Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 14 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
FATMIR MEDIU - ARKITEKTI I GERDECIT-I VRASJES SE 26 BANORVE
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Luan Hoxha, Berishës: "Si e shkatërroi Mediu ministrinë"

DESPOTI, ARROGANTI FATMIR MEDIU PERBALLË
ISH SHEFI I SHTABIT TE USHTRISE SHQIPTARE LUAN HOXHA
Imazh Imazh

Letra konfidenciale e shefit të shtabit në nëntor 2007 që informonte kryeministrin

Kryeministri Sali Berisha ka qenë i informuar në detaje për mënyrën se si keqmenaxhohej njëri prej dikastereve më nevralgjikë të qeverisë që ai drejtonte, Ministria e Mbrojtjes, ku prej ardhjes së Fatmir Mediut, kishte nisur të montohej Gërdeci institucional.
Informimi bëhej nga të gjithë krahët dhe me të gjitha detajet. Ashtu siç e tregon edhe letra konfidenciale që ish-shefi i shtabit të përgjithshëm, Luan Hoxha, i dërgonte kryeministrit Berisha në 12 nëntor 2007, duke e informuar për gjithë zullumet ekzekutive të Fatmir Mediut, deri 4 muaj para se t'i shpërthente biznesi kriminal në Gërdec, duke i përqendruar të gjitha pushtetet në duart e veta.

Në letrën me të cilën drejtuesi dhe këshilltari më i lartë ushtarak i vendit informon Berishën se prej emërimit të tij shef Shtabi ministri Mediu e kishte zhveshur atë nga shumë prej kompetencave që i jepte ligji:
"Një muaj pas ardhjes sime në detyre, pa komunikuar me mua, dhe në kohën që ndodhesha në selinë e NATO-s, ministri i Mbrojtjes ka urdhëruar abrogimin e urdhrit të Ministrit të Mbrojtjes të vitit 2004 për delegimin e kompetencave Shefit te Shtabit në emërimin e personelit të Forcës së Armatosur, duke bërë kështu një hap prapa në anën konceptuale të menaxhimit të personelit.
Kjo nuk kishte ndodhur që nga viti 2000, dhe për pasojë unë mund të them se sot, në drejtim të menaxhimit të personelit ushtarak e civil, ne ndodhemi në periudhën më të centralizuar historike të Forcës së Armatosur.

(për hir të së vërtetës as në kohën e diktaturës ky proces nuk ka qene kaq i centralizuar nga Ministri). Një ndikim jo të vogël ka patur ky centralizim edhe në fushën e respektit etik të Autoriteteve të Komandimit e të Drejtimit, kur ministri i Mbrojtjes edhe pse Shefi i Shtabit është në zyre, vazhdon t'i ngarkojë detyra direkte operacionale jo vetëm vartësit në Komandat Kryesore, por ndonjë herë edhe deri edhe në nivel batalioni.
Edhe kjo mënyrë e të ushtruarit të autoritetit bie ndesh me parimet bazë të Komandim Kontrollit në një Forcë të Armatosur të një vendi demokratik.
Ky fakt vërtetohet edhe nga rekomandimet gojore e me shkrim të disa ekipeve të ardhura nga vende të Aleancës por dhe nga Komanda e NATOs JFC Napoli kanë deklaruar në nivelet më të larta sikurse edhe në prezencën time si një eksperiencë të praktikueshme në një strukturë ushtarake të një vendi demokratik.

Ky centralizim dhe dobësim i funksionit të Shefit të Shtabit bën të mundur që të krijohet një perceptim që Ministri nuk ka besim tek Shefi i Shtabit për t'i deleguar kompetencat që ligji ia shpreh si detyrë dhe përgjegjësi që duhet të bëjë.
Kjo detyrë e vënë në ligj ka patur parasysh se është e domosdoshme që duhet të ketë një ndarje të drejtë të raporteve të politikës me profesionalizmin,"-shkruan Luan Hoxha në letrën drejtuar Berishës, duke shtuar më poshtë se kjo nuk ka ndodhur nga moskuptimi i drejtë i raporteve, por më shumë nga pozicione personale të z.Mediu.

Emërimet

Ish-shefi i Shtabit i tregon kryeministrit edhe rrumpallën me emërimet që bëheshin në Forcat e Armatosura dhe këto direkt me firmën e Mediut:

"Ka patur raste edhe kur ministri ka emëruar dhe kthyer në Forcat e Armatosura oficerë në kundërshtim me kriteret e përcaktuara me ligj, si dhe raste të tjera të dhënies së gradave e emërimeve për oficerë me vese, mashtrues me dokumente në procesin e dhënies së gradave.
Për këto të fundit është injoruar kërkesa e drejtpërdrejtë e Komisionit të Ankimimit të ngritur nga vetë Ministri para më shumë se një viti, si dhe letra sqaruese direkte e vetë Shefit të Shtabit, letër në të cilën janë sjellë prova shkresore të mashtrimit të dokumentuar në disa nivele të komandimit.
Edhe kjo praktikë është hartuar në mënyrë ligjore nga Policia e Shtetit dhe nga Policia Ushtarake. Megjithëse kam insistuar duke i thënë të vërtetën, ministri edhe pse ky problem është i njohur edhe në opinionin ushtarak, nuk më ka mbështetur. Kjo gjë nuk mendoj se mund të dojë shpjegime të mëtejshme nga ana ime",- shkruan Luan Hoxha.

Mediu nuk i kishte marrë mendim Hoxhës edhe për emërime shumë të rëndësishme si ai i kornandantit të Brigadës së Reagimit të Shpejtë, në kundërshtim me kërkesën edhe këshillën time për të rishikuar këtë emërim që ka të bëjë me një pozicion funksional të gjeneralit më të rëndësishëm të Trupave të Luftimit të Forcave tona të Armatosura.
Në letër ai e akuzonte Mediun se kishte futur në kolaps strukturat e ministrisë, duke injoruar edhe rekomandimet e ekspertëve të huaj.
"Ka më shumë se 6 muaj që ekipe të një prej institucioneve amerikane më serioze në fushën e marrëdhënieve civilo- ushtarake (Qendra për studimin e marrëdhënieve Civile Ushtarake në Kaliforni), të ftuara nga vetë Ministri kanë bërë studimin për gjendjen tonë konkrete, por edhe rekomandimet e tyre nuk janë marrë akoma parasysh.

Në këtë studim thuhet haptazi që disa struktura në Ministrinë e Mbrojtjes nuk plotësojnë misionin ose mungojnë fare, për pasojë shumë nga detyrat që duhet të kryejnë këto struktura bëhen nga Shtabi i Përgjithshëm.
Në fakt kjo praktikë, dëmton edhe vetë Shtabin që në shumë raste duke bërë gjëra që ndofta nuk i njeh sa duhet, ka dëmtuar cilësinë e punës (të tjerëve), duke mos realizuar në cilësi edhe ndonjë nga detyrat e veta funksionale".

Buxheti

Ai denonconte edhe përqendrimin e gjithë pushtetit ekonomik në duart e ministrit, çka kishte sjellë edhe mosrealizimin e buxhetit për vitin 2007, i cili për shkak të pengesave burokratike të tenderimeve, ishte realizuar vetëm 65 për qind për 11 muaj.

Ai i kishte kërkuar Mediut edhe takime e ballafaqime të strukturave planifikuese e programuese me ato të financës e të prokurimeve, në mënyrë që më pas të mbahej qëndrim ndaj personave përgjegjës: "Problem tjetër shumë i rëndësishëm është dhe realizimi i buxhetit të këtij viti.
Si pasojë e një procesi jo të mirorganizuar e të strukturave pa shumë përvojë në Planifikim Programim e Buxhetim, si dhe për pasojë të pengesave burokratike të tenderimeve, realizimi i buxhetit për këtë vit është në nivel të pakënaqshëm rreth 65% kundrejt planit të 11- mujorit.

Për të analizuar këtë çështje i kam kërkuar ministrit takime e ballafaqime të strukturave planifikuese e programuese me ato të financës e të prokurimeve, në mënyrë që më pas të mbahet qëndrim ndaj personave përgjegjës, por deri tani akoma nuk po ndodh një gjë e tillë.
Në fakt, unë nuk mund të zhvilloj vetëm me Shtabin këtë analizë pasi një pjesë e rëndësishme e procesit sidomos tenderimet, janë në drejtoritë e Ministrisë dhe në komandat kryesore duke mos më dhënë akses as për dhënie mendimi qoftë dhe formal se ku duhet të bëhen ato"-shkruan ish-shefi i Shtabit Luan Hoxha.
Në fund të letrës ai kërkon hapur ndërmjetësimin e kryeministrit Berisha për të rivendosur raportet e reja me ministrin e Mbrojtjes, me të cilin nuk kishte komunikuar normalisht që kishte ishte emëruar shef i Shtabit në vjeshtën 2006.
A.Rrozhani | 18/05/2009 |
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Me sjelljet e padenja te ish ministrit fatmir mediut ka demtuar rende sistemin komandues te drejtorive dhe kuartierit ushtarak te Ministrise se Mbrojtjes me tiparet e tija morale të ulta si; despotike, dominuese, arrogante, prepotente, materialiste-plackites ne mallin e ushtrise(sipas shume akuzave neper shtype....).
Ky e pate shnderruar sikur te ishte prone e tij qe ja kishte lene e ema dhe i jati, duke e injoruar me vetedije, me nje djallezi te pashoqe Rregulloret ushtarake, udhezimet dhe ligjet si dhe kushtetuten e vendit.
Papergjegjesi nuk mund te rrije edhe presidenti Bamir Topi qe dinte gjithshka dhe bente sehir me nje synim jo te mire sepse i pelqen kaosin per te perfituar dicka per vete sikur ishte nje dobesi per kundershtarin e tij te egër Sali Berishen qe e vuri ne pallatin e presidentit te Shqipërisë.
Nuk kam pa dhe nuk do te shohe me si ky minister i padenje dhe i besueshem per te qene me minister.
Nuk ka turpe, turret si i padenje perpara popullit dhe bertet me llafollogjira boshe, qe nuk kane asnje program, por sillet e risillet si nje i xhindosur rreth atyre pronave qe nje pjese e mire gjysherve i grabiten popullit dhe ju dhane peshqeshe per sherbime antishqiptare toka sikurse edhe prej .............. Mediu e ka vendin jashte politikes dhe ne burge per Gerdecin.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PAK PËR FATMIR MEDIUN SI ISH MINISTËR....., Posted 06 Shtator 2009, 12:19
Një portret i paautorizuar për Fatmir Mediun

Imazh
E pashë dje Fatmir Mediun se si i “kërkoi publikisht” Sali Berishës fjalën e nderit që në mandatin tjetër të kujdesej për pronarët. Me patetizmin e tij që i rrjedh gati si urinim i pavullnetshëm, ai e vuri kryeministrin Berisha në një nga skenat më të sikletshme të jetës së tij politike. Iu desh që të merrte pjesë në një Kuvend të republikanëve, të dëgjonte Fatmir Mediun, dhe t’i bindej “kërkesës së tij publike”. E gjithë kjo rëndësi që iu kushtua zotit Mediu, në të vërtetë nuk reflekton rëndësinë e tij, por pafuqinë e Berishës për ta kundërshtuar çdo marrëzi të zotit Mediu, tanimë që e ka marr peng te historia e Gërdecit dhe përfshirja e djalit të tij në atë histori. Ky sukses i padiskutueshëm i Fatmir Mediut, i cili sot arrin të komandojë kryeministrin më të fuqishëm të këtij vendi për vite me radhë, është treguesi real se peng i kujt është ky shtet. Dhe për ta kuptuar se peng i kujt është, le të përpiqemi të kuptojmë kush është Fatmir Mediu.
* * *
Ashtu si nuk të mbetet asgjë në mendje nga fjalimet e tij politike, ashtu dhe nga jeta e tij askush nuk ndan dot diçka që të ketë shkëlqyer apo të ketë qenë shumë e keqe. Ai filloi studimet në vitin 1985 për inxhinier shpimi në degën e naftës, në një klasë jo shumë të disiplinuar studentësh. Klasa e përbërë kryesisht me studentë nga Fieri, Vlora dhe Berati, të gjithë meshkuj, i përshtatej profilit të degës ku studionin. Të dhunshëm në dukje, grupi i tij filloi të bjerë në sy për njëfarë uniteti përballë disiplinës dhe rregullave të fakultetit. Lidhjet e tyre të forta me njëri-tjetrin dhe fryma e të vepruarit në grup u ruajt shumë gjatë dhe e ka ndjekur pas karrierën e zotit Mediu. Vetë Fatmiri nuk kishte rënë kurrë në sy për të qenë i pari. Mbaroi fakultetin në qershor 1990 dhe u emërua inxhinier në Ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës, Patos. Disa muaj pasi kishte filluar punë, në Shqipëri u shpall pluralizmi politik. Lidhjet e para të Mediut me republikanët u krijuan për rrethana fare aksidentale.
Sabri Godo, dhëndër i familjes Vrioni, gjeti te rekomandimi për Fatmir Mediun njeriun e duhur praktik që merrej me të gjitha punët e vogla që duhet të kryente dikush në Fier për të dhe familjen e gruas së tij. Mediu i hyri shpejt në zemër, jo vetë me rrjetin e shokëve që krijoi dhe ia vuri në dispozicion, por dhe me prakticitetin e zgjidhjes së problemeve.
Në atë kohë Mediu afrohet shumë përmes “grupit të kosovarëve” me Partinë Demokratike në Fier. Një prej tyre, Viktor Margilaj, i cili u bë më vonë prefekt i Durrësit, ishte një nga miqtë më të afërt të Fatmirit.
Pas Kongresit të Partisë Republikane në vjeshtë të vitit 1992, Mediu emërohet nga Sabri Godo nënkryetar i Partisë Republikane. Afrimi i Mediut pasoi spastrimin e parë brenda republikaneve dhe largimin prej partisë të Vangjush Gambetës dhe Hysen Çobanit si krah radikal që kërkonin program të qartë konservator të PR. Megjithëse u emërua në Tiranë, Mediu qëndroi dhe për një kohë në Fier.
Në fillim të vitit 1993 mbërriti në Tiranë. Sapo mbërriti në kryeqytet, ai nisi përpjekjet për t’u afruar me grup pushteti brenda PD dhe arriti të krijojë kontakte të mira në atë kohë me ish-ministrin e Brendshëm, Musaraj dhe kryeministrin, Meksi. Në përpjekje për ta përdorur lidhjen me këtë grup për t’iu imponuar Partisë Republikane, Mediu i fuqizoi dukshëm pozitat. Republikanët shfaqnin herëpashere rezerva ndaj qeverisë dhe Mediu ishte ura që i bashkonte. Përmes tij zgjidhnin problemet me shtetin, por nga ana tjetër Mediu zgjidhte gjithë problemet e tij. Ndërkohë, disa grupe kriminale që filluan të lulëzonin në Berat, Fier dhe Vlorë kishin te Mediu një mediator të shkëlqyer që i çonte atje ku duhej problemet e tyre.
Kështu, Mediu nisi të ndikojë dhe në kryesitë e degëve të PR në këto zona, sidomos në degën e Beratit dhe Fierit.
Në zgjedhjet e vitit 1996 Mediu kandidoi në Fier. Brenda PD lufta mes grupit të Meksit dhe Berishës ishte e ashpër. Berisha kishte kandiduar rivalët e vet në zona të jugut për të humbur. Fatmir Mediu ishte i pari kandidat që denoncoi dhunën në zgjedhje duke i paraprirë tërheqjes së socialistëve më 26 maj. Mediu denoncoi zgjedhjet dhe i braktisi ato në mesditë.
Marrëdhëniet e tij u acaruan me PD zyrtare të Berishës, por nga ana tjetër ai ruajti një pozicion të tërhequr më pas. Pasi socialistët erdhën në pushtet, Mediu tentoi të afrohej fort me ta.
Përpjekja e tij për të bërë të njëjtin rol si me PD, që t’i imponohej Partisë Republikane përmes lidhjeve me pushtetin, vazhdoi.
Kunati i tij, Ilirian Celibashi, u emërua zëvendësministër i Brendshëm dhe shërbente si lidhje mes Mediut dhe grupeve që e mbështesnin atë në pellgun Berat dhe Fier.
Kryeministri, Fatos Nano, e mbajti larg personalisht, por e ndihmoi atë më pas për t’i shpëtuar burgosjes në Itali.
Në vitin 1998, Mediu nisi përpjekjet për të përtërirë PR. Por asgjë nuk funksionoi. Ai afroi Lajla Përnaskën dhe Mirela Bogdanin, por brenda një viti ato u larguan përsëri. Duket se ata që i ngjisnin më shumë ishin njerëzit problematikë.
Gjatë zgjedhjeve të pjesshme lokale në qershor të 1998, në Shijak, ai kishte kandidat Klement Zgurin. Ai u afrua ndjeshëm me atë që më vonë u bë epiqendra e bandës së Shijakut. I lidhur ngushtë me figurat kryesore problematike të këtyre grupeve, ai filloi të bëhet njeri i pushtetshëm në Shijak. Këto grupe dhe lidhjet e tyre nuk kishin ndonjë besnikëri politike. Për të qenë luajalë me të gjitha palët, ata u vetëquajtën “republikanë” dhe kanë qenë problem i çdo palë zgjedhjesh në Shijak.
Në zgjedhjet e vitit 2000 dhe 2001 i përdori Agron Duka. Fleksibiliteti lidhej me të qenit e tyre “republikanë”, pra pakicë që shkonte sa me një palë me tjetrën.
Në vitin 1999, Mediu tentoi të hiqte qafe autoritetin e Sabri Godos. Iu afrua ndjeshëm Genc Pollos dhe i vuri atij në dispozicion gjithë lidhjet e veta të dyshimta.
Në përpjekje për t’i bërë opozitë Berishës, Pollo kishte nevojë për njerëz, pará dhe lidhje në gjithë vendin. Fatmir Mediu i kishte të gjitha këto. Nën sponsorizimet e këtyre grupeve të dyshimta, Pollo u divorcua me Berishën dhe filloi të udhëtojë drejt SHBA me Mediun në emër të “politikës së re” në fillim të viteve 2000.
Mediu e shoqëroi në Dallas te miqtë e tij, Xhimi dhe Nazar Mehmeti (Nick). Nazari është një shqiptar nga Struga me origjinë nga Devolli, një biznesmen i suksesshëm në Dallas, pronar i katër klubeve striptizmi.
Xhimi, një biznesmen amerikan, mik i Nazarit, e afroi Mediun me drejtues të Mëngjesit të Lutjeve në Uashington. Më pas lidhjet e Mediut me ta u forcuan dhe Mediu u bë rekomandues i ftesave të tyre në rajon. Disa muaj më parë ky biznesmen privatizoi INSIG dhe ishte njeriu që u mor privatisht me axhendën e Berishës dhe Mediut në Uashington.
Këto lidhje Mediu ia vuri në dispozicion Genc Pollos kundër Berishës në vitin 1999 në udhëtimin drejt SHBA. Por jo të gjitha gjërat po i shkonin mirë. Gjatë një udhëtimi për në Milano me vëllanë e Gazmend Mahmutajt, nga Berati, në atë kohë kryetar i Forumit Rinor Republikan, policia e ndaloi, pasi Mahmutaj kërkohej për katër vrasje dhe trafik droge. Mediu i kishte nxjerrë një pasaportë me emër tjetër, duke përdorur shkresë nga Partia Republikane.
Gjykata e Milanos e dënoi Fatmir Mediun për krimin e parashikuar, sipas nenit 309 të Kodit Penal italian duke bashkëpunuar në krim, për të shfrytëzuar prostitucionin. Gazmend Mahmutaj ishte dënuar në Itali me dhjetë vjet burg, ndërsa Mediu u kap duke e ndihmuar atë të kalonte transit përmes Italisë në Strasburg si pjesë e një delegacioni shqiptar për të marrë pjesë në një konferencë mbi krimin e organizuar thirrur nga Parlamenti Evropian. Pra, ironia ishte e plotë. Mediu po përdorte autoritetin e shtetit shqiptar për të toleruar një person në kërkim.
Ai e kishte ndihmuar Gazmend Mahmutajn të nxirrte një pasaportë me emrin Raqi Gjoni dhe duke u përpjekur me ndërgjegje të plotë t’i bindte autoritetet kufitare për këtë identitet. Pas kësaj Mediu u ndalua në aeroportin e Malpensës në Milano. Ai u ndoq më pas përmes ndërhyrjeve politike në gjykim të lirë, derisa Gjykata e Milanos vendosi ta dënojë me tre vjet burg. Pra, kryetari i republikanëve shqiptarë u dënua me tre vjet burg nga Gjykata e Milanos.
Në vitin 2003, Mediu e apelon këtë vendim, po përsëri gjykata vendos që ai të dënohet me tre vjet burg dhe pesë vite ndalim të veprimtarisë publike. Në dosjen e gjykatës, siç mund ta shihni, rezulton i arratisur për drejtësinë italiane.
Çështja u bë shumë e mprehtë në Shqipëri, pasi Mediu ishte tanimë një politikan në kërkim. Këtë shans duket se e shfrytëzoi në atë kohë kryeministri, Fatos Nano. Ai toleroi ndihmën shtetërore për të shmangur vuajtjen në burg të Fatmir Mediut. Kështu, ai angazhoi zyrtarisht struktura të Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Një avokat i shquar italian, ish-numri dy i Antimafies italiane, Maritati, u angazhua për lirimin e tij në Gjykatën e Lartë italiane. Ndihmësi shqiptar i Maritatit ishte gjyqtari shqiptar, Besnik Imeraj, tashmë anëtar i Gjykatës së Lartë, dhe gjyqtar i çështjes së zotit Mediu, ndërsa ndërmjetës zyrtar i tij Adrian Visha, tashmë avokat i zotit Mediu. Kjo lidhje e ngushtë e arritur përmes kunatit të Fatmir Mediut, Ilirian Celibashi, funksionoi dhe Mediu ngeli një opozitar peng i qeverisë së Fatos Nanos.
Por, pavarësisht “sagës kriminale” të Fatmir Mediut, ai vazhdonte jetë aktive politike në koalicion me Sali Berishën.
Në vitin 2001 ai ishte pjesë e koalicionit “Bashkimi për Fitore” dhe u bë deputet i parlamentit shqiptar duke qenë pjesë e listës së PD.
Raportet e tij me Berishën ruajtën zhvillime konstante deri më 2005. Pas vitit 2005 ai u përfshi në qeverinë Berisha si ministër i Mbrojtjes. Ai aktivizoi menjëherë lidhjet e tij të dyshimta në gjithë vendin. Kështu, vëllai i të ndaluarit në Itali për trafik u emërua drejtor i uzinës së armëve në Poliçan, një i afërm i njerëzve të tij në Fier, me mbiemër Kajolli, u emërua shef i Administratës së Ministrisë së Mbrojtjes, motra e biznesmenit Nazar Mehmeti u emërua drejtoreshë e botimeve në ministri, vetë Mediu u përfshi menjëherë përmes një lidhjeje të tij në Berat në ndërtimin e spitalit privat në mjediset e Spitalit Ushtarak në Tiranë. Aksionet e veta i kaloi në emër të Nik Mehmetit, ndërsa përfaqësinë noteriale për të e kishte motra e vet, notere.
Mediu ndihmoi po ashtu këtë grup të privatizonte INSIG dhe vetë u përfshi i tëri në historinë e lobimit të kontratës së Gërdecit.
Së bashku me djalin e kryeministrit, Shkëlzen Berisha, ata ishin ideatorët e këtij projekti ogurzi. Që në mbledhjen e parë të qeverisë në shkurt të vitit 2007, Mediu çoi propozim direkt që qeveria të lidhte kontratë me një kompani amerikane, SAC, për demontimin e fishekëve. Arsyetimet e Mediut në mbledhje rrezatojnë tërësisht mentalitetin e tij ordiner dhe antishtetëror. Ai flet si një njeri i rrugës në një mbledhje qeverie, duke përdorur shprehje të tilla si: “Unë s’kam ndonjë interes për vete”; “Po deshët, miratojeni, po deshët jo”; “Këto janë punë delikate, se janë amerikanët në lojë”; “Berisha u ka premtuar në zyrë” e të tjera banalitete si këto. Ka qenë ndërhyrja e ashpër dhe kompetente e ministrit të Financave, Ridvan Bode, që ka shmangur skandalin. Berisha i kapur prej djalit të tij thuajse ka heshtur dhe ka pranuar arsyetimin që kjo kontratë të mos lidhet, por të rikthehet në Ministri të Mbrojtjes për tender.
Por pas një muaji Mediu ia doli. Pa tender, përmes një vendimi që mbështetej në mënyrë të pjesshme te VKM 138 e qeverisë, ai ia dha këtë kontratë asaj kompanie që deshi t’ia jepte që në fillim. Në këtë histori u implikua thellë djali i kryeministrit, i cili, siç rezulton, ka lobuar pranë ministrit të Drejtësisë për komente pozitive për këtë vendim. Tri sekretare e dëshmojnë këtë lobim, dy nga Ministria e Drejtësisë dhe një nga Ministria e Mbrojtjes. Mediu rezulton të ketë qenë në kontakt të përditshëm me Shkëlzen Berishën dhe ky tjetri me Mihal Delijorgjin. Tabulatet e telefonave ditën e tragjedisë zbulojnë se Mihal Delijorgji ka biseduar në minutat e para pas shpërthimit me Shkëlzen Berishën, pasi ky i fundit ka dalë nga takimi me Mediun. Kjo lidhje e fortë kriminale deri në kokë të qeverisë ishte një fund logjik i karrierës së një politikani që ka pasur lidhjet kriminale dhe adhurim për botën e krimit.
Mediokër në formimin e tij dhe jashtë çdo standardi si zyrtar shtetëror, ai futi Shqipërinë në një krizë të pashembullt me SHBA dhe partnerët evropianë për shkak të inkriminimit që i bëri kryeministrit Berisha dhe familjes së tij me këto lidhje kriminale. Ishte ky inkriminim që bëri Berishën të ndryshonte tërësisht dhe t’i shpallte luftë drejtësisë shqiptare për të shpëtuar Fatmir Mediun dhe të birin e tij. Dhe kjo luftë është kostoja më madhe që Shqipëria po i paguan sot integrimit në Evropë, mos-liberalizimit të vizave dhe thuajse ngrirjes së marrëdhënieve me Perëndimin. Është kjo krizë që detyroi Berishën të sulmonte vëzhguesit e ODIHR dhe që rrezikon që zgjedhjet të dështojnë nga paniku i humbjes dhe llogaridhënies para drejtësisë. Është ky një bilanc logjik i një politikani që quhet Fatmir Mediu. Ai ka marrë sot peng kryeministrin e vendit dhe po e detyron atë të veprojë sipas ligjeve që mafia i dikton një pengu. Dje ai ka dalë sërish para shqiptarëve dhe u ka kërkuar votën për një mandat të ri.
Ky lajm nuk mund të dëgjohej askund, përveç këtij vendi, ku njerëzit harrojnë të shkuarën dhe shpesh dhe të ardhmen e afërt.
Nga Mero Baze
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PAK PËR FATMIR MEDIUN SI ISH MINISTËR....., Posted 06 Shtator 2009, 13:04
Familja Godo kundër Mediut: Ka dy muaj që nuk na ngre as telefonin
Imazh

Kryetari i Asamblesë së republikanëve, Sabri Godo, kritikon rrugën që ndoqi Fatmir Mediu për të marrë Ministrinë e Mjedisit. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, themeluesi i PR-së tregon arsyet përse bojkotoi dy mbledhjet e fundit të kryesisë, teksa shton se Mediu duhet të priste të përfundonte procesi hetimor për zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit përpara se të bëhej ministër.
Zoti Godo, Partia Republikane do të jetë sërish pjesë e qeverisë “Berisha” në këtë mandat të dytë. A jeni i kënaqur me Ministrinë e Mjedisit?
Unë do të doja ndonjë ministri që do të kishte më tepër peshë dhe me më shumë ndikim në jetën e vendit, por edhe nuk ngul këmbë në këtë ide, sepse të atilla janë tani konjukturat politike në koalicionin që është krijuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe forcat e tjera që pritet të hyjnë. Kështu që mund edhe të pranohej kjo ministri nëse nuk kishte alternativë tjetër. Nuk jemi ne ata që duam t’i krijojmë probleme koalicionit, ne jemi për mbarëvajtjen e tij dhe jo për ta penguar.
Gjatë ditës së premte kryeministri thirri kryetarin e PR-së për të negociuar përfaqësimin në qeveri dhe në mbrëmje ai mblodhi kryesinë e partisë. Përse ju nuk ishit në këtë mbledhje?
Në këtë mbledhje unë nuk shkova dhe nuk më dukej se mund të shkoja, sepse ka gati dy muaj që jo vetëm me Anilën si ministre, por zoti Mediu ka prerë edhe komunikimin me mua në mënyrë të habitshme. Ne kemi bashkëpunuar gjithmonë dhe nuk ka ndodhur ndonjë konflikt dhe nuk ka pasur asnjë grindje. Kjo tërheqje e tij mua më bën një përshtypje të keqe. Tani shoh që gjatë kësaj kohe ai bëri lojën e tij për t’i nxjerrë punët atje ku e mendonte ai më mirë dhe më vuri mua para një fakti të kryer ashtu si edhe të tjerët. Por secili ka gjykimin e tij. Unë nuk jam president nderi siç quhem ndonjëherë në media, që duhet të vihem në podium dhe mund të mos pyetet. Unë jam një njeri që kam funksione të caktuara në Partinë Republikane, jam kryetar i Asamblesë i zgjedhur disa herë unanimisht, jam anëtar i kryesisë. Me statut jam edhe personi i dytë në parti, njeriu që mund të zëvendësojë kryetarin. Kështu që të mos pyetem fare, të mos më thuhet asgjë dhe pastaj të thirrem tri orë para mbledhjes për të më thënë që gjërat janë vendosur kështu në marrëdhëniet me Berishën dhe Partinë Demokratike, nuk jam i disponuar ta ndjek lojën e zotit Mediu, sepse nuk më duket korrekte. Prandaj nuk shkova në mbledhje. Kanë bërë mbledhje edhe sot dhe nuk shkova. Mendoj që ai duhet ta rishikojë këtë punë. Unë nuk do ta pengoja zotin Mediu të bëhej ministër, ai ka të drejtë të luftojë për veten e tij, por them se gjërat duhen bërë në rregull dhe nuk duhet luajtur me personat dhe sidomos me forumet e partisë. Përsa i përket Anilës, është me statut që ministrat janë anëtarë të kryesisë dhe nuk mund të shmanget thirrja e tyre në mbledhje, aq më tepër sepse ndonjëherë atje janë vërejtur edhe lëvizje në kryesi, sepse janë thirrur për konsultim ose edhe për të votuar njerëz që nuk janë zgjedhur realisht nga Asambleja Kombëtare. Për mua e meritojnë të jenë anëtarë të kryesisë, por në parti ka disa rregulla. Një nga rregullat është që ministri duhet të thirret në mbledhjen e kryesisë.
Mendoni se kjo hatërmbetje le të themi e zotit Mediu ka ardhur për shkak të emërimit të vajzës suaj në postin e ministres pasi ai dha dorëheqjen?
Vajza ime nuk hyn fare në këtë punë. Ajo nuk ishte absolutisht konkurrente për Ministrinë e Ambientit. Ajo pranoi të bëhej ministre e Shëndetësisë me insistimin e Fatmirit, sepse ishte një ngërç për Partinë Republikane në atë moment që duhej zgjidhur. Meqenëse Ministria e Shëndetësisë i kalon një partie tjetër, për vajzën time ishte krejt normale që të rikthehej në punën e saj me zemër të lehtë dhe ajo kështu e mendon dhe kështu është. Në qoftë se zoti Mediu ka menduar se këtu mund ta kërcënojë ndonjë konkurrencë, është një gjë krejt në imagjinatën e tij e pabazuar në realitetin e gjërave.
Në takimin që kanë pasur zoti Berisha i ka kërkuar Mediut të mos jetë ai ministër në kabinetin qeveritar deri mbylljen e procesit gjyqësor të Gërdecit. Në vlerësimin tuaj a duhet të kishte pritur zoti Mediu deri sa të përfundonte gjyqi?
Unë nuk e di se çfarë ka thënë doktor Berisha dje në takimin me Mediun. Kjo është një bisedë ndërmjet tyre që nuk është bërë publike dhe nuk jam unë ai që të rri të bëj spekulime dhe të eci me hamendje. Unë dëgjova në media që ka bërë këtë komunikim në kryesi zoti Mediu dhe ka dalë prej andej me votat e atyre që ishin prezentë si i propozuar nga Partia Republikane si ministër. Në këtë gjë nuk shoh ndonjë çudi, është e drejtë e tij ta kërkojë. Për sa i takon faktit që ai është në një proces penal, unë kam bindjen se ai nuk ka përgjegjësi penale, por gjithsesi është një gjykatë që do ta vendosë dhe askush nuk mund të thotë tani që kjo çështje është e mbyllur. Mirë do të ishte të pritej vendimi i gjykatës. Ja që Fatmiri i lëvizi gjërat në këtë drejtim. Por unë po e them edhe njëherë, që nuk do të isha unë për ta penguar dhe e deklaroj edhe njëherë që nuk jam kundër as sot, sepse për mua një vendim që merret me shumicë votash në forumet e partisë, qoftë edhe me një votë më tepër, bëhet i detyrueshëm për të gjithë anëtarët e tjerë. Unë kështu e shikoj, sepse unë i respektoj me rigorozitet parimet që rregullojnë demokracinë e brendshme në parti. Në këtë drejtim ne kemi shumë gjëra për të korrektuar.
Nëse zoti Mediu do të pranonte të mos ishte pjesë e kabinetit qeveritar deri në përfundim të procesit gjyqësor, a ishte zonja Godo një kandidaturë për postin e ministres së Mjedisit?
Kategorikisht jo. Anilës as nuk mund t’i shkonte në mendje një gjë e tillë. Ajo është mjeke, hyri në Ministrinë e Shëndetësisë me vullnetin për të dhënë një ndihmë në krizën e madhe në të cilën ndodhej shëndetësia. Bëri atë që mundi, nisi reforma të mëdha. Mbase do të kishte dëshirë të punonte për t’i çuar më tej këto reforma, por meqë e kërkon politika këtë lëvizje ajo nuk ka asnjë lloj hatërmbetje. Ajo rikthehet në punën e saj me këngë e me valle, si i thonë një fjale. Ky është realiteti, pavarësisht se shumë njerëz mund të mos e besojnë, sepse ajo nuk është karrieriste dhe nuk është profesioniste në politikë dhe nuk është nga ajo kategori njerëzish që duan të nxjerrin përfitime nga puna e tyre.
Kryeministri Berisha duket se po has pengesa në formimin e qeverisë, si po ju duket deri tani ky proces?
Nuk është e lehtë, por mendoj se Berisha është i aftë të dalë në krye dhe unë e shikoj atë si një kryeministër që mund të drejtojë me energji. Janë bërë punë të mëdha në katër vitet që shkuan dhe janë hapur perspektiva për vitet që vijnë. Kjo në radhë të parë falë vullnetit të fortë të Berishës. Me vullnetin e tij më në fund u bë rruga Durrës-Kukës, me të cilën u morën tetë vjet socialistët dhe nuk bënë asnjë metër rrugë, sepse kështu do t’i mbetej hatri grekëve.

Anila Godo: S’më thirrën në kryesi, Mediu: S’është anëtare

Pa kaluar ende 24 orë nga mbledhja e Partisë Republikane, e cila i dha mbështetje kryetarit të saj Fatmir Mediu për të qenë ai përfaqësues i kësaj force në kabinetin qeveritar, reagon anëtarja kryesisë, Anila Godo. Ministrja e Shëndetësisë thotë në një prononcim për mediat se ajo nuk u informua për këtë mbledhje, megjithëse duhet të ishte në këtë mbledhje në bazë të statutit të Partisë Republikane. “Nuk jam ftuar të marrë pjesë në mbledhjen e djeshme, nuk jam informuar, megjithëse mesa di unë me statut ministri i një partie detyrimisht është pjesë e kryesisë. Gjatë periudhës së zgjedhjeve kam ndjekur zotin Mediu në një pjesë të madhe të vendeve për hapjen ose paraqitjen e kandidatëve gjatë fushatës zgjedhore, megjithëse nuk bëja pjesë në listën e kandidatëve për deputetë”, shprehet ministrja Godo. Më tej ajo thekson se prej dy muajsh kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nuk i është përgjigjur në telefon, për shkaqe që ajo thotë se nuk i di akoma. “Në Ministrinë e Shëndetësisë rruga u hap nga fakti që Partia Republikane kërkoi Ministrinë e Mjedisit. Prej dy muajsh nuk kam asnjë komunikim me kryetarin e partisë dhe autoritetet drejtuese dhe kjo jo për fajin tim. Kam kërkuar të komunikoj, nuk më është hapur as telefoni dhe nuk e di arsyen. Jam fare e habitur”, vijoi më tej Anila Godo. Vajza e kryetarit të Asamblesë së Partisë Republikane erdhi në postin e ministres së Shëndetësisë verën e kaluar në një moment kur kjo forcë prej disa muajsh nuk ishte e përfaqësuar në kabinetin qeveritar. Anila Godo zëvendësoi ish-ministrin Nard Ndoka, kryetar i Partisë Demokristiane, pasi kryeministri Berisha vendosi të rikthejë PR-në në qeveri dhe të largojë prej saj demokristianët. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Në një prononcim për mediat kreu i republikanëve është shprehur se kjo ka ardhur për shkak se ministrja nuk është anëtare kryesie. “Shkarkimet në qeveri nuk i bëj unë, por kryeministri Berisha. Mospjesëmarrja e zonjës Godo në mbledhjen e kryesisë ka ardhur për shkak se ajo nuk është anëtare e këtij forumi të Partisë Republikane”, është shprehur Mediu në prononcimin për mediat. Të premten në mbrëmje pas rreth dy orësh kryesia e Partisë Republikane i dha OK kryetarit Fatmir Mediu për të qenë ai përfaqësuesi i kësaj force në kabinetin e kryeministrit Berisha në postin e ministrit të Mjedisit. Vendimin e kryesisë kreu i PR-së e kishte paralajmëruar gjatë mesditës ku në përfundim të takimit me Berishën gjatë një prononcimi për mediat la të kuptohet se do të jetë pikërisht ai që do të marrë postin ministror në emër të kësaj partie. Partia Republikane, e cila doli në zgjedhjet e 28 qershorit forca e dytë e koalicionit të djathtë, pritet të marrë edhe dy zv.ministra si dhe drejtorë të të gjitha niveleve në 12 qarqet e vendit.
06/09/2009
ADI SHKEMBI
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 67
Antarësuar: 05 Shtator 2009, 19:37
Re: PAK PËR FATMIR MEDIUN SI ISH MINISTËR....., Posted 06 Shtator 2009, 21:37
Një portret i paautorizuar për Fatmir Mediun

Nga Mero Baze

E pashë dje Fatmir Mediun se si i “kërkoi publikisht” Sali Berishës fjalën e nderit që në mandatin tjetër të kujdesej për pronarët. Me patetizmin e tij që i rrjedh gati si urinim i pavullnetshëm, ai e vuri kryeministrin Berisha në një nga skenat më të sikletshme të jetës së tij politike. Iu desh që të merrte pjesë në një Kuvend të republikanëve, të dëgjonte Fatmir Mediun, dhe t’i bindej “kërkesës së tij publike”. E gjithë kjo rëndësi që iu kushtua zotit Mediu, në të vërtetë nuk reflekton rëndësinë e tij, por pafuqinë e Berishës për ta kundërshtuar çdo marrëzi të zotit Mediu, tanimë që e ka marr peng te historia e Gërdecit dhe përfshirja e djalit të tij në atë histori. Ky sukses i padiskutueshëm i Fatmir Mediut, i cili sot arrin të komandojë kryeministrin më të fuqishëm të këtij vendi për vite me radhë, është treguesi real se peng i kujt është ky shtet. Dhe për ta kuptuar se peng i kujt është, le të përpiqemi të kuptojmë kush është Fatmir Mediu.

* * *

Ashtu si nuk të mbetet asgjë në mendje nga fjalimet e tij politike, ashtu dhe nga jeta e tij askush nuk ndan dot diçka që të ketë shkëlqyer apo të ketë qenë shumë e keqe. Ai filloi studimet në vitin 1985 për inxhinier shpimi në degën e naftës, në një klasë jo shumë të disiplinuar studentësh. Klasa e përbërë kryesisht me studentë nga Fieri, Vlora dhe Berati, të gjithë meshkuj, i përshtatej profilit të degës ku studionin. Të dhunshëm në dukje, grupi i tij filloi të bjerë në sy për njëfarë uniteti përballë disiplinës dhe rregullave të fakultetit. Lidhjet e tyre të forta me njëri-tjetrin dhe fryma e të vepruarit në grup u ruajt shumë gjatë dhe e ka ndjekur pas karrierën e zotit Mediu. Vetë Fatmiri nuk kishte rënë kurrë në sy për të qenë i pari. Mbaroi fakultetin në qershor 1990 dhe u emërua inxhinier në Ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës, Patos. Disa muaj pasi kishte filluar punë, në Shqipëri u shpall pluralizmi politik. Lidhjet e para të Mediut me republikanët u krijuan për rrethana fare aksidentale.

Sabri Godo, dhëndër i familjes Vrioni, gjeti te rekomandimi për Fatmir Mediun njeriun e duhur praktik që merrej me të gjitha punët e vogla që duhet të kryente dikush në Fier për të dhe familjen e gruas së tij. Mediu i hyri shpejt në zemër, jo vetë me rrjetin e shokëve që krijoi dhe ia vuri në dispozicion, por dhe me prakticitetin e zgjidhjes së problemeve.

Në atë kohë Mediu afrohet shumë përmes “grupit të kosovarëve” me Partinë Demokratike në Fier. Një prej tyre, Viktor Margilaj, i cili u bë më vonë prefekt i Durrësit, ishte një nga miqtë më të afërt të Fatmirit.

Pas Kongresit të Partisë Republikane në vjeshtë të vitit 1992, Mediu emërohet nga Sabri Godo nënkryetar i Partisë Republikane. Afrimi i Mediut pasoi spastrimin e parë brenda republikaneve dhe largimin prej partisë të Vangjush Gambetës dhe Hysen Çobanit si krah radikal që kërkonin program të qartë konservator të PR. Megjithëse u emërua në Tiranë, Mediu qëndroi dhe për një kohë në Fier.

Në fillim të vitit 1993 mbërriti në Tiranë. Sapo mbërriti në kryeqytet, ai nisi përpjekjet për t’u afruar me grup pushteti brenda PD dhe arriti të krijojë kontakte të mira në atë kohë me ish-ministrin e Brendshëm, Musaraj dhe kryeministrin, Meksi. Në përpjekje për ta përdorur lidhjen me këtë grup për t’iu imponuar Partisë Republikane, Mediu i fuqizoi dukshëm pozitat. Republikanët shfaqnin herëpashere rezerva ndaj qeverisë dhe Mediu ishte ura që i bashkonte. Përmes tij zgjidhnin problemet me shtetin, por nga ana tjetër Mediu zgjidhte gjithë problemet e tij. Ndërkohë, disa grupe kriminale që filluan të lulëzonin në Berat, Fier dhe Vlorë kishin te Mediu një mediator të shkëlqyer që i çonte atje ku duhej problemet e tyre.

Kështu, Mediu nisi të ndikojë dhe në kryesitë e degëve të PR në këto zona, sidomos në degën e Beratit dhe Fierit.

Në zgjedhjet e vitit 1996 Mediu kandidoi në Fier. Brenda PD lufta mes grupit të Meksit dhe Berishës ishte e ashpër. Berisha kishte kandiduar rivalët e vet në zona të jugut për të humbur. Fatmir Mediu ishte i pari kandidat që denoncoi dhunën në zgjedhje duke i paraprirë tërheqjes së socialistëve më 26 maj. Mediu denoncoi zgjedhjet dhe i braktisi ato në mesditë.

Marrëdhëniet e tij u acaruan me PD zyrtare të Berishës, por nga ana tjetër ai ruajti një pozicion të tërhequr më pas. Pasi socialistët erdhën në pushtet, Mediu tentoi të afrohej fort me ta.

Përpjekja e tij për të bërë të njëjtin rol si me PD, që t’i imponohej Partisë Republikane përmes lidhjeve me pushtetin, vazhdoi.

Kunati i tij, Ilirian Celibashi, u emërua zëvendësministër i Brendshëm dhe shërbente si lidhje mes Mediut dhe grupeve që e mbështesnin atë në pellgun Berat dhe Fier.

Kryeministri, Fatos Nano, e mbajti larg personalisht, por e ndihmoi atë më pas për t’i shpëtuar burgosjes në Itali.

Në vitin 1998, Mediu nisi përpjekjet për të përtërirë PR. Por asgjë nuk funksionoi. Ai afroi Lajla Përnaskën dhe Mirela Bogdanin, por brenda një viti ato u larguan përsëri. Duket se ata që i ngjisnin më shumë ishin njerëzit problematikë.

Gjatë zgjedhjeve të pjesshme lokale në qershor të 1998, në Shijak, ai kishte kandidat Klement Zgurin. Ai u afrua ndjeshëm me atë që më vonë u bë epiqendra e bandës së Shijakut. I lidhur ngushtë me figurat kryesore problematike të këtyre grupeve, ai filloi të bëhet njeri i pushtetshëm në Shijak. Këto grupe dhe lidhjet e tyre nuk kishin ndonjë besnikëri politike. Për të qenë luajalë me të gjitha palët, ata u vetëquajtën “republikanë” dhe kanë qenë problem i çdo palë zgjedhjesh në Shijak.

Në zgjedhjet e vitit 2000 dhe 2001 i përdori Agron Duka. Fleksibiliteti lidhej me të qenit e tyre “republikanë”, pra pakicë që shkonte sa me një palë me tjetrën.

Në vitin 1999, Mediu tentoi të hiqte qafe autoritetin e Sabri Godos. Iu afrua ndjeshëm Genc Pollos dhe i vuri atij në dispozicion gjithë lidhjet e veta të dyshimta.

Në përpjekje për t’i bërë opozitë Berishës, Pollo kishte nevojë për njerëz, pará dhe lidhje në gjithë vendin. Fatmir Mediu i kishte të gjitha këto. Nën sponsorizimet e këtyre grupeve të dyshimta, Pollo u divorcua me Berishën dhe filloi të udhëtojë drejt SHBA me Mediun në emër të “politikës së re” në fillim të viteve 2000.

Mediu e shoqëroi në Dallas te miqtë e tij, Xhimi dhe Nazar Mehmeti (Nick). Nazari është një shqiptar nga Struga me origjinë nga Devolli, një biznesmen i suksesshëm në Dallas, pronar i katër klubeve striptizmi.

Xhimi, një biznesmen amerikan, mik i Nazarit, e afroi Mediun me drejtues të Mëngjesit të Lutjeve në Uashington. Më pas lidhjet e Mediut me ta u forcuan dhe Mediu u bë rekomandues i ftesave të tyre në rajon. Disa muaj më parë ky biznesmen privatizoi INSIG dhe ishte njeriu që u mor privatisht me axhendën e Berishës dhe Mediut në Uashington.

Këto lidhje Mediu ia vuri në dispozicion Genc Pollos kundër Berishës në vitin 1999 në udhëtimin drejt SHBA. Por jo të gjitha gjërat po i shkonin mirë. Gjatë një udhëtimi për në Milano me vëllanë e Gazmend Mahmutajt, nga Berati, në atë kohë kryetar i Forumit Rinor Republikan, policia e ndaloi, pasi Mahmutaj kërkohej për katër vrasje dhe trafik droge. Mediu i kishte nxjerrë një pasaportë me emër tjetër, duke përdorur shkresë nga Partia Republikane.

Gjykata e Milanos e dënoi Fatmir Mediun për krimin e parashikuar, sipas nenit 309 të Kodit Penal italian duke bashkëpunuar në krim, për të shfrytëzuar prostitucionin. Gazmend Mahmutaj ishte dënuar në Itali me dhjetë vjet burg, ndërsa Mediu u kap duke e ndihmuar atë të kalonte transit përmes Italisë në Strasburg si pjesë e një delegacioni shqiptar për të marrë pjesë në një konferencë mbi krimin e organizuar thirrur nga Parlamenti Evropian. Pra, ironia ishte e plotë. Mediu po përdorte autoritetin e shtetit shqiptar për të toleruar një person në kërkim.

Ai e kishte ndihmuar Gazmend Mahmutajn të nxirrte një pasaportë me emrin Raqi Gjoni dhe duke u përpjekur me ndërgjegje të plotë t’i bindte autoritetet kufitare për këtë identitet. Pas kësaj Mediu u ndalua në aeroportin e Malpensës në Milano. Ai u ndoq më pas përmes ndërhyrjeve politike në gjykim të lirë, derisa Gjykata e Milanos vendosi ta dënojë me tre vjet burg. Pra, kryetari i republikanëve shqiptarë u dënua me tre vjet burg nga Gjykata e Milanos.

Në vitin 2003, Mediu e apelon këtë vendim, po përsëri gjykata vendos që ai të dënohet me tre vjet burg dhe pesë vite ndalim të veprimtarisë publike. Në dosjen e gjykatës, siç mund ta shihni, rezulton i arratisur për drejtësinë italiane.

Çështja u bë shumë e mprehtë në Shqipëri, pasi Mediu ishte tanimë një politikan në kërkim. Këtë shans duket se e shfrytëzoi në atë kohë kryeministri, Fatos Nano. Ai toleroi ndihmën shtetërore për të shmangur vuajtjen në burg të Fatmir Mediut. Kështu, ai angazhoi zyrtarisht struktura të Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Një avokat i shquar italian, ish-numri dy i Antimafies italiane, Maritati, u angazhua për lirimin e tij në Gjykatën e Lartë italiane. Ndihmësi shqiptar i Maritatit ishte gjyqtari shqiptar, Besnik Imeraj, tashmë anëtar i Gjykatës së Lartë, dhe gjyqtar i çështjes së zotit Mediu, ndërsa ndërmjetës zyrtar i tij Adrian Visha, tashmë avokat i zotit Mediu. Kjo lidhje e ngushtë e arritur përmes kunatit të Fatmir Mediut, Ilirian Celibashi, funksionoi dhe Mediu ngeli një opozitar peng i qeverisë së Fatos Nanos.

Por, pavarësisht “sagës kriminale” të Fatmir Mediut, ai vazhdonte jetë aktive politike në koalicion me Sali Berishën.

Në vitin 2001 ai ishte pjesë e koalicionit “Bashkimi për Fitore” dhe u bë deputet i parlamentit shqiptar duke qenë pjesë e listës së PD.

Raportet e tij me Berishën ruajtën zhvillime konstante deri më 2005. Pas vitit 2005 ai u përfshi në qeverinë Berisha si ministër i Mbrojtjes. Ai aktivizoi menjëherë lidhjet e tij të dyshimta në gjithë vendin. Kështu, vëllai i të ndaluarit në Itali për trafik u emërua drejtor i uzinës së armëve në Poliçan, një i afërm i njerëzve të tij në Fier, me mbiemër Kajolli, u emërua shef i Administratës së Ministrisë së Mbrojtjes, motra e biznesmenit Nazar Mehmeti u emërua drejtoreshë e botimeve në ministri, vetë Mediu u përfshi menjëherë përmes një lidhjeje të tij në Berat në ndërtimin e spitalit privat në mjediset e Spitalit Ushtarak në Tiranë. Aksionet e veta i kaloi në emër të Nik Mehmetit, ndërsa përfaqësinë noteriale për të e kishte motra e vet, notere.

Mediu ndihmoi po ashtu këtë grup të privatizonte INSIG dhe vetë u përfshi i tëri në historinë e lobimit të kontratës së Gërdecit.

Së bashku me djalin e kryeministrit, Shkëlzen Berisha, ata ishin ideatorët e këtij projekti ogurzi. Që në mbledhjen e parë të qeverisë në shkurt të vitit 2007, Mediu çoi propozim direkt që qeveria të lidhte kontratë me një kompani amerikane, SAC, për demontimin e fishekëve. Arsyetimet e Mediut në mbledhje rrezatojnë tërësisht mentalitetin e tij ordiner dhe antishtetëror. Ai flet si një njeri i rrugës në një mbledhje qeverie, duke përdorur shprehje të tilla si: “Unë s’kam ndonjë interes për vete”; “Po deshët, miratojeni, po deshët jo”; “Këto janë punë delikate, se janë amerikanët në lojë”; “Berisha u ka premtuar në zyrë” e të tjera banalitete si këto. Ka qenë ndërhyrja e ashpër dhe kompetente e ministrit të Financave, Ridvan Bode, që ka shmangur skandalin. Berisha i kapur prej djalit të tij thuajse ka heshtur dhe ka pranuar arsyetimin që kjo kontratë të mos lidhet, por të rikthehet në Ministri të Mbrojtjes për tender.

Por pas një muaji Mediu ia doli. Pa tender, përmes një vendimi që mbështetej në mënyrë të pjesshme te VKM 138 e qeverisë, ai ia dha këtë kontratë asaj kompanie që deshi t’ia jepte që në fillim. Në këtë histori u implikua thellë djali i kryeministrit, i cili, siç rezulton, ka lobuar pranë ministrit të Drejtësisë për komente pozitive për këtë vendim. Tri sekretare e dëshmojnë këtë lobim, dy nga Ministria e Drejtësisë dhe një nga Ministria e Mbrojtjes. Mediu rezulton të ketë qenë në kontakt të përditshëm me Shkëlzen Berishën dhe ky tjetri me Mihal Delijorgjin. Tabulatet e telefonave ditën e tragjedisë zbulojnë se Mihal Delijorgji ka biseduar në minutat e para pas shpërthimit me Shkëlzen Berishën, pasi ky i fundit ka dalë nga takimi me Mediun. Kjo lidhje e fortë kriminale deri në kokë të qeverisë ishte një fund logjik i karrierës së një politikani që ka pasur lidhjet kriminale dhe adhurim për botën e krimit.

Mediokër në formimin e tij dhe jashtë çdo standardi si zyrtar shtetëror, ai futi Shqipërinë në një krizë të pashembullt me SHBA dhe partnerët evropianë për shkak të inkriminimit që i bëri kryeministrit Berisha dhe familjes së tij me këto lidhje kriminale. Ishte ky inkriminim që bëri Berishën të ndryshonte tërësisht dhe t’i shpallte luftë drejtësisë shqiptare për të shpëtuar Fatmir Mediun dhe të birin e tij. Dhe kjo luftë është kostoja më madhe që Shqipëria po i paguan sot integrimit në Evropë, mos-liberalizimit të vizave dhe thuajse ngrirjes së marrëdhënieve me Perëndimin. Është kjo krizë që detyroi Berishën të sulmonte vëzhguesit e ODIHR dhe që rrezikon që zgjedhjet të dështojnë nga paniku i humbjes dhe llogaridhënies para drejtësisë. Është ky një bilanc logjik i një politikani që quhet Fatmir Mediu. Ai ka marrë sot peng kryeministrin e vendit dhe po e detyron atë të veprojë sipas ligjeve që mafia i dikton një pengu. Dje ai ka dalë sërish para shqiptarëve dhe u ka kërkuar votën për një mandat të ri.

Ky lajm nuk mund të dëgjohej askund, përveç këtij vendi, ku njerëzit harrojnë të shkuarën dhe shpesh dhe të ardhmen e afërt.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PAK PËR FATMIR MEDIUN SI ISH MINISTËR....., Posted 08 Shtator 2009, 17:23
Perseri Mediu...Imazh????

Degjoni o njerez
hapni sy dhe vesh
ky Fatmiri yne
serish buzeqesh.

Serish buzeqesh
biri i mamase
njerezia frymen
mban pas hapsase.

Dogji,perveloi
mori jete pafaj
Berisha i pacipe
pas do ta mbaje.

Si nuk kane turp
kaq te pafytyre
politike djall
shume qenke ndyre.

S'pyet per milet
as per komb e fare
do vetem te mbushesh
pas parase ke ngare.

Por do vije dita
qe Mediu yne
nuk do kete force
nuk do kete sqime.

Vendin do e gjeje
aty ku e don
drejtesia vjen
ajo nuk harron.

Pa do japin fjale
do paguajne mire
edhe Sale doktori
bashke me Ilire.

Beni qejf harbute
plot kini hambaret
do te vije dhe dita
te denoje kusaret.

Do qeshet njerezia
vendi do clirohet
kush ben "marrira"
tek vendi do cohet.
Shahin Kolonja
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 67
Antarësuar: 05 Shtator 2009, 19:37
Berisha e merr në qeveri: Ma imponon PR emrin e Mediut. Ja rastet kur Mediu shantazhonte Berishën
Nga Tema
Kryeministri është shfaqur dje në një intervistë të shkurtër në një të përditshme, jo për të sqaruar se çfarë ka ndërmend të bëjë me kabinetin, por për të deklaruar se atij po i imponohet nga Kryesia e Partisë Republikane emri i Fatmir Mediut për të drejtuar Ministrinë e Mjedisit. Kryearkitekti i Gërdecit do të jetë kështu sërish në kabinet, edhe pse ndaj tij nuk është zhvilluar asnjë seancë gjyqësore dhe vazhdon të jetë person nën akuzë. Gazeta “TemA” ka botuar vazhdimisht materiale që faktojnë se Mediu së bashku më të birin e Berishës kanë gatuar aferën e Gërdecit. Kjo i ka dhënë një pozitë shumë të fortë Mediut, që shantazhon në çdo kohë kryeministrin.

Gazeta “TemA” risjell sot procesverbalin e mbledhjes ku është miratuar ndërtimi i fabrikës së vdekjes në Gërdec, ku duket qartë se Mediu e mban nën presion Berishën. Nëse hyn në qeveri Mediu, atëherë politikanët më të ngushtë të Berishës, Meta dhe Topalli, do të duhet të na japin të paktën ndonjë sqarim për deklaratat e tyre që gazeta i riboton sot.

Por duhet thënë se vendimi i PR për emrin e Mediut ka shkaktuar jo pak tërmet në këtë parti, për shkak se Presidenti i Nderit, Sabri Godo, dhe e bija, aktualisht ministre Shëndetësie, kanë qenë kundër. Burimet thonë se mbledhja e Kryesisë ka qenë e trukuar, ndërsa përplasjet në PR janë të forta.

Mediu, njeriu që pretendon se mbron të drejtën e pronës dhe familjes, tanimë do ketë në dorë Mjedisin.







Mediu “tradhton” Berishën për Gërdecin: Në zyrë u premton, këtu hesht...




15.05.2009




Kryeministri, Sali Berisha, i ka premtuar kompanisë “Southern Ammunition Company” se do i ndihmojë për të marrë kontratën për demontimin e municioneve.

Ky fakt është tepër i rëndë, për shkak se në dokumentet që gazeta botoi dje, rezulton se përfaqësuesi i SAC është Rrahman Selmanllari, miku i ngushtë i djalit të kryeministrit Berisha.

Lobimin e kryeministrit për këtë kontratë e zbulon vetë ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, gjatë të famshmes mbledhje qeverie, ku do kalohej kontrata për SAC.

Gazeta “TemA” zbardh sot procesverbalin e mbledhjes së qeverisë, më datë 17 shkurt. Kjo mbledhje është përfolur shumë për debatet mes ministrit të Financave, Ridvan Bode dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Dhe në fakt ashtu është. Mediu ka synuar që të kalojë përmes qeverisë dhënien e kontratës me prokurim të drejtpërdrejtë për kompaninë SAC, por është kundërshtuar ashpër nga ministri i Financave, Ridvan Bode, që kërkon që një gjë e tillë të bëhet me ankand.

“Për mendimin tim ky problem ka këto elementë: Këtu kemi të bëjmë me një shërbim publik, n’daç shitje, n’daç shërbim, n’daç çfarëdo që të jetë, minimumi bëhet me tender. Këtu vihet me prokurim të drejtpërdrejtë”, - thotë Bode, duke kundërshtuar Mediun që insiston se nuk ka mundësi që kjo të bëhet me ankand, për shkak se nuk ofrohet asnjë kompani tjetër. Por Bode pretendon të kundërtën.

Debati zgjerohet, ndërsa kryeministri e kupton që kundërshtimi i Bodes nuk ka të ndaluar. Duhet theksuar se gjatë gjithë debatit, Berisha shfaqet mjaft i urtë dhe i bindur përkundrejt Fatmir Mediut, çka të lë të kuptosh se ishte i interesuar për kalimin e projektit. Por ministri i Financave kërkon që, në rast se kjo kontratë do jepet me prokurim të drejtpërdrejtë, këtë veprim ta bëjë Ministria e Mbrojtjes, për shkak se Këshillit të Ministrave nuk i lejohet një gjë e tillë me ligj. Këtë fakt e pranon dhe kryeministri, Sali Berisha, sipas të cilit nuk mund të vendosë Këshilli i Ministrave për një kontratë me një emër të specifikuar firme. Berisha dhe Bode thonë se Këshilli i Ministrave mund të vendosë vetëm për procedurat, duke i lënë kështu përgjegjësinë Ministrisë së Mbrojtjes për veprimet.

Këtu Mediu ndjehet pak i tradhtuar dhe deklaron se Berisha po lobon për këto kompani të huaja që vijnë në Shqipëri.

“Dhe unë po e ngre zoti kryeministër, këtu të gjitha kompanive të huaja që vijnë, iu thuhet “Po” nga ana juaj, iu thuhet “Po” me vullnet politik. Nuk ka asnjë implementim për të ecur më tej. Të gjithë janë te dera, vetëm presin dhe ikin”, - deklaron Mediu.

Berisha e mbyll mbledhjen duke thënë se do jetë një grup pune që do shqyrtojë këtë situatë dhe do ri-hartohet projekti. Mediu deklaron se shpreson që edhe kjo firmë të mos ikë si shumë të tjera.

Ajo që bie në sy gjithashtu gjatë diskutimit është nxitimi i madh për të kaluar projektvendimin, edhe pse është fushatë zgjedhore.




Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Ministrave, mbajtur në datën 17 shkurt 2007 për projektvendimin “Për procedurën e çmontimit, çmilitarizimit e tjetërsimit të një sasie municionesh të Forcave të Armatosura, të dala nga armatimi e përdorimi, me shoqërinë amerikane “Southern Ammunition Company”




Sali Berisha: Ky projektvendim vjen i propozuar nga ministri i Mbrojtjes. Fatmir, kjo është ajo që bën vakuumin?

Fatmir Mediu (ministër i Mbrojtjes): Kjo është kompania që bën demontimin mekanik. Deri tani ne paguajmë për të bërë demontimin e municionit, paguajmë pará, 500 dollarë është toni, kurse kjo është kompani që ofron. Sepse interesi i saj është që duke bërë demontimin mekanik, një pjesë të materialeve firma i përdor për interesat e veta. Dhe kjo është një kompani që vjen, investon në Shqipëri të gjitha pajisjet dhe teknologjinë dhe bën të gjithë demontimin në bazë të interesave që ka. Është kompani e licencuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes dhe njihet në Departamentin e Shtetit.

Njëkohësisht ne kemi si praktikë, p.sh., sot NAMS, të cilën ne paguajmë. Provuam në tri ndërmarrjet që kemi ne: në ndërmarrjen në Poliçan, në ndërmarrjen në Gramsh dhe në ndërmarrjen në Mjekës, të tria ndërmarrjet dalin me humbje, në qoftë se i futen këtij procesi, nuk kemi asnjë fitim. Kurse në rastin konkret kompania ofron rreth 1.5 milionë dollarë. Çmimet janë përcaktuar sipas komisionit të çmimit që kemi në Ministrinë e Mbrojtjes, d.m.th., dalim me fitim, nuk dalim me humbje. Nuk ka pasur oferta të tjera të ngjashme.

Ridvan Bode (ministër i Financave): Atëherë ky është një shërbim që po e tenderon Ministria e Mbrojtjes dhe e bën me tender të drejtpërdrejtë, me prokurim të drejtpërdrejtë. Këtu nuk ka ndonjë të dhënë, nëse do të dalë me humbje apo me fitim ky aktivitet, kemi vetëm një të dhënë që është 1.2 milionë dollarë, është....

Fatmir Mediu: Jo, paguan paraprakisht ai, si nuk dilka me ........, i paguan paraprakisht kompania. Për mallin që merr, del paraprakisht.

Ridvan Bode: Çfarë del?

Fatmir Mediu: Ka vënë çmimet për çdo .....

Ridvan Bode: Çmimet nuk janë që i paguan ai, por do t’i paguash ti, pika 1. e vendimit.

Fatmir Mediu: Më vjen keq, e ke gabim. E ka me sasi sa paguan, e ke në fund fare të relacionit. Janë dy variante: një është me 1 milion dollarë, tjetra është me 1 milion e 600 mijë dollarë, në qoftë se rritet sasia në 20 mijë copë e 14.5. Kjo është në relacion, lexoje.

Ridvan Bode: Unë dua një vendim, nuk më duhet relacioni. Vendimi çfarë thotë? Pika 1. thotë: “Ministria e Mbrojtjes të lidhë nëpërmjet MEICO-s kontratën për çmontimin ........ dhe tjetërsimin e municionit të nxjerrë nga armatimi me shoqërinë amerikane kaq e aq, duke përdorur mënyrën mekanike të çmontimit, llojet e sasitë, çmimet sipas pasqyrës nr. 1”. Çmimet janë këto dhe këto çmime janë për koston tonë. Dhe ke një vendim tjetër, pikë tjetër, që thotë, pika 6. “Të ardhurat e përfituara të trajtohen sipas vendimit nr. aq e kaq, që është 1 për .....

Fatmir Mediu: Këtu janë çmimet për çdo fishek. Është e sqaruar në gjithë relacionin.

Ridvan Bode: E para, një herë kjo bëhet me tender.

Fatmir Mediu: Jo, nuk bëhet me tender, se nuk ka asnjë kompani që ofrohet.

Ridvan Bode: Po nuk pati, vjen ajo tjetra ......

Fatmir Mediu: Po mirë, po ktheni përgjigje, ka tri javë që është nisur.

Ridvan Bode: Dakord, po e kam kthyer përgjigjen. Nuk ke tri javë, por ti e ke sjellë, ke gjashtë ditë dhe brenda gjashtë ditëve mes fushatës elektorale nuk mund të kthehet përgjigje.

Sali Berisha: Ta marrim pak qetë këtë problem.

Ridvan Bode: Për mendimin tim ky problem ka këto elementë: Këtu kemi të bëjmë me një shërbim publik, n’daç shitje, n’daç shërbim, n’daç çfarëdo që të jetë, minimumi bëhet me tender. Këtu vihet me prokurim të drejtpërdrejtë. Argumenti ligjor ka dy referenca ligjore: një referencë që ka të bëjë me ligjin nr. 8671, datë 26.10.2000 dhe që ka të bëjë me këto të çarmatimeve. Dhe ky ligj e ngarkon Këshillin e Ministrave të përcaktojë kriteret, pra thotë në nenin 23, jo në nenin.... “Këshilli i Ministrave përcakton afatet e shërbimit dhe të përdorimit të armëve të Forcave të Armatosura, rregullat për trajtimin e tyre pas heqjes nga armatimi dhe përdorimi. Procedurat dhe përgjegjësitë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”. Pra, Këshilli i Ministrave përcakton vetëm procedura.

Referenca e dytë që i bëhet këtij vendimi, pra në këtë referencën e parë e detyron Këshillin e Ministrave ose i jep të drejtë që të bëjë procedurat se si do të veprohet me çmontimet dhe jo me shpenzimet....... Pra, Këshilli i Ministrave bën vetëm procedurën. Referenca e dytë, që doni të bazoni vendimin, ka të bëjë me ligjin nr. 7512 “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private të nismës së lirë të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit”. Dhe ky thotë kështu, neni 23 i këtij ligji thotë: “Kalimi i pronës shtetërore në pronë private bëhet nëpërmjet ankandit, shitjes së lirë të aksioneve, dhënies falas të aksioneve shtetërore, personat fizikë, vendas dhe çdo mënyrë tjetër të përshtatshme”. Pra, të dyja këto referenca nuk të japin të drejtë që t’i të justifikosh këtë. Këtu ke të bësh me një ligj për prokurimet, sepse këtu ligji thotë, detyron “bëhet përmes ankandit”, po zëvendëson ankandin me kontratë të drejtpërdrejtë.

Fatmir Mediu: Po pra, se nuk kam asnjë mundësi tjetër të veprimit. Kjo është e thjeshtë. Logjika është e thjeshtë. Deri tani unë paguaj, zoti Bode, për të bërë demontim, paguaj. Kjo kompani ofron që të më paguajë për të bërë demontimin për interesat e saj, se demontimi që unë bëj deri më tani është demontim me djegie, me plasje, ku nuk ngelet asnjë gjë, për shkak të teknologjisë, që ta përdorë firma e interesuar. Dhe në tri ndërmarrjet që kemi ne si Ministri e Mbrojtjes, asnjëra nuk e merr përsipër, se del me humbje. Në këtë rast konkret kompania ofron blerje dhe demontim brenda Shqipërisë për interesin që ajo ka. Ridvan, sikur të merrej i gjithë ky municion dhe të hidhej në det, unë dhe ti do të ishim të lumtur, por nuk na lë Xhuveli, se ndotet deti! Ja pra, kjo është logjika.

Ridvan Bode: Unë po them aspektet ligjore që kanë të bëjnë me transaksionin që po bën. Ato nuk më interesojnë fare, mua më intereson ky moment: ne po marrim pasuri publike, që janë armë në këtë rast dhe po ia japim një kompanie private.

Fatmir Mediu: Është nxjerrje jashtë përdorimit, është me rrezikshmëri shpërthimi e gjitha, siç ndodhi në rastin .......... Është i gjithi municion i tepërt i 40 vjetëve përpara. Nuk ka asnjë efekt luftarak, sot ka probleme, të cilat krijojnë ........

Sali Berisha: Fatmir, a mund të bëhet një tender për këtë?

Fatmir Mediu: Nuk bëhet tender, se nuk ofrohet asnjë. E vetmja kompani në të gjithë historinë 16-vjeçare që është ofruar, është kjo kompani dhe më thotë: “Unë të marr këtë pjesë të municionit.....”

Ridvan Bode: Po formuloje atëherë, lidhim kontratën e drejtpërdrejtë, autorizohet Ministria e Mbrojtjes të lidhë në formën e prokurimit të drejtpërdrejtë.......

Sali Berisha: Jo, ka ligj të prokurimit publik, e ka ligji i prokurimit publik.

Ilir Rusmali (zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave): Këshilli i Ministrave nuk nxjerr dot më asnjë vendim për prokurime, asnjë të vetëm.

Sali Berisha: Jo, nuk e lejon ligji.

Ilir Rusmali: Ministria e bën vetë, ia ka dhënë ligji autoritetin.

Fatmir Mediu: E kam parë unë këtë, që ministria e bën vetë, por ka tri javë që diskutohet me Drejtorinë Juridike në Këshillin e Ministrave. Ju i bëni sot për një sekondë, kur ka tri javë që diskutohet. Kompania ka një muaj që ka ardhur dhe ka paraqitur ofertën, ka diskutime, d.m.th., intensive me juristë të Këshillit të Ministrave me juristët tanë për të gjetur zgjidhjen. Kjo është zgjidhja që kanë ofruar të dyja palët. Ridvani bën dhe juristin, dhe financierin. Të kthejë përgjigjen me shkrim, të bëhet ballafaqimi.....

Ridvan Bode: Jua kam kthyer me shkrim, e ke me shkrim. E ke shpërndarë përgjigjen me shkrim? Ka ardhur përgjigje përpara kësaj që solle të 2.8. Në ditën e sotme kanë ardhur të gjitha.

Myqerem Tafaj: Nuk më ka ardhur përgjigjja.

Fatmir Mediu: Ore e shtyni, doni ta lini? Lëreni fare, se nuk më intereson!

Ridvan Bode: Ka dy rrugë, o merret vendim për prokurim të drejtpërdrejtë të shitjes së pronës publike, ose zbatohet ligji për prokurimet publike .........

Fatmir Mediu: Sa herë diskutojmë gjëra të tilla, vihemi në një siklet, merre bëje si të duash. Është një municion që rri pa të drejtë në Ministrinë e Mbrojtjes. Absolutisht e vetmja detyrë që kam unë është ta ruaj, nuk kam asnjë detyrë tjetër që të merrem me tregtinë e këtij municioni!

Sali Berisha: Agjencia e Prokurimeve Publike çfarë thotë për këtë rast?

Jemin Gjana: Fatmiri thotë që këtë municion e kam të nxjerrë jashtë përdorimit. Në qoftë se e ka të nxjerrë jashtë përdorimit, ajo nuk figuron më në pasurinë publike të këtij vendi. Në cilin kontabilitet figuron? Në qoftë se unë do të nxjerr një gjë jashtë përdorimit, unë do të gjej mënyrën për ta groposur, për ta hedhur ......

Fatmir Mediu: Tani i fusim nëpër gropa, i shpërthejmë .....

Jemin Gjana: A ka ndonjë dokumentacion që është nxjerrë jashtë përdorimit?

Sali Berisha: Fatmir, e vetmja gjë që nuk kam të qartë unë është pse vjen në Këshill të Ministrave. Këtu nuk jam i bindur, të jem i sinqertë. Sepse ligji i Prokurimeve i ka hequr çdo të drejtë Këshillit të Ministrave. Ia len ministrive.

Fatmir Mediu: Është analizuar nga të gjithë. Nuk ka të drejtë ministri për të vepruar në këtë rast. Po të ishte për të vepruar, ministri vepronte që javën e parë. Janë mbledhur juristët e ministrisë, së bashku me juristët e Këshillit të Ministrave dhe kjo është rruga për të proceduar. Nuk po i hyj shumë analizës së kësaj tani.

Sali Berisha: Mbi cilin ligj e bazon këtë Këshilli i Ministrave?

Fatmir Mediu: Po mirë, referencat janë paraqitur .....

Sali Berisha: Jo, referencat nuk janë të sakta.....

Ridvan Bode: Të dyja referencat unë i dhashë: njëra thotë të shitet publikisht, tjetra thotë, përcakton procedura. Këto janë dy referencat ligjore që ke sjellë këtu.

Fatmir Mediu: Në logjikë të thjeshtë për të vepruar, Ministria e Mbrojtjes, me autoritetin e saj në këtë rast dhe për këtë mall, i cili është mall jashtë eficience, nuk përdoret për asnjë veprim, për asnjë qëllim ushtarak, ka nevojë për një vendim të Këshillit të Ministrave për t’i orientuar marrëdhëniet me këtë kompani, sepse ka një interes të përfitimit kompania në këtë rast. Po të ishte OJQ që të thoshte “po e marr këtë për të tjera”, d.m.th., do t’ia kishim dhënë falas. Në rastin kur ka përfitim kompania dhe të jep edhe ty pará, se nuk e bën pa përfitim, ta ka thënë......

Ridvan Bode: Në të gjitha rastet kur prona publike shitet, tjetërsohet, janë të përcaktuara rregullat. Këtu kemi të bëjmë me një tjetërsim të pronës publike, ndiq rregullat e tjetërsimit të pronës publike. Merr vendim në ministrinë tënde dhe jepja me këto çmime që ke shënuar këtu. Është e thjeshtë. Këshilli i Ministrave nuk ka të drejtë.

Eno Bozdo: Po në qoftë se vlerën e kontabilizuar e ka zero, ndoshta nuk quhet më pronë publike.

Sali Berisha: Jo, ka disa rregulla këtu në fakt.

Fatmir Mediu: E bëjmë zgjidhjen fare thjeshtë, d.m.th., kjo punë zgjidhet nga specialistët e mi, specialistët e Ilirit, se këta nuk kanë njoftuar. Bashkë me të mitë le të ulen të gjejnë zgjidhjen. Absolutisht nuk kam asnjë problem unë. Të ulen dhe të gjejnë zgjidhjen.

Ridvan Bode: Zgjidhjen do ta japësh ti, se e ke ti problemin tënd. Kjo do të vinte këtu, po të lejohej prokurimi i drejtpërdrejtë.

Fatmir Mediu: Në asnjë vend të botës nuk bën vaki kështu siç thua ti. Ky mall, i cili është mall jo imi më, është mall i grumbulluar dhe nga 1997, nga të gjitha ato që ndodhën. Unë bëj vetëm ruajtjen, nuk merrem unë me tregtinë. Unë bëj ruajtjen, unë jap licencën, në qoftë se do të ketë, për shitje armatimi, i cili është në disponim të Forcave të Armatosura. Çojani Ministrisë së Ekonomisë, nuk merrem unë ......

Aldo Bumçi (ministër i Drejtësisë): Ne si Ministri e Drejtësisë kemi thënë që duhet të përcaktohen kriteret se si është përzgjedhur kjo kompani amerikane, pra kaq.

Sali Berisha: Fatmir, e di ku është problemi? Çfarë qëndron dhe çfarë nuk qëndron në këtë vendim? Qëndron për procedurën e çmontimit, çmilitarizimit, tjetërsimit të municioneve të Forcave të Armatosura, që Këshilli i Ministrave duhet të nxjerrë procedurën. Specifikimi për kompaninë nuk është atribut i Këshillit të Ministrave. Këshilli i Ministrave çfarë mund të bëjë? Autorizon Ministrinë e Mbrojtjes që të përdorë këtë procedurë në këto variante, por nuk është Këshilli i Ministrave që flet për kompani, sipas ligjeve të vendit. Nuk ka tagra të flasë më për kompani. Unë kështu e kuptoj këtë. Megjithatë, le të mblidhen ekspertët juridikë edhe një herë.

Fatmir Mediu: Në këtë shtet ka vetëm një gjë, vetëm thuhet çfarë nuk duhet bërë. Se si bëhet, asnjeri nuk ta thotë. Ky është problem i madh. Pra, kam një muaj dhe nuk po më thotë njeri si do të bëhet. Edhe secili të marrë përgjegjësinë. Nuk flasim këtu që unë kam Ministrinë e Mbrojtjes dhe duhet t’i bëj që të gjitha vetëm si Ministri Mbrojtjeje.

Sali Berisha: Atëherë zëvendëskryeministri ngarkohet të thërrasë ekspertët e tri ministrive për t’i dhënë përgjigje dhe me vendim qarkullues.

Fatmir Mediu: Dhe unë po e ngre zoti kryeministër, këtu të gjitha kompanive të huaja që vijnë iu thuhet “Po” nga ana juaj, iu thuhet “Po” me vullnet politik. Nuk ka asnjë implementim për të ecur më tej. Të gjithë janë te dera, vetëm presin dhe ikin.

Sali Berisha: Dakord, tani kjo mori këtë zgjidhje, nuk shkojmë më tutje. Zëvendëskryeministri do të marrë, do të konsultohet ......

Fatmir Mediu: Ishalla nuk ikën dhe kjo si gjithë të tjerat ......

Ridvan Bode: Ne e kemi për detyrë. Të ngarkon ligji ty..... Ta lexova ligjin.

Fatmir Mediu: Ligji më ngarkon mua, kam detyrime që kam marrë përsipër në kuadër të NATO-s. Deri në vitin 2010 duhet të bësh gjithë demontimin.

Ridvan Bode: Zbato rregullat dhe ligjet!

Fatmir Mediu: Unë i zbatoj shumë mirë rregullat dhe ligjet. E kam prurë këtu dhe t’i kthe përgjigjen, kur është për t’u kthyer, se ke filluar vetëm një avaz ke. Sa herë që vij unë në Këshill të Ministrave, do të përgjigjesh, “Sille mendimin tënd me shkrim, të jap edhe unë përgjigjen me shkrim”. Ke afat kohor për të sjellë përgjigjen me shkrim.

Sali Berisha: Atëherë, siç thashë, kjo do të konsultohet nga zëvendëskryeministri me të gjitha këto që u thanë. Jemi Dakord?

(Të gjithë u shfaqën dakord)







Topalli e quan Mediun trafikant dhe mafioz




16.06.2009




E ka mbrojtur gjatë periudhës kur kërkohej heqja e imunitetit, por tani kryetarja e Kuvendit, njëkohësisht nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, nuk është përmbajtur dhe ka lëshuar një lumë akuzash ndaj kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Gjatë një takimi në fshatrat e Shkodrës, në zonën e Postribës, Topalli ka kërkuar nga demokratët e pranishëm në miting që të mos votojnë për partitë e vogla, e sidomos ka theksuar se nuk duhet votuar për demokristianët e Ndokës dhe republikanët e Mediut, duke i quajtur spiunë dhe mafiozë.

Revolta e Topallit ka ngjallur menjëherë reagimin e degës së Partisë Republikane në Shkodër, të cilët i kanë quajtur deklaratat të pamoralshme. Pasi janë ulur pak tensionet, Topalli ka kuptuar se deklaratat kanë qenë të rënda dhe ka nxituar të pengojë publikimin e deklaratave të saj. Para pak javësh ishte kryeministri, Sali Berisha, që nënshkroi me republikanët për të dalë së bashku në koalicion dhe e ka cilësuar Mediun si shumë të rëndësishëm për koalicionin, por dhe për të gjithë vendin. Vetë Topalli u vu në qendër të kritikave të ndërkombëtarëve që e akuzonin se po pengonte hetimet për ngjarjen e Gërdecit, duke mbrojtur Fatmir Mediun.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Vota kundër Jozefinës, jo e Dules, dyshohet Mediu

ImazhImazh

Të gjithë pyetën ditën e djeshme dhe të sotme se e kujt ishte vota kundër në seancën e dy ditëve më parë kur Jozefina Topalli u zgjodh në postin e kryetares së Kuvendit. Por përkundër asaj që pritej, që vota kundër Topallit të ishte e kreut të PBDNJ Vangjel Dule, nuk ka ndodhur kështu. Vota kundër Jozefinës, sipas të gjitha gjasave ka qenë e kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu, të cilit në fakt, pas mbylljes së negociatave me Sali Berishën, i ka mbetur shumë hatri për deklaratat e Topallit gjatë fushatës për të mos votuar aleatët e evgjël. “Nuk mund të flas për këtë gjë. Kjo është shumë konfidenciale” thotë Dule duke qeshur për Gazetën Shqiptare. Por tek miqtë e tij gjatë ditës së djeshme ka konfirmuar se për çështje kortezie, ai ka dhënë votën pro Jozefina Topallit, dhe se vota kundër mund të ketë qenë e Fatmir Mediut. Ajo që dihet me siguri është se Dule ka votuar pro, ndërkohë që lindin dyshime dhe ky fakt mund të përgënjeshtrohet nga Mediu, meqënëse votimi për kreun e Kuvendit ka qenë i mbyllur.
Dita e parë
Për Jozefina Topallin dita e parë e punës si kryetare Kuvendi ka nisur në Shkodër. “Unë vij dy ditë pas konstituimit të Kuvendit të legjislaturës së re dhe do t’ju falenderoj çdo burrë, grua, vajzë të re, djalë të ri, që na kanë ndihmuar dhe mbështetur gjatë fushatës elektorale dhe që i kanë besuar projektet e Shqipërisë europiane, kryeministrit Berisha”, - u shpreh kryeparlamentarja. Duke u ndalur tek mandati i zgjedhjeve të 28 qershorit që Partia Demokratike mori për 4 vitet e ardhshme për të qeverisur Shqipërinë, ajo shprehu besimin se do të jetë një 4-vjeçar i jashtëzakonshëm. “Ne fillojmë duke qenë një Shqipëri anëtare e plotë në NATO, fillojmë si një Shqipëri që për një periudhë kaq të shkurtër kemi dyfishuar buxhetin, ne fillojmë si një Shqipëri që ka një imazh ndryshe, si një Shqipëri dhe si një mandat, ku prioritet të jashtëzakonshëm kemi që të bëjmë të mundur që çdo djalë i ri, vajzë e re, student, por dhe çdo prind, të mund të lëvizin lirshëm në Europë për të parë familjarët, të dashurit e tyre, miqtë e tyre. Ky është premtimi ynë dhe ne kemi ditë të tregojmë me vepra, jo me fjalë se i qëndrojmë fort asaj që themi”, - u shpreh Topalli. Duke u fokusuar mandej në aktivitetin përkujtimor, kryetarja e Kuvendit tha se për të “është gjithmonë një emocion i veçantë, një ngjarje e veçantë, por edhe një krenari shumë speciale përkujtimi i kësaj dite”. Referuar fillimit të lëvizjeve antikomuniste në Hungari dhe në Çeki, Topalli tha se “në fillim të nëntorit do të bëhet një përkujtim i madh në Gjermani për rrëzimin e murit të Berlinit, por unë them se ne shqiptarët dhe ju nga Postriba jemi më krenarë nga të gjithë që kemi qenë të parët për të rrëzuar komunizmin”. Kryeparlamentarja vlerësoi faktin se “kemi qenë të parët për të kërkuar lirinë, kemi qenë të parët për të sakrifikuar dhe ka qenë sakrificë e madhe, me gjak, sakrificë me jetë, sakrificë me sulmet që i bëheshin Postribës, Shkodrës, pastaj për ta përcjellë dhe për ta rrezatuar, për të mbajtur nën hijen e frikës dhe burgut të gjithë shoqërinë shqiptare, gjithë shqiptarët”. Duke u ndalur tek të ndjerit krenar për këtë ngjarje të shënuar antikomuniste të pasardhësve të atyre që u martirizuan për idealin e lirisë dhe kundër komunizmit, Topalli tha mes të tjerave se, “nuk ka krenari më të madhe se sa të jesh pjesë e atyre familjeve që sakrifikuan, që vendosën jetën e tyre në themel të asaj që do jetë dhe ishte liria e shqiptarëve”. Brenda të njëjtit argument ajo vijoi duke nënvizuar se “kryengritja e Postribës nuk ishte spontane, e pamotivuar dhe e paorganizuar. Që në fillim postribasit dhe jo vetëm ata ishin të vetëdijshëm se e ardhmja e tyre nuk ishte komunizmi. Ata e dinin se prona nuk do të ishte më e tyre, e dinin se komunistët nuk e pranonin besimin fetar, i cili u vërtetua, ndaj dhe sakrifikuan jetën e tyre dhe familjeve”.
gaz.shekulli online 10/09/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
“Mediu ministër është e pamoralshme”
»ImazhImazh

Morali i politikës ka rënë për tokë. Fatmir Mediu le të vazhdojë rrugën e tij nëse gjykata e shpall të pafajshëm.
Më parë të paraqitet në gjyq dhe të mbarojë procesin”. Tejet të irrituar, familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit kanë kundërshtuar ashpër rikonfirmimin e Fatmir Mediut në kabinetin qeveritar si ministër i Mjedisit. Të mbledhur në dyert e Gjykatës së Tiranës për të ndjekur procesin ndaj 29 të akuzuarve si përgjegjës për tragjedinë, familjarët u shprehën të revoltuar për zvarritjen e procesit. Edhe pse shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e disa prej avokatëve mbrojtës, të afërmit e viktimave e cilësuan si një zvarritje e qëllimshme. “Politikanët duhet të tregohen të kujdesshëm me çështjen ‘Gërdeci’, sepse ne kemi humbur të afërmit tanë. Të mos flasin për moral, sepse morali i tyre ka rënë përtokë”, - thanë ata teksa kundërshtuan ashpër riemërimin e Mediut në kabinetin qeveritar.
Reagimi
“Ne si familjarë jemi shumë të dëshpëruar nga shtyrjet e seancave dhe do të jemi gjithmonë prezent, pavarësisht se sa do t’i shtyjnë”, - tha Ferizan Durda, kryetari i shoqatës së viktimave të Gërdecit, i cili ka humbur të afërmit e tij në tragjedinë e rëndë. Tërë mllef ai tha se politikanët shqiptarë nuk kanë moral dhe se e kanë humbur besimin te drejtësia shqiptare. “Politikanët duhet të tregohen pak më të kujdesshëm me çështjen e Gërdecit dhe me ne familjarët, që kemi humbur njerëzit tanë atje. Dikur një politikan thoshte që ‘për moral do të bëjmë këtë, për moral do të bëjmë atë’, ndërsa sot shoh që morali i tyre ka rënë përtokë. Por këtë gjë nuk e uroj të kalojë në drejtësinë shqiptare, që popullit t’i kthejë besimin se këtu vërtet ka drejtësi”, - tha Durda, duke bërë thirrje që politika të kthejë sytë nga dosja dhe të vërë drejtësi për 26 jetët e humbura.
Procesi
Seanca e djeshme gjyqësore nuk zgjati më shumë se gjysmë ore, kohë e cila i mjaftoi kryetarit të trupit gjykues Ridvan Hado të bëjë apelin e të pandehurve dhe avokatëve. Të akuzuarit kryesorë, si biznesmeni i “Alba Demil”, Mihal Delijorgji, ish-kreu i MEICO-s, Ylli Pinari apo ish-ushtarakët si, Luan Hoxha e Shpëtim Spahiu, nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit, duke injoruar në këtë mënyrë drejtësinë. Gjithashtu, në sallën e gjyqit mungonin dhe disa avokatë mbrojtës, të cilët u bënë pengesë për zhvillimin e procesit. Shqyrtimi i dosjes “Gërdeci” nisi që në muajin prill në Gjykatën e Lartë, për shkak se në listën e të akuzuarve ishte dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Më 22 maj Gjykata e Lartë e veçoi dosjen duke mbajtur për gjykim vetëm Mediun, ndërsa të pandehurit e tjerë ia delegoi gjykatës së Tiranës. Në tragjedinë e 15 marsit në Gërdec, nga shpërthimi i një fabrike demontimi humbën jetën 26 qytetarë të pafajshëm.
gaz.shqiptare online 10/09/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Berisha te ket turpe per rizgjedhjen e autorit numer 1 te krimit ne Gerdec.
Risjellja e tij ne kabinetin qeveritar deshmon se Sala eshte bashkepuntor i drames dhe i vjedhjeve te pasurise se shtetit qe do te thote esht eshe bashke pergjegjes gati ne nivelin siperore se Mediu i llastuari i dy sistemeve.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 14 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 30 Tetor 2020, 09:19
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari