Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 12 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
PARTIA SOCIALISTE..............!!!
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: PARTIA SOCIALISTE..............!!!, Posted 09 Korrik 2009, 15:08
Ja dhe kush jane njerezit qe ky popull i shkrete vazhdon me injorance ti votoje.
Shikojini mire dhe ngulitni cdo gje te tyre se atyre sju intereson tju shohin juve se per ta Shqiperia dhe populli shqiptare eshte thjesht nje karrige per te pasuruar familjet e tyre dhe plus kerkojne gjak, sepse u bene 17vjet qe keto bisha te ndyra komuniste nuk po gjejne te bejne gjake, dhe ndjehen te uritur :dru:
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Historia e PS nga Ramiz Alia, Fatos Nano deri tek Edi Rama

PS feston te kodrat e liqenit 18-vjetorin e krijimit. Munguan Nano, Agolli, Pëllumbi e Meidani

Dje PS festoi 18-vjetorin e themelimit të saj. Më 12 qershor të vitit 1991, në Kongresin e dhjetë të PPSH u vendos që kjo parti, pra PPSH, të marrë emrin e ri Partia Socialiste e Shqipërisë. Në krye të saj u zgjodh Fatos Nano dhe në forumet e larta drejtuese të kësaj partie u zgjodhën kryesisht intelektualë, por edhe ish-funksionarë të lartë të PPSH. Historia 18-vjeçare e PS është e mbushur me ngjarje të rëndësishme. Kongresi i themelimit më 12 qershor të vitit 1991, Kongresi i parë i PS në qershor të vitit 1992, Kongresi i dhjetorit i vitit 2003, si dhe Kongresi i tetorit i vitit 2005, janë katër nga ngjarjet më të rëndësishme të kësaj partie, ku kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Historia e PS në këto 18 vite kalon nëpër tre kryetarë. Në 1991 Ramiz Alia ia trashëgoi PS Fatos Nanos, bashkë me elektoratin e saj dhe strukturat e PPSH në të gjithë vendin. Përgjatë kësaj kohe deri në vitin 2005 PS pati ndryshime të mëdha. Në tetor të vitit 2005, kur Fatos Nano kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të kësaj partie, në krye të saj erdhi Edi Rama, i cili në Kongresin e prillit të vitit 2007 bëri ndryshime thelbësore të PS. Me gjithë ndryshimet e kryera nga Rama, në listën e kryesisë së PS, janë ende figura përfaqësuese që në kohën e Ramiz Alisë, por që mbajnë poste të larta drejtuese në PS e sotshme dhe që kanë peshë specifike në këtë parti, njëherësh nuk duket se kanë shumë të përbashkëta me politikën e re të Edi Ramës, dhe aq më pak me sloganin e tij “Përtej së majtës dhe së djathtës”.

Në festën e socialistëve mungoi ish-kryetari, Fatos Nano, por edhe ish-nënkryetari i kësaj partie, Servet Pëllumbi. Mungoi gjithashtu edhe ish-presidenti Rexhep Meidani. Në festën e djeshme mungoi edhe shkrimtari i njohur Dritëro Agolli, një prej figurave historike të kësaj partie. Në festën e djeshme të PS janë parë figura të tjera të rëndësishme themelues të kësaj partie si Moikom Zeqo apo edhe Maqo Lakrori. Në emër të socialistëve të vjetër Rama ftoi në podiumin e festës anëtarin e kryesisë Namik Dokle, por edhe Saimir Tahirin si socialist i ri. Në podium ishte ftuar edhe ish-truproja e Fatos Nanos, si dhe punonjësja e sportelit në selinë e PS, e cila qëndron në këtë parti prej 18 vitesh. Festa e djeshme e PS ishte e ndryshme nga herët e tjera, kur Rama festonte vetëm me forumet drejtuese të kësaj partie larg vëmendjes së medieve.

Kreu socialist falënderoi socialistët duke theksuar se në këto vite të drejtimit të partisë kishte pasur vështirësi në momente të caktuara për të marrë vendime. Duke veçuar momentin e vendimmarrjes për listën e kandidatëve për deputet të PS, Rama tha se ishte vendimi më i mirë, pasi në lista e kandidatëve për deputet të PS kishte figura përfaqësuese dhe intelektualë të nderuar.


“Një faqe e historisë mbyllet, perspektivë e re hapet përpara”.

Është ky titulli i raportit që ish-sekretari i parë i KQ të PPSH, Ramiz Alia, mbajti në kongresin e dhjetë të PPSH, prej nga dhe doli PSSH. Ishte pikërisht sekretari i parë i KQ të PPSH ai që përgatiti dhe drejtoi deri në detajet, të gjithë procesin e ndryshimit nga PPSH në PSSH.

Kongresi i dhjetë i PPSH zgjati tre ditë, por një prej seancave të tij ishte më e rëndësishmja, pikërisht ajo kur partia i bënte “gjyqin” anëtarëve të byrosë politike për abuzime me pushtetin. I vetmi që shpëtoi nga gjyqi i partisë ishte Ramiz Alia.

Pas shumë zhvillimesh në 12 qershor të vitit 1991, kongresi i dhjetë i PPSH shpalli krijimin e partisë së re, e cila u quajt Partia Socialiste e Shqipërisë. Në forumet drejtuese të PSSH u përfshinë një grup intelektualësh që ishin afruar në PPSH në vitet e fundit të sistemit komunist. Në kryesinë e PSSH, por dhe në Komitetin e Përgjithshëm Drejtues të saj kishte shumë ish-zyrtarë të lartë të PPSH, të aktivizuar në poste drejtuese në periudhën 1989-1991.

Në deklaratën e kongresit të dhjetë të PPSH shkruhej: “Kongresi vendosi krijimin e PSSH, në të cilën do të përfshihen të gjithë anëtarët e Partisë së Punës. E quan të kryer rolin dhe veprimtarinë historike të Partisë së Punës, shkëpusin veten prej atij bagazhi teorik dhe praktik të gabuar të periudhës moniste, distancohen nga gabimet dhe shtrembërimet në vijën politike dhe në praktikat e saj. Problemet që kanë të bëjnë me të kaluarën e Partisë së Punës dhe me personalitetet e saj t’i shohë historia”.


Lidhja e PS me Enver Hoxhën


Por a u nda vërtet PSSH me të shkuarën e saj komuniste?

I vetmi moment kur kishte ndodhur një gjë e tillë ishte pikërisht çasti kur shkrimtari i njohur Dritëro Agolli vendosi të flasë hapur dhe qartë për figurën e Enver Hoxhës. Është një i njohur fjalimi i Agollit në kongresin e dhjetë të PPSH. Agolli ishte i pari që sulmoi fort shtyllën kryesore të PPSH, Enver Hoxhën, madje edhe i fundit deri tani. Ai foli kundër Enver Hoxhës, por mori reagime të ashpra, pikërisht të asaj pjesë të PPSH që kërkonte ta mbante në këmbë këtë parti në grahmat e fundit të sistemit komunist në Shqipëri. Në një reflektim të tij, pak momente pasi ai kishte mbajtur fjalimin dhe kishte marrë reagime agresive, Dritëro Agolli shkruan: “Ju ma vërtetuat mendimin tim të fshehur në vetvete se Partia e Punës nuk rinovohet. Bërtitjet tuaja jashtë çdo civilizimi dhe jashtë çdo kohe të qytetëruar janë pasqyrë e një partie që është shtrirë në shtrat dhe po jep shpirt. Kur dikush jep shpirt, të tjerët bërtasin. Ju bërtisni pasi ajo që ju polli ju po jep shpirt në shtratin e vdekjes. Unë kot mora mundimin ta shpëtoja. Shpëtojeni vetë po mundët, unë do të largohem, pasi nuk e duroj dot erën e këtij të vdekuri dhe aq më tepër bërtitjet tuaja pranë të vdekurit”.

Qysh prej këtij momenti askush prej zyrtarëve të lartë të PS, nuk ka artikuluar qartë dhe hapur kritika konkrete për Enver Hoxhën dhe byronë politike. Kryetari aktual i PS, Edi Rama flet herë pas here për antikomunizëm, por zyrtarisht nuk ka ende një deklaratë të PS si pasardhëse e PPSH, ku të kërkohet ndjesë për krimet e komunizmit, pasi PS trashëgoi jo vetëm anëtarësinë e PPSH, por edhe gjithçka tjetër, përfshi këtu dhe historinë e saj.

Edhe pse PS ndryshoi nga PPSH-ja në program dhe statut, pasi ishte tashmë një parti me organizim demokratik, në përbërjen e saj kishin mbetur shumë lidhje me të shkuarën e saj komuniste. Kishin mbetur në strukturat më të larta të PS disa figura që kishin të shkuar shumë të lidhur me sistemin totalitar të Enver Hoxhës. Megjithatë, kongresi i dhjetë i PPSH vendosi ndryshimin e kësaj partie në thelb, në program dhe status, si dhe në mënyrën e funksionimit të saj.


Kongresi i parë


Në 21 qershor të vitit 1992, u mblodh kongresi i parë i PS. Kryetari i saj Fatos Nano mbajti raportin me titull, “Partia Socialiste, forcë konstruktive politike dhe faktor jetik i demokracisë në Shqipëri”. Më poshtë vijojnë disa pjesë nga raporti i tij.


“Partia Socialiste u formua në qershorin e vitit të kaluar si rezultat i punës dhe i luftës së forcave të reformuara brenda PPSH, e cila ishte një parti e tipit monist, e identifikuar me shtetin, e cila objektivisht, sado që rinovohej e reformohej, nuk mund t’i përgjigjej kurrsesi kushteve të pluralizmit dhe kalimit të domosdoshëm në ekonominë e tregut. Ishte kjo arsyeja që kongresi i 10 i PPSH që ishte një forum legal dhe publik, hyri në histori si kongres që shpalli fundin e PPSH dhe daljen e saj nga skena, gjë që meriton të vlerësohet si një hap i guximshëm dhe i nevojshëm i reformatorëve socialistë për zhvillimin e shëndetshëm të demokracisë në Shqipëri. Njëherësh është kongresi që hapi një faqe të re të historinë, atë të Partisë Socialiste të Shqipërisë, të cilën e kërkoi vetë jeta e re politike shqiptare, në lidhje të ngushtë me dështimin e socializmit totalitar dhe me zhvillimet postkomuniste në Evropën Juglindore…

Tani pas një viti, vijmë në këtë kongres, i cili u pëlqen ose jo oponentëve tanë, objektivisht është kongresi i parë i PSSH. Mbajtja e këtij kongresi lidhet drejtpërdrejt me nevojat e kompaktësimit strukturor dhe të zbatimit të programit të partisë, në dobi të rivendosjes së ekuilibrave të domosdoshëm politik për mbarëvajtjen e proceseve demokratike në Shqipëri”.


Por në këtë kongres foli edhe Gramoz Ruçi, i cili ishte zgjedhur në kongresin e dhjetë të PPSH si një prej figurave kryesore në forumet më të larta drejtuese të PS. Ai shprehet shumë kundër ish-pronarëve duke theksuar se një ndër pikat që PS duhet të ketë shumë kujdes, është pikërisht problemi i ish-pronarëve që sapo kishin nisur të artikulonin kërkesat e tyre për kthimin e pronave të tyre të rrëmbyera padrejtësisht nga sistemi komunist për 50 vjet. Në raportin e tij Ruçi shprehet ndër të tjera:


“Kemi lënë pas socializmin totalitar dhe kemi kaluar natyrshëm në socializmin demokratik. S’kemi asgjë të përbashkët me të kaluarën dhe duhet të kemi kujdes për tu rimëkëmbur si parti në një sistem demokratik. Kujdes nga ish-pronarët që po kërkojnë kthimin e pronave të tyre…”.


Pas këtij kongresi PS ishte në opozitë, dhe duhet të niste një rrugë të gjatë reformimi të saj në të gjitha strukturat. PS kishte trashëguar gjithçka nga PPSH-ja, jo vetëm anëtarësinë, por edhe mënyrën e funksionimit të partisë. Të gjitha strukturat ishin marrë të gatshme nga PPSH-ja, aq sa ishte e mundur. Deri në vitin 1997, PS qëndron në opozitë, dhe qysh nga viti 1993, kryetari i saj Fatos Nano ishte në burg. Partia drejtohet përgjatë kësaj kohe nga katër nënkryetarë. Në 29 qershor të vitit 1997, PS fiton zgjedhjet dhe vjen në pushtet. Nis një jetë politike në qeverisje, me një luftë të brendshme gjithnjë e në rritje. Kulmi i betejës brenda grupimeve në PS mbërrin në vitin 2003, kur një grup deputetësh të drejtuar nga Ilir Meta shkëputen nga PS dhe formojnë partinë e tyre Lëvizja Socialiste për Integrim.

Përgjatë kësaj kohe Edi Rama ishte një prej figurave të rëndësishme në PS, por jo gjithnjë figurë e dashur për kryetarin e partisë Fatos Nano.

Nano e Meta janë përballur herë pas here me akuzat e njëri-tjetrit në publik. Në korrik të vitit 2005, PS humbi zgjedhjet dhe Fatos Nano dha dorëheqje nga kryetar i kësaj partie. Menjëherë del skenë doli Edi Rama, i cili erdhi në krye të PS në tetor të vitit 2005, me mbështetjen e fortë të Gramoz Ruçit. Ndarë në dy seanca, kongresi i tetorit 2005 ishte një beteje e fortë për kryetarin aktual të PS, Edi Rama, pasi platforma e tij për drejtimin e PS u rrëzua nga delegatët e këtij kongresi, por koston për këtë humbje e mori menjëherë Gramoz Ruçi. Në këto kushte, Edi Rama kandidoi në seancën e ditës së nesërme ku dhe fitoi përballë Rexhep Meidanit.


Edi Rama dhe reformimi i PS


Sot PS e drejtuar nga Edi Rama, ngjan pak me PS e lënë nga Fatos Nano. Bëhet fjalë për një reformë radikale në mënyrën e funksionimit të strukturave të kësaj partie. Rama kishte ardhur në krye të PS duke kritikuar fort qeverisjen e kësaj partie dhe me premtimin që do të drejtonte një Parti Socialiste larg korrupsionit dhe modelit të saj korruptiv të qeverisjes.

Sapo mori postin e kryetarit të PS, në 9 tetor të vitit 2005, Edi Rama nisi reformimin e kësaj partie. FRESH dhe Forumi i Grave Socialiste pushoi së funksionuari dhe krerët e këtyre dy forumeve brenda PS, përkatësisht Gjegji Koja dhe Majlinda Keta dhanë dorëheqjen dhe u larguan nga PS. Reformat e Ramës prekën individë por edhe institucione të PS. Ai ndryshoi tërësisht mënyrën e funksionimit të kësaj partie duke ndryshuar edhe strukturat e saj nga baza deri në qendër. Gradualisht Rama ndryshoi thuajse tërësisht kryesinë e PS, duke larguar nga ky forum i lartë i kësaj partie disa prej figurave që kishte lënë pasardhësi i tij, Fatos Nano. Në kongresin e pranverës së vitit 2007, Rama bëri ndryshime radikale në PS, atje ndryshoi edhe emrin e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS duke e bërë Asambleja Kombëtare e PS. Në forumet e larta drejtuese të PS u përfshinë një numër i konsiderueshëm të rinjsh, përkrahës të Ramës, të cilët nuk njiheshin më parë si socialistë. Prej këtij momenti Rama nisi takime të drejtpërdrejta me elektoratin socialist nëpërmjet procesit “Dialog me Shqipërinë”. Rama hodhi edhe idenë e politikës së re.

Me gjithë përpjekjet për t’i dhënë një fytyrë të re Partisë Socialiste, që i kishte lënë Fatos Nano, Edi Rama nuk ka mundur të largojë nga PS-ja atë pjesë të politikës së vjetër, të cilën e trashëgon, jo nga Fatos Nano, por akoma më keq, e trashëgon nga Ramiz Alia.



Kryesia e Komitetit Drejtues të PSSH

12 qershor 1991 (15 anëtarë)


Fatos Nano Kryetar

Ismail Lleshi Nënkryetar

Servet Pëllumbi Nënkryetar

Spiro Dede Nënkryetar

Dritëro Agolli Anëtar

Ermelinda Meksi

Ethem Ruka

Gramoz Ruçi

Halil Lalaj

Kostaq Duka

Namik Dokle

Paqësor Zeneli

Shaqir Vukaj

Shkëlqim Cani

Xhevat Lloshi



Kryesia e PS e zgjedhur nga kongresi i parë i kësaj partie

21 qershor 1992


Fatos Nano

Kryetar i PS

Servet Pëllumbi

Zëvendëskryetar i PS

Namik Dokle

Nënkryetar dhe kryetar i grupit parlamentar të PSSH

Kryesia e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH

Fatos Nano

Arta Dabulla

Bashkim Zeneli

Dritëro Agolli

Ethem Ruka

Fatmir Kumbaro

Fatri Sinani

Gramoz Ruçi

Luan Hajdaraga

Luan Shahollari

Maqo Lakrori

Namik Dokle

Servet pëllumbi

Sabit Brokaj

Xhevat Lloshi



Kryesia aktuale e PS e drejtuar nga Edi Ramës


Edi Rama

Gramoz Ruçi

Pandeli Majko

Ermelinda Meksi

Arben Malaj

Arben Isaraj

Ben Blushi

Erion Braçe

Eva Allushi

Ledi Shamku

Mimoza Hafizi

Saemira Pino

Shpëtim Idrizi

Valentina Leskaj

Mimi Kodheli

Lindita Nikolli

13.06.2009
Nga L.Progni - Tema
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 12 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 03:34
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari