Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 33 postime · Faqe 2 prej 4 · 1, 2, 3, 4
Shqiperia dhe Greqia
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4539
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nese eshte e vertete se Sala i ka fale grekut 225 km2 atehere duhet ndeshkuar rende me protesta te stuhishme deri ne rrezimin e qeverise pa pritur voten e popullit.
Perpara duhet verifikuar nga palet asnjanese dhe se duhet marre premtim me shkrim nga Gjykata Kushtetuese dhe presidenti Bamir Topi qe te mos i falet Greqise asnje milimeter. Greqia nga ka grabite me mijra km2. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 35
Vendodhja: Albania
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:37
@ Laert

Pse u beson shkrimeve te gezetave edhe jo atyre qe jepen neper konferenca apo nga zedhendesat e ministrive perkatese?
Mesa info kam une deri me sot keto te fundit nuk jane mposhtur kurre qe te vertetohen qe genjejne edhe pse shpesh here kan shkuar ne gjykata edhe me tej.
Tani cdo vendimi i qeverise duhet te shkoj ne gjykate?
WWW Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
klisi shkroi:@ Laert

O plako po edhe ne qofte se nuk eshte e vertet atehere cu desh qeverise te bente nje prekje te kufive kur nuk ishte nevoja se ato ishin aty dhe skishte aresye te rishikonte nje rikufizim te ri.
Se marr vesh kete hap te qeverise, pra edhe ne qofte se eshte nje genjeshter e tipi Rama(top channel+gazeta shqip) megjithate lene te dyshohet ne mungesen e transparences se ketyre te fundit mbi aresyet apo nevojshmerin e nje rikufizimi te kufijve???
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 35
Vendodhja: Albania
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:37
I-AMESHUAR shkroi:

Sipas teje per cfare u ripane kufijt?
WWW Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
klisi shkroi:

Po pra smund te them asgje pasi qeveria seshte e qarte ne aresyen e vertet te kesaj manovre pikerisht tani qe hyme ne nato.
Nuk e di akoma vertetesin e kesaj sepse ka shume paqartesira.
Po sipas tejet cila eshte aresyeja meqe ti nodhesh atje dhe mund te ne sjellesh me shume informacione te qarta ne lidhje me kete ceshtje?
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4539
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ujrat u dhuruan gjatë bisedimeve të Korfuzit

Nga momenti i takimit

Imazh

Marrëveshja për dhurimin e ujërave territoriale të shtetit shqiptar në favor të Greqisë është projektuar në Korfuz. Negociatat sekrete janë zhvilluar ndërmjet Komandantit të Flotës Detare shqiptare, Kristaq Gërveni dhe homologut të tij grek, Jorgos Karamanliki. Ministria e Mbrojtjes greke bën të ditur në faqen e saj zyrtare në internet, se vizita zyrtare e Gërvenit në ishullin e Korfuzit ka zgjatur tri ditë, respektivisht në datat 26, 27 dhe 28 nëntor 2008. Pra çështja e dhurimit të rreth 225 km2 sipërfaqe ujore në favor të Athinës zyrtare është mbyllur ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. "Gazeta Shqiptare" ka mundur të sigurojë ekskluzivisht fotot nga ky takim, ku të dy autoritetet e larta ushtarake shfaqen të gëzuar për rezultatet e marrëveshjes dypalëshe të arritur.
Dhurimi
Qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore. Me ndihmën e një eksperti topograf, "Gazeta Shqiptare" ka arritur të zbardhë pak ditë më parë faktin tronditës që fshihet në marrëveshjen shqiptaro-greke "Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare". Vija e re kufitare që ndan ujërat territoriale të dy shteteve, e që përbëhet nga 150 pika, rezulton sipas ekspertit topograf se ka prirjen për t'u futur në drejtim të Karaburunit, pra në dëm të Shqipërisë, me afërsisht 11 km. "Trekëndëshi" i dhuruar palës greke fillon nga pika 120 e vijës kufitare. Sipas matjeve të kryera rezulton se pika e fundme e vijës kufitare të ujërave territoriale me numër 150 është spostuar në drejtim të ujërave shqiptare me rreth 30 km më tej ose e kthyer në milje detare, me rreth 16 milje.
01 May, 2009 04:12:00 Korresp. 24-ore.com
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4539
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
:yes:
Heshtja djallezore dhe antishqiptare e e liderve dhe subjekteve ndaj 225km2 te ujrave detare ne favor te Greqise eshte per tu konsideruar shqetesues.

- Presidenti yne i nderuar Bamir Topi po heshte ndaj kesaj marreveshje kaq te debatueshem te tipit te Esat Pashe Toptanit, te A.Zogut......
Ala nuk e kuptoj presidentin e tere partive, presidentin e kombit qe vazhdon te heshte, ku publiku dhe media ka mbushe altoparlantet dhe po i ben thirrje mbare shqiptarve: cohuni se grekut ju falen 225km2.

- Lideri i se majtes Edvin Rama vazhdon te heshte

- lideret e se majtes si Skender Gjinushi, Gramoz ruci, P,.....

- Lideri i Partise Republikane babai i kombit Sabri Godo, kryetari i saj Fatmir Mediu
- Lideret e se djathtes po vazhdojne te heshtin

- Institucionet akademike dhe shoqatat fantazma patriotike po heshtin

Kush nuk po hesht?
- Vetem Partia Demokristiane me ne krye liderin Nard Ndoka qe ne menyre sistematike po deklarohet para mediave si veper tradhtare e Sali Berishes.......

A thua po gabon N.ndoka qe po mbushe mediat me kete veper heshtese te presidentit..........?
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4539
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Tirane me 1 Maj, 2009
Deklarate

Tradhetia e radhes e Sali Berishes dhe ngjarjet qe pasuan ate vertetojne qendrimin e drejte te Partise Shpresa Demokrate.
Me daten 27 Prill, 2009 Sali Berisha i dhuroi Greqise pjese te territorit shqiptar dhe gjithe spektri politik dhe zyrtar heshti per kete tradheti kombetare pasi te gjitha krahet kontrollohen nga te njejtet padrone antishqiptar.
Te njejtet pardon qe urdherojne Sali Berishen te dhuroje toka shqiptare Greqise, te njejtet jane ata qe urdherojne Bamir Topin e Ina Ramen qe te heshti.
Te njejtet pardon qe urdherojne Sali Berishen ti dhuroje gjithe ekonomine shqiptare Greqise dhe Serbise, te njejtet jane ata qe urdherojne Edi Ramen qe te marre fshatin e te mos ndihet.
Te njejtet pardon qe urdherojne Sali Berishen te ngreje monumente greke e serbe ne Shqiperi, te njejtet jane ata qe urdherojne Parlamentin Shqiptar qe te aprovoje dhe hesht e injoroje ceshtjen Came.

PD dhe PS-ja jane nje. Jane faqe te se njejtes monedhe antishqiptare ndaj shpresa se mortaja qe na ka zene do te zgjidhet ne rruge institucionale eshte nje iluzion i kote dhe nje fatkeqsi ne vetvete.
Reforma e urdheruar zgjedhore kishte pikerisht kete qellim. Kalimin e pushtetit sa ne nje vegel antishqiptare, ne tjetren. Cimentimi e veglave antishqiptare ne pushtet duke i hedhur hy syve shqiptareve se po realizohet vullneti i tyre, ishte qellimi praktik i reformes se urdheruar zgjedhore. Tashme shumica e shqiptareve e kane kuptuar lojne e ndyre qe luhet ne kurrizin e tyre nga te gjitha palet, qe ne realitet jane vetem nje pale.
Opozitarizmi shqiptar eshte projektuar dhe funksionon si opozitarizem se kush do te jete ai qe do te shes me shume troje e interesa shqiptare. Kjo eshte lufta qe behet sot ne spektrin politik shqiptar, cili do te jete tradhetari me i dalluar, e Sali Berisha eshte i pari.
Partia Shpresa Demokrate paralajmeron tradhetaret dhe padronet e tyre se nuk do te njof asnje marrveshje qe cenon teresine territoriale dhe inetersat shqiptare. Ajo bene te ditur se me te ardhe ne pushtet do te vendose denimin me vdekje qe do ta aplikoje per kedo qe e meriton dhe pamvarsisht se ku eshte fshehur.
Partia Shpresa Demorate i bene thirrje shqiptareve te bojkotojne zgjedhjet farse qe po afrohen dhe te dalin ne shesh per te mbrojtur Shqiperin e rrezikuar. Ajo i fton shqiptaret ti bashkohen asaj e se bashku ta shpetojme dhe begatojme Shqiperine.
Partia Shpresa Demokrate
Perparim, Begati, Drejtesi, Dinjitet, Bashkim
partiashpresa@aol.com
marre nga gazeta 24 ore lajme4.5.09
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4539
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PBDNJ në koalicionin e PS, Dule takon Bakojanis

30/05/2009 - 08:10
ImazhImazh

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule dhe kryetari i organizatës “Omonia”, Vasil Bollano, u takuan dje me ministren e Jashtme të Greqisë, Dora Bakojanis, pak ditë pasi kjo forcë politike iu bashkua koalicionit të majtë për zgjedhjet e 28 qershorit. Ky takim, ku ishte i pranishëm dhe zv/ministri i Jashtëm për Çështjet e Minoriteteve, Theodhoros Kasimis, zgjati rreth 15 minuta. Burime nga diplomacia greke bënë të ditur në përfundim të takimit se kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe Bollano, sqaruan pozicionin e partisë se tyre lidhur me vendimin për kalimin në koalicionin opozitar dhe informuan Bakojanis për situatën politike në Shqipëri. Të njëjtat burime sqaruan se pala greke ka zgjedhur të mos përzihet në përçarjen e minoritetit dhe fraksionet e krijuara në këtë parti. Pas përfundimit të takimit, kryetari i PPDNJ, Vangjel Dule u bëri thirrje të gjithë emigrantëve të vijnë në Shqipëri për të votuar. “Athina mbështet marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Greqisë, mbështet integrimin e Shqipërisë dhe u takon zgjedhësve shqiptarë të marrin vendimin e tyre se kush do të qeverisë. Ne si PBDNJ kërkojmë të jemi më të preferuarit e elektoratit”, u shpreh Dule. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut vendosi pak ditë më parë të dalë nga koalicioni i djathtë me të cilin qeverisi vendin gjatë këtyre katër viteve dhe iu bashkua koalicionit të majtë të kryesuar nga Partia Socialiste. Por dy prej zyrtarëve të saj më të lartë, ish-ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kosta Barka dhe prefekti i Gjirokastrës, Spiro Ksera u larguan nga kjo parti dhe pranuan të përfshihen në listat e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 28 qershorit. Me largimin e PBDNJ-së disa prej zyrtarëve të saj në rrethe u larguan nga puna, çka bëri që kjo forcë politike të ashpërsojë gjuhën ndaj Partisë Demokratike.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4539
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Greqia ''kujdeset'' per emigrantet shqiptare, Posted 22 Qershor 2009, 21:37
Greqia u jep leje kthimi emigrantëve shqiptarë për zgjedhjet

ARDIT BIDO

Edhe pse nuk kanë marrë ende në duar lejen e qëndrimit, emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, do të kenë mundësi që këtë vit të kthehen pranë të afërmve të tyre në vendin tonë, pa pasur rrezikun e humbjes së mundësisë së rikthimit në shtetin grek. Kjo, edhe për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare që zhvillohen pas pak ditësh në vendin tonë. Kështu, për herë të parë, Ministria e Brendshme greke u ka krijuar mundësinë emigrantëve që të kenë dy leje kalimi për në Shqipëri: një për të votuar dhe tjetra për pushimet verore.

Qarkorja e nxjerrë një ditë më parë nga ministria greke u jep mundësinë emigrantëve tanë të qëndrojnë plot tre muaj në vendlindje, ndërsa bëhen të ditura dhe kategoritë që përfitojnë. Ato janë pesë kategori emigrantësh, që kanë të bëjnë me ata që leja e qëndrimit u ka skaduar; emigrantët që kërkojnë për herë të parë leje qëndrimi; ata që presin bashkim familjar; ata me punë të përkohshme dhe ata që studiojnë, të cilët kanë të drejtën të kthehen në Shqipëri duke filluar nga data 19 qershori e deri në 30 shtator. Ndërkohë, në vendimin e ministrit të Brendshëm helen, Prokopis Pavlopulos, përcaktohen edhe kushtet kryesore që emigrantët të përfitojnë nga kjo masë.

Sipas qarkores, e cila tashmë i ka kaluar çdo pike doganore të të dyja palëve, renditen si gjithmonë posedimi nga ana e emigrantëve i vërtetimit se kanë dorëzuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm për t’u pajisur me leje qëndrimi, si dhe pasaportë të vlefshme.

Në këtë aspekt, ministri Pavlopulos ka kërkuar që për emigrantët, leja e qëndrimit e të cilëve ka skaduar, duhet të jenë të pajisur me: pasaportë apo shkresë zyrtare udhëtimi e njohur nga shteti grek që nuk ka skaduar; leje qëndrimi së cilës i ka skaduar afati; si dhe vërtetim i tipit Α (me ngjyrë blu) me anë të të cilit vërtetohet që janë dorëzuar dokumentet përkatëse për rinovimin e lejes së qëndrimit, para se ajo të skadonte dhe këtu përfshihen të gjitha kategoritë e lejeve të qëndrimit.

Ndërkohë që emigrantët që kërkojnë për herë të parë leje qëndrimi, duhet të kenë me vete: pasaportë ose shkresë zyrtare udhëtimi e njohur nga Greqia dhe që nuk ka skaduar apo vërtetim i tipit Α (me ngjyrë blu) me anë të të cilit vërtetohet që janë dorëzuar të gjitha dokumentet për përfitimin e lejes së qëndrimit.

Kushtet për kthimin

1-Emigrantët, leja e qëndrimit e të cilëve ka skaduar

Ata duhet të jenë të pajisur me:

a- Pasaportë apo shkresë zyrtare udhëtimi e njohur nga shteti grek që nuk ka skaduar.

b-Leje qëndrimi, së cilës i ka skaduar afati.

c-Vërtetim i tipit Α (me ngjyrë blu) me anë të të cilit vërtetohet që janë dorëzuar dokumentet përkatëse për rinovimin e lejes së qëndrimit, para se ajo të skadonte dhe këtu përfshihen gjithë kategoritë e lejeve të qëndrimit.

2-Emigrantët që kërkojnë për herë të parë leje qëndrimi

Ky grup duhet të ketë me vete:

a-Pasaportë ose shkresë zyrtare udhëtimi e njohur nga Greqia dhe që nuk ka skaduar.

b-Vërtetim i tipit Α (me ngjyrë blu) me anë të të cilit vërtetohet që janë dorëzuar të gjitha dokumentet për përfitimin e lejes së qëndrimit.

3-Grupi i emigrantëve me bashkim familjar, i atyre me punë të përkohshme dhe atyre që studiojnë

Këta duhet të kenë më vete në pikat kufitare:

a-Pasaportën apo një dokument zyrtar udhëtimi të njohur nga Greqia dhe që nuk ka skaduar.

b-Vizën e skaduar që kanë marrë gjatë mbërritjes së tyre në vend për bashkim familjar apo për studime.

c-Vërtetim që kanë dorëzuar dokumentet për përfitimin e lejes së qëndrimit për bashkim familjar, pune apo studimi.
11/06/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 33 postime · Faqe 2 prej 4 · 1, 2, 3, 4
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 21 Tetor 2020, 16:11
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari