Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Pse kjo perplasje midis Sali Berishes dhe Topit?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Topi-Berisha ndahen në NATO, prapaskenat për kreun e delegacionit


Krerët e shtetit bashkë vetëm të detyruar, konferencat e ndara për shtyp dhe lufta për protagonizëm. Topi: Flas si president, nuk ka rëndësi vendi. Berisha: Kryeministri përfaqëson vendin aty ku diskutohet për vendime ekzekutive
Kreshnik KUÇAJ

Kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Bamir Topi “transportuan” përplasjet e tyre edhe në samitin dyditor të NATO-s, që mbahej në Strasburg dhe Këln, e kthyer kjo në një betejë se cili duhet të marrë përsipër meritat e aktit historik. Sikurse është lënë të kuptohet gjatë punimeve të samitit, por edhe në deklaratat respektive, të dy krerët e shtetit kanë shmangur njëri-tjetrin, duke shfaqur hapur edhe përplasjet. Kjo përplasje mes dy krerëve të shtetit u mësua në konferencën pas samitit të djeshëm, ku kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Bamir Topi nuk zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp. Pas samitit, kryeministri Sali Berisha doli i vetëm para medieve, për t’iu përgjigjur interesit të saj, ndërsa presidenti Bamir Topi zgjodhi një rrugë tjetër, atë të dhënies së intervistave të veçanta për secilën media të akredituar, duke mos dhënë një konferencë të përbashkët për të gjitha mediat. Pavarësisht se burimet pranë presidentit e mohojnë që të ketë ndodhur ndonjë përplasje e tillë, sërish përplasja u duk që në ceremoninë e dy ditëve më parë në Baden Baden, ku ishte i pranishëm vetëm presidenti Topi, ndërsa mungonte kryeministri Berisha. Më pas, ndarja e dy krerëve të shtetit shqiptar ka vijuar edhe ditën e djeshme, ku të dy shkuan veçmas në pritjen që kancelarja gjermane Angela Merkel dha në urën që lidh dy shtetet mbi lumin Ren. Po ashtu, përplasja kulmoi edhe me deklaratat e dy krerëve të shtetit, ku pavarësisht diplomacisë së përdorur, përplasja dukej qartë.

Përplasjet
Në konferencën e tij për shtyp në Strasburg, pas samitit, kryeministri Berisha la të kuptohej se nuk kishte qenë dakord me idenë që presidenti të merrte kopjen e protokollit të Uashingtonit nga presidenti amerikan Barak Obama. Edhe pse ishte parashikuar që në këtë konferencë ai të dilte së bashku me presidentin Bamir Topi, kryeministri doli i vetëm, duke iu përgjigjur gazetarëve se “pushtetet në Shqipëri janë të ndara, kështu që edhe konferencat janë të ndara”, duke marrë vetë të paktën meritën e deklaratës pas samitit. Po ashtu, kryeministri shkoi edhe më tej me shfaqjen e “xhelozisë”, ku nuk ngurroi të shprehej se prania e presidentit Topi nuk ishte e domosdoshme, pasi vendimi ishte ekzekutiv dhe duhej të ishte ekzekutivi ai që duhej të bënte përfaqësimin. “Në Shqipëri pushteti ekzekutiv është i kryeministrit dhe ky pushtet është i nevojshëm që të përfaqësojë vendin aty ku diskutohet për vendime ekzekutive. Dhe kjo është arsyeja që këtu ti ke 4/5 kryeministra dhe një pakicë tjetër ka edhe presidentë. Nuk ka asnjë të keqe. Nuk ishim vetëm ne me president dhe kryeministër, ishin edhe çekët, kroatët etj. Pra, nuk është një thyerje protokolli absolutisht”, tha Berisha, duke lënë të kuptohet se përplasja kishte ardhur për protokollin dhe se kush duhej të merrte dokumentin historik nga Obama. Po ashtu, kryeministri tha se për ceremoninë e dy ditëve më parë në Baden Baden kishte ftesë, por për arsye personale nuk mori pjesë. Megjithatë, kundërpërgjigja e presidentit Bamir Topi erdhi gjatë një interviste për “Vizion Plus”, ku i pyetur pse nuk kishte dalë në një konferencë të përbashkët as me kryeministrin, ai tha se çështja e aksesit për konferencë shtypi është çështje e institucioneve dhe se presidenti do të vazhdojë të flasë nga pozicioni i presidentit, që është një institucion që u takon të gjithëve.

Precedenti
Debatet nisën një vit më parë
Presidenti Bamir Topi ka kryesuar edhe një vit më parë delegacionin shqiptar në samitin e NATO-s në Bukuresht, ku Shqipëria mori ftesën për aderim. Edhe në këtë ceremoni ka pasur një përplasje mes kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Bamir Topi për sa i përket përbërjes së delegacionit që do të përfaqësonte vendin tonë. “Presidenti Topi është drejtues i delegacionit, ndërsa mbajtjen e fjalëve i cakton protokolli i NATO-s”, ka thënë kryeministri Berisha para nisjes së delegacionit në Bukuresht. Ndryshe nga samiti aktual, në samitin e 2 prillit të vitit 2008, presidenti Topi dhe kryeministri Sali Berisha kanë udhëtuar të ndarë, në avionë
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
:yes:
Bamir Topi e sulmon Salen jo direkt se s'ka sinqeritet, burreri, por me ane te bukuroshes ina Rama kryprokurore duke i terrorizuar qeverine e Sales me ''korrupsione'' te trilluara nga edvin rama.
Sulmi vjen prej shkakut te vetem se Topi don t'ja rrembeji jo me voten e nuk e fiton, por me prapaskena dhe jo me pune te ndershem.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 155
Vendodhja: AFGANISTAN
Antarësuar: 08 Prill 2009, 19:18
Do ishte mire qe Bamir Topi mbas mandatit te tij si president te hapte nje spital kafshesh,pasi ne kete fushe ai eshte mese ekspert.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Topi provokon Sali Berishën dhe PD-en., Posted 21 Prill 2009, 16:47
Çfarë po kërkon dhe kujt po i drejtohet presidenti?...
21-04-2009 / Saimir Kola
ImazhImazh
Imazh

Është e habitshme kur presidenti Topi del në publik, për të distatën herë tashmë, dhe bën deklarata të tilla si “Politika të gjejë një zgjidhje...”. Ky presidenti ynë mos e cilëson veten jashtë politikës, se ato votat që e sollën në atë karrige me sa dimë nga politika i mori. Madje ai posti që ai zotëron është më i larti në piramidën e pushtetit. Kur iu drejtua gazetarëve me “Respektoni heshtejn time” të gjithë kujtuan se ky do të bënte namin. Dhe në fund doli se “Mali u shtrëngua e shtrëngua dhe polli një mi”. Po presidenti ynë pas gjithë këtyre shtrëngimeve që po bën njëra pas tjetrës çfarë do të nxjerrë?...

Sot takoi studentët e shkencave politike. U tha se kur të bëjnë politikë të këne kujdes me bërryllat. Dmth, presidenti na shoi kureshtjen. Merrka vesh mirë nga bërrylat. Por nuk na e sçaroi mirë fort mirë këtë punën e bërrylave. Për cilët bërryla e kishte fjalën, për bërrylat që të japin të tjerët, apo për bërrylat që japim ne... Se ka dy lloj bërrylash. Nga cilat merr vesh më shumë presidenti ynë?... Apo këtë çështjen e bërrylave e tha ashtu në përgjithësi si Jovan Bregu. Radhës tjetër kur të takojë tjerë soj studentësh do ishte mirë që presidenti të japë ndonjë leksion se si çohet uji në mullirin e tjetrit, apo si mund t’i gërryejmë dheun dikujt nën këmbë. Me sa duket nga kësi gjërash presidenti merrka vesh shumë.

Është e treta herë radhazi që kreu i shtetit bën thirrje populiste, përgjithësuese, duke përdorur termin “Politika”. Presidenti aq i painformuar të jetë vallë sa nuk e di që në një rend demokratik politika përbëhet nga dy kampe kryesore, maxhorancë dhe opozitë. Tani këtë punën e politikës për mirësjellje i nderuari president duhet të na e ndajë mirë. Të na thotë se cilës politikë po i bën thirrje se nuk besojmë se po të përmendë fjalën maxhoroncë apo opozitë të meket. Me sa po dëgjojmë dhe po shohim çdo ditë opozita dhe maxhoranca këtu në Shqipëqirë janë lehtësisht të dallueshme. Maxhoronca u bën thirrje qytetarëve të aplikojnë për kartat e identitetit, opozita bën të kundërtën. Thua ta ketë të vështirë presidenti ta bëjë këtë dallim. Ja çfarë tha sot presidenti i vendit. "Të gjithë duhet të aplikojnë për karta, ndonëse Presidenti nuk futet në debatet politike të ditës, ai e jep këtë mesazh, që duhet të shkojë tek çdo qytetar. Gati dy muaj para zgjedhjeve, fatkeqësisht, jemi akoma tek çështja nëse do të pajisemi ose jo me letërnjoftime. Po them se ky është një hap, dhe këtë po e them për herë të parë, mjaft i gabuar i politikës shqiptare, e cila ka pasur kohën e mjaftueshme që të merret me këtë problem dhe të mos e kthejë në fokus, pikërisht dy muaj para zgjedhjeve. Çështja e kartave nuk duhet të kthehet në një kaos psikologjik për qytetarët" tha ndër të tjera Topi. "Sot do të ishte koha që partitë politike të përballnin të gjitha projektet e tyre, misionet e tyre, pasi ajo që do qytetari më shumë sot është të dëgjohen se cilët do të jenë programet. Kjo situatë uroj që të zgjidhet sa më shpejt në mënyrë definitive; partitë duhet t'i largohen këtij debati dhe të gjejnë zgjidhje. Ato duhet të sinkronizojnë zërin e tyre dhe kjo është detyrë minimale e politikanëve, të cilët paguhen për këtë punë. Politika ka dhënë shembuj, që kur është dashur për te uml; marrë vendime shumë të rëndësishme, i kanë marrë brenda një nate, vendime që janë përshëndetur, por nuk besoj të ketë vendim më të rëndësishëm se sa i çështjes së letërnjoftimeve".

Po presidenti Topi ka qenë edhe vetë pjesëmarrës në marrjen e vendimeve të tilla, sigurisht para se të bëhej president. Pse nuk na thotë se a ka pasur ndonjëherë momente kur kriza ka qenë e stisur nga vetë opozita e sotme? Është gjë shumë e vështirë për një president të dalë e të thotë se “Qytetarë aplikoni për karta identiteti”. Është thënie politike kjo, bie ndesh me kushtetutën. Asnjë president në rang botëror nuk e ka bërë një veprim të tillë deri më sot. Sa i guximshëm është ky presidenti ynë.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Agjensia e Lajmeve "SOT"
20.5.2009
Berisha hakmerret ndaj Bamir Topit, përjashtohen përkahësit e tij nga kandidimi

ImazhImazh

Ja emrat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike
Pak kohë përpara skadimit të afatit zyrtar për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror Zgjedhor, kreu i PD-së Sali Berisha, njëkohësisht edhe kryeministër i vendit, ka zgjedhur të publikojë listën përmes një konference për mediat. Në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 28 qershorit, e cila u publikua nga kryeministri Berisha, vihet re përjashtimi i shumë figurave historike të Partisë Demokratike, të cilët janë njohur edhe si mbështetësit e Bamir Topit. Listat e reja të hartuara nga Berisha kanë sjellë surpriza, pasi ka lënë jashtë skenës politike shumë deputetë aktual të kësaj force, të cilët janë aktivë gjatë mandatit qeverisës.Siç duket shkaku i diferencimit të këtyre deputetëve nga kryeministri Berisha, është mbështetja që këta të fundit i kanë dhënë Presidentit të Republikës, Bamir Topit. Emrat e përjashtuar nga Berisha nga listat, janë: Besnik Mustafaj, Preç Zogaj, Pal Dajçi, Aleksandër Biberaj, Ylli Pango,Flori Bajramaj
Blerim Cela, Genc Juka, Gëzim Karapici, Sali Shehu, Rexhep Uka, Mevlan Xhindoli, etj. këta emra duke qenë njerëz aktivë në mbështetje të presidentit të Republikës Bamir Topi, duket se janë nxjerrë nga politika si hakmarrje personale e Berishës ndaj Topit. Mesa duket diversionet e fundit të bëra nga Bamir Topi nëpërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe të lojërave mediatike nëprmjet nxjerrjes së sekreteve hetimore të dodjes së përfolur të Gërdecit. Menjëherë pas përjashtimit të Mustafajit nga zgjedhjet për PD e Tiranës, kryetari i mazhorancës i ka dhën goditjen e dytë dhe përfundimtare edhe asaj pjese të vogël të mbështetësve të Bamir Topit. Pavarësisht përjashtimit nga listat të deputetëve përkrahës të Topit, kryetari i mazhorancës zoti Sali Berisha, u mundua të paraqesë me eufori kandidaturat e reja për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit. Zoti Berisha e ka nisur fjalën e tij duke e konsideruar publikimin e listës së kandidatëve si një çast solemn të kryesisë së Partisë Demokratike. Duke renditur arritjet e vendit në këto katër vite, kreu demokrat ka quajtur koalicionin e majtë si koalicion të humbjes, madje theksoi se Partinë Socialiste e pret disfata në zgjedhje. “Në këtë moment solemn ky akt solemn i imi dhe kryesisë së PD ndodh jo vetëm pas rezultateve të mëdha dhe historike, vjen pasi shqiptarët e panë dhe e përjetuan, e ndjenë se me ne së bashku u anëtarësuam në NATO, me ne së bashku firmosëm MSA-në dhe paraqitëm kërkesën për statusin e kandidatit në BE” , theksoi Berisha. Kryeministri ka shtuar gjithashtu se Partia Demokratike shkon në zgjedhje me një kryesim në qarqet kryesore të vendit.
“Hyjmë në zgjedhje me një avantazh prej 40 mijë votash në proporcionalin rajonal. 139 mijë vota kishte PD, 106 mijë PS-ja” tha kreu demokrat. Për herë të parë në Shqipëri do të votohet me anë të një sistemi proporcional me lista të mbyllura, i cili favorizon emrat që kryesojnë listat e kandidatëve nëpër të 12 qarqet. Ky sistem ka favorizuar gjithashtu paraqitjen në garë të partive të grupuara në koalicione. Praktikisht do të ketë dy koalicione në secilin krah politik. Koalicioni më i madh është ai i Partisë Demokratike me 19 forca politike, pjesa dërrmuese e të cilave me një peshë thuajse të papërfillshme elektorale. Sipas Berishës, vendi ynë ka sot treguesin e kriminalitetit ndër më të ulët se vendet mesatare të BE-së, ky vend nuk është më një rrugë kryesore droge, ky vend priti vitin e kaluar 2 milion e 700 mijë turistë nga mbarë bota pa as më të voglin incident.
“Me ne qytetarët shqiptarë panë se mund të vendosin në epiqendër të një qeverie shkollimin e fëmijëve të tyre, dyfishuam rrogat e arsimtarëve, shtrimë internetin në të gjitha shkollat e vendit, zhdukëm korrupsionin. Vendin e vizitoi Xhorxh Bush, kryeministra të vendeve mike, kryeministri i vendit u prit nga kancelaritë më të mëdha të botës, me ne shqiptarët panë se interesat e tyre më të mira janë agjenda e qeverisë së tyre. Interes madhor i tyre është buxheti familjar, është një nga interesat më të mëdha. Kundrejt 127 milionë dollarëve kemi vendosur që u vendosën në tetë vite të marra së bashku në katër vite kemi vendosur gjysmë miliardë euro për rritjen e rrogave”, shtoi Berisha. Gjithashtu, përpara se të publikoje emrat për deputet, Berisha tha se nuk jeni në gjendje të imagjinoni përmasat e fitores se 29 qershori kur kjo forcë politike shkon në zgjedhje me një bazë votash që nuk e ka pasur ndonjëherë që nga viti 92’, shqiptarët po riprodhojnë në mënyrën më të fuqishme lavdinë e tyre elektorale, vitin 1992.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pse kjo perplasje midis Sali Berishes dhe Topit?, Posted 06 Korrik 2009, 02:26
Topi-Berisha, konfirmojnë përfundimisht ftohtësinë brenda kampit të djathtë
ImazhImazh

Kryeministri dhe Presidenti i kthejnë kurrizin njëri-tjetrit në Festën e Pavarësisë së SHBA
Zgjedhjet nxorën në pah më së miri ftohtësinë dhe mosmarrëveshjet mes dy drejtuesve të lartë të shtetit, kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit të vendit Bamir Topi, pavarësisht se ata vijnë nga e njëjta parti. Ftohje të tilla konfirmojnë nga ana tjetër edhe vetë përçarjen mes të djathtëve, nisur nga marrëdhëniet e “ngrira” mes Topit dhe Berishës, të cilat janë bërë të dukshme prej kohësh, por ditët e fundit ato janë thelluar më tej. Këta të fundit kanë qenë pjesë e të njëjtës festë e organizuar nga ambasada amerikane me rastin e 233 vjetorin e pavarësisë së SHBA. Ata kanë festuar së bashku, por pavarësisht këtij fakti nuk kanë shfaqur komunikimin mes tyre. Edhe pse kanë qenë të gjithë së bashku si krerët e të majtës ashtu edhe të së djathtës, është parë që kryeministri Berisha jo vetëm që nuk ka folur me kundërshtarin e tij politik Edi Rama, por të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe ndaj presidentit të vendit Bamir Topi. Një fakt i tillë është vënë re nga të pranishmit, pavarësisht se “çarja”, Kryeministri- Presidencë- Parlament tashmë është një temë mëse e njohur. Një largësi kjo, që është vënë re prej shumë kohësh, por nga dita në ditë po konfirmohet sa më qartë dhe më dukshëm, ku nga ana tjetër konfirmon edhe përçarjen mes vet të djathtëve.
Përkrahëse e këtij qëndrimi ka qenë edhe kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, e cila ka mbajtur të njëjtën distancë me presidentin Topi. Marrëdhëniet Topi-Berisha kanë kohë që janë të brishta dhe mosmarrëveshjet mes dy drejtuesve të lartë të shtetit nuk janë më probleme brenda partisë. Madje, vet presidenti Topi gjatë një interviste për një të përditshme kosovare, ka deklaruar se marrëdhëniet e tij me Berishën nuk janë më si më parë, por janë vetëm marrëdhënie institucionale. “Nga raportet e mëparshme personale e partiake, janë shndërruar në raporte institucionale, si përfaqësues të dy institucioneve të ndryshme dhe këto të dytat gjithmonë prevalojnë në respekt të ligjit e në mbrojtje të Kushtetutës”, është shprehur Topi.
Ligji i Legalizimeve dhe Gjykata e Lartë acaruan marrëdhëniet
Presidenti Topi, pas marrjes së detyrës së kreut të shtetit, premtoi se do të qëndronte mbi palët dhe do të respektonte vetëm Kushtetutën gjatë ushtrimit të detyrës së tij. Kjo deklaratë parimisht u prit mirë nga krerët e tjerë të shtetit, por kur erdhi puna për ta zbatuar në praktikë, solli pakënaqësitë e para. Marrëdhëniet midis Presidentit Topi dhe Kryeministrit Berisha e Kryetares së Kuvendit Topalli u acaruan pas kthimit të ligjit të legalizimeve. Kreu i shtetit renditi nëntë arsyet pse duhej të rishikohej edhe një herë nga Kuvendi ky ligj, por mazhoranca nuk i mori parasysh, duke e miratuar ligjin sërish, ashtu siç ishte, pa firmën e Presidentit Topi. Më pas, marrëdhëniet arritën kulmin e acarimit të tyre, pasi Kuvendi rrëzoi pesë dekretet e para të Presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë.
Tabulatet e Gërdecit nisën luftën mediatike Berisha-Topi për listën e deputetëve
Thellimi i ftohjes së marrëdhënieve Berisha- Topi është përforcuar edhe me listën e kandidatëve për deputet, ku kryeministri Berisha jo rastësisht eliminoni përkrahësit e presidentit Topi, duke i hequr ata përfundimisht nga kandidimi. Kjo duket se irritoi presidentin Topi, të cilit i cënoheshin përkrahësit e tij fanatikë. Bëhej fjalë për Aleksandër Biberajn, Besnik Mustafajn, Sali Shehun, Rexhep Karapicin, Dashnor Sulën etj, të cilët Berisha i ka sulmuar haptazi politikisht, duke i skarcuar nga pozicionet që ata kishin apo dëshironin të kishin më vonë. Nga ana tjetër, Topi ka reaguar ndaj Berishës, duke i kthyer Ligjin e Dosjeve, i cili tashmë ndodhet në Kushtetuese. Një tjetër “pikë” që do të ndante presidentin Topi me kryeministrin Berisha, do të ishte edhe kryeprokurorja Ina Rama. Fillimisht ajo u prit në krye të detyrës me entuziazëm nga Berisha, por gjatë punës së saj me hapjen e dosjeve korruptive të qeverisë, ngjalli pakënaqësi tek Berisha, i cili nuk hezitoi ta konsideronte atë si të përzgjedhurën e Topit.
Më tej, lufta e tyre vijoi me prapaskenat mediatike të pasqyruara në mediat e shkruara të “secilit”. Një nga mediat përkrahëse të Topit, pasqyroi si kryeartikull telefonatat e kryera ditën e tragjedisë së Gërdecit, mes ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, drejtorit të fabrikës Alba Demil, Mihal Delijorgji dhe djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Këto telefonata janë provë e Prokurorisë së Përgjithshme në ngjarjen e Gërdecit, të cilat vetë kryeprokurorja Rama i ruan me fanatizëm por jo për të gjitha mediat. Publikimi i tyre faktoi lidhjet e Topit me këtë institucion. Ndërkaq, në të njëjtën ditë, një tjetër gazetë, por tashmë përkrahëse e kryeministrit Berisha, u hap me bisedën telefonike të kryer mes kryesocialistit kryebashkiak Edi Rama dhe Mihal Delijorgjit, pak orë para arrestimit të këtij të fundit.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 03:57
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari