Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 33 postime · Faqe 1 prej 4 · 1, 2, 3, 4
Shqiperia dhe Greqia
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 155
Vendodhja: AFGANISTAN
Antarësuar: 08 Prill 2009, 19:18
Nje tjeter shqiptar vdes ne burgjet e Greqise, Posted 18 Prill 2009, 11:45
Vdes një tjetër shqiptar, burgjet, një turp për Greqinë
Shqipëria të mos u besojë vetëm raporteve të ambasadës sonë në Greqi
Edhe një shqiptar tjetër, Fatmir Oruçi, vdes në mënyrë misterioze në qelinë e burgut. Një vdekje që shton akoma numrin orguzezë të bashkatdhetarëve tanë, por që lë vend pyetjes se: A do të ketë interesim nga shteti shqiptar për të parë arsyet e vdekjes për zbardhjen e vdekjes, apo do të mjaftohet vetëm me regjistrimin e numrit të vdekjeve të tyre …
Vdekja e shqiptarit nuk është as e fundit dhe as e para, në qoftëse nuk ndryshon mentaliteti grek. Vdekja e shqiptarit ne burgun grek nxjerr para përgjegjësi jo vetëm politikën greke, por edhe atë shqiptare, e cila ne vitet e emigracionit ka treguar se është e pa zonja te mbrojë jo të gjallët por edhe të vdekur qytetarët e saj. Shqipëria nuk ka përse te mbështetet vetëm ne raportet që i dërgohen nga përfaqësia e saj nga Athina, po ajo në qoftëse ka interes duhet t ë vendos në lëvizje edhe mekanizma të tjerë që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Praktika ka treguar se si ambasadori i sotëm ashtu edhe i mëparshmi kanë dërguar relacione të kundërta qeverisë shqiptare, për gjendjen e shqiptareve në burgjet greke. Por edhe kur këto burgje u vizituan nëntorin e vitit të kaluar nga ambasadori ynë në Greqi, Dr. Vili Minarolli, nuk u tha e vërteta, por, përkundrazi ai u shpreh për median shqiptare se, “unë vizitova pak ditë më parë, burgun Koridalo dhe në takimet që pata me shqiptarët e dënuar, pashë që ata nuk kishin ankime”. Kjo thënie e tij ishte pikërisht kur protestat sapo kishin filluar në të gjitha burgjet e Greqisë.
364 të vdekur në 10 vite e fundit
Nga viti 1998 deri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2007 kanë gjetur vdekjen 364 njerëz, ku 165 prej tyre kanë vdekur në tre vitet e fundit ( 2004-2007). Janë vdekje që lenë shumë për të menduar dhe debatuar. Si ka mundësi që në burgjet e një vendi të BE, siç është Greqia të vdesin për një vit 30 të dënuar, më saktë 5 në muaj. A duhet dikush të mbajë përgjegjësi për këto vdekje?! Mos vallë kemi të bëjmë me krime brenda qelive të errëta në këto burgje?! Vetëm në vitin 2000, gjetën vdekjen 54 njerëz, po kaq njerëz vdiqën edhe në 2006, ndërsa për gjashtëmujorin e parë të 2007, patën vdekur 36 të tjerë. Sipas të dhënave dhe burimeve të tjera të publikuara në shtypin vendas, për vitin 2006, gjetën vdekjen 250 të dënuar, por në këto vdekje nuk shënohen të dënuarit që vdesin në spitale, e që dërgohen atje gjysmë të vdekur.
Askush nuk përpiqet për të përmirësuar kushtet e jetesës në qelitë e burgjeve. Vitet e fundit janë dyfishuar edhe vdekjet në rajonet e policive, ku mbahen rreth 3.000 të tjerë (paraburgosur), të pagjykuar akoma. Edhe pse keqtrajtimet e tyre në këto bodrume nga policët, si edhe vdekjet në burgje, nuk kanë mundur të shqetësojnë qeverinë Karamanlis, i cili duket se jeton në një vend tjetër, e jo në vendin e tij. Djegia për së gjalli e katër të burgosurve në 2006, në qelinë e tyre në burgun Koridalo të Athinës, nuk shqetësoi më asnjë organ përkatës. Më 2007 Greqia u dënua me gjobë nga Gjykata e Bashkimit Evropian, nga akuza që i ishte bërë nga komisioni Evropian Kundër Torturës. Kushtet e jetesës mesjetare çdo vit kanë sjellë protesta të herë pas hershme. Mungesa e mjekëve në burgje, kontrolli i tyre shëndetësor dhe në atë psikiatrik ka arritur kulmin. Nga një burim tjetër mësohet se, një 15 vjeçar u gjend i varur në qelinë e tij, ndërsa brenda një periudhe tetëvjeçare numri të vdekurve në burgje dhe në dhomat e mjekimeve ka shkuar në 400. Në burgje mbahen të burgosur njerëz të pa gjykuar deri në 18 muaj, një vendim ky i brendshëm i ministrisë përkatëse.
Një i burgosur i kushton qeverisë greke 860 euro në muaj. Për këtë, ajo ka kërkuar që të burgosurit ti kryejnë dënimet në vendin e tyre. Një marrëveshje e tillë është bërë me vendin tonë në një kohë kur ka mbi 2.000 të dënuar. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje jo vetëm që do të përmirësoj anën ekonomike të Greqisë, por njëkohësisht do të bëjë që shqiptarët të dënohen me shumë vite burgimi, dhe fare lehtë nga ana proceduriale. Le të mendohet për një çast qëndrim i qeverisë greke, nëse në burgjet e Shqipërisë do të vdiste një grek, ashtu si vdiq shqiptari në Greqi, sikur të ishte. Greqia ka numrin më të madh të burgosurve në Evropë. Një në çdo një mijë banorë vuan dënimin pas kangjellave të burgut, ku jeton gjysmë i gjallë dhe gjysmë i vdekur. Sot në burgje vuajnë dënimin rreth 13.000 mijë prej tyre nga 2.500 që ishin dënuar në 1978. Kjo ka ardhur si rezultat i vendimeve të gjykimeve të gjykatësve në shkelje të ligjit. Burgjet sot janë të mbipopulluara në 142 për qind. Nga 7.000 vende që është kushti normal, sot mbahen 13.000 të tillë, të stivuar njëlloj si në kuti sardele, duke harruar për një çast që këto ndodhin në një vend të BE dhe jo në mesjetë. Kjo ndodh në një kohë kur sipas specialistëve, kompetentëve gjysma e të burgosurve nuk duheshin të jenë sot në burgje, pasi nuk janë dënuar.
Shqiptarët përbëjnë 50 për qind të numrit të dënuarve ndaj të huajve. Në burgjet e vendit ndodhen të burgosur nga 70 vende të botës. Ndërsa 60 për qind e të dënuarve janë për arsye droge. Vendimet e ashpra kanë bërë që në burgun e Koridalos nga 640 që është kapaciteti (mundësia) të mbahen 2150 të burgosur. Qeveria aktuale ndalon organizmat të ndryshme dhe Shoqatën Mjekësore që të bëjnë vizita për të parë nga afër kushtet e jetesës, ndalimin e dhunës dhe keqtrajtimin e të burgosurve, privimin arbitrar nga përfitimet sipas ligjit vendas. Po kjo nuk do të thotë që vendi ynë në bazë të ligjeve ndërkombëtare të mos interesohet për të pare se si jetojnë dhe vdesin shqiptaret në burgjet e turpit.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nje tjeter shqiptar vdes ne burgjet e Greqise, Posted 18 Prill 2009, 17:01
Greqia dihet se kush eshte si populli ashtu edhe me zi qeveria deri ne katund. Turpe te kete sesi nuk po shkulet aspake nga metodat e nje mentalitetit mesjetar. Greqia eshte mesjete, po ashtu eshte edhe BE qe i pelqen kjo sjellje ksenofobe. Portreti i Greqise eshte pasqyra e vertete e Bashkimit Europian.
Europa perendimore eshte nje keshtjelle e kalbur mesjetare, qe eshte dashuruar pas pjeses me reaksionare e kriminale te epokes mesjetare.
Si do ti behet halli per ta crrenjosur kete soj shpirte dhe ndergjegje kaq kriminale ndaj Njeriut, kryesishte ndaj halexhinjve te huaj qe vijne per pak aspra? E pamundur te revulucionarizohet me kushtetuten reaksionare e anti njerzore te BE. Solucione ka per ta shndrrue kete kenete ne toke te begate..................,por keto shtete kane punuar dhe investojne miliarda, biliarda per ta mbajtur nen kontroll me terror te padukshem shteteror shpirtin revolucionar te Njeriut per ta nderruar, shporrur pushtetaret e sotem partiak me themel me ane te sistemit universal satanik qe kane instaluar ne Vendet perendimore.
Mendimi per te ndryshuar boten e sotme shkaterrohet sapo te dale nga goja apo nga plasticiteti apo nga hartimet ne shkolla fillore me ane te Dosjeve qe mban mesuesi, ku i dorezon ne institucione te nendheshme..........Ky femije do te asgjesohet meane spitalesh apo aksidentesh sepse e ardhmja e tij eshte Tragjedi per pushtetin ne fuqi dhe per familjet e tyre qe trashegojne pushtetin me dhune policore.....................................

Ku eshte shteti shqiptar para kesaj shifre makabre? Ku jane kryeministrat prej 1992 e deri me sot?
Ku jane presidentet prej 1992 e deri me sot?
Keta te mesipermit jane bashkepjesmarres ne ekzekutimin e shqiptarve ne Greqi si dhe ne vendet demokratike deri ne USA. Keta jane fytyra te kollarisura dhe te pudrosura me pluhurin e kafkave te shqiptarve. Keta jetojne dhe trashegojne miliona euro ne llogarit e shqiptare dhe te huaja.
Greqia ka pjesen e vete bashke me BE, por kryeministrat dhe presidentet shqiptare kane pjese ndoshta edhe me shume se shteti grek me............
Per krimet qe ka be Greqia dhe Heshtja e kryeministrave dhe presidenteve qe vazhdojne me aq krenari dhe pa ju dhimbse sadopak edhe formalisht duhen ndeshkuar vetem ne burge perjetsishte.
Presidenti dhe kryeministri duhen ndeshkuar rende. Te dyve u mungon pergjegjesia shteterore sepse ndjenja njerzore nuk u tterret per te zbatuar obligimet qe kane per shqiptaret neper bote.
Presidenti dhe shteti krenohen e fryehen kur behet fjale per ndonje shqiptar me fame sikurse Nene Tereza,.....ndersa per te denuarit neper bote,......nuk interesohen. Ceshte kjo soj surratit me dy standarte?
Keta jane shpirtra mizore te lindur, prandaj vazhdojne bukuroshat duke bere sehir...........
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Imazh
Ky eshte i ndjeri qe u gjend i vrare ne burgun e Koridhalo, Greqi
Imazh
Burgu
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 155
Vendodhja: AFGANISTAN
Antarësuar: 08 Prill 2009, 19:18
Ve keqardhje dhe indinjimit sna mbetet gje tjeter te bejme.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Shqiperia dhe Greqia, Posted 23 Prill 2009, 21:01
Shqipëria i fal Greqisë 6 milje nga ujërat e saj territoriale.
Imazh


Me një vendim që hyn në fuqi menjëherë, Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të djeshme vendosi që të largojë të gjitha hijet e dyshimit duke miratuar propozimin e ardhur nga Ministria e Jashtme. Kryeministri nuk ka vonuar që të kalojë këtë marrëveshje, e cila i jep të drejtën Greqisë që të zgjerojë kufirin e saj detar të cilën e ndan me Shqipërinë, afër ishullit Korfuz, me 6 milje më shumë. Në fakt çdo gjë ka nisur në 29 mars të këtij viti, kur mediat folën për një marrëveshje të fshehtë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas këtij skenari, Shqipëria po përgatitej që t’i jepte shtetin helen këtë hapësirë të ujërave të saj territoriale në Jug të vendit. Por edhe Shqipëria nuk e bëri këtë pa marrë asgjë në këmbim. Në fakt kjo marrëveshje kishte koston e saj edhe për Greqinë, e cila duhet të hiqte dorë nga pretendimet e saj territoriale mbi Vorio-Epirin. Kjo marrëveshje ekziston edhe pse askush nuk preferon të flasë.
Kosta Karamanlis
Por e gjitha kjo ka ndodhur në një kohë të shkurtër dhe në prag të vizitës së kreut të qeverisë greke, Kosta Karamanlis, i cili do ta shkelë Tiranën pas katër ditësh, më 26 prill. Padyshim që nga pikat e bisedimeve do të jetë edhe nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje. Karamanlis pritet që të diskutojë me homologun e tij shqiptar, Sali Berisha, për marrëveshjen e fundit mbi kufirin për ujërat territoriale midis Shqipërisë dhe Greqisë. Kësaj radhe ai do të gjejë gati mbi tavolinë vendimin e Këshillit të Ministrave dhe nuk do t’i mbetet gjë tjetër përveç se ta firmosë atë. Ardhja e tij në vendin tonë tashmë është bërë publike. Gjithashtu mësohet se ai do të largohet duke pasur në xhep marrëveshjen e firmosur, e cila do të shtyjë kufirin ujor me Shqipërinë me 6 milje, por në të njëjtën kohë do të heqë dorë nga pretendimet të hershme territoriale mbi Vorio-Epirin. Pra, me pak fjalë, ujë në këmbim të tokës.
Marrëveshja për ujërat territoriale
Shefi i diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha, ende nuk ka bërë të ditur asnjë informacion lidhur me këtë marrëveshje me Greqinë dhe i gjithë stafi i kësaj ministrie po pret nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje. Askush nuk është në gjendje të thotë një version zyrtar dhe mbi të mbretëron një heshtje e plotë. Vetë numri një i diplomacisë deri tani nuk ka bërë asnjë koment për këtë dhe detajet e saj mbahen akoma të fshehta.
Si nisi?
Çdo gjë ka nisur me ndarjen e kufijve në Konferencën e Londrës në vitin 1913. Aty u diskutua edhe për caktimin e vijës së kufirit detar ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve fqinje. Pas shumë debatesh, në muajin qershor 1913 u arrit të miratohej marrëveshja për kufirin detar, sipas propozimit të Italisë, por u deshën edhe dy muaj të tjerë që të vendosej plotësisht kufiri me Greqinë dhe, siç u deklarua në Konferencë, “… Korça në lindje dhe Kepi i Stillos në jugperëndim ishin “shtyllat e Herkulit të Shqipërisë”. Pra, përfundimisht kufiri detar i Shqipërisë, në jug, do të niste nga Kepi i Stillos, do të vazhdonte gjatë Kanalit të Korfuzit (në mes të tij), duke ia lënë Shqipërisë ishullin e vogël Tongo, më pas do të vijonte në drejtim të veriperëndimit, duke kaluar në ujërat e brendshme dhe deri në ujërat territoriale të saj. Por e gjithë kjo ndarje do të zgjaste për 96 vjet, deri në mars të këtij viti, kur diplomacia greke dhe ajo shqiptare do të bënin hapin e parë drejt një marrëveshjeje të re, e cila do të ndikojë në marrëdhëniet midis dy vendeve që kanë njohur më shumë kohë të këqija midis tyre.
Marrëveshjet

1- Më 6 maj të vitit 1971 u vendosën marrëdhëniet diplomatike në nivel ambasadorësh. Nga kjo datë duhet supozuar se gjendja e luftës ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë është hequr, pasi përjashtohet automatikisht gjendja e luftës në rastet kur vendosen marrëdhënie të tilla. Në Fletoren Zyrtare nuk është botuar heqja e këtij ligji. Në vitin 1987, ligji i luftës hiqet nga qeveria e Papandreut, por nuk u ratifikua nga Parlamenti i asaj kohe.

2-Në mars të vitit 1996 ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë nënshkruhet Traktati i Mirëkuptimit, Fqinjësisë së Mirë, Bashkëpunimit dhe Sigurisë. Ky traktat duhet të mbyllte çdo armiqësi dhe mosmarrëveshje të trashëguar nga e kaluara. Në nenin 15 të tij thuhet se: “Secila nga palët kontraktuese duhet të përballojë mundësinë brenda kuadrit ligjor ekzistues të heqjes së pengesave për gëzimin e pasurive të shtetasve të njërës palë në territorin e palës tjetër”.

3- Marrëveshja për varrezat e ushtarëve grekë.
Në 21 nëntor të vitit 2008 Shqipëria dhe Greqia arritën të nënshkruanin një marrëveshje prej gjashtë pikash mbi varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë dhe Gjirokastër. Marrëveshja përcakton se do të ketë ekspertë të Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet e eshtrave që do të varrosen dhe numri i anëtarëve të komisioneve të përbashkëta do të jetë i njëjtë për të dy vendet. Pjesë e komisioneve do të jenë edhe ushtarakë e historianë, të cilët do të zgjidhin në mënyrë të përbashkët dhe do të zbardhin çështje që kanë nevojë për njohjen e fakteve historike etj.

4-Në 14 janar të vitit 2009, Greqia ishte vendi i fundit që mbylli procesin e ratifikimit dhe firmosi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ajo ishte në fundin e listës së 27 vendeve të BE-së dhe kjo vinte pas ratifikimit nga të gjitha vendet e tjera të Komunitetit Evropian.

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË GREQISË, PËR DELIMITIMIN E ZONAVE TË TYRE PËRKATËSE TË SHELFIT KONTINENTAL DHE TË ZONAVE TË TJERA DETARE, QË U PËRKASIN NË BAZË TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit Nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

e enjte , 23 prill 2009
Shkruar nga Elton Tafaruçi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Gjeja me absurde eshte se si gjithmone populli yne i dashtur as nuk diskuton per kete. A ka gjak shqiptari me ne venat e tij apo i eshte bere uje :gjume:
Oooo ku ta marr nje grusht te fuqishem dhe ti bie ne zemer malit qe sbezin...
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 155
Vendodhja: AFGANISTAN
Antarësuar: 08 Prill 2009, 19:18
Mendoj se nuk duhet ti bejme tragjike gjerat.Ishte nje ligj nga qeveria e Berishes per te marre ca ndihma nga ana e qeverise greke.Duhet te dime se ligjet dhe vendimet e forta i merr Parlamenti i Republikes Shqiptare me vota edhe nga opozita.Keshtu qe ai dekret ose nje qarkore do ta thosha mbetet veten ne karte.Neser e merr qeverine nje force tjeter politike dhe e hedh poshte ate ligj............keshtu mendoj une.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 32
Antarësuar: 06 Shkurt 2009, 17:55
Me falni por sju duket tragjike se Shqiperia ka fale 6milje det dhe ka marre vetem volio epirin qe asnjehere ska qene grek por gjithmone dhe me shekuj e jona. Pra artikulli thote qe Shqiperia ka bere kembim qe gjoja i kushtoje Greqise, une se kuptoj mer aman keto bejne sikur po paguajne nje cmim me tokat tona dhe ne themi qe seshte tragjike.
Sinqerisht nuk e kan fajin greket sepse fundja ato provojne gjithmone me na e fut neve dhe gjithmone ja kan arritur sepse kur ve nje kryetar bashkie grek dhe mundesisht racist ndaj shqiptareve dhe nje janullatos qe eshte gjyshi i ketij te fundit normale qe pastaj ne gezohemi se hoqem nje problem ate te volio epirit, hajde hajde ke lezet kur luajme cic mic me tokat tona edhe ne 2009-ten :vertet?: m:m
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 32
Antarësuar: 06 Shkurt 2009, 17:55
TV “News24” ka zbuluar një tjetër skandal të qeverisë në lidhje me paktin për kufijtë detarë me Greqinë. Ministria e Jashtme mohoi që të ketë ndryshime në kufijtë mes Greqisë e Shqipërisë, duke sqaruar paktin përmes një harte në greqisht, që dyshohet të jetë e njëjta mbi të cilën është hartuar marrëveshja. "Gazeta Shqiptare" zbuloi ekskluzivisht se me firmosjen e marrëveshjes së delimitimit qeveria shqiptare i dhuron Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore dhe grekët afrohen 11 kilometra drejt Karaburunit.
TIRANE-

SKANDALI/ Ministria sqaron paktin për kufijtë, me hartë në greqisht

Ora: 17:20- Qeveria shqiptare përfshihet me një tjetër skandal mbi të ashtëquajturën marrëveshje të re për kufijtë detarë me Greqinë. Atë të marrjes në referencë të një harte të shkruar në greqisht për hartimin e marrëveshjes e cila u firmos nga ministrat përkatës Bakojanis e Basha. Në një konferencë për shtyp ku ministria e Jashtme dhe e ajo e Mbrojtes u përpoqën të hidhnin poshtë skandalin e zbuluar nga “Gazeta Shqiptare” se qeveria shqiptare i ka dhuruar 225 km katrorë det në Jon palës greke, ka dalë para medias me një hartë të shkruar në greqisht çka le të kuptohet qartë se marrëveshja është hartuar mbi këtë hartë.

Komandanti i flotës detare Kristaq Gërdeni në përpjekje për ti treguar mediave se distanca nga njëra pikë e marrëveshjes deri në kufijtë respektivë punon mbi një hartë të shkruar në greqisht.

Përceç kësaj komandanti i flotës, i cili është një nga ekspertët e grupit që kanë punuar për të hartuar marrëveshjen, mohon të jenë bërë ndryshime me kufijtë mes Greqisë dhe Shqipërisë, por çuditërisht nuk ka dijeni për shifrën se sa milje distancë detare është kufiri i ri respektivisht mes të dyjave brigjeve, ai i Shqipërisë dhe i Greqisë. Autoritetet nuk ishin në gjendje të tregonin distancën në të dyja brigjet, për shembull në pikën 30, duke thënë vetëm se brigjet janë të baraslarguara.

“Janë të baraslarguara u tha më përpara dhe komandanti e shpjegoi me përcaktimin e vijës bazë. Zyrtarisht duhet të jeni të sigurtë nuk është cenuar asnjë milimetret nga deti territorial është e baraslarguar. Nuk e mbaj mend me shifra. 150 kordinata nuk mund të mbahen mend sikur çfarë të jesh. Neve do tju demostrojmë hartën me vijën kufitare të vendosur, të jeni të sigurtë nuk është ceduar nuk është dhënë dhe nuk është marrë asnjë milimetër” deklaruan përfaqësuesit e hartimit të marrëveshjes.

Marrëveshja pretendon se respekton në nenin 1 të saj, ku shprehimisht thuhet se kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të caktohet në përputhje me parimin e barazlargësisë. Në mënyrë më specifike vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e secilës është e baraslarguara nga pikat më të afërta të vijës bazë nga e cila matete gjërësia e ujrave territorial detarë. Me ndihëm e një eksperti topograf “Gazeta Shqiptare” botoi sot faktet që vërtetojnë se qeveria shqiptare i dhuroi Greqisë 225km katorrë det në detin Jon. Mbi bazën e matjeve gazetës i ka rezultuar se pika 30 është larg nga Kepi i Stillos në distancën 2.4 km dhe nga Korfuzi i Greqisë me distancën 9.6 km çka tregon se shteti helen ka përfituar vetëm në këtë pikë nga marrëveshja 7.2 km det. Po kështu edhe pika 100 e cila është larg nga Kepi i Qefalit në Shqipëri në distancën 11 km, kurse nga ishulli i Erikuzës në Greqi në distancën 15.6 km. Këto fakte të publikuara nga “Gazeta Shqiptare” rrëzojnë totalisht pretendimet e Miniastrisë tonë të Jashtme dhe asaj të Mbrojtes se autoritetet shqiptare nuk i kanë falur asnjë kilometër detë shtetit Grek.

Ndoka: Berisha firmosi marrëveshje në interes të Greqisë

Ora 16:40 Lidhur me skandalin e dhënies së 225 km katrorë shtetit Grek nga ana e qeverisë shqiptare ka reaguar edhe kreu i PDK-së Nard Ndoka. Ndoka e ka cilësuar veprimin e qeverisë si një veprim të kundërshtueshëm dhe me një mungesë të theksuar të transparencës.
“Është një çështje që bëhet fjalë për Shqipërinë dhe për dëshirën e Ministrisë së Jashtme apo qeverisë nuk janë respektuar normat ndërkombëtarëve të territoreve. Një veprim i tillë dhe një mungesë transparence e tillë është problematike”- tha Ndoka.
Ndoka akuzon kryeministrin Berisha duke theksuar se ai nuk ka folur për interesat e vendit të tij në këtë takim me dyer të mbyllura, “Berisha firmosi disa marrëveshje thjeshtë për interesa të Greqisë” - theksoi Ndoka.
“Ne ndoqëm një vizitë me dyer të mbyllura dhe kryeministri i vendit nuk foli për çështjen çame me kryeministrin grek, nuk foli për hapjen e shkollave shqipe në Greqi, si edhe nuk foli për të drejtat e emigrantëve tanë dhe për lehtësinë për tu rikthyer dhe votuar në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare.”- u shpreh kreu i PDK-së Ndoka.
“Kjo gjë la një shije mjaft të hidhur dhe gjykoj se në fund te mandatit të tij Berisha i bëri një shërbim mjaft të keq vendit të tij”- përfundoi Ndoka.

TIRANE- Skandali, Bello: Kryeministri të bëjë transparencë. Bakalli: Asnjë deputet s'kishte dijeni

Ora 13.50- Deputetët e parlamentit shqiptar reagojnë ashpër ndaj skandalit të firmosjes së marrëveshjes për kufirin detar mes Shqipërisë e Greqisë.

Sipas “Gazeta Shqiptare” e cila ka zbardhur të plotë marrëveshjen, e firmosur dy ditë më parë nga Ministri i Jashtëm Lulzim Basha e homologia greke Dora Bakojanis, ndarja e ujërave territoriale Shqipëri-Greqi është përcaktuar tanimë në bazë të 150 koordinatave të reja, cka do të thotë se qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore dhe grekët afrohen 11 kilometra drejt Karaburunit.

Deputetët e opozitës e deklarojnë të turpshme veprimin dhe i kërkojnë kryeministrit të bëjë transparente në Kuvend marrëveshjen e firmosur në Tiranë gjatë vizitës së kryeministrit grek Kostas Karamanlis

Deputeti socialist Marko Bello në një prononcim për tv NEWS24 i kërkon kryeministrit Berisha të bëjë transparente marrëvëshjen dhe ka falenderuar “Gazeta Shqiptare” për zbulimin e skandalit “Falenderojmë ‘Gazeta Shqiptare’ që bëri transparente marrëveshjen” tha ish- ministër shteti në qeverisjen socialiste ndërsa shtoi se gjatë takimit me Karamanlis “kryeministri la në heshtje dhe cështjen came.

Deputeti i koalicionit të Polit të Lirisë, Gilman Bakalli e cilësoi si rast të dytë flagrant që kryeministri Berisha tenton të marrë vendime të cilat bien në kundërshtim me taksapaguesit shqiptarë dhe në mungesë të transparencës.

“Është një turp i madh për qeverinë shqiptare, aktiviteti i së cilës po karakterizohet nga një mungesë e madhe transparence. Asnjë nga deputetët shqiptarë nuk ishte në dijeni të marrëveshjes. Asnjë deputet nuk kishte në tavolinën e punës marrëveshjen që do të nënshkruante kryeministri me Karamanlis.

Është rasti i dytë flagrant kur kryeministri Berisha nënshkruan apo flet për projekte të rëndësishme që kanë një rëndësi të madhe për vendin. Kujtoj këtu gadishmërinë që ka shprehur kryeministri Berisha për të ndërtuar central bërthamor. Kur të gjitha mediat e huaja flisnin për ndërtimin e një centrali bërthamor në Shkodër, Berisha deklaronte se ishin shpifje të opozitës”.

Bakalli shtoi më tej se javën e ardhshme në bashkëpunim dhe me disa deputetë të tjerë të koalicionit do t’i kërkojë kryeministrit Berisha të bëjë transparente në Kuvend marrëveshjen që ka zbuluar media dhe për “të cilat uroj që të mos jenë të vërteta”- theksoi Bakalli duke shtuar se “Qenka në fatin e keq të këtij kombi që cdo qeveri para ikjes mundohet të shesë copa tokash, objekte të rëndësie të vecantë në disfavor të taksapaguesve shqiptarë.

Skandali, Berisha dhuratë Greqisë 225 km2 në Jon

Ora 07:33 -Shqipëria është trajtuar si një plaçkë lufte në marrëveshjen që qeveria Berisha nënshkroi me Greqinë dy ditë më parë. Shteti ynë, jo vetëm që është tkurrur në kufijtë e tij detarë në jug të vendit, por ka humbur edhe pozitat e tij të dikurshme në det, të cilat kanë qenë tepër strategjike në raport me Greqinë. Dëshmi e këtij pretendimi është pikërisht vija e re e kufirit detar e përcaktuar nga kjo marrëveshje, që rezulton totalisht në shkelje të hapur të parimit të baraslargësisë së këtij kufiri mes dy shteteve. Është pikërisht ky parim, të cilin kjo marrëveshje pretendon se respekton në nenin 1 të saj, ku shprehimisht thuhet se: “Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu edhe ishullore), nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare”. Por, në fakt, nuk rezulton kështu.

Me ndihmën e një eksperti topograf, “Gazeta Shqiptare” boton sot faktet që vërtetojnë këtë konkluzion. Në bazë të marrëveshjes, ndarja e ujërave territoriale Shqipëri-Greqi është përcaktuar tanimë në bazë të 150 koordinatave të reja, cka do të thotë se qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore . Me ndihmën e ekspertit, “Gazeta Shqiptare” ka kryer disa matje në hartë mbështetur mbi këto koordinata. Konkretisht, rezulton se pika 30 me koordinata (39° 42' 07.20" V / 19° 57' 33.70" L) është larg nga Kepi i Stillos (Shqipëri), në distancën 2.4 km dhe nga Korfuzi (Greqi), me distancën 9.6 km. Gjithashtu, pika 100 me koordinata (39° 54' 14.75" V / 19° 47' 07.07" L) është larg nga Kepi i Qefalit (Shqipëri) në distancën prej 11 km, kurse nga ishulli i Erikuzës (Greqi) në distancën prej 15.6 km. Kurse, pika 125 me koordinata (40° 01' 24.19" V / 19° 33' 53.35" L) është larg nga Dhërmiu (Shqipëri) në distancën 14.8 km, ndërsa nga ishulli i Otonit (Greqi) 22 km. Pra, shihet qartë se parimi i baraslargësisë së vijës së kufirit mes dy shteteve tona nuk respektohet. Dhe, ajo çka vlen të theksohet është se ky parim është shkelur në të gjithë vijën kufitare, nga pika 1 deri në atë me numër 150.

Faktet e reja që boton sot “Gazeta Shqiptare” rrëzojnë totalisht pretendimet e djeshme të Ministrisë sonë të Jashtme dhe asaj të Mbrojtjes. Në një njoftim të përbashkët të këtyre dy institucioneve, të shpërndarë dje për mediat thuhet shprehimisht se: “Në procesin e negocimit të kësaj marrëveshjeje të rëndësishme, matjet janë bërë me metodat shkencore më të avancuara dhe nga specialistët më të mirë të fushës. Siç është theksuar shprehimisht në tekstin e marrëveshjes, 150 koordinatat e përcaktuara, të cilat të bashkuara në një vijë të pandërprerë caktojnë kufirin detar mes dy vendeve, janë absolutisht të baraslarguara nga pikat më të dala të kufirit tokësor të secilit vend”.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 35
Vendodhja: Albania
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:37
E papare puna e gazetave.....sipas tyre gomari fluturon.


ga nje ane kemi ato qe shkruajne gazetat dhe qe politikanet i pergenjeshtrojne dhe nga ana tjeter kemi politikanet qe tregojne dokumenta te firmosura eper konferenca shtypi, por qe media thote jane falce.


Une propozoj nje qeveri me gazetar, si mendoni ju?


P.s.nuk ben burri per 6 milje det....oqeani eshte i madh o trima :engjell :engjell
WWW Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 33 postime · Faqe 1 prej 4 · 1, 2, 3, 4
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 27 Tetor 2020, 11:24
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari