Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 17 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
KOSOVA '' INDIFERENTE'' NDAJ HYRJES SE ATDHEUT AME NE NATO
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 155
Vendodhja: AFGANISTAN
Antarësuar: 08 Prill 2009, 19:18
O Niko cka je tu than bre burr!!! Si mer cfar fitojme nga hyrja ne NATO !!!! Stabilitet politik fiton.Deri dje me Greqine fqinje kishe ligjin e luftes dhe te vinte te pushtonte ose te sulmonte me shoqaten e gjahtareve kurse sot je vend aleat .Kur sulmohet nje vend anetar i NATOs zere se eshte e sulmuar e gjithe NATOja.
''NJE PER TE GJITHE DHE TE GJITHE PER NJE'' Kjo pra eshte motoja e NATOs.
Po le te themi ''JU'' antinatot SHYQYR ZOTIT JENI NE MINORANCE (cka pranohet edhe ne demokraci).
Edi jam koshent qe Shqiperia nuk i plotesonte kushtet per te hyre ne NATO, (edhe greqia dikur)por kjo eshte dhurate nga U.S.A bere kombit shqiptar nga dashuria qe tregoi kundrejt saj.
Pra ZOTI E BEKOFTE AMERIKEN.
MIRENJOHJE E PERJETESHME PER BABAIN TON TE MADH UNITED STATES OF AMERICA
E DIME TE GJITHE PA NDIMEN E TYRE KOSOVA SOT DO ISHTE SERBI DHE JO SHTET I PAVARUR.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 73
Antarësuar: 24 Shkurt 2009, 23:30
Ca je tu thon ti mer plak?!! Stabilitet politik osht kur na run NATO-ja nga armiqt e jashtem :what?:?? Une mendoj se stabilitetin politik ne vend mund ta sjellim vete, duke mos u bere militante partish deri ne ate faze sa nxjerim koburet per me i vjedh votat njoni-tjetrit, e kur politikanet shqiptare te mesojne qe te mos sillen si qen rrugac qe dine vetem te lehin kot e te shajne neper mitingje shesheve dhe neper media te ndryshme.
1) Ne s`kena se pse t`kena frik prej grekut se jena tu ja dhon vet gjithcka qe na kerkon.
2) Jena i vetmi vend qe Greqia ka ne fuqi nje ligj lufte, ene kjo per shkak juridik. Mbajtja ne fuqi e ketij ligji mbulon juridikisht shtetin grek per masakrat dhe genocidin ndaj popullsise came dhe debimin e konfiskimin e pasurive te tyre.
3) TI BESON VERTET SE NATO OSHT 1 PER TE GJITHE, DHE TE GJITHE PER NJE???!!!!! Vertet m`ke habit pa mase plako!! Nese ti e beson kte gje, atehere dua ti pergjigjesh pyetjes time te meposhtme. Greqia dhe Turqia jane vende antare te NATO-s te cilat jane dy nga klientet me te mire te U.S.A-ve per blerje armesh. Dhe avionet luftarake turk fluturojne gati c`do dite permbi vilen e kryeministrit grek Karamanlis ne Rafina. SI SPJEGOHET KY FAKT?? MOS VALLE AMERIKES I LEVERDIS TA MBAJE HAPUR KETE KONFLIKT BRENDA NATO-s??
Une do isha dakord per hyrjen ne keto organizma, kur t`jena gati per me u fut plako ((ashtu sic shkruajta edhe me siper)). Jo me shit vendin copa-copa, per t`hy anej-knej. ENE DICKA T`FUNIT LAL. AMERIKA VERTET NA KA NDIHMU ENE DUHET TI JENA MIRNJOHES, POR JO AQ SA TI BESOJME AQ VERBERISHT SA T`THEMI QE OSHT BABA OSE NONA JON. PO SIKUR AMERIKA TE NDRYSHOJE INTERESAT DHE POLITIKEN E SAJ NE RAJON, KU DO MBYTEMI NE MASANEJ??? Pranej un them qe duhet t`bohena t`zotet e vetes se nuk osht pun kjo qe bojm ne tu u mcef e tu u fry gjith jeten me kraht ene shpatullat e botes. :yes: :bravo:
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 35
Vendodhja: Albania
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:37
Ca date kemi hyre zyrtarisht ne NATO?
WWW Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Klisi?

Nuk e di sakte esencen e pyetjes, por gjithesesi do te pergjigjenm:
Shqiperia u fut ne NATO, kur presidenti Barak u dha dokumentin e Antaresimit te Shqiperise ne NATO ne dore presidentit Topi me daten 3 prill 2009.
Per verifikim mund te shkosh te Revista Proletari dhe te shfletosh te rubrika Politika dhe te gjesh foton e dorezimit te dokumentit te Antaresimit te Shqiperise ne NATO dy presidenteve si atij te Shqiperis dhe te Kroacise.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 35
Vendodhja: Albania
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:37
Laert,

une mendoj se nuk eshte fut me 3, pasi dokumenti qe i dorezoj Obama presidentit tone me daten 3 ishte firmosur 2 dite me pare....pra zyrtarisht i bie te kemi hyre ne NATO me daten 1 Prill edhe pse nuk e dinte kush nga pushtetaret tane :) :) :) :)
WWW Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Lideret e Kosoves me "duart lart"


Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaci ende nuk jane shprehur mbi nje projekt te Sali Berishes per "bashkimin e kombit". Kryeministri shqiptar, rreth nje jave me pare, deklaroi ne nje interviste ekskluzive per Klan Kosova se se bashku me lideret e Kosoves do te duhet qe ketej e tutje te punojne per bashkimin e kombit, per zhdukjen e ndarjeve, kufijve dhe cdo pengese tjeter qe i ka ndare shqiptaret per gati nje shekull.

Ndersa pritej nje qendrim i udheheqesve te Kosoves mbi kete projekt-platforme te lajmeruar nga Berisha, ka reaguar Ministria e Jashtme e Serbise qe e ka cilesuar ate si nje provokim te hapur. Sipas Beogradit zyrtar, deklaratat e Berishes cenojne integritetin territorial te Serbise dhe stabilitetin e rajonit. Po sipas Ministrise se Jashtme te Kosoves, zyres se Kryeministrit Thaci apo Presidentit Sejdiu, cfare pasojash mund te kete per Kosoven projekti i te qenit nje komb i vetem? A eshte i dobishem per shtetin me te ri, a e demton ate, apo eshte thjesht i parakohshem? Askush nuk e di se cfare mendon Prishtina per nje gje te tille. Madje, ne replikat mes Tiranes dhe Beogradit duket sikur qendrimi i Kosoves eshte inekzistent. Serbia flet per cenim te territorit, ndersa vete Prishtina hesht sikur te behej fjale per nje territor ne Polin e Veriut. Edhe ne daljen te merkuren perpara gazetareve, Presidenti Sejdiu nuk doli me nje qendrim te vetin ndaj idese se Berishes, por reagoi, si rendom bejne politikanet e Kosoves, ndaj deklaratave te Beogradit, pa thene asgje esenciale vec parullave per stabilitetit e integrim evropian.

Eshte e kuptueshme qe per lideret e Kosoves nuk eshte e lehte te mbajne qendrime politike per tema te tilla delikate, kur shume vendime te rendesishme nuk varen prej tyre. Pafuqia e tyre, e cila buron prej vete pozites se nderlikuar te shtetit te ri te Kosoves, ka pasur vazhdimisht mirekuptimin e qytetareve. Hendeku mes asaj qe udheheqesit e Kosoves do te donin te benin dhe mundesive qe ata realisht kane, eshte shfaqur shpesh ne rrugen e veshtire te shtetformimit. Edhe kur jane dashur te ndalohen vizitat e zyrtareve serbe ne Kosove, edhe kur eshte diskutuar gjashtepikeshi, edhe ne raportet me Maqedonine, madje dhe tash se fundi me protokollin e bashkepunimit me ministrine e Brendshme te Serbise qe pritet te nenshkruhet nga EULEX, pavaresisht nga kundershtimet krenare te fillimit, ne fund, me koken ulur, eshte bere sic kane vendosur me pare nderkombetaret. Por nese lideret e Kosoves jane te mirekuptuar per kete pafuqi te tyre perballe vendimmarrjes nderkombetare, qe gjithsesi ka qene vendimtare ne clirimin dhe pavaresine e Kosoves, ata nuk duhet ta shnderrojne kete fenomen ne nje modus vivendi politik. Slogani "ne duam, po nuk na lene" nuk duhet te kthehet ne nje justifikim per te gjitha aksionet politike te udheheqesve kosovare. Nese abuzohet me kete realitet te Kosoves, lideret e saj hap pas hapi do te humbin autoritetin e tyre duke i zhgenjyer qytetaret. Me shume se kaq, ata do te shihen nga nderkombetaret jo si partnere serioze e dinjitoze, por si aktore amatore qe u duhet te luajne nje rol per te ruajtur vendin e punes.

Por a munden ata te veprojne ndryshe? Mundesite jane te shumta. Sejdiu dhe Thaci hezituan gjate per t'iu pergjigjur fteses se Berishes per projektin e bashkimit te kombit. Politikisht, cdo koment i tyre do te ishte teper delikat dhe kjo, pavaresisht nga deshirat, perseri eshte e kuptueshme nga qytetaret. Ajo qe eshte e pakuptueshme ka te beje me faktin, qe jashte kontekstit politik, a duhej qeveria e Kosoves te shprehej nese eshte e gatshme te unifikoje sistemin e taksave me Shqiperine, te heqe doganat, kontrollin policor ne pikat e kalimit kufitar, te hartoje paketa ligjore e fiskale qe lehtesojne ose barazojne te drejtat e shqiptareve ne te dyja anet. A i konvenon nje gje e tille qytetareve te Kosoves dhe nese po a eshte e gatshme qeveria t'u pergjigjet atyre. Nese qeveria e Shqiperise eshte e gatshme per kete projekt, cfare ndihme teknike duhet kerkuar prej saj. Keto dhe plot ceshtje te tjera qe lidhen me turizmin, infrastrukturen, arsimin, kulturen, etj nuk kane pse mbeten peng i keqkuptimeve politike. Sejdiu dhe Thaci ngurrojne ta permendin togfjaleshin "bashkimi i kombit" si nocion politik, por nuk kane pse ngurrojne te shprehen nese ne drejtime te tjera afrimi me Shqiperine eshte i dobishem per Kosoven. Nga ana tjeter, Sejdiu dhe Thaci nga kendveshtrimi institucional e kane veshtire te reagojne per bashkimin e kombit, por partite respektive, LDK e PDK nuk i ndalon kush qe, vec persiatjeve mbi te majten e te djathten, te shprehen nese jane dakord ose jo me projektin e Berishes.

Asgje prej ketyre nuk ndodhi gjate javes qe shkoi. Prishtina heshti dhe e pa
veten ne mes te deklaratave Tirane-Beograd pa pasur nje qendrimin te sajin. Drejtuesit e shtetit te ri duken se kane gjetur komoditet ne filozofine "ne duam, por nuk na lene nderkombetaret". Ne kete menyre, nuk mund te kalohet gjithcka, edhe gjendja ne veri, edhe zgjedhjet serbe ne Kosove, edhe qendrimi ndaj bashkimit kombetar. Pasiviteti nuk shpjegohet gjithnje me pafuqine ndaj te huajve, prandaj lideret e Kosoves duhet te kuptojne se ka ardhur koha qe edhe ata, ne nje menyre ose ne nje tjeter, t'u paraprijne proceseve dhe pse jo t'i percaktojne ato. Vetem duke qene aktive, largpames, me nje projekt te qarte politik per te zbatuar, fjala e tyre mund te kete peshe ne tryezat e vendimmarrjes. Ne te kundert, ata do te gjenden perballe faktit te kryer, si ne rastin e marreveshjes se fundit mes EULEX e policise serbe.
Nga Armand Shkullaku

E Premte, 21 Gusht 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ringjallja e idese se madhe


A duhet te unifikohet sistemi i taksave mes Shqiperise dhe Kosoves? Apo te hiqen doganat? Ose te mos kete kontroll policor ne pikat kufitare? Te pergatitet legjislacion qe i trajton njesoj shqiptaret si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi? Apo te angazhohen Tirana dhe Prishtina qe te bejne edhe bashkim territorial dhe Kosova e Shqiperia te funksionojne si nje shtet i vetem? Jane keto vetem disa nga pyetjet qe ngjalli ideja e Sali Berishes per bashkimin e shqiptareve. Reagimet nuk kane munguar. Perkundrazi. Jo vetem ne Kosove, por edhe jashte kufijve te saj. Derisa disa parti ne Qeveri te Kosoves deklaraten e Berishes, te dhene per media pak dite me pare - i cili thote se projekti i dy qeverive eshte bashkimi i kombit, ne kuptim te zhdukjes se kufijve dhe lehtesimit te bashkepunimit mes bizneseve te te dyja vendeve - e shohin vetem ne kuptimin e afrimit te bashkepunimit te ngushte te dy shteteve, disa te tjera kete e interpretojne si nje hap qe con drejt bashkimit kombetar. "Ne do te punojme, sapo te krijohet qeveria e re, qe t'i zhdukim te gjitha dallimet qe i mundojne qytetaret shqiptare kur vijne ne Shqiperi apo kur te shkojne ne Kosove. Ne kete kontekst, me z. Thaci ne kemi nje projekt dhe ky projekt eshte qe t'i bejme shqiptaret te ndjejne bashkimin ne cdo gje", ka deklaruar Berisha.

Kryetari i Levizjes per Integrim dhe Bashkim, qe eshte pasardhese e LKCK-se, Smajl Latifi, mendon se deklarata e kryeministrit te Shqiperise, Sali Berisha, fillimisht nenkupton integrim i Kosoves dhe i Shqiperise ne te gjitha rrafshet e jetes dhe punes ne te dyja vendet, e i cili me ne fund do te coje drejt bashkimit kombetar te Kosoves e Shqiperise. "Integrimi duhet te jete ne rrafshin kulturor, sportiv, ne te gjitha sferat e jetes dhe te punes. Me kete duhet te krijohen kushtet qe integrimi te jete nje proces intensiv dhe kjo strategji e con perpara procesin e bashkimit te kombit shqiptar ne nje shtete te vetem kombetar ne Ballkan", thote Latifi.

Sipas tij, bashkimi i ketyre dy vendeve eshte nje proces historik i pandalshem dhe se ky eshte nje projekt madhor gjithekombetar. "Ne si Levizje per Integrim dhe Bashkim, edhe dikur si LKCK, vazhdimisht kemi pasur qendrimin ne drejtim te realizimit te projektit madhor gjithekombetar te bashkimit te popullit shqiptar ne nje shtet te vetem kombetar ne Ballkan. Eshte proces i pandalshem historik i bashkimit te kombit shqiptar ne nje shtet", shtoi ai.

Nga Dafina Myrtaj
E Premte, 21 Gusht 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 17 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 3 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 03:47
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari