Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 17 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
KOSOVA '' INDIFERENTE'' NDAJ HYRJES SE ATDHEUT AME NE NATO
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 155
Vendodhja: AFGANISTAN
Antarësuar: 08 Prill 2009, 19:18
PERSE DHE PERSE.....KOSOVA KAQ INDIFERENTE....

MOS VALLE KJO ISHTE TJETER STRATEGJI POLITIKE ???
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 384
Antarësuar: 28 Janar 2009, 22:11
Shum tem e goditun.

Edhe mu me ka ba pershtypje qe kjo puna e antaresimit te Shqipnise ne Nato kaloi si ne heshtje, per Kosoven, por por... edhe sitet e Shqipnise nuk e kane permend hic, me qellim.
Me causa sensacion
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
:yes:
Jam perpjeke te dij arsyet e kesaj ngathtesijet, kesaj heshtje te medias dhe politikaneve kosovar per tu ndodhe prane Ngjarjes ma te madhe sipas Sales pas Pavaresise - Antaresimi ne Paktin e NATO-s.
Me mire mendoj se kosovaret do ta dijne pse-in e kesaj veprimi per Shqiperine deshperuese, por jo fatale.......
Di te them Henri se flamuj te zinj jane ngrite mbi bunkerat e partive te majta ne Shqiperi. Por ne dime se ne kosove sundon klasa e Thacit qe esht fund e krye enveriste dhe mendoj se ne nje kore me partite e majta ne Shqiperi reaguan me heshtje si nje trupe i bashkuar rreth partise. Dihet se te majtat e urrejne NATO-n, pasi jane pro Rusise qe esht kunder NATO-s qysh kur isht Traktati i Varshaves dhe akoma edhe tashi ne ''demokraci'' Rusia e urren tmerresisht.
Kosova dhe bota e dijne shume mire se cka beri Shqiperia dhe diaspora shqiptare e Shqiperise per Festimin e Pavaresise per Kosoven para nje viti.
Te jeni te sigurte se Shqiperia prape do te kontribuoji dhe do te jete solidare me ngjarjet e Kosoves sepse kemi nje Principe:
Pamvaresisht partite apo kulturat politike ne na bashkon raca. Shqiperia ket sjellje te Thacit me qeverine e tij nuk ka e harrua, por kurre nuk do te ndikoji asnje fije floku ne vllaznimin midis dy popujve Kosove-Shqiperi. Shqiperia nuk mund te nenshtrohet provokimeve politike te armiqve tradicional si Serbia, Rusia, Greqia dhe shtete te perendimit.
Per Kosoven eshte nje fat i madh Antaresimi i Shqiperise ne NATO. Tashme u rikthyem pas afro 550 vjetesh ne familjen tone europiane. Shqiperise i kushtoji shtrenjte Luftrat e Gjergj Kastriotit dhe Rezistenca ndaj perandorise osmane, por e mori shperblimin. Kosova ndjehet e sigurte mbi shpatullat e forta te Shqiperise ne NATO. Per ket fat qe ja dhuroji historia moderne Shqiperise ne NATO te fituar me gjak, Kosova dhe klasa politike duhet te jete krenare, te mburret kudo dhe te mos ndjehet xheloze se kane me u tall vetem armiqe tradicionale, kurse Shqiperia vetem i afron prape e prape.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Kristela shkroi:Shum tem e goditun.

Edhe mu me ka ba pershtypje qe kjo puna e antaresimit te Shqipnise ne Nato kaloi si ne heshtje, per Kosoven, por por... edhe sitet e Shqipnise nuk e kane permend hic, me qellim.

Ne fakt dhe mu me ka cudite jashte mase indiferentizmi i pakuptueshem i internetit shqiptar ne lidhje me nje nga fitoret historike qe pati vendi yne ne rang nderkombetar.
Pastaj Kosova mos tju bej cudi sepse ajo akoma ska nje klase poltike shqiptare te paster por te perzier me serb,boshnjak e turq. Eshte pak a shume si e majta e Shqipnise qe ka ne perberjen e saj politike vllahe,grek,turq etj. Pra Kosova si dhe Shqipnia vuan nga perzierja e identitetit shqiptar me identitete antishqiptare.
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ballina OpEd Mufail Limani Imazh

Shqiptarët në NATO

Them se koha është që mendimtarët e partive tona politike të lënë anash paragjykimet e vjetra e të reja, të lënë anash luftën kundër nacionalizmit shqiptar, si proces i trashëguar dhe i kontaminuar i legjitimimit të pushtetit në krahinën e dikurshme të Kosovës, dhe të fokusohen në aspektet pozitive që sjell perspektiva e ekzistimit paralel të shtetit të Kosovës dhe të shtetit të Shqipërisë.
Nga Mufail Limani më 08.04.2009 në ora 13:00
Këtë që Prishtina zyrtare anëtarësimin e Shqipërisë në NATO e priti disi njësoj sikurse anëtarësimin e Kroacisë, ka qe e marrin si problem potencialisht serioz, që prek në bërthamën e identitetit kombëtar e të ngjashme.

Për vete, ende nuk jam i sigurt në motivet e vendimit për këtë demonstrim zyrtar të fuqishëm të indiferencës.

Disa kanë frikë se kjo ka të bëjë diçka me belbëzimet për “kombin kosovar”; që domethënë se ne këtu më nuk jemi shqiptarë dhe se, prandaj, nuk kishte asnjë arsye për festë.

Nuk besoj se kjo mund të ketë qenë motivi bazik.

Disa e shohin si pjesë të përmbushjes së suksesshme të konceptit të Kosovës shqiptaro-serbe të Ahtisaarit, të paktën në pjesën ”shqiptare” të territorit: se, qe!, ajo po e konstituon vetveten si shtet jo vetëm në raport me Serbinë, por edhe me Shqipërinë.
Bravo!

Por, të duhet këndvështrimi i stacionit ndërkombëtar kozmik, që të rehatohesh me pikëpamjen se hyrja e Shqipërisë në NATO nuk paraqet arsye për një festim zyrtar në Kosovë.

Sidoqoftë, i kuptoj ata që edhe kësaj radhe e shprehin shqetësimin për një ideologjizim të identitetit kombëtar, që vërtet edhe e shohim se po ndodh tek një pjesë e PDK-së, sidomos në strukturat e larta udhëheqëse të saj.

Por, pse pikërisht në PDK?

Sepse atje, në krye të vendit, vazhdojnë t’i thurin vetes lavde meritokratike për çlirimin Kosovës. Dhe, kjo disi ua dhuruaka një si “hipotekë” për të bërë gjëra që tjerët as do të guxonin t’i mendonin, pa u ballafaquar me patriotët e sertë të PDK-së.

Por, për mua kjo nuk paraqet problem të madh.

LDK kishte dikur përpjekje krejt të ngjashme autoritare, që degjeneruan në pohimet se liria dhe pavarësia e Kosovën kishin “autorësi individuale” në personalitetin e dr. Rugovës. Dhe, LDK ende mundohet që ta patentojë pavarësinë e Kosovës si një patundshmëri politike, ndonëse kjo ndodh gjithnjë e më rrallë..

Tash, në euforinë e saj shtet-krijuese, e shohim një gardë të re të PDK’së me pretendime “komb-formuese”.

E shohim tash kryeprotagonistin e saj, Hashim Thaçin, në rrethimin gjithnjë e më të plotë me hipokrizinë parazitare, ku gara e besnikërisë patjetër se përfundon në njohjen e statusit të Atit të Kombit. Por, a s’është kjo një reprizë?

Jo bash!

Sepse në rastin e PDK-së së Thaçit, kombi tashmë ekziston; madje edhe fëmijët e vegjël e dinë se diku afër, madje ngjitur me ne, ka një shtet me emrin tonë.

Por, gara nuk ndalet!

Dhe, në vend se të përqendrohemi në përpjekje racionale që të njihet realiteti i një kombi të ndarë në (të paktën) dy shtete, duke vërejtur dhe shfrytëzuar përparësitë e kësaj situate të pashembullt (sui generis), në të mirë të përparimit të përgjithshëm, ne, edhe pas 17 Shkurtit, vazhdojmë të shpenzohemi në luftën e kotë kundër nacionalizmit shqiptar, madje me argumente të huazuara nga nacionalizmat tjerë përreth..

Nëse komunizmi, më gjithë aparaturën e tij perfekte totalitare, nuk ka arritur ta zbusë, ta frikësojë ose ta zhbëjë nacionalizmin shqiptar, demokracia liberale as që ka gjasa.

Me ndërtimin e shtetit të Kosovës, madje edhe me këtë version të tij multietnik, ai nacionalizëm nuk është zhdukur. Kjo që tash nuk bën zhurmë, nuk dominon, nuk sjell shumë vota, nuk do të thotë se ai ka vdekur. Pas dëbimit të Serbisë nga Kosova, nacionalizmi shqiptar është ende i ngopur dhe, prandaj, i qetë. Dhe, nuk di personifikim më të përshtatshëm të kësaj situate sesa biografia dhe statusi aktual i Hashim Thaçit.

Por, dërdëllitjet për atë se shqiptarët e Kosovës, tash pas 17 Shkurtit, nuk qenkan politikisht shqiptarë dhe se, rrjedhimisht, qenka disi e nevojshme që tash të konstituohet një komb i ri, me vendim administrativ, i bazuar eventualisht në një dialekt (që përfshinë po ashtu më shumë se gjysmën e Shqipërisë), janë lehje që mund ta grishin ujkun.

Ata që flasin asisoj, ashiqare e kërkojnë legjitimim parimor teorik universal të shtetësisë, thuajse vërtet ekziston diçka e ngjashme, duke abstraktuar ose nënçmuar vlerësimin e përgjithshëm legal dhe legjitim, se rasti i shtetësisë së Kosovës është rast sui generis.
Sa shtete janë themeluar pas Kosovës, nga territore që dolën nga shtetet ekzistuese?
Sa “kryengritje të pakicave separatiste” kanë shpërthyer, të inspiruara nga “interesat e imperializmit borgjez amerikan”, pas 17 shkurtit?

Asnjë!

(Kjo që ndodhi me krahinat e Gjeorgjisë, në fakt nuk ka të bëjë aspak me shembullin e Kosovës, por me synimet strategjike egoiste të një Rusie cila nuk arrin të prodhojë alternativa ideologjike globale).

Dua të them se koha është që mendimtarët e partive tona politike, të lënë anash paragjykimet e vjetra e të reja, të lënë anash luftën kundër nacionalizmit shqiptar si proces i trashëguar dhe i kontaminuar i legjitimimit të pushtetit në krahinën e dikurshme të Kosovës, dhe të fokusohen në aspektet pozitive që sjell perspektiva e ekzistimit paralel të shtetit të Shqipërisë dhe të shtetit të Kosovës.

Nuk them se ky ekzistim paralel i dy shteteve me shumicë dërmuese shqiptare duhet disi
spontanisht të na kthejë tek formulat e bashkimit kombëtar.

Jo.
Por, nuk them as atë se kjo do të duhej të paraqiste një delikt verbal.

Them se koha është që Hashim Thaçi dhe Sali Berisha (nëse rifiton zgjedhjet) të fokusohen plotësisht drejt ardhmërisë, drejt integrimeve euro-atlantike.
Prandaj, hyrja e Shqipërisë në NATO ishte arsye për festë!
Gëzuar!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
--------------------------------------------------------------------------------
ADNAN ABRASHI
Imazh
Ceremoniali formal i pranimit të Republikës së Shqipërisë si anëtare e barabartë e aleancës më të fuqishme ushtarake më botë – NATO, pa dyshim se është një ngjarje tejet e rëndësishme, jo vetëm për Shqipërinë si shet, por edhe për gjithë kombin shqiptar në përgjithësi, e posaçërisht për Republikën e Kosovës fqinje, në veçanti. Tirana këtë ngjarje e festoi me dinjitet dhe eufori të arsyeshme gjithëpopullore, ndërsa Prishtina pushoi. Edhe përpos kritikave të shumta mbase me vend që kohën e fundit bëhen për mosorganizimin e një ceremonie zyrtare të kremtimit të kësaj ngjarjeje historike nga institucionet shtetërore në Prishtinë, mua aspak nuk më bëri të dyshoj se: sikur Fatmiri Sejdiu, ashtu edhe Hashim Thaçi, nuk iu janë gëzuar kësaj ngjarjeje. Por, ky lëshim në përgjithësi i institucioneve të Kosovës, më tepër duhet të merret si: pakujdesi, mangësi të iniciativës së tyre, mungesë e veprimit të shpejtë dhe shkathtësisë në nuhatjen e kërkesave të momentit, si dhe koordinimi i reagimit në mënyrë të duhur ndaj këtyre situatave…
Me pak kreativitet të ikjes nga ky moment i palakmueshëm, ashtu siç bëri edhe vetë Hashim Thaçi në një deklaratë, si dhe me kalimin e kohës, patjetër se edhe ky lëshim do të harrohet. “Çdo çudi zgjat tre ditë” – thotë populli. Por sado që këto dhe shumë kritika tjera të bëra ndaj institucioneve tona zgjasin “tre ditë” dhe më pas harrohen, ato në prapavijën e tyre të veprimit ndikojnë heshtazi që të mbushet edhe më shumë kupa e durimit ndaj politikës që aktualisht është në pushtet. Edhe pse për mendjet tona mund të janë mjaft të mirëkuptueshme deklarimet që ata na i bëjnë si arsyetime për disa dështime të tyre, a thua e dinë këta politikanë tanë se, njeriu gjatë formimit të bindjes vetjake për një situatë të caktuar, nuk e përdor vetëm logjikën si funksion mental, por edhe fuqinë e INTUITËS si instrument të pagabueshëm regjistrues të shpirtit?!
Kur kjo mendje individuale shprehet dhe përfaqësohet në grup, atëherë kemi të bëjmë me veprimin e “mendjes kolektive”. Po ashtu, ngjashëm do ta kemi edhe me intuitën individuale, e cila njësoj kur shprehet dhe përfaqësohet në grup, vepron si “intuitë kolektive”. Pra, gjatë gjykimit të një situate të caktuar (formimi i bindjeve), ne paralelisht përdorim, sikur logjikën e mendjes, ashtu edhe fuqinë e intuitës. Edhe tek shumësi si kolektivitet, ky raport është i ngjashëm. Prandaj, patjetër duhet ta dimë të gjithë, e posaçërisht elita jonë politike në pushtet se shumë nga arsyetimet e tyre për disa dështime sado logjike të kuptuara nga mendja, nuk rroken gjithmonë njëjtë sipas kritereve vlerësuese të intuitës sonë. Derisa, aty për aty, mëndja vlerëson logjikisht dhe e mbështet justifikimin konkret mu ashtu sikurse thuhet, intuita në anën tjetër, e filtron edhe më thellë atë informatë, duke na dërguar sinjale kontradiktore për atë situatë në formë të ndjenjave në vetëdijen tonë. Ta zëmë, derisa mendja si koshiencë i jep vetes kuraje: “hajt se do të bëhet mirë, s’është kjo gjë... unë i besoj Hashimit…etj.”, nga anën tjetër intuita, na dërgon sinjale kontradiktore dhe të dyshimta. Ta zëmë, vlerësimi i mendjes sonë për diçka si lëshim, atë intuita na sinjalizon si “dobësi” ; zvarritjen e masave, si “mosinteresim”; mungesën e reagimit të shpejtë, si “negilishencë”; mosekzistimit të sensit për nuhatjen e kërkesa të kohës dhe reagimin e shpejtë ndaj atyre situatave në mënyrë të duhur, si “paaftësi”…
Me këtë metodikë specifike të vlerësimit të parashtruar si më lartë për institucionet tona në pushtet, aspak nuk e kam qëllimin ta inkurajojë opozitën, e cila në emër të interesave të veta politike, gjithnjë është e programuar të sheh vetëm zi e më zi për pozitën, e as për pesimistët ordinar të dëshpëruar nga jeta të cilët kurrë nuk shohin mirë, por:
- Për njeriun e zakonshëm si shumicë që dominon në shoqëri;
- Për atë pjesë nga 40 përqindëshi i të zhgënjyerve që kanë dale në zgjedhjet e fundit dhe kanë votuar për këta pushtetarë, dhe
- Për 60 përqindëshin e atyre që nuk kanë dalë në këto zgjedhje, me shpresë se do të dalin dikur…
Nëse për fund, në kontestin e të temës në trajtim, si metaforë e krahasojmë mendjen me institucionet tona shtetërore, e intuitën me popullin, atëherë, edhe pse mendja i kishte arsyet e veta për mosorganizim e një ceremonie gjithëpopullore festuese të kremtimit të hyrjes së Shqipërisë në NATO, populli si intuitë (zëri i organizuar i shpirtit kolektiv) e bëri atë në mënyrë të vetë. Atë ditë, ishte vërtet festë në Kosovë! Insertet e lajmeve nga ky ceremonial formal në TV, në çdo familje kosovare u përcollën me lot gëzimi. Atë ditë, kudo në lokale dhe kafeteri cakërroheshin gotat e dollisë. Atë ditë, “gëzuar Shqipëria në NATO”, qe urata më e dëgjuar. Atë ditë, vetëm unë mora dhjetëra mesazhe urimi në celularin tim. Edhe pse, siç thuhet, syri se sheh syrin përtej hundës, atë ditë zemra e pa zemrën përtej malit...
Sot dhe përgjithmonë, gëzuar Shqipërinë në NATO të gjithë shqiptarëve kudo që të jenë!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 155
Vendodhja: AFGANISTAN
Antarësuar: 08 Prill 2009, 19:18
Zakonisht ne shqiparet si tradite e kemi qe nuk duhet te mungoje ne tryeze mishi edhe rakija....kurse te tjerat jane shtesa d.m.th ganityrat( politikanet) d.m.th pa rendesi.

E rendesishme eshte qe ja arritem ketij qellimit,merite e popullit shqiptar dhe aspak e politikaneve tane.
Thaci apo Berisha compani jane vetem orkestrante te mos themi '' ATA QE I BIEN FYLLIT''. Kurse dirigjenti eshte tjeter kush ( U.S.A).

Henri neper faqet e tjera i biente fyellit per Kosoven,atehere kur diskutohej per pavaresine e saj dhe ngushulloja Tinen nga Prishtina qe KOSOVA DO TE BEHET SHTET I PAVARUR.
Ne jemi brez me fat sepse do jetojme realizimine enderres se madhe BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE.

Se shpejti Kosova do te njihet nga Rusia....dhe do te behet anetare e O.K.B kto nuk jane fantazira ,se afermi ATEDHEU AME nga Repubike do te behet Federale.
Pra pak rendesi ka se administrata shteterore Kosovare nuk festoi...festoi mbar kombi shqiptar.

Kjo ka rendesi.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Turpe te quhem kosovare!, Posted 11 Prill 2009, 02:16
Letra/
Sa keq u ndjeva kur Tirana festonte e Prishtina pushoi


Ashtu si çdo të diel, ku administrata, dyqanet, shkollat dhe institucionet e tjera në Kosovë bien në qetësi, edhe të dielën e 5 prillit Prishtina dhe qytetet e tjera të shtetit më të ri në Botë, e presin këtë fundjavë në qetësi. Shqipëria në NATO konsiderohet si më e rëndësishmë për Shqipërinë pas shpalljes se pavarësisë më 28 Nëntor 1912. Me 4 dhe 5 prill, Tirana u mbush me qindra mijëra qytetarë, për të festuar këtë ngjarje kaq të rëndësishme, kaq unike, këtë arritje për shtetin shqiptar. Deklaratat publike të lidershipit shqiptar, të shoqëruara nga fishekzjarre, koncerte e një sërë aktivitetesh të ndryshme festive, sjellin rrahje të forta zemre te shqiptarët.

Por, Kosova, ashtu si çdo të diel, pushon... Rrugët e kryeqytetit dhe të qyteteve të tjera vazhdojnë qetësinë, vazhdojnë rutinën e zakonshme të fundjavës. Po t’i hedhim një mendje ose një sy arkivave shumë të freskëta, siç është ngjarja historike e pavarësisë së Kosovës, shohim Shqipërinë në shesh, shohim qytetarët në kulmin e lumturisë dhe festimit. Ne datën 17 shkurt të vitit 2008, axhenda e Shqipërisë ishte e tejmbushur, madje edhe te qytetarët e thejshtë. Në ditarët e tyre atë ditë ata shkruan: “ Sot shpallet Pavarësia e Kosovës. Unë dhe familja ime sot do të festojmë”. Kjo festë ka vazhduar edhe në një vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku mediat e hapnin çdo edicion të lajmeve me lajmin e festimeve të mëdha që po bëheshin në Kosovë, Maqedoni por edhe në Shqiperi. Edhe në këtë përvjetor, shqiptarët mbushën sërish sheshet dhe bulevardet kryesore per te festuar këtë ngjarje historike te shqiptarëve të Kosovës.

Ndërkohë për hyrjen e Shqiperisë në Aleancën Euroatlantike, shqiptarët e Maqedonisë organizojnë koncerte, festojnë dhe i gëzohen kesaj dite tejet të rëndësishme për shqiptarët, Kosova vazhdon gjumin e vet të thellë. Një sy mbyllë e një vesh shurdh. Disa deklarata urimi dhe kaq. Po ku qëndron problemi, pse kjo neglizhencë? Të themi se qeveria dhe politika e ka fajin është shumë e lehtë. Por ne po flasim për vëllezërit shqiptarë, për ata që na kanë dhënë aq shumë. Po ta mendojmë më thellësisht, na kthehen në memorie shumë gjëra, shumë ngjarje, shumë fytyra njerëzish. Të imagjinojmë sikur të mblidheshin për të festuar për Shqipërinë, vetëm shqiptarët e Kosovës që gjatë kohës së luftës kanë gjetur një strehë, një pushkë, një gotë ujë e një mbështetje tek vëllezërit e Shqipërisë. Merret me mend se në këtë rast, Kosova do festonte e do buçiste nga festa.

Por… Edhe ata qytetarë po pushojnë, po i kënaqen qetësisë.

Në fakt, është shumë e çuditshme, e pakuptueshme. Nuk pajtohem me asnjë argument, me asnjë arsyetim, madje as me fajin jetim. Të gjithë ata kosovarë që jetojnë, studiojnë e punojnë në Shqipëri, u ndien të turpëruar, u ndien të vegjël, memecë përballë këtij fakti.

Aq pak vlerë e rëndësi paska për ne Shqipëria shtetërore dhe arritjet e saj?

Të pakten më falenderues të tregoheshim ne shqiptarët e asaj ane të kufirit londinez për ato çfarë bëri dhe po vazhdon të bëjë ajo për Kosovën? Më vjen turp të përballem me kolegët e punës këtu në Tiranë. Nuk kam argumente, nuk kam armë të mbrohem, madje as armë të ftohtë.

Sot, Kosova ime, më vjen turp!
08-04-2009 / Nga Gentiana Kelmendi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 155
Vendodhja: AFGANISTAN
Antarësuar: 08 Prill 2009, 19:18
E pra! Belget flasin frengjisht(shumica),por nuk jane franceze.Pra kosovaret flasin shqip,por nuk jane shqiptare. Kte do te thote klasa politike kosovare ? SA TURP!!!
Harram i qofte buka qe hengri Hashim Thaci ne Labinot Mal (Elbasan) aty ku hodhi themelet U.CK aty ku mesoi se si shtihej me pushke.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 73
Antarësuar: 24 Shkurt 2009, 23:30
Un nuk e kuptoj plako :nukdi , se pse duhet te gezohemi qe Shqiperia u be antare me te drejta te plota
((THUA SE DO KEMI TE NJEJTAT TE DREJTA ME U.S.A, APO EDHE SHTETET E FUQISHME ATY BRENDA. Hahahaha.. :) !!))
e NATO-s???!!
1) C`perfitime dhe detyrime do te kemi?
2) Perse na futen (me te shtyra, shkelma e nga dera e pasme, pasi ne nuk plotsojme asnje kusht)???
Gjeja qe me beri pershtypje mua, eshte lajmi qe u dha nga top-channel disa dite me pare se pranimi i Shqiperise ne NATO. Dhe nuk reagoi asnjeri!! Asnje parti, asnje shoqate, asnje forum shqiptar ne net!!!
Lajmi qe me ngriti nervat ne qiell ishte se Shqiperia rinovoi marveshjen per kufijte me Greqine ku nga kjo marveshje ne leshuam ne duart e grekut ujerat neutrale detare, gjithashtu edhe hapesiren ajrore te tyre. Ky ishte haraci qe na kerkoi Greqia per te na dhene viston per te hyre ne NATO??!! Po per hyrjen ne BE, do duhet tu japim Saranden, Himaren, apo Gjirokastren??
3) A ja vlen te paguajme kaq shtrenjte hyrjen e vendit tone ne kto organizma???
MENDIMI IM ESHTE SE NUK JA VLEN, OSE TE HYJME ME FORCAT TONA. D.M.TH, ATEHERE KUR TE JEMI TE NJEJTE ME TA E T`MOS NA DRIDHET SYNI KUR TI KENA PERBALL PLAKO. :yes:
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 17 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 02:57
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari