Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 12 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
PARTIA SOCIALISTE..............!!!
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 155
Vendodhja: AFGANISTAN
Antarësuar: 08 Prill 2009, 19:18
PARTIA SOCIALISTE..............!!!, Posted 28 Prill 2009, 18:02
Dikur ishte partia komuniste....me vone ne partia e punes....dhe ne 1991...PARTIA SOCIALISTE.
O RRACE VAMPIRESH!
Nuk beni gje tjeter vec lartesoni njerzit qe vrane dhe masakruan per 50 vjet me rradhe popullin shqiptar.
FUNDI JUAJ ,ESHTE SI FUNDI I KUBES.[b]
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PARTIA SOCIALISTE..............!!!, Posted 28 Prill 2009, 19:45
Se kush ishte Partia Komuniste e ka dhene shpjegimin e plote piktori dhe arkitekti i famshem ish i burgosuri politik Maksi Velo, qe me pas eshte rrahur nga fanatike islamiste.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PARTIA SOCIALISTE..............!!!, Posted 28 Prill 2009, 19:51
Hen-ri!

Me fal!
Por nuk e kuptoj shprehjen nga fundi:...'' FUNDI JUAJ ,ESHTE SI FUNDI I KUBES.''
Kuba po vazhdon sundimin komunist dhe a din se PK e Kubes eshte i njejte si Partia Komuniste e Shqiperise?
Me duket e paqarte kjo shprehje... :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 155
Vendodhja: AFGANISTAN
Antarësuar: 08 Prill 2009, 19:18
Re: PARTIA SOCIALISTE..............!!!, Posted 28 Prill 2009, 21:39
Po ja Laert ashtu mendoj une.....si ne Kube edhe ne Shqiperi te perbashketat ishin se komandonin dy familje....Dinastia Hoxha qe ka perenduar nga ana figurative( qe ende i ka rrenjet e thella ne P.S)
Ne Kube tashti eshte drejt perendimit dinastia Kastriane...dhe do perendoje njehere e mire...sic do perendoje edhe Partia Socialiste.
Mbase do te duket superficale kjo pergjigje e ime,por qe duhet te mbush shume faqe qe ta pershtat thenien ....e KUBES......
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PARTIA SOCIALISTE..............!!!, Posted 28 Prill 2009, 22:06
Hen-ri!

Dy familje komanduan dhe vazhdojne, por sic dihet komunizmi teorikisht dhe praktikisht ndryshojne ne aspektin gjeografik.
Faktori bazë është kultura dhe politika qe gjeti komunizmi ne dy vende ishin diametralisht te kundert. Po ta perserise pergjigje perfekte ka dhene piktori dhe arkitekti i famshem Maks Velo per komunizmin specifik ne Shqiperi.......
Me fal se nuk di se a e njehe marredheniet shoqerore ne nje shtet socialist te popullit kuban? Ne Kube vetem e ka emrin socializem, ka nje sistem partiak, por populli kuban gezon disa te drejta elementare si besimi fetar, lirija e veshjes, e modes, ka liberalizem ne art e ne muzike, ne kercim...............
Kuba nuk eshte i mbyllur nga bota. Aty eshte shume i zhvilluar turizmi nderkombetar. Cdo i huaj ka mundesi te vije ne Kube dhe te shetise e te shijoji perlat e kubes..............
Aty Fidel Kastro lejoi te ndjerin Papa Xhovanin e Dyte te vizitoji Kuben dhe e priti me madheshti te jashtzakonshem.
vllai i tij Raul-i ka ngrit dy gishtat lart dhe ka hape kanalet me USA-in. Familja Kastro me sjelljet e veta deshmon se don te demokratizoji metej popullin kuban....
Merri keto te dhena dhe krahasoji me ish Shqiperine Socialiste dhe mandej .............. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 609
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Re: PARTIA SOCIALISTE..............!!!, Posted 29 Prill 2009, 12:09
Tani sa per partine socialiste kelyshet e everit jane po ashtu dhe demokratet .Dhe ne greqi dy familje qeverisin , Karamanlis dhe papandreu , iken njera vjen tjetra.
Mos ndoshta ne gjithe boten ndodh e njejta gje?
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 155
Vendodhja: AFGANISTAN
Antarësuar: 08 Prill 2009, 19:18
Re: PARTIA SOCIALISTE..............!!!, Posted 29 Prill 2009, 12:38
Thashe dhe e paragonava me partine socialiste....edi qe partia e Enverit nuk kishe shoqe,biles vetem me kmerr rosin ngjante
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PARTIA SOCIALISTE..............!!!, Posted 29 Prill 2009, 16:55
:flm Hen-ri!

Ndersa per ato dy familje ne Greqi, qe sundojne gjoja ne emer ta blloqeve politike dua te them qe eshte nje shprehje e mentalitetit skllavopronar, mesjetar. Eshte shume i demshem dhe i papranueshem per demokracine ne Greqi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: PARTIA SOCIALISTE..............!!!, Posted 09 Korrik 2009, 15:03
Dështon skema e Ramës me kandidatët për deputetë, për të mos dhënë dorëheqjen

Imazh
Me një plan të kurdisur prej tij në intrigë të plotë, kryesocialisti Edi Rama ka tentuar dje të testojë situatën rreth postit si kryetar partie, nga i cili pritet të shkarkohet në mungesë të dorëheqjes së tij të shumëkërkuar nga vetë socialistët. Me pretekstin se do të analizohej situata zgjedhore dhe ajo paszgjedhore, Rama mblodhi dje 140 kandidatët për deputetë në rrethe, disa prej të cilëve ai i kishte instruktuar që të flisnin kundër dorëheqjes së tij. Kandidatët e mësuar nga kreu socialist, do ta proklamonin atë si një lider të cilin elektorati i majtë e do ende në drejtimin e PS. Më të spikaturat në këtë inskenim të turpshëm u dalluan Rudina Seseri dhe Lindita Nikolla.
Megjithatë, pakti i fshehtë mes Ramës, Seserit, Nikollës dhe personazheve të tjerë episodikë, nuk ka shpëtuar pa u kuptuar nga kandidatët e tjerë socialistë, të cilët tashmë nuk kanë asnjë dyshim se Rama është një dështak që luajti keq me emrin e tyre, por edhe me vetë PS. E megjithëse edhe vetë e ka kuptuar prej kohësh që është shkaktari i vetëm i humbjes historike të së majtës, ai jo vetëm që nuk gjen guximin ta pranojë një fakt të tillë, por madje me paturpësinë më të madhe vazhdon prej ditësh të justifikohet me disa kuti votimi në Fier, të cilat ende nuk dihet nëse vërtetë do të nxirrnin një kandidat të PS, apo jo. Një tjetër justifikim, i Ramës gjatë këtyre ditëve ka spikatur edhe ai kundrejt koalicionit LSI-PD për qeverisni e ardhshme. Megjithëse një situatë e tillë u diktua nga vetë politika monstruoze e Ramës, ky i fundit tashmë nuk e pranon si një faktor stabilizues situatën politike dhe ekonomike të vendit. Duke qenë se nuk i besohet më asnjë lloj roli brenda PS, Rama ka menduar të luajë justifikuesin edhe për pak kohë, deri në përzënien e tij nga selia rozë.
PS paralajmëron përshkallëzim protestash
Por veç qëllimit parësor për të forcuar qëndrimet pro tij në drejtimin e PS, në takimin e mbajtur me dyer të mbyllura në një prej hoteleve në qendër të Tiranës, Rama u ka kërkuar kandidatëve për deputetë nëpër rrethe që të mbledhin informacione në zonat ku janë përfaqësuar në lidhje me dëmin që i kanë sjellë partisë manipulimet e bëra gjatë procesit zgjedhor. Këto informacione pretendohet t’i shërbejnë PS për të faktuar manipulimet, me qëllim kontestimin më pas të rezultatit përfundimtar të shpallur nga KQZ. Përfaqësuesit e PS kanë diskutuar gjerësisht për situatën dhe qëndrimin e mbajtur nga Komisioni Qendror Zgjedhor për qarkun e Beratit dhe qarkun e Fierit. Në këtë pikë, socialistët kanë theksuar se nuk do të njohin rezultatin nëse nuk hiqet dorë nga manipulimi dhe përpjekja për të ndryshuar rezultatin në dëm të Partisë Socialiste. Madje disa elementë të PS, kanë shkuar më tej me vendimin për të mos u ulur në karriget e parlamentit, nëse nuk do të marrin deputetin e Fierit.
Për këtë çështje, e cila është ngritur si kauzë nga PS në këto zgjedhje, kanë qenë Erjon Braçe, Tom Doshi dhe Gramoz Ruçi kanë shprehur vendosmërinë e tyre për të mos hyrë në parlament, pa deputetin e 9-të të Fierit. Vendimi i tyre ka arritur deri në kërcënim për përshkallëzim protestash. Kështu, duke përforcuar qëndrimin publik të Ruçit pak orë para mbledhjes, socialistët vendosën që të ashpërsojnë qëndrimin në mbrojtje të votës, që sipas tyre është duke u grabitur nga Partia Demokratike, si shembulli tipik i përpjekjeve të demokratëve për të krijuar mazhorancë duke manipuluar procesin e numërimit të votave. Destabilimi i situatës në vend dhe mospranimi i zgjedhjeve mbetet arma e fundit e PS dhe kreut të saj Edi Rama për të justifikuar humbjen e madhe në zgjedhjet e bëra pak ditë më parë.
Agjensia "SOT"
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: PARTIA SOCIALISTE..............!!!, Posted 09 Korrik 2009, 15:04
Ruçi vazhdon të kërcënojë destabilizim të Shqipërisë

Imazh
PS nuk pranon humbjen, Fieri pretekst për të justifikuar mosnjohjen e zgjedhjeve

Pas humbjes së pritshme të zgjedhjeve, Partia Socialiste është e vendosur që të mos i njohë zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, duke përdorur si pretekst disa parregullsi në qarkun e Fierit dhe të Shkodrës. Ajo e ka bërë publik vendimin e saj edhe para disa ditësh nëpërmjet kryetarit, Edi Rama, i cili e ka kushtëzuar njohjen e zgjedhjeve me mandatin e 9 në Fier, si dhe ka akuzuar Berishën për manipulimin e votave. Si rrjedhojë e trysninë së humbjes së zgjedhjeve, PS po përgatitet edhe për protesta, gjë e cila do të sjellë destabilitet në vend. Me sa duket parregullsitë në zgjedhje tashmë po përdoren si zhurmë nga Rama për të mbytur zërat që shprehin revoltën e humbjes brenda PS.
Pasi edhe nëse Partia Socialiste e fiton mandatin e 9 në Fier, sërish ajo do të mbetet humbëse e këtyre zgjedhjeve, ku më e shumta do të arrijë në kuotën e 65 mandateve. Edhe nëse do të kontestohen zgjedhjet në ato kuti ku PS ka dalë me zero vota në Shkodër, prapëseprapë nuk do të ndryshonte raporti midis mandateve në këtë qark. Pra, mosnjohja e zgjedhjeve duket qartë që po përdoret si një mundësi për t’u zhveshur nga përgjegjësi e humbjes së zgjedhjeve dhe nga zhgënjimi i qindra e mijërave socialistë që shpresuan ndryshimin. Ndërkaq, në kuadër të parregullsive të procesit zgjedhor, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka dalë gjatë ditës së djeshme në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka siguruar çdo shqiptar dhe faktorin ndërkombëtar se PS ka bërë çdo përpjekje ligjore për të mbrojtur zgjedhjet nga delegjitimimi i tyre dhe nga vjedhja nga ana e qeverisë në pushtet. Ruçi ka akuzuar liderin e Partisë Demokratike, Sali Berishën si përgjegjësin kryesor të mosnjohjes së zgjedhjeve nga PS. Ruçi akuzoi edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si një institucion që komandohet nga Berisha, duke shpallur si bashkëfajtore në dhunimin e Kushtetutës për mosnumërimin e kutive të Fierit.
Gjithashtu Ruçi e akuzoi KQZ për zgjatje të procesit zgjedhor me qëllim për të mos bërë transparente votat e shqiptarëve, që sipas tij nxjerrin fituese Partinë Socialiste. “8 ditë pasi shqiptarët votuan lirisht, me bindje se do të zgjidhnin një pushtet demokratik e prej tij do të nxirrnin një qeveri të popullit, për fat të keq të gjithë po zhgënjehen nga mos mbyllja e procesit zgjedhor dhe degjenerimi i tij në një skemë të tërë vjedhjeje të votimeve të shqiptarëve. Prej 8 ditësh Sali Berisha, njeriu që komandon politikisht shumicën e tij të vogël në KQZ, në shkelje të plotë të ligjit dhe në dhunim të të gjithave parimeve kushtetuese, po ju mohon shqiptarëve të drejtën legjitime të llogaritjes së votimeve të tyre dhe transparencës për çdo votë të hedhur në kutitë e votimit”, u shpreh Ruçi. Ai gjithashtu theksoi se Berisha në bashkëpunim me KQZ po synojnë t’i vjedhin Partisë Socialiste mandatin e 9 në Fier. “Por vullneti i Sali Berishës për të vjedhur zgjedhjet po del mbi ligjin dhe mbi çdo institucion kushtetues që administron zgjedhjet.
Vullneti i Sali Berishës për të mos bërë transparente çdo votë po del mbi vullnetin e ligjit dhe detyrimit të çdo institucioni kushtetues që administron zgjedhjet për të treguar në dritë të diellit çdo votë. Krimi kushtetues KQZ që refuzon prej 8 ditësh të numërojë dhe të pasqyrojë rezultatin fitues të votimeve për Partinë Socialiste në Fier është prova më e qartë e gjithë kësaj ashtu siç konfirmon botërisht se Berisha synon me çdo çmim të vjedhë mandatin e 9 të Partisë Socialiste në Fier”, shtoi më tej Ruçi. Sipas tij, ky standard i ri kriminal i cenimit të votës së shqiptarëve po i bën zgjedhjet e 28 qershorit të papranueshme dhe rezultatin e tyre të pamundur për tu njohur si legjitim.
“Në emër të Partisë Socialiste ne duam t’i bëjmë apelin e fundit Sali Berishës të heqë dorë përfundimisht nga cënimi i votës së shqiptarëve, duke nisur nga vota e qytetarëve të Fierit, në të kundërt do të mbajë mbi vete gjithë përgjegjësinë e delegjitimimit të zgjedhjeve, mosnjohjes së rezultatit të tyre dhe delegjitimimit të gjithë institucioneve të dala prej tyre. Ne jemi të vendosur të mbrojmë çdo votë në institucionet kushtetuese por përballë dhunës së Berishës mbi votën jemi gati të mbrojmë çdo votë dhe kudo tjetër”, vijoi Ruçi.
Agjensia "SOT"
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 12 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 02:49
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari