Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 10 postime · Faqe 1 prej 1
A thua valle do fitoje PD edhe nje mandat tjeter?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Artikull i publikuar ne Proletari
Demokratet e udhehequr nga Berisha ia kane dale qe ne sondazhin me te fundit te renditen te paret si parti fituese. Keshtu, ne sondazhin e kryer per muajin prill, nga Top Channel dhe "Zogby International", per here te pare Partia Demokratike ka dale fituese, nese zgjedhjet do te mbaheshin sot. Sipas sondazhit, partia e kryeministrit Berisha do te fitonte 38% te votave kundrejt 36% te Partise Socialiste. Ky ndryshim i rezultatit ka ardhur si pasoje e rritjes se te anketuarve qe mendojne se Shqiperia po ecen ne rrugen e duhur, qe jane 51% kundrejt 37% qe mendojne te kunderten. Nderkohe partite e tjera kane marre keto vleresime: LSI 6%, G99 2%, PR 1%, PBDNJ 1%, ndersa 10% e zgjedhesve shprehen te pavendosur dhe 3% refuzojne te deklarojne se per ke do te votojne. Ne sondazhin e muajit mars, rezultatet tregonin nje avantazh te Partise Socialiste ndaj asaj Demokrate, perkatesisht 38%-36%.

Per sa i perket ceshtjeve kryesore qe shqetesojne shoqerine shqiptare e para mbetet papunesia me 66%, e ndjekur nga varferia me 39%, ekonomia me 63%, inflacioni 29% dhe korrupsioni qeveritar me 25%. Lidhur me opinionet per politikanet, shumica e votuesve te mundshem kane nje vleresim negativ per te dy lideret, si per kryeministrin Berisha, ashtu edhe per kreun e PS, Edi Rama, perkatesisht me 58 dhe 53 per qind. Nderkohe qe mbeshtetja per ta ishte Rama 44 per qind ndersa Berisha me 40 per qind. Zogby International u komisionua nga Top Channel per te zhvilluar nje sondazh me 1.000 votues shqiptare per cdo muaj, nga janari ne maj 2009. Zogby pyeti 1,000 votues te mundshem shqiptare gjate muajit prill. Ky sondazh ka nje marzh gabimi prej 3.2%. Te gjitha intervistat ne kete sondazh u kryen personalisht. Te pyeturit u zgjodhen sipas metodes se paracaktuar: Banoret e vendit jane ndare ne zona, bazuar ne rreth 4.713 qendra votimi. Njeqind zona votimi jane zgjedhur prej listes se plote te qendrave. Te intervistuarit jane banore te zgjedhur rastesisht sipas nje procesi te njohur si 'Random Route Sampling', pra nje intervistues ecen ne nje rruge te zgjedhur rastesisht dhe zgjedh banore ne baze te nje formule te paracaktuar. Te gjithe intervistuesit e terrenit jane profesioniste te trajnuar dhe te supervizuar nga koordinatoret e terrenit. Kontrolli i cilesise sigurohet duke ri-zhvilluar intervisten me te pakten 10% te te pyeturve.



Arritjet e Prillit qe sollen rezultatin:



Anetaresimi me 4 prill ne NATO.

Kandidimi per vend anetar i BE me 28 prill.

Takimi ne Paris Berisha-Sarkozi.

Marreveshje parazgjedhore me pjesen me te madhe te forcave te djathta dhe atyre te qendres.

Deklarimet e qarta te drejtuesve te BE dhe shteteve te saj per heqje te afert te vizave per shqiptaret.

Perkrahja nga 19 kryeministra evropiane ne Samitin e Varshaves te Partive Popullore

Punimet ne perfundim e siper te disa rrugeve dhe autostradave me rendesi kombetare.





Rezultati

PD 38%

PS 36%

LSI 6%

G 99 2%

PR 1%

PBDNJ 1%

10% te pasigurt

3% kane refuzuar



Vleresimi

Pozitive

Berisha 40%

Rama 44%

Negative

Berisha 58%

Rama 53%



Orientimi

Drejt 51%

Jo drejt 37%



Problemet

Papunesia 66%

Varferia 39%

Ekonomia 63%

Inflacioni 29%

Korrupsioni 25%

Koha Jone

--------------------------

Une mbasi lexova kete artikull me shtyu kureshtja te verifikoj vertetesine duke vizituar sitin ne fjale mbi sondazhin qe ben cdo muaj rreth zgjedhjeve ne Shqiperi dhe ishte i sakte pasi artikull jep qarte rezultatet e sondazhit.
Per kureshtaret politik po ve 2 foto origjinale te ketij sondazhi


Votimi sipas partive
Imazh

Votimi mbi Drejtimin e Shqiperise nga 2 partite kryesore
Imazh
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pak koment te materialit tuaj I Ameshuar!

Pasqyra e juaj e demostruar ne kete rubrike eshte universale persa i takon modulit Zgjedhjet elektorale te Shqiperise.
Shume mire me duket kjo teme sepse eshte tema me aktuale, eshte tema qe vlon ne tere metrat katrore te Shqiperise.
Natyrishte duke qene zgjedhje si lokale ashtu dhe parlamentare ka nje fokusim te nxehte dhe per rrjedhoje eshte e vlefshme per ne forumistat.
Te huajt e kane bere dhe shifen sesi i kane bere: Shifra subjektive e paraqitura nga ju i ka bere organizata e huaj dhe duhen marre me shume rezerve sepse shquhen separi nga nje pandershmeri te theksuar.
Kjo tabale e te huajve eshte me elektorale ne kuptimin e anesise se nje krahut qe eshte dermuar ne copa nga uria per stoa, per pasuri, nga klanet lokale,........e interesash aspak shqiptare.
Nje gje dihet nga krahu i djathe:
PD-eja fiton per arritjet gjigande ne fushen politike-ushtarake, ne fushen ekonomike-agrare, kulturore dhe arsimore, ne fushen e mireqenies se shtresave ne nevoje.
Te gjitha keto sa permenda jane bazale per nje tregues te PD-es per te mbajtur perseri stolat e kabinetit dhe te parlamentit shqiptar.

PR
Partia Republikane apo partia e tokave te plackitura nga.....nuk do te dale i forte sepse ne krye qendron nje ish minister arrogant, vagabond, i dyshuar ne shume korrupsione dhe nje pergjegjes numer 1 i Tragjedise se Gerdecit.
I pafytyri Kryetari i saj Fatmir Mediu qe doli tej i pasur nga kafkat e 26 shqiptarve te copetuar nga shperthimi i fabrikes, del pa pike turpi dhe ulerin per Tokat e e dhuruara nga tradhetite e shumta qe jua fali A.Zogu prinderve te republikanve, te cilat i kane me vulat e tapise se tradhtise. Karte tjeter nuk i servir elektoratit. Si parti qe jetojne me halucinacionet e endrres se tokave te ....
Tjeter eshte se programin e ka nga me te varfera se te gjitha partite te marrura sebashku. Me nje te tille ne krye dhe me nje shtabe te tille qe nuk dine tjeter vetem presin tu serviret nga parlamenti i djathte copetimin e Shqiperise ne duart e nje grupi njerzizh ish latifondista, qe e lane prinderit e tyre popullin ne erresire, ne prapambetje, qe nuk dinin tjeter tu peruleshin cdo pushtuesit a tradhetarit me kushte qe t'mos ua prekte tokat e grabitura me tradhti e krime te perbindshme qe historia i ka te arshivuara.

PS dhe sharlatani Edvin Rama

Partia Socialiste me ne krye nje karagjoz, nje fyell kot, nje njeri i etur per tu pasuruar dhe fyer cilindo si puna e Edin Rames nuk mund te arrije asnje fitore. Dihet sepse ky vagabond shikon qe te dali i pasur prej allishverisheve si dhe te shikoji qe pas zgjedhjeve te kete nje pozicion qe i jepe mundesi te vjedhe.
Pra me nje portret si ky plackites nuk mund te mendohet te arrihet asnje shprese sado pak per fitore. Ky rrugac me shtabin e tij sharlatan nuk ka asgje transparente. Pra shkurt eshte nje fushate e drejtuar dhe e ideuar sipas nje stilit te pershtatshem te tipit Edvin- te nje cete plackitese - fshehe - vra e vjedhe.
Programi i tij teper anemike, nuk ka rrueza gjaku, nuk eshte vitale, dinamike, sepaku te mbushi barkun me shprese.

PSI
Ilir Meta, po kuptoj se del me i fuqishem dhe ne numer sepse po aplikon nje stil pragmatik qe i duhetfitores se partis tij. Po ben nje aktivitete transparente te stilit moderne. Fjalorin e ka ne masen e vet elektorale. Eshte shume i kujdesur ekipi i tij ne kontakte te paster me median dhe publikun aty ku ben elektorat.
Kjo deshmon se Iliri ka nje shtabe ne nivel te larte profesional intelektual. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
7 arsyet pse PS ka humbur elektoratin, Posted 30 Maj 2009, 17:53
7 arsyet pse PS ka humbur elektoratin

Sipas Institutit Ndërkombëtar për Studimet Ballkanike

Instituti Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Studime Ballkanike (IFIMES) në Lubjanë (Slloveni), rregullisht analizon ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan.

Në analizën mbi situatën zgjedhore në Shqipëria, Instituti Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Studime Ballkanike jep një pasqyrë se si kanë ndikuar lëvizjet dhe manovrat e partive, të cilat do të pasqyrohen në rezultatin e 28 Qershorit. Sipas analizës, del se Partia Socialiste ka humbur elektorat duke gabuar në strategji. Për këtë jepen edhe 7 arsyet përse ka ndodhur një gjë e tillë.

Edi Rama do të jetë kryeministër, por nuk merr përgjegjësitë

Performanca e krerëve të partive në nisjen e fushatës elektorale përfshin kryesisht parullat e përgjithshme politike, ku vihet re dukshëm mungesa e origjinale e përcjelljes së mesazhit politik. Sondazhet e fundit tregojnë përparësinë e PD-së. PS ishte në krye, por javët e fundit ajo ka humbur elektorat. Mbështetje maksimale ka kaluar në favor të PD-së, e cila është në qeverisje.

7 arsyet pse PS ka humbur elektorat

Instituti Ndërkombëtar IFIMES, arsyeton se mbështetja e PS ka pësuar rënie për këto arsye:

1. Partia Socialiste në fushatën zgjedhore, të nisur prej një viti e gjysmë, ka shfaqur shenja lodhjeje në fushatë ditën e fundit.

2. Partia Demokratike është intensifikuar shumë, përdor retorikë politike, që është tërheqëse për votuesit shqiptarë.

3. Fjalori politik i PS-së nuk është i modernizuar dhe paraqet një lloj rrethi vicioz, që krijon armiqësi nga ana e votuesit.

4. Aktiviteti i opozitës është ende i zbehtë, pa ndonjë strategji për fitore.

5. Opozita vazhdon të konsumojë shumë energji në mosmarrëveshjet brenda të Majtës, duke i lënë një shije të hidhur dhe mosbesimit në ndarjet e votuesve për ndonjë fitore zgjedhore.

6. Argumentet dhe faktet, e nxjerra nga partia në pushtet kundër opozitës, veçanërisht ato lidhur me lejet e ndërtimit për të cilat akuzohet Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht kreu i opozitës Edi Rama, shtrembërojnë imazhin e kreut të PS.

7. Surpriza më e madhe dhe e pakëndshme që i ka zënë ngushtë votuesit shqiptarë, është fakti që kreu i PS, Edi Rama, nuk është bartës i listës në partinë që e udhëheq, që është totalisht e pakuptueshme për një lider të partisë më të madhe opozitare, që synon të bëhet kryeministër i ardhshëm.

Ka shumë arsye të tjera pse situata është kështu, por këto janë më të rëndësishme të zhvillimeve në Shqipëri. Zakonisht ndodh që partia e lodhur të jetë ajo që qëndron në pushtet, por në Shqipëri po ndodh e kundërta.
E Shtune, 30 Maj 2009
Gazeta Agon
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Une nuk vlersoj fitoren sipas bindjeve partiake sepse nuk kam simpati per asnje parti, por sipas rezultateve te dukshme, qe preken dhe perceptohen nga njeriu me gjykim realiste.
Me genjyer veten apo me mbushe barkun me luge te shprazura do te thote psikopati.
Me pak fjale:

PS nuk e fiton per keto arsye:
1.Edvin Rama me ekipin e tij privat jashte PS-es ka shprehe lodhje sepse ka filluar Fushaten e Zgjedhjeve plote tre vjete duke bredhur ne gjithe Shqiperine me sllogane fyerje e mohime ndaj arritjeve te qeverise. Ka zgjedhe metoden e sharjeve duke mos i afruar simpatizanteve te PS-es asnje alternative, por pas 3 vjeteve ja solli ate alternative duke e fshehur per qellime djallezore dhe aspak ne favor te elektoratit te PS-es.

2. Percarcarja brenda PS-es vjen se Edvini nuk punon kolegjialishte por si kryebandit i nje cete kusaresh qe mendon te perfitoji ekonomikisht nga kjo zgjedhje. Ka nje ekipe qe nuk ka te beje me ideale sikurse vete Edvin qe deklaron boterishte: as me PS e as me PD-en.

3. Nuk e ka vu veten si kandidate per deputete si gje e rralle ne bote, ku lideri numer dy nuk don te futet ne parlamente. Arsyeja dihet se e din shume mire Humbjen, por din edhe te kunderten e saj - Fitoren e kioskes si kryebashkiak i Tiranes per te 4 here. Pra njeri paideale, pragmatiste per xhepin e vet. Pra nuk si rrjeshtohet brenda PS-es dhe PD-es sepse ka kiosken e kryebashkiakut Tirane.

4. Nuk ka asnje program konkret, por vetem sharje e mohime.

Ne fund: - Si shkohet ne nje beteje per fitore te sa me shume vendeve ne parlamentin e ri shqiptar si Vatra e Popullit pakryekomandantin Edvin ne zgjedhjet e 28 qershorit, kur ky e ka piketuar gjithe angazhimin financiar te partise vetem per kiosken bashki. Mjerim per PS-en.
Si duhet te delet sa mapare nga kjo gjendje halucinacionesh qe e ka cuar Edvin zgjedhjet sa me pak dhimbje?:
- Vetem duke e shkarkuar me te gjitha menyrat e mundshme Edvinin me banden e tij prej PS-es dhe kryebashkiakut. Rruge tjeter s'ka, perpose HUMBJE-DESHTIM-TURPE.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 32
Antarësuar: 06 Shkurt 2009, 17:55
PD e ka ne xhep fitoren, Posted 30 Maj 2009, 22:30
Une do thoja ne lidhje me nje nga ato pikat te artikullit qe Rama nuk ka paraqit vehten ne listat per deputet do te thote shume.

1) Ka thy rregullin e arte qe kryetari i nje partie qe futet ne garen elektorale duhet te jete automatikisht si deputet.
2) Mos hyrja si deputet le te nenkuptoje friken per pjesmarrjen ne parlament qe le si mister perfshirjen e tij ne probleme qe do i sjellin heqjen e imunitetit dhe hapjen e hetimeve mbi veprimtarite e tij te dyshimta ne disa sektore si ne bashki dhe jashte saj.
3) Koalicioni i tij me parti si G99 dhe Erion Veline qe besoj ska nevoje qe ti bej biografine pasi ne kete sit eshte sjell qarte trasparenca mbi kete person te paekulibruar.
4) Mos pasja konsensus me liderin legjendar te ps-se Nano dhe ujqerit e vjeter te grupit te tij.

Keshtu qe si rezultat Berisha e ka shume te lehte te fitoje sepse ska konkurent te forte por nje te pa afte dhe inkopetent ne lenden politike Rama.
Mendimi im
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Ja dhe kenga me te cilen partia demokratike hap fushaten elektorale, kendon dhe Sala hahaha :mandi:

Shqiperia po Ndryshon - Elita 5,Genta Ismajli,Leonora Poloska,Elvana Gjata,Soni Malaj,Ciljeta,Stine dhe Bojken Lako
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 609
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Besoj se po.
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
A thua valle do fitoje PD edhe nje mandat tjeter?, Posted 06 Qershor 2009, 18:50
Ku e bazon ti Ksanthi fitoren e Pd-es me 28 qershor 2009?
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 27
Vendodhja: Fier
Antarësuar: 16 Maj 2009, 17:24
:engjell
PS
:engjell
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Sic e shihni dolen parashikimet, edhe pse prisja te kishte me shume parti te djathta
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 10 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 03:30
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari