Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
A mund te braktiset parlamenti apo ka forma te tjera?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
TIRANË- Opozita pasi ka kërkuar zbardhjen e vrasjes së deputetit socialist, Fatmir Xhindi, për të cilën ende nuk ka asnjë përgjigje, ka lënë sallën e parlamentit, duke mos dashur të jetë pjesë e votimit të 27 projektligjeve që sipas saj janë lënë qëllimisht në seancën e fundit të kësaj legjislature.
Në axhendën super të ngjeshur janë parashikuar 27 pika, mes tyre ratifikimi i disa marrëveshjeve mes Qeverisë shqiptare dhe institucioneve ndërkombëtare financiare.


Braçe: Po na lënë një borxh të llahtarshëm

Numri dy i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe ka sqaruar arsyet e largimit të opozitës nga salla e parlamentit. Një sërë arsyesh që nga ngjarja e pazbardhur e vrasjes së deputetit socialist Fatmir Xhindi, mos dhënia e fjalës nga ana e kryetares së Kuvendit për deputetët socialistë e deri tek projektligjet e shumta që do të kalojnë qëllimisht në këtë seancë të fundit, pa pëlqimin e opozitës, janë arsyet që kjo e fundit ka lënë sallën.
Sipas Braçes, ky parlament po mbyllet me një set borxhi të jashtëzakonshëm. "Sot miratohen marrëveshje kredish me vlerë 496 milionë dollarë, ose gjysmë miliardi euro, miratohen pa diskutim, pa pëlqimin e opozitës"- tha Braçe, duke kujtuar se kjo qeveri është edhe një muaj në pushtet.
Ndërkohë që sipas tij, kjo qeveri me projektligjet që miraton po u lë një borxh të madh shqiptarëve për tre vitet e ardhshme. "Kredia që po marrin për Rrëshen- Kalimash nuk ka të dokumentuar asnjë procedurë gare që të mendojmë se kanë marrë atë më të leverdishmen"- tha ai, duke sqaruar se për qeverinë kredia është dhënë me 13.7% interes, që do të thotë se për tre vitet e ardhshme, duhet të paguhen interesa po aq sa lekë do të duhen për të paguar 800 mijë pensione fshati.

Kuvend, opozita: Duam përgjigje për vrasjen e deputetit Xhindi

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të fundit për këtë legjislaturë nderoi me një minutë heshtje kujtimin e deputetit të vrarë, Fatmir Xhindi.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në hapje të punimeve propozoi një minutë heshtje në nderim të Fatmir Xhindit, deputetit socialist që u ekzekutua nga jeta 9 ditë më parë.
Ndërkohë që kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj ka deklaruar se shumë ditë pas ngjarjes ende asgjë për autorët dhe shkaqet.
"Në emër të grupit ne kemi kërkuar zbardhjen e ngjarjes shumë të rëndë. Është vrarë një politikan në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe ende nuk është dhënë përgjigje për të. Ne nuk kemi dashur ta instrumentalizojmë, por presim përgjigje serioze që deri më sot nuk e kemi marrë"- tha Leskaj, duke kujtuar se familja pret gjithashtu
zbardhjen e ngjarjes dhe bashkë me të, gjithë shqiptarët. Ky akt barbar, sipas saj, duhet të marrë përgjigje sa më parë dhe jo heshtje.
Mbrëmjen e 2 majit, persona ende të panjohur, qëlluan me armë zjarri mbi deputetin e PS-së, në afërsi të banesës së tij në Roskovec të rrethit të Fierit. Ministria e Brendshme ka ofruar një shumë prej 250 mijë eurosh për personat që do të ndihmojnë me informacione të vlefshme për gjetjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.
Është deklaruar se janë pyetur rreth 30 persona dhe po hetojnë një grup prej 100 vetësh, por ende asnjë pistë e deklaruar.


Nishani: Vrasja e Xhindit do zbardhet shumë shpejt
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani deklaroi të hënën pasdite në Kuvend se hetimet për vrasjen e deputetit të PS-së, Fatmir Xhindi, kanë përparuar dhe kjo ngjarje do të zbardhet shumë shpejt.
"Policia e Shtetit po punon ngushtësisht me struktura të tjera dhe hetimet kanë përparuar në mënyrë esenciale. Në interes të zbatimit të ligjit, të drejtësisë dhe kujtimit të deputetit Xhindi ngjarja do të zbardhet shumë shpejt", siguroi Ministri i Brendshëm sot në Kuvend.
Deklarata e ministrit Nishani erdhi pas kërkesës së opozitës së majtë se "shteti duhet të japë përgjigje sa më parë për këtë ngjarje".
Shekulli

-------------


E solla kete artikullin sepse me beri pershtypje sesi punon sot parlamenti jone.
Sic e shihni opozita ka lene sallen e parlamentit dhe 27 projketligje pa u miratuar thjesht sepse do mirret me punet e ministrise se brendshme mbi vrasjen e deputetit, duke pasur nje komision hetimor parlamentar ku merr pjese sigurisht dhe opzita qe monitoron direkt hetimet qe po ben ne pistat qe po punohet nga ministria e brendshme.
Mos te harrojme se keto menyra qe nga '91 e sot nuk po ndryshojne dhe kjo ehste deshmia e gjalle qe politika opozitare shqiptare si gjithmone kekron te krijoje situata qe mund ti kushtoje shtrenjte popullit. Absurditet qe sndodh ne parlamentet perendimore pasi hetimet e vrasjve mirren organet kompetente dhe seshte detyre e parlamentit pasi ai mund vetem te nderhyj me ane te forces se saj ne prokurorin e pergjithshme per zbardhjen e menjehrshme te mistereve te tilla vrasjeje.

Si mendoni opozita edhe pse eshte 1muaj larg nga zgjedhjet tregon ndonje shkendije ndryshimi e?
Mire po pyet njeri per popullin?
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
:flm
Shume shqetesuese eshte gjendja ne parlamente pasi opozita e majte po demton pluraritetin e punimeve aq te nevojshme per te realizuar me suksese berjen dhe miratimin e ligjit.
Kur mundet te shmange pjesmarrje ne parlamente nje grupe deputetesh?
Kjo ndodhe vetem ne raste speciale per te detyruar kryesine e parlamnetit te ndegjoji ankesat e atij grupit. Shume - shume deri ne nje dite mund te protestohet mungesa e tyre, por pas asaj dite ajo humbe kuptimin.
Humbja e kuptimit te largimit sikurse bene opozita demton ne edhe vete rolin qe i kane si ligjevenes dhe se nuk po e justifikon votat e elektoratit qe e ka pruar per ta perfaqsuar ne berjen e ligjeve. Gje qe nuk e ben.
Per mua si elektorat ky grupe opozitar qe e ben shpesh sikur femija i llastuar apo femijte rrugaca nuk duhet te ekzistoje me ne parlamente.
Atehere si duhet detyruar deputetet e kuvendit per te justifikuar voten e elektoratit per te mos munguar me?
Duhet te nxjerre ligjin qe ai deputete qe leshon ne proteste sallen mbi dy apo tre dite duhet ti hiqet mandati dhe te behen zgjedhjet ne zonen e tij si dhe ti hiqet e drejta qe te mos zgjidhet per tre legjislatura.
Vetem me dhunen e ligjit justifikohet premtimi i deputetit ndaj elektoratit sepse depuetet e opozites pasi i premtojne me nje lume parrullash, marrin voten e tyre dhe e kthejne parlamentin ne nje teater komedie, teater bilbilash dhe ushtrim vandalizmash kunder nje femre qe nuk eshte ne kodin moral te burrit dhe te shoqerise shqiptare.
Ka edhe forma te tjera kunder mospjesmarrjes se deputetve duke huazuar nga denimet mesjetare(qe ishin vetem per popullin), qe sjelljeve mesjetare duhet kundervene me metodat mesjetare, pasi keta jane te imunizuar(mbrojtur) nga cdo ndeshkim per sjelljet rrugace e kriminale:
Duhet perdorur huni dhe izolimi, apo dhenie me racion te reduktuar te ushqimit ndaj deputetve qe prishin rregullin, protestojne mbi tre dite per mustaqet e celos dhe bejne krime te tjera..duke gjuajtur me plumba kolegun apo duke u rrahur me grushta... :dush
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Drejtues

Poste: 75
Antarësuar: 28 Prill 2009, 20:34
Veprim dinjitoz. Sentimentet e deputetve opozitar paskan eksaltu, duhet te jet dicka shkak i djajve me te cilt kan te bajn cdo dit en parlament... :)
Ku kan BJESHKT t'plot hijeshin, ku bajn KULLAT bujarin, Ku vallzojn ShQIPET e malit...

http://www.youtube.com/watch?v=RrZigmvC ... re=related
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Debatet sekrete ne PS. Ruci: S'mund te flisni pa tru e budallalleqe
Imazh

Asambleja Kombëtare e PS-së është shoqëruar me debate të ashpra dje, ndërsa votohej për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore. Me tri vota kundër dhe 3 abstenim, PS-ja nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje. Nuk kanë munguar etiketimet dhe sulmet ndaj kryetarit të partisë, si përgjegjës për këtë situatë ku ndodhet PS-ja. Ben Blushi është shprehur dje se as vetë Rama nuk e di se ku po e çon PS-në. Sipas tij, PS-ja po kthehet në një parti inferiore. Artan Lame e ka cilësuar një “teatër politik” atë që po ndodh në PS dhe ka propozuar që vendimmarrjen t’ia lënë kryetarit. Por, nga ana tjetër Edi Rama është kundërpërgjigjur që, “kjo nuk është as lojë, dhe as e pakuptimtë”. “Po, ne do ta radikalizojmë këtë betejë deri në fund”, - tha Rama.

Ylli Manjani
“Ka bërë një premtim Sali Berisha se, do ju bëj OJQ dhe po e bën. Ne duhet të bëjmë pjesë në zgjedhje. Ne duhet ta pranojmë që Berisha-Meta janë shumicë. 20 mijë firmat janë vënë në Kushtetutë jo për një parti politike që ka 65 kokrra deputetësh, por për ato organizata politike që nuk kanë potencë elektorale. Dhe, meqë do bëhen ca ndryshime në statut, unë do propozoj që kryetari të largohet po t’i fitojmë zgjedhjet, se me këtë variantin që i kemi humbur s’kemi gjë në terezi”.

Reagon Sadri Abazi (replika me Manjanin)
Rama: “S’ke punë ti, lëre të flasë. Ka të drejtë të flasë. Merr fjalën fol kur të vijë radha”.

Ruçi: “Respektoni kohën. Për gjithçka fole i dashur, po për çështjen nuk the gjë. Të mos na rrëmbejnë emocionet për të lëshuar terma ofendues për forumin e për gjithë të pranishmit. Termat budallallëqe, terma pa tru për një forcë politike janë të papranueshme në një forum partie. I dashur Ylli, ti mund të thuash partia e Ramës, partia e Saliut dhe ta njësosh si partia ime, partia jote, me Partinë Demokratike”.

Arben Ahmetaj
“Mospjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme është një akt tepër i rëndësishëm për të rivendosur besimin te zgjedhjet e lira. Në çdo lloj konteksti do të shkoja me shumë dëshirë në Parlament, por jo në këtë kontekst. Duke lexuar edhe raport-progresin, kemi detyrën që të kthejmë tek njerëzit besim se vota e tyre do të lexohet ashtu siç hidhet”.

Sadri Abazi
“Dëgjova që Yli tha se nuk kishim alternativë, po unë e kam dëgjuar Yllin që është mburrur shumë me Edi Ramën e PS-në. Dëgjova këtu që partia e Ramës, e Sali Berishës janë njësoj dhe u habita. U habita, se aq shumë ka folur Ylli gjatë fushatës kur kemi qenë bashkë. Unë kërkoj nga Ylli që ta mbështesë Edi Ramën dhe PS-në që të hapen kutitë Ylli, se edhe ti ke fituar. Nëse ne nuk rezistojmë sot, bëjmë të kundërtën e asaj që kemi bërë dje. Hape kutinë zoti Ylli, dhe shikoje se sa vota ke marrë ti. Prandaj është gabim që ne kundërshtojmë vijën që po ndjek PS-ja dhe vendimin që ka marrë kryesia. Përse të mos e pranojmë ne se Edi Ramën e kanë votuar 51 mijë vetë, por ti s’qenke dakord me të. Nëse ti s’je dakord me 51 mijë anëtarë që kanë votuar këtë rrugë, atëherë s’mund të vijmë mbrapa ty 51 mijë anëtarë.
Reagon Manjani, replikë

Ruçi
“Të lutem Ylli. Kanë të drejtë të flasin të gjithë. Të lutem Sadri.

Ndërhyn Andis Harasani, përse filmon një kamera
Gramoz Ruçi

“Kamera është e arkivit të PS-së, e cila ka qenë prezent në mbledhjet e forumeve të partisë në çdo mbledhje”.

Artan Lame
“Për ta çtensionuar situatën, shpresoj që arkivi i PS-së të përfundojë te arkivi im pas shumë vitesh (qesh). Pyetja që do t’ju bëj. Kë po përpiqemi të gënjejmë? Për kë po e luajmë këtë teatër? Më thoni ta di edhe unë këtë”.

Ruçi
“Të lutem, fol dhe mos bëj provokacione të tilla”.
Lame
“Duke e ditur këtë, dua edhe unë të marr pjesë. Ju shoh të bëni sikur merrni vendime që i kanë marrë të tjerë dhe them me vete që, ose unë jam më i mençuri, ose unë jam më budallai dhe nuk kuptoj gjë. Ka një gjë, që kur ulem veç e veç, të gjithë thoni që e ka vendosur ai dhe mos na hap punë. Kur ulem veç e veç edhe me Ilirin, thoni që e ka vendosur kryetari. Kur vini këtu, bëni teatër dhe bëni sikur merrni vendime”.

Ruçi
“Do shpalosësh mendimet që ke ti për pikën që kemi në rendin e ditës apo do më sjellësh muhabetet e kafes”.

Doda
“Jo, s’janë muhabete kafeje”.
Lame
“Të gjithë e dimë që bojkotin e parlamentit e ka vendosur kryetari. Nuk e kemi vendosur ne. Të gjithë e dimë që mos marrim pjesë në zgjedhje e ka vendosur kryetari, jo ju. Për kë e bëni teatrin? Unë vetë jam dakord që t’ia lëmë vendimmarrjen kryetarit”.

Arben Malaj
“I kam respektuar mendimet e kolegëve që zgjedhjet e pjesshme vendore janë gati të pamundura për t’u fituar, por kjo është një garë. Për mua rezultati nuk është thelbësor. Ku është sot PS? Është në opozitë për të dytën herë. Nga PS është larguar një deputet, ka dhënë dorëheqjen kryetarja e Forumit të Gruas. Ka shumë diversione mes nesh. As raporti i OSBE/ODIHR-it apo ai i BE-së nuk e përligjin bojkotin. Nuk mendoj se mund të ecim me idenë se nuk na duhen institucionet ndërkombëtare. Nëse do të vazhdojmë me këtë frymë, ne do të shikojmë një frymë më të rënduar dhe do rrezikojmë edhe zgjedhjet e ardhshme për pushtetin lokal. Do të shkojmë duke u bërë më pak brenda nesh. Kemi qenë 625 mijë votues deri tani. Nga përvoja dimë që opozitat e gjata i bëjnë më të vështira sfidat e ardhshme”.

Ilir Beqja
“Çdo lloj kundërshtimi politik nuk duhet të kalojë në fyerje. Do t’i ftoja të gjithë të bëjmë politikë me të vërteta dhe jo me gjysmë të vërteta. U fol se vijmë e bëjmë teatër politik. Ty tani kam më shumë të drejtë të të kundërshtoj. Kam shumë respekt për kohën time dhe nuk vij për teatër, sepse përgatitem. Duhet të respektojmë kontributin e njëri-tjetrit”.

Qemal Minxhozi
“Unë kam qenë një nga partizanët që kam thënë që të futemi në zgjedhjet lokale. Por, kam folur dhe kam pyetur njerëzit në 13 organizata që ka Klosi, dhe njerëzit atje më kanë thënë se do të bëhet një maskaradë e madhe në këto zgjedhje, ndaj edhe nuk duhet të marrim pjesë”.

Viktor Doda
“Të bojkotosh Parlamentin dhe të shkosh në zgjedhjet vendore në 5 njësi, kjo nuk është logjike. Kjo, duhet ta kuptoni që është më shumë një taktikë politike, që duhet ta zbatojmë. Por, dua të flas për një fakt tjetër. Kam dëgjuar nga media se një anëtar kryesie, një anëtar asambleje del e krijon një parti tjetër. Sot asambleja duhet të hapej me këtë gjë. Pse nuk e thoni këtë? Nesër i lind e drejta çdokujt dhe mund të shkojë me të, i cili mori votat e socialistëve dhe shkoi në një parti, duke ja çuar mandatin PD-së. Ndaj, duhet treguar pak më shumë seriozitet, shoku Gramoz”.

Edi Rama
“Nuk është as lojë, dhe as e pakuptimtë. Komisioni hetimor parlamentar nuk zëvendëson, dhe as plotëson gjykatën. Këtë bën sikur nuk e kupton edhe Saliu kur na fton dhe na thotë keni shumicën. Ne nuk merremi me thelbin e procedurës legale. Ne merremi me të drejtën e Parlamentit për të hetuar. Komisioni hetimor mund të hetojë çdo çështje. Në rast se nga kjo çështje del se ka deformime, kjo trajtohet me mjete politike. Duke ju referuar asaj çfarë tha zonja Arta, është mungesë serioziteti që disa dezinformojnë faktorin ndërkombëtar. I bëj shpesh pyetje vetes se, kujt i referoheni, cilave konsultime, cilave biseda, me cilin popull kur flisni me kaq siguri se këtu u bëka fjalë për interesa personale dhe për çfarë interesash? Për zgjedhjet pjesore ne kemi ngritur grup pune ku kanë e qenë prezent një grup i gjerë njerëzish, kanë qenë deputetët e Tiranës, në tavolinë, të Dibrës, të Beratit. Kjo çështje është diskutuar me anëtarësinë, me forumet. Dhe, në mënyrën më absolute dhe të plotë dhe është marrë vendimi që nuk duhet të hyjmë në këto zgjedhje. Kjo është diçka që buron nga vullneti i plotë i anëtarësisë së partisë në të gjitha këto territore. Për të qenë shumë i qartë dhe shumë transparent në këtë pikë, është shumë e rëndësishme kjo, sepse nuk është një vendim i marrë thjesht apriori apo thjesht si funksion i një vendimi tjetër. Krejt e pakuptueshme është e kundërta. Radikalizimi i kësaj beteje nuk është as diçka e fshehtë, as e nënkuptuar, as diçka që vjen jashtë vetëdijes dhe vullnetit tonë. Po, ne do ta radikalizojmë këtë beteje deri në fund. Dhe, kjo nuk është absolutisht arsye për asnjë lloj kompleksi ndaj askujt, sepse ndryshe nuk ka zgjedhje me standarde në Shqipëri”.

Saimir Tahiri
“Dua të ftoj këtë Asamble të mbajë një qëndrim ndaj këtij deputeti, Shpëtim Idrizi që nuk ka bërë asgjë më pak se sa Ilir Meta. Unë propozoj përjashtimin e tij nga forumet”.

Ndërhyn Ruçi
“Dua të sqaroj diçka. E kam me Viktorin. Unë jam shumë serioz. Vetëm karagjoz nuk jam. Këtë e kisha caktuar në pikën e fundit të rendit të ditës”.

Doda
“Mos u nxeh”.

Ruçi
“Unë nuk nxehem kur thua ti që nuk je serioz. Sot nuk kemi në analizë Shpëtim Idrizin”.

Tahiri
“Unë propozoj që në prioritetet politike dhe në oponencën politike të PS-së, të jetë Fatmir Mediu dhe ‘Gërdeci’ dhe Lulzim Basha e rruga ‘Rrëshen Kalimash’. Sa i përket hyrjes në zgjedhje, unë nuk jam për t’u futur në këtë proces, pasi ne s’mund të bëhemi garniturë e një procesi të manipuluar dhe për më tepër, me një rezultat të paracaktuar. U tha këtu që të mos ankimojmë marrëveshjen me Greqinë në Gjykatën Kushtetuese se është e Saliut. Atëherë nuk është koherente që të themi se duhet të hyjmë në zgjedhje, kur ato i bën Saliu dhe rezultatin e cakton ai”.

Ben Blushi
“Në mbledhjen e fundit të kësaj asambleje ka qenë bojkoti ndaj Parlamentit. Kushdo që kthehet mbrapa dhe kujtohet çfarë kemi thënë, e mban mend që dominoi një frymë sipas të cilës nuk kishte arsye, askush nuk e kishte çuar ndër mend që të mos hynim në Parlament. Edhe kur kam biseduar me Pandin e Gramozin, e kam pasur këtë replikë dhe kur kemi dalë jashtë, edhe unë dhe shumë të tjerë kanë thënë që askush nuk e ka çuar ndërmend që Parlamenti duhet bojkotohet. E thashë këtë, se për shkak se nuk ka koherencë disa nga vendimet tona, jo vetëm ai, por edhe ky i sotmi janë të improvizuara apo spontane. Nuk ka koherencë për vendimet që marrim, sepse pjekja e mendimit apo e argumentit të pafaktuar akoma se s’duhet t’i kishim njohur këto zgjedhje nuk erdhi të nesërmen, erdhi shumë më vonë, kur filloi debati brenda partisë për mënyrën se si do të rregullonim partinë mbasi humbëm. Dhe, kryesisht vendimi për të bojkotuar Parlamentin, për të mos marrë pjesë në zgjedhje, për të radikalizuar, siç u tha edhe sot, u mor shumë më vonë nga 28 qershori, dhe kjo nuk erdhi se ne gjatë rrugës mblodhëm më shumë fakte. Shumica e këtyre vendimeve, përfshi edhe këtë të sotmin, që padyshim është i natyrshëm erdhën për shkak të debatit brenda PS-së, ku kryesisht Edi Rama si kryetar i partisë, padyshim për shkak të këtij debati, për shkak të presionit që duhet të mbante një qëndrim personal në lidhje me humbjen e zgjedhjeve, duhet të vendoste. Dhe, ky radikalizim ka ardhur përgjithësisht për arsye të brendshme të PS-së. Ky debat nuk ka prodhuar atë që duhej në PS. Po të kthehesh mbrapa, për t’ia kursyer këtë kosto PS-së, ndoshta edhe do heshtja. Por, nuk ma merrte mendja se do shkonim në këtë ditë. 28 qershori nuk ishte dita më e keqe për ne. Është fillimi i një faze shumë të keqe për ne. E dini ku po shkojmë?! Sepse, të humbësh zgjedhjet është normale. Partia nuk rrezikohet kur humb zgjedhjet. Partia rrezikon kur del jashtë sistemit. Po dalim jashtë sistemit? Unë them që po. Po dalim duke mos shkuar në Parlament, duke mos hyrë në zgjedhje. Nëse kutitë nuk hapen për shkaqe që i dimë, deri në vitin 2011 ne s’do hyjmë në zgjedhjet lokale? Kushtet mund të mos jenë, por imagjino çfarë ndodh pas kësaj. Duhet të hyjmë në këto zgjedhje, jo për të legalizuar vjedhjen, por për të provuar të kundërtën, që ne kemi aftësi t’i mbrojmë votat në këto 5 njësi, dhe një parti që nuk mbron votat në 5 njësi s’e di ka arsye apo jo të ekzistojë. S’dua të bëj shaka, se është shumë e dhimbshme, por nëse do të ishte zbuluar vrasësi i Fatmir Xhindit, a do kishim hyrë në këto 5 njësi? Natyrisht që po, por kjo s’ka lidhje me zgjedhjet. Ky është një vendim i natyrshëm për shkak se ne kemi vendosur të bojkotojmë Parlamentin. Ju e dini se ku po shkojmë? Nëse ka njerëz që mendojnë se mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme me protestat, unë besoj se edhe kjo nuk na çon në zgjedhje të parakohshme. Unë mendoj që as kjo nuk na çon aty.
Ne nuk mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme me disa protesta në tribunat e të cilave hipin njerëz që në 28 qershor kanë kërkuar vota kundër nesh. Ka njerëz që marrin si pikë referimi mua apo Yllin, Tan Lamen. Ne nuk jemi shkaktarë të problemit. Nëse PS ka ardhur në këtë pikë nuk është faji jonë. Nuk e kam nominal as me Edi Ramën, as me të tjerë. Problemi është më i madh se kaq. Unë kam një mision brezi. Qëllimi im është largimi i Sali Berishës, jo sepse është tropojan, por largimi i tij si fenomen. Ne po kthehemi në një parti inferiore. As Edi Rama vetë nuk e di ku po shkojmë. Unë nuk flas me të, por e kuptoj”.
18/10/2009 - 09:39
gaz. ''Shqiptare''
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 02:40
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari