale. “Ka ikur koha kur për të fituar vota. Koha kur shaheshin kundërshtarët etiketoheshin me shprehje nga më të ndryshmet. Tashmë ka ardhur koha që votat t’i fitosh, duke e bindur elektoratin se alternative jote është më e mira dhe se është vërtet ajo që u
duhet zgjedhësve të tu”, tha Krroqi.
V. Idrizi
K. Kuçaj
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 15 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 08:28
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari